Impresion nga një ekspozitë pikture e hapur dhe gjithkohore

Prej afro 15 vitesh, gjeneratat kalojnë para muraleve dhe sadopak në mendjen e secilit fotografohet ndonjë nga legjendat e thjeshtëzuara dhe realizuara në mënyrë modeste, me një lloj estetike të pëlqyeshme për syrin si dhe shumë mund. Brenda ADN së secilit kalimtar lëviz diçka e padukshme por që e lidh gjeo-shpirtërisht me truallin dhe thirrjen e të parëve.

Xixa  e fantazisë, mu rizgjua në kapërcyellin e ndërrimit të gjeneratave shtet drejtuese prej  shkrimit manifest kulturor dhe vizionit integrues nga Fate Velaj. Realizuesi me dashuri i bulevardit të Evropës në Pogradec, u rikthye me formulën "Përgjegjësia fillon nga Ëndrra".Edhe pranë oxhakut të Beratit ngrohur prej  ëndrrave e përjetimeve Elina Dunit sugjeroi tek finalja e tryezës së lirë  dhënien e vlerave universale ndaj Eposit shqiptar, siç është mbrojtja dhe renditja në listën e UNESCO-s.

Realisht vendet e qytetëruara europiane janë ngritur mbi legjendat dhe mitet e trashëgimisë shpirtërore si shprehet Niçja tek 1001 qëllimet e kombeve brenda Zarathustrës frymë formuese. Në themelet e qytetërimeve ndihet tingëllima që jehon së brendshmi në fizionominë e portreteve njerëzore apo tek psikologjia e sjelljeve shoqërore.
Po rrekem si tek  shprehja komike  “tatuazh  mbi gjoksin e Rozafës” duke kujtuar sesi shumë  pasdite pikturova bashkë me disa artistë akademistë dhe  gjimnazistët amatorë fundvitin 2000  legjendat e zgjedhura në muret e gjimnazit “Qemal Stafa . 

Këto  murale u realizuan me ndihmën dhe mirëbesimin e dhënë nga koleksionistja e njohur dhe  asokohe drejtuesja e Fondacionit CCF znj. Linda Spahiu. Përgjegjësia ishte jo vetëm për të zbatuar një projekt të UNICEF-it për disa shkolla të kryeqytetit, të cilit po i skadonte afati dhe duheshin mbushur me piktura disa sipërfaqe murale, por të krijohej nga vetë gjimnazistët e orientuar nga programet mësimore  një ngacmim edukues i përhershëm.

Atëherë  futja e muraleve brenda u miratua nga drejtuesit Gjergj Zaharia,  Nora Malaj si dhe komuniteti i prindërve përfaqësuar nga dashamirësi i artit Nikolin Kurti. Realizimi i boceteve fituese zgjati afro dy javë me ndihmën e grupit artistik të biblotekës së shkollës "Qemal Stafa" organizuar nga mësuesja pasionante e letrave shqipe Shpresa.
Mendoj se muralet me motive kombtare si  Legjenda e Beratit midis dy kateve dhe në hyrje Legjenda e Mujit dhe Zanave përfaqësojnë për  publikun e disa breznive pjesën e bukur të  kujtesës së ëndrrave që burojn nga eposi dhe melosi shqiptar.

Vlerësoj fytyrën e Zanës tek legjenda e Mujit me fustanellë  në ngjitje drejt pishave të larta si qendër e kompozimit. Kjo murale na mundoi disa javë duke u fshirë e përmirsuar derisa u realizua plot dritë dhe me tiparet rrethore e të shëndetshme si fizionomi e bukurisë së gruas malsore. Tek Legjenda e Beratit veçoj prej abstragimit me pamjen e dy vëllezërve Tomorrit dhe Shpiragut, që ngjajnë si marioneta të metalta të cilat ndeshen në ajër duke na përshfaqur edhe vlerat dhe fuqinë shprehëse të veshjeve kombtare të stilizuara të burrave.Tek Shpiragu ende shquaj shpërpjestimet e kokës më të vogël se opinga trekëndore.Ndryshe nga historia, miti dhe legjenda janë gënjeshtra e bukur që me kohën  përmasohet si e vërteta e përbashkët. Fenomeni  shikohet më së miri sesi projektohet vit pas viti  nga kinemaja tek e përditshmja. 
 
Shkrimi u publikua  (02.02.2014) në suplementin Rilindasi të gazetës Shqiptarja.com (print) - See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/muralet-e-legjendave-shqipe-ne-gjimnazin-e-tiranes-198827.html#sthash.cdb4hlJn.dpuf

8 Komente

ca jan kto kacata mer...

Ato vizatimet simetrike ishin shme te bukura. Legjendat shqiptare kane nevoje per perralla e filma vizatimore qe te perhaen e te ruhen se i kane harruar te gjithe, dhe duhen mbajtur larg tutkunat si ky siper meje. 

ide shume e mire kjo!   

  me kujtoi nje ekspozite, aty nga fundi i viteve 80-te,  te nje piktori vlonjat  qe u frymezua  nga ''kenget e Milosaos''  te De Rades..   idea  e piktorit ishte qe vargjet e Milosaos  ti shprehte  ne vizatim..   ka pasur nje sukses shume te madh.  jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Itali sepse  kete ekspozite e çelen  edhe ne 3-4 qytete te Italise.

ideja e mire, ndersa realizimet e dobta. 

vizatime te tilla (si te femijve) te muri i nje kopshtit do te shkonin me mire se te muri nje gjimnazi ku duhet nivel artistik me i larte.

dhe ideja, eshte e mire vetem si tematike, siç psh piktura kishtare e rilindjes italiane (vepren e ndihmon me shume tematika sesa abstraksioni). po jo si prapagande, siç e merr thjesht mesazhin ai komentuesi i dyte prej shqiperise.

Ideja mua me duket e shkelqyer! Vetem se te njejten gje , madje me legjenda te ngjashme ne mos te njejta e kam pare ne nje universitet ne Rumani.

way to go!

ide e bukur! te gjitha motivet jane te arrira artistikisht dhe percjellin mesazhe kuptimplota, me perjashtim te topuzit te Gjergj Elez Alise....mund te ishte dokumentuar ne fluturim e siper

"Xixa  e fantazisë, mu rizgjua në kapërcyellin e ndërrimit të gjeneratave shtet drejtuese prej  shkrimit manifest kulturor dhe vizionit integrues nga Fate Velaj."

 

Hec e mere vesh kete shqipe made in rilindje-valej!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).