I vetëquajturi At i kombit; i vetëshpalluri mendja e kombit; i vetëproklamuari I Madhi dhe më I Madhi i kombit; egocentristi i kompleksuar, halucinanti e linçuesi; psikopati për skena e prapaskena; megalomani, narcisoidi, frikacaku, gënjeshtari, hipokriti, shpifësi monstruoz dhe intriganti i kombit; ndotësi i mjedisit kulturor, kombëtar dhe shoqëror; i sëmuri i botës shqiptare; përçarësi më i madh i kombit; kacagjeli nihilist; denoncuesi i të gjitha personaliteteve të rëndësishme të letërsisë, të kulturës, të shkencës dhe të politikës shqiptare andej e këndej kufirit; anti Kadare dhe anti Rugovë i tërbuar; projektuesi paranoik i fushatave; mjeshtri për t’i projektuar të zezat e veta te të tjerët; servili e shërbetori i të gjitha pushteteve; moralisti i pamoralshëm; mësuesi pa kredibilitet; ndërgjegja e përbaltosur; pushti i kombit; njeriu pa miq dhe shokë; shkatërruesi i çdo raporti njerëzor; njeriu pa asnjë ndjenjë humane; trimi pas betejës së fituar nga të tjerët; denoncuesi policor i Akademisë; shkruesi zgjërdhishëm i ”Morfologjisë…”; nga institucionet shkencore e kulturore denoncuesi i parë i demonstratave të vitit 1981; hedhësi i benzinës në zjarr në kohën e ”revolucionit të vonuar demokratik” në Shqipëri; migranti i rruar e i maskuar; vajtuesi më i madh i Josip Broz Titos në ish-Jugosllavi; bolsheviku dhe enveristi më i devotshëm; bartësi i botimit të pamfleteve politike, të rënda 288.000 euro; humbësi më i madh i zgjedhjeve në historinë e zgjedhjeve në rruzullin tokësor; fituesi i çmimit 7 Korriku i Serbisë, që nuk e ktheu kurrë…!

Pas këtij portretimi, e dini kush është ky njeri? Nëse nuk e dini, ky është REXHEP QOSJA, i vetëquajturi “At” i kombit.

PYETJET:

1. Thua se e jep kokën për të vërtetën, po pse nuk e dhe deri tash kur pate shumë raste?

2. ”Mendje e kombit”, pa mendje për vetveten, a ke probleme më shumë me vetveten apo me të tjerët?

3. A po i vuan akoma pasojat e patologjisë së një mentaliteti mesjetar-fisnor?

4. Nga buron kënaqësia dhe paranoja që t’i ofendosh të gjitha personalitetet e mëdha në fushën e shkencës, letërsisë, kulturës, politikës shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë?

5. A shkove prej lektorit të zakonshëm të Radio-Prishtinës drejt hulumtues shkencor në Institutin Albanologjik, pa magjistraturë shkencore?

6. Pse nuk munde t’i jepje provimet në shkallën e tretë në Beograd? Cilat ishin pengesat?

7. A shkove pa magjistraturë shkencore drejt në doktoratë?

8. A të mbështeti më së shumëti prof. Fehmi Agani për paraqitjen e doktoratës pa magjistraturë, kundër të cilit më vonë e zhvillove fushatën më të egër?

9. A u bëre drejtor i Institutit Albanologjik pa konkurrencë dhe a u zgjodhe tre mandate rresht në atë funksion, që ishte përjashtim në gjithë ish-Jugosllavinë?

10. A e kërcënove me revole drejtorin legjitim të Institutit Albanologjik dhe a ia shave nënë e babë, ndërsa në opinion thoshe që ai të ka sharë e kërcënuar?

11. A pate ndonjë arsye të madhe që të japësh propozim e mendim pozitiv dhe së fundi ta votoje Sinan Hasanin për anëtar të ASHAK-ut?

12. A pate arsye plotësuese ta vajtoje me aq sentimentalitet Titon?

13. Po Enver Hoxhën, pse vazhdon ta konsiderosh personalitetin më të madh të kombit?

14. Pse nuk ke kurajo qytetare dhe intelektuale të japësh dorëheqje nga ASHAK kur e denoncon çdo ditë dhe e urren patologjikisht?

15 . A është e moralshme ta merrësh “rrogën kombëtare”, si e quan kur i akuzon anëtarët tjerë të Akademisë, kur nuk e ke shkelur pragun e saj tash e 15 vjet?

16. A ishe i pari drejtor i një institucioni kulturor e shkencor që i denoncove demonstratat e studentëve të vitit 1981? A është gazeta “Rilindja” dëshmi për këtë denoncim?

17. Sa herë e takove kryetarin e Jugosllavisë së Zhablakut (1992-1993), “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin, në Manastirin Prohor Pçinjski?

18. Çka bisedove me Qosiqin? Për ndarjen e Kosovës?

19. Në vitin 1989, kur derdhej gjaku në Kosovë dhe rrënohej autonomiteti i saj, a u takove me shokun Vidoje Zharkoviq në Beograd, politikan nga Mali i Zi dhe funksionar i lartë në ish-Federatën Jugosllave dhe përgjegjës për KOS? Nëse po, çka bisedove me të?

20. Po me Dushko Ristiqin dhe Mihaillo Zvicerin kishe raporte të ngushta?

21. Pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, kur u derdh gjaku, a i deklarove gazetës sarajevase “Oslobodjenje” se je qytetar lojal i Jugosllavisë?

22. Si drejtor a pranove me vetëdije në punë në Institutin Albanologjik njerëz të UDB-së dhe të KOS-it?

23. A bëre divorc me gjyq nga gruaja legjitime dhe faktike vetëm për ta mbajtur banesën shoqërore, së bashku me shtëpinë luksoze? A vazhdove jetën normalisht me gruan “e divorcuar” në këtë banesë dhe në këtë shtëpi derisa ajo ishte gjallë?

24. A bëje orgji me gratë e huaja, të qarqeve të njohura të Kosovës në hotel “Dajti” e gjetiu në Shqipëri? Po orgjitë në Maqedoni, në motelet e atëhershme, poashtu me gratë e e këtyre qarqeve?

25. A erdhi në krizë bashkëpunimi midis dy universiteteve – UP-së dhe UT-së për këto sjellje tuaja amorale?

26. A kishe sjellje të tillë edhe në zyrën tende në Institutin Albanologjik?

27. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Pleqësisë së Institutit Albanologjik pasi përfundove tre mandate si drejtor?

28. A humbe me vota të fshehta për anëtarë të Kryesisë së KMDLNJ-së?

29. A humbe katastrofalisht në zgjedhjet e para menjëherë pas luftës (2000) dhe pas Rambujesë (1999)?

30. A i more në komunën e Prishtinës, bile në koalicion me një parti, vetëm 155 vota?

31. Me këtë rezultat të votimeve, a ishe jolegjitim në Konferencën e Rambujesë dhe në emër të kujt e nënshkrove “paqen e përgjakur”, siç e quan vetë?

32. Në vitin 2000 t’u nda çmimi “Nderi i Kombit”, por gjysma e kombit me votë të lirë nuk ta pranojë. A do ta kthesh këtë çmim?

33. A është e vërtetë se u mundove ta përjashtoje nga puna dr. Ibrahim Rugovën në Institut Alabanologjik sa ishe drejtor?

34. Por kur e mbrojtën anëtarët e tjerë të Pleqësisë, a është e vërtetë se ia ndale rrogën për disa muaj me pretekst se kishte qëndruar në Shqipëri më gjatë se sa duhej dhe nuk po i kthente librat e bibliotekës?

35. Është e vërtetë se krejt librat e zgjedhura të Institutit Albanologjik i ke bartur në shtëpi? Po pikturat e Akademisë, i ke në shtëpi?

36. A është e vërtetë se pas mbylljes së kufirit me Shqipërinë në vitet 1981-1991, vetëm ti i merrje librat e Shqipërisë përmes rrugëve që vetëm ti i di?

37. A është e vërtetë se shumë botime tua janë të kompiluara e të vjedhura nga librat e Shqipërisë dhe librat e leksionet e Beogradit? Po disa përkthime dhe disa harta a i përvetësove dhe nga botimet e mia?

38. A është e vërtetë se për botimin e pamfleteve tuaja Qeveria e Kosovës i dha 238.000 euro, ndërsa honorar i more 137 euro?

39. A është e vërtetë se disa vjet më parë edhe MASHT-i i Kosovës ia dha “Toenës” së Tiranës 50.000 euro për botimin e pamfleteve tua në 22 vëllime? A mund ta dimë sa komplete të pamfleteve të ”Toenës” dhe të Qeverisë së Kosovës janë shitur?

40. A është e vërtetë se je i vetmi shqiptar që i urren edhe të vdekurit, të cilët i ke urrejtur për së gjalli?

41. Pse e urreje kaq shumë Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugovën sa ishte gjallë? Nuk shkove as në varrim, po as familjen nuk e ngushëllove?

42. Po pse e urren tash Rugovën kur nuk është më në mesin e të gjallëve?

43. Pse aq shumë e urreje poetin tonë të madh Ali Podrimjen sa ishte i gjallë? Pse e urren kaq shumë Podrimjen edhe për së vdekuri?

44. A mund ta dimë pse nuk erdhe në asnjë mbledhje komemorative të anëtarëve të vdekur të Akademisë dhe nuk i shprehe ngushëllime asnjë familjeje, nga vdekja tragjike e akad. Fehmi Aganit më 1999 e deri te vdekja akad. dhe poetit Ali Podrimja më 2012;

45. Kur erdhi i ringjallur Skënderbeu në Kosovë, me një pritje madhështore nga populli, pse popullin e quajte qenë dhe kudra?

46. A është e vërtetë se dy ditë para bombardimeve (e hënë, më 22 mars 1999), të caqeve serbe nga NATO-ja e thirre popullin që të mos e braktisë Kosovën, sepse ne atdhe tjetër nuk kemi dhe në këtë mënyrë po i përmbushen synimet armikut?

47. A është e vërtetë se i pari, i rruar e i maskuar, ike nga Kosova në mars 1999?

48. A është e vërtetë se në Bllacën katastrofike (1999), ashtu të tebdylosur, të thirren njerëzit e Qeverisë probullgare? A gumlloi megafoni: Rexhep Qosja le të dalë? A dole?

49. A është e vërtetë se si ”Baba” i kombit, e le popullin në mëshirën e barbarisë, popullin në të cilin thirreshe gjithë jetën dhe vazhdon të thirresh?

50. Deri sa të doli mjekërra, sa ditë qëndrove në Maqedoni dhe ku ishe i fshehur?

51. Pasi të doli mjekërra, a është e vërtëtë se në Tiranë deklarove se shqiptarët që kanë mbetur në Prishtinë janë lojalë ndaj regjimit serb?

52. A është e vërtetë se në një TV të Kosovës pas luftës serbëve të Kosovës u garantove të drejtën e vetëvendosjes, me Graçanicën shtet të tyre? Në emër të kujt e bëre këtë?

53 A ishe i pari që kërkoje të shkonte veriu i Kosovës në Serbi? Në emër të kujt fole?

54. Gjithë jetën, a e hidhje gurin dhe e fshehje dorën?

55. Gjithë jetën përdore e keqpërdore shumë njerëz, i gënjeve, i mashtrove, i shantazhove, i kërcënove, po edhe sa lakej të kanë mbetur sot, 2-3 apo më pak?

65 Komente

A bëje orgji me gratë e huaja, të qarqeve të njohura të Kosovës në hotel “Dajti” e gjetiu në Shqipëri? Po orgjitë në Maqedoni, në motelet e atëhershme, poashtu me gratë e e këtyre qarqeve?

Qosja dhe Rama bejne orgji si komuniste te cthurur qe jane, nderkohe qe te djathtet Berisha e Basha as me dore s'i bien pa qene gruaja prezente. Ja pra qe paskemi bere akuza te paqena kur kemi thene qe e majta dhe e djathta shqiptare s'kane asnje dallim me njera-tjetren. *

* Ilir Meta ben perjashtim nga paradigma sepse eshte pertej te majtes dhe te djathtes.

P.S. Gazeta, pse pikerisht 55 pyetje? Mund ti kishit bere 69 dhe ta vishit kete te orgjise tek 69-a, meqi do rimonte me damken e orgjive me grate e huaja.

P.P. S. Peshku, how many more fletrrufe for this week?

E di ti, e kena pike te dobet icik ate pjesen e orgjive ne. 

Hahahahaaa... E meriton ky sojsez kete. Babai i kombit my ass. Me baballare te tille me mire te jemi kopile, po zaten ky eshte vetshpallur i tille jo se e mban kush.

...my ass

Frengjisht eshte kjo? 

jom dakord me xhibin - kush e kish menu, ja pra, life is possible! smiley

nje rast libresk ku forma e nderzen permbajtjen.

Imagjinoni kush matet me burrin e rralle te ketij kombi...! Bari Falliu !
Kur te ndrroje jete Akademiku Rexhep Qosja, do te marrin vesh dhimbjen mbi 7 milione shqiptare.Kur te ngordhi kjo vemje do te duhen 70 deshmimtare per te pohuar se nga ishte ky i vdekur mbi dhe', qe liroi ate pjese " trualli siperfaqesor" !

ooops, pse mer, falliu e paska bere kete. ah, mo peshk qe s'i ve autoret smiley

smiley

u bom lomsh smiley

good point. mire qe s'e mora mundimin t'a lexoja.

sa kurajo kemi ne shqiptaret. guximi te con ne sukses po gjithe ky budallalik ( me guxim te tepruar) as ne wc s'ka per t'na cu.

ate po shifja se nuk e dija kush i drejtonte keto pyetje - hapu dheee!!!

.

e the, rrace budallenjesh. pikë.

Te thuash race budallenjsh, justifikon.Rrace e mallkuar, e shpifur, mercenare...kusare, bandite....je brenda duke pohuar keto.Nuk ka nevoje te shahet me prej kesaj rrace ndryshe vecse trehere sira. Bari falli, bari falli, bari falli dhe nuk i ke lene me pjes geni pa ja sha..,

Mesa duket autori s'është Fahri Balliu.

pse mi Rruzhe rrace budallenjsh? Po ata qe vriten ne Kiev per mustaqe te Çelos (miliardat e Timoshenkos e te Kuçmas, Janukoviçit)?

Ne jena opozitare POR vellezer

Jo rrace budallenjsh, por te mencur, te mencur (me ndonje perjashtim si ti). Ta dish ti se cfare ka thene ky per akademiket dhe figurat me me ze te Kosoves dhe Shqiperise, i jep te drejte kryetarit te Akademise se Kosoves, z Hivzi Islami.

Po ti s'di gje, vec do te besh interesanten.

he mor llapaqen ça ka thene? jep fakte mos spekullo kot si ato 55 pytjet e Sales.

Takove filanin? pse i dhe doren ati? pse nuk i shkove ne vaki keti?

Rugova u taku me Millosheviqin ne mes te luftes me ze e me figure ju i kerkoni llogari Qoses per endrrat tuaja. Shkoni mor bole e varni veten me mire.

hahaha po ti ca ke o poet

Ruzhdije, pse tani e kuptove ti. Nga nje ane me vjen keq qe e kuptove me vonese dhe nga ana tjeter me vjen mire qe po perdor shprehjet e mija te thena me kohe. 

Shaje sa te dush ku merr vesh ai plak matuf , ka kohe qe ka ik per lesh.

ho me, u organizut nai cik smiley

 

Nqs pyetjen e ke per Protesten e neserme , pergjigjen e ke tek tema me Kiev -in smiley

smiley

ku pergjigje me? ti ke hum fare sa filloi kjo puna protestes smiley

Tek tema e Kiev -it mo vlla sa e lashe komentin smiley

Sa per informate,autori i artikullit eshte akademik Hivzi Islami-Kryetari i ASHAK-ut.

ASHAK cfare do me then?

Akademia e Shkencave dhe Arteve te Kosoves.

ah thanks njeri!

Ne nje kungull pjr ...te dy

per kryetar te akademise qe paskeni o jakove, lum si ju. turp e faqja e zeze ku kane arritur shqipot kendej dhe andej kufirit. gore-sali berisha, gore e ster gore te tjere me rradhe, edhe i perfoluri, edhe dulla s'la njeri pa share e leqendisur.

edhe ne rradhen e peshkut s'behen keto, jo ne akademi dhe parlament. 

 

Ky numri 55 sikur vjen  ca ere, nuk e di nese eshte rastesi apo i qellimshem. Perse mos te ishin 51,52,53,54.... pyetje?smiley 

eshte mesazh subliminal, smiley

Po akoma nuk po e merni vesh? Jane dere e tepsi me falliun e saliun

Ne pamundesi te pergigjes nga Ati , e improvizojme pak intervisten.

1...Nuk egziston e verteta absolute,prandaj .

2.Relative qeshtja .

3.si gjithe te tjeret : Fat ne fatkeqesi do te quhej  nese do  vdesesh pa e kuptuar kete pasoje .

4.Veprime njerzore, mendje njerzore,prandaj..

5.Historia perseritet , a nuk e deshmon kete dhe brezi momental ?

6.Gjithesesi ,pasojat e pergjigjes nga pytja e 3-te te krijojne nje rreth vicios qe s'ke nga i ik !.Gjdo gje tjeter te shpjegohet eshte e tepert.

7.Ne ishim baballaret .( mendoni qe ju sot e zbuluat ujin e vluar ?)

8.Ligj i natyres.

9.Jam bir i popullit , motivi gjindet ne te .

10.Arma eshte loder per Ne.

11. Kush eshte ai ?

12.E pra , si delja e zeze te ndjehesh  mes turmes, dhe nuk kishte lezet ,de.

13.Ne dhe Hitlerin e kemi idol se lere Enverin ( dhe pastaj mbahemi poupul paqesor?)

14.Po i bihet te mires shkelme,thoni ju ?

15 Replika  nuk njeh hapsire te kufizuar , Te ngulfate shpirtin e mendimit.

16. A nuk e praktikoni kete mesim dhe ju sot ?

17.Presim Artistin te na tregoj sepse nga vizita e fundit duhet te ja kene perkujtuar .

18.Ishte e ndare dhe e harruar tashme kjo pune  , vetem me perkujtuan .

19.Pa na perkujtoni dhe ju bije e baballareve pak , se aty i kishit.

20. Si jo , por qengjin ne hell kurr nuk e hengrem vetem pa qene dhe baballaret e juaj .

21.Ju dhe sot e praktikoni kete .

22.Po aq sa jam i vetedishem, qe dhe kete moment i kam perballe.

23.Betimi u mbajte.Ne te mire e ne te keq , ju sot nuk e dini cfare eshte dashuria.

24.Ata ;atje poshte qe kisha lene pranktikonin me anima , Cila ju duket me humane  ?

25. Gjithmone perdoret , viktima grua thember e Akilit ,apo ?

26.

27.

28...u lodha ,  interviste amatoreske .

45. sepse fjala dele me iku nga mendja , U deshte nje fjale me peshevenese , qeni qon kandare.

46. Debil, nuk ke atedhe tjeter e s'do te kesh.

per fund ,

52. A nuk jeni duke e praktikuar ?

54. Me gjithe qenjen time mbrojta identitetin tone  qe e kemi ne gjen.

55.Jeta eshte e gjate ,do rrojme mjafte se bashku , llotaria qendoron ne fatin qe cili eshte me i zgjuar ne te praktikuaren ..kush, kujt , kur .

p.s. Na vizitoni prap dhe pune te mbare..

 

 

Keto jane shkrime militanteske 50 euroshe qe te vjen me gjith mend peshtire ti lexosh.... Ju lutem Admineve te peshkut te vendosin nje kategori te quajtur "kendi i letrave higjenike" apo thjesht WC  smiley

popullsi e vogel jemi, por shume budallenj kemi. Aq shume sa edhe per kryetar te shkencetareve nuk gjendet dot nje jo i tille. Por fajin se kane keta, pra budallenjte, se te tille kane lindur, si rjedhoje e incesteve te baballareve te tyre. 

U preken enveristet se po ja cjerrin masken vellait te tyre ideologjik, oh, me falni babait te tyre ideologjik e?

ore as pyet njeri per qosen se edhe ai ka gjynahet e veta dhe s'i pushon goja por keto thagma nje njeri normal s'i duron dot. po ti s'ke faj, se pas atyre qe ben berisha ne parlament, keto s'jane gje fare. vazhdo se mire e ke. futi nje enver ne fillim dhe fund dhe je ne rregull.

Bobobo, Aurela paska qene virus! smiley

Hahahaha, Qosja djegs dhe bartes i virusit Kavorka! smiley 

me i llaf, kur ne thajshim bythen ne bordure dhe syte ne bulevard ky mjeshtri i mshonte dashnoreve matone rruges ke Dajti? smiley

smiley

Plak,plak,por vende- vende smiley

Pa dashnore perfundo si Sala, qe 70 vjec do me dale akoma neper demostrata!

Shikoni si lidhen gjerat: qeveria e kosoves i ka dhene 50 mije euro deputetit te Rames, Fatmir Toci, i toenes per te botuar pamfletet e enveristit Qosja. Dmth. shoke shoke, po pa pare nuk ka. Pse nuk eshte zgjedhe shtepi tjeter botuese po Toena?

50 mije euro kane ikur nga shteti i vorfen i kosoves dhe kane hyre ne xhepat e deputeteve te PS, megjithese as edhe nje kopje nuk eshte shitur nga pamfletet e Qoses. Ky kam degjuar se vetem shqip dhe serbo-krotisht di, helbete nga do i zgjeronte dijet? Prandaj ka mbetur enverist i matufjepsur.

sa bukur qe lidheshkan gjerat dhe ster-gjerat. i mbyti ndeshmeria ne kosove po na doli qosja i korruptuari me i madh. aty po vidhen miliarda dhe kryetari i akademise hesht. aty ka probleme te tmerrshme, dhe kryetari i akademise hesht. s'jane intelektuale keta, me mire do ishte te shisnin peshk ne pazar.

aman mor zot kur te te presin ty qe je bere si kancer ketu - ik ore trap mjaft i bezdise njerzit

Ore Keshilltar, Toena ka operuar qysh prej vitit 2000 me Kosoven dhe Maqedonine.Vetem me botues shqiptare.Pra, ha shqip, kur Fatmiri nuk ishte depudet.Ka marrjes ne te gjitha panairet e celura ne keto dy vende me botime dinjitoze te autoreve shqiptare e nderkombetare.Akademiku din kater gjuhe, por ajo qe di shume e shume me mire, se cilido shqiptar eshte SHQIPJA.Ai i zemres tate kesaj gjuhe nuk ja ther fare...!Dhe ky eshte thelbi i urrejtjes ndaj ketij burrit te madh te kombit.

Kryetari i ashak ?? Medet paskan rreshkit

Sa turp dhe shemtire  ky artikull-shkruesi.

meqe jemi te pytjet, dhe keto jane specialitetet te Kurreshtarit, poetit, kapos e co.

Balla ngre 6 pyetje publike për Berishën, duke i cilësuar ato si pyetje që i bëhen nga një bashkëkohës, doktorit që u vu në krye të Lëvizjes Studentore.

Mëposhtë pyetjet publike të Ballës:

1. A ke qenë propozuar ti Sali Berisha në listën e deputetëve të PPSH për Tropojën në zgjedhjet e para pluraliste në konferencën e rrethit Tropojë në vjeshtë të vitit 1990 ku ishin të deleguar Besnik Bekteshi dhe Xhelil Gjoni? Pse të hoqën nga lista?

2. A i ke kërkuar djalit të madh të Mehmet Shehut për tu bërë mjek i klinikës së udhëheqjes? Çfarë të tha ai dhe pse mbete mjek i jashtëm i bllokut?

3. Sali Berisha a ke patur miqësi të vazhdueshme ti me Kadri Hazbiun dhe a haje hamburger me të në Paris?

4. A e ke spiunur ti Kadri Hazbiun për bisedat që ke bërë me të në Paris?

5. Si ka mundësi që ti je trajtuar me dyfishin e specializantëve të tjerë pak muaj më pas po në Paris?

6. Kush e dërgoi radiogramin?

ketu duhet muzika e Darth Vaderit

Kush "Ati i Kombit" kshu??

gjithe pjesa internacionaliste dhe krahinariste jane kunder qoses.  matoshet e kosoves dhe lubonjosalistet e shqiperise.   nuk dine ku ta kapin dhe perpiqen me budallalleqe te tipit ke q*ve te hotel dajti, apo humbe zgjedhjet per pleqesine e institutit!

ore nuk e vlerteson njeri qosen per keto gjerat e kategorise se katert,po por qasjen e tij konstante ndaj ceshtjes kombetare.   ai eshte per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet.  ai eshte per gjuhen kombetare.  ai     eshte kundra ndarjeve sipas modelit libanez,gege toske e kosovar.  ai e ka identitetin kombetar paresor dhe me te rendesishem se ai krahinor dhe fetar.

ja, per keto vleresohet prof. qosja.     ata qe e kritikojne kane partine,krahinen dhe fene me te rendesishme se kombi.    prandaj me keto sulme bizantine, vetem sa e rrisin vleresimin per kete shqiptar te nderuar

Ky gazetar eshte apo spiun ?

Më kujtohet kur po zhvilloheshin bisedimet në Rambuje.

Thaçi, nën presionin e UÇK kërkonte qe amerikanët të propozonin për pavarësi të plotë për Kosovën.

Qosja ishte ai që këmbëngulte fort për të pranuan propozimin amerikan. Arriti të bindte edhe Thaçin dhe neutralizoi krahun radikal në Kosovë që kërkonte "o gjithçka, o hiç gjë, o tani, o kurrë".

Dhe në fund të vetmit që nuk pranonin të firmosnin ishte pala serbe (dhe) Rugova. Dhe rusët, sigurisht.

 

Ne fillim kujtova se ishte ndonje shkrim i Ypit smiley dhe po vija buzen ne gaz duke e ditur se ai budalla-shejtan e shkel ne etiken e te folurit/shkruarit, kur duke lexuar me poshte vura re se nuk ishte dora e tij por e ndonje kosovari, dhe mendova se dhe Kosova do kete Ypet e vet, kur per çudi, tek komentet vura re se ishte shkrimi i nje burri zotni, siç duket nga fotoja dhe titulli. Eh, thash me vehte, edhe ata qe duken si zotnij, paskan rrjedhjet e veta, goditjet e tyre psiqike. Qe akademiku yne i nderuar R.Qosja ka te metat e veta, kjo dihet tashme, por qe nje kryetar akademie si Hivzi Islami te bjere kaq poshte smiley me shprehje te tilla, kete tani po e shohim. 

Mendoj se do te ishte ne nderin e sistemit shendetesor kosovar, te dergonte mjeke per ta vizituar gratis/falas z. Islami, dhe ta sheronte sa me shpejt. 

A ka njeri te ma perktheje ne gjuhe normale kete piken 45, per ke eshte fjala; 

45. Kur erdhi i ringjallur Skënderbeu në Kosovë, me një pritje madhështore nga populli, pse popullin e quajte qenë dhe kudra? 

 

Behet fjale per Skenderbeun e koheve tona- Sali Berishen smiley

Po pse thu ti, qe paska ik per lesh ky akademiku Ismaili smiley 

dhe ne kujtonim se kishim te bonim me nje njeri normal. 

Pjer, eshte modeli i nje thagme se si jepen si shperdorohen titujt shkencore, per njerez te rendomte, ....ordinere, ne rastin e ketij te ...55 pikave!Mund te gjendet ne bote qe edhe nje hidraulik te shprehet si ku .." Akademiku"?

Edhe nje hidraulik Grava, do fliste me mire se ky akademiku i 55 pikave. 

Kur lexova titullin thashe se ishte Intervista e Shekullit... smiley

Keta shkencetaret tane kan ngaterruar rruge ma duket mua...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).