Mund të përkufizohen si dëshmi, fakte dhe informacion për tragjedinë më të rëndë të këtyre 23 viteve; shpërthimin e fabrikës të demontimit të armëve në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe dhjetëra të tjerë u dëmtuan. Janë 40 fotografi që fotoreporteri i luftës Vedat Xhymshiti do t’i bëjë publike për herë të parë në një ekspozitë fotografike. Projekti i tij nuk janë vetëm fotot që realizoi ditën pas shpërthimit në Gërdec. Gjatë këtyre viteve ai është kthyer disa herë në Gërdec, me qëllim që të dokumentojë në periudha të gjata kohore atë ngjarje. Çfarë ka ndodhur këto 6 vite me të mbijetuarit që fotografoi në spitalin “Nënë Tereza”, ditën e shpërthimit? Si është transformuar fshati dhe çfarë gjurmësh ka lënë te banorët kjo tragjedi? Janë shumë pyetje që marrin përgjigje përmes imazheve në ekspozitën që Vedat Xhymshiti, gazetar i pavarur dhe fotograf dokumentar, do të hapë 6 vjet pas tragjedisë së Gërdecit. 

Në Gërdec, në mars të 2008-ës, për të dokumentuar ngjarjet përmes fotove…?

Unë kam mbërritur në Gërdec mbrëmjen e ditës së shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Atë natë kam realizuar fotot e para. Më pas, në mëngjes herët kam qarkulluar në zonën e ndaluar, edhe për mediat.

Si arritët të hynit dhe për më tepër të realizonit foto? 

Nuk qëndrova aty ku shumë gazetarë prisnin që t’u lejohej hyrja zyrtarisht, gjë që nuk ndodhi asnjëherë në fakt. Kam ecur në këmbë përmes një përroi dhe kam përshkuar rreth 3 km në distancë të kundërt, jam futur mes arave të fshatit dhe kam zbritur në zonën e ndaluar. Sapo hyra në zonë, ushtarët e parë që takova m’u drejtuan në anglisht. E kuptova se më morën për të huaj dhe iu përgjigja anglisht. Mendova se po t’iu flisja shqip, do më dëbonin. Më interesantja ishte se ata filluan të pëshpëritnin mes njëri-tjetrit: “Ej, ky do jetë nga CIA, ose kush Zotin e di nga vjen?” Kështu arrita të hyj në zonën e ndaluar dhe të dokumentoj gjithë zonën pas shpërthimit. Kam qëndruar gjatë gjithë ditës aty. Gjatë qëndrimit tim aty nuk kam parë ndonjë fotograf që të ketë depërtuar deri aty, sepse nuk është lejuar ose ndoshta  kjo dhe për shkak se kanë patur mungesë përvoje në terrenet konfliktuoze ose të rrezikshme.

Si e paraqesin situatën në Gërdec fotot që keni realizuar?

Situatë shumë apokaliptike. Dilte tym ngado. Ishte një lloj mjegullie gjithandej që mbretëronte. Ishte një lloj ndjesie e ftohtë, ndjesi e të vdekshmes që ta sjell atë. Më sillte ndërmend kur futesha në terrenet pas situatës së bombardimit në vende që ishin në luftë, ku ti gjen me vështirësi një gjallesë që mund të qarkullojë në një tokë krejt të djegur. Kështu ishte dhe Gërdeci. Për shembull, të vetmet gjallesa që kam parë me sy kanë qenë një lopë dhe një viç. Sigurisht që kishte plot të tilla të vrara. Madje e kam në një kënd të fotografisë këtë episod. Këto ishin e vetmja ngjyrë e gjallë që të jepte ndjesinë që gjithsesi një jetë kishte mbijetuar.

Ju keni qenë afër shtëpive të dëmtuara, apo në zonën e shpërthimit? 

Fillimisht jam ngjitur në fshat te shtëpitë e dëmtuara dhe më pas kam zbritur te vendi i shpërthimit. Aty kam parë trupat ushtarakë duke nxjerrë viktimat nga krateri.

I ke dokumentuar këto përmes fotove?

Po, i kam fotografuar por nga distanca, sepse kur jam afruar deri në atë pikë më është kërkuar dokumentacion. Kur kam shpalosur dokumentacionin, pra kartën ndërkombëtare të gazetarisë, ata pastaj më identifikuan dhe nuk më lejuan që të shkoja afër. Në fakt deshën të më dëbonin dhe nga aty, por pasi u thashë ‘do lajmëroj redaksinë dhe ajo mund të bëjë notë proteste në qeverinë tuaj’, më lejuan që të rrija atje, me kushtin që të mos afrohesha pranë vatrës së shpërthimit. “Mos u afro, se mund të shkelësh në ndonjë minë”, – më thanë.

Në fakt ka ekzistuar ai rrezik…

Po, e di, por nuk është se unë nuk kisha njohuri për atë lloj terreni.

Ju thatë se keni dhe foto të të mbijetuarve. Ku janë realizuar ato?

Te spitali “Nënë Tereza”, ku ishin shtruar të dëmtuarit. Menjëherë pas Gërdecit kam shkuar te spitali. Edhe aty kishte ushtarakë që nuk të lejonin të hyje, por u thashë se “kam ardhur këtu me misionin për të dokumentuar të dëmtuarit”, pa treguar se isha gazetar. Dikush aty thirri shefin dhe ai më lejoi të ngjitesha lart te të dëmtuarit, i shoqëruar nga dy komando. Kështu arrita të realizoj edhe foto të të mbijetuarve në spital.

Këto foto do të jenë pjesë e një ekspozite që ju keni projektuar ta hapni në muajin mars.  Sa foto mendoni të ekspozoni?

Mendoj rreth 40 foto që tregojnë ngjarjet e Gërdecit. Sidomos fotot e të mbijetuarit që kam takuar në spital. Unë kam dokumentuar edhe emrat dhe mbiemrat e tyre. Projekti im është që i rigjej ata pas 6 vitesh. Do të marr me vete dhe një psikolog dhe bashkë me të të bëjmë një përshkrim të gjendjes së tyre psikologjike në lidhje me tragjedinë. Të zbulojmë çfarë përjetimi psiko-social kanë këta të mbijetuar 6 vite pas asaj ngjarjeje. Dëshiroj të bëjmë një lloj përshkrimi të gjendjes së tyre, ku që me hapjen e ekspozitës vihet në mur fotografia e të mbijetuarit në spital, një përshkrim i shkurtër i gjendjes psikologjike të personit dhe pastaj një portret i ri që tregon se si është ky individ sot. Kjo është ideja sesi dua ta pasqyroj gjithë ngjarjen. Kjo është pjesë e projektit që po përpiqem të realizoj. Unë kam qenë në Gërdec edhe në vitin 2009, një vit pas ngjarjes, për arsye se dua të realizoj Long Term Documentary Photography, që do të thotë të përcjellësh në periudha të gjata kohore zhvillimin e një ngjarjeje të caktuar. U ndodha në Tiranë në qershor të 2009-ës për zgjedhjet parlamentare të atij viti, i dërguar nga “Daily Mail” dhe me atë rast vendosa që të shkoj edhe në Gërdec, ku kam realizuar fotografi të reja, kam biseduar me njerëzit, çfarë mendojnë, si jetojnë etj. Në katalogun e ekspozitës do të jetë dhe reportazhi im nga vizitat në Gërdec në periudhat  2008-2014, fotografitë si dhe një raport i gjendjes socio-psikologjike dhe ekonomike të të mbijetuarve dhe të fshatit në përgjithësi. Ekspozita do ketë në një krah fotografitë e të mbijetuarve, në spital dhe si janë ata sot dhe përshkrimin psikologjik të tyre.

Nuk do jetë thjesht një ekspozitë me fotografi, por një histori e rrëfyer përmes fotografive?

Saktësisht. Kjo është mënyra sesi përmbushet përmbajtësisht një ekspozitë apo si duhet të ishte ekzaktësisht ekspozita e një fotografi dokumentar.

61 Komente

Nuk harrojme kurre.

fatkeqesisht, gerdecin, te paret, e harruan vete gerdecaret. ata qe shkaktuan gerdecin jo vetem shetisin te lire po dhe drejtuan dhe do vazhdojne te jene ne politike. kjo eshte me keq se harresa.

Po prandaj nuk harrojme, se drejtesia nuk eshte vene ende ne vend. Une them, do vihet nje dite, ne nje menyre.

Ndersa per "legjenden" se Gerdeci votoi Berishen e Mediun, ai ka qene nje manipulim votash me pervers nga c'mund te mendoje nje mendje e qete.

Na trego. Mua me kane thene qe aty jane dhone leke me bollek per ato vota, po nese eshte e vertete e ben akoma me te rende per banoret.  

Mire prinderit konktret u shiten per lek po Shqiptaret e zakonshem nuk e ndjenje qe ata qyqare ishin paksa femijet e tyre gjithashtu?????

E cdo themi per kelyshet qe e paraqisin thjesht si aksident????? Apo qe bejne apologjine idiote se Saluku nuk e dinte, po leket i boni vec Zeni????

Femije e fshatar te djegur e te rrenuar per te bere nje grusht me shume lek....pushteti...

 

Ne jeme shume te afte te theme ate qe kemi kuptuar qe duhet thene, dhe pse nuk eshte as pak e vertet, kombi i ka harruar qe muajin e pare. Tani thjeshte themi keto perradha thjeshte sepse mendojme se duhen then.

 

Si te Artistet tan, te vetmit qe kan ber ART ne shqiperi, ne in kujtojme vetem kur vdesin. Pataj themi "ishte e shtrejte per kombin tone" Nderkohe ne te vertet, kombi i saj e detyroj qe ti jetoj vitet e fundit te jetes si emigrimtare

Foto qe e pakten s'do na bejne te harrojme. 

Duhet te ngrihet nje monument me fytyrat dhe emrat e njerzve te vrare ne ate vend.

Shkurt, ata qe ishin ne qeverisje ne ate kohe, komplet si kabinet duhet te jene ne burg tani. Eshte me te vertete e turpshme qe nuk jane.

Kam pare shpesh tentativat e nje gruaje te nderuar te Gerdecit, per te depertuar ne media me historine e saj per vendosjen e drejtesise, dhe shoh se gjen gjithnje e me pak perkrahje...(aq pak sa une edhe emrin nuk ia kujtoj dot), te vjen keq kur e mendon.

Ca Tmerri !!! Drejtesi !!!

eh, mer Bled.... Si tha ai...çudia tre dite zgjat..... U harrua... perderisa gjykatat e te tria shkalleve e dhane verdiktin... kjo nuk hapet me... Mjere ata qe iken... se ata qe mbeten gjalle i mbuloi Berisha me para dhe rruge.... tej e tej... ndaj dhe e votuan... Vertete sipas teje ishte manipulim... por ja qe nuk foli njeri per kete, bile as edhe ata qe ju dogj shpirti nga shperthimi... e pra... krisma nuk ka patur....

Dhe të mendosh se ca lloj qeverritarësh ishin gati të bënin një shpërthim të dytë... kësaj radhe me armë kimike... smiley

Leje mos na e kujto se ai ka qene skandali me i madh. Rob qe s'i dhimbset populli vet.

Rob qe s'i dhimbset populli vet.

Problemi s'eshte sepse robve si dhimbset kombi i vet, por sepse si dhimbset vetja e vet.

a mund ta shtjellosh pak qe ta kuptoj me mire?

S'ka shume per tu shtjelluar ne fakt. Eshte fare e thjeshte. Ne Shqiperi mund te kete shume njerez qe i justifikojne vdekjet te kesaj natyre, qe squken duke menduar s'e mund te kishte dhe me keq. Sa pak veta reaguan per Gerdecin, kur cdokush mund te ishte viktime e tij, madje dhe ata qe jane pergjegjes.Sikur nje dite te bukur te kishin vajtur per vizite kur ndodhi katastrofa. Kjo tregon se asnjerit si dhimbset as vetja e vet.

Se po ti dhimbsej vetja e vet nuk lihej me aq dhe nuk i vihej etika si nje aksident i thjeshte teknologjik.

po c'me hyn ne pune mu nese i dhimbset apo nuk i dhimbset jeta e vet, se nuk po e mar vesh.
 

konstatim interesant por nuk ndryshon faktin se ai lloji i meparshem duhet te perballet me drejtesine.

e vertete, po humbim shume kohe.

Nje pyetje nga vendi: Askujt nuk i vjen turp nga kujtimi i kesaj ngjarjeje? Nuk po flas per ngjarjen, por per kujtimin e ngjarjes.

Nuk po flas per "turp te kete Berisha qe i vrau" apo "turp te kete Rama qe s'po ve drejtesi". Po flas per turp kolektiv (per flamuret e huaj) dhe plus turp personal (per flamuret vendas).

Dmth thjesht keqardhje "te shkretet femije" dhe revolte "u dalte kanceri m'u ne gryket atyre qe e bene"? Turp hic?

Prit i her se akoma nuk kemi zgjidh lemshin a shkonte me leke apo pa leke Ganimeti me djemt e Tiranes! Ismaili thote me leke, ish i dashuri thote pa leke!

Ke te drejte per fat te keq.

Ata qe e bene po shkrujne libra mbi mrekulline e koncesioneve dhe ngritjen e unviersiteteve private...

Verdall i kam ardh temes gjith diten po nuk di cte them me teper se ckam thene? 

Du te kujtoj ne vecanti koleget tane te peshkut per qartesimin qe na kane sjelle ne lidhje me terma te sigurise teknike dhe ngjarjeve teknologjike qe ato mund te lene pas, si aksidentet pshmubll. 

Dua edhe te rikujtoj ate diteziun e xhenios qe ishte prova e gjalle e lidhjes se SHTETIT me ate ferr mbi toke. I derguar atje me urdher direkt nga lart, per te mbeshtetur biznesin e familjes. 

Harrova ndonje gje Goni? 

kush pritet t'a veje drejtesine ?

perse kam pershtypjen se jeta ne Shqiperi eshte nje shaka

ti ke pershtypjen, une kam bindjen. 

if you ask me, duhen protesta te forta per te nxitur qeverine aktuale te burgose alfa-kriminelet qe lejuan kete tragjedi. kuptohet, kjo nuk do te ndodhe. wishful thinking... smiley

Prandaj une e ti dhe shume nga ne flasim nga skaje te ndryshme te botes, sepse shteti  yne na tradhtoi !

dike edhe e vrau ..........ja si kto ne foto

Disa kokrra  te vogla qelbesirash pra shkaktuan gjithe ate dem: perzenjen e shqiptareve te cilet jane detyruar te perhapen ne te gjitha cepat e botes, si dhe çdo tragjedi post-91-it.

E kam shtru pyetjen me siper : ja te pranojme qe prinderit konkretisht u shiten per lek, supozim i Majlinda Bregut, per turpin e saj.... po Shqiptaret e zakonshem nuk e ndjenje qe ata qyqare ishin paksa femijet e tyre gjithashtu????? Njesoj si te mos i marresh femijen nje babai biologjik pedofil. 

Drejtesia vendoset nga shoqerite me institucione gje ngjallin dhe mbrojne drejtesine, ato shoqeri krijojne shtete qe mbijetojne. Ne jemi nje shoqeri e padrejte, ku bazohemi ne njohje personale e ligje te pashkruara ala Kanun, prandaj edhe gjykatesi i Gerdecit eshte i pafuqishem para Zenit.

Shoqeria Shqiptare eshte ne rrenim, institucionet e drejtesise dhe drejtesia drejtohen nga individi i gjithefuqishem paraardhes a pasardhes i rradhes, dhe Shqiperia pa ndihme nderkombetare, Kasketa blu, Nato, Interpol eshte nje FAILED STATE.

GERDEC, Albania, April 18, 2008 Munitions littered the site of the factory that was destroyed, where workers once dismantled old ammunition cartridges in Gerdec, Albania in April 2008. Accidents happen. But when a factory has inexperienced villagers prying apart thousands of artillery shells a day with metal rods and their bare hands, it is hard to call the deadly catastrophe that follows simply an accident. The explosion of a plant in Albania last month carved out three yawning craters, the deepest over 100 feet, and killed 26 people. Witnesses likened it and the powerful shock wave that followed to the detonation of a nuclear bomb. "It felt like you were flying," said Razije Telhai, 48, who said she was thrown 60 feet by the force of the blast. (Nicholas Kulish/The New York Times) 

 

"Mbajeni per leter higjenike!"

- Sali Berisha per artikullin investigativ te NY Times ne lidhje me aferat e Gercecit.

 

Nena e 7 vjecarit te vdekur ne Gerdec mallkon Gjykaten

- Foto | Artikulli

 

"Nuk mbaron kështu kjo histori. Është e pamundur që kjo histori të mbarojë kështu. Janë histori të vështira për t’u kaluar si çudia që zgjat tre ditë."

- Edi Rama - Foto | Artikulli

s'di pse m'u erren syte kur imagjinova oshetimen e shperthimit ........dhe ju qe sillni sikur edhe per shaka emra psiqikesh sal e ram , pthu

Si mos ta mallkonte gjykaten?! Edi Rama ti leje fjalet dhe te veproje shpejt per ta hequr dhe ta denoje ate minin qe kryeson ne parlament, si dhe ata pd-mafiozat qe zgerdhihen me njeri tjetrin pa pushim. 

Eh sikur te kishit te njejten kujtese per krimet e dulles, apo masakrat greke ndaj Cameve, apo per viktimat e Tivarit, apo per genocidin ndaj shqiptareve ne Kosove... 

apo per viktimat e Tivarit

Sikur patet ngrit dhe komision parlamentare per ket pune. Di gjo ca u bo? 

i mut u bo. 

ej, kto krimet e dulles,tivari,etj edhe mund te harrohen por ato krimet greke ndaj çameve JO,nuk e kuptoj pse shteti yn e mbante sekret kete mega krim,?pse edhe EU nuk epermend gjekundi?

sa mire me qen robi injorant(i mosditur),sa i lumtur 

hape ate teme nen rubriken Histori dhe te diskutojme mbi te Alto. 

bobo me mire jo,ca me fout la trouille!!!

mire, si te duash. interesante do te ishte sikur ta beje, sidomos per ata qe nuk kane shume njohuri ne te. 

 

ktij ja vun emrin Zen City ?

shshshsshhsshshshhshshs

Si i conte mesazh Zeni, Tan Hoxhes te klanit, nderhy sa here flitet per Gerdecin..

Shif mo sa komente ka per Gerdecin e sa per librin e Gites.

39 Zeni-76 Gita

Sigurisht me pak, se Gerdeci deshmoji kalbesine e shoqerise...per Zenin....per lek...harro dhimbjen e humbjes se femijve....harro qe ta plasen Hiroshimen....ca milje larg bllokut....harro qe per te mbrojt cunin Shpellari shkaterroji SHISH, Gjykata, ministra e shtet, dhe mbi te gjitha ja vune fajin edhe palloshit qe se kapi momentin po i rrahu shpatllat Shpellari.

Popull flegmatik dhe i pandjeshem ndaj dhembjes njerezore...mjafton qe ta njohin e ta ken mire me bajraktarin....

po se ky botimi i librave me ate sesi kane grabit shqiperine, ku dhe gerdeci eshte nje histori grabitje me viktima, eshte si tip epilogu. e ke parasysh tip filmi hollivoodi me ndonj perdhunues dhe vrases serial qe policia i ka rrujt bishtin per mungese provash, tregon historite dhe ben epilogun i cili normalisht me ngjarjet e treguara ka nje hapesire kohore te papercaktuar ne mes. ne fund cdo gje lihet e hapur, viktimat jane tretur, polici ka dal ne pension, krimineli mendon per si te ri-dali me buje ne faqen e pare te gazetave, xhibi eshte zhgenjyer nga bamiri dhe ben gjithe diten google per te zbuluar cfare beri spartak braho me serverin e tatimeve.

U ndeshkua ndonje zyrtar per kete "aksident" i paramenduar dhe korruptiv?!! smiley Gerdeci ishte nje biznes zyrtar, jo per gje! U klasifikua si "aktivitet privat"  Por fakti qe pervec te tjerave, qe u vrane mbi 26 vete, u shkatruan shtepite ect ect .. u egzekutua i ndjeri Trebicka, personi kyc ne zbulimin e aferave! U perjashtua nga biznesi dhe me ne fund u "aksidentua" gjate kohes se lire per gjah! 

Nuk u ndeshkua sepse ne nuk kerkuam ndeshkim - te gjithe ne si shqiptar jemi pergjegjes.

Kjo nuk eshte nje çeshtje qe u perket vetem banoreve te Gerdecit, ashtu sikunderse çeshtja e shqiptareve te Maqedonise, e shqiptareve te Kosoves, se Camerise, na perket te gjitheve duam apo nuk duam. Komentet e pakta ketu tregojne se sa interes kane shqiptaret per te vene dinjitetin e tyre ne vend.

 

Ndeshkimi eshte kerkuar ne nje fare menyre, nepermejet shtypit, ne disa protesta te familjareve dhe qytetareve, perkrahje ka patur, nuk kane qene vetem banoret e Gerdecit. Bile keta nje pjese heshten, ju a mbyllen gojen, me ndertimin e disa shtepive!

Politika u hodhi hi syve! 

http://www.youtube.com/watch?v=nHsUwoz2mXs

http://www.youtube.com/watch?v=t_rqQwNaVXQ

http://www.youtube.com/watch?v=zGaeT_mawOo

Nje arsye qe fitori Rilindja eshte edhe faktori Gerdec, 21 Janar, etj..

Ceshtja qe u perkiste shqiptareve, protestat dhe perkrahja per te ndeshkuar Qeverine Berisha, u realizua! Tani e ka ne dore politika, te majtet! Te vazhdojne punen per vendosjen e Drejtesise. Ndoshta shqiptaret kujtojne se me rrezimin e qeverise,Berisha  dhe ardhjen ne pushtet te Rilindjes, do te realizohen te drejtat e tyre, Ky eshte  gabimi! Protestat duhet te vazhdojne, si nga familjaret ashtu edhe nga publiku! Te cohen gjerat ne fund!  Dhe te vendoset drejtesia, ne qoftese duan drejtesi, ti bejne preson kesaj qeveria, te ndeshkoje fajtoret!  

Po mor Ilir, por kush te çohet ne proteste? Te vdekurit?

yep. eshte e neveritshme.

Ndonje UEFEX, per te pytur Zenin, a do kete? Se EULEXI po e pyt ?.Ukun

Ne Gerdec thote Blendi u hudh pare e madhe per te fitu votat.

Po Blend ashtu them dhe une, por Komandantit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura te asaj kohe, Bamirit*, i iku Shefi i Shtabit me gjithe familje ne US per azil politik dhe nuk tha gjysem fjale per Gerdecin.

Skema ka qene:  rregulloni letrat, si u vertetua qe u kerkoi te njejteve me 21 Janar.

Aq u be , u rregullun letrat, Oketen e bene minister te Luftes, i futen nje koncert para muzeut pa mbush akoma 40 dite ata qe ishin fut ne dhe vazhdun me promovimin e gjyqtareve qe do i vinin kapak kesaj pune ne Gjykaten e Larte. Pastaj per Gjykaten e Larte fjalen e ka Grida Shqina  ose Duma kur duhet etj etj. smiley

* Ai qe ka formu ate partine me vartesit e presidences, TKD ( FRD ), Tahiri ka dashnore.

Ore po vetem me nje dashnore mbeti ky Tahiri, se po e lexoj vazhdimisht kete punen e Tahir Peedharit.

Ne mos gabohem shefi jot i ra shpatullave !!!!!!!!! smiley

Pas nja 20-25 vjetesh, ne ndonje nate dimri kur jashte do bjere bore, gjyshi do i tregoje nipit sesi njehere e nje kohe ka pas jetuar nje Kulsheder qe quhej Sali. Qe hante cdo dite nga nje femije ne Gerdec, qe vriste cdo dite nga nje djale te ri ne shesh, dhe perdhunonte cdo dite nga nje moter deputeti ne parlament.

"Por ne  gjithmone i kujtonim te gjitha krimet e Kulshedres, dhe ia numeronim te gjitha tek-e-tek-e-tek. Asgje nuk harrohet. Dhe e shanim sa nuk i linim kusur. Erzin i merrnim. Na ka ngelur daramet vetem qe nuk kishte nje monument qe ta terhiqnim zvarrre, pasi kishte vdekur Kulshedra. Ne donim ta fusnim ne burg, po nuk e futi Edi Rama" - do thote gjyshi.

"O gjyshi, po TI cfare bere kur Kulshedra hante femije dhe kur ai tjetri nuk e futi ne burg?"

"U barazlargova te keqen gjyshi"

Tere kete kohe dhe nuk e paskam dit qe pushtetin per burgos Saliun e paska pas Xhibi dhe Lubonja.... turp te me vije 

Saliut t'i rruni trapin xhibi,lubonja, kaviri, ti, and who ever.smiley

Shperthimi 

U tund dynjaja dhe askujt nuk i hyri gjembi ne kemb Nga te qeverise e kam fjalen! Se ishte nje skandal i madh ky dhe jo "aksident` i rendomte! Ja keshtu!  Ne Gerdec ishin fabrika primitive, ku punesoheshin femije, dhe njerez te pa kualifikuar, per te kryer pune! Si te thuash, Qeveria kishte mbyllyr jo  nje, po te dy syte, dhe u thoshte njerzeve te Luanin me Zjarrin! Ashtu ndodhi, njerzit luajten me zjarrin qe u kishte ngritur vet qeveria e tyre, per te punuar per nje cop buke ndersa vet qeveritaret te vilnin fitime te majme! 

A

B

C

D

.

.

smiley

Eshte shume e trishtueshme. Super qelbesirat duhen burgosur. smiley

smiley

ja se shoket e partise do te na e shpjegojne me mire kete problem dhe se si te qasemi ne parti pastaj

nuk di per pune partish ose kush eshte shok ose armik ketu por "when i see bullshit, i will say it's bloody bullshit", pavaresisht se i kujt mund te jete. 

Dhe cfare beri populli yn per kete? Futi bishtin nder shale

Fucking pround to be albanian, a nation that doesn't give a shit about humanity 

smiley fjale therese por te verteta....smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).