Për bukinistët e Tiranës kanë ardhur kohë të vështira. Ndërkohë që kriza ka tkurrur xhepat e kalimtarëve, pasigurisë për të ardhurat e ditës i shtohet edhe kërcënimi nga policia tatimore.

Nëse dëshiron të gjesh libra të rrallë, të vjetër apo që sot nuk botohen më, mjafton të shkosh në qendër të Tiranës. Në parkun ”Rinia”, në rrugët, trotuarët dhe urën mbi lumin e Lanës, që lidh këtë park me lagjen e “Bllokut” gjen bukinistët e kryeqytetit. Dhjetra- qindra libra letrarë, shkencorë, historikë, enciklopedi, metoda mësimi gjuhësh të huaja në shqip dhe gjuhë të huaja ekspozohen para kalimtarëve. Arben Kola është njëri prej bukinistëve të Tiranës që i ka vendosur librat e tij mbi njërin nga parmakët e gjerë prej betoni të kësaj ure. Nga kalimtarët e shumtë që shkojnë dhe vijnë mbi urë ka syresh që ndalojnë, lexojnë titujt, kërkojnë me durim dhe më në fund blejnë librin që duan, të tjerë largohen pa blerë asgjë.

Afrohem dhe shoh kopertinat e librave: metodë mësimi “Deutsch 1”, botuar në Tiranë në 1992, libri në gjermanisht “Helden, helfer und Genius” – ( Heronj, Ndihmëtarë dhe Gjeni) ” botuar në 1992 në Hamburg, enciklopedi, fjalorë, romani “Valë të nxehta në Berlin” i shkrimtares australiane Dimfna Kusak, botuar 1962 në Tiranë, botime të Enver Hoxhës të para 40 viteve , botime të vjetra në shqip të Balzakut, Stendalit, Gogolit, Kadaresë, Petro Markos që nuk i gjen sot në libraritë e Tiranës.

“Kam 15 vjet që bashkë me gruan time fitoj jetesën në këtë mënyrë: blej dhe shes libra të vjetër dhe të përdorur. Ka njerëz të moshuar, pensionistë që më sjellin libra për të patur ca para më shumë se pensionet e tyre prej 100 euro në muaj, të tjerë m'i sjellin nga biblioteka të vjetra, familiar, të trashëguara brez pas brezi. Ndofta nuk kanë vend ku t'i mbajnë në banesat e e tyre, ndofta kanë nevojë për para. Nuk mbetem asnjëherë pa libra të vjetër dhe të përdorur, fitoj sa për të jetuar, nuk gjej punë tjetër” thotë Arben Kola për DW.

Kur libri është i mirë dhe çmimi i lirë

Bukinistët në qendrën e Tiranës janë shtuar. Nuk gjejnë punë tjetër, nuk kanë kualifikime profesionale por nuk mungojnë as ata që janë të apasionuar pas kësaj lloj tregëtie. Por edhe kur në mes futet pasioni të jesh bukinist nuk është punë e lehtë. ” Më duhet të gjej libra të vjetër, të bie dakort për çmimin, të bëj parapagime për libra që mund të mos shiten, të qëndroj më këmbë nga mëngjesi deri sa ngryset për fare pak para. Ka ditë kur nuk shes asnjë libër, është kohë krize, njerëzit kursejnë për të jetuar. Fitoj 100- 150 euro në muaj, me të cilat mbaj veten dhe familjen time”, thotë Arben Kola.

Çmimet e librave në tregun e bukinstëve variojnë nga 2 deri në 10 euro, këto të fundit për enciklopedi në gjuhë të huaj dhe fjalorë. Një grua pranë meje blen për 3 euro ose 400 lekë, “Dashuri në kohë të kolerës” të Gabriel Garcia Marquez. Është farmaciste, quhet Marjana Krujatari, ka dy djem që studiojnë në universitetet jashtë Shqipërisë dhe që ajo i mbështet financiarisht . “Këtu gjej libra të mirë dhe me çmim të lirë. Tani në ekonominë e tregut të lirë botohen shumë, kushdo që ka para mund të shkruajë dhe botojë libra. Por jo çdo gjë që botohet ka vlera, sidoqofshin ato artistike apo historike. Edhe çmimet në librari janë të kripura, sa edhe kur me pëlqen ndonjë libër i ri nuk e blej dot. Librat e rinj i shkëmbejmë mes kolegesh dhe miqsh.” thotë Marjana.

Albani, i sapodiplomuar arkitekt, është një tjetër vizitor i rregullt i librave në parmakun e urës së Lanës.”Gjej libra shumë të mirë që nuk i gjej në librari, vij të dielave kur nuk shkoj në punë, bashkë me të dashurën time dhe gjithmonë blejmë ndonjë libër, sado që të kushtojë”, thotë ai për DW.

Biznes pa ligj dhe rregulla, buknistët nën kërcënimin e policisë tatimore

Për bukinistët e Tiranës kohët janë të vështira. Kriza ka tkurrur xhepat e kalimtarëve. Blerjet kanë rënë. Pasigurisë për të ardhurat e ditës i shtohet kërcënimi nga policia tatimore. Ndryshe nga vendet e Europës Perëndimore dhe sidomos Franca ku për herë të parë, në shekullin 16-të, lindën “bouquinistet”, ku ka ligje dhe rregulla të përcaktuara për këtë biznes, në Shqipëri ato nuk egzistojnë. Bukinistët shqiptarë nuk paguajnë taksa për hapësirën publike që zënë me librat e tyre dhe nuk gëzojne përkrahjen e strukturave të Bashkisë së Tiranës. Policia bashkiake dhe ajo tatimore mund t'i dëbojë apo t'u konfiskojë librat për informalitet. Arben Kola nuk pranon të dalë në fotografi sepse i trembet policisë tatimore. ”Mos më shkakto telashe, kam boll “më thotë kur i them nëse më lejon t'i bëj një fotografi tek parmaku i urës, pranë librave të tij.

Ndër projektet e Bashkisë së Tiranës është edhe ai për ta formalizuar tregun informal të bukinistëve. Por deri sa ajo ditë të vijë ky biznes do të vazhdojë të egzistojë nën frikën nga tatimorët, që herë bëjnë sikur nuk i shohin bukinistët dhe biznesin e tyre, herë i dëbojnë por ata rishfaqen ditën tjetër diku në vendin publik që kanë zgjedhur për të vijuar mbijetesën të përzier me pasionin për librin.

36 Komente

ça jane keta ''bukinistët'' mo,  banore te  Bu(r)kina  fasos..?

"Bukinist" ka disa dekada qe ka hyre ne perdorim ne shqip.  Por nqs do ta kishe hasur ne ndonje shkrim te Kutelit psh, ndoshta s'do te kishte "habitur" kaq shume.  

"Bouquiniste" nga frengjishtja.

faleminderit!

nuk  kisha degjuar qe shitesve te librave  neper trotuare iu thone bukinist.  
 

jo, jane Kozetat e ures se Lanes! smiley

bukinist smiley

sa te rrosh do nigjosh smiley

ja me keto po i afrohemi evropes smiley

qeshu ti Lirika qeshu/ bota asht e jote...por eshte mund i madh te kerkosh rrenjet e fjales bukinist apo te shperngulesh Kozeten e vogel nga rrugicat e ftohta te Parisit dhe ta vendosesh plot dashuri ne qender te Tiranes smiley

Bukinisti Mendel

Pse ai qe shet libri ke trotuari quhet bukinist, kurse ai qe shet fara 2 hapa me tutje quhet faraxhi?

duhet ndrequr ne farixhist (besnik i teorise frengo-Kuteliane te Mondes smiley)

Farist thu ti?

eeee kjo qendron me mire hahahaha....eshte me permbledhes si term

Ose libraxhi.

jo farist po grenist nga frengu (graines), edhe ne keshtu duhet ti themi Pipi pjanoo.

Farist duhet te quhen ithtaret e fahri balliut. smiley

bukinistat  nuk duken aty,, vetem nje pussiniste duket qe po lexon me sa duket per ca jashtetokesore qe quhen tashme dikinistesmiley

Une e kam ditur qe ne shqip "bukinist" eshte ai qe merret me libra te vjeter, antike, me shitjen blerjen si dhe me riparimin e tyre. 

Tani po mesoj qe e perdorin edhe per cdo njeri qe shet libra te perdorur ne rruge. 

The power of branding smth, tha. 

Ishalla ky emer sexy po i ndih keta fatkeqet qe te shesin gjekafshe me shume. Gjer me atehere shites librash per bukuri ma ferkon veshin mua.

makin - makinist

buk - bukinist ?

Shpresoj qe te kete sa me shume blerje tek shitesit e librave te perdorur neper trotuare jo vetem per te ndihmuar keta te fundit por mendoj se librat "e jetuar" krijojojne nje lloj lidhje magjike me te tjeret, era qe mbajne, fletet e palosura, nenvizimet, smiley.

Edhe mjaft me me keto huazimet e panevojshme se u neveritem. Si ka mundesi qe gazetaret flasin nje shqipe kaq te keqe. A studiojne gjuhe e letersi ata? A s'duhet te jene ata mjeshtra te komunikimit?!

Meqenes ra fjala, ka ndonje tek peshku qe ka studiuar apo studion per Gjuhe Letersi Shqipe, deshiroj te pyes per diçka.

Faleminderit paraprakisht.

 buk-i-nisi

Kalanë e Tepelenës unë e pashë;
E shkretë ish, bedenat pa njeri,
As roje, as shtiza, as Ali Pashë,
Më nuk kumbon. Por heshtje . Qetësi.

 

Nuk pashë un’ as zjarre sipër kullash,
As kuaj, as llambadha mbi xhami,
Por pashë tek libraria anës udhës
Si blinte “Çajld Haroldin” një fëmi
 

Sic e thote edhe Vlora siper, fjala "bukinist" ka hyre ne shqipe nga perkthimi i nje novele te Zweigut, Buchmendel, Bukinisti Mendel. Mendeli ishte njohes i te dhenave te librit (titull, autori, viti i botimit, shtepia botuese, tirazhi), mesa me kujtohet, por jo i permbajtjes se tyre. Ishte nje lloj savant-i, mbase, tani qe e mendoj.

Keta qe shesin libra rrugeve jane librashites, mirepo meqe vip ne Shqiperi quhet gjer edhe xhambazi i pare qe shfaqet neper gazeta me shume se nje here, nuk ka pse nje burre a grua qe shet liber sikur shet domate te mos quhet bukinist.

Po novelen "Lojtari i Shahut" e ma men? smiley E sa kampionate shahu jane bo tek shkalla e pallatit mas atij libri.

Natyrisht, edhe Amokun biles smiley.

Ja,ja. Gjithmone dallonte skuadra e cunave nga skuadra e gocave. smiley

pluhni modh n'tirone mer yahoo ca lesh librash

pluhni nalteson vleren, o Ruzhe...asht si pun' e venes s'kuqe ( jo atyne t'Pjerit smiley

auuu sa keq tingelloka kjo bukinist .........mu duk si bunker n'fillim smiley

cer bukinisti me  se lat nam smiley

librashites mo shqip

 

ne vazhden e pellazgologjise, Bouquiniste-vjen pra nga shqipja; buk-i-niste , i donim librat po aq sa buken smiley

Keta libra-shites ambulante, per hir te vertetes duhet thene se i marrin librat nga njerzit (jo vetem pensioniste) pa leke, dhe i ndrrojne vendet shpesh pikerisht per t'iu shmangur pageses qe duhet t'ju bejne ketyre. Kam hulumtuar edhe mbi kete treg informal, treg qe -per hir te ligjeve makroekonomike- nuk mund ta taksosh, por vetem ta regjistrosh, sa shitet, ç'vlere akumulohet nga keta shites varfanjak. 

Pjer, nga pikpamja " makro" mund te shtjelloshe, c'eshte kjo thagme, qe librat e shkreta, mbushur trotuare dhe "...Pezule Urash", po u djegin duart te rinjve dhe te rejave? Ogur Thua ?

Nga pikpamja makro-ekonomike Grava, çdo produkt qe rifutet ne treg, eshte nje pakete/vlere me vehte, qe shton automatikisht GDP/PBB/PPK/PBK. 

PDU/PSI/LSI/PPU/CDU/PDK.

Te jete, vlere e re Thua ?

Natyrisht, biles vlere e paster, pa ngarkesa borxhesh apo shpenzimesh. Kendej mirret si nje pakete/vlere me vehte, nga ku studiohet/shikohet se sa obligacione mund te çliroje/gjeneroje kjo pakete. 

Une u binda, por pa na shiko pake Zeqon ! Se sikur ...i muget !

Kush eshte ky Zeqo ? 

Ai .....Tre shkalle me siper !Duhet te jete i ri fringo i a njohur me VQ

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).