Arrestohet ish-drejtuesi i shërbimeve sekrete jugosllave Josip Perkovic

Nga Tages Anzeiger - Enver Robelli 

Para dy ditesh u arrestua ne Kroaci ish-drejtuesi i sherbimeve sekrete ne Jugosllavi per porosi te organeve hetimore ne Gjermani. Ekstradimi i Perkovic eshte ende i pasigurte. Perkovic akuzohet per disa vrasje te urdheruara nga ai ndaj disidenteve kroate ne vitet 80. Ndersa ekstradimi mund te pengohet nese Kroacia vendos te gjykoje ceshtjen dhe ta denoje Perkovic per krimet e kryera - nje denim simbolik pasi ceshtja eshte vjeteruar. 

Permbledhja e meposhtme eshte marre nga Deutsche Welle: 

Shumë gazeta gjermane njoftojnë arrestimin e kërkuar nga Gjermania dhe BE të ish-shefave të shërbimit të fshehtë kroat dhe jugosllav. Gazeta Süddeutsche Zeitung shkruan:

"Perkovic duhet të jetë përgjegjës për vrasjen e disidentit jugoslav Stjepan Djurekovic në vitin 1983 në Wolfratshausen të Bavarisë. Autoritetet kroate do të vendosin tani për ekstradimin. Edhe ish-agjenti i shërbimit të fshehtë Zdravko Mustac, ekstradimi i të cilit kërkohet po ashtu nga Gjermania, është arrestuar."

Rasti Perkoviç pati shkaktuar irritime serioze ndërmjet vendit të ri anëtar të BE-së, Kroacisë, dhe Brukselit. Parlamenti kroat pati miratuar menjëherë pas hyrjes së vendit në BE një ligj, i ashtuquajturi lex Perkoviç, që ndalon dorëzimin e kriminelëve të dyshuar në vende të tjera anëtare të BE-së, nëse ata i kanë kryer veprat e tyre penale para gushtit të vitit 2002. Vetëm me presionin e madh nga Brukseli duke përfshirë edhe shkurtimin e ndihmave financiare Kroacia u detyrua, që ta ndryshojë edhe një herë ligjin. Ligji hyri në fuqi më 1 janar dhe mundësoi dërëzimin e Perkoviçit." - shkruan "Süddeutsche Zeitung".

Shtypi gjerman i kushton vemendje kësaj çështjeje

Por disa media, si "Badische Nachrichten", dyshojnë se Perkovic do t'i dorëzohet drejtësisë gjermane: "Që të arrestuarit, Perkovic dhe ish-shefi i shërbimit të fshehtë jugosllav Zdravko Mustac (74), do të ekstradohen me të vertetë në Gjermani, konsiderohet e pabesueshme. Sepse meqenëse vrasja sipas ligjit kroat është vjetëruar, një gjykatë kroate duhet tani që të vendosë, nëse do të zbatohet ligji gjerman, apo ai kroat. Fjala e fundit i mbetet gjykatës së lartë. Edhe për rastin, që Berlini dhe Brukseli të vazhdojnë të këmbëngulin, (Kroacia) ka një zgjidhje:.. Me kërkesën e qeverisë (kroate) së shpejti duhet të hiqet kufizimi prej 25 vjetësh për vjetërimin e një krimi. Kjo mund t'i sillte Perkoviçit dhe Mustacit një padi të vonuar në Kroaci. Nëse ata lirohen, që konsiderohet e mundshme, për të njëjtin krim atyre nuk mund t'i kërkohet të përgjigjen as në Gjermani", konstaton "Badische Zeitung".

Ish shefi i shërbimit sekret kroat Perkovic duhet të ketë urdhëruar vrasjen e shumë kroatëve në mërgim në vitet 80-të

Në artikullin në "Berliner Zeitung" Mappes-Niediek shpjegon: "Në të vërtetë ka shumë gjëra në rastin e një agjenti të fshehtë Josip Perkoviç, i cili është arrestuar në Zagreb. Në luftën e Jugosllavisë 68-vjeçari i sotëm ka qenë figura kyçe në sigurimin e armëve për Kroacinë. Si kreu i shërbimit sekret në Zagreb ai kontrollonte atje botën e krimit. Atëherë patën rrjedhur shumë para. Perkoviç e di, se ku kanë shkuar paratë dhe se kush ka blerë firma me to dhe cilat", shkruan Norbert Mappes-Niediek.

Një hetim shumë i dëshiruar

"Jo vetëm në Serbi, por edhe në Kroaci embargoja e armëve e atyre viteve nuk e pengoi luftën, por solli lulëzimin e krimit të organizuar. Jugosllavia në luftën e ftohtë ishte Meka e spiunëve të huaj dhe prodhoi vetë një mori shërbimesh të fshehta konkurruese. Josip Perkoviç së bashku me ministrin e Brendshëm të atëhershëm të Kroacisë ishte pjesë e orbitës së shërbimit informativ gjerman, BND. Në vitin 1991 me shpërthimin e luftës ai kaloi në ministrinë e Mbrojtjes dhe kështu në orbitën e CIA-s. Marrja në pyetje e këtij njeriu duhet të jetë për punonjësit e shërbimit të fshehtë si Viti i Ri, Krishtlindjet dhe Pashkët së bashku", konkludon Norbert Mappes-Niediek në artikullin e botuar nga"Berliner Zeitung".

5 Komente

Artikulli qenka interesant. 

cili eshte morali shkrimit? -me arrestimin e Perkovic ndofta zbulohen edhe autoret e vrasjeve te aktivisteve dhe disidenteve shqiptare, si Jusuf Gervalla, qe vepronin aso kohe gjithashtu ne Gjermani..?

Kot shpreson patrioto. Shume prej bashkepuntoreve te Sigurimit kane emigruar historikisht ne Belgjik duke u shfaqur si disidente te regjimit. Nuk ma ha mendja se kane per ti kapur. Ata kane fshehur tashme gjurmet.

Kur do arrestohen Irakli Kocollari dhe Gramoz Ruci, si drejtuesit e mbrame te sigurimit te shtetit?

Panjohuria jote, si gjithmone, legjendare.  Ka ardh e ka shku koha ti trajtoni pamfletat informative te Berishes si ato rreklamat e picave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).