Viti 2014 është koha e spektaklit. Së pari, Vladimir Putin do të jetë në krye të Lojërave Olimpike dimërore në Soçi, të cilat që tani e kanë thyer rekordin olimpik sa u takon kostove. Më pas, një spektakël edhe më i madh botëror do të ndodhë në Brazil. Kur të vijë koha e finales së Kupës së Botës në Rio de Zhaniero më 13 korrik, Dilma Rousseff, presidentja e Brazilit, do të jetë e lumtur nëse turneu ka kaluar pa protesta popullore që shoqëruan një event parapërgatitor në vitin 2013. Ajo do të jetë edhe më e lumtur, natyrisht, nëse skuadra braziliane do të arrijë të marrë një fitore rekord, Kupën e gjashtë të Botës.

Përveç shfaqjeve sportive, do të jetë një vit edhe i tronditjeve politike dhe zhvendosjeve ekonomike. Tronditjet do të vijnë në zgjedhje, nga të cilat do të ketë shumë gjatë vitit të ri në vazhdim. Zgjedhje kombëtare do të mbahen në vende që përbëjnë 40 për qind të popullsisë së botës.

Më i madhi i tyre, India, mund të shkaktojë një troshitje nëse Narendra Modi, një nacionalist kundërthënës hindu i cili tani flet kryesisht për zhvillimin, shfaqet si fituesi. Një tjetër politikan i quajtur Jokowi mund të dridhë Indonezinë. Madje, edhe zgjedhjet zakonisht të mërzitshme për Parlamentin Europian do të shkaktojnë zhurmë teksa partitë euroskeptike fitojnë terren. Do të jetë një surprizë nëse Skocia voton për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në referendumin që do mbahet në shtator-por nëse e bën, tronditjet do të ndihen deri në Katalunja dhe Kebek.

Tri lloj zhvendosjesh ekonomike do të jenë të dukshme. Një prej tyre është momentumi i restauruar i Perëndimit. Amerika, Japonia, por edhe Europa do të shënojnë rritje, ndërkohë që tregjet e mëdha në zhvillim do të duken më pak dinamike se më parë. Bizneset amerikane të ndihmuara nga bumi domestik i energjisë do të rikthejnë një pjesë të krenisë së mëparshme. Një shtysë ekstra për pakte tregtare transpacifike e transatlantike do të jenë një e dhënë më shumë për rizbulimin e lidershipit ekonomik të Perëndimit.

Një zhvendosje e dytë do të sinjalizohet nga bankat qendrore, posaçërisht nga Federal Reserve-a amerikane teksa fillon të pakësojë blerjen e bondeve. Kina do të duhet të adoptohet me një përqindje rritjeje më modeste-gjë që do të përbëjë zhvendosjen e tretë ekonomike. Për herë të parë që nga koha kur filluam të botonim parashikimin tonë për ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë në vitin 2004, Kina nuk është në 12-shen e parë. Për të gjetur vende me rritje spektakolare të PBB në vitin 2014 investitorët shtegkërkues duhet të shohin në zona si Sudani i Jugut, Mongolia dhe shtëpia e “lumturisë së përgjithshme kombëtare”, Butani.

Trishtueshëm, lumturia kombëtare do të mbetet rrëshqitëse në Siri ku lufta civile do të vazhdojë. Por ka të paktën një shans të zgjidhjes diplomatike si në Siri ashtu dhe për Iranin. Një kujtesë e përzishme e alternativës së paqes do të vijë në formën e përkujtimit të Luftës së Parë Botërore që filloi në vitin 1914.

Ritmi i ndryshimit në vitin 2014 do të shkaktojë si ankth ashtu edhe kënaqësi. Shumë vetë do të shqetësohen për speciet në zhdukje; por një krijesë në zhdukje, cjapi i Pirenejeve mund të rivitalizohet. Rrallimi i ujit është një rrezik në rritje, por Matt Damon mendon se filantropia e mençur mund të ndihmojë.

Jo të gjitha parashikimet e këtushme do të dalin. Por një bast i sigurt është se, pasi të lexoni oden vegjetariane të Rene Rexhepit, në vitin 2014 do të duash të gatuash një karotë.

 

*Autori është editor i The World in 2014, botim special i përvitshëm i revistës The Economist.

35 Komente

Viti 2014 është koha e spektaklit. Së pari, Vladimir Putin do të jetë në krye të Lojërave Olimpike dimërore në Soçi, të cilat që tani e kanë thyer rekordin olimpik sa u takon kostove. Më pas, një spektakël edhe më i madh botëror do të ndodhë në Brazil. Kur të vijë koha e finales së Kupës së Botës në Rio de Zhaniero më 13 korrik, Dilma Rousseff, presidentja e Brazilit, do të jetë e lumtur nëse turneu ka kaluar pa protesta popullore që shoqëruan një event parapërgatitor në vitin 2013. Ajo do të jetë edhe më e lumtur, natyrisht, nëse skuadra braziliane do të arrijë të marrë një fitore rekord, Kupën e gjashtë të Botës.

 

   ....edhe ne fund te Majit luhet finalja e Champion-League, por ka edhe plot aktivitete te tjera te paraplanifkuara sportive etj...  po ku eshte e vecanta qe ky autori i ''The ekonomist''  na i radhiti   keto ngjarje..?!

 

Zgjedhje kombëtare do të mbahen në vende që përbëjnë 40 për qind të popullsisë së botës.

ndersa ne vende qe perbejne 60%  te popullsise se botes, nuk do te mbahen zgjedhje,  tha analisti NN,  pasi lexoi kete lajm..smiley

Viti 2014 do jete spektakel fare! smiley

Po ky perkthimi qenka hajt mo..smiley

sic ishte trembedhjeta ashtu edhe katermbedhjeta.

Karrote á la Rexhep....jo keq!

Ne Kanada opuzita "komuniste" eshte ngritur kundra qeverise pasi e akuzon per mashtrim me shifrat. Ne nje raport financuar te publikuar ne Dhjetor thuhet se buxheti mund te kete nje suficit 4.6 bilion dollare ne 2015, qe eshte thuajse 1 bilion dollare me shume se ai i parashikuar ne Nentor. Kerkohen personat pergjegjes.

Me kete kohe qe po mba andeja, 2015 ...m do jete!

Kush e rru per kohen ktu o Grave? Toronto qytet me 6 milion banore daje. Vlon biznesi dimer vere. Besoj e ka pa qe downtown ka dhe nje qytet tjeter nen dhe me malls e rruge ku mund te jetosh pa e pare se cfare kohe eshte perjashta. Se bejme ndonje shaka ne ketu, s'do thote qe na ka mbyllur brenda koha. Ne pyjet me bore ka pas jete qe ne kohe te Enverit. 

po ku di gjo ti o vlla se ca bohet ne kanada!

Kanada jo mbase, po ne North York i njof emer per emer.

Rexhepi i karrotes te se ardhmes ka gje gisht tek pergatitja e asaj tortes se famshme per 100 vjetor?????

shtojcë:  ka qene ne Shqiperi per 100 vjetor (  e lexova diku )

" ....Për të gjetur vende me rritje spektakolare të PBB në vitin 2014 investitorët shtegkërkues duhet të shohin në zona si Sudani i Jugut, Mongolia dhe shtëpia e “lumturisë së përgjithshme kombëtare”, Butani..." 

 

 Sudani jugut, vertet ka nafte te mjaftueshem (per eksport) por puna eshte se kane filluar konfliktet e armatosura per pushtet, plus spicat qe fut Sudani i veriut, Bashari, keshtu qe s'me duket ide e mire per momentin. Mongolia ka minerale, populli eshte i qete, i urte, por puna eshte se nuk mendon njeri per popullin aty. Nga socializmi ata kane kaluar ne kapitalizem si Shqiperia, nje kapitalizem te eger, keshtu qe nuk shoh ndonje interesim nga investitoret, ndonse eshte vend interesant. Butani eshte ne fund te botes, ndonse popull i urte dhe qe perpiqen ti japin vemendje te shumte turizmit, por kushtet klimaterike, vand malor, me infrastrukture te dobet, nuk e bejne vend terheqes per investitoret. 

imijenonqinenjezet benxina sonte he he

me treqind euro ble nje impiant gazi te ri .

po po

ke gazi ka met shpresa tani

Thote gje ky xhaxhi ketu kur do shkrijme? 

U ngrime se ftohti smiley.

ne megjithmend shkruajme dhe qeshim ketu por ama mendjen tek juve e kemi .

Po ngrofet, po ngrofet. U ngjit deri ke  -30-ta ktu. smiley

Nuk gjen kokrren e kripes ne Toronto. Rastisa kur erdhi nje sasi e vogel tek Lowes dhe kapa 4 thase. Shtyheshin njerezit per kripe si tek "I teti ne bronx"

Goxille mer, goxille! smiley

Mos vdekshi kurre o Japoneze! Me gjeneratore nji, e makina 2, nuk me keni lon kurre ne balte!!

nje gje eshte e sigurte, do te jete pa dy prestigjatoret Dritan Hoxha dhe Sokol Olldashi ne filmin e fundit Rush (2013) 

da bold truth. edhe me ate qe u dogj ne makine, aktorin amerikan se s'po me vje ne mend emri. 

per keto lloj situatash duhet Ravi me parashikimet e saj. 

bota do jete me e bukur, me me shume eksperienca te mira dhe te keqija, me xhelozira pa fund, me kriza, me antagonizma, me para, me deshtime, me me shume liri seksuale, e me me shume poezi pikante. prape ne fund te vitit, shpresoj qe te gjithe do ngrejne nje gote e do thone: inshallah nje vit me i mire na pret ne 2015. cudira te medha nuk besoj se do kete, se cudia zgjat vetem tre dite. 

po pres intervisten e madhe te Pjerit, qe shume censurohet. 

kto tema me te ardhme nuk shkojn fare ke kronika e zez..me fal peshku pa uje

Per nje gjo jam i sigurte fare :

Te gjithe do jemi nje vit me te vjeter ose me mire te them me te plakur

Vetem "Rilindasit" do te jene nje vit me te rilindur cfare do kafshe te thote kjo smiley

2014...në Shqipëri Skënder Gjinushi do kërkojë bashkimin e Partisë Social-demokrate me PS, në këmbim të një vendi pune si roje te selia e PS-së; të shoqes së Lul Bashës do i miratohet kërkesa për të marrë pasaportë shqiptare; në muajin dhjetor Artan Lame në konferencë shtypi do deklarojë se viti 2015 do jetë ai i sistemimit të dosjeve të Aluiznit, si premisë hipotekash në vitin 2018; ekipi i futbollit të Tiranës do kryesojë renditjen e kategorisë së I (ka rënë nga superiorja); BE-ja e re e dalë pas zgjedhjeve, do deklarojë: stop zgjerimit!; Mrroklla i PPU-së do detyrohet të ndrrojë nofkë, si rrjedhë e ndëshkimit nga adminët, për shkelje të përsëritura të etikës; prodhimi i kanabis sativa në Lazarat do tejkalojë prodhimin e vitit më të mirë të kohës së PD-së; qeverija do hapi 560 vënde pune të reja; një grip që ka zënë pronarin e PD-së, do u japë shpresa gjatë një jave armiqve të tij, të cilët përfundimisht dalin të zhgënjyer.

Po problemin e ujit nuk e vini re?

Shyqyr qe hoqem qafe ate 13ten, se s'e shifsha dot me sy. smiley 14ta cka, po thone 15ta do jete nom fare, dmth 13ta pa tersllik, bej hesap.

Kot e keni inatin me13-t'en, per mua ka qene goxha i mbare. Terheqte kemben zvarre dhe per '14-en.

Edhe per mua xhom ka qenesmiley (mos ta bejme si ai me kalin), po mendo sikur mos te ishte tersi i numrit sa me i mire do ishte. Gati gati do ta kishim te sigurte fitimin e llotarise.

'14 hallelujah going to Albania! smiley

Vallaj, mo mire se 13ta, vec 14-ta mund te bohet. 15-ten ta shofim...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).