Në vazhdën e kronikave investiguese, “Fiks Fare” transmetoi mbrëmë një tjetër “çudi” që ndodh në vendin tonë. Dy zyrtarë të lartë të ish-qeverisë, të deklaruar si të pastrehë, arrijnë të marrin kredi të butë (lehtësuese), për të blerë një shtëpi në gjirin e Lalëzit, Durrës. Burrë e grua marrin kredi të butë për të njëjtin objekt, ndërkohë që në realitet, objekti në fjalë është një shtëpi pushimi në plazhin e gjirit të Lalëzit në Durrës. Kamerat e “Fiks Fare” kanë dokumentuar gjithçka me anë të pamjeve filmike, duke demaskuar haptazi manipulimin e bërë me dokumentet.

“Fiks Fare” tregoi dje me fakte se si ish-këshilltari për çështjet ligjore të ish-kryeministrit Berisha, Admir Drago, dhe ish-zëvendësministrja e drejtësisë në qeverinë “Berisha”, Brikena Kasmi, kanë përfituar të dy nga një kredi lehtësuese prej 5 milionë lekësh secili për të njëjtin apartament me sipërfaqe 107.24 metra katrorë në zonën A të vilave, në Vilën nr. 9, i ndodhur në gjirin e Lalëzit në Durrës.

Në dokumentet që janë dorëzuar pranë bankës që ka lëshuar kredinë, vëren se të dy këta persona janë bërë dorëzanës për njëri-tjetrin për kredinë që ka marrë secili dhe kanë blerë të njëjtin apartament.

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, zonja Kasmi, në deklaratën e saj noteriale që është futur në dosjen e saj të kredisë, deklaron se është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ndërsa në dosjen e kredisë të të dy këtyre ish-zyrtarëve, përveçse janë dorëzanë për njëri-tjetrin, dorëzanës të njëjtë në të dyja dosjet janë prindërit e ish-zëvendësministres.

Marrja e kredisë nga dy bashkëjetuesit për të njëjtën shtëpi është marrë në po të njëjtën bankë, pa as edhe një lloj problemi apo hije dyshimi. Dhe kontratat me bankën janë nënshkruar nga të dy ish-zyrtarët brenda së njëjtës ditë, 20 gusht 2010. Kështu, nga të pastrehë, çifti i zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë bëhen pronarë të një vile në gjirin e Lalëzit, me të drejta të plota.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 600, të datës 12.09.2007, është parashikuar trajtimi i zyrtarëve të shtetit me kredi me kushte lehtësuese nga shteti për blerje banese apo sipërfaqe banimi shtesë, në vendin e ushtrimit të detyrës.

Ndërsa pika 21/3 e udhëzimit të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve dhe Ministrisë së Financave nr. 6257/2008, i ndryshuar, sqaron qartë se banka akordon kredinë për subjektin që ka përfituar sipas VKM-së së mësipërme vetëm për blerje banese në qytetin ku këta zyrtarë ushtrojnë veprimtarinë për të cilën kanë përfituar të drejtën e subvencionimit.

Asnjë prej dy ish-zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë “Berisha” nuk e ka pasur qendrën e punës në gjirin e Lalëzit, ku kanë përfituar shtëpinë e pushimit në bllokun e vilave.

45 Komente

smiley

E cuditshme se si historia riperseritet, madje pa ndryshuar aktor fare....komunistet e 45 perseri te rikthyer ne pushtet ne 2013 dhe o burra te luftojme armikun kapitalist....pse nuk ben fiksi nje emision se ku punon gruaja e filip cakullit, gruaja e sokol balles, motra e dudushit etj etj etj dhe me pas te bej lufte klasash se si qeveria e meparshme paska abuzuar....keta tipat kane plotesuar kriteret per te marre nje kredi te bute si punonjes ne administraten e shtetit, dhe kane vendosur qe mos ta blejne shtepine ne bllok apo tek komuna e parisit si gjithe administrata e Rames, por ne Lalez. Dhe deri ketu nuk ka as abuzim as shkelje ligji, vetem lufte klasash nga binjte e atyre qe e rropen shqiperine per 45 vjet me rradhe.

Doni te vidhni pa shtet, e? hehehe

Ligji e thote qarte qe kredia e bute i jepet punonjesve te ministrive vetem ne zonen ku kane punen, nese s'kane shtepi ne ate zone. Keta e kane punen ne Tirane, shtepine ne Tirane, dhe e kane marre kredine per nje prone ne plazh.

pikerisht,nuk kane pase prone te deklaruar,kane marre kredi qe me siguri po e paguajne sipas kontratave e ligjev...Banka ta jep kredine me garancira te plote e jo ne ajr...Nuk e kuptoj ku eshte problemi?

Nuk e kupton se je Zane pranej. smiley

Ato kredi jepen vetem per punonjesit e ministrise qe s'kane shtepi ne qytetin ku kane punen, ne kete rast, ne Tirane. Keta kane shtepi ne tirane dhe kane marre kredi per nje vile ne plazh.

Budallaqe, problemi eshte se keta qe marin kredine e bute paguajne vetem principalin ndersa interesin qe duhet te jete tek 12% e paguan shteti ne forme ndihme per ata/ato punonjes qe jane te pa strehe. E kuptove tani cope mishi?

Kur pushtetin, bankat, policinë, gjykatat, prokurorinë, i ka në dorë një grusht njerzish, çka u jep mundësi të kryejnë veprime të kundraligjshme, për të cilat nuk kanë frikë dhe nuk i bren aspak ndërgjegja, duhet kuptuar se je afër greminës që ndodhet një hap më tej, shteti i dështuar, alias Somalia dhe Haiti. Thuhet se llogaria e detyrimit do t'u bëhet jo me kredi të butë. Nëse do ngelet me kaq, drejtësia nuk vendoset. Këta, 5 deputetë demokratë e 1 socialist, duhet t'i jepen drejtësisë për ndëshkim.
 

Ku e kane shkelur ligjin qe te ndeshkohn?

E kane shkelur se keshtu thone SPECIALISTAT

Nuk ka shkelur ligjin, por kane mashtruar ne deklarime e rrjedhimisht kalojne nga kredi e bute ne kredi tregetare.

E kuptove?

Ne se genjen ne nje formular a kontrate, sic eshte aplikimi per kredi, individi thyen ligjin. Po ne Shqiperi nuk eshte thyerje ligji me vra njerez per qejf nga dritarja e Kryeministrise, si mund te jete kjo thyerje ligji. Gjona te vogla.

mire,bo banka nep pare...e jo lojna,e siguron vertetesine e gjithe ç'paraqitet...them xhanem...

Prape nuk e kuptove?

Banka nep pare se i ka dale garant dhteti e nuk verteton deklarimet e keshilltarit ligjor te Kryeministrit. Ne kete rast banka eshte me fitim se interesat ja garanton subjekti me i sigurte ne biznes. Per kete proces, duhen pare de sa jane interesat e kompensuara, sepse mund te jene edhe me te larta se te tregut. smiley

Po perpiqu , nje cike dhe ti per ti kuptu se nuk eshte kollaj me i thane te gjitha me 2000 germa. smiley

Eshte individi qe firmos e betohet per vertetesine e te dhenave personale. Nese Banka nuk e kap, nuk penalizohet ajo por individi per informacion te rreme. Nuk ka turp me te madh per politikanet shqiptare ne se kan perfituar nga kredite e buta qe ishin te destinuara per te pastrehet qe zinin shtepite e ish pronareve apo qe dergjeshin rrugeve. Per me teper eshte edhe shkelje ligjore.

Jo, keto jane kredi per zyrtare te  pastrehe. E kam fjalen  keto te ketyre te Gjirit, jane te tjera ato te bashkive. Shkelja eshte se kane rrejt pak sepse kane ble vile dhe jo banese per te banu. Pra kane rrejt qe jane te pastrehe.

Banka e Shqiperise i ndihmon punonjesit e vet me kredi te favorshme shume per blerje shtepish.

I lumte trapi qe kane rrejt e jane pasuruar, ne fund te fundit eshte instikti i njeriut ne kapitalizem per t'u pasuru ne c'do menyre, tani palloshi e ka edhe gurin edhe arren,nese gjenden shkelje le t'i procedoje, ne te kundert vetem sa beni gam gam kot, bashke me fixin.smiley

>> i lumte trapi

mos u ngazelle kaq shume me trapin e botes atq...

Po keta pjese Gardes kane qene : njera zv.ministre e tjetri keshilltar ligjor atin morrit te Vicidolit qe beri shtet si bajrak.

Gurre e grua , mish e thua kane marre, te dy, kredi te bute per nje strehim.

Ligja e thote nje kredi, po edhe llogjika keshtu e pranon.

Mirepo me duket e kane bere balte fare se nuk jane burre e grua me letra, po keshtu me bashkejetese, nderkohe qe  kjo zonja ka deklaruar qe eshte e martuar me 2 femije. Pra , corbe fare.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave, nr. 600, të datës 12.09.2007, është parashikuar trajtimi i zyrtarëve të shtetit me kredi me kushte lehtësuese nga shteti për blerje banese apo sipërfaqe banimi shtesë, në vendin e ushtrimit të detyrës.

Njecke ligj qe kane shkelur psh.  Vetem nqs kemi ministri ne Gjirin e Lalzit dhe s'dime gje.

Jo vetem ministrite, por fati i Shqiperise ofiqohet nga gjirilalzit ritrit smiley

Çfsheh ai gji

Kleptokratet, ua them une jueee po po ta dini mire ju, lakuric lakuric etj etj etj.

Imagjino tani ti kishin bo keta trimat e PS keto gjera ca do kishte bo Sala!!! Termet ore termet do bote.

Une mendoj se kur jane Bankat ndermjet ke pak mundesi te mashtrosh...Pra banka kur iu dha kredine e dinte kete ligj apo jo?Pra qe keta mund te ndertonin vetem ne oborr te ministrise apèo Parlamentit?Banka kur iu dha kredine ia dha mbi baze nje projekti,e projekti eshte aprovuar,,,nuk e them per polemike,po bankat nuk jane seksione te PS PD...them xhanem...

Banka sheh vetem nese ke aq rroge sa per ta paguar. Se cili e perfiton ate kredi nuk e vendos banka. Po te shkosh ne bashki si i pastrehe, duhet t'i mbushesh mendjen bashkise qe s'ke prona, me letra nga hipoteka. Pasi bashkia te jep te drejten per ate kredi si i pastrehe, duhet t'i mbushesh mendjen bankes qe ke aq rroge sa per ta paguar kredine, dhe nese prona qe ke zgjedhur te marresh ka hipoteke, qe banka te ta sekuestroje, nese s'e paguan dot. Kaq. Nuk vendos banka se kush e merr. Ne kete rast, keta s'kane permbushur kriteret per ta marre lejen nga ministria qe te marrin kredi te bute ne banke. Mos u lodh kot te mbrosh hajdutet, dmth.

Banka do kolateral 120% te vleres se kredise. Kjo eshte kryesorja, puna e pages ndreqet me deklarime vertetime sa per procedure. Po qe kolaterali ke mbaruar pune me banken

Kolaterali eshte vete shtepia dhe 30% e vleres ne dore. Borxh mund te marrsh vetem 70% te vleres.

Jo gjithmone ka hipoteke shtepia. 85% e ndertimeve te reja jane pa certifikate pronesie. Ti bie dakort me ndertuesin per nje vlere me te larte pra rrit cmimin dhe banka ta financon 100%.

Thua xhanem, se ashtu e di prandaj thua. Se po ta dije tamam do e dije psh qe Banka C... eshte banke private e mbeshtetur dhe ne mbeshtetje te familjes dhe klaneve rreth saj. Sic nuk e di xhanem qe edhe banka me prestigjioze nuk do guxonin ti benin karshillik sali berishes deri nja 7-8 muaj para zgjedhjeve kur u mor vesh qe do shkonte per lesh. Po ti thua xhanem, s'ke faj

nje nga te mirat e qeverise se rilindjes eshte pikerisht renia prej fikut e ish qeveritare te korruptuar qe skane lene gje pa bere duke perfituar nga pozita e pushtetit,  faktikisht jane shume ish qeveritare qe jane pasuruar pa pasur merita te veçanta dhe me thene te drejten jane keto te fundit qe bene te mundur humbjen e thelle te partise demokratike

Zoti Llalla, sa zemra ke zhgenjy me syleshllikun tat ti o njeri i mire smiley

kapitalizem o kapitalizem i paster!!!

Sa te mira ato te dyja qe kercejne..... smiley

Baca Sali i ka bere sherbimin me te madh ( si komunist 24 karaç qe eshte) ne keto 23 vjet komunizmint te Enver Hoxhes dhe vete Enver Hoxhes. I ka bere njerezit e atij vendi te ndjejne nostalgji per rregjimin komunist me te eger ne Evrope. Nga nje diktature e ktheu Shqiperine ne nje No man's land, ku hajdutet ,kusaret dhe vrasesit jane etaloni i sistemit demokratik.

Lavdi Imam Aliut (i ndricofte shpirti) qe Iliri Floriri s'ka patur nevoje per kredi per kasollen e tij verore ne Gjirin e Lalezit.

Iliri ka trasheguar mistiken e malit te Tomorrit dhe i ka bere leket vetem duke yshtur te tjeret.

Gjirit te Lalzit ,populli i thote ''cicat e Lalezit''  smiley

Iliri e ka bere vilen me kursimet nga rroga e zv. kryeministrit 

smiley ti do të thuash që nuk ka paguar asnjë lek? e ka dhuratë nga zëvendës kryeminstri.

Bile akoma nuk e ka paguar, ja hengri shpirtin kredia dhe banka qe e merr muaj per muaj ne telefon se nuk paguan kestet rregullisht smiley

prandaj qenka dobesu i shkreti smiley 

Ore ata gazetaret pse nuk po u dalin emrat.... Jam kurioz per ndonje nga klani apo analist

Gjiri lalzit te frymezon .Nje toke e begate qe Diktatura ja kishte fshehur Popullit .E shtune eshte dhe thash te bej nje si ish "e shtuna e bejtexhijve "

Qe kur doli Gjiri Lalzit

duket se i iku vlera prasit

kane nxjerr ne treg Poetinsmiley

per t'ja futur prap miletit .

Shtet o shtet te rrofsha pallen

brohorisni per Sulltan Salen

s'la hajdut pa bere milioner

rrofte Partia dhe shoku ....Lefter smiley

Kush e di ku eshte Mirjam desh zoti...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).