Kujt ja priste mendja qe petalet e luledeleve (me do, s'me do) do te zevendesoheshin nje dite nga statuset e Facebook-ut.

Rreth tre vjet me pare Lee Byron dhe David McCandless perpunuan disa te dhena nga burime te ndryshme ne forme grafikesh, persa i perket mardhenieve romantike (ose jo aq romantike xhanem, atyre te cilave ne anglisht i referohen si relationship dhe dating), sidomos sa i perket ndarjeve. Nuk behet fjale domosdoshmerisht per hulumtime rigoroze shkencore, por per nje paraqitje te thjeshtezuar dhe vizive te te dhenave.

Pema e mardhenieve eshte nje grafik qe tregon ecurine e lidhjeve romantike, si dhe ka disa te dhena te tjera statistikore rreth tyre. P.sh. cdo dite ne bote ndodhen rreth 3 milion takime te para, 36% e njerzve ndahen jo per 'mosperputhje karakteri' po per mospelqimin e pamjes se tjetrit/es, me shume se gjysma (56%) jane te pakenaqur seksualisht, ne Izrael shanset qe partneri/ja te ta dredhe jane 7% nderkohe qe ne Turqi jane 58%, etj.

Nje grafik tjeter paraqet shanset per tu ndare ne varesi te diteve te vitit dhe festave te pervitshme. P.sh. e hena e pare e dhjetorit figuron dita kur ndodhen me shume ndarje. 

Sa i perket menyres qe njerzit preferojne per tja komunikuar partneres/it vendimin per ndarjen, rreth 3/4 e atyre qe jane lindur para vitit 1975 e bejne kete ne prezence te partnerit/es, nderkohe qe me shume se gjysma e atyre qe jane lindur pas vitit 1984 ja komunikojne vendimin e ndarjes ne distance, me telefonate, tekst-mesazh, Facebook ose email. 

Per te dhenat e tjera klikoni ketu. Nese jeni te interesuar per qasjen e vizualizimit te te dhenave (data visualization) ne pergjithesi, shikoni prezantimin e McCandless tek TED. 

5 Komente

se ku lexova nje dite nje status-poezi, ne fb me duket: "Na ishin nje djale dhe nje vajze. Dhe...kaq. Historia nuk fillon."

atyre qe jane lindur pas vitit 1984 ja komunikojne vendimin e ndarjes ne distance, me telefonate, tekst-mesazh, Facebook ose email. 

 

Hmm... 

Afermendsh qe ata te 75'ses ndahen me prezencen e partnerit, pasi deri ne ate moshe duhet minimumi ose te kesh filluar te bashkejetosh, ose te martohesh ose te kesh nje lidhje me serioze. Kurse keta te 84, qe jane diku poshte 30 vjec mund te jene ende ne faze eksperimentimi e kerkimi. Kjo ka te bej vetem me fazen e marredhenies. S'ndahet robi qe bashkejeton(min) me sms apo me fb. S'kemi arritur ne ate derexhe ende.

Po interesante kjo gjeja, sa per te marr vesh trendet.

Shumë interesante http://leebyron.com/what/breakups/breaku... . Afërmendsh dihet se për çfarë shërben facebook-u: të krijosh lidhje e njohje të reja, të shpërdorosh kohën fizike, të provosh të konkurosh në shoqëri me tipare fizike dhe t'u japësh mend të tjerve, duke treguar se je më i mençur nga ata. Kur sheh pemën, ...të gjithë kanë kohë të rishohin veten.

Dituria është pasuri... Me të marrë vesh këto gjërat, do mundohem të hartoj një plan veprimi teoriko-praktik. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).