Kur Edi Rama  shpalli programin e forcës së tij politike, ajo që tërhoqi më shumë ishte premtimi: “Hapja e  300 mijë vendeve të punës”. Ishte një rast për të kujtuar mbretin norman, Uilljam Pushtuesi. Evropiani i parë që porositi hartimin e librit të famshëm “Domsdej”.

U krijua me porosi të tij regjistri i parë i tokave të Anglisë, zanafilla evropiane e kadastrës bujqësore. Le t’i kujtojmë lexuesit, jo pa qëllim, se ky fenomen “i pashembullt”, në historinë evropiane,  nisi në vitin 1085 pas Krishtit.

Lind pyetja, se çfarë e frymëzonte atëherë atë figurë, për këtë arritje madhështore? Vallë pushtimi norman i Anglisë? Jo! Nuk mundet të jetë shpjegim i kënaqshëm ky argument”,- thotë Meitlendi – “sepse Evropa mesjetare kishte parë shumë pushtime, porse vetëm një libër të Domsdejt”.

Më vonë, shumë studiues të kulturës perëndimore, si Haskins etj., shtjellojnë dhe argumentojnë se përse mekanizmi i regjistrimit sistematik të tokave në shkallë evropiane, krejt i huaj për shoqëritë feudale të kohës,  mbeti po aq i mahnitshëm edhe për qindra vjet të tjera.

Ndërsa ishte pothuajse i zakonshëm në gjithë hapësirën e despotizmit oriental. Shoqëritë paraindustriale evropiane, e kanë nisur prej tokave, regjistrimit, njohjes dhe shfrytëzimit sistematik të pjellorisë së tyre,  të gjithë zhvillimin.

Sot, pas gati njëmijëve vjetëve të Domsdejtit evropian, në një vend po evropian, në Shqipërinë tonë, gjëja më e lënë, më e pavlerësuar, më e  sakatosura, më e shkatërruar, më e palëvruara, është pikërisht toka. Toka në përgjithësi dhe ajo arë në veçanti.

E vlerësuar në mënyrë të gjithanshme prej sistemit të kaluar, e studiuar në të gjitha detajet, e analizuar në krejt shtresën e punueshme, e sistemuar deri në qëndisje, e kulluar dhe e vënë nën ujë në më shumë se 64% të krejt tokës arë, për më pak se gjysmë shekulli punë organizuese, mbi baza të fuqishme shkencore.

Por në një çerek shekulli pas ndërrimit të sistemit, ata që morën frenat e qeverisjeve u sollën më tokën si “pushtues vandalë”! Ka ardhur koha t’i quajmë të këtillë sepse ashtu kanë vepruar dhe as sot e kësaj dite, nuk kanë vënë mend.

Se dëmi i pallogaritshëm nuk janë moria e krimeve të kryera, vjedhjet, grabitjet, nxitja e sherrnajave dhe hasmërive që i ndajnë shqiptarët, por me shkatërrimin e mentalitetit për ta trajtuar tokën si një objekt të gjallë dhe tepër dinamik. Vetëm pushtuesit kanë shkatërruar toka. I kanë mbjellë edhe me kripë.

Askush nuk e ka vrarë mendjen nga këta pushtues sharlatanë, që e kanë shkatërruar këtë vend  dhe zhurmojnë për orë e minutë si  të ndërkryer, të na thotë se ku pikërisht do të do të punësohen shqiptarët, në se jo në shumicë në bujqësi?

Ja pse pandehma se Edi Rama me alternativën e tij, po zbriste si Uilljam Pushtuesi, zuri vend në popull. Është një  shpresë- vizioni që i ka munguar deri më sot këtij vendi. Shpresohet shumë se do të nisë një kthesë rrënjësore qysh në konceptimin mbi tokën, mbi prodhimin bujqësor. Vizion, sipas të cilit, njerëzit që e njohin tokën e  kanë bindjen se vetëm toka, puna me tokën, shfrytëzimi i saj mund të plotësojë dhe ta tejkalojë numrin e treqind mijë njerëzve në punë, brenda një mandati qeverisës. Bota ka kaluar nëpër këtë rrugë zhvillimi.

Në Amerikë punojnë 2 milionë ferma, pra 2 milionë fermerë sipërmarrës, që  mbajnë me prodhime mbi 350 milionë  amerikanë. Por edhe që eksportojnë produktet e tokës së tyre në të gjithë botën. Izraeli 6 milionësh, ka po kaq tokë arë nën ujë sa edhe ne, diku tek 400.000 ha, por kurrsesi me burime ujore sa ne. Krejt ndryshe prej neve është njëri prej eksportuesve kryesorë në botë i produkteve agro-ushqimore.

Kina një shtet me sipërfaqe toke arë sa gjysma e Amerikës, të parën ndër katër reformat e mëdha transformuese që ndërmori ishte pikërisht puna me tokën, me bujqësinë. Sot Kina gati 2 miliardëshe, jo vetëm plotëson e ushqen të vetët, por konkurron denjësisht në tërë tregun botëror me produktet bujqësore. Për analogji, tek ne “reforma” më e parë që ndërmorën “vandalët pushtues”, ishte shkatërrimi i tërë mentalitetit të mirëfilltë tekniko- shkencor për tokën, të krijuar me aq mund e sakrifica ndër vitet e socializmit.

Është paradoksale kur dëgjojmë të flitet nga ekonomistë, “kompetentë” foltoresh, për ca lloj stimujsh, për ca lloj lëmoshash, që vandalët e politikës shkatërruese, hera-herës në garë mes tyre, gjoja si të ndryshëm nga flamurët,  kujtohen t’u tundin katundarëve tanë, të cilët na i kanë graduar në “fermerë”.

Dhe guxojnë e flasin kështu këta kriminelë të vrasjes së të mirës, të tokës arë, se kujtojnë se njerëzit tanë e harruan që ishte pikërisht toka arë, bujqësia, që para këtij shkatërrimi  jepte 65% të gjithë fondit të nevojshëm për investime në shkallë vendi. Reforma në bujqësi kërkon krijimin e mentalitetit të ri mbi tokën. Janë mundësitë, sepse sistemi i kaluar, të gjitha tokat e rënda fushore i drenazhoi në mënyrën definitive me tuba qeramike. Ato janë  realisht uzina të vërteta prodhimi, por kërkojnë qeverisje.

Kemi ujë të bollshëm që siguron kapacitete të larta prodhimi, por do nikoqirisur. Kemi një tokë të studiuar në të gjitha detajet, por ato të dhëna shkencore janë librave e regjistrave të hedhur andej-këndej. Është shumë e nevojshme që të krijohen modelet e prodhimit me sipërmarrjet kooperuese sipas skemave të njohura.

Pritet nga kjo qeverisje nxitja dhe mbështetja e  sipërmarrjes në prodhimin bujqësor si e vetmja rrugë, për punësim e mirëqenie. Pritet të thërriten mendjet që kanë për të thënë e për të dhënë, se si  një numër sipërmarrësish, mund të punësojnë jo 300 mijë, por dyfishin brenda një mandati qeverisës. Kjo pritet nga qeverisja Rama!  

138 Komente

Lexova nje artikull per token, per regjistrimin, per dinamizmin e tokes qe nese shfrytezohet si duhet me vetem 1.7% te popullsise te punesuar ne kete sektor mund te mbushesh kerkesat e vendit dhe te eksportosh, por sesi hapen 300 mije vende pune, kete nuk e lexova...spo kuptoj akoma, a e ka marre vesh Edi Rama dhe PS qe tashme jane ne pushtet????

Autori ka kapur nje teme shume interesante, pasi eshte dhe nje nga specialistet me te mire te bujqesise, dhe ne ate periudhe ka qene nje nga me te degjuarit. kete gje e kemi thene dhe sterthene edhe ne ketu. ne nje vend te prapambetur si ky i yni, problemi themelor eshte qe te sigurojme prodhimin bujqesor, pasi eksperienca e ketyre viteve na tregoi se rreth 60% e valutes shkon per eksporte ushqimore... por nderkohe qe eksportet tona asnjehere nuk e kane mbuluar as ne masen 20% kete sasi, por ne kemi ngrene nga reminitancat... Pra une mendoj se autori e ka kapur mire fillin... eshte urgjente regjistrimi i tokes... URGJENTE, se pasi te vendoset pronesia mbi token, atehere te tjerat rrjedhin ne udhen e vet normale. Pastaj vijojne politikat ekonomike e bujqesore, pastaj vjen taksimi ose i tokes ose i proddhimit, vijne e kompletohen skemat e sigurimeve te te gjitha llojeve, e keshtu me radhe... 

Autori vetem ka cekur rendesine qe ka regjistrimi, por si specialist, do te duhej qe ate skemen ne titull, te na e zberthente, edhe ne raport toke - prodhim, edhe ne raportin punesim-prodhim, dhe se fundmi edhe ne raportin njesi prodhimi-perfitime financiare, si individuale e po ashtu edhe shoqerore.

Mendimi i shprehur qëndron dhe ësht mjaft i rëndësishëm për ekonomin dhe punsimin. F.I  duhet të jepte më shumë shifra mbi tokën sipërfaqet e ndara dhe pronarët e saj.Problemi ësht shumë i ngatruar me coptimin e tokës bujqsore në parcela shumë të vogla.Kërkon energji e punë organizativo-administrative shumë të madhe.

Priz, mendime hedhim jo per ca " keshilltare " si ky aguridhi poshte por ju lutem kini arasysh , se ne nje artikull gazete eshte mjaft e kufizuar hapsira per hollisira.Por ideja nuk eshte per parcela te vogela, por per " sipermarrje" ku sipermarresi merr me qera token prej pronareve, ne permasat ku i mundesohen skemat e qarkullimeve bujqesre.( jo me pake se 400 - 600 ha)Sepse pa kooperimin brenda skemave te mbjelljeve me blegtorine nuk mund te kete prodhim intensiv bujqesor.Nje seme normale do ti mjaftonin 125 - 140 puntore dhe nje shkalle e grades 2 per mekanizimin. Ne se nje qeverisje e mire nxit te funksionojne 100 gjer 200 sipermarres te tille x 500 ha toke are seicili, brenda nje viti bujqesor ( gati nje vit e gjysem kalendarik) do te kishim 100000 ha, nen sipermarrje.Shumzojeni me numrin e puntoreve te punesuar...!
Nuk ka e nuk do kete rruge tjeter per zhvillim te vendit tone te vogel, pa ju kthyer punes ne Bujqesi.Une do ti sygjetoja kujtdo mrrgimtari i cili i ka nje grusht aresh.Mundohu dhe vur ne pune nje fabrike te kaacitetit mesatar, per prodhim....salce domate.Dhe brenda, vetem dy viteve ai do te ishte nje i pasur. Importojme cdo vit salce domateje me nje shenzim prej rreth 9 milione euro...!! Nderkohe qe mijera tonelata domate kete vit u hodhen kanaeve ...vetem ne Lushnje...
Megjithkete keto jane probleme qe kerkojne analiza te mirfillta.Ideja ime eshte qe kjo toke po lihet djerre per faj te qevertiseve.

Problemi me kete analize eshte qe s'eshte realiste, po fare fare. 100K Hektare i thone 1/6 e tokes se punueshme ne Shqiperi ne duart e 100-200 sipermarresve. E theksoj toke e punueshme, jo tamam toke bujqesore se e gjithe toka bujqesore eshte 118K! Ky lloj perqendrimi ne kushtet e lirise se tregut eshte ekonomikisht i pamundur. Kerkon miliarda kapital dhe disa dekada.

Keto gjera ishin te mundura ne komunizem ku nje sistem autokratik mund te kanalizonte kapital dhe njerez ne dhune. Ne kapitalizem, keto jane petulla me uje.

Pnluarasi,edhe pse nuk i ke te qarta termat toke are, toke bujqesore dhe toke e punushme, nuk do te thote se eshte kjo arresyeja pse nuk keni te drejte.Thelbi eshte qe qeverisjet ne keto 23 vite nuk kane percaktuar prerogativat baze per zhvillim.Artikulli terheq vemendjen duke sygjeruar( gjithenje sips tij) se ne nje vend te vogel si yne, duhet te ishte toka, konfigurimi i saj ne sistemin perkates sipas pervojave te vendeve qe e trajtojne token me shekuj, vememendja mbi te, qe do te thote percaktimi i ligjeve te nevojshme te cilat jo vetem stimulojne e mbrojne prodhimin vendas por mbi te gjitha nxisin shfrytezimin e saj.Une ju them qe ta dini, ne kete vend eshte arritur qe tokes are fushore, koeficenti shfrytezimit ti shkonte 1.2 gjer 1.4.Qe do te thote jane marre edhe dy prodhime brenda vitit. Ne keto 23 vite, 80 perqind e tokes are nden uje ( 413.000 ha ) nuk eshte mbjelle fare ne sistem! Toka are eshte masakruar sepse katundarit qe femijet i derguan ca pare, ka ndertuar haurin tre kate diku nga mezi i ngastres ( ne te shumten e rasteve dy i ka vetem si skelet nden cati) i ka vene persiper dhe flamurin te valvitet dhe ne njeren ane rri me plaken e ne anen tjeter merzen lopa! Ketij tip katundari qe nuk i eshte dhimsur toka, ka ndertuar pa leje e sipas qejfit, politikanet bandite na e ndjellin " ...Fermer" ! Une kam pare mjaft shtete te botes por po ju tregoj vetem njerin.Shifni Spanjen! Nuk guxon kush te ndertoje sipas qejfit ne token e tij.Ka vetem qendra bujqesore te perqendruara dhe toka ara kudo te mbjella.Shifni Gjermanine, Italine, Francen, ....Hungarine ! Tek neve eshte bere hataja mbi token, or i merguar!

O grave, mos ja kref shume bishtin qeverise smiley

 

eshte ne genin e intelektualit shqiptar qe ti kreh bishtin (e shpesh here jo vetem bishtin) qeverrise per arsyje te ndryshme... ja psh 300.000 vende pune dhe asnje per autorin

Endrity, ku e shikon pikerisht ...krefien?

Grave, ne tere boten e zhvilluar nr i punetoreve qe merren me bujqesi eshte reduktuar drejt limiteve. Dhe bujqesia vete ze nje peshe te vogel ne GDP. 300 mije vende pune jane gati 30% e forces punetore tone. Pra ti po thua qe ne nje sektor te tille do prodhohen vendet e punes se Rilindjes????

A e kupto qe eshte me produktive dhe eficente per nje fshatar te thjeshte te punesohet si kamarier ne Bllok sot se sa te prodhoje domate e kastraveca ne Lushnje? Qellimi yne duhet te jete ti heqim njerezit nga fshati e ti sjellim ne qytet. Biles kete e kuptuan dhe planifikuesit qendror te komunizmit. Dhe pikerisht ky proces solli rritje ekonomike qofte ne Shqiperi, qofte ne Bashkimin Sovjetik. Ndersa ne shtete si Hungaria apo Cekosllovakia qe kete proces e kishin mbyllur me kohe, nuk pati rritje dhe pati protesta qe heret ndaj komunizmit. 

Prandaj them qe per te miren tende shpresoj te jete krefje bishti. Se nqs i beson vertet keto rrezik ben dhe ndonje investim te gabuar si biznesmen gjate kesaj periudhe. 

Endrity, ju mateni me hije mengjezi para se te uleni per sillen...!Une flas per nje vend me avantazh bujqesine, rinia e te cilit mendjen e ka ...kafeneve ! Sepse ka nje mentalitet qeverises me syte nga qielli!
Ama une jam shume i sigurte se nje dite ne kete vend do vine mendjet, qe do kthejne koken nga TOKA ! Toka e nje vendi me 307 dite te vitit me diell dhe me uje si asnje vend tjeter...!

O Grave, ja ku eshte Italia matane detit po aq e bekuar me toke te mire. Shife sa % e GDP dhe forces punetore merren me bujqesi. Shif po ashtu nese kjo % eshte rritur apo zvogeluar ne 50 vitet e fundit teksa vendi arriti te quhet nje ekonomi e zhvilluar. 

 

Qellimi yne duhet te jete ti heqim njerezit nga fshati e ti sjellim ne qytet.

fshatari mund te punesohet ne qytet po s'ka pse detyrimisht te levizi aty .shumica e fshatrave jane nga 0 ne  30-40 km larg qyteteve kryesore.

 

po s'eshte njesoj jetesa ne qytet me jetesen ne fshat. amerika eshte ndertuar e tille, sic thua ti, por ketu eshte ndryshe. robt vdesin per qytet, per kafen te lagja, me te dale nga dera e shtepise, e per shetitjen nga qendra pa qene nevoja te besh rruge me makine, etj, etj. Ka rob qe s'i kane qejf shtepite private ne krahasim me pallatin, imagjino...

Shoqëritë paraindustriale evropiane, e kanë nisur prej tokave, regjistrimit, njohjes dhe shfrytëzimit sistematik të pjellorisë së tyre,  të gjithë zhvillimi

Kjo eshte  vrtete. Nga ketu duhet ta kishin nisur "demokratet" kriptokomunist! sepse ketu e kishin nisur edhe komunistet kur moren pushtetin, kryen reforma agrare qe kapercyen verferine shekullore dhe injorancen e shqiptareve 90% analfabet! Sot tokat buqsore jane zene pa piken e vlersimit me ngritje te pafundme te betonit per banim, nje veprim qe do te kete pasoja te medha, per shqiptaret!  Nje vend me 3/4 zone kodrinore  malore eshte krim te ndertosh ne toka buqsore! 

Fakte, Bathorja gjithe ato hektare toke fereme, shtetrore u zune me shtepia,Ne Tirane u zune gjithe ato hektare toke te fermes Gjergj Dimitrov Sauk Kombinat ect ..me pallate betoni parafabrikat! Dhe ske ku te hedhesh kokren e molles, aq eshte dentesia per meter katror! Po keshtu ka ndodhur ne Durres dhe gjeteke! Nje zhvillim kaotik qe zor se do te rregullohet! 

 

Fakte, Bathorja gjithe ato hektare toke fereme, shtetrore u zune me shtepia,Ne Tirane u zune gjithe ato hektare toke te fermes Gjergj Dimitrov Sauk Kombinat ect ..me pallate betoni parafabrikat! Dhe ske ku te hedhesh kokren e molles, aq eshte dentesia per meter katror! Po keshtu ka ndodhur ne Durres dhe gjeteke! Nje zhvillim kaotik qe zor se do te rregullohet! 

Pothuajse kudo toka e perdorur per arsye komerciale apo banimi ka me shume vlere se toke e perdorur per bujqesi. Ne rast se shqiperia qe vend i zhvilluar/zhvillohej jo vetem qe nuk do kishte 300,000 (apo 600,000) vende te tjera ne bujqesi, por Tirana & co do kishin 500,000 me shume banor.

Ne fakt, themra e Akilit, per çdo ekonomi, qendron tek TOKA, pronesia e rregullt e saj, disiplinimi i saj, mosabuzimi i saj, mosndertimi pa kriter mbi te, aplikimi i formave shkencore mbi te, etj, etj. Autori tamam sikur te ishte ne nje mendje me mua, e ka kapur shum bukur kete çeshtje, çeshtjen e disiplinimit te TOKES dhe krijimin e kushteve te pershtateshme per shfrytezimin e saj, duke sjelle jo vetem punesim, por edhe shtim te prodhimit, qe perkthehet ne zgjerim te GDP/PBB/PKB, mirpo une kam frike se me ate anomali qe eshte krijuar ne TOKA, veshtire te sjellesh nje disiplinim, ose mund te sjellesh nje disiplinim me pak dhimbje, gje per te cilen qeverite i tremben se kane hallin e votave. 

Të lumtë miku im GRAVA, gjithçka shkruani është e saktë.Shqipëria i ka të gjitha kushtet toksore dhe klimaterike, ka nevojë për QEVERISJE. Asnjë nga qeveritë të majta apo të djathta nuk kanë investuar për bujqësinë...

Sa tritol u dashka me ja harrit te kthehemi mbrapsh per te filluar nga e para,ku? ne '45 apo ne ''90?

Noli thoshte pak a shume (perifrazim) se duhet trimeri te jesh plak, se ndryshe rrjedh si ky me siper. Kjo propagande nuk ka qene e denje as per gazetat e kohes se diktatures komuniste, e shumta mund te behej me punetoret gjate mbledhjeve.

Rama u krahasua me Uilliam Pushtuesin pse tha do hap 300 mije vende pune! O pika mua! Me Ramen u tallen te gjithe ne fushate se u deshmua ne daljet televizive me gazetare qe e ngacmonin pak, si nje analfabet ne ekonomi, qe edhe ato qe i kishin pergatitur per ti lexuar i harronte.

Edhe Fatos Nano ne '97 premtoi 300 mije vende pune po e pame te gjithe sa hapi.

PD ishte shume here me elaborative dhe argumentuese per premtimin e saj per 250 mije vende pune. Por tani kjo s'ka rendesi.

Ne fakt, kjo me bujqesine qe e thote plaku e ka nje hile. Duke llogaritur si te vetepunesuar fshataret shqiptare, Rama jo vetem ka mundesi te thote qe hapa 300 mije vende pune, por te thote qe i tejkalova keto 300 mije vende, pavaresisht se ata fshatare (nuk mund ti quash fermere pa prodhuar per shitje) qe llogariten te vetepunesuar, me prodhimet e tyre nuk e kalojne dimrin.

Regjistrimi i tokes eshte bere qe heret, ne kohe te Zogut dhe Rama as nuk hyn ketu e as komunizmi. Te gjithe besoj biem dakort qe bujqesia dhe prodhimi ne Shqiperi u shkaterrua nga komunizmi me kolektivizimin. Kishim ferma dhe kooperativa qe nuk prodhonin dot ate qe ju kerkohej dhe s'mund te pritej me shume ne nje ekonomi te komanduar. Te gjithe e pame rezultatin kur duhej te coheshim ne 3 te nates per 1 liter qumesht dhe veze merrnin 10 te paret ne rradhe, per te tjeret s'kishte.

Sot keto gjera duken si perralle nga e kaluara. Veze, qumesht, mish, etj. prodhohen ne Shqiperi e cila ka shtuar kapacitet dhe modernizimin ne mjete ne keto fusha.

Sa per rilindjen, premtoi 5 fishim te granteve te fermereve, vetem i ka ulur. PD kishte planin qe nese fitonte nje mandat tjeter te ndertonte sistem modern per ujitje, vetem me kete do merrej, rilindja as nuk e permend.

Merrni nese doni edhe te dhenat, gjate qeverisjes se PD prodhimi bujqesor u rrit dhe eksportet e tyre gjithashtu.

Kshu, mos sillni ketu budallalleqe te tilla (qe ndonje fjali eshte kopjuar nga libri i Ngjeles).

...në Shqipërinë tonë, gjëja më e lënë, më e pavlerësuar, më e sakatosura, më e shkatërruar, më e palëvruara, është pikërisht toka. Toka në përgjithësi dhe ajo arë në veçanti.

...sepse toka ju dha dhurate fshatareve me ligjin famekeq komunist te Berishes 7501.Forma private e pronesise eshte baza e sistemit kapitalist.Ne vazhdojme te jemi nje shoqeri hibride.E.Hoxha na e konservoi tokën për 50 vjet. kurse S.Berisha dhe F.Nano na e tjetërsuan.Po nuk u kthy toka tek i zoti nuk ka zhvillim te bujqesise.

Kurse per keta sharlatatane nostalgjiket qe derdhin lote per bujqesine e Enverit do i kujtoja nje histori te dhimbshme te nje kryespecialisti agronom qe punonte ne nje institut ne qytet ku merej me studime shkencore per  permiresimin e farerave te grurit dhe kur shkonte ne darke ne shtepi(jetonte akoma ne fshat) nuk mund te blinte gjysem buke gruri ne dyqan sepse shitsja ,(gruaja e kryetarit te keshillit lagjes) i thoshte nuk te jape buke se je nga fshati .Kjo ishte bujqesia e Enverit ...smiley

 

Cke me ligjin 7501? Ai ligj ishte nje kompromis qe PD beri me Ramiz Aline qe token donte ta ndante ne menyre komuniste dhe ka bere mire. Ky ligj ishte nje reforme agrare ne vete dhe reforma te tilla nuk bejne vetem te majtet, por edhe te djathtet, bile te djathtet e bejne tamam se pronaret nuk shpronesohen pa gje, por ju paguhet toka. Reforme agrare ka bere edhe Zogu nese nuk e di dhe qe te gjithe biem dakort qe nuk ka qene asnjehere komunist.

Ligji ne fjale nuk e la token ne pronesi kolektive, ja u dha fshatareve qe ta punon dhe nxirrnin fitime.

....dhe ka bere mire.

Pyetjes nëse ndihet përgjegjës, Berisha i përgjigjet: “Padiskutim. Kush e votoi ligjin 7501? Unë isha kryetari i PD-së në atë kohë". Por, sipas ish-kryeministrit nëse ky hap nuk merrej nga qeveria e parë demokratike e dalë nga zgjedhjet e marsit të vitit 1992, do të kishte eksod të popullsisë. 
 

Kapo, 7501-shi eshte ligj i vitit '91 dhe PD e pranoi per dy arsye, e para qe te mos lejonte Ramiz Aline te jepte tokat vetem per perdorim sic thonte dhe jo si prone per pronaret dhe njerezit e tjere pasi kete propozonte ne ate kohe diktatori Alia dhe se dyti, PD mendonte per ata njerez qe banonin ne ato zona dhe nese nuk do te merrnin ndonje cope toke s'kishin me cfare jetonin.

Qe kur eshte krijuar e deri tani dhe mesa shihet do te vazhdoje ta beje edhe ne te ardhmen, PD eshte ajo qe udheheq shoqerine shqiptare edhe kur eshte ne opozite.

" keshilltar", qendro tek keshilat ! Se kur kapercen ne definicione, ke nevoje te keshillohesh ...me nje infermier!

Kapo, e ke gabim shume!

TIRANE- Ne emer te
Forumit per
Trashegimine, 
Artan Shkreli dhe
Artan Lame kane
reaguar sot per
heqjen e rrethimit
prej kangjellash te
Presidences. 
Ne nje deklarate per mediat, jashte kety re ambienteve, ata i bene apel
kreut te shtetit te bllokoje urgjent punen per heqjen e ty re, duke e
cilesuar kete shkaterrim te nje trashegimeve prej 6 dekadash. 
Sipas Lames,
justifikimi i dhene
per heqjen e
kangjellave ka qene
absurd. “Na thane
qe jane kalbur e
justifikime te tilla,
nderkohe qe ato
jane shume ne
rregull”- tha ai. 

 

smiley

e bone edhe ti poezi zerin e popullit si ai tipi i Kadarese te qyteti pa reklama looool

smiley

ps. rroft peshku!! smiley

 

ps. rroft peshku!!

 rroft ps, peshko smiley

PS dhe une jemi evente te pavarme. Me qen strikt dhe pedante gjer ne fund, me PS jemi edhe me te pavarur se sa me PD-ne, si ndyshore te rastesishme po flas smiley   

i cik e thell kjo; prap s'di a bona mire qe e thash ktu smiley

Ke per tu prish perjete me Faikun. Mos thuaj me pas qe nuk te paralajmeroi njeri.

smiley

Miremengjes i dashur Grava . Gezohem qe admin e nderuar te PPU here pas here i japin nje fizionomi te vertete faqes me prurje dinjitoze . Nje trajtese si juaja per shume fusha i ben nder dhe Inteligjences se memberve por edhe dallon fundet e kazaneve ose si i thone Bythet e Kusive te InteliDjences me " edhe Zogu beri reforme " aventurieri  qe nuk kishte kontrollin e Teritorit njesoj si shteti babasqapit ... ose daha me Injorante me " kolektivizimi prishi bujqesine "

Eshte kurajo e madhe te Deklarosh " Po 300 mije vende Pune "  dhe une kete e kuptoj qe teknikisht e si perspektive Ju e trajtoni si proces Real dhe Serioz te mundshem . Jane dhite e babasqapit qe i ka fryre me togfjalsha " se fermeri yne zotrie " qe mendojne se ne do konkurojme Boten se ne e kemi arritur ne Teknologji dhe Prodhime smiley duke vene grate ne vend te qeve e duke i grahur burat me 'hosten " nga mbrapa .Turp e faqja e zeze qe kjo kategori LEH akoma .

Ne cdo Liber ekonomie , ne cdo shtet te Botes A-ja e cdo Levizjeje , fillon  nga Vleresimi Tokes si Kategori Ekonomike .

I vetmi Shtet ne Bote me Bajraktar Injorante Mashtrues , qe e vleresoi si " kategori emocionale" dhe " kategori elektorale " eshte Grupimi banditeve te PD-hit , qe na ka lene kete Krim . Do shume pune ta rikthesh por jo e Pa Mundur .Dhe kjo trajtese e jep kete mundesi, te pakten ne te kuptuar !

Shqiptaret jane te etur per te  ngritur Vila germalla ne mes te tokes bujqesore dhe te emigrojne jashte vendit sesa te punojne token e tyre! Kush do punojne pleqte! Ata kane ngelur neper fshatra..shumica e fshatrave kane ngelur te shkreta, shtepi te rrenuara, toka bujqesore te ngelura djerra! 

jane ftof ne tajare. e imagjinon ti qe cuna nga borshi apo qeparoi ikin ne gerqi, tirane apo s'di se ku?

Jemi ne demokraci secili vendos vete per veten..atje ku te hedh jeta atje do perballesh..ashtu sic ka te drejte ta zeme qytetari nga tirana apo nga Shkodra ashtu kane te drejte edhe keta te tjeret..te jetojne kudo dhe kurdo..kete ka te mire demokracia qe jep pashaportizim me dore te leshuar jo si njehere e nje kohe qe ishte per qytetaret e rretheve nightmare per nje ne Tirane..Duhesh te kesh lindur ne Lezhe qe ta kuptosh! smiley

Po shko pra ti. Puno token, kullot bagetite, rrit pulat, pastro kotecin. Normal qe do te ikin. Nuk kane cfare te bejne ne fshat, as leke, as pune, as defrim. 

Asnje nuk shkon...edhe sikur te dua nuk duan pasardhesit e mi..por shpesh enderroj qe nje dite te arte pse mos te kthehem! Do te ishte nje vend ideal per te vdekur! smiley

 smiley me shkaterrove

Po pse ta ble 10 mije dollare vendin ketu ku me ato para ta zeme ndihmoj nje fshatar per te mbjelle token! smiley

18º Celsius temperatura sot. Nje diell i kendshem. As ere.

Plasem nga zilia! smiley Eshte vend I bekuar! Ne e kuptojme vetem kur trashesia e bores arrin gjysem meter ketu ku jemi! 

ne gjithe boten fermeri me keto pune merret , pastaj ne nje shqiperi 300 km te gjate e 150 km te gjere asnjehere nuk je larg qytetit edhe ne fshatin me te humbur te jetosh.

ne gjithe boten fermeri me keto pune merret , pastaj ne nje shqiperi 300 km te gjate e 150 km te gjere asnjehere nuk je larg qytetit edhe ne fshatin me te humbur te jetosh.

Emigrante te zgjuar jane ata qe kane punuar andej e me 30-50 mije dollare ketu kane krijuar nje prone te kendshme per me vone apo dhe qe u jep te ardhura tani. Jo vetem qe s'je asnjehere larg qytetit, por s'je asnjehere larg bergdetit ranor, bregdetit shkembor, llixhave natyrale, pyejve malore apo liqeneve piktoreske. Iken e vjen per pak ore, e zgjedh ke te duash qofte vetem per fundjave. Dhe je vetem nje ose dy ore larg me avion nga kryeqytetet me te bukura Europiane. Kur Shqiperia ta kete kaluar tranzicionin e keta te jene plakur, ajo shtepi do te jete investimi me i mire qe kane bere ne jete.

Pse ne Greqi ca po benin ?

pervecse trajtohen si arixhinj e punojne po ne bujqesi, pine dhe birra ne Greqi, me kismet nga ndonje fundjave

Premtimet elektorale u kuptua qe ishin nje genjeshte e madhe sepse realisht te gjithe e dinin qe ishte e pamundur te mbaheshin ato premtime, e rendesishme eshte nje populli te kuptoje qe duhet te shkeputet nga varesia qe ka me politiken pasi eshte si efekti i opiumit, sa me teper e pi aq me keq behesh keshtu qe dhe njerezit duhet te clirohen nga ky opium i perditshem, te fitojne pavaresine e jetes se tyre.

urojeni ket te riun qe paska ardh sefte.... (mbase edhe ky eshte ne radhen e ujqerve te vjeter...)

pse mer, kot u be ulja e pages minimale. 

Problemi eshte se kane marre te githe nga nje karton juripalle, dhe nuk denjon me njeri te ulet si shtrese  ne gjirin e klases puntore.

Eshte ekonomikisht, fizikisht dhe matematikisht e pamundur te hapesh ne Shqiperi 300 mije vende pune ne 4 vjet. Kjo eshte si ata pleqt ne 96' qe debatonin si arrin Gjallica te paguaj 30% interes ne muaj e fillonin e numuronin "investimet" e Gjallices.

ne amerike shtete me popullsi sa e shqiperise e quajne sukses nese krijojne 70-80 mije vende pune ne kater vjet.

sepse s'kane papunesi sa tonen

s'po them qe ky do te beje 300.000 vende pune, me kupto

por qe ne Shqiperi, po t'i vihesh, edhe i ben

e para bujqesia industria moderne qe te kene fitim duan automatizim te larte dmth edhe nese zhvillohen nuk punesojne aq njerez sa dikur.ne amerike me bujqesi merren 2% e popullsise ne shqiperi i bie qe vetem 30 mije te punesohen if and when bujqesia te ringrihet.

themelia e kombit eshte industria, manifakturimi.nota e qeverisjes se mire te nje vendi the scorecard eshte sa investime te huaja ke terhequr ne vendin tend.sa kompani te huaja serioze si toyota,fiat, honda, GM boeing ,Airbus etj , the  heavyweights of the industry e zgjedhin shqiperine si vend per te ndertuar fabrikat e tyre.deri me sot asnje prej ketyre  nuk i eshte qasur shqiperise ndersa ne serbi fiati e hapi nje fabrike me 3000 punetore.

Jam dakord deri diku, por ama eshte e vertete edhe fakti qe shtetet qe u industrializuan, e kane nisur gjithnje me bujqesine. S'mund ta anashkalosh ate faze zhvillimi. Bujqit nisin te pasurohen, vendi nis te mos importoje por te eksportoje dhe edhe vendi pasurohet, e keshtu krijohen qytetet, me bujq te pasur qe kerkojne me shume, jo me bujq qe shkojne ne qytet se s'kane c'te hane. S'mund te kercesh nga te qenit fhsta ne te qenit qytet si te jesh Las Vegasi. Bujqesia nuk ka vetem fermen, por me prodhimin bujqesor hapen fabrikat e perpunimit ushqimor, prej ketyre hapen fabrikat e prodhimit te lendes se pare, prej ketyre hapet nevoja per ekonomiste e inxhiniere e farmaciste, e keshtu me radhe. Rama s'ka bythe ta beje kete ne pak vjet, dihet ajo, por gjithsesi, mbetet parim i qendrueshem mbi fakte.

Alba2265, hidhu nje sy perfundimeve te kumtesave te institutit " earth" te U.Kolumbias , pikerisht per kete ceshtje, qe ta kuptoshe sa gabim e keni !
Harroje industrializimin e larte dhe pastaj ai zhvillimin e bujqesise! Bukqesone e zhvilluar e patem arritur.Pune tjeter shperndarja!

ceshtja e bujqesise eshte e thjeshte .taksoji ngastrat 2 dynymeshe ne menyre te atille qe pronaret ose ti lerojne ose ti shesin.nese kemi vendosur te jemi vend kapitalist karakteri i kapitalizmit eshte madhesia e ka zbuluar karl marksi 160 vjet perpara.toka qe te kete fitim duhet organizuar ne ferma te medha me pronesi private apo aksionere .por si fillim duhet politika fiskale ne menyre qe ajo te mos mbetet djerre.

lol, fiks kete beri Enveri. S'eshte se ua mori tokat direkt me dhune. Perkundrazi, u dha toka. Por u vuri kushte prodhimi qe po te mos i perballonin, t'i dorezonin ose te paguanin dicka, ndaj te gjitheve u leverdiste t'i dorezonin ne shtet me qejf te madh. Ata qe s'donin pastaj edhe u shkulej nga pak veshi me gjithe koke. Puna eshte qe ne kete sistem atij thjesht s'i do trapi ta shesi token. Con kalamajt refugjate dhe ja. Ca do besh ti? S'e detyron dot tjetrin te shese token qe ia ka lene baba. Mund ta detyrosh te dorezoje token qe i ke dhene ti, por jo ate te babes.

nese ka qejf te paguaje taksa te larta e ta mbaje token djerre puna e atij apo asaj persa kohe qe shoqeria e merr pjesen e saj nga kjo cope e pasurise kombetare qe ai ka ne pronesi.

Po s'i paguan taksat ai. Ca do besh? S'ia merr dot token vetem sepse s'pagoi taksa ngaqe s'ka prodhim. Sidomos ne nje vend me histori marrje toke nga shteti si tonin. Harroje ate ti. S'ia merr dot njeriu pronen, as ketu e asgjekundi. Vetem po ta vrasesh.

nese si paguan taksat token ta merr gjykata dhe e nxjerr ne shitje ne ankand.

token e kujt se s'po e kuptoj? token familjare, apo token e shtetit qe shteti do ta perdore duke ua dhene fermereve? Sepse token private s'ka burre nene te ta marre, pervec komunizmit. As ketu, as ne Amerike. Robt per dy gjera jane gati te veteflijohen. Per familjen dhe per pasurine qe do t'i lihet familjes.

s'ka rendesi nese token ta ka dhene shteti apo e ke trasheguar nga baba , ajo eshte pasuri dhe duhet paguar takse.

ne amerike ta marrin .nese nuk paguan taksat ta nxjerrin ne shitje.nese parate e grumbulluara nga shitja jane me shume se taksat qe iu detyrohesh te kthejne pjesen e mbetur pas mbajtjes se taksave.

prandaj s'i ble njeri pronat e braktisura ne detroit as per 1 dollar, prej atyre taksave. s'e di, por ketu s'funksionon ashtu.

s'eshte pune taksash se per ate pune edhe florida i ka te larta e me cmime te kripura e ne mes nje shtepie per $1 ne detroit e $200000 condo ne florida njerezit zgjedhin kete te fundit.

s'po them ta blesh per te jetuar, por si investor, te blesh e ta kesh. ose pse jo, te blesh 10 a 20 qe t'i kesh kur te zgjidhet situata. puna eshte se sa te kane shkuar taksat deri sa te jete zgjidhur situata, e mund te duhen 30 vjet te zgjidhet

ne pronat e braktisura detroiti nuk ka per ti rikuperuar parate nga taksat e prapambetura, prandaj qyteti po konsideron rrafshimin e tyre e kthimin e ish lagjeve ne toke bujqesore.

Vertet alba (me zamete)?

vertet ne kete menyre lehtesohet barra e zjarrfikesve e sherbimeve te tjera qe jane te detyruar te mbulojne nese klasifikohen si zona urbane.

pro fil, ne dinastine Cu , 1500 vjet para J.K. Ne se pronari e linte token pa mbjelle per nje sene " se nuk i donte ajo qe thate ju, tr.. apo se kishte cuar te birin hyzmeqar ne ...Nankin, ja hiqnin token dhe ja jepnin tjetrit, sepse toka me ligj konsiderohej pasuri e gjith kombit... Sot, 2000 e kusur vite pas J.K nje shtet serioz nxjerr ligje qe ne se ty katundar nuk te don tr...ta mbjellesh apo shesish, ta heq dhe ja jep sipermarrsit me qera !Qerane ja kthen atij tr...katundar.Ligjet per token jane te fuqishme ne te gjithe boten...

Nuk e di, mbase eshte e vertete qe te detyrojne ta japesh me qira, por prape s'ta merr dot njeri token. harroje ate.

Historia ofron shume modele......Perset e vjeter krijuan Zend-Avesta, gjuha e cila e ngriti agrikulturen ne piedestal si te vetmin profesion fisnik per kohen..

shifra 300 mije eshte 10% e popullsise ( censusi  i '13)......   veshtire te besohet se 10% e popullsise do te punesohet duke ruajtur  ne te njejten kohe  % e papunesise ne nivele optimale. 

 

...mos te mbetet djerre ", te nise sipermarrja per ta shfrytezuar token.Por ..." qe te zhvillohet ai vend - thone ata me mend te U.Kolumbias, ..." duhet te kthejne koken nga bujqesia " !

28 traktore te ndare per 7 koordinatore = 300 mije vende pune 

Eshte problematike kjo se nese Rilindja i hap 300 mije vende pune kaq shpejt vetem me idene e tokes, ca do beje 3 vitet e tjera te ngelura te mandatit? Njeriu kur s'ka ca ben ben lloj-lloj gjerash.

Plus qe Meta po perpiqet ta ktheje Rilindjen ne origjinen e saj te lavdishme kur i morri token bejlereve dhe kulakeve dhe ja dha fshatareve; kjo nisme noton ne ujin e Rilindjes si puna e salmonit.

Ok ok, shakate menjane, nje ide hodhi tjetri, mos e pushkatoni. Tek e fundit ne Shqiperi ka shume njerez (dhe si numur, dhe si %) qe jetojne ne fshat dhe merren akoma me token si burim primar i mbajtjes se familjes (ngaqe s'kane menyra/pune te tjera, jo per hobi), ndaj dicka duhet bere, keshtu qe ideja e hedhur ketu, pavaresisht meritave te saj ne vetvete, eshte duke folur per nje realitet--dhe pjese popullsie--te lene pasdore. Motoja per fshatin eshte cqt, pak a shume sic ka qene ne kohen e monizmit. 

Tjeter pune pastaj kur nje ide specifike hidhet ne gazete me nje titull rilindas300mijebombastik si karem. Kjo po qe eshte problem, njesoj sic qe problem premtimi aguridh i 300 mije vendeve te punes, apo deklarata idiotsharlatane se nej nje vend ku ka 3 milion banore, perfshi pleq e kalamaj, ne vitin 2013 kishte 1 milion te papune. Partia ama i ben qellimisht premtimet e genjeshtra 'nga halli' per te ardhur ne pushtet; po populli cne, apo nga deshira per te fluturuar? 

Nuk kuptova dicka. Ne vende te zhvilluara, nje % e vogel e popullsise punon ne bujqesi, per shembull ne Amerike me pak se 1% e popullsise, ne Izrael rreth 2% e popullsise, ose ne Greqi rreth 3% e popullsise. Ne shqiperi mesa duket punon rreth 40%+ e popullsise. Pra kudo modernizim = me pak punetor ne bujqesi, kurse autori mendon se modernizim ne bujqesi = me shume punetor ne bujqesi.

a perfshihen ne keto shifra agjente e sigurimeve, bankers te cilet mbulojne fermat, dealers e makinerive bujqesore e plehrave kimike, mekaniket e pajisjeve bujqesore, prefesoret e kolegjeve te specializuar per bujqesine, firmat konsulente bujqesore, tregetuesit e prodhimeve bujqesore etj?

Nuk mendoj se ndryshojne gjestin e argumentit...

Nuk e di, mbase eshte e vertete qe te detyrojne ta japesh me qira, por prape s'ta merr dot njeri token. harroje ate

..ketu ne Canada ke "property tax"  per token e cila te detyron ta punosh qe te mbulosh taxat, dhe nqs nuk e pagon per disa vite te marin token dhe ta shesin ne ankand.
 

epo ju rrofte kapitalizmi dhe liria per te pasur prone juve andej

kam pershtypjen se kjo vjen ngaqe qe kur eshte marre prona, eshte marre me ndonje lloj marreveshjeje dhe eshte konsideruar si prone e shtetit me te drejte perdorimi, a ndonje gje e tille

kam pershtypjen se kjo vjen ngaqe qe kur eshte marre prona, eshte marre me ndonje lloj marreveshjeje dhe eshte konsideruar si prone e shtetit me te drejte perdorimi, a ndonje gje e tille

eshte prone private, por ke harace ndaj shoqerise ajo autostrada ne te cilen nget makinen , shkolla e mesuesit qe te mesojne kalamajte , policia qe te mbron etj .. nuk jane veresie .

po ato taksa i paguan ne plot forma te tjera, jo thjesht me taksen e prones. cdo produkt qe ti konsumon ka nje takse siper kokes. nuk varet gjithcka nga taksa mbi pronen. te pakten jo ne shqiperi. ne shqiperi e paguan vetem kur detyrohesh te marresh ndonje certifikate ne bashki e s'ta japin po s'pagove, dhe eshte a s'eshte 40 dollare ne vit.

nese s'paguani taksa nuk do te keni asnjehere para per te paguar mjaftueshem administraten apo per te patur sherbime te mira publike.konsiderojeni veten me fat qe keni police qe japin jeten per t'ju mbrojtur me nje rrroge 300 euro ne muaj.

po lexoja tani ne internet. po te kesh nje prone qe vlen 270 mije dollare ne Amerike, duhet te paguash gati 7000 dollare ne vit taksa? :o apo e pashe gabim?

varet nga shteti ne te cilin jeton ne disa shtete sidomos qytete te vogla mund te paguash $1000--2000 ne vit ne qytete te medha aq sa thua ti.edhe nese e ke e ne zoterim free and clear prape nuk eshte jete falas se do paguash taksen +siguracionin plus shpenzimet e mirembajtjes.

shume shtrenjte

varet nga konteja (brenda shtetit). kam pare nje shtepi ne CT ne te cilen taksa vjetore ishte diku te 16,000$ ne vit.

por mos harro, qe parate nuk jane badihava. perkthehen deri diku edhe ne sherbime dhe shkolla me te mira. 

varet nga konteja (brenda shtetit). kam pare nje shtepi ne CT ne te cilen taksa vjetore ishte diku te 16,000$ ne vit.

por mos harro, qe parate nuk jane badihava. perkthehen deri diku edhe ne sherbime dhe shkolla me te mira. 

e kuptoj, dhe krime do te kete me pak ne ato zona. prape, eshte shume. po te mbetesh gjate pa pune, si ia ben? behesh i pastrehe dhe pse e ke blere shtepine?

eshte vertet shume. te atilla shtepi mendohen per ata qe nuk e kane shume problem po te mbesin pa pune smiley

kjo qe po flas psh, ishte nje shtepi e mrekullueshme te ciles i kishte rene cmimi diku te 500000, por sec kishte marre nje plasaritje ne te gjithe shpine (ndaj edhe renia). Kishte uje ne qilar!!! duhej te pakten edhe nje 150,000 per riparim. Por vertet shtepi e mire po te them.

Deri ketu OK. Pooor, sapo vjen puna tek taksat, prishet vertet muhabeti, eshte afer 1500$ ne muaj babam, te cilat nuk se i prek direkt me dore. psh po s'pate kalamaj ne shkolle, c'te plasi per shkollat me te mira.

Per ate qe thua qe te fluturon shtepia, te fluturon qe c'ke me ate pune - nuk e di fiks sa borxh taksash duhet t'i kesh hyqymetit para se te ta perlaje. Plus nje gje qe harrohet shume shpesh eshte edhe mirembajtja. nje shtepi e madhe NUK MBARON KURRE!!! Pra cmimi i shtijes eshte vetem nje pjese e historise, edhe pse bie ne sy me shume. Nqse ke njeri tendin te interesuar, thuaji t'i shohi te gjitha keto, sepse ka xhepa ku edhe konditat jane grand, edhe taksa jo kushedi se sa.

 Nqse ke njeri tendin te interesuar, thuaji t'i shohi te gjitha keto, sepse ka xhepa ku edhe konditat jane grand, edhe taksa jo kushedi se sa.

Ndaj te leverdis atje me shume t'i besh blerjet me agjent shitjesh e me jurist te specializuar, jo me tabela te dyqani i ushqimores (shitet 1+1). smiley S'duket shume i lire vendi i lirise, jo smiley

sa eshte taksa e apartamentit ne tirane?

sa eshte taksa e apartamentit ne tirane?

20 deri ne 50 mije leke te vjetra ne vit, dhe ate, po u kujtove ta paguash. kur do te marresh nje certifikate ne bashki, s'ta japin po s'e pate paguar. po te jesh jashte as te bie radha ta paguash, se s'te duhen certifikatat.

vetem kur e blen pronen paguan nje perqindje te larte te vleres ne shtet, por ulet per fushata smiley

ne amerike ne nje shtepi $ 100 mije varion nga $500 ne $2000 ne vit ne vartesi qytetit ku jeton.imagjino sikur pronaret e apartamenteve ne tirane te paguanin nga $50 ne muaj takse pasurie dhe kjo te shkonte per rrogat e mesuesve apo policise lokale.

ne amerike ne nje shtepi $ 100 mije varion nga $500 ne $2000 ne vit ne vartesi qytetit ku jeton.imagjino sikur pronaret e apartamenteve ne tirane te paguanin nga $50 ne muaj takse pasurie dhe kjo te shkonte per rrogat e mesuesve apo policise lokale.

Po prit, se s'mund ta llogarisim ashtu. Vertet mund te besh krahasimin qe dikush qe merr 35.000 dollare ne vit ne Amerike paguan 6000 per shtepine dhe kjo bie qe nje qe ne shqiperi qe merr 3500 dollare ne vit duhet te paguaje 600 ne vit, por puna eshte tek cmimet, se cfare mund te blesh ne amerike me parate qe te mbeten. keshtu qe s'mund te jete njesoj, dhe kaq i bie te jete jo pak en Shqiperi.

duke gjykuar nga kafenete plot shqipot nuk jane aq te varfer sa e mos paguajne $50 ne muaj taksa banese.ne kete menyre do te kene me shume fonde per te paguar administraten plus hyqymeti do te jete ne gjendje te terheqe nje cilesi me te mire njerezish ne sherbimin publik.

duke gjykuar nga kafenete plot shqipot nuk jane aq te varfer sa e mos paguajne $50 ne muaj taksa banese.ne kete menyre do te kene me shume fonde per te paguar administraten plus hyqymeti do te jete ne gjendje te terheqe nje cilesi me te mire njerezish ne sherbimin publik.

Po jo, eshte krahasim pa vlere, kafenete ketu s'jane si baret apo kafete andej. 500 leke te vjetra eshte nje kafe, 50 cent dollari. Edhe ju, po t'i kishit ne lagje poshte poshte pallatit, me mire te rrinit me 50 cent aty e te kembenit dy fjale me fqinjet, se para laptopit apo televizorit kur jeni ne shtepi. Njerezit punojne, pas pune pine kafe. Amerika do te ishte me e bukur po te kishte kafene lagjesh sic kemi ne ne Shqiperi. Madje mburren per qytetet qe kane kulture kafenesh. S'ka lidhje fare. dhe sic te thashe, llogaria nuk behet ashtu, sepse me parate qe na mbeten neve pas taksave mund te blesh shume me pak gjera se c'mund te blesh ne amerike me parate qe mbeten ndaj taksave. neve psh e kemi naften shume here me te shtrenjte, produktet elektronike me te shtrenjta, produktet plastike po njesoj te shtrenjta, kredite edhe me te shtrenjta, ejt, etj. Nese do te llogaritej pagesa mujore me krah pune, jo me para, shqiptaret paguajne me shume fuqi pune ne taksa se amerikanet.

..." sa eshte taksa e apartamentit ne Tirane?" ne mbi 90 perqind nuk paguhet fare...gjer tani!
Une kam 19 apartamente sot ne lagjen me te mire te Tiranes.Paguaj pothuajse hic!Vetem per ata qe kam leshu me qera sepse te detyron kontrata noteriale ...

Pse jo, grava?

Se shteti akoma nuk e ka mekanizmin shtrengues ligjor bazuar mbi IT e apartamenteve te gjithseicilit!

Une kam 19 apartamente sot ne lagjen me te mire te Tiranes.Paguaj pothuajse hic!

kete duhet ta ndreqin urgjentisht ata !nese 50 apartamente paguajne le te themi $50 ne muaj $600 ne vit  behen $30000 ne vit.kjo shume eshte e barabarte me interesin vjetor te nje bonoje $1 milion me 3% ne vit.fare thjeshte mund te behet llogaria se sa $ miliona bono mund te leshoje bashkia interesi vjetor  i te cilave mund te mbulohet nga taksat e banesave.

Dmth meqe duhen blere shtepite me agjente e me juriste qe te evitohen mashtrimet, anarkia e problemet, nuk eshte vend i lirise?

Po prandaj eshte vendi i 2-te pas Gjermanise Shqiperia se ka kaq shume liri, e njerezit s'paguajne taksat - por ama gjicka e presin nga shteti.

Shqiperia se ka kaq shume liri, e njerezit s'paguajne taksat - por ama gjicka e presin nga shteti.

Njerezit, taksat qe u ve shteti i paguajne kur shteti ua kerkon. I shmangin me sa te munden, si te gjithe, por kur ua kerkojne, i paguajne. Shteti duhet vetem t'ia kerkoje. C'faj ka ai qe paguan drita per kater vjet, dhe ai qe s'paguan konsumon me shume se ai, dhe kur vjen fushata i falen te gjitha borxhet? Budallai eshte ai qe i ka paguar ne kete mes, sidomos kur kjo perseritet vit pas viti. Faji eshte i shtetit qe s'di te jete i forte, jo i individit. Asnjeri s'ka qejf te paguan. Te gjithe paguajne ngaqe s'kane nga t'ia mbajne.

E per sa kohe mungon shteti, prape shiko sa njerez te zgjuar e punegore kemi smiley

http://www.youtube.com/watch?v=ZazYRdom-0E

Nuk po cuditem, por po kontradikton veten. Me pare the:

po u kujtove ta paguash. kur do te marresh nje certifikate ne bashki, s'ta japin po s'e pate paguar. po te jesh jashte as te bie radha ta paguash, se s'te duhen certifikatat.

Pra rregulli eshte qe duhet paguar por njerezit nuk e paguajne. Dhe po faj ka shteti qe e kerkon vec nqs duhet te te jape nje certifikate e jo ne nje interval te caktuar (psh dy here ne vit sic jane ketu taksat e prones). E nese nuk i jep brenda afatit, fillon procesi i marrjes me metoda te tjera.

Pra rregulli eshte qe duhet paguar por njerezit nuk e paguajne. Dhe po faj ka shteti qe e kerkon vec nqs duhet te te jape nje certifikate e jo ne nje interval te caktuar (psh dy here ne vit sic jane ketu taksat e prones). E nese nuk i jep brenda afatit, fillon procesi i marrjes me metoda te tjera.

jo, s'po e kundershtoj veten fare. Kur ta kerkon shteti, kur te detyron, e paguan. Dhe ne Amerike, po s'pati pasoja, nuk paguan njeri. Mospaguesit me te medhenj te taksave shqiptare jane pikerisht keta te huajt e rregullt, qe vetem gjejne menyra per t'u bere bisht taksave.

..po pra eshte pune of choice sipas prejadhjes nga fshati opo qyteti dhe perkatesise politike,ku disa zgjedhin geerqine,ca italine dhe ca te tjere suedine dhe ata qe mbeten overseas smiley
 

ja pse duhet gjithnje nje prone ne Shqiperi. Sido te shkoje puna, te pakten te kesh ku te futesh koken smiley

dhe ne shqiperi do vije dita qe te vihen taksa pasurie .bota nuk do te jape pergjithmone borxh per te mbajtur qeverine, me sa kam degjuar aftesite huamarrese te shqiperise jane duke u ezauruar ..

"Te çdo shqiptar ka një njeri me vetbesim. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të habitshme për të vendosur vetë."  Pro-fil

..dhe ma e bukura eshte se shtepia me vlere 700 mije$ qe ti e kemor me morgixh,dmth praktikish eshte e bankes jo e jotja ,te duhet te pagush 6000 $ ne vit property tax,Cdo vit nga nje makine te re ..
 

keto jane taksa qe i paguan pasi te kane hequr nga rroga :taksen federale, taksen e shtetit, medicare, social security, siguracionin e shendetit , dhe 401 K(kjo e fundit eshte optional).kur shkon ne duqan per te blere pasi rroga eshte katandisur kokoshi nje thele, paguan 7-9% sales tax.maqina ka nje takse qe ne vartesi te vleres se saj shkon nga $60ne $600 ne vit.keto jane taksa qe paguan mileti i thjeshte ata qe kane biznese e katandi te madhe paguajne akoma me shume.IRS eshte agjensia tatimore ka me teper kompetenca se sa CIA apo FBI. keto  dy te fundit nuk ti bllokojne llogarite bankare pa urdher te gjykates , IRS po.

Jo s'e ke pare gabim. Nuk varet nga shteti apo konteja por nga qyteti. Qyteti ne te cilin banon vendos normen e takses qe eshte ne proporcion me vleren e shtepise ne treg. Nqs vlera e shtepise rritet, qyteti te rrit taksen. Norma e takses varet dhe nga perdorimi i nderteses: shtepite kane tjeter norme, ndertesat tregtare tjeter, industrialet tjeter, etj.

Eshte dhe ajo qe tha emigranti qe eshte rreth: nqs nje qytet ka sherbime te mira, apo eshte ne vend te preferuar, shtepite kane cmim me te larte, pra te ardhura taksash me te larta, qe perkthehen ne sherbime me te mira.

Po korigjoj veten, s'e paskam ditur mire: norma vendoset nga autoritetet lokale por qenka kombinim i qytetit dhe distriktit te shkolles (qe ne shume raste perfshin me shume se nje qytet).

kam pershtypjen se kjo vjen ngaqe qe kur eshte marre prona, eshte marre me ndonje lloj marreveshjeje dhe eshte konsideruar si prone e shtetit me te drejte perdorimi, a ndonje gje e tille

Ke pershtypje te gabuar. Per te mesuar me shume, lexo kete.

kapo, ne Kanadane me siperfaqe mbi 11.5 milione hektare( sigurisht shume siperfaqe i ka pasqyra ujore) por zinte vendin e dyte ne bote , pas ish BS....! Dhe nuk i lenkane pronarte te bejne si u don Tr. Me token...!
Ndersa per ata qe thone si muhametali, duhet ta kene te qarte se fuqia puntore e nevojshme nuk eshte as deshire as lemoshe.Eshte ne funksion te KONTOS. KULTURAVE dhe shkallles mekanizimit.Mirepo gjith problemi, sipas meje , eshte se ne kete 23 vite pergjithcka eshte fole, me cdogje jane marre opinionistet e te gjitha llojeve e ngjyrave, por diskutim, rrahje mendini per token, pasurine me te madhe te patundeshme, as edhe nje here te veteme.Mua me pelqen kur japin mendime per kete shkence edhe ata qe nuk ja kane idene.Se dhe coc mesojne kur rilexojne ca shkruajne.Shkolka me e sakte ne kete vend ka qene ajo qe mesonte per bujqesine..

Amerika ka nje praktike tjeter GRava, meqe dukesh si me i interesuarin ne kete ceshtje:

Shume Milionere kultivojne tokat e fermave te tyre, sigurish shume me te medha se fermat e sotme Shqiptare, qofte edhe me humbje ekonomike qe te marrin SUBVENCIONIM nga Shteti, ose TAX -Break.  A e imagjinoni qe ky vend qe pretendonte per ekonomi te paster tregu ne Shqiperi dikur subvencion milioneret amerikane qofte edhe me tax-break me parate e fukarenjve taksapagues?

Bon Jovi, ndertoi nje pulari ne fermen e tij, merrte tax-break, dhe i dhuronte cdo dite ne komunitet a ushqimore te gjitha vezet qe prodhonte...falas.

Persa i perket takses vjetore te prones ne USA me e dhimbshme eshte ajo e apartamenteve ku shpesh perfshihet edhe Mirembajtja, (kujdes se mirembajtja varet nga sa banore ka pallati, nje pallat me boshellek 40% ka mirembajtje me te larte se ai me apartamente te zena) Shpesh pronat blien edhe me 1 $ po kane taksa te prapambetura...pra kujdes.

Taksa vjetore per nje shtepi ne zone komode varion$ 5000-$12000 ne vit, por vec pensionisteve nuk kam degjuar ankesa per taksat nga njerezit ku jetoj, ndonese kane 3-4 shtepi. Ste del ta mbash, shite ose leshoje me qira e [problemi takses zhduket.

Grava me fal se do te "bezdis ' edhe njehere .

Ideja e Tokes kategori Ekonomike nuk eshte sotme .eshte vete baza dhe pembajtja e Revolucionit qe perpmbysi feudalizmin dhe krijoi nje Vizion te ri per te gjithe Shoqerine . Ne Prodhimin e Madh askush nuk mund te thote e IMJA dhe dengelat " nuk e shes se ma ka lane baba mue " jane te tejkaluara si mentalitetet dhe ne asnje vend te Botes nuk perfshihen si Ligjshmeri . Vetem tek rrefimet e YP xhixhit qe mba koken mbrapa se mos e vret Fermeri smiley

Ne te kundert nxitja e nje Levizjeje per te marre 'fitime " nga nje aset ka sjelle edhe ndryshime pikpamjesh ne organizim Drejtimi , Teknologji e Cfrytezim Tokash .

Dhe atyre qe duan te shquhen me % Popullsie ne bujqesi smiley dmth koncepteve anadollake te Tejkaluara e te Stertejkaluara , eshte mire tu lexohet " rretth ceshtjes se banesave "' qe eshte dhe Baza praktike SOT e Amerikes etj  ne te gjithe Vendet e perparuara me sisteme fermash .

Konceptet feminore te babasqapit dhe Dhive te tij me "parcela ne tru " " ashte e jemja ma ka lane baba mue " dhe " asht toke e xanun. kam aVtomatik  " jane katerciperisht ne te kundert te asaj qe Ju kini sjelle .

Kjo gjendje duhet Ndalur  me cdo KUSHT !

Asgje nuk e pengon nje Shoqeri te perparuar qe ta vleresoje Token te organizoje reforma dhe ti ndjeke ato ne Proces pa receta Trush farmacishtesh te dhena njehere e pergjithmone ne vathen e sqeperve te Sali Injorant Mashtrues Berishes .

Binomi Rendimente te larta dhe Treg nuk ka nevoje per receta !

Pastaj nga  keta "e lagu se lagu " dhe qbesoj se duhet ndonje Nagulnov smiley

Ika seriozisht smiley

Bujqesia qe permend ti,ekziston vetem ne mendjen tende e te njerzve qe e ben e zhvilluan dikur,te kthesh sot bujqesine si motor zhvillimi do miliarda,plus "ti qepeni fshatit e ta bejme si qyteti",aq sa kane mbetur nga brezaret e dikurshme aq ka mbetur edhe bujqesi ne shqiperi!! Jam pesimist,me bujqesi nuk zhvillohet shqiperia, as me industri jo e jo, turizmi  njeher me ben te gajasem..shqiptaret e sotem te cilet si zhvillim pranojne vetem  nga 2 shpi per koke,nje bmv te parkuar aty poshte e 1 milon euro ne banke per c'do te pritur..bejne mire te zhvillojne akoma me shume se sa sot trafikun e droges,prostitucionin,servilizmin e mashtrimin ..pasi sektori i vjedhjes nuk te con shume larg,shkak shterimi..zhvillimi i metejshem i ketyre sektorve do te krijoj klasen kapitaliste (pak si kriminale e injorante,po zhvillimi i ka keto)te tjeret do u sherbejne me  tv,gazeta, lokale,restorante,disko,hotele,pallate,poezi,kenge,valle e futboll natyrisht...ja ku u be shqiperia e zhvilluar!! 

arb, te gjitha ato qe citon ne dy rreshtat e fundit jane brilante fare! Por ...nje burre i mencur, dikur ka thene:.... " POR ....para se gjithash, njeriu duhet te ...haje !"

arb; " ....Jam pesimist,me bujqesi nuk zhvillohet shqiperia, as me industri jo e jo, turizmi  njeher me ben te gajasem..."  

Pa bujqesin nje vend eshte i deshtuar, mbetet ne varferi. Industria, eshte motorri i ekonomise, ndersa turizmi qe te ben te gajasesh, eshte nje supliment i ekonomise, eshte si ta kesh zhvillimin e 15 muajve apo GDP/PBB/PKB e 15 muajve ne 12 muaj . Kjo eshte pak e veshtire per tu kuptuar nga ty ndoshta dhe qeveritaret tane, por jo per makroekonomistet qe i bejne llogaritjet krejt nga nje impakt tjeter. 

Dhe bujqesia nuk kerkon miliarda, siç thua , por disa milione qe te vihet ne efiçense. 

opo keshtu ne leter thua ti,impakti te del,por ce do qe je aut realitetit...ca turizmi do zhvilloj shqiperine? je ne vete ti?vetem nese do te eksportojme nga 100.000 deri ne 200.000 emigrant ne vit,edhe mundet!! bujqesia? kush do te punoj token? te rinjte e fshatit? po pse mos i di me budallenj se ata te qytetit?Po ja e zeme se u dhane nga nje traktor me ajer te kondicionuar,ku do e cojne prodhimin pa shtetin qe u paguan prodhimin e hedhur poshte?po ujin kush do e sjell? po cilen toke do punojne njeher,se as tapi nuk kane..apo kujton se keto jane te gjitha,por mungon vetem deshira? asgje nuk ka ...0 ..filluar nga 0,e duhen miliarda qe c'ke me te..p.s.  industria e leshit..me njerez qe marrin nga 200.000 lek ne muaj,ajo do i bej njerzit me nga 2 shpi?Se ne qofte se nuk e ke kuptuar zoteri,ne shqiperi nuk kenaqet njeri te mbush barkun,ajo quhet varferi!! Dy rruge ka,ose uli cik ato "zhvillimet" me X5 e 2 shpi per kok,ose zhvillo sektoret qe permend me lart.

Po ja e zeme se u dhane nga nje traktor me ajer te kondicionuar,ku do e cojne prodhimin pa shtetin qe u paguan prodhimin e hedhur poshte?

ate oferte pra beri shteti. ne vend te subvencioneve, te blejne produktin e te merret shteti me shitjen e produktit. ujin, ata qe s'e kane, po te kene fitim e sjellin menjehere. tokat aty jane, jane ndare. ka plot qe i punojne dhe eksportojne qe tani neper BE. madje eshte nje sektor gjithnje e ne rritje, cdo vit rritet eksporti ne BE i produkteve bujqesore. Probleme kane pasur ne Dumre, qe kane pasur monopole duhani. Nejse, me duket se po flas kot se ti qenke nga ata qe s'jane per asgje e dine vetem te ankohen

arb; " .... ose uli cik ato "zhvillimet" me X5 e 2 shpi per kok,..." 

Pse ti uli keto "zhvillimet", per çfar pengojne keto, kujt i kane zene rrugen keto "zhvillimet" . 

... me keto mendesite me "zhvillime" me X5 e dy shpi per kok,shqipot kane  mbushur burgjet e huaja e shkerdhyer shtepine e tyre!! mendon se e kane ne gjak trafikun, vjedhjen,krimin? jo mor vlla,thjesht rruge te dyta per te arire ate qe u thote mendja nuk ka. Te ndryshosh mendesine,i bie te pranosh kulturen e punes per nje jete dinjitoze(shume e veshtire)..Kam punuar token qe kur isha 12 vjec,me punen ne are, ndertova shtepine e shkollova femijet me tha gjithe krenari nje plak qe banon afer meje..ec e prite tani nje pergjigje te tille nga shqipot qe shohin endra me X5 e me shtet qe u blen prodhimet fermerve qe marin kredi per traktor e blejne Benz,apo naften me te lire e qe e shesin ne treg apo blejne faren e helmojne token me produkte skadente per te vjedhur akoma me shume..e ashtu zinxhir kjo pune! 

Ja pra qe paska pasur te drejte Saliu qe kerkoi te miratonte nje ligj qe te detyronte fermeret te punonin tokat, ose te ju merrej nga komuna dhe te ju jepej me qera atyre qe donin ta punonin. Sigurisht nuk do prekeshin titujt e pronesise, por vetem perdorimi. Me shume ishte si shtrengim ligjor per te mos lene tokat djerre. Kur u propozua kjo ju cuan te gjithe kunder, edhe enveristet.

O Sali, ti je per ate vend mer burre!

Ca ti besh mer poet qe me 23 qershor i thane "nuk duam te te shofim me surratin". 

C'ekspert mo aman... Aty pervec Selamiut, edhe Civici coku ka botu ndonjegje te pranueshme. Te tjeret nuk kane bere nje regresion ne jeten e tyre, e dikan te flasin per modele rritjeje. 

O Sali, ti je njeshi i Shqiperise. Edhe kur s'je ne pushtet, ne fakt ti qeveris. Ja shikoni vete:
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/shit...

Kur e bente Berisha sulmohej se po shet pasurite kombetare, ja tani po e ben Rama me Meten.

Poeto, mitingu osht me 20 Shkurt, ora 14. Ndizeni mire zjarrmin se ate po presim qe te lahet ajo hale me ne krye Salukun. Gati eshte benzina.

Po pra shume llogjike si llogjikë kjo pune.

PDja tha do hapim 200mij vende pune. Meqe ishim ne fushate Ps tha 300mij.

Tashi ne sillemi rreth ketij numri se 45mij nuk na hyn ne sy.

Qe ta thjeshtoj pa emrus te perbashket hiç, Wenger thot i bojm 5 gola Bajernit. Ne krujm koken dhe fillojm rrjeshtojm varjantet sesimunt tia dali arsenali. 

Deri ketu ska asgje te keqe, se fundja muhabet po bejme, si me thene po te rindertojm burgjet hapim 180 vende pune dhe 602 pushimi duke e thyer keshtu planin me 1.5 %.

 

porsidoqofte, te marrim udhen e gabume dhe te themi se PS's iu fiksu me 600 mijsh. Edhe kjo eshte e mushme do mendojm pse jo, njeriu shkojti ne hën.

Keshtu qe u mendua te shitet pjesa e mbetur eAlbpetrolit, Albtelekomit, Albtritolit.

Fundja..

 

grave shkatrimi a sabotimi i ekonomisë shqiptare ishte aq i strukturuar sa ësht shumë e vështirë ringritja qoftë dhe për arsyen e thjeshtë të monopoleve importuese të prodhimeve të mundshme në Shqipëri siç janë dhe prodhimet bujqsore.

Di që ka njerës që kan investuar nê prodhimin e salcës, kompostës e reçelnave etj  një pjesë janë tërhequr se importimi i tyre ishte më i leverdishëm pasi jan monopol dhe korruptivë.

Për bujqsinë do të thoja se e para për të ësht thyerja e monopoleve importuese dhe korruptive(pa doganë, taksa etj) e dyta ngritja e industrisë përpunuese të prodhimeve bujqsore qoftë dhe me bazë importi pas saj fillon tërheqja e prodhimeve vendore dhe planifikimi i tyre vetë fshatarët  organizohen për prodhimin. Toka bujqsore sot ësht e coptuar dhe e paprivatizuar(dhe tokat e shtetit  u ndanë kuturu). Askush nuk e jep tokën me qera dhe vetë të punoj argat.

Sistemi ujitës ësht shkatruar përfundimisht dhe kërkon energji e shpenzime të mëdha,dmth tokë nën ujë ësht shumë pak, shto dhe abuzimet me ndërtimet pa kriter e pa plan urbanistik e bën zgjidhjen mjaft të vështirë.

Shembull mjaft përfaqsues ësht problemi i duhanit eksporti i tij ësht thjesht monopol e korruptiv nuk ka grumbullues e përpunues në vend por eksportohet i "gjallë" e çmimi i shitjes ësht monopol.Duhani që para 90 ishte një cikël pothuajse i mbyllur por "çeku i bardhe" dhe "privatizimi korruptiv" i vuri kazmën në favor të monopolit të importit të cigareve e kështu rrotullohet rrota dhe sot.

 

...Kjo toke ore Priz, nje dite do ta marre vleren qe i ka dhene ZOTI dhe djersa e ketij populli per 50 vite.Jam me se i sigurte per kete.Dhe une e di mjaft mire, se si duhet punuar...!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).