Lajmi për themelimin e një çmimi në fushën e ekonomisë me emrin “Gramoz Pashko”, nga Universiteti Europian i Tiranës, përmes Fondacionit për Liri Ekonomike, kaloi vetëm në kuadrin e dhënies së një lajmi, njoftimi, në media, dhe pa prodhuar ndonjë diskutim në mjediset intelektuale apo akademike. Kjo, ndoshta, jo vetëm për faktin se është nismë e një sipërmarrjeje private, por edhe se ne jemi të prirur t’i respektojmë dhe të mos i gjykojmë figurat publike, aq më shumë pasi ato nuk janë më mes nesh. Por, derisa tashmë me çmimin “Gramoz Pashko” do të nderohen në vazhdimësi njerëz që do t’i kushtohen politikëbërjes apo kërkimit shkencor në fushën e ekonomisë, kjo çështje ia vlen të diskutohet. Padyshim, duke e zhveshur që tani debatin nga pyetja alla shqiptare “po me Pashkon ç’keni, ai nuk jeton më?”.
Në 1990, kur në Shqipëri nisi revolucioni që çoi në përmbysjen e regjimit komunist, profesor Pashko ishte njëri prej anëtarëve të grupit të “pardesyve të bardha” që e drejtuan atë dhe më pas një nga aktorët kryesorë të qeverisë së parë demokratike në Shqipëri. Profesor Pashko, për ata që nuk janë të informuar, mbahet mend si predikues i asaj që quhet “terapia e shock-ut” në ekonomi, ose e fillimit nga zeroja, dhe autori i deklaratës, ose më saktë gënjeshtrës historike, ajo e çekut të bardhë amerikan, i cili ishte bosh dhe u ishte dërguar “pardesyve të bardha” për t’u plotësuar, sapo ata të merrnin çelësat e pushtetit.
Por çeku i bardhë ishte vetëm një gënjeshtër dhe si e tillë nuk prodhoi ndonjë pasojë në ekonominë e vendit që po përgatitej të kalonte nga ekonomia super e centralizuar, në një ekonomi të tregut të lirë. Gënjeshtra do të ishte një mall që do të prodhohej me shumicë më pas nga politika, kështu që ajo e çekut të bardhë u harrua. Ndërsa “terapia e shock-ut” nuk duhet harruar. Atë kohë, specialistët e ekonomisë me njohuri nga ekonomia e tregut të lirë, apo ajo kapitaliste, ishin të rrallë, ndaj dhe profesor Pashko kishte terren të lirë të rekomandonte recetën e transformimit të ekonomisë shqiptare dhe bashkë me të, edhe të tërë sistemit shoqëror, social e politik. Pashko trumbetoi pikërisht “terapinë e shock-ut”. Në kohën e qeverisjes së parë të PD-së, 1992, askush, apo ndoshta pakkush, mund të dinte se çfarë ishte “terapia e shock-ut”, kush e kishte shpikur dhe çfarë rezultatesh kishte dhënë. Por ajo që ndodhi ishte një fatalitet ekonomik, social e shoqëror. Doktrina e shpikur nga Milton Fridmani dhe Jefrey Sachs, profesorët e famshëm të universitetit të ekonomisë në Çikago, parashikonte një dorëzim pa kushte dhe të menjëhershëm të shtetit dhe lëshimin e ekonomisë tërësisht në duart e sipërmarrësve privatë.
Kjo teori e ekonomisë ishte zbatuar fillimisht, në kushtet eksperimentale, në vendet e Amerikës së Jugut, si Kili dhe Argjentinë, dhe ku vetë Fridmani shërbente si këshilltar ndërsa doktrina e tij nuk kishte qenë gjë tjetër veçse një armë në duart e diktaturave dhe juntave ushtarake në këto dy vende, që zëvendësuan dhunshëm regjimet demokratike, dhe që nën emrin e luftës kundër ekonomisë socialiste, shtypën e varfëruan popujt për dekada me radhë, për llogari të interesave të një grushti korporatash, duke shkatërruar çdo politikë sociale. Ato u përqafuan edhe nga qeveri në vendet demokratike dhe ekonomikisht të konsoliduara, të cilat ngushtuan po në mënyrë të dhunshme, politikat sociale dhe zvogëluan në minimum rolin e shtetit, duke rritur dhe fuqizuar pozitat e shoqërive shumëkombëshe. Por, për shkak të traditës demokratike, ato nuk përfunduan në diktatura apo junta të tipit Pinoçet. Ndërkohë që, në ish-Bashkimin Sovjetik e sapo dalë nga diktatura dhe shpërbërja e unionit të republikave, perestrojkës së Gorbaçovit iu imponua zbatimi i “terapisë së shock-ut”, që çoi në krijimin brenda pak vitesh të oligarkëve të tipit Kodorkovski apo Abramoviç, të cilët sa hap e mbyll sytë blenë apo grabitën përmes korruptimit të sistemit, pasuritë kombëtare dhe u ngjitën menjëherë në majën e listës së më të pasurve të botës.
Por çfarë ndodhi në Shqipëri me “teorinë e shock-ut” ekonomik? Kjo teori u propozua dhe u mbrojt pikërisht nga Profesor Pashko dhe po zbatohej në një vend ku centralizimi kishte qenë kaq i fortë, sa ishte e ndaluar edhe pronësia mbi një pulë dhe shitja e një veze në treg. E gjithë jetesa kishte qenë e mbështetur në punësimin në sektorin shtetëror, në fabrika, uzina, miniera e ferma. Teoria e profesor Pashkos parashikonte që kjo ekonomi të kalonte menjëherë nën administrim privat, pra shteti të hiqte dorë menjëherë nga çdo e drejtë pronësie.
Padyshim që privatizimi i menjëhershëm i disa shërbimeve ishte jetik, në kushtet kur tregjet ishin bosh dhe njerëzit, në kushtet e urisë, vriteshin në radhë për të blerë bukë dhe ku kafeja jepej vetëm nëse kishe një fatkeqësi në shtëpi. Në disa vende të tjera ish-komuniste, kjo doktrinë prodhoi rezultat, ndërsa në kushtet e Shqipërisë, ajo rezultoi fatale. E tërë makineria shtetërore e ekonomisë nuk kaloi në duar privatësh, por u mbyll. Brenda pak javësh u falimentuan të gjitha fabrikat, uzinat dhe çdo sipërmarrje tjetër, nga ato të industrisë së rëndë dhe minerare, e deri tek fabrikat e agropërpunimit, ndërsa punëtorët dolën menjëherë në rrugë, në të ashtuquajturën “asistencë”, duke u paguar për një vit me gjysmën e pagës. Shumë prej tyre ishin shumë rentabël dhe me teknologji të pranueshme, në mos ishin një mundësi punësimi e prodhimi. Faza e falimentit u pasua jo nga privatizimi, por nga shkatërrimi. Shkatërrimi i industrisë çoi automatikisht në një reaksion zinxhir, në shkatërrimin e bujqësisë, pikërisht në një vend ku 75% e popullsisë punonte e jetonte në fshat. Plantacione drurësh frutorë, komplekse blegtorale dhe komplekse serash u braktisën apo iu lanë në dorë barbarisë njerëzore, që filloi të ngrohej me drurë ulliri e portokallesh. Shqiptarët morën arratinë për të punuar në fermat e Greqisë dhe Italisë, tregu u pushtua nga prodhimet bujqësore të huaja, ndërsa tokën bujqësore, nga veriu në jug, e pushtuan shkurret. “Terapia e shock-ut” kishte shkaktuar një ‘shock’ ekonomik, social e shoqëror me përmasa kombëtare, duke e kthyer realisht në vitin zero. Shteti ngriti duart dhe i dorëzoi rrënimit jo thjesht ekonominë e socializmit, por ekonominë kombëtare, atë që ishte vënë deri atë kohë nga mundi, djersa dhe gjaku i një populli të tërë, nën diktaturë. Në pamundësi për t’u ringritur nga hiçi dhe në kushtet kur shteti nuk bëri me ndërgjegje administratorin e tranzicionit, kapitalizmi shqiptar ia la vendin ekonomisë së fajdeve, që në vend të sipërmarrjeve gjigante, çoi në ngritjen e piramidave fatale të tipit Sude e Xhaferri, që grabitën edhe paratë e emigrimit deri në atë kohë, si dhe i dhanë shkelmin e fundit, si ekonomisë, ashtu dhe vetë shtetit, në vitin 1997.
U deshën më shumë se dy dekada përpëlitje që të fillonte të merrte udhë kapitalizmi shqiptar, në kushtet kur në tokë kishin mbetur vetëm gërmadhat që kishte lënë “terapia e shock-ut”. Aktualisht, edhe pse një vend me gjysmën e popullsinë në fshat, bujqësia nuk krahasohet dot as me atë të para 50 vjetëve. Tregu ende sundohet nga prodhimet e huaja, agropërpunimi është ende në nivelin e punishteve primitive dhe zëri që siguroi mbijetesën e popullit quhet sërish “remitancë”.  Ekonomia vazhdon të mbështetet tek tregtia dhe shërbimet, dhe ende nuk po orientohet dot nga prodhimi. Pas dy dekadash, qeveria u përpoq të thithë investitorë, duke dhuruar me një Euro objekte apo ndërtesa që mund të shndërrohen në prodhuese, por në tokë kanë mbetur vetëm gërmadhat e ngrehinave që nuk janë shembur ende nga skrapkërkuesit, ndërsa sistemi minerar ka rënë në duart e mafio-politikës.
Pasojat e aplikimit të teorisë së shkollës së Çikagos, janë ende të mëdha. Pa llogaritur këtu shkatërrimin e politikave sociale dhe thellimin e dasive sociale, ku të varfrit mbijetojnë me ndihmë ekonomike dhe ajo që mund të quhet shtresë e mesme, ka arritur të ketë një shtëpi dhe një makinë vetëm falë emigracionit. Kontributi i shtetit ka qenë thuajse zero. Qeveria e majtë, që mori pushtetin në vitin 2013, po tenton të ndryshojë kursin përmes “doktrinës” se taksës progresive “kush merr më shumë paguan më shumë”, për të rritur rolin e shtetit në politikat sociale si dhe orientimin e ekonomisë drejt prodhimit. Pa dyshim që zoti Pashko nuk është fajtori historik i tërë kësaj katrahure. Por ai është një nga përgjegjësit e mënyrës se si dhe përse filloi kjo katrahurë.
Pikërisht për këtë arsye, kur qarqet akademike ndërmarrin nisma të tilla për të themeluar një çmim që parashikohet të stimulojë ekspertët e ekonomisë, duhen parë edhe kontributet e personit me të cilin emërtohet çmimi.
Ne nuk kemi shumë figura të spikatura, aq më pak në ekonomi, që të dedikojmë çmime, por më mirë pa hiç sesa një çmim në emër të një njeriu që më shumë vlerësohet si politikan dhe mik i shumëkujt, sesa si njeri që ka hedhur bazat e një sistemi mbi të cilin i ngrit prosperiteti.
Gjithsesi, kjo është vetëm një përpjekje për të hapur një debat.

G. Shqiptare

56 Komente

Patjeter. Nese jo Gramozi, kush tjeter ? Baba vet ishte simbol i material-ndertimit, keshtu qe i tako edhe ketij te jete simbol.

Gramozit dhe Berisha janë simboli i kazmës dhe pushkës në formë njerzore për shkatrimin e ekonomisë. Një kopiativ si shumica e ekonomistëve të asaj kohe.  

smiley 

1: "A mund të jetë Pashko simboli i ekonomisë?"

2: "Lajmi për themelimin e një çmimi në fushën e ekonomisë me emrin “Gramoz Pashko”, nga Universiteti Europian i Tiranës"

3: "Pikërisht për këtë arsye, kur qarqet akademike" smiley

Ves i poshter ky i leximit te vetem disa rreshtave te fillimit dhe fundit; efikas gjithsesi. Mos ngelt akademik ne kome tani qe barazohen me Neim Cilin. 

Tani mund te punoj i ngazellym ene per 8 ore te tjera. Imagjino te te akordojne Neimi cmimin Pashko smiley ... te shkosh te varesh veten... 2 faken gud!!!!

Bame a di gjo se kush kan qene tezat e Pashkos? 

 

I paska shkru fgm.

Vetëm Shqipot nderojne figurat e diskretitiuara.U ngrene dhe monumente,si Zogut,Rugoves,Azemit.Ndersa Pashkon qe shkateroi ekonomine tone e paskan ngjellur me nje çmim ne emrin e tij!! 

rakie, ideologu i teorive te Pashkos (Sachs) kur qe koha qe po zgjidhej drejtori i bankes boterore beri nje artikull ku promovonte veten dhe arsyetonte se perse duhej ai te behej drejtori i bankes. Jo qe nuk e bene drejtor banke por ne vendet europes qendrore as nuk e qasin. Terapia e shokut shkaktoi deme njerezore me shume se 80 vjet komunizem. 40% e femrave moldave nen 30 vjec perfunduan prostituta rrugeve te europes, etj, etj.

Lol... pashko njeri gjenial.

Po mire nuk gjendet dot emri i atij Amerikanit qe i mesoi pashkos dy fraza:

1-Terapia e shokut

2-Ceku i bardhe

Wait wait wait.... Se kush po perpiqet ti kaloje uje nen rrogoz Pjerit. Rono ti po i bo kto gjona?

Shqelmin ekonomise komuniste ja ka vene i pari autori ne momentin kur ne vend qe te blinte nje tv Butrinti bardh e zi, vendosi te bleje nje tv color Samsung me pult.

Pashko ka deshtu komplet, 24 vjet mbas renies se komunizmit se as buke nuk u siguronte dot, te gjithe njerezit me zor po presin te vije dita te kthehemi ne kohen kur xakja and co. drejtonin ekonomine nga biroja politike 

Mirqenie, siguri, paqe sociale

Shiko se po ti shohi ai specialisti i LSI-se me siguri dhe keto foto i nxjerr si te fallsfikuara 

O zoti bankier, seriozisht e ke? 

Bame, midis meje dhe teje te Banka qendrore kan fillu rondshem pushimet nga puna dhe uljet e rrogave.

Mos ja vej re robve se po kalojn kohe te keqia. Do thush ti, pune e modhe te shofin per pune ne sektorin privat. Sektori privat o ku therret qameti mer Bame! 

Pranej po them, boj sikur nuk lexo, gjindja po kalojn kohe me stres o Bame! 

Nuk ka mo party me çunat nen tingujt e Napolonit o Bame!

Roni, ka noi link, noi informacion te sakte per kete qe thua per BQ, apo perhap mjergull. 

Pjer, 

Banka, ky institucion kaq i rendesishem i shtetit, eshte mbuluar nga shushunjat. Departamenti ka dhene direktiva edhe per kete situate.

Kot nuk them une se, shqiptaret nxitohen gjithmone. Mire shqiptaret e thjeshte nxitohen se aq ua pret, po intelektualet e universitetit Europian, ç'kane qe nxitohen. Te mos harrojme se aty marrin pjese nje grup i nderuar ekonomistesh, qe kane bere para, por qe pak mendojne per mirqenien e pergjitheshme. Vete gjendja e Shqiperise, tregon se ekonomistet dhe politikanet e Shqiperise, nuk meritojne titujt dhe beneficet qe perfitojne.  

Nese do te shtrohej pyetja se "a mund te jete Pashko simbol i ekonomise Shqipetare te postkomunizmit" , sigurisht qe po. Por per fatin tone te keq eshte dhe ishte ekonomia me e keqe e mundeshme per tu realizuar.  

Sigurisht , zoteron mbi 15 Pika Karburantesh , te gjitha keto te bera me leket qe i la trashgimni gjyshja.

Kush, Kikia?

vetem dy komente nga monsieur Pier?!

 ce n'est pas possible

 E tërë makineria shtetërore e ekonomisë nuk kaloi në duar privatësh, por u mbyll. Brenda pak javësh u falimentuan të gjitha fabrikat, uzinat dhe çdo sipërmarrje tjetër, nga ato të industrisë së rëndë dhe minerare, e deri tek fabrikat e agropërpunimit, ndërsa punëtorët dolën menjëherë në rrugë, në të ashtuquajturën “asistencë”, duke u paguar për një vit me gjysmën e pagës. Shumë prej tyre ishin shumë rentabël dhe me teknologji të pranueshme, në mos ishin një mundësi punësimi e prodhimi. Faza e falimentit u pasua jo nga privatizimi, por nga shkatërrimi

Industria ishte komplet e amortizuar , prodhonte gjera qe s'i hynin askujt ne pune.me apo pa bekimin e gramoz pashkos nuk vlente per gje tjeter pervecse scrap.pavaresisht kesaj pashko e co paten ne dispozicion gjeneraten me te arsimuar te shqiptareve , popullsi e re ne moshe e me aftesi te caktuara ne disa fusha.ne nje menyre apo tjetren ata menaxhuan te mos terhiqnin dot asnje investim te huaj dhe per vite shqiperia u be nje vend i cili nuk eksportonte asgje.ne kete prizem cmimi gramoz pashko duhet te jepet si vleresim per  fucking it up e jo suksesi.

pashko simbol i ekonomise? c'jane mer kto maskaralliqe!

Avash AVASH, terapi e shokut e hedhja nrruge e emigracion osht simbol suksesi per Berishistet

shume pune, shume para, shume qejf! kshu bertiti gramozi, edhe ne na erdh mire kur e ngjum. kto qe bojn PR-in e PDse ktu sot, s'i kon ngju kto, se lujshin me pinca m'at vaft.

eh, thashe me vete masanej, pse nuk ma haka buza hic ket kulac mu? nejse mo, ishte koha kur duhej icik temporitem, ene kalojshin kto. s'di a i ke parasysh.

Si nuk i kom parasysh daku, pincat e Rushenit e Tan Hoxhes, punonin mire..qysh heret......si gershone leshi deleje nat kohe. eh sa grabisnin ene  sun u ngopen...shifsha Genc Rrulin 20 vjet me vone...prap tu vjedh..si miu e jo si ariu ama, apo si tek ajo reklama e enrgizer...still going....still robbing..... Arusha u bo Zen Mongoloidi  me Giten qe grabisnin me skavatorin para e banden e Tropoxhes mbrapa....

energizer smiley 

loooooooooool

duhet vene edhe nje cmim rryshfeti :Urdheri i Ilir metes klasi I,II. III  smiley

JO, pashko nuk mund te jete simboli i transformimit te ekonomise shqiptare. megjithate, nje institucion privat mund te jape, me lejen e perdormit te emrit nga familja, nje titull qe vendos bordi i institucionit, per qellimet e veta komerciale. ne realitet do jete cmim farse. pashko, ne historine e ekonomise shqiptare, ze vend per nje gafe te pafalshme qe ka bere. teoria e shokut dhe reformat qe u ndoqen me pas kane qene shkaterrimtare per ekonomine shqiptare. vete ekonomistet perendimore dhe boterore e kane pranuar tashme qe modeli qe rekomanduan/perdoren per ish-vendet e bllokut socialist ishte nje fiasko. 

 teoria e shokut dhe reformat qe u ndoqen me pas kane qene shkaterrimtare per ekonomine shqiptare. vete ekonomistet perendimore dhe boterore e kane pranuar tashme qe modeli qe rekomanduan/perdoren per ish-vendet e bllokut socialist ishte nje fiasko.

...keshtu mendon edhe kikia qe s'eshte ekonomist, mgja nqs din na gjo mashume se kikija do ish interesante me ndigju 
 

Poeto, mos quj Salukun, Kiki...a tkujtohet si i sulej Saluku Gramozit per Cekun e Bardhe???? Ore kush osht pdeist nga ju ktue???  Prandaj BACA  i dha munxet FMN, sja fali traplliqet me pushtetin e tij.

profesioni im eshte per poliitka ekonomike, me shkolle, me praktike dhe jo autodidakt wiki. njihen dy modele kryesore te krahasueshme per transformim te ekonomise sociale me demokraci proletare: kina dhe ish vendet e bashkimit sovjetik. modeli zbatuar ne kine eshte me i suksesshem se modeli i ish-vendeve te bllokut komunist. kete nuk e them vetem une me leximet e mia, po e thone akademiket dhe ekonomistet e BE-se, banka boterore, fmn, dhe teoricienet nobeliste, shkolla e MIT-se dhe UCLA, e shume te tjere. ne demokraci liberale te dy modelet nje ashtu i madh jane, por ne ekonomi modeli jone deshtoi. kina ne 10 vjet nxorri miliona njerez nga varferia ekstreme. terapia e shokut, pa plan marshall ishte nje verre ne uje. ata qe paten pushtetin politik perfituan ekonomikisht, duke ruajtur tarafin e vet. 

Sa njerez do kishte nxjerre Kina nga varferia nese s'do kishte Amerike e Evrope kapitaliste qe te kishte nevoje per krah te lire pune?

po e bene te njejten gje dhe asian tigers perpara, pse mos ta bente dhe kina. modeli qe perdoren ishte home-grown, jo se ju imponua. kapitalisteve ju interesoi ai treg aq i madh se kishte economies of scale. pra i takes two to tango. 

Sa njerez do kishte nxjerre Kina nga varferia nese s'do kishte Amerike e Evrope kapitaliste qe te kishte nevoje per krah te lire pune?

Kina doli nga varferia ne 1949'n, dhe jo ne 1979'n. Kjo data e dyte nuk ishte veçse rrjedhoje e dates se pare.

Sigurisht! Mao rrotullohet ne varr.

"Universiteti Europian i Tiranёs (UET) ёshtё një Universitet Privat i themeluar në vitin 2006, nga një grup prej 6 intelektualёsh, ku përfshihen katёr akademikёt Adri Nurellari, Blendi Kajsiu, Ermal Hasimja and Henri Çili, manaxheri Laert Duraj dhe gazetari Robert Rakipllari."

smiley 

smileysmiley

ooo çu kenaqëm!!

sa shume jane keta skraparlinjte....
 

Kikikia ngatarohet kot ne kete pune e terapise qe paska lene industrine* pa pune.

Tani kush e njeh le ti thote qe Kombinati Metalurgjik harxhonte ne 24 ore rreth 11-12 milione kwh ne dite ne fundin e viteve 80`. Duhej mbyllur me urgjence te madhe, bile as nuk duhej ngritur fare. Pa folur pastaj per katastrofen mjedisore ne ate zone. Po Kikikia kete nuk e kupton.        

Duket akoma Kikia kujton se cikli integral i metalurgjise qe ka degjua kur ishte i vogel, tregonte se do futej mineral e do dilte veture ne fund te kombinatit e terapia e shoqes ja hoqi kete mundesi. Pastaj ka parasysh ate traktorin qe u prodhua ne vend per te shku tek bicikleta Tirana.                                     Per dijenine e Kikikise, Pashko nuk ka qene ne zbatimin e teorise se terapise, sepse ne Nentor te 1991 ngeli pa partofol e pa te tille perfundoi dhe jeten.

Nuk eshte faji i zjarrit kur pervelon, por i atij qe mban ushten ne dore.   

Megjithate une e pershendes Kirikikine me kangen e Albert Tafanit :

Le te rrjedhe qeliku

per dyfeke e pluxhe,

let` pellcase armiku,

moj kala e kuçe...

* Se industria e rende more Kikiki, sidomos ajo metalurgjike, do kellqe Suedie apo Gjermanie. 

P.S. Ore mos ka dash te thote tjeter gje ky dhe une e kuptova gabim?                                                            

smiley Ik nashti se tallesh!!!!! smiley 

Komentues, Metalurgjiku punon dhe sot apo se di dhe prodhon shumë më tepër se në 90 falë investimeve të "reja" në makineri. sa për mjedisin ka filtra e paisje që e mbrojn dhe kte duhet të bënin  politikat ekonomike jo shkatrimin e investimeve që ishin bërë e mund të shfrytzoheshin me investime të reja më pak të kushtueshme në vend që tê blenin  hekur për ndërtim nga ukrahina.

Varet ke quan ti Metalurgjik. Asnje oxhak nuk punon atje. Apo e ke fjalen per KURUM-in?

Une them ta leme me kaq kete se pale sa zgjatet muhabeti.

Metalurgji quhet ajo që përpunon minerale e hekurishte në rastin tonë( furrat e çelikut dhe petzimi si dhe ferrokromi).Metalurgjia e bakrit psh ishte pothuajse e plotë që nga minierat deri  tek telat e bakrit duhej lënë në punë si ndërrmarrje publike(ndërrmarrjet publike janë autonome dhe trajtohen njëlloj si privatet nga pikpamja e taksave dhe shteti ësht aksioneri i vetëm ose mazhoritar) deri në gjetjen e një investitori të rëndsishëm.ose indutria përpunuese  e me rradhë ashtu si dhe shkollat që fatmirsisht nuk doli njeri ti mbyllë etj etj. 

E kuptova.

duhet pa cik konteksti i deklarates per terapine e shockut. Ishte koha kur km Ylli Bufi perpara gjithe popullit deklaron ne mbledhje te qeverise se qeveria garanton vec 6 dite buke. Kur Ramizi e kish lene arken e shtetit bosh. Sot eshte sh. komode t'i besh analize shkartis me ironi perverse

po pastaj si u gjend buka (mielli) duke shkatruar... çudi ekonomike

sharlatanet duan te perjetesojne sharlatanet qe te kene nje alibi per t'u perjetesuar vete.

Hajde shkrim hajde... smiley

Me gjithë këto që ka shkruar, z Kikia dhe me mënyrën e paraqitjes së tyre, nënkuptohet sikur paska njohuri të thelluara mbi historinë ekonomike politike të Amerikës Latine. Sikur z Kikia njeh madje mirë edhe mendimin ekonomik të Friedmanit dhe të tjera gjëra të këtilla.

Por ma shpif në maksimum pohimet që më thelp rrotullohen rreth kësaj:

Në disa vende të tjera ish-komuniste, kjo doktrinë prodhoi rezultat, ndërsa në kushtet e Shqipërisë, ajo rezultoi fatale

Debil analist! Fatale thotë, kur njerëzit venin e mbanin radhën për të marrë margarinë apo një copë bukë misri.
Pastaj çfarë kuptimi ka "fatale" në këtë fjali? Të krijohet përshtypja sikur monizmi vlente dhe erdhi Pashkua dhe e shkatërroi. Po jo more jo, o analist injorant, ishte gjithçka djerrë. Djerrë. Dhe djerrinës nuk ke çfarë i bën më, veçse ta ngopësh me kripë... Por djerrina lulëzoi o z Kikia dhe të jep ty mundësi të hash bukë me njëfarë dinjiteti sot.

E tërë makineria shtetërore e ekonomisë nuk kaloi në duar privatësh, por u mbyll.

Do doja ta shifja surratin tënd o Kikia nëse do të investoje apo jo në një ambient ku e vetmja mundësi ishte të investoje mbi gjëra të kalbura.Çfarë leverdie do të kishte një investotor privat, për të investuar në momentin që ju thoni? Pastaj kush ishte ky privati hipotetik që do të investonte? Nexhmia me ato dollarët e fshehura nëpër rroba, apo ndonjë enverist që po mësonte se si të riciklonte vëllimet e "udhëheqësit", pra prijësit të kopesë komuniste, për të përfituar nga këto letër të pastër?; ku ti z Kikia mund të shkruaje këtë pseudo-analizë.

Zero me xhufkë!

Vallë të ketë ngrënë edhe Kikia nga ai byreku? [Top i verdhë që mendohet.]

Mbase duhet me qene ekonomist si ata te Kombinatiti me shpjegue .

Po nje gje eshte me se e Qarte pa qene nevoja me bo analiza " kujt do me i tregu Industrine mer jahu " " Kujt do me i tregu ti si qem ne kur Bufi qe k/min " ..si maja e InteliDjencës sqapore të PD-hit

Shndërimet ishin POLITIKE aspak ekonomike . Aq më tepër nuk ishin të të kërkuara e të ndërmara nga nga nevojat jetike dmth prodhimi .Dhe as i ndieri Pashko dhe askush nga Tralalatë e prezantimit të Vokshit me Portofole nuk kishte kapacitet e përvojë e ca më pak Kurajo e Inteligjencë me drejtu një Ndërmarrje . Maximumi i Dijes të grupimit Nano -Rruli -Pashko e ndonjë tjetër , ishte Plenumi 8-të i KQ ku Ramizi filloi me elementë të vetadministrimit .

Problemi nuk qëndronte  tek  rentabiliteti  K.M as tek skeçet e Veli pijanecit me Behar vër -vërën as tek mullahët Injorantë të antikomunizmittë rëngë -Dënges.

Problemi është që Edhe SOT ne jemi rrugëve me analistë Injorantë " sa veta ishin në Miting " Dhe këta janë Brumi i PD-hit antikomunist që e trajtoi vendin si "baçe e babës" .Shit sa të mundësh nga kjo baçe , krijo iluzione se kjo pasuri erdhi sei rezultat i projektit Bideja e Berishës , dhe mbi të gjitha

Shqipëri nuk KA . Ka një copë truall ku kane jetuar bagëti dhe ku një Lopçar si Enveri i drejtonte me kërbaç .

 E kush është AI që nuk shkatron çdo gjë pa mbajtë Pikën e Përgjegjësisë qoftë për Shaktërimin , Djegjen e Terapinë zero ( llaf i modh mer jahu ) plus Internimin e Dëbimin e gjithë Inteligjencës e specialistëve me kercënim Vdekje për Bukë rrugëve të Botës si Lypës dhe nuk del ekonomist i modh mer jahu sepse  " ka qenë diktatura më më më më ( tm devole) "

 Edhe Harilla jevgu , komshiu im në Korçë më shkruante ne mail se ka hapur Bangë dhe dialin e ka vënë banAkier smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).