Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka dhënë dorëheqje edhe zyrtarisht. Burime të KTV-së kanë konfirmuar se vendimi i tij është bërë i ditur në mbledhjen që Këshilli Drejtues i UP-së ka mbajtur në orët e vona të së shtunës.

Koha Ditore

*** 

Ndërsa nuk ka shenja të përfundimit të protestës së studentëve dhe të shoqërisë civile, që kërkon dorëheqjen e rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi, njoftohet për 33 protestues të arrestuar, ndër ta edhe përfaqësues të shoqërisë civile. Policia speciale tashmë ka përforcuar pozicionet në të gjitha anët e objektit të Rektoratit. Ajo u ka bërë thirrje protestuesve që të mos provojnë të hyjnë me forcë në Rektorat. Protestuesit, ndërkaq, janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe thërrasin për dorëheqje të rektorit.

Në një prononcim për KTV-në, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci konfirmoi arrestimin e 33 protestuesve. Ai bëri të ditur se 29 policë kanë pësuar lëndime. Borovci i bëri fajtorë protestuesit për dhunën e përdorur, kurse për policinë tha se ata ishin në nivelin e përgjegjësisë. Tha se studentët kanë përdorur mjete të forta, por edhe mjete të tjera – ngjyra dhe tretje tash për tash të paidentifikuar, që u kanë shkaktuar policëve lëndime të ndryshme. Borovci po ashtu tha se policia është në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të gjithë qytetarëve, pra edhe të protestuesve, të cilët kanë të drejtën e protestës por pa rrezikuar lirinë e sigurinë e të tjerëve, u shpreh ai.  

Borovci tha se nuk e di sa protestues janë të lënduar.

82 Komente

Gjithe cunat e PD-hit tu i ra me dore tu pa kto fotot e protestave ne Kosove.

Rono, ne fakt nqs eshte dikush tu i ra me dore jane Edvini me Tahinin qe e kane marre si shembull policine e Kosoves per policine tone.

shencen dhe tempullin e Dijes do e mbrojme me jetet tona.

studenta: no pasaran!

Syte lot Berishes, protestat popullore, so close yet so far! 

Po mire, kur ti bashkohet protestave atje Berisha, kshu nga larg me 2 gishta lart, dhe kapo me poetin ti sjellin ketu imazhet si valen e pare te cunamit ukrainas, ti ku do futesh?

Clidhje ka kjo me Berishen?

Apo futja kot dhe beju gramafon me nje disk si Mero Baze!

Edhe i bravo te forte cunave dhe gocave atje!!!! Jam i sigurte se studentet e Dhori Kules i kane ne mendje dhe zemer kafeneve te Tiranes.

Asnjë mbështetje nuk vjen nga Tirana por solidariteti mbërrin nga mijra kilometra larg, New York, – Intelektualë me origjinë nga Kosova ose dashamirë të saj me qëndrim e banim në SHBA përmes një deklarate të përbashkët kanë shprehur mbështetjen për kërkesat e studentëve, të cilët për të katërtën ditë po kërkojnë përmes protestës largimin e Ibrahim Gashit nga posti i rektorit, duke e konsideruar këtë hap si një fillim për hapa të tjerë që t’i kthehet funksioni e prestigji këtij institucioni.

...e cuditshme si nuk ka asnje mbeshtetje nga studentet dhe shoqeria civile e shqiperise.
 

Bravo rinia e Kosoves, per rritjen e ndjenjes kombetare dhe ndjenjen e Lirise!

 

Bravo studenta!!! smiley smiley smiley 

Duhet protestuar dhe luftuar kunder sharlataneve pisanjoze te universiteteve!!!!!!!

kur do te ndodhe ne shqiperi... 

po cfare te ndodhe, nota mesatare e matures shteterore ne shkollen e mesme eshte 6.5 me variance +-0.5, nota mesatare ne shkolla eshte edhe me e ulet, ndersa ne arsimin e larte hyne rreth 70%, cfare do te thote se mbi 90% e studenteve ne maturen shteterore hyne ne universitet me nje note me te vogel se 7.. per programe te caktuar studimi, sidomos ne inxhinierite nota mesatare eshte 5.5 per mbi 90% te studenteve 

Jane pak a shume universale keto statistika naqe , ne te urojme qe edhe keto nota mos mbartin si shume vleresim subjektiv , trashigim na e la i pari naton pa merite !

Studentet kane te drejte te protestojne, per kushte me te mira mesimi e trajtimi, .... Edhe per kerkesa te karakterit mete gjere, bilez edhe politike, por nuk kuptoj kalimin ne revolte.Nuk kuptoj gjithashtu pse jane ne kete revolte, pro studenteve edhe sazan guret e altin goxhet kosovare ! Cdo te benin me shume studentet kosovare nden pushtimin serb? Valle, ne te tillat kushte dhe perkunder tyre jane ne revolta ? Nuk ka analize me argumenta...Mbase justifikohet, .......kalimi ne dhune rruge.Giditja forcave te sigurise....!

Kam nje pyetje per ju Grava. Argument i vlefshem eshte hipoteza se ndoshta nen pushtimin serb, rinia kosovare nuk do te bente me shume?

Revolta reflekton deshperimin e tyre me kushtet e mangeta dhe trajtimin joprofesional qe u behet. Eshte koha qe kerkesat e tyre te plotesohen...

Jardine, tani e pashe sa me drejtoheni.Jeni e lutur te zbertheni ca kupton fjala revolte.Nga e ka origjinen dhe kur arrin momenti i revoltes.Nuk me konvenon( perdor fjalen e shumperdorshme ne Kosove) te justifikoje kete te studenteve.
E perdor dhe Berisha shpesh fjalen revolte, por jam shume i sigurte qe nuk ja di prejardhjen, historine..

Grave,

Pothuajse e prisja analogjine midis kesaj proteste dhe Berishes. Nuk dyshoj se eshte fjala me e perdorur nga ky i fundit, por ju lutem mos u beni patronizues me mua persa i perket preardhjes se saj. Une e shikoj si shume te pershtatshme dhe si nje perpjekje per te shembur nje sistem te kalbur universitar. Policia nuk duhej te kishte nderhyer ne nje proteste krejtesisht pacifiste por qe kaloi ne dhune. Keta studente kane te drejten e tyre per nje arsim sa me te mire dhe te drejte, keshtu qe ne vend qe t'i  shikojme me indiference, ne duhet t'i mbeshtesim.

Nuk kuptoj se çdo policia aty. Nese studentet duan te protestojne ndaj rektorit, le te protestojne, eshte nje çeshtje e brendeshme e nje shkolle, ç'pune ka policia aty. Policia nderhyn kur merr njoftim se po thyhen e shkatrohen ambjentet e shkolles. 

+1

Exactement Pjer!!!

Me vjen keq po ne oksident Universitetet kane polici private e cila mundohet te parandaloje incidentet me studentet, qe jo gjithmone mund te jene shkaterruese...mund te jene pushtim kampusi a seksioni universitar. Policia nuk nderhyn pasi ndodhin keto akte por mundohet ti parandaloje. Incidentet jane shpesh me te shemtuara se policia private eshte me pak profesionale dhe shpesh perbehet nga police te liruar. Kur perkeqesohet gjendja policia private terhiqet nga provosti dhe nderhyn policia e rajonit perkates.

Cfare tjeter mund te jete me entuziazmuese sesa njerezit qe protestojne per arsimim me te mire? Respekte cunave dhe gocave te Kosoves!

vetem jo dhune (si komunistet) aman! smiley

Oh titulli! C'domethene kjo 33 police te plagosur, domethene s'ka fare student ndermjet te demtuarve? Peshku eshte bere shume proestablishmentit me duket.smiley

Ej po si si vjen turp atij Gashit qe s'ka dhene doreheqjen akoma, por per menderen e vet eshte gati ti lej njerzit ne trazira.

Ketyre te policise s'kam cfare ti them se turp qe jane aty, por besoj se ne kete pike organizatore duhet te krijojne struktura per protesta me paqesore.

e thame qysh perpara qershorit qe mas 23/6 peshkut do ti ndryshohet direksioni 90° majtas smiley

jo po 360 grad...

Askund ne bote nuk mbrohet dija me stampiste.

Nuk jam aspak ithtar i dhunes,mirpo i lutem Zotit qe,heret a vone, kesaj proteste t'i bashkangjiten dhe te uriturit,sepse fara e beduinit nuk e njeh forcen e argumentit.

Kush e kishte paramenduar Gadafin te terhequr per zverrku,me nje shkop te futur ne prapanice dhe me koken e qendisur me plumba?

Poshte fara e kleptokat'narit.

o jakove kam nji pyetje te sinqerte. Kam vu re qe ne kosove egziston nji antagonizm qytet-fshat me permasa shume me te medha se ne shqiperi. Nga vjen ky antagonizem?

Gjithashtu, shume shpesh ti ben insinuata (te tipit ""fara e beduinit") se Thaci eshte mbetje osmanllije. Mbase e kam gabim por mua me duket se fara e osmanllinjve gjendet me me shumice ne qytetet Kosovare se sa ne katunde. Dmth, turqishten ma ka zene veshi ne Prizren dhe Peje ama kurre nuk kam ndigju turqisht ne Drenice.

 

Sa mire qe e njihke Kosoven Rono, ti sikur ke jetuar aty. 

Objektiviteti ne vleresimet eshte karakteristika nr.1 e vizionareve ! Flm Pjer!

Grave, a ka noi ekspozite/panair ne maj-qershor aty, te mos me shkoj kot vakancia/pushimet. Zahmet e ke te pyesesh nje here aty tek EXPO-KLIK qe organizon panairet. 

ka ne:  prill-maj Albanies mos ju ndaj,  Pjero..

Eee, (perfitoj nga reklamat qe futen ne mes te fillmit Belulo) çfar panairi organizohet. 

Rono i ke perzier mollat me dardha smiley

Beduinet jane fise nomade nga raca arabe.Nese shfleton pakez nga historia arabe,atehere do te kuptosh  rolin beduin ne degjenerimin e popullit arab.Dikur ata ishin  populli me i ngritur per kohen(zaten,universitetet e para atje u hapen) ,ndersa sot konsiderohen si populli me i prapambetur ne bote.

Tash terherqe paralelen me Thaçin dhe banden e tij.Shife se çka i bene Kosoves per nje periudhe te shkurtur,duke e shkaterruar te teren me themel.

Si femije me kujtohen plakat e lagjes qe dilnin me uje te nxehte dhe pervelonin kalldremin,sa here qe nje i tille kalonte aty pari.Vetem tash e kam kuptuar se sa  te drejte kishin.

 

 

Me ka tregu njehere nje shoku im nje foto te deres se hyrjes se nje bari ne Gjakove ose Peje, mbase Prizren, nuk e maj mend mire. Te dera ne vend te asaj tabeles Hapur/Mbyllur ishte var nje tabele qe thoshte: NUK LEJOHEN KATUNART 

Te cmen fare jeni ju te qyteteve ne Kosove  smiley  smiley   smiley  

 

O jakove, Roni e ka hallin te fakti qe ti shan Hashimin, jaranin e Edvinit. Kte hall ka Roni o jakove.

kunder dhunes! per te tjerat ka plot kohe, gjejet nje zgjidhje.

Ou?! Nuk ju pelqen konkurrenca me ane te dhunes juve? 

Nje rektor koshient normalisht do e kishte leshuar ate post thjesht duke pare ngjarjet. Tamam kokefortesi 'katunarski' 

Cfare ka bere rektori qe studentet jane te revoltuar?

ka diplome fallco e para si mziu e kamzes. e dyta nuk e dun derisa ka arrit ne kete pike. 

Medemek meqe s'kane tru te mesojne o burra te shkarkojme rektorin i cili per ato qe akuzohet eshte kompetence e instancave zyrtare e jo e studenteve.

po ti hapi nganjehere linqet qe citohen ne mesazhe

kush e ka autoritetin te shkaktoje rektorin?

ose edhe kete dhe naten e mire

"People protest because they are hungry, because they don't have jobs. We demand the government resign," Nihad Karac, a construction worker, told the AFP.

About 40% of Bosnians are unemployed.

...edhe ne shqiperi ku papunesia vetem per 4 muaj te qeverisjes socialiste eshte rritur me rrethe 40 mije te papune,pritet se shpejti te kete revolata te ngjashme ne disa qytete te vendit.

 

kshu kshu, kapo. ti per mire nisesh. smiley

 

"pritet se shpejti te kete revolata te ngjashme ne disa qytete te vendit."

Presin vetem nje kontigjent nga Kanadaja qe te fillojne.

nuk di nga ka dale ky lajm i parakohshem po ne te GAT-it jemi akoma ne fazen perzgjedhse te kandidateve

A nuk eshte me te ardh me plas?

Gjithanej neper Ballkan shkoi e u perplas uragani Ukrainas, ne Shqiperi nuk leviz gjethja! 

Qetsiiiiiiiiiiiii

smiley pa fat or Rono pa  fat, kane 4 muaj qe po lusin per "shi" por  frugull or frugull asnje pike per be.

Edvini doli tu qajt me lot mer Ron per armet kimike. Amoni mer se e bona pa dashje, fap loti ne faqe, na falni o cuna se sboj mo, tak nje shtremberim buzesh...apo e ka gjenetike shtremerimin? Ca ti bish kti amon, te ishte Sala se kishte rrujt hic per popull smiley

ca me bo mer Deion, mos te zonte te kesh opozite anti-amerikane thone pleqte. E politizune ceshtjen e armeve. Po nuk besove, pyt Arvizun. smiley

haha as vete nuk i beso kto qe thu. e pe ca i boni Kerry Edvinit, nderkohe qe nga ana tjeter tako Presidentin. eh mer ron kshu o kur i fut te gjitha vezet ke shporta kinezit. smiley

Po pra e pash, Kerry tu qa hallet me Bujarin me raki dellinje, gjize, dhe hurdhra te njoma perpara.

brought to u by mr. podesta smiley

ma kap i cik kte Rono .

ca thuhet, kur do e hudhi qeverine uragani podesta?

Me sa duket fukaralliku spo i ndahet Ballkanit, pavaresisht vemendjes se nderkombetareve qe kujdesen per cdo standard per romet a gayet porvetem per te drejten e punesimit nuk kan treguar kurfare kujdesi.

Sa per revolta idioti qe kena pas Kryeminister i ka shume per zemer e dicka do e qullosi sa per te mbajt militantet te ekzaltuar e mobilizuar. 

Po lexoja sot psikopatin ne perroin e tij psiqik, per konfliktin shtypi versus Rama....ishte shume keq menderisht...ilacet si bojne me derman. Medet ke shohin ca si lider.

Po mer Tironc po me c'duken bathet ket te shkallumin vetem kur t'na e heqi zoti qafe, se per Edin ky jeton edhe 100 vjet si krajl.

eh sa Edvina ka prit e percjell baca me ka i shqelm sumes, ca kujto se ky i funit do i rruje pallen a si? smiley

Dajosh, pse ta preki Edvini, ket te shkallumin kur ai eshte bo si Arusha Mira. Se ke vu re qe Likja e le mefol me shume ne foltore me tremb shqiptaret me Zombin? Edvini rri ne background, krru veshin, bo si i menushem e duket si Rock Star para gogolit. Po  ene Edvini nuk eshte doktor me i ndryshu Doktorit dozen.

Po me keta Deionat qe dashurojn Doktorin, cdo bohet po ja u hoqi zoti qafe largeqoftin? Ata te gjithe berbera jane e te rrujtmja e atij mikut e kan menjen or taj. Gjoja me e vlefshme mbetet ai miku e leshi i doktorit.

Namyti fukaralliku e budallejt.

Bravo i qofte per shpirtin e protestes dhe moskonformizmit me pisllikun e arsimit universitar bastard. U knaqen me tituj me keq se ne tirane. Doktor xhelal Mziu dhe doktor flamur noka.

eshte bere Noka doktor? ma gjeni punimin ore aman po ne biblioteke do te ngulem me dite ta studioj 

Lene mo situaten studentore ne tirane. Katastrofe. Amorf te atrofizuar gjysem ne koma. Privatet baztard komplet blen diplome ndersa ne shtet jane bere klane klane dhe jane duke u finalizuar si ndermarrje private te rektorit dekaneve etj, pa pike akademiklleku, studimlleku, profesorlleku e plot lleqe te tjera. Tu u bo doktor ne shtet cdo lektor i brendshem. Dhe mbi te gjitha paaftesi totals.
Ku jane studentet per te protestuar per keto?
Me mire ku poli? Apo nuk po fillon big brother se shpejti......

Sa popull i trashe qe jemi ,  te plagosen dhjetera studente dhe police per nje legen Rektor .

Rektori perfaqeson ate dukuri qe eshte ulur kembe e kryq. Meritokaricosise te pseudo pedagogeve, inetelektuhaleve doktoreve etjere pseudo-ve qe po i marrin frymen shqiptareve.....

kjo teme nuk meritonte te behej pis me Berishen

se kuptoj pse Roni osh bo si plake e ve, qe merr n'goje gjithe diten komshijen qe ka inat.

spaske pas te ngop plako.

Kta te rinjte e Kosoves, nji rreze shprese. Too early to tell, por te pakten nuk ju ka ngordh nervi si ktyre taneve qe keqtrajtohen cdo dite ne sallat unviersitare dhe flejne gjume te kenaqur

kush keqtrajtohet? fol per vete....
admin pse e fshin... dhash mendimin tim... une per vete nuk kam qef te bej protesta... sdu...

qyqa larg qofte!

 

Rektori e theu qafen ,gjersa shpresojme qe vellezeria kleptokat'nare se shpejti te perfundoje aty ku e ka vendin.

Balkani ka filluar te vetedijesohet,qe nga Bullgaria e Sllovenia ,deri te Bosna dhe Kosova.

Siduket vetem ne Shqiperi jane te kenaqur.Fundja,kur ka ndodhur qe delet te kerkojne nje çoban me cilesor?

vetem ne Shqiperi jane te kenaqur

Koalicioni ben cudira. rektoret e keqinj do i pastrojme me metoda biologjike. 

Kamza e filloi e para ne Shqiperi. E demaskoi nje pseudo Prof.Doc. Ne lëmin e ekonomise.

nuk ja kane hequr titullin ende

Ra Rektori, rradhen e ka Piktori!!

Po doktori ...? Ai i pari ne BURG.

shume i trashe paska qene. Me ne fund e kuptoi se duhet te jape dorreheqje. Tamom race malokesh!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).