“3.2.1.. zjarr!”. Shtrënguam nofullat vetiu dhe u bëmë gati për të dëgjuar zhurmën. Është shumë larg. Ne jemi në “Vasil Shanto” dhe ajo po ndodh diku në të dalë të Tiranës, te rruga e Elbasanit, por vetëm ideja se diçka po shpërthen, po hidhet në erë, është mjaftueshëm për të menduar si të mbrohesh. E gjitha ndodhi ndërsa INUK po shembte me tritol një tjetër godinë pa leje, këtë herë në Tiranë. Shpërthimi nuk ndodhi. Dështoi tri herë dhe ndërsa mban sytë fiksuar në TV që e transmetojnë këtë drejtpërdrejt pa ndërprerje, edhe pse është një nga gjërat më monotone në botë, të duket vetja sikur po luan “ruletën ruse”. “Shtrak!”. Edhe një provë tjetër. Ca burra i afrohen godinës së minuar, ata ndoshta e dinë që asgjë nuk do të ndodhë ndërsa kontrollojnë fijet që nuk funksionuan, por nga ekrani duket sikur shpërthimi do të ndodhë mu në atë çast dhe mjafton ideja të ngjethesh.

E gjithë kjo ndodh në Shqipërinë e tritolit. Vetëm në pak muaj dhjetëra raste, disa të arrestuar përfshi të shumëpërfolurin Julian Sinanaj, të akuzuar edhe për vrasje me pagesë e atentate me porosi. E sikur të mos mjaftonin atentatorët, hedhjet në erë të makinave, dyerve të apartamenteve apo kallëpeve të ndezura në oborrin e shtëpive, kemi edhe shpërthime zyrtare. Ndërtime pa leje që duhet të prishen?! Sigurisht. Që nesër. Asnjë kundërshtim, por, a nuk ka asnjë mundësi që kjo të bëhet pa gjithë atë zhurmë, pa qenë drejtpërdrejt në TV dhe ndoshta jo me tritol?

Vetëm emri mjafton në gjithë këto ditë për t’i bërë shqiptarët të mendohen dy herë edhe për rrugën që duhet të zgjedhin. E kanë përdorur për të larë hesape me banda rivale, për të trembur dhe shantazhuar biznesmenë, për t’u hakmarrë, për të vrarë konkurrentin apo për të fituar të drejta që u ishin mohuar. Deri tani duket ka qenë “ilaçi”. Madje siç “mburrej” lart e poshtë nuk linte as gjurmë. Në mungesë të shtetit, drejtësisë apo asaj që kërkohet prej shtetit (që ndonjëherë është drejtësi sipas asaj që mendoj unë), njerëzit iu drejtuan tregtarëve të tritolit dhe u bë mjaft punë sa për ta trembur Shqipërinë për të paktën një vit. Tani gjithkush që ka pasur një gërricje, gjithkush që mendon se e kanë inat, ka njëfarë arsyeje të mendojë se mund t’i bëjnë atentat. Është e lehtë, nuk është e shtrenjtë (sigurisht në varësi të asaj që kërkon) dhe po ndodh gjithandej. Policia e kryqëzuar nga të gjithë dhe e vetmja shpresë në këtë rast duket e pazonja (megjithë zbulimin e rasteve të fundit) sepse teknikat janë “të përsosura”, lidhjet shkojnë deri lart dhe siç u mësua, zbulimi erdhi vetëm pas “tradhtisë” dhe pendesës së njërit prej të dyshuarve.

E ndërsa ti je duke menduar për tritolin si mjetin kriminal që ka futur në ankth vendin dhe të shpresosh që e gjithë kjo të marrë fund apo t’i jepet fund prej atyre që e kanë për detyrë, është shteti që mendon të të shtojë ca emocione ekstra gjithmonë me tritol.

Qeveria sigurisht e përdor për mesazhe politike. “Spektakël”, thonë një pjesë. Pyetja e thjeshtë në këtë rast është që, pas gjithë kësaj gjullurdie, a është shpërthimi me tritol mesazhi i duhur politik? A mos edhe ky e barazon padashje shtetin me atentatorët?

Këta të fundit po, ashtu e kanë përdorur tritolin, për të përcjellë mesazhe politike. Madje me gjasë, një ndër këto raste ishte kundër tritolit qeveritar në bregdet. Tritol për tritol me një fjalë, sepse “plumbi do plumb” dhe e gjithë kjo duket sikur është gjëja më normale.

Sigurisht është e pamundur që në këtë rast t’u apelohet atentatorëve. Ata krejt shpërfillës do të vijojnë, mos qoftë e thënë, të hedhin në erë në varësi të pagesës dhe sigurisht edhe konflikteve. Por qeveria ndoshta, posaçërisht INUK, mund t’ia vënë veshin situatës dhe të ndërrojnë metodë. Diçka që të jetë më pak e zhurmshme edhe pse prishjet, përtej asaj që janë apo jo të nevojshme dhe të ligjshme, nuk të lënë asnjëherë shije të mirë.

Herën e katërt, siç thanë këta të transmetimeve drejtpërdrejt, që nuk dihet se pse e quajnë të nevojshëm informimin deri edhe për llojin e numërimit që përdorin xheniot në këto raste, shpërthimi ndodhi. Ndërtesa u rrëzua njëherësh në tokë. Drejtpërdrejt edhe pse sigurisht pa asnjë informacion dhe pa pritur që një i tillë të vijë, hidhen dyshime se mund të ketë të lënduar. Fatmirësisht pati vetëm thyerje xhamash. Shpërthimi qe i madh, por në televizor ai është më i madh sesa në realitet dhe me më shumë ankth. Njeriu në këtë rast mendon se është detyrë e vështirë t’i japësh “jetë” një procesi rutinë, që përndryshe mund të zhvillohej dhe transmetohej në 30 sekonda, aq edhe sa zgjat në të vërtetë.

62 Komente

Ne Shqiperi ka mijera ndertesa pa leje. Kush arrin ta zbertheje logaritmin sipas te cilit shteti percakton godinen qe do tritol-shembet dhe kohen kur ajo godine do spek..spek...spektakularizohet do intervistohet per pozicioin e keshilltarit IT te Kryeministrit. 

P.S. Ladi, largimi i vemendjes nga skandali i bandes se tritolit kerkon shperthime me tritol, sipas parimit te vjeter empirik "plumbi del me plumb ashtu si rakia del me raki dhe komshiu zevendesohet me nje tjeter komshi".

>> Kush arrin ta zbertheje logaritmin sipas te cilit shteti 

doje me thon algoritmi...po si xhib qe je, kto gjonat egzakte nga nje vesh hyjne nga tjetri dalin

Me rente pika mua qe ke filluar te ofendohesh per ceshtje drejtshkrimi ti eggzotiko...pata krijuar pershtypjen qe acarimet e tua nervore ishin krejt te rastesishme lol

ha ha, gabim drejtshkrimi....sa cute

Gjynah qe njerezit protestojne edhe kur bie era shtet, apo me mire era tritol. E njejta gje eshte.

Qeveria sigurisht e përdor për mesazhe politike. 

Dakort me konkluzionin se eshte personal e kesaj nuk kemi cer ti bejme, por a nuk na thua kush eshte mesazhi politik i qeverise? 

Po me perpara na thuaj cfare kupton me fjalen politike ne kete rastin e mesazheve politike me tritol te qeverise.

Tani nuk thua me te dhjefsha penen se keta shkrujne me tastiera.

Keni te drejte... ndertesat duhen shembur nga vet te zotet, pa mjete motorrike, me cekic dhe dalte, dhe per nje afat sa me te shkurter e te kufizuar kohor...

 

Per te kuptuar e ka. smiley

Jam dakort me autorin qe edhe duke pasur parasysh klimen ne vend, mediat shqiptare mund te mjaftohen vetem me njoftime shtypi, kjo edhe per te informuar publikun qe te qendrojne larg nga zonat perkatese.  Nuk ka pse transmetohen pamje live sekonde pas sekonde.  

Por autori (nje pershendetje dashamirese si pjesemarres ne peshk) mund te kishte shkuar me tej, ose te kishte shkruar pa emocione "tritoliane."

Diçka që të jetë më pak e zhurmshme edhe pse prishjet, përtej asaj që janë apo jo të nevojshme dhe të ligjshme, nuk të lënë asnjëherë shije të mirë.

Para disa ditesh u shemb ne Frankfurt AFE Turm, nje ndertese universitare.  Pamjet u transmetuan live, dhe me mijera njerez ndoqen live "spektaklin." Mund te themi me siguri te plote qe pas kesaj biznesmenet gjermane nuk do perdorin mjete analoge per te zgjidhur ngerce konkurrence.  

Shkaterrimi i ndertesave te larta me eksploziv - sigurisht ndertesa qe me pare jane ndertuar me leje - eshte norme e zakonshme ne Perendim apo kudo qe eshte pare e nevojshme.  Gazetaret shqiptare do benin mire t'u mshojne diferencimeve dhe t'i kerkojne rrenjet e krimit gjetiu.  

S'te duket i sforcarur fakti qe ti jeton ne SHBA dhe duhet te gjesh si shembull te transmetimit live ne tv nje ndertese qe u shemb ne Frankfurt? lol Pastaj ku universiteti 32 katsh (dhe rendesia e nderteses pra) e ku pallati 5 katsh qe u shemb per te bere boom-in e radhes.

Po, shembjet e ndertesave (me apo pa eksploziv) jane nje gje ordinere ne perendim, dhe pikerisht per kete arsye nuk ndiqen live ne tv nga gjithe mileti apo te paraqiten si clirim i vendit nga pushtuesit sa here qeveria vendos ti bjere me d...inamit imazheve negative te saj per skandalet e radhes. 

Si dhe, e afirmoj kategorizimin tim te meparshem per te: zberthim logaritmi

Xhibi eshte tifoz i wrecking ball. E di sa veta kujtojne tani se wrecking ball servis vjen me nje milus cyrius lakuriq ne top? Te cuditesh! smiley 

Mos u kap dhe ti me vogelsira qe s'kane shume rendesi. Le ta japin live, dihet qe cdo qeveri te ishte do e shfrytezonte per reklame.

Ka edhe keshtu.

Ti thuaj si nuk po i cojne keta "ekspertet xhenjere" qe te marrin mesime jashte shtetit te mesojne si behet tamam e jo me 2-3-4-5 here (TM Pjeri)

mos AFE Turm! tani e morra vesh.. ah kohe te vjetra - kishte 6 ashensor e duhet te zbrisje tek 20 per te shkuar tek 22 .. fakulteti i shkencave sociale

“3.2.1.. zjarr!"

Ne shqiptaret numurimin e kemi 1, 2 , 3...zjarr! dhe jo 3,2,1..zjarr! T`jemi korrekt te pakten me at shprehjet tona! Mos ti marrim hua kur i kemi `tamom` smiley 

trop, ti po degjon Peshqit? Qenke duke konsumuar mall te Lazaratit me duket.

 po lexon Peshqit dhe jo po degjon Peshqit! Shkruaj mire! 

Jo tamam, por përsëri në mendje i kam pasur ekuilibrat shoqërorë dhe ekonomikë të vendit prodhues.

Te pyeta ngaqe Peshku eshte grup i dashur per konsumatoret e mallit te Lazaratit. Madje tani qe po e mendoj, ju duhet cuar nje mesazh qe te shkojne te japin nje koncert atje. Ose t'i cojme mesazh Me Te Mirit qe t'ja beje ai ftesen - per te rregulluar sistemin kulturoro-shoqeror te Lazaratit dhe per te ndergjegjesuar banoret.

Besoj s'eshte e nevojshme te them qe me behet qejfi qe je vajze kaq patriote.

TRITOL

Hej, unë dua punë të punoj,
mbaje premtimin të lutem,
kur kërkove për ty të votoj,
votën ta dhashë më jep punën...

Fëmjët i kam të xheshur e barkbosh,
i pa shpresë zyrave po sorollatem,
fëmijët duan bukë, rroba, jo TRITOL....
nuk të votova të shembësh pallate....

Mbaje fjalën që na dhe nga tribuna,
kur zëri të çirrej përpara mikrofonit,
se prioriteti i parë do të ishte puna,
ndërsa sot flet me gjuhën e TRITOLIT...
****************************************
***********************(VOTUESI)

eshte gjynah te prishesh ndertesa te tilla....kur ka probleme shume me te medha per te cilat duhet vemenfjde dhe $....ndertesa te tilla pa leh=je ka sa te dush po Edit ato i do b....shqiperia ska aristokracine te prishi te tilla ndertime....konsfiskoi, gjobiti...por perpara fut ne burg ata qe kane lejuar ndertimin e tyre, shfytezoi...por jo nje e dy e prish....si sala qe prishi shume per inat te Edit e nanos....ne top cn pash dje plerat qe kishin mbyt vendin....rregullo i here pastaj prish....fuck it...sa koh paskam harxhu..

 

po mire, a do denohet njeri per keto ndertimet kuturu te ketyre ndertesave? apo  veme tritol dhe u rregullua gjithcka.

Po ti a lexon apo jo? Ky qe ndertoi pa leje i denohet ndertimi me tritol. Ndertuesi qan leket qe i iken per lesh. Denimi eshte emocional prandaj quhet rilindje.

po mire mo mire, po drejtesia ku eshte? duhen denuar njerzit qe e sollen vendin ne kete derexhe. s'flas vec per kete pallat. ka qe kane ndertuar me leje atje ku nuk duhej ndertuar. duhet te vihen para ligjit. po s'u vendos drejtesia nga te dy anet, s'ka sy per gjabe. ketej vec se irs ju qep republikaneve dhe u be nami. nuk u diskutua ka te drejte apo jo. u diskutua vec gjuetia e shtrigave nga njera ane.

Ky ndertim ne vecanti por dhe te tjere ne pergjithesi mbine gjate fushates zgjedhore dhe pas zgjedhjeve, duke shfrytezuar edhe rremujen por edhe idene "hidh beton se mbase legalizohet."

Megjithese mund te pyesim veten si s'u dhimbsen leket, edhe pergjigja s'duhet te na cudise kur kemi parasysh psh fenomenin e piramidave qe edhe pse ne ate periudhe u perhap ne shume vende te Lindjes, askund s'pati permasat e Shqiperise, perafersisht 70% e popullesise perfshire.

Dicka per kostot e shkaterrimit edhe si parandalim te fenomenit.  Ndoshta duhen te hartohen ligje ku ne rastet e ndertimeve pa leje, kostot e shkaterrimit dhe te pastrimit t'i kalojne firmes ndertuese a pronareve dhe jo shtetit ose takspagueseve.     

"Ndoshta duhen te hartohen ligje ku ne rastet e ndertimeve pa leje, kostot e shkaterrimit dhe te pastrimit t'i kalojne firmes ndertuese a pronareve dhe jo shtetit ose takspagueseve." - Si ndoshta mi Monda!? Absolutisht eshte cmenduri te shkaterrosh dhe pastaj te pastrosh me parate e nje populli te cfilitur. Kjo duhet zgjidhur para se te behet shkaterrimi. Ultimatumi per ndertuesin duhet te jete ose merr e pastro vendin qe zaptove ose shko ne burg per kaq apo aq jave/muaj. Po duan bythe keto gjera qe INUK dhe Rilindja nuk i kane. Nese nje ndertese prishet por parate paguhen nga taksat per pastrimin atehere nuk duhet prishur por t'i nderrohet destinacioni. Kjo te pakten per ato ndertime qe mund te kryejne nje funksion pa demtuar dicka tjeter. Behet fjale per mijera ndertesa qe duhen shkaterruar.

Plus qe kemi nje permbysje koncepti ketu; maloku priste shirita (inagurimi rrugesh e rrugicash qe kerkonin diell demokratik) per te terhequr vemendjen e publikut, ndersa qytetari perdor shperthime me tritol. What happened to #kultura?

Meqe qeveria s'e solli fjalen aty, sa kushtoi operacioni "bum e treta e verteta"?

ho me pra e shef ti, AI ndertote ndersa ky shkaterro.

Shakate dhe ata te dy menjane gjibe, ti si mendo se duhet hec perpara? Pa shtrengime te lutem, pa presione..

Jo jo, e kisha llafin tek mjeti i zgjedhur per te terhequr vemendjen e publikut (gershera vs tritoli), jo tek ndertimi vs shkaterrimi, ate e the ti.

Per te ec perpara, shume pyetje e pergjithshme kjo, une s'kam as pervoje polici rrugor lol

1) Cila te pelqe me shume, gershera per inagurimin e puneve te pafilluara, te pa perfunduara, te vjedhura etj, apo tritoli i ndertesave pa leje?

2) Po me gjith keto idera qe te pjell mendja per shigjetime, krahasime gjer ne barazime, nuk te le hic vend per gjykime mo?

 

 

1) Asnjera, diversioni diversion ngelet. Plus qe mua me mjaftojne dhe teperojne diversionet qe ben Roni ketu tek Peshku. Por, ti edhe mund te kishe pyetur "cila metode diversioniste ka me shume kosto per miletin?".

2) Gjykime per cfare? Per rastin ne fjale me duket si nje adoleshent qe shtrydh nje pucer ne dy muaj, duke e pasur fytyren plot me te tilla dhe duke e gjykuar kete shtrydhjen si zgjidhje te problemit. Ketu vetem era plan dhe shtet s'bie; p.sh. ka ndonje liste se sa ndertesa jane evidentuar qe duhen prishur, sa kushton prishja, kriteri se cilat ndertesa prishen te para.

E  me kryesorja, cfare po behet qe te parandalohen ndertimet pa leje ne te tashmen dhe te ardhmen, dhe cfare po behet per te denuar ata njerez ne administrate/shtet qe shkelen ligjet e rregullat per te favorizuar keto ndertesa te cilat pervec demit te deritanishem, kushtojne dhe per tu prishur?

Ketu ka vec bjeri ti biem me d...inamit, plus qe deshton dhe diversioni, 3, 2, 1 hic, 3, 2 1 hic...me shume rregull dhe eficience kishte operacioni tritol-vrases i Julian Sinanaj sesa operacioni tritol-diversionist i Edi Rames, fatkeqsisht.

Me nje dore ngjyra mund te shpetohej dhe kjo ngrehine smiley

Qeveria sigurisht e përdor për mesazhe politike. 

Jane naive mer kur mos kem njeri, jane naive!

Po ku ka qeveri ose pushtet qe nuk ben llogari politike ne veprimet e veta? Pyetja nuk duhet te jete a jane veprimet e pushtetit te motivuara politikisht, pyetja duhet te jete a i sherbejne shoqerise ne pergjithesi veprimet e pushtetit apo qeverise? (tm Pjeri)

Ja te marrim vaksinimin si nje sherbim te ofruar nga qeveria. Ne Angli vaksnimi per here te pare eshte perdorur ne vitin 1721 nga aristokracia. Sipas Deaton, variolations started as a very expensive technique - involving several weeks of isolation and substantial charges by the inoculators - and eventually became a mass campaign that inoculated ordinary people. Authorities even paid to have paupers inoculated because it was chepaer to inoculate them than to burry them.

Tashti si i bi qe varfanjaket e Londres nuk duhet ta pranojshin vaksinimin sepse pushteti ja afronte si sherbim per qellime politike? 

Ose funja duhet shqiptaret ta refuzonin fushaten kunder analfabetizmit sepse pushteti po u msonte me lexu qe te kish mundesi te perhapte propaganden e vet nepermjet Zerit te Popullit?

Pranej them, jane naive mer kur mos kem njeri, jane naive!

Rono,

Basha e kish hek nga tavolina opsionin Ukrainas, edhe pas insistimit te vazhdueshem te Limes dhe Berishes...smiley

Djale me mend Basha, djale me shkolle!

di gjo si e kish prit Limja ket lajm? Ma mer menja dhè duhet te bo. 

Kur kish pa se si ish terhek taktikisht Berisha pas goditjes se tavolines qe kish bo Basha, ish ni i tradhtu...O trim ai e Rono!!!

O tu vlu te PD-ja Rono...

Mu Deioni ma tregoi i cik me nryshe.

qen mledh te tre, Berisha, Basha dhe Limja per te pergatit planin e protestave te kodume "Sergei Bubka".

kishin vone ne tavoline me rregull kronologjik ngjarjet ne Kiev qe ti kopjojshin nji me nji ne Tirone. Cdo gjo kish shku voj deri sa kishin ardh te hedhja e statujes se Leninit ne Kiev. Po ne ca statuje do hedhim, kish pyt Berisha. Qetesi! 5 heronjte e vigut kish thone me gjysem zoni Limja. Nuk bohet, kish thone Basha, 5 heronjte i kemi heq, i kemi cu te fusha plenave. Qetesi vrastare! Po sikur te hedhim statujen e Avni Rustemit, kish fol Basha. Nuk ban, kish thone Berisha, asht shume e vogel. Qetesi! Po sikur te hedhim statujen e Partizanit te Panjohur, kish thone Limja. Qetesi! Vec kur te ish nxe Berisha tu sha e tu bertit, ju jeni njerez te paafte. Verdh dylle Basha, jeshil Limja. 

Pranej o tu vlu PD-ja o Bame, kan tre dite simpatizntet qe bredhin neper shqiperi tu kerku statujen e posacme per detyren e posacme. 

Dmth nuk i kish bertit Basha Berishes, por anasjelltash?

A je me terezi ti a jo? Basha me i bertit Berishes e? Mos o burre!

une po te them mobilizim total. E ke vu re qe Bradi ka nja 2-3 dite qe nuk ka ardh ne Peshk? Osht tu kerku statuje o Bame! 

Po Basha eshte kryetari mo, apo e kam kuptu gabim une?

Qeke naiv i modh o Bame!

"Rrugicat qe kerkonin diell demokratik " .....Po Nebi Surreli , po zoti Gani ...po shqopa kontraband, apo dushku ......Dielli demokratik ....uaaaa cfare shprehje 

E nolte ..ooo sa kam qesh .......ohohoho .ohohohohohooooh

Ja kishte bere fiksim militetit mer, cdo rrugice mbi 2 metra e gjate duhej inaguruar. Po te pakten atehere qe vetem zallmahia e bllokimit te rrugeve dhe inagurimeve, tani mund dhe te te kape copa e tritol-shperthyer e pallatit gabimisht, ose te kesh nje zgjim te kendshem nga gjumi, ne varesi te turnit te punes dhe ndjekjes ose jo te lajmeve te dites. 

ketu goxha me i kthjellet, ashtu po, keshtu jo...

Kjo e paska pas fasaden si PS-ja.

PS-ja duhet te jete me djallezore. Leshoi 200 bathorista asaj nderteses...e shkermoqin brenda nates. Ne kete menyre edhe bathoristate u merr voten, edhe kursen leket per shkaterrimin....

kom parasysh si u zhvesh aeroplani ke filmi Lord Of War

Ndertesa mu duk shum e bukur dhe me erdhi keq qe u prish. Di gjo njeri se ku ndodhej kjo ndertese dhe e kujt ishte, e per ç'fuksion e kish ndertuar. 

Artikulli s'mu duk keq, autori dukej sikur bente apel ndaj qeverise qe ne kete situate te mos krahasohej me killerat e tritolit. Mirpo ngrihet pyetja, a ka mend Palloshi ta kuptoje kete gje. 

sa vjen e behen me te dobet te gjithe ata qe shkruajne poshte cadres se lubonjes.  tani qe ''integrimi'' i la ne balte nuk dine ku te ankorohen,,,kane humbur lindjezimin

Shume shkrim i bukur vertete. Ku mund ta gjej per ta lexuar?

Ne fakt vetem prishja e ndertimit pa leje nuk mjafton.

1.Duhet qe pronari apo pronaret e objektit pa leje te paguajne nje me nje te gjitha shpenzimet qe qeveria beri per prishjen e objektit dhe kthimin e teritorit ne gjendjen e meparshme. 

2. Duhet qe pronari apo pronaret te paguajne gjobat per shkeljet apo aktet e kundraligjeshme qe lidhen me ndertimet pa leje dhe ne mungese te parave te futen ne kaush si dhe ti sekuestrohen pasurite nese kane deri ne plotesmin e detyrimeve ndaj shtetit.

 

Pershendetje Karajt qe i ndodhet afer PPU me pershkrime Tritoliste ....smiley Ne se ke vendosur ke "dy bandat " dhe " te barazlarguarit " mos e vlereso , ndryshe ...

Berisha Nentor 2008 ..." lejet e Ndertimit ne Qytete jane dhene nga te korruptuar , hetim dhe Tritol " ..pa permendur rruspat dhe Tritolin e 2005 ..."

Raporti ..." Pallati Bashes ne Vlore eshte i jashteligjshem"

Berisha  ..." Kujt do me i tregu korrupsionin tie .je i ngrire " Jozefpercka nga mbrapa "Dhe nuk hin ma "

Karaj ... thelbin e ke gjetur smiley

Mesazhe Politike ....Po pse cfare Mesazh jepen ne nje shtet pervecse nga politika ..?  Edhe BE edhe USA edhe Gjith Bota mesazhet i percjell nep[ermjet politikes .ndryshe kujt t'ja percjelle ? Xhibit ?

Ky eshte Mesazh dhe Fare i QARTE

Do tu q.nenen Juve Hajduteve e Banditeve te PD-hit fshehur pas kryebanditit Berisha ,, llapaqene qe ndotet Shqiperine ne cdo qoshe vetem me te lehura ... Leh e Vidh !

Kane filluar ta bejne te merzitshem   PPU per arsye se po dominojne vromat e vleresuara dhe korobockat me fshesa te shumestandarteve ...por kur lexon emra si Juaji mendoj se doja me te thone ndonjegje ose lexo Xhibolet e Derstiles  ! Thanks smiley

Ishin merzit cunat e PD-hit sepse tritoli nuk kish plas qe me heren e pare por kish plas heren e katert. Nuk eshte shtet ky thoshin, policia eshte e paafte.

... a nuk ka asnjë mundësi që kjo të bëhet pa gjithë atë zhurmë, pa qenë drejtpërdrejt në TV dhe ndoshta jo me tritol?

...nuk ka mundesi te behet pa zhurme sepse Dhuna dhe  Tritolit jane ne ADN e komunisteve  pa dallim moshe,feje apo krahine. smiley

 

Ore po ca po ndodh me ju peshqit...... Popull i pa kenaqur, jemi mire atje ku s'jemi.....

Ramiz ik

berisha ik 

nano ik + berisha hajde

berisha ik

Edi ik

Gjate periudhes se zgjedhjeve nje babezi shkerdhatare filloi ne popull duke ndertuar ne  cdo qoshe,ne cdo obor shkolle, trotuar,kthese rruge ,zgjatje pallatesh,ne llogara edhe pergjate bregut jonian babezi e papare ndertimesh te shemtuara ,kryeministri i tanishem cirrej qe mos ndertoni se do ua hedh ne det .....tani qe ky po i prish keto katraura po na cani trapin ,pse kete qe eshte bere bukur ,po jo ate atje apo kete ketu , pse pse pse pse ......popull hosana baraba....ehhhh p.... Semes

Ramiz ik

berisha ik 

nano ik + berisha hajde

berisha ik

Edi ik

Ndoshta pergjigje eshte e thjeshte: se te gjithe e kane bere m... mullar...

E kemi ne gjak kalane e Rozafes ne , vlla me vlla bone me hile , le mo parti m'parti

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).