Rrjeti social Facebook mbush 10 vjeç në 4 shkurt dhe llogarit 1.23 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën. Nga një firmë e vogël e formuar në vitin 2004 nga Mark Zuckerberg dhe disa miq të tij nga Universiteti “Harvard”, Facebook sot është kompani globale me mbi 4 mijë të punësuar. 

Më shumë se 20 për qind e të gjithë kohës së kaluar në internet është shpenzuar në Facebook. Në Facebook në muaj shpërndahen më shumë se 30 miliardë informacione, ndërsa në ditë vendosen mbi 250 milionë fotografi. Në çdo 20 minuta në Facebook shpërndahen nga një milion lidhje, bëhen nga dy milionë kërkesa për miq dhe dërgohen nga tre milionë porosi. 

Shqiptarët përdorin Facebook për lojëra, humor dhe politikë

Faqet më të klikuara:

26 Komente

Fejsbuku (Facebook) para ca muajve pesoi nje tronditje ne burse, i rane pendet smiley aksionet, sa shum posedues filluan t'i shisnin me humbje aksionet qe kishin blere, dhe kur per çudi ka qysh ne janar (kete vit) qe po i ngrihen vlerat e aksioneve. Nje buzeqeshje po iu vjen me ne fund poseduesve te aksioneve te saja. 

Interesante. Berisha ka me shume fansa se Rama, por jo ne Shqiperi. Nderkohe qe nga Serbia Berisha ka pese here me shume fansa se nga Kosova? 

Ose mos ndoshta, Kosoven e llogarisin nen juridiksionin e Serbise, dhe votat/fansat e Kosoves i llogariten Serbise. 

Jo, Kosova eshte vec. Nga Kosova ka 28 mije fansa, nga serbia 117 mije. Renditet i dyti ne Serbi nga politikanet. lol Edhe Boris Tadic ka shume me pak fansa se Sali Berisha ne Serbi. S'kuptoj si mund te kete ambasada amerikane ne Serbi me shumse fansa se Boris Tadic. Ose dhe ambasada amerikane ka blere fansa. qe fansat blihen, dihet. Ka kompani qe ta ofrojne kete.

Pro-Fil, ketu ka diçka qe nuk shkon, se, ku e njohin qytetaret serbe Berishen, veç ç'mund te kene ndigjuar ne 1997 kur Shqiperia u vetshkaterua. Ose mund te jene qytetaret e atyre tre komunave shqiptare. 

Komunat shqiptare jane 50 mije, me gjithe bebet dhe pleqte qe s'dine ta perdorin fb, dhe po ta dine c'eshte. Ka blere fansa dhe kompania qe ka dhene fansat ka menduar se duke i dhene nga vendet fqinje eshte me e besueshme, sic do te ishte normale ne France qe nje politikan te kishte fansa nga belgjika. lol

Mirpo kjo kompani, nuk e kupton se qytetaret e dy vendeve, Serbise dhe Shqiperise, nuk kane shum interesa se kush eshte dhe ç'ben politikani i vendit tjeter. Nuk e di ajo kete gje, qe ben kete gafen e madhe duke qitur fansa aty ku dihet historikisht se nuk ekzistojne. Si ka mundesi te ndodhi kjo, kaq amatore jane ata te asaj firmes. 

Po studentet amerikane te Harvardit s'dine kryeqytetin e kanadase, qe e kane fqinjin e vet, do dine fqinjin e Shqiperise. Ata e bejne me perqindje popullate. Serbia ka 10 milione, i japim 100 mije. Kosova ka 2 milione, i japim 20 mije. Dhe ja... Mua me kerkoi njeri i nje kompanie qe te interesohesha ketej e t'i gjeja ndonje perkthyes qe t'ia bente faqen edhe ne gjuhen qe flasin ne shqiperi, edhe ne gjuhen qe flasin ne Kosove, sepse ne gjuhen qe flasin ne serbi e kishte bere e keto i kishin mbetur.

Pro Fil, je i madh smiley me kete vidion e ketyre toçave te Havardit smiley ke nje te qerasur kur te vij aty. 

m'duket si element i pershatatshem per nivel zv/ministri ose drejtor drejtorie, Pjer. Por jo me shume. Nuk ka dhene prova

E cmitizove dhe Harvardin.  Mire ja u bere.

Mire e ka Pjeri. Facebook ka ca jave ose muaj qe e pranoj Kosoven zyrtarisht. Dhe si duket, te gjithe lidhjet para se ta pranoje Kosoven i llogarit si te Serbise. Se edhe Rama del qe ka me shume fansa nga Serbia se Kosova.

Wow, po te shohesh te njejten faqe per Serbine, politikani i pare me i klikuar ne Serbi eshte Ambasada Amerikane, dhe ne vend te dyte eshte Sali Berisha, ne vend te trete Boris Tadic? :o  http://www.socialbakers.com/facebook-sta...

Ose kjo eshte faqe leshi per statistika, ose njerezit e Berishes paskan bere namin duke blere likes nga Serbia. lol

Haha... parate qe ju mori Serbeve duke ju shitur nafte nga vitet 90 tani po jua kthen duke ju blere like

shume zhgenjyese kerkimet e shqipove..pff

i rafte pika ishalla

cer o kjo Candy Crash mer aman, se e lujne grate e lagjes time, dhe shkojne ke parukeria poshte pallatit ene lujne real time dhe diskutojne per te gjithe kohes

Jeni lagje aristokratesmiley

po mi gru

parukjerja ka tablet samsung, i qafsh hallin

shoqet e veta lujne me smartphonra qe fillojne nga iPhone5s e kshu serie, dhe nderkohe jane pa pune.

Une kur shkoj njaty e mcef telefonin, e boj silent qi mos bjeri shejtani smiley

si i behet bllok se me mberrijne 100 ftesa, filani te fton per candy crash ne fb?

pyt Belulin se ai eshte mjeshter kompjuteri

belul kompjuteristi smiley

kjo candy crash edhe nje buble saga a si e ka, perdite nga 10 me vijne, bashkoju filanit 

Shko tek privacy , dhe kontrollo duke bllokuar cdo gje

10 vjet fejsbuk dhe une akoma nuk kam nje adrese, po dal te festoj...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).