Shpëtim Idrizi është kapur gafil dje nga kamerat e pas-kuintave të emisionit “Opinion” duke rrëfyer një “gjynah” që kishte bërë me paramendim. Ai ironizonte kandidatin e vetë për deputet asokohe dhe tashmë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipin, deputet i Peqinit.

“Kam një tip, Qifin në Elbasan.. Do bëhet Qifi deputet, e kupton ti ça bëhet?Kisha një profesor atje, po aha nuk ishte gjë. Me të fortë fitohen zgjedhjet, nuk fitohen zgjedhjet me profesora… – janë disa nga fjalët e thëna nga Idrizi, transmetuar mbrëmë.

Që Shpëtim Idrizi përçmon kandidatët e vetë për deputetë nuk është ndonjë çudi e madhe, por në thelb Idrizi ka shprehur troç një të vërtetë të hidhur të skenës politike shqiptare. I gjithë paragrafi që ka shprehur Idrizi është një rrëfim i sinqertë, nëse e lexon ftohtë. Madje për nga mënyra se si është shprehur Idrizi, duket qartë ndikimi i tij nga shkolla e zhargonit të rrugës dhe batutave të Nanos. Ky i fundit e kishte me merak të ironizonte dhe mundësisht të poshtëronte sa të mundej pas krahëve bashkëpunëtorët e vetë.

Pra, edhe në llojin e batutës së përdorur nga Idrizi duket qartë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe të paparashikuar për të gjithë ata që e njohin të kaluarën dhe varësinë akute që Idrizi ka ndaj Nanos. Është “shkolla” e tij kryekëput. I vetmi detaj i paparashikuar është fakti që ky togfjalësh i rëndë, por dhe i sinqertë i thënë nga Idrizi u transmetua dje në “Tv Klan”. Tashmë të gjithë shqiptarët janë dëshmitarë okularë, të konceptit që ka për shtetin dhe institucionet Idrizi dhe me siguri, jo vetëm ai. Është ndoshta një ndër prononcimet më të sinqerta më të vërteta dhe me auto-akuzuese që një politikan mund të bëjë përpara kamerave duke mos ditur se po e filmonin.

Është një përgënjeshtrim i sinqertë i të gjitha tezave politike që Idrizi apo të tjerë i thonë publikut kur kamerat ndizen. Për të mos thënë që është edhe tallje jo vetëm me deputetin dhe bashkëpunëtorin e tij, por edhe me “tezën” që ka hedhur në 4 vitet e fundit dhe demagogjisë të tipit : “Për Çamërinë na qan siri e zemra”.

Çdo përpjekje tjetër për të përkufizuar apo për të nxjerrë në pah hipokrizinë e Idrizit me partinë dhe çështjen që kinse përfaqëson nuk do të ishte dot më e suksesshme se sa vetë kjo shprehje e vetë Idrizit. Tashmë problemi i “Qifit” me PDIU-në dhe parlamentin quhet i ezauruar, atë na e shpjegoi Shpëtim Idrizi dora vetë, ose Çimi siç i flasin shokët. Ndaj dhe në kushtet kur ai vetë na ka bërë ekzaktësisht të qartë se kush është dhe çfarë përfaqëson “Qifi”, pyetja që shtrohet është: Po ti ”Qimi”, kush je?

***

“Do bëhet Qifi deputet, e kupton ti ça’ bëhet?” , – ironizon Idrizi deputetin e vet

Emisioni Opinion po transmeton prej dy netësh disa xhirime që janë regjistruar fshehtas në momentet kur të ftuarit nuk kanë qenë live në ekran. Një nga këto momente është edhe ai që ka shkaktuar irritimin disi pa kuptim të Berishës me Fatos Lubonjën. Por dje janë transmetuar disa sekuenca që të bëjnë të qeshësh e të qash. Në një prej tyre, është kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi që shpjegon konceptin e tij si fitohen zgjedhjet në Shqipëri, madje ironizon dhe tall një nga deputetët e partisë që drejton, pa qenë në dijeni që po regjistrohej në kamera.

Në pritje të fillimit të emisionit, në këmbë me një nga gazetaret e studios të TV Klan, Idrizi i thotë asaj me zë të ulët ndër të tjera: “…Kam një tip, Qifin në Elbasan.. Qifi, i fortë. Sekt Qifi! E njef Qifin ti? Do bëhet Qifi deputet, e kupton ti ça bëhet? E si është ky vend.. Kisha një profesor atje, po aha nuk ishte gjë. Me të fortë fitohen zgjedhjet, nuk fitohen zgjedhjet me profesora… Vetëm Qifi i fiton zgjedhjet”.

9 Komente

Qifi eshte si Santuco smiley E pordhi ne dru dhe Pezen e shkrete   smiley  

Gjithsesi, te pakten eshte fjale pak e shume me i permajtur se ca te tjere aty ne parlament qe duket se i kane mor votat nga popullata e burgjeve.

Ne akoma nuk dime kush eshte Likja, e ju po shkruani per Qimin. 

p.s kur flasin keta per te folme mbrapa kraheve e nderkohe kane kryetar dike qe ua ka fut te gjitheve qe kane patur besim te ai

E njeh qifin ti ?...smiley i papare

Ai paska thon nje te vertete te hidhur, se zgjedhjet nuk fitohen me profesora, por fitohen me te "fortet". Ne fakt jo vetem ky, por kam pershtypjen se te gjithe politikanet, prapa skenes (ku kujtojne se nuk i ndigjon njeri) thone shume te verteta, ndersa ne skene, ne publik thone vetem demagogji. 

Goditje e rende, poshte brezit, persa i perket projektit te lavdishem per marrjen e zhavorrit te lumit Thiamis nga Sotir Idrizi me shoke. 

Tradheti nga Klani. 

 

c'behet me kete dynja.. shpetim idrizi politikan.

Mirqi se pyti per Timin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).