Shkrim i përshtatur për rastin e 100 vjetorit të lindjes të Jani Ristanit, njërit prej fotografëve më të njohur shqiptarë të shekullit të kaluar

Më 16 djetor 1913, lindi në fshatin Lliar të Zagorisë, Jani Ristani, një nga fotografët më të njohur shqiptarë të shekullit të kaluar. Ai dallohet për veprimtari të gjatë dhe të shumëllojshme, por duke veçuar atë dokumentare dhe historike.Pas mbarimit të shkollës fillore në fshat, në moshën 14 vjeçare, ai shkon në Turqi (Stamboll), ku kishte të atin dhe gjyshin të cilët jetonin me një dyqan të vogël. Aty, zagoritin e ri shpejt e tërhoqi fotografimi. Në këtë fushë u ndihmua nga një mjeshtër turk deri sa më vonë arriti të hapte edhe një studio private fotografie. Puna në të i “shpërveshi mëngët” për të përvehtësuar fotografinë si mjeshtëri teknike, por edhe si veprimtari kulturore. Fotografon jo vetëm banorët për foto nostalgjie, por edhe ngjarje të ndryshme politike e shoqërore. Kështu, më 1931 realizon një foto të “Miss Turqia”, e cila u botua në gazetën e madhe “Xhumhyrjet, dhe në 1932 udhëheqësin e madh turk, Mustafa Qemali, gjera që e ngazëllyen dhe e nxitën mjaft djaloshin nga Shqipëria. Po atë vit, 1932,. Jani fotografon 28 Nëntorin, “Ditën e Flamurit” në konsullatën shqiptare të Stambollit, foto që disa ditë më pas u botuan nga gazeta “Demokratia” e Gjirokastrës, duke shënuar kësisoj “takimin” e parë të tij me shtypin shqiptar. Ndërkohë, fotografi i ri realizon edhe mjaft shkrepje për kënaqësi vetjake, portrete shokësh, peizazhe të Stambollit, çka e shtytën të ishte më kërkues i të bukurës në fotografi.

Në vitin 1934, Jani Ristani kthehet në Shqipëri për të kryer shërbimin ushtarak e, pas përfundimit të tij, vendoset në Tiranë, ku bashkë me kushërin e tij,Vasil Ristani, më 1936, hapin një studio fotografie në “Bulevardin Zogu I”. Emri i saj ishte mjaft interesant, “Shtëpi për Arte Fotografike”, por edhe puna që bëhej në të ishte me kërkesa të mëdha. Më pas ajo u quajt “Foto Studio Ristani” (Jani dhe Vasil), atje filluan të shkojnë për shkëmbim mendimesh edhe shumë të shkolluar në Perëndim. Gjithashtu përmendim se Jani Ristani në këtë kohë filloi bashkëpunim të rregullt me disa organe shtypi si “Diana”, “Donika”, Drita”, “Java” etj. Vet Jani, do kujtonte vonë-vonë, ndër të tjera, fjalët që i thoshte shpesh patrioti dhe intelektuali i shquar, Mit’hat Frashëri :”Ta dish Jani, kjo punë që po bën ka vlera historike për Shqipërinë”. Dhe vërtetë ashtu do të ishte, por një pjesë e madhe të fotografive ku paraqitej Mbreti Zog (për një kohë ka qënë dhe fotograf zyrtar i Oborit Mbretëror) dhe armiqë të regjimit komunist, u zhdukën nga vet Jani, para se të zhdukej edhe ai vet. Kështu ai vet shprehet vitet e fundit në një gazetë :”Kam djegur me dhjetra foto e libra të ndaluar, mes tyre edhe disa nga fotot e Zogut. S’doja t’i hapja bela vetes. Ai regjim nuk të falte…” (Gazeta “55”, 19.04.2003). Kjo na kujton prishjen e “nudove të tij të bukura nga Skulptori i madh, Janaq Paço për të shmangur rrezikun e persekutimit nga diktatura komuniste. E, s’janë këto shembujt e vetëm të prishjes së krijimtarisë nga vet autorët. Dukuri e dhimbshme dhe me pasoja për kulturën tonë kombëtare.

Aparati të tij nuk i kanë shpëtuar ngjarje të tilla si sjellja në vend e eshtrave të Naim Frashërit (1937), përurimi i Mauzoleut të Nënës Mbretëreshë (1937) dhe Bankës Kombëtare në Tiranë (1938), Martesa e Mbretit Zog, çelje rrugësh dhe institucionesh të reja etj. Dhe vlerësimet për punën e tij nuk vonojnë. Kështu më 1939, Jani Ristani është nderuar me “Diplomë Nderi” në “Fiera dell Levante” të Barit (Itali) ku u paraqit në përbërje të pavionit të artizanatit shqiptar.

Në nëntor 1944, Jani dhe Vasil Ristani, së bashku me Filip Viton, fotografuan luftën e Tiranës, sidomos qytetin pas largimit të trupave gjermane, ndër to dhe fotoja me sheshin “Skënderbe”(Xhamija, Sahati dhe Pallati Kaceli). Në atë fotografi, Jani ka inkuadruar edhe një re të madhe të bardhë në sfond, ndoshta për të simbolizuar “ditët e bardha” që do të vinin paskëtaj, iluzion që u shua shpejt.

Më 1945, me sugjerimin e një oficereje angleze fotografon çamët (e shpërngulur egërsisht prej trojeve të tyre nga shovinistët grekë), në kampin e Kavajës si dhe Kongresin e tyre që u mbajt në Vlorë, foto me vlera të mëdhaja dokumentare. Dy vjet më vonë punësohet në Minstrinë e Punëve Botore (ndërtim-komunale), ku krijon dhe laboratorin fotografik, por duke udhëtuar anë e mbanë vendit për të fotografuar objektet në rindërtim e ndërtim. Kjo e ndihmon që më 1948, të hapi ekspozitën e parë vetjake në mjediset e kësaj Minstrie. Veprimtaria e tij fotografike në kantieret e shumta të ndërtimit e ka pasuruar mjaft fondin vetjak të Janit, por sot pjesa më e madhe e tyre ndodhen të shpërndara në disa institucione shtetërore arkivore, herë-herë edhe pa emrin e autorit të tyre.

Për t’u shënuar është fakti se Jani Ristani është autor i fotografisë së parë me ngjyra në vend dhe që i përket vizitës së Presidentit të Vietnamit, Ho Shi Min, në Tiranë më 1957. Po ashtu duhet cekur këtu pjesëmarrja e tij në Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë “Bifota” në Gjermani (1965), ku u nderua edhe me Diplomë Nderi, në Bashkimin Sovjetik (1961), Hungari (1962), Rumani (1963). Në këto konkurse ai përfaqësohej kryesisht me foto dokumentare, por nuk ishte vetëm ky lëm që lëvronte. Jani ka realizuar edhe foto-etyde me emra të tillë si, “Coroditje”, “Thethi”, “Liri e kufizuar”, “Eklipsi i diellit”, “Katundari”, “Mësuesja e gjuhës”, të cilat tejçojnë edhe kumte të ndryshme socio-filozofike.

Ndërkohë, ai bashkëpunonte me organet e shtypit të atëhershëm, veçanërisht me gazetën “Bashkimi” dhe revistën “Ylli”, por edhe me Muzeun Arkeologjik, me Ministrinë e Bujqësisë (sektori i propagandës), me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë etj. Për të realizuar fotografi me nivel të lartë, ai ishte abonuar edhe në shtypin e specializuar të fotografisë jashtë shtetit, organe të cilat vinin me shumë vështirësi, por që “përpiheshin” menjëherë sapo i binin në dorë. Në këto vite, iu vu rëndësi e madhe kopertinave të revistave, për këtë fotografi i njohur, Petrit Kumi dhe koleg i tij, shprehet për të :”Asokohe eksperimentuesi më i madh në këtë fushë ishte Jani Ristani” (Revista “Spektër”, korrik 2005) Duke pasur bagazh të madh praktik, por edhe njohuri të gjera teorike, Jani pati guximin të shkruaj edhe një libër teorik për fotografinë me titullin “Fotografia Art” që mbeti i pabotuar për arsye ekonomike e, po për të njëtat shkaqe ngeli pa parë dritën e shtypit edhe albumi i tij fotografik “Butrinti” me foto të qendrës së njohur arkeologjike. Ndoshta një ditë do të jenë në duartë e dashamirëve të fotografisë këto krijime të mjeshtrit Jani Ristani. Atëherë brezat do t’a vlerësojmë edhe më tepër atë që gjithë jetën e tij ja kushtoi fotografisë, por edhe duke lënë në të shumë punime të vlefshme, dokumentare dhe historike. Të dy këto vepra ndodhen në ruajtje tek e bija, Maria, e cila natyrisht i mban si gjera të shenjta. Gjithashtu ai është autor i albumit të madh historiko-dokumentar për ndërtime që përfshin periudhën 1945-1965, i rëndësishëm sidomos për Arkivin Shtetëror të Ndërtimit. Shumë foto të tij janë të shpërndara në institucione të ndryshme qëndrore, disa herë pa emrin e autorit, të tjera zhdukur nga “specialistë” ngaqë brenda tyre ishte dhe ndonjë “armik”. Sot është vështirë të mbledhësh gjithë krijimtarinë e Jani Ristanit në një album, por përbën edhe një detyrim të shoqërisë për këtë fotograf që për gjashtëdhjetë vjet nuk e hoqi aparatin nga dora.

Në vitet e fundit të jetës ai pati një gëzim të veçantë, më 1998, fotografit plak dhe fisnik, iu festua 85-vjetori i lindjes nga Ambasada Turke në Tiranë, për shkak të lidhjeve të hershmë të tij me Turqinë.

Puna e gjatë dhe e madhe e Jani Ristanit në fushë të fotografisë, veçanërisht në atë dokumentare dhe historike, por të shoqëruar përherë me merakun e artistit, përbën një kontribut të shquar për fotografinë shqiptare. Prej kohës kur filloi fotografimin, vitet ’30, e deri në fund të jetës (15 maj 2005), për atë çdo ditë dhe javë ishte e lidhur ngusht me fotografinë. Kështu që 93 vjet i plotësoi jo duke “shtyrë” ditët, por duke “i mbushur” me diçka nga fotografia.. E, pjesa më e madhe e fotografive të Jani Ristanit, do t’ju hyjnë në punë edhe brezave të ardhmë, duke e bërë kështu punën e tij të vlefshme dhe emrin e tij të paharruar.

Burime:
1. Ristani Maria-Një fshat i vogël dhe një kasaba e madhe- Tiranë, 2004
2. Gazeta “55”-“Jani Ristani, legjenda e gjallë e fotografisë shqiptare”–19 prill 2003
3. Gazeta shqiptare- “Jani Ristani, njeriu që ngjyrosi fotot shqiptare”–14 maj 2002
4. Arkivi Fotografik i Familjes Jani Ristani
5. Arkivi Shtetëror i Ndërtimit
6. Gazeta “Ballkan”-“Fotografia, nga Marubi te Fusha”—25 nëntor 2003
7. Gazeta “Korrieri”-“Iku dhe Ristani, “Gjyshi i fotografisë shqiptare”—21 maj 2005
8. Revista “Spektër”—“Fotografia në kufi të dy epokave”-korrik 2005

 

http://illyriapress.com/fotografi-shqipt...

21 Komente

Village bey faleminderit qe e solle kete shkrim. Nuk e kisha degjuar me pare kete emer qe paska bere kaq shume pune.

Artikull shume i bukur dhe edukues per njerez si puna ime qe nuk njohin aspak historine e çameve dhe fotografet qe e kane dokumentuar. smiley

Faleminderit Blete. Qenka sit mjaft i mire. 

te lutem, shpresoj te ngjalle kuriozitet edhe tek te tjeret, smiley.

 

Shpresoj edhe une. Te gjithe duhen kujtuar dhe ndergjegjesuar  per kete njolle te zeze dhe te harruar nga historianet dhe shqiptaret ne pergjithesi. 

 

kozmopolitet e kane te ndaluar te dine historine e vendit te tyresmiley

po te jete per angolen,cadin ose algjerine,ndryshon puna

Keni te drejte megjithese jeni pak i ashper ne qendrimin tuaj per kozmopolitet. Ju siguroj qe une ndjej turp kur pohoj se kam shume mangesi ne historine e Shqiperise. Me shume se mosinteresim, eshte çeshtje kohe, distance (etj.)

Kjo nuk eshte as faji i juaj e as i atyre qe akuzojne nga pozitat e nje komentatori, por faji i shtetit shqiptar qe nuk ka ngritur zerin per kete gje, qe nuk ka bere nje film per kete genocid, apo te pakten te lejonte apo financonte kineastet per nje film. Bota dhe ti, dini shum pak per kete gje, jo per fajin tuaj por per fajin e shtetit shqiptar. 

mooi Pier ,dank u

 

Shteti shqiptar nuk ka si ta ngreje zerin, se eshte ai ne radhe te pare qe e ka fshehur kete histori, shto ketu edhe nje propagande raciste ushqyer popullit shqiptar me bollek per popullsine çame deri aty sa nuk guxonin njerezit te thoshin se nga ishin e jo me te hapnin gojen per te kerkuar te drejtat e tyre dhe ja pra ku jemi ketu ne 2014 dhe pjesa me e madhe e shqiptareve jo vetem qe nuk e njeh kete histori, por as qe duan ta njohin pasi mendojne se nuk i perket, nuk i prek, sepse nuk jane çam.

Dokumentari i fundit qe kam pare per Shqiperine flet edhe per çamet . Ia vlen te shikohet.

Grazzie, ma belle smiley

te lutem x

Më 1945, me sugjerimin e një oficereje angleze fotografon çamët (e shpërngulur egërsisht prej trojeve të tyre nga shovinistët grekë), në kampin e Kavajës si dhe Kongresin e tyre që u mbajt në Vlorë, foto me vlera të mëdhaja dokumentare

Me bejne pershtypje fjalet "me sugjerimin e nje oficereje angleze".

Nderkohe ne website-in e Robert Elsie per koleksionin e fotove te refugjateve çam, ku perfshihen edhe fotot e mesiperme, marr te mireqene se jane te po te njejtit autor, nuk eshte vendosur emri i fotografit por ky nenshkrim;

"Fotografitë e këtij koleksioni janë bërë në vitin 1945 në kampet e refugjatëve çamë në Shqipëri nga antëtarët e Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (UNRRA). Ruhen në Arkivin e Kombëve të Bashkuar"

Te le kuptosh se fotograf Ristani ka pas qene i punesuar nga UNRRA. Do ishte mire gjithsesi qe te shkruhej edhe emri i autorit, ndoshta Elsie nuk e ka ditur?!

Shpresoj ti shoh te botuar se shpejti si librin "“Fotografia Art” ashtu edhe albumin fotografik  “Butrinti”, me vjen keq qe nuk jane botuar ende.

"BALADA CAME," BILAL XHAFERRI

Ylberi, si një përshëndetje e përlotur lamtumirë,

u zhduk matanë largësive,
mbi kreshtat e flakëve,
nëpër shi…

Matanë largësive u zhduk e përflakur Çamëria

dhe të gjitha rrugët tona shpien në veri.

Ulërin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote,

mbi të shtrenjtat troje tona stërgjyshore.

Në kullotat e braktisura kullosin rrufetë.

Ullishtet e pavjelura gjëmojnë si dallgë nëpër bregore.

Dhe kudo toka çame,

mbuluar nga retë,

rënkon e mbytur në gjak e lot,

e mbetur shkretë,

pa zot.

Na e tregojnë drejtimin plumbat, që vërshëllejnë në errësirë.

Na e ndriçojnë rrugët flakët, që gjithë tokën kanë përpirë

Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive

dhe rrugët zgjaten e zgjaten si veri.

Ne, popull muhazhir, ecim nëpër shi…

Lamtumirë, Çamëri!

Kam nje shoqe nga Prishtina, dhe nje dite gjate nje bisede rreth ngjarjeve ne Kosove, me thote.........Ne shqiptaret kemi nje te keqe qe po na kushton shume

ne harrojme shume shpejt.

Te gjithe sociologet e afirmojne: shqiptaret nuk arrijne te bashkepunojne me njeri tjetrin.... Vetem shiko sa perbuzen shqiptaret e Kosoves nga ato te Shqiperise dhe e kupton fare thjeshte se sa mbrapa nga mentaliteti jemi. 

SERENATE ÇAME – ABEDIN RAKIPI

Sot nje serenate une ty po ta kushtoj,
ti je enderr çame sot per ty po kendoj
sa here qe ne endrra te prita ty pafund.
Nje dite tumankuqe, nje tjeter tumanbardhe
nje nate enderr çame , nje tjeter je perralle,
dhe kur ty te prisja te dilje nga xhamia,
nje here me bonbone, nje here me karamele,
nje here me çokollata, nje tjeter me qershi
Dhe fytyra jote mbushur me nur dhe drite
me kuptonte mua vetem me nje shikim...

...Ne labirinthet e ndjenjave te fala butesine
dhe anijet e shpreses i solla ne brigjet e shpirtit tend,
dhe ti si nje ujevare e perlotur çame
veshur me fustan te bardhe
me jepje uje çamerie me duart e tua.
Me ujin e kristalte te tokes çame
laje syte e trimit tend,
nje ere qe fryn nga Paramithia
te sjell nuse ty,
ne shtepite e bardha te Filatit
po te pres une ty.
Sa kenge jane kenduar per ty
ti je çameria ime,
sa endrra jane thurrur me ty
ti je çameria ime....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).