Fort i nderuari, më i zgjuari i kohërave, më i lexuari, mençuria vetë, njeriu modern, opinionisti me vlera njerëzore, ti që na ndrit televizorin sa herë del e flet, ti që jep opinione mbi histori e politikë, e së fundmi na ndrite me dijet e tua edhe mbi artin, ti dora vetë, Fatos Lubonja. 

Kushedi sa mirë u ndjeve me gjithë këto lëvdata ëëëë? Se ke nevojë edhe ti, ke nevojë të ndjesh se njerëzit e dinë që ti je këtu, ti jeton.... dhe gjithmonë të shoh në kundërshtim me çdo gjë që të rrethon... me historinë, me figura historike, jep mendime e opinione se sa pa vlera kanë qenë ata, e je në opozitë me politikën e me gjithçka... E unë sa herë të kam parë kështu të "grindur" kam menduar se kushedi si e ka hallin i shkreti, kushedi nuk i japin rrogën nëse nuk "grindet" për çdo gjë e për çdo njeri... kam pas menduar se luan "rolin" për të qenë në "tavë"... 

Madje edhe kur të kam dëgjuar se ti nuk je kaq i vogël sa të kesh nacionalitet sepse e quan veten qytetar të botës, edhe në këtë rast kam thënë kushedi si e ka hallin. 

Tani që lexova kryeveprën tënde, analizën që i bëje karrierës së Vaçe Zelës, tani mendoj se ti nuk ke më një hall. Tani mendoj se ti je shumë rëndë... ose përndryshe në gjuhën e këtij populli, ti paskërke ikur nga mendtë. 

Ekziston ajo shprehja "budallait hapi rrugë", por ti nuk dukesh dhe nuk je i tillë. 

Megjithëse jam një fshatare jo aq e ditur dhe e mençur sa hirësia juaj, kam lexuar pak edhe unë mbi natyrën njerëzore, kam parë edhe shumë emisione që na tregojnë se si funksionon truri i vrasësve, i atyre që përdhunojnë fëmijët dhe kemi mësuar që ata nuk kanë ndërgjegje, truri i tyre nuk funksionon si ai i njerëzve normalë. Atyre nuk u vjen keq për viktimat e tyre. E ti, megjithëse nuk ke kryer krim me armë, ti ke vrarë me fjalë aq të rënda dikë që as nuk jeton më... ke vrarë një njeri që akoma nuk ka mbushur të 40-at. Ti nuk ke bërë krim në gjaknxehtësi e sipër. Përkundrazi. Ti more kohën ta shkruaje e me vetëdije të plotë e botove... e bëre njësoj si ata që vrasin e pastaj bëjnë edhe dashuri me trupin pa jetë të viktimave. Nga çfarë kuptoj, ti më dukesh njeri shumë i vetmuar, jo i lumtur, njeri që s'ndjen gëzim për asgjë. 

Meqë ti bën analizë e na tregon se merr vesh nga arti, po të them se ti nuk arrin ta kuptosh procesin, as ndjeshmërinë e dikujt që bën art. Na tregove ti se këngët e Vaçes na qenkërkan për atdheun e për partinë... pale pale, shkove deri aty sa të na tregoje se ajo nuk ka punuar me këngët, asaj thjesht i ia jepnin... 

Po kënga për "Gjyshen" çfarë lidhje ka me partinë? Apo s'e kupton dot ti atë? Të ka përkëdhelur ndonjëherë gjyshja ty? Se nuk ka mundësi të dëgjosh atë interpretim e të mos kujtosh gjyshen tënde. Po kënga e nënës që pret fëmijën e saj të parë? Apo as atë s'e kupton dot... po "Mesnatë", "Natën vonë", "Për Arbërinë"? Po "Erë Pranverore", "Flakë e Bore"? Ah prit, po aty ku flitet thjesht për flirt e dashuri si "Lemza" e "Djaloshi e shiu"? Apo i bie që as këto s'i kupton dot? Po a e di ti se këto lloj notash e fjalësh, janë alla Broadway...... , alla musical? Hë? Uh më fal, kjo lloj muzike ty s'të thotë gjë. Ti në fakt je më modern se vetë ata që e kanë shpikur këtë nocion. 

Përndryshe, andej nga vij unë, ti quhesh MODHERN. 
Sot, atdhedashurisë i këndojnë edhe amerikanët, edhe francezët. Po ti e edukon keq brezin e ri, u thua të mos e duan atdheun se ai nuk është i mirë. Të duash vendin tënd do të thotë të duash shtëpinë tënde. Edhe ata që ti i quan "perëndimorë" kanë shumë këngë që ja kushtojnë atdhedashurisë. 

Ti në fakt për të treguar se kupton muzikë, po na përmend 'Beatle's etj., etj. Por ti harron se ata artistë kishin fatin që lindën në shtete si Anglia e Amerika, e Vaçja e gjithë ai brez artistësh që ti i fshive fare, lindën në kohën kur komunizmi paralizoi e mbylli një vend të vogël që quhet Shqipëri. 

Harron ti se nuk është faji i saj se lindi në atë kohë, se edhe ata artistë botërorë që përmend ti, po të kishin lindur këtu, do të dilnin në të njëjtin festival e do ta këndonin edhe ndonjë këngë për partinë. 
Sipas teje, edhe aktorët e filmave e teatrove tona, gjithë skenaristët, regjisorët, kompozitorët e poetët, na qenkërkan pa vlera sepse në skenarët e këngët e tyre hera-herës paskan përmendur fjalën Parti. 

Po pse nuk u largove në atë botën tjetër perëndimore kur të erdhi rasti? Të shkoje të jetoje mes njerëzve e artistëve që s'e kanë përmendur kurrë fjalën Parti e s'i paskërkan kënduar kurrë atdheut të tyre? 
Po ta them unë. S'ta mban. Sepse andej nuk do të dilje dot në TV e nuk do shkruaje dot nëpër gazeta, sepse edhe ti ke nevojë të tregosh se ekziston. Dhe na e tregon me mënyrat më të shëmtuara. 
Unë që të drejtohem, nuk jam e atij brezi, madje jam e një brezi që u rritëm mes rrëmujës, tranzicionit dhe normal, jemi brezi që vuajtëm mendërisht e shpirtërisht me shpresën se do të jetonim edhe ne si njerëz normalë. 
Unë që të drejtohem nuk kam kënduar asnjë këngë për partinë, as nuk vij nga prindër komunistë e as të përndjekur. Unë jam rritur me dy prindër normalë, që jetojnë ndershmërisht me djersë, ashtu si shumica e popullit. 
Unë që të drejtohem, jam ajo që edhe pse më janë ofruar të ardhura të majme të këndoj kohëve të fundit nëpër fushata, nuk kam pranuar, sepse kam kuptuar se sa të ndjeshëm jemi ndaj politikës, e nuk kam dashur kurrë të ngatërroj dashurinë time, muzikën me politikën. Dhe nuk kam kënduar as për parti e as për liderë, e nuk kam lëpirë sahanët e askujt, prandaj qëndroj shumë e fortë përballë teje e ligësisë tënde. Po, po, ti je i lig. 
Harron ti se nuk ta ka fajin Vaçe Zela për vuajtjet e tua. Më vjen shumë keq për ata njerëz që vuajtën në atë regjim, më këputet shpirti të dëgjoj historitë e tyre të dhimbshme... 
Por ti nuk përfaqëson dot as ata. 
Sepse ti nuk je si ata. 

Madje sa më shumë sjell në mend fytyrën tënde e sytë e tu të çakërryer nga inati që ke me botën, aq më shumë kuptoj se ti do të kishe qenë shumë i lumtur nëse do të ishe një nga oficerët e lartë të ushtrisë së Hitlerit. Të imagjinoj se me sa vullnet e përkushtim do t'i fusje nëpër furra njerëzit e pafajshëm, e ja, me imagjinatën e artistit po të shoh që sytë e tu marrin jetë, ti mbushesh me lumturi... sa më shumë shfaros racën e "keqe" njerëzore, aq më shumë ndjen se triumfon. Merre një herë foton e Hitlerit e vendose pranë vetes, dil në pasqyrë dhe mundohu të gjesh ndryshimet. Merr edhe foton e Vaçes e të kujtdo artisti e bëj të njëjtën analizë... shiko, brenda syve të artistëve ka shumë, po shumë dashuri (ndjenjë që ti nuk e njeh) .... merr e shiko sytë e tu... janë të mbushur me urrejtje e ftohtësi... 

E bej këtë paralelizëm, sepse pakënaqësia jote, inati yt, ato çfarë t'i shkruan e nxjerr nga goja, më tregojnë se je i pashpirt. Më kujton një ish-oficer të ushtrisë hitleriane, që kishte shfarosur qindra njerëz, e ai me ftohtësinë më të madhe, thoshte se kishte bërë detyrën. Do thuash ti, po s'është njësoj. 
Fjala vret me rëndë se plumbi. E ti përdor çdo mënyrë për të vrarë me fjalët e tua të shkruara me helm e me finesë, se helbete je i lexuar shumë zotrotë. 

Nëse besojmë se ka një Zot, po ashtu e pranojmë se edhe djalli ekziston, dhe ashtu si Zoti përdor njerëz për të treguar ekzistencën e Tij, po ashtu këmba-këmbës e imiton edhe djalli, e na dërgon mes nesh vepra si puna jote. 
Sa më shumë madhështi kuptove se ka figura e Vaçe Zeles, aq më shumë kuptove se askush nuk do të të qajë ty, aq më shumë kuptove se askush s'e çan kokën për ty... Nuk mundesh dot kurrë të përbaltësh figurën e saj. E kuptoj që ndihesh i eklipsuar, por tani, ky fat të ra. 

Na quajte "debilë", the se na ka zënë debilizmi që ndjejmë, kuptojmë, shijojmë e këndojmë këngët e Vaçes... e di ti që tani që e mendoj, ti ke të drejtë? Sa herë unë i këndoj live ato këngë, të gjithë këndojnë në kor, edhe janë breza të ndryshëm... madje ka edhe 20-vjeçarë. E ata kanë lindur në komplet tjetër kohë me ty e me Enverin... Madje, as nuk duan t'ia dinë për komunizmin. E me sa duket, i paska zënë "debilizmi" edhe këta të rinjtë e sotëm. 

Dëgjo, ti misionin tënd mbi tokë e kreve si i dërguar i djallit, na helmove sa herë munde. Mirë do të bëje ta bëje si Hitleri edhe ti, t'ia fusje vetes (se ashtu e dimë, që nuk e vranë por vrau veten )... e nëse s'ta mban me koqe plumbi, merr një litar, se thonë që ndjen edhe kënaqësi në akt e sipër. 
E unë të jap fjalën se do të vij të të këndoj atë këngën e famshme të "Beatles", "Mbyte veten me litar o Dinooo". 
Je modhern ti, e meriton të ta këndoj. 

DEKLARATA 

Debilizëm masiv", e quajti publicisti i njohur, Fatos Lubonja periudhën që shoqëroi përcjelljen e fundit të këngëtares Vaçe Zela nga shqiptarët. "Këngët e festivaleve tona nuk u përgjigjeshin ndjenjave të vërteta njerëzore, gjendjeve të vërteta shpirtërore dhe aq më pak aspiratave për të ndryshuar jetën tonë. Sepse "Valsi i lumturisë", që e kuptoj se mund të emocionojë Nexhmije Hoxhën, e cila prej shumë kohësh jeton në një botë virtuale për të mos u shqetësuar nga kujtimet e vrasjeve pa numër që ka bërë i shoqi dhe partia e tij, ishte një këngë e rrejshme, e kompozuar për të ilustruar thënien e Enver Hoxhës se "rinia jonë është më e lumtura në botë"", shkruan Lubonja në një koment për "Panoramën". "Vals o vals, ti jehon, në të bukurin atdhe, fushat tona i përshkon, ku shpërthen jet' e re". Këto, të dashur miq, janë vargjet banale të një kënge banale propagandistike dhe kush thotë sot se Vaçja i zgjidhte me kujdes këngët që do të këndonte, gënjen. Në fakt këto këngë i jepeshin Vaçes që kishte aftësi më të larta vokale dhe ajo i merrte e i këndonte pa u menduar gjatë, sepse kështu do të kishte famë e sukses", shprehet ai. 

236 Komente

Alidems, megjithate Aurela eshte e shkare nga trute e kokes.

Nuk ka gje me te poshter se sa kur gjerat e drejta i perdorin dhe te shkaret nga mente e krese apo i perdorin "motrat". Per fat te keq.

+1

tani,para se dal, duhet ti them nje bravo te madhe aureles ne lidhje me njeriun e dyte me te keq te shqiperise!

pac fatin e atij sorrosistit tjeter qe e kishte bezdi te qenit shqiptar o lubonje!

do kthehem prap te them nja dy fjale per kete tipin e plehravesmiley

shqipe, vonoi pak po peshku u  apdejtua.smiley  me ne fund....

faleminderit Aurela!!  mu duk sikur e kam shkruar une kete leter  sepse mendoj ekzaktesisht  si Aurela, per Ljubon.

Falenderimi i drejtperdrejte ne PPU eshte atribut i Ronit

Faleminderit Znj Gaçe (© Roni)

Dikur, pacavure te tilla nuk do te kishin vend te peshku. Dikur...ne Iliri.

Pika Aurela Grraçes qe ka mesuar te shkruaj.

Mbase me tru " te shkare" mund dhe te marri vesh gjekafshe Tos Lubonja! Po nuk la rast a kuvend, te gjalle a te vdekur, pa i thene ky pizeveng " Izane" ! Aurrela e percolli me gjallje me logatjen " e o Dinooo! "

Hahahaha Aurela. smiley 

Tamam strall! smiley

kam qene ne nje party nje here ku kendonte kjo zemra dhe i eshte kthy nji nga atynve te Malit te Zi, e ka bo rezil se ai bonte derr derr kur kjo po folte per sebepin e partyt. 

Aurela nje pellembe, 

e bloi Fatosin me dhembe! 

Hamit Guuuga....smiley

I jap shume te drejte Aureles per mbrojtjen qe i ben Vaces. Fjalori dhe inati pastaj si nga Pylli i Sodes.

Me respekt per pyllin e Sodes te lutem qe s'i ka rene ne qafe kujt, vetem i kane rene. 

Fjalori dhe inati si per nga katundi i llaka-llakes*. 

*Llakatundi.

Terhiqem. Vlora e vlonjateve.

mos iu fol ne dore smiley

Secili vlonjat kusuret e veta.  Kete te Aureles psh, ta mbaje vete e zonja e kusurit.

Jo, monda, nuk eshte prej Llakatundi ! Nje cike me larte...

S'ka gje me carmatosese se naiviteti. Stili dru-me-pre i Aureles eshte nje mije here me i pranueshem sesa helmi i sofistikuar i Lubonjes. You rock, girl!

Av, po Ypit ....as qe i afrohet nga stili! Ama ketij dallkaukut ja ka dendur mire! Drurin kokes!

Yes! smiley

 

Faleminderit znj. Gace!

 

Cfare telendare. Tipike. Nga ato llaxoret e keqija qe po i re ne goje ka per borxh te te nxjerre fundin. Lubonja ka dhene vec mendimin e vet, ne forme civile dhe perbrenda ka shume te verteta ne ato qe thote. VZ eshte relike e kaluar, e talentuar, por fatkeqesisht kendoi kenge te politizuara ne nje sitem po te atille. Etja per glorifikimin e mortit dhe idealizimi i atij qe ndahet eshte bere pjese e adn-se tone popullore (shih olldashi, tan hoxha etj). E vetmja gje e sakte qe ka thene Gace eshte qe eshte nga fshati e aq mbush.

+1

Lubonja ka dhene vec mendimin e vet

Po pse Gacja ka dhene mendimin tend?

Ne sensin qe nuk ka sulmuar askend peronalisht si kjo xhada.

ja keni more doren ksaj "pasive-agresiness" me keq se grate 

Romako, e di ti tek cila bige t'i varnin koqet Hoxhallaret po mos t'i kendonte VZ ato kenget e politizuara ? ( hint, not biga Adem Reka) ... Do thush ti qe Vacja nuk kishte nga ato.Ia bente Partia me pune vullnetare me qellim qe ta varnin ne bige nga to...

Ndaj dhe thashe fatkeqesisht. Ndoshta ne nje sistem tjeter do kish bere me hajer. Une e pelqej, duket qe ka pasur talent. Megjithate une vec dy kenge i njoh. Brezi pas meje si njeh pothuajse asnje kenge. Kenget e saj mezi i degjon ne radio, pale neper klube a makina. Kjo eshte koha ku jetojme, kerkesa e oferta e ka rrezuar Vacen dhe te tjere si ajo, mire apo keq eshte per nje teme tjeter kjo. Lubonja ka te drejte kur flet per debilizmin kolektiv ne proceset mortore qe ka marre trajta groteske ko edhe njerez qe se dine fare kush ka qene ajo nxitojne te perdellohen per shiprtin e se ndjeres. Shume patetike. Shto ketu faktin qe sa me shume i largohemi diktatures aq me te pranueshme na behen bemat e saj, muzika, arti, sporti, kultura, librat, rendi publik, romantika e ndjenjave madje edhe sistemi saj politik. Kjo ska vend ku te rrije.

por fatkeqesisht kendoi kenge te politizuara ne nje sitem po te atille.

C'lidhje ka nje melodi dhe nje ze i bukur me tekstin e politizuar? Kurt Cobain as vete s'i merrte vesh tekstet e veta e prape frymezoi nje brez te tere muzikantesh. Kuptimi i tekstit ka 1% vlere ne madheshtine e nje kenge. Gjithcka eshte tek melodia dhe tek interpretuesi. Mund te shkruash gomarlleqe te medha e te jete kenge gjeniale.

Sepse kengetare, artiste,shkrimtare e valltare te tille mbanin gjalle sistemin, i jepnin dinamizem, gjalleri, pasion, dhe nje sens pranueshmerie nga masa. I shtonin jeten.

ça ngaterro o loqe ! 

Way to go, Gace!

YOU ROCK!

Aurelës..

Ka plot rreshta edhe për " pjestim "

Po pështymën e ke hedhur Pështym

Idriso, historia eshte keshtu : mbasi iku Vace, Nexhmija u citua nga nje gazeta qe bente superlativa per Zelen.

Te nesermen Ypi , ai psikopati, iu leshua Nexhit : Gjalle je moj kuceder etj si di ai me kancer apo prerje fyti. Po ate dite qe shkroi Ypi, doli dhe ai bolja i Bushateve tek Tema e qe merrej me Nexhmijen dhe ai. I dhin mu ne te Vaces, e harrun e po merreshin me Nexhin. Nipi i Hysniut, po shante diktaturen me i fjale e Vaqen. Mbas ketyre doli Lubonja, pra mbasi e kane katranos keta mire me njeri tjetrin. Kaq eshte kjo.

Mirepo kjo e shkara foli vetem kunder Lubonjes sepse eshte trend me sha Lubonjen sa here ti bjere rasti.

Kaq ...

Kur një BOLE u zë dritën të tjerave është e arsyeshme mendoj që të merresh me largimin e saj "për të parë orën " Besoj të kujtohet ajo barcaleta se si e gjente orën katnari ke sahati që dremitej poshtë hijes gamorit smiley E vjetër sa Tirona por na e shitën si xgjuasi italione mer jahu

Seria e Yp xhixhit përfshin shumë dhe nuk merret njeri me ta përveç pështymores Panorama . Po ky eksiqi Lubonja shet dhe Pordhë e shtyn me brryla për të dalë i Pari . Ata të tjerët thjesht jargëzohen ! Kaq e mendoj !

Arjan Cani versioni femer!Pardon,,kjo ska fare feminilitet...smiley

Feminitet ka Sara Palin. Aurela Gace dhe Hillari Klinton jane nje cike te perkora nga ajo ane.

Heee! T'i kish ra ne pjes Levinski, Gaces, ...ne dore, qe te dyja, do i kishte te Klintonit...e perkora

eh cfar goce! nuk e zbraz koburen ne hi. smiley

Pavaresisht bores qe bie sot, what's not to love kur lexon Aurela Gace dhe Hillari Klinton ne nje fjali, dhe some Sara Palin per bonus smiley

Bravo redaksia, për nga kurajoja aty-aty me Guardian-in.

Llakatundi rreze mali

nxorri nje flori,

varej nje cike nga mali

me rrevol ne gji.*

 

I lumte palla.  I eshte gafurrur si jevgu te shoqes. Pergjithesisht jam kunder diskutimeve mbi gomarlleqet e Lubos, po kesaj rradhe perjashtim.

*Mos ma censuroni poezine mer, se e ka bere poplli. 

 

 

mos e hum kte.

Nazif Cela - s'e kom gjo. nuk jam lab, s'pata aq fat ne jete... smiley

 

Ja nje perjashtim tjeter. Zifua nuk hyn tek preferencat e mia ne pergjithesi.(Stili i te kenduarit dmth). Po kur i do magjja i qan kenget ama.

 

po Goliku te pelqe, ama! une nuk kam pa lab me lab se Goliku!

Palc' e gurit, vella.

[valsi i lumturise] ishte një këngë e rrejshme, e kompozuar për të ilustruar thënien e Enver Hoxhës se "rinia jonë është më e lumtura në botë"", shkruan Lubonja në një koment për "Panoramën". "Vals o vals, ti jehon, në të bukurin atdhe, fushat tona i përshkon, ku shpërthen jet' e re". Këto, të dashur miq, janë vargjet banale të një kënge banale propagandistike dhe kush thotë sot se Vaçja i zgjidhte me kujdes këngët që do të këndonte, gënjen. Në fakt këto këngë i jepeshin Vaçes që kishte aftësi më të larta vokale dhe ajo i merrte e i këndonte pa u menduar gjatë, sepse kështu do të kishte famë e sukses", shprehet ai. 

Bo cfare mizantropi! Kete palaco e tremb ideja se dikush, diku, mund te jete duke kaluar nje moment te bukur me veten apo me te tjeret. Ky ne shpirt ka vec mjerim dhe xhelozi. Ka qene nje vrases serial rus i cili vriste prostituta. Vrasjen e pare e kish bere pasi nje prostitute kish qeshur me faktin se ketij nuk i ngrihej. I vriste prostitutat nga inati. Se cfare nuk  i "ngrihet" Lubonjes nuk e di, por qe dicka nuk i ngihet per kte jam i sigurte. 

Ukrainian Andrei Chikatilo ...

ueeeee ku mi gje mer plak super robt

mbas epikes se kapedanit na solle entuziazmin e shtizes me flamur

ja dhe nje per Laberine

ngela pa pune smiley

Po te ishte e mire puna, punonte edhe Mreti ...

Mire Vlora dhe Berati, po Tepelena c'mootin pati...?smiley

S`qasim mbi kështjellën tënë 
të ngrihen flamur të tjerë.
Veç Shqiponjën me dy krerë
njeh ky vënd që kur ka lerë.

 

kta e kan me gjithe zemer. une nuk e di a do kishte shqiperi pa laberi. dhe me eshte gjithnje mister prejardhja e tyre. qe kane nje rremb geg (mirditore), per kete jam gati te bindem.

nderkohe Lulzim Basha eshte taku sot me aktivistet ne Shkoder.

Tym e zjarr ne daten 20! 

Nje nga miqt e atij smiley te ngushtë Francez ( për të cilin e ndiera Vaçe këndoi personalisht ) u mahnit nga zëri dhe kërkoi nga Ai që ta merrte me vete në Paris , pasi " Miren Matje para kësaj është si një foshnje "

" Vaçja është produkt i kulturës së popullit  dhe do këndojë për Popullin e saj "

Në fakt edhe Lubonja është pjese e kulturës së Popullit dhe atij i Përket , por me raste të sëmurët psikikë Populli edhe i Mjekon ! Le ti jepet Lubonjës kjo mundësi për tu kuruar !

Tashti ka këtu plot që mund të zbulojnë se Vaçja kishte "ashtu " dhe përdorimi "ashtusë " është atribut vetëm i Demokracisë dhe nuk u lejohej shtetarëve të Enverit .Po si ka lindë Lubonja ?

Kur isha në Shqipëri Rastësisht takova Harillën me nji rumaduc të vogël  .

Paske pjelle dhe nji i thashë po shumë të zi e ke .

"Po pse cfarë pret nga soi i jevgut .Ti bëjë të bardhë " ? ..mu gjegj !

Kjo kritika flete-rrufe e Gaces me kujtoi ato kritikat qe iu bene personazhit kryesor te Shakaja e Kunderes. Me kete mentalitet qe ka ky popull, jam i bind qe Lubonja do ishte internuar perseri, e me brohoritje, te ekzisonte nje mundesi ligjore per kete. Te ben pershtypje me cfare lehtesie njerezit hidhen te personalja, duke veshur petkun e psikologut, qe eshte mbase petku me i veshtire per tu vesh, si profesion. Nese Lubonja analizon(duke pas te drejte apo jo(apo pjeserisht)) fenomenin, Gacja analizon me se shumti personin. Edhe korr brohoritje. Pamvaresisht se fjalori me te cilin komunikon, eshte i tille qe te ben te shtremberosh turinjte edhe kur tjetri ka te drejte. Se kush ka mllef ne kete mes, Lubonja apo nje pjese e njerezve....

Te ben pershtypje me cfare lehtesie njerezit hidhen te personalja, duke veshur petkun e psikologut, qe eshte mbase petku me i veshtire per tu vesh, si profesion.

Kur e ben Lubonja psikollogun pse mos ta bejm dhe ne te tjeret? 

 

Harrova qe ju futet Lenka Cukon ne Byro. smiley

te lutem, te mos i kushtojme vemendje lubonjes se nuk e meriton!
tani hajde te shajme lubonjen!

po i bej pass kesaj radhe se me duhet te zbres te shoh ndeshjet. Po mos harro t'i organizosh cunat.

po ca t'i thush ktyne cunave mer amon...ktu e thane vete qe s'ja varshin shume kengve te vaces kur e kishte kohen po kur e thote te njejten gje lubonja, harrojne ca kan thon 1 dite perpara. Se del lubonja ne shenje pra. E si thu ti, te rrine cunat pa i ron icik? tani me lubonjen nuk do merren se nuk ja vlen dmth po naj analize e naj te rame krese, nuk do ja kursejne

Secilit Derrida'ne qe meriton. Gjindja shqipe ka Fatos Lubonjen, Fatos Lubonja ka Aurela Gacen.

Po mos gjuaj poshte brezit moj, se je edhe femer. (S'ta kthejme dot me te njejten monedhe dmth).

Jashte teme, po cudi sa ka hyre kjo shprehje ne shqipe (e para) keto vite. 

Kjo eshte shprehje boksi. Para ketyre viteve boksi ishte sport revizionist. Edhe vete Ahmet Golemi, kampion boksi, (kur shetiste neper bulevardin e tiranes me ate zonjushen), e kishte bere boksin hasha tek libri i vet "Dorezat e Zeza".

 

boksin e bone revizionist kur vdiq Daja i Nishanit. ishte Begs boksier dhe vdiq nga nje goditje ne koke.

Qy athere e nalun si sport qe nuk vlereson jeten e njeriut.

clever response, but come on!!! 

 

Dua fakte mor zotri ..mos u merr me fenomenin ( llaf i Modh mer jahu smiley

Po fakti ishte brënda i nderuar Gjyqtar .Ne vetëm për  Fenomenin ( të akuzuarin )po dëshmojmë ....tha nari nari që nuk e kuptonte shumë Gjuhën e analëve per Fenomenin !

Ato ... duhet te jene sharje me rob, fis e moter, vetem se i ka fshire redaktori i artikullit. Nivel salle bilardo.

" ... edhe mora 12, 13, 14, 15 me nje steke. E lashe si pdh robsh"

nuk eshte artikull, hunter.  eshte nje leter..smiley

e mo mire, njesoj.

p.s. Aurela e ka qare me Florin, Marselin ate "Origjinale" 

po mire mo mire, se edhe ti e the sikur shkrimi i Aureles  prishi imazhin e mire te shtypit  te shkruar shqiptar..smiley

Lere lere. Ej se mu kujtua, e ke pare ate video te Origjinale? E di pse Marseli nuk del asnjehere me Aurelen dhe Florin? Video e kane xhiruar ne Maqedoni, mirepo Marseli s'kishte as certifikate lindje, jo me pasaporte, prandaj ate e kane filmuar vetem ne ndonje varreze makinash nga Shqiperia. smiley

O maçok, çamarrok, 
Pse po vjen verdalle,
-Po kerkoj nje pisanjos,
Ta lepij ne balle.........keshtu qendron edhe e verteta me shkrimin e Gaces. Kendveshtrimit objektiv te Lubonjes i pergjegjet me nje kendveshtrim tejet subjektiv.. 
Analiza per analistin, ne fakt nuk eshte gje tjeter vecse nje duf i teperuar. Nje shkrim qe nuk te fal asnje lloj kersherie te menduari, pervecse nje keqardhje per stilin banal te te shkruarit!

mos e fol mer! Aurela? a e ke nigju najher Aurelen kur flet (jo kur kendon)? tani ti pret analize prej ksaj?

e folur e vrazhde! Nje e folur qe s'ka te beje fare me dialektin. Eshte e drejta e saj te krenohet me kete lloj te foluri.Te tjere pse krenohen me kete ?
Para disa ditesh Gace kishte postuar ne facebook nje foto te saj me Vace Zelen. Hidherimi qe kishte percjelle ne komentin qe shoqeronte kete foto ishte i sinqerte!

Kendveshtrimit objektiv te Lubonjes i pergjegjet me nje kendveshtrim tejet subjektiv..

jo jo, Lubonja nuk ka si te kete kendveshtrim objektiv perderi sa eshte shprehur per nje artiste (dmth, per artin, - per te cilin nuk mund te shprehemi veçse subjektivisht). Te dy jane shprehur subjektivisht (dhe mire kane bere, per veten e tyre). Eshte pune tjeter pastaj nese ne si lexues na pelqen kendveshtrimi i njerit apo tjetrit

e lexova edhe shkrimin e Lubonjes, para se te shprehesha me siper.

 Analizat per artin, sikurse cdo analize tjeter, nuk jane subjektive. Ne shtypin e lire kjo ndodh per nje arsye sa te thjeshte, aq edhe te komplikuar: Shmanget censura!
Shkrimi i Gaces eshte tip letre e hapur, prandaj eshte e pamundur ta vendosesh ne pozita krahasimi me analizen e Lubonjes. Shprehja qe ke shkeputur prej komentit tim synon te qartesoje pikerisht kete te fundit. 

Analizat per artin, sikurse cdo analize tjeter, nuk jane subjektive. Ne shtypin e lire kjo ndodh per nje arsye sa te thjeshte, aq edhe te komplikuar: Shmanget censura!

ah ok, ti po thua qe analizat per artin jane objektive, ne subjektivizmin e tyre. Sepse qe nje analize arti eshte subjektive (dhe jo vetem nje analize arti, por çdo diskurs, çdo narracion), kjo eshte tashme e pranuar gjeresisht. Por kam frike se ti me fjalen 'subjektiv' nenkupton 'subjektivizem', fjale shqipe e ngarkuar me peshen qe i jepej ne kritiken e realizmit socialist (si çdo izmi tjeter).

 Ndoshta do te kemi mundesi te tjera per te  diskutuar me gjere rreth termave dhe terminologjive shtese qe ke permendur Jo sot, jo ne kete shkrim! 
Njeri gozhdes, tjetri patkoit -nuk eshte stili i bashkebisedimit qe kam me shume perzemert! Ne te tilla shkembime eshte rendesishme te ruhet njefare koherence...... E vetmja koherence qe dalloj ketu eshte shembulli i huazuar nga wiki:

"Dans son sens ordinaire, « subjectif » désigne le caractère de ce qui est personnel, en opposition à « objectif » qui tient de la neutralité"....te tjerat jane si me thene jeter le éponge 

E ke dhe te zeze ne te bardhe : dans son sens ordinaire. Nderkohe qe, te shkruash per artin (dhe per nje artist) nuk eshte e zakonshme (ordinaire). Keshtu qe ai linku qe postova me duket me korrespondues i asaj qe doja te thoja.
Sa per jeter l'éponge, ketu ne peshk perdoren smiley ne vend te dorezave te boksit smiley

ne vend te dorezave te boksit ?! smiley

nese qenka keshtu..atehere, ketu ne PPU duhet te kete edhe kampione te ketij sporti te veshtire 

Kush eshte arbitri? smiley

ket kengetaren e kam pa qe ke voice qe nuk mbush mire po me kete shkrimin e ka ul veten fare...lubonja ka fol te verteten deri diku....po ik o vlla se ne ate kohe jo une po gjithe shoqnia ime...dhe ajo e larget nuk harxhonin kohe me muzike shqiptare...jo vetem qe ishte medioker - me arsye...por si mund ti merrje kohe beatles stones, etj etj ...une vet e vleresoj edhe muxiken e mizikantet shqiptare , por e them me siguri qe radio nuk qendronte kurre tek tirana....ne fakt tani qe jam larg shqiprie tv ke top channel e mbaj gjithe diten... ke lajmet se muzika prap eshte per gjynof...megjithesae cilesia e kengetareve eshte e larte.

tani e di qe ne muzike sic ka Artha franklin ka edhe lady gaga, sic ka otis reding e ray charles ka edhe 50 cents, etj etj...por qe nje kengeare e mire si kjo te kete trute e nje peshku se imagjonja dot....kete mos me e pas ne lagje mer...bububu..

ishalla nuk i lexo keto qe shkrujta

por e them me siguri qe [asokohe] radio [ime]  nuk qendronte kurre tek tirana....

ne fakt tani qe jam larg shqiprie tv ke top channel e mbaj gjithe diten

 

smiley

se harrova: he, sipas teje, kur e ke patur gabim, atehere apo tani ? (mos thuj -asihere !  nuk quhet si pergjigje smiley )

Aurela :

Sa herë unë i këndoj live ato këngë, të gjithë këndojnë në kor, edhe janë breza të ndryshëm... madje ka edhe 20-vjeçarë. E ata kanë lindur në komplet tjetër kohë me ty e me Enverin... Madje, as nuk duan t'ia dinë për komunizmin. E me sa duket, i paska zënë "debilizmi" edhe këta të rinjtë e sotëm.

Tani si eshte puna: kush eshte me antikomuniste, Aurela apo Fatosi ??

Keto shumellojshmerite  e nikërve " anti VAÇE " me kujtojnë zgjuarsinë e Amerikanëve që na i trasmetuan edhe ne duke i përmbledhur të gjithë llojshmëritë e mbeturinave në Plehra .

Aurela e ka hedhur nje qese plastike me plehra në vendin e duhur ! Është gjest qytetarie të mbash ambientin Pastër nga ata që hedhin Plehra vënd e pa vënd duke i shitur si pasuri InteliDjentësh me Fenomene smiley

 Tani e ka hedhur qesen me forcë apo me inat le të kontrollojne Autoritetet Përkatëse smiley kë nen të Kushtetutës ka shkelur dhe le ti japin dënimin e merituar !

Shokët të Organizohen se kemi përpara 20 Shkurtin . Unë po dal se kam pak Punë !

Mali ushton

deti gjemon

data 20 po na afron

kenga jone e re shemb shkemb e gur

ngrihet gjer ne re si nje flamur...

s'ka force ne bote, te na dale ne rrugen tone

demokracia marrshon!

 nikërve " anti VAÇE "

smiley

 

Ec e mos beso ne ngrohjen globale po deshe, duke pare sa shume e ka zene barku Peshkun kohet e fundit smiley

P.S. Na montoni nje ikone kondragazi pliz.

Tani po mor vesh qe Lubonja i paska bo edhe nji analize Vaces.

Faleminderit PPU qe nuk solle artikullin e Lubonjes per Vacen.
 

po patjeter  qe foli edhe per Vacen,  Ljuboja,  te ishte ndryshe skish se si.....      bile sot ne mbremje, para ne pushim dhe pas ndeshjes,  pritet qe Fantozi te beje analizen  e ndeshjes te CL,   Man.City-  Barcelona..smiley

 

ja kete po i thote, (pak bruralisht  se ky e ka mbushur kupen me kohe),  edhe Aurela: po boll or se le nam!  pasi tunde e shkunde: politiken, kulturen, historine,  arkitekturen, urbanistiken etj etj....  lere Vacen rehat!

 

pritet qe Fantozi te beje analizen  e ndeshjes te CL,   Man.City-  Barcelona.. [smiley]

smiley

Per t'u habitur sa jane dokendisur njerezia nga letra e hapur e Gaces versus leter e hapur e Lubonjes smiley cudi, i njejti stil, e njejta fryme te prodhoje qendrime kaq te kunderta dhe buzeholla smiley

ne fakt aurela nuk ka bere mire qe ka rene ne nivelin e maskarait lubonje. po meqe e mori mukajetin, mire e ka shtri hapin.

Ok, seriozisht, si mund ta "luftosh", derrmosh, hedhesh poshte kete ide kaq "naive"? Qe ne fakt eshte dhe thelbi i tere shkrimit, bejeni zemren gur, harrojini per nje moment te sharat pe llakatundi, zhvishuni nga zemervogelsia, zbrisni nje sekonde te vetme nga maja e Olimpit tuaj intelektual smiley

Ti në fakt për të treguar se kupton muzikë, po na përmend 'Beatle's etj., etj. Por ti harron se ata artistë kishin fatin që lindën në shtete si Anglia e Amerika, e Vaçja e gjithë ai brez artistësh që ti i fshive fare, lindën në kohën kur komunizmi paralizoi e mbylli një vend të vogël që quhet Shqipëri. 

Harron ti se nuk është faji i saj se lindi në atë kohë, se edhe ata artistë botërorë që përmend ti, po të kishin lindur këtu, do të dilnin në të njëjtin festival e do ta këndonin edhe ndonjë këngë për partinë. 
 

Stalker, ka një ndryshim mes pop artit si çast artistik - koment kritik i disa kulturave perëndimore dhe popizmit të Top Channelit, të klubeve të natës ku këndojnë këngë festivalesh 20 vjeçarët dhe natës së gjatë të mendjes shqiptare për 20 vjet (po i heq 3 me qëllim). Nëse për Top Channelin me riprodhimin e këngëve të lavdishmërisë bëhet fjalë për një gjysmëndërgjegje që kupton vetëm anën shifrore të nacionalizmit, për 20 vjeçarët as që bëhet fjalë për ndonjë rimarrje të ndërgjegjshme të motiveve, si tekstuale si muzikore, të diktaturës, e për atë punë as të motiveve të 90-93-shit. Të jesh qorr nuk dmth të jesh antikomunist. Si edhe për çdo zhvillim tjetër të Shqipërisë pas L2B-së, po të hedhim një sy nga Rusia e Putinit e shohim pararendëse sëkëlldinë me ngjyra më të theksuara neostaliniste, me larmi më të madhe ideologjike (lavdi e BS-së historike, e kishës dhe e etnisë ruse) me ekstreme më të zhvilluara dhe me qëllime më të qarta politike.

Të jesh qorr nuk dmth të jesh antikomunist
 

Dhe desha ta shkruaja ne thonjeza! Pra desha ta thesha : "kush eshte me "antikomunist" : Aurala po Fatosi ?"
Por ja qe ti ma ridhe mundesine !  smiley

Lubonja është shembulli më i mirë se si sasia e të folurit dhe të shkruarit duhet të ruajë lidhjen proporcionale me inteligjencën, përndryshe robi ngatërrohet keq me këmbët e veta. Artikullin e Lubonjës mund ta kishim diskutuar por edhe unë mendoj që ishte mirë që nuk erdhi në PPU sepse 90% e komenteve do të ishin në frymën e Gaçes, të cilën nuk kam fare nga e kap meqë është përçart, ndaj edhe u mora me 20 vjeçarët e cituar dhe me median që vazhdon bën me një dorë shejtanin me tjetrën budallanë.

Artikullin e Lubonjës mund ta kishim diskutuar por edhe unë mendoj që ishte mirë që nuk erdhi në PPU sepse 90% e komenteve do të ishin në frymën e Gaçes, të cilën nuk kam fare nga e kap meqë është përçart

Ore po paska qenke grifshe e keqe kjo Avrela! Sa per Lubonjskin, si tha Jezui: 'po pse u hedh perla derrave a derebardhe?'

Safiro si ke qenë se kam nja yyy sa vjet që s'të shoh vërdallë dhe ku doje me dal, që të dalim.

Une jam i mejtimit qe ca gjera nuk thuhen ne publik hapur, po meqe dashka Lubonjski le ta haje mren.

Kjo e paska bërë tamam si ai kalamani Andersenit kur pa mbretin lakuriç e briti me tê madhe se Mbreti ishte nudo.smiley

Mos Xhibole ...Të njëjtën gjë po mendoja dhe Unë si zotria Juej ..

Ku është XHIBI ? I paska rezistu asteroidit që kaloi mbrëmë .  Të ka gjetë si dr Hasonin . E shpini "çunat " ke i  njëjti ven  ku dikush kishte bo nja gjys dynym Purthë .

Jom me bark Dr . Du tre ditë pushim se më kanë ngarku me bo dhe nji artikull kundër Vaçes "

Dr Xhibolja qeshte me rrokje dhe ja kthete

" Njiket purthë  e kom ndesh gjithmonë  . Nuk më reni dot me llojet e sumave " smiley

E mer Xhib , Flori je për të të kujtuar të zhyturit në arkiva !

debati me i cuditshem i te gjitha koherave shqipetare "aurela vs lubonja".

 une kam kohe qe nuk i lexoj shkrimet e Lubonjes dhe per aq pak sa kam lexuar dhe pare ne tv nga ky personazh e kuptova qe eshte nje tip qe ne italisht quhet SCONTROSO demek GRINDAVEC

Shume mire ja ka qendisur Aurela

smiley

 

s'ka ka lu Heretiku me ate foto glorioze Rumanie. 

popull i mire shume, Rono. me fakte! 

popull i mrekullueshem. Te bukures i thone bukurie. Madje dhe Bukureshti vjen nga Bukur-esht dmth eshte bukur dhe eshte me te vertete qytet i bukur. Pra i bukur eshte ose Bukuresht. Qofteve u thone "mic". Kastravecit, kastravec. Kotecit, kotec. 

 

Ata qe u tremben nga toni i letres dhe fjalori i perdorur nga Aurela bejne mire te kthejne ndonje gote para se te komentojne. Iu ben mire per qarkullimin e gjakut dhe ngrohjen e trupit. Ndoshta iu trashe dhe pak zerin dhe degjohen me mire.

pi, or pi, tha edhe Birce Haskoja. Te gjithe per rruge jemi.

Peshku do analize nga Aurela Gace! Ne nje status a nuk tamam c'ishte... ne facebook. Kete s'do e kisha parashiku.

Vella nuk ka asgje te keqe te thuash me ze te larte dhe si te ta ndjej ty mendimin tend. Mua me bejne oer te qeshur keta tipat "Uaaa mami ajo tha llafe te ndyra" . Keta sikur kalojne gjuhen poshte me nje krruajtje zeri atq smiley .

Oh, po jo te tilla foto, heretik, se mallengjimi ben punen e vet.

Kazan, sovjetski rajon... shkolle e Kazanit, me fat... Volodja doli me te gjtha dhjeta, vetem ne fe mori nente, jo se nuk dinte, Ai i dinte ato te fese me mire se professori, mirepo ne provim, ngaqe nuk ishte dakord me dokrrat fetare, fliste me ngadale, si me zor, dhe professoret e keqkuptuan, sikur ai mezi po kujtohej, dhe bene c'bene, i vune 9, duke i hequr kesisoji edhe mundesine per medalje ari...

duke i hequr kesisoji edhe mundesine per medalje ari...

Amon o cimo, kush ja ka pa hajrin fese qe tja shifte Volodja? I paska shpetu medalja kot! 

keshtu kane qene te gjithe keta udheheqesit e komunizmit, kane patur nje mardhenie te agravuar me shkollen... smiley

Nenten e mori se pasi mbaroi mesimin mbi Jezusin tha: E megjithate...ia fuste kot.

"Ku eshte shkruar kjo ne leksionet e Universitetit?! e pyeti pedagogu.

"Jo, eshte lexim jashte klase" -ia ktheu Ladi.

"Komentet jashte teme fshihen, dhe te ulin mesataren". -i tha pedagogu.

Shperthim histerik qe eshte turp edhe te publikohet.

Ne fillim kujtova se Aurela si e zanatit, kishte bere ndonje kritike profesinale per te qene, por ketu ka vetem sharje, mllef dhe asgje qe ta kundershtoje me arsye Lubonjen, duke i dhene te drejte ketij te fundit, megjithese eshte gabim dhe shume nga ato qe i thote Lubonjes jane te verteta, por te thena ashper.

duke i dhene te drejte ketij te fundit, megjithese eshte gabim.

Kush arrin ta xberthej ket, ka prej meje nje shishe vere te lashte

Kjo domethene qe nje grua, e cila nuk vishet bukur, nuk eshte e bukur smiley .

talebanet e sales  dhe erjonveliajt e ps-se mbrojne ljubon  si inferiore qe jane.   ajo qe i bashkon nuk eshte antikomunizmi i ljubos ,pasi ljuboja nuk eshte antikomunist. ai eshte vetem kunder pjeses nacionaliste te komunizmit.  ai eshte kunder nacional-komunizmit sic e quan per maskuar antishqiptarizmin e tij.   futi edhe shtese komunist nga prapa dhe u kry.  ky komunizmit i kritikon mbeshtetjen per arkeologjine,rilindjen,skenderbeun ,kosoven,gjuhen.  pra nuk i fal komunizmit mbeshtetjen per identitetin kombetar.

e forta eshte se edhe ata qe mbajne veten per te djathte  mbeshtesin nje ultra te majte te paatdhe si ljuboja.

po ik o burr i dheut , merr nje pasaporte te huaj,meso dhe esperanton e behu qytetar i marsitsmiley

gjithe kjo ligesi qe ka ne shpiet me ben te dyshoj se eshte impotent

Bravo Aurela?!?!Jam me se i sigurt, se po ta lexonte,e ndjera VACE,kte lloj pacavureje qe ti ke pas mundesine ta kalosh neper mend,e pastaj dhe ta shkruash,patjeter do kish mbledhur pak beshtyme sa per te ta hedhur surratit!!!Per cdo njeri,sado i madh ose jo,mund te japesh opinione,po kurre s'do duhesh te te kalonin nepermend te tilla felliqesira,te cilat,jo nje "artist",me te cilin ti s'ke asnje lidhje,por dhe nje njeri i rruges,s'do duhej ta mendonte...Mua,me erdhi "turp dhe neveri"kur lexoja ato rreshta te"pista e te zeza "sepse c'do gje,por sidomos "arti"s'mund te merret ne mbrojtje me llogjiken e kesaj"paftyresie",kushdo qe te jete Vacja e kushdo qofte Fatosi.Keto lloj"gjykimesh"na kane len ktu ku jemi dhe na kane"damkosur"me epitetin tashme thuajse te merituar"shqiptar hesapi"!!!Te lumte Aurela,ja ke bere fora...!Tani prit lavderimet nga njerzit e"shumte"si"LABE"e denje qe je...Sigurisht keshtu"nderohemi"ky esht morali qe na duhet!!!
Gazeta "Shekulli"ben sh.mir qe ju kerkon lexuesve te saj te MOS perdorinsmileyharje,fyerje denigruese etj.cfaqe antinjerzore,sepse kjo duhet te jete"motoja"e raporteve etike njerzore!Te pakten,kte na kan mesuar qe prej se vogli,dhe kur shohim dike qe s'ja u trnsmenton femijeve te tij themismileya keq po e meson femijen!!!Po c'do ti thoshte redaksia e kesaj gazete"ARTISTES se famshme Aurela"dhe me tej c'do ti thoshte vajzes se saj Aurela.kur ajo te lexonte ate,qe e ema,ka"guxuar"te shkruaj!!!Kujdes!Kujdes se po njollosim shum fort vetveten:kujdes se po dalim totalisht nga qenia njerzore dhe po abuzojme pa asnje kriter me ato te "drejta"qe kujtojme se kemi fituar me te ashtuquajturen liri e fjales dhe e shtypit!Le te jemi pak me racionale,se i bejm mir vetes,e pastaj shoqerise,qe me sa duket,po e humbet"rrolin"e saj me shpejtesi!Kte shembull,na e dha Aurela ne menyre"dinjitoze"!!!

Asnji presje s'i leviz ketij komentit. Kritiko Lubonjen por mos bjer ne llucen e Lubonjes.
 

Lere mos u mundo për xëbërthime . Nuk është as Top pa zbythje ta xëbërthesh !

Më  mire te te vije KEQ për për për për LefKofenë se edhe këtë që vendosi ta bjerë si frymor në mbrojtje të vijës " antikomuniste " e ka prurë çyryk . Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të po them strategjia për të prurë Çipe ose Pllaka Gramafoni , më dukej më e gjetur se sa të biesh Frymorë çyryk . Ma do mëndja duhet të jetë gjendur ngushtë ..por çfarë ti bëj Babasqapit kur i jep "këshilltarë" për tu përfaqësuar tek ky Blog për të dërmuar "kamunistët" *

Kljaj me Ulërimë që nuk ke nga këta të nivelit me Kulturë që lexojnë Gazetën Shekulli . Ashtu siç ta ndien shpirti e siç të ka hije .....me oi oi dhe smiley... si vai i gjëmës Madhe , kur dha dorëheqjen KRYENDOTËSI i shqipes , Burimi i Shpifjeve Fyerjeve dhe Sharjeve ekstreme deri me dorë tek Kanuni , qaj për qelbsiruçkat  e ndieshme  që i janë rreshtuar me lloj lloj teorish pas tij .,,Babasqap Berishës !

Ta qaj hallin LefTKope ... po përpara kemi 20 Shkurtin shpresëdhënës e fanar driçues smiley Le të shohim Përpara !

 

Ljuboja e ben gjithnje si lopa, e mbush kusine plot me qumesht, ne fund nje i fut nje kusise me bisht dhe e derdh te gjithen. Por ne te vertete nuk eshte pa brumsmiley

ka dicka te ngjashme Lubo me Lopen. Vecse nese Lopma kusine e mbush me qumesh, Lubo e mbush me shurre. Dmth edhe pse Lubo i bie me shkelm dhe e derdh kusine, nuk eshte se ne humbim dicka. Dmth me "ne" nenkuptoj ne qe nuk pime shurre Luboje. Pa per ata qe e pine eshte me te vertete humbje e madhe. 

qenka spekullant..

Mendoj se do ishte me interes dhe e ndershme qe Peshku (adminet gjumashe me sakte) te sillnin (qofte edhe me link) artikullin e Lubonjes qe te gjykonim me sakte. Ketu ka mbrritur vetem nje pasazh i Lubonjes qe mua mu duk jo dhe aq sulmues ndaj Vaçes, biles pekundrazi ishte nje justifikim qe ai i bente Vaçes per kenget revolucionare qe kendonte. 

" ....Këto, të dashur miq, janë vargjet banale të një kënge banale propagandistike dhe kush thotë sot se Vaçja i zgjidhte me kujdes këngët që do të këndonte, gënjen. Në fakt këto këngë i jepeshin Vaçes që kishte aftësi më të larta vokale dhe ajo i merrte e i këndonte pa u menduar gjatë, sepse kështu do të kishte famë e sukses", shprehet ai..." 

  Pra Vaçja nuk i zgjidhte, por i jepeshin, dhe ketu nuk shoh ndonje rendim apo paragjykim me keqdashje nga Lubonja, te pakten ne keto fjale. Kushedi, bo vaki/dro , Lubonja ka thene noi fjale me ngarkesa negative ndaj Vaçes, dhe i tere artikulli i tij eshte pare me keto syze nga lexuesi. Prandaj do ishte mire qe dhe artikulli i Lubonjes te vinte ketu, per te gjykuar me mire. 

Shqiptaret e mij, seç kane nje te keqe GJITHMON , nxitohen ne gjykim. 

Monda te lutem mos ja ve re Pjerit. Nuk e ka me te keq! Mesiguri do ket pire ndonje gote me shume se cduhet dhe nuk e ka vene re qe ju adminet artikullin e Lubonjes e keni sjelle me kohe. 

Pjer, nuk te kam pyetur se cfare mendimi keni ju per artin ne kohen e diktatures (koleres). Pergjigjia juaj Pjer i dashur, pritet me padurim jo vetem nga une, por edhe shume te tjere.

Nese do te dish se cmendon Pjeri per artin ne kohen e dikatatures shko e ble VQ-te. I ke 5 euro? E pra po i pate shko e blej librin si kemi bere te gjithe ne. Ju ka mesuar keq juve antikomunisteve Franca duke ju mbajtur qyl me ndihme sociale.

Nje minute te lutem shume. Se ketu nuk eshte ceshtja vetem te 5€ apo 25$ e qelbur qe mund te kushtoj libri. Ne duke blere librin rrisim kerkesen per te dhe botuesi eshte i detyruar te shtypi te tjere gje qe ne menyre indirekte sjell prerjen e pemeve per te cilat planeti yne ka nevoje.
Tani PTH kaq problem e ka ta depozitoj ne keto librarite kryesore evropiane apo te N. America ne menyre qe ta lexojne sa me shume njerez pa patur nevoj te presim peme ?

Keshilltar, pyetjen tuaj po e arshivoj dhe po e fus tek Intervista e Madhe, pergjigjen e se ciles do ta mirrni ne kohen e duhur. 

Flm. Pjer. Vetem ngutuni pak se interesi eshte i madh. Te kam lexuar dicka per ekonomine, politiken, filozofine, por asgje per artin. Jemi ne pritje.

Keshilla ime Keshilltar, eshte; Te mos ngutemi, se prandaj rrezohemi disa here. Ishte ne plan qe intervista te dillte tani ne fillim viti, por disa plane te miat ne lidhje me Peshkun, per t'ia rritur vleren monetare te saj, me bene qe ta vonojm kete nisme. 

Pjer, je i lutur qe para se ti pergjigjesh ketij keshilltarit, per artin e kohes Vaces, zamet e ka te permendi artin e kohes se keshillave te ketij, qe ne te tjeret te mundemi mos coc benim ndonje soj dallimi...Kohe me art te madh, .... kjo e keshillave !

Hipokriti Lubonja flet prape!  smileysmileysmiley

Unë të thash që nuk ka faj LeftKopeja . 100% ja ka imponuar me urdhër Ai ,si "këshilltar "  këtë frymorin çyryk .Dhe Roni do ta xbërthejë ??? Këtu është bërë MULLAR me këtë kategori , dhe si jep dot dum as sh .Boisa e jo më LeftKopeja !

Ose leftKopeja të deklarojë se me këtë rast edhe Masteri i fundit që i ka mbetur është gati në të rënë .Dhe pastaj

Kjani Ju burra , kjani Ju gra smiley

Edhe Masteri fundit me turp na ra

stalker te dora "ktu" ke von link te gabum me duket.

Megjithate e marr me men se per ke dore e ke llafin. Mesiguri doren e Berishes kur i gjujne me shishe 

u riparu smiley

Stalker a je dakort me mu se nuk ka gjo me te bukur ne bote se sa buzqeshja e ngrire ne fytyren e tiranit?

Eshte kthim ne realitet. Nese ka diçka te pakontestueshme tek personazhi i Gelbazes eshte deliri i tij (sapo po lexoja se dhe Genc Ruli paskerka thene se protesta nuk synon te rrezoje qeverine -shenje se sa i ka zene belaja ne PD me nje delirant 70 vjeçar!). 
Berisha e ka provuar tashme buzeqeshjen e ngrire (ja ka evoku deri dhe bashkim fino ne parlament, kur i kujtonte se si e gjeti te bere sa nje grusht ne zyren e tij ne presidence, ne mars te 97). Mor po deri dhe Liri-floriri ja ka ngrire nje mbremjeje dimri ne nje dhome te ftohte komisariati policie!
Po mendoja: Caushit ju desh 24 ore qe ta kuptonte se i kish mbaruar koha. Gelbaza e ka marre tashme sinjalin, drejt asaj rruge eshte, ne nje forme a nje tjeter

Kur permendin Beatles apo Pink Floyd per shembuj moderniteti mua me lind deshira te shpohem ne qafe me heroine si i vetmi shpetim nga kjo mase modherniteti.

Ndersa Aureles i qafshi hallin (sidomos ju fanset e ramstein) sepse qenka postmoderne motra per vete. Keshtu quhet me perkufizim cdokush qe e konsideron te mbyllur rendjen pas modernes, dhe fillon e qesendis vete konceptin e modernitetit duke perdorur fjalen modherne.

Aurela i rri konceptit të modernitetit si i rri ti heroinës, profesor. Më fal për vonesën në apel se më kishte ikur filli i çorapes.

Thashe qe eshte postmoderne Aurela dhe jo moderne. Po ti normalisht qe postmodernen e konsideron si moda me e fundit.
Sidoqofte vajze e dashur, mund t'i thellosh keto koncepte me profesor heretikun sepse mbaj mend qe te hahej goxha muhabeti me te ne lidhje me keto gjera dhe te tjera

p.s. dhe mos ki frike kurre se s'te drejtohem asnjehere ty per faktin e thjesht qe nuk te kuptoj se cfare thua. madje jam i bindur qe s'ka njeri ketu qe te merr vesh se ku e ke llafin por e bejne si me ato rrobat e mbretit.

Po "fanset e ramstein" cfarë ishte? Nejse, nuk ka nevojë të përgjigjesh se s'dua të të torturoj. smiley

He ta lumsha moj demokraci! Keni privatizuar edhe rammstein.

ahahhaha këshilltar t'u shtofshin ditët!

Flm. Edhe ty gjithashtu!

Thepo, falemneres shume qe i hudh femrat kendej nga une, ty te kom lene meshkujt sipas modes se fundit evropiane post-modern, dmth nga mbrapa-modern.

Psh ke Stalkerin si bashkebisedues te mire, por edhe Roni nuk eshte keq, eshte i ushqyer mire, edhe Emoja jo keq, ka nerv poetik, ashtu si i ke qef ti. Po me i mire per kete pune eshte Stalkeri, eshte sume i pergatitur per ate pune.

 

shiko, brenda syve të artistëve ka shumë, po shumë dashuri - kjo eshte pothuajse me te njejten vlere si shprehja te pasurit jan njerez te keqinj ndersa te varfrit jane te mire. e vetmja gje qe do ti shtoja artikullit te lubonjes, te cilit nuk i heq asnje presje, eshte nje far dhembshurie, keqardhjeje personale per te gjithe te talentuarit qe nuk munden te behen kurre artista, jo per faj te tyre

 

.

pas shkrimit  te emigrantit,tani i erdhi fundi Lubonjes nga shkrimi ,akoma me i forte,i Aurreles!

mall qe egziston Fatosi.

Qafë Kashar, gjendet e hedhur në anë të rrugës një statujë e Skënderbeut..

Bëhemi me dije nga Grupi i të "barazlarguarve " se pas xëbërthimit të Pëjetjes shekullore " Përse i ka sytë Lopa Melakolnikë " e cila shpjegon dhe dhëmshurinë ndaj artistëve , vetë i pari tyre z.Lubonja sqaron se

Nuk ka asgjë për për për për për tu çuditur .Skënderbeu ka vdekur para pesëqind vjetëve dhe ne nuk kemi shënime të tij që të shpreh keqardhje personale për artin e Kohës .

Për Ullijtë ...Po . Kemi dëshmi dhe shënime smiley Pikërisht për këtë bimë , edhe kryeARI i PD-hit vetë z.Lulashdashkurbani Bashkisë  ka dalë së fundi me Deklaratën

Protesta Paqësore që do habitet edhe Pozita  .Akush mos ta hajë atë Kokërr ULIRI !

Ta kete shkruar vete, apo ka marre ndonje dore nga profesionistet gazetare?! 

o Aurela, po ca pret nga nje rob qe e shkrun ne vazhdimesi "Rollig Stones" emrin e atyne. ne fakt kjo eshte blasfemia me e madhe e ketij injoranti, se te Vacja bejme si bejme, edhe po durojm.

ps. ne qafte time ne i past nigju stonsat ky robi qe po sjell verdalle nje milet te hardallos!

Qe Tosi ja futi kot me ate shkrimin mbi Vacen as nuk diskutohet, kshuqe nje te terhequr veshi "labce" e kishte hak 

E merr pioner i Tosit, tu rrezu miti ndricues....u desh nje kengetare labe.... me thap syte e me tregu mbretin lakuriq?

Ndryshe nga ty, une jetoj shume rehat pa mite 

Gezohem, faleminderit e urime.

 Endro,

un s,dija gje as per shkrimin e F. Lubonjes e as per kengen me te re te Gaçes kushtuar Lubonjes! ja shyqyr qe i hedh ndonje sy ppu.

reagimi i gaçeve te le pa pire goten e wiskit....

Cdo shoqeri ka nevoje per nje si Lubonja, edhe kur ja fut kot here pas here.

cdo shoqeri ka nevoje per hale,pavaresisht ne se eshte allafrengaapo allaturka

Shume ironike kjo dashuria per adheun. Te gjithe ata qe i shkruan e kenduan atdheut i bene me nder m*tin atdheut, iken u pasuruan gjetiu e kurre su kthyen me. Te gjitha keta patriotet e PPU jetojne larg Shqiperise dhe as qe duan te kthehen me. Ata te tjeret atdhetare ne Shqiperi duan te largohen me te pare por nuk kane mundesi. Ceshte atehere kjo dashuria per atdheun kur ske deshire te rrish ne te? 

Lubonja eshte i vetmi analist qe flet troc, pa kompleksin e gjykimit nga masa.

embelsia e Aureles, here pas here gati m'a prish mendjen te kthehem ne memedhe. apo ishte dashuria ne syt e saj? u ngatrrova me duket

wow.!

Nje  shkrimë  shume i cektë.Nje nivelë shume i ultë i nje korspodence aq me shume publike .

Pa dhe me pelqente kur kendonte !?( mire qe idhujte tane muzikore lindin dhe vdesin duke i njohur vetem permes kenges ,se do cmendeshim fare nga deshprimi !)

 

p.s.

Jo se Lubonja me pëlqen,por per hir te së vërtëtes me duhet te ja përkujtoje kësaj goces se rritur tashmë, qe  diku nëpër archiva ka  nje link si fatose e xhaxhit me shallë te kuq rreth qafes duke kenduar kenget Labe per te argetuar kreun e Partise , dhe fëmi fare ..

Pika mua, qe nuk e gjej per momentin.

 

"Jo se Lubonja me pëlqen,por per hir te së vërtëtes me duhet te ja përkujtoje kësaj goces se rritur tashmë, qe  diku nëpër archiva ka  nje link si fatose e xhaxhit me shallë te kuq rreth qafes duke kenduar kenget Labe per te argetuar kreun e Partise , dhe fëmi fare .."

Edhe cer pastaj? Jo jo, nuk meritoni debat, nuk ju duhet ber ky lloj nderi. 

..më ngel hatri ,pra.

Megjithëse jam një fshatare jo aq e ditur dhe e mençur sa hirësia juaj

 

"It is better to remain silent and be thought a fool than to open one's mouth and remove all doubt."

Vacja duhet kujtuar jo per ate c'ka ishte por per ate mund te ishte bere po te mos i kishte rene fati te jetonte ne kohen e revolucionit kulturor kinez.Vacja e vertete ishte ajo e bar sahatit te viteve 60 kur  kendonte me kitare kenge te huaja.vacja per te cilen flet fatosi eshte vacja e viteve 70  qe  kendonte kenge partizane per ti shpetuar fatit te kolegeve te saj.

Uat iz diz krap? Une do mendohesha dy here rreth opinioneve te mija ne rast se ishin te njejta me cfare lexon tek ky shkrimi... oh well...

Shkruan njeriu, kur eshte i/e nxehur , 3-4 fjali ne inat e siper (edhe i falet), dhe me ate inat e siper, fap dhe e  clickon apo dergon pusullen te shkruar me ato nota, por te shkruash kaq shume sa ka shkruar kjo dhe nuk eshte qetesuar deri ne fund, qe e ka mbyllur, kjo qenka c'qenka. Mua ai artikulli i Lubonjes, nuk mu duk se kishte ndonje 'inat' te drejtperdrejte me Vacen si artiste. Ishte nje inat i asaj kohe, rregjimit, sistemit. Qe ua injektoi njerzve se cfare duhet te shikonin, cfare duhet te vishnin, si duhet te silleshin, dhe cfare muzike duhet te degjonin. Meqe sistemi ishte i tille atehere, dhe njerezit te detyruar te degjonin "valsin e lumturise", sot nuk ka pse te hiqesh hipokrit dhe ta degjosh prape ato kenge apo ti thurresh lavde muzikes qe shume njerezve atehere, e sidomos rinise nuk  u shfaqi as me te voglin emocion. Ska ndonje gje te keqe se ka shprehur opinionin e tij ne menyre te sofistikuar dhe civilizuar. 

 

kjo Aurela ben mire, ti futet asaj muzikes se i ka ngel ora qe te 'kemi fatin shprese e marrezi' ate te bej. Vec 1 kenge ka gjithsej ne repertorin e saj muzikor. Te tjerat kenge i ka mediokre per ti hedhur ne plehra. Hajt shnet. 

E vertete. Pervec shprese e marrezi kjo e uruara s'ka ndonje kenge per te qene. Bile eshte ne nje nivel me Marsel Seliten qe ka edhe nje kenge me te. Ne Amerike ka kenduar mejhaneve.

Poeto, ne Aurelen e vleresojme per konget e jo per analizat. Ca konge i ka qa, sa per analizo mo kur nuk qullosin gjo Analistet e shquar, Lubonja e Zheji, cer do boj Aurela...kaq ka aq tha.

Por te pakten Aurela osht nje fare kengetarje...po Zheji, Tan Hoxha e Lubonja cer analistesh lessssi jan se ata as me kenu sdine. Apo kenojn tek oda e Salukut e u falet injoranca..

Qeka bo dhe kjo tarallakja analiste smiley

Sa herë unë i këndoj live ato këngë, të gjithë këndojnë në kor, edhe janë breza të ndryshëm... madje ka edhe 20-vjeçarë

...po cfare kenge thua moj derman; ty as per dasma nuk po te marin tani se te prish dasmen jo po na shkruake analiza ti  smiley

 

 

 

Poeto, qe ketej e tutje ne Dasma do morrin Tan Hoxhen me Lubonjen, per te kenduar kongen o Sali tu bofsha ferre.... Aurela do kete fatin e Alida Hiskut, kur te rikthehet Gelbaza npushtetsmiley

e paskan sulmu Kapo dhe Bradi, Aurelen. Mas 20-es, s'puth mo kjo. Ishalla ka naj profession tjeter vec muzikes, thuj. 

Do boj analisten tek  Klani mo, pse ca ka Bushati me Lubonjen me shume? Lene se mas 20 shkurtit Bushati me Lubonjen do kenojne ne shesh, O sali ktheu dhe njehere, ...

Lubonja me gjell qensh e ujqish merret, se ben dot Aurela mo...Na moj qene na moj se te dua.....

mund te filloj te trembi kalamajte per shembull. Do t'a mbaronin persheshin me qumesht ne sekond

Sala was a man who thought he was a loner,

but he knew he couldn't last

Sala left his home, in Vicidol, Tropoja

for some Tirana grass

Get back, get back, get back to where you once belonged,

Get back, Sale...

 

 

Cimo une mendoj se drejtesia hyjnore per Salen do te ish qe pasi gjykata ta shpallte fajtor, Slaiu tu mcefte ne bjeshkt e Tropojs. 

Get back to where you once belonged

 Shoket " antikomuniste "kane te drejten e tyre  te shprazin aftesite Intelektuale per ceshtjen Madhore Lubonja smiley

Me shprehjen ..Hipokriti Lubonja.foli ..  te " cyrykut te LeftKOPESE alias Keshilltari  smiley , dy prurje me pare dhe Analin e thelle qe pasqyrojne shoket e tjere te revoltuar antikomuniste  me sulmin agresiv ndaj krimineles Gace mejtoj se keta shoke , megjithse sh.Boisa qe i orienton eshte e zene , kane qartesi dhe thellesi mejtimi te vleresueshme .

Poshte kenget e te ndieres Vace Zela.Lavdi tallavase Ciclietes !  Amen 

analiza per analistat e aureles eshte ku e ku me mire se vete analizat e lubonjes, qe merr rrogen per ate pune. shume ankoheni kur qytetaria apo fshataresia nuk perfshihet apo ben nje akt civil. tani qe nje qytetare e shqiperise po ben ate gje qe ju lodhet goja analisteve, jo po nuk e tha ashtu sic duhet, me klas. pikaaaa, do thoshte halla e mato grudes. 

Nuk dua te merrem shume me shkrimin e Aureles, i cili pa dyshim mund te jete ca emocjonal. por ajo beri detyren si muzikante,artiste dhe brenda mundesive te veta  bravo i qofte!..Une e kam me kete mizanthropin pathologjik

Lubonja ka mare nje vare te ndryshkur ne duar(fshehur dikur ne qoshet e qelive te lageshta te diktatures) dhe i ka hyre me themel shembjes se cdo vlere qe mund te kete ky komb...po harron se po shemb dyshemene mbi te cilen po qendron....Nuk kane munguar rastet kur e kam mbeshtetur sinqerisht kete mizanthrop por me kalimin e kohes Lubonja po kthehet thjesht ne nje nihilist konfliktual i cili perngjan atyre pleqve te marre qe shajne larte e poshte cdo gje qe ju del perpara per shkak se tabletat e prostatit ju dolen te skaduara. Kete radhe gjeti rastin te vjelle vrer pafytyresisht pas vdekjes se Vace Zeles.  E kuptoj dufin personal dhe mllefin e Lubonjes me  realizmin Socjalist(ku dua te ndalem) por mllefi personal nuk mund ta zhveshe artin nga vlerat . Me kujtohet para ca vitesh vizitova nje ekspozite e soc-realizmit Kinez dhe Rus ne Tate London, e cila u cilesua nje nga ekspozitat me te vizituara dhe kishte thyer rekordet e biletave. Edhe sot Tate i ka kushtuar nje pjese te rendesishme ne Galerine e vet posterave soc-realiste Ruse. Kritika pa dyshim qe duhet bere por qe ta zhveshesh nga cdo lloje vlere dhe ta flakesh tutje si lekure bananeje, ky eshte nihilizem ekstrem. Realizmi Socjalist eshte pjese e rendesishme e artit shqiptar, po ajo pjese qe mundi ta shkepuste realisht nga mesjeta. Do kalojne dekada dhe shekuj dhe emri i Vaces do te qendroje i shkruar me germa te arta ne muziken shqiptare, po ashur dhe Soc-Realizmi do te vazhdohet te vleresohet dhe studjohet anembane botes ndersa mizanthropeve si Lubonja do tju humbase emri pa nishan neper ulluqet e erreta te harreses.

Art ke thene c'ka eshte e verteta.Por Gaces i turren ...te turrurit kuturu! Bejne adetin si mercenare merhumi!Dihet, se njihen.
Nje shkri i Gaces, ashtu bran,ne inat e siper dhe ju turren.Me qindra ka shprazur kolera lubo edhe kunder kombit se i ketij kombi nuk eshte dhe gjene era e pordheve te tij u duket livando ne hunde...! Leni ti leme ...ta mbajne! Gacia meazallah se ka er te shkrujt me.Po jo se e erfolen keta qe akoma nuk e dine se gacia e ka shkrimin e pare gjat tere jetes se saj ...ne nje gazete.Dhe engen e fundit : " Per Dinon" ....Sa duket ja tasi per te na lene shendene !

Thote Lubonja:

"Nuk dua me kete te fajesoj Vacen, se kjo eshte e ekzagjeruar, por ftoj per reflektim... [Kenget] i kane degjuar me detyrim edhe njerezit qe vuanin neper burgje dhe internime, te cilet, duke i degjuar, kane provuar ndjenja shume te tjera nga ekzaltimi dhe himnizimi qe u percon fanatikeve Valsi i Lumturise"

Thone copat e mishit:

"Si mund te jesh aq gomar sa te fajesosh Vacen? Vri veten o Lubonje, se ne qe nuk donim t'ia dinim as kur ish te persekutuarit dogjen veten ne mes te bulevardit, nuk duam t'ia dijme as se cfare keni ndjere ju kur degjonit Valsin. Ne nuk duam te reflektojme. Na mjafton c'kemi ndjere vete, por se c'ka ndjere tjetri, c'i qi t'emen; tjetri vetem hegjemonine e ndjenjave tona mos vere ne dyshim, pa perndryshe, veten vrafte."

 

 

copa e mishit nuk ka arrit kaq thelle. shume elegant ky arsyetim per t'ia ven ne shpatulla Aureles. Sorry

+1

Nuk ka na la ky Lubonja, per be, asnje me te cilin mund te krenohemi, qe nga Skenderbeu e deri me sot, i baltosi te gjithe.

Sa per Aurelen, thjesht nje revoltim i sinqerte popullorce, cfare prisnit me shume prej saj ? Ajo dhe te The Voice, s'ishte ne gjendje te fliste per ate lart e ate poshte, qe ishin pjese e lemit te saj, jo me per lemin e Lubonjes, qe s'ia ka idene fare, qofte dhe per hobi.

Si e kuptova une,Lubonja shqetsohet (tmerrohet ne fakt) nga qendrimi i kesaj shoqerie ndaj te kaluares komuniste.Vecen e sheh si nje perfaqesuese te spikatur te asaj te kaluare, dhe nderimin per te,e prkthen si adhurim per komunizmin.

Aurela pastaj,- ke shan ti nga motra a te q*fsha motren. smiley

po edhe sikur te jet keshtu pjeter, prape tregon se sa i gabuar eshte ky vleresim i Lubonjes, sepse shoqeria e vleresoi dhe nderoi artisten Vace.. nderoi talentin e padiskutueshem te saj! ndersa fakti qe Vacja kendoi gjate periudhes se diktatures,eshte thjesht nje detaj sepse nuk ishte faji i saj.. ashtu sikurse nuk ishte faji i nje futbollisti apo inxhinjieri, doktori, mekaniku etj, qe ushtruan profesionin e tyre gjate asaj periudhe..smiley. fakti qe Vacen e nderuan thuajse te gjitha shtresat e popullit, te majte, te djathte, te persekutuar, artiste etj etj, e defton se skolastiku yne antikonformist, thjesht ka gjetur menyren e tij per pak vemendje, pse jo menyra e te ushqyerit... ndryshe une nuk di se cfare tjeter di te bej ky njeri per te siguruar nje rroge..smiley. miza ne byth te kalit, tha..smiley

Lubonja nuk merret me personin Vace por me fenomenin Vace (post mortem). Sepse eshte vdekja e Vaces qe nxjerr ne drite ca refleksione qe e ben robin te mendoje. Si titujt e gazetave sic thote Lubonja, per "Vacen qe iku se bashku me sistemin qe ja ngriti vlerat", shprehin hapur dhe ne menyre arrogante nostalgjine jo aq per Vacen sesa per regjimin. Nuk di po Lubonjen me provokimet e tij e shoh me shume si ndergjegjen e munguar te shoqerise qe nuk merr mundimin me reflektu per gjera te rendsishme me friken se perndryshe humb ndonje show te big brother ose telenovele latine

Shume dakort belul,shume dakort,po dhe po i bihet ne qafe si shume me duket, saqe me ngjan si Genci i filmit,ku Jani i pat thene:Cfar ben ti ktu more, don te hedhesh uzinen ne ere, ë ! smiley

cili eshte ky Genci mo, te filmi i Fahriut me termociftet...smiley

 smiley

eh, ato termociftet mos u rregullofshin kurre, jarabi smiley

more fund, tha, Gjon Fusha smiley

o sa kom qesh... nuk eshte mire, qy me mjes, s'osht as fun jave. Fokusohu, po i them vetes. perqendrohu.

do shikojme kur te beje vetvrasjen e radhes neomarkesisti antikomunist, idhull i kategorise po nuk e bejme dot uren ne o vellezer,kush do i shkoje ne varrim.

si u tha i.k ketyre;   ngrehaluce provinciale

Gjeja e fundit qe mund te merresh me Lubonjen eshte per Vacen.. 

Por kete fshtaren nga vlora ka kohe qe e ka prishur amerika, dhe nuk ja ka fajin fshati por koka.  Talent i shkelqyher me nje ze shume te fuqishem dhe kenga e saj e 97 do ngelet gjate ne kujtese, fatkeqesi qe shkeli ne Amerike u tjetersua aq sa nuk njihet me... Tani edhe me kete shkrim e ka menderosur me keqe. 

 

 

per kete gacen e di qe eshte fshatare se e kam pare live neper kafenete e NYC duke ulerire. megjithate ka qe ia pelqejne "artin", pune e tyre. sidoqofte me qeshet kur thote:

"Madje edhe kur të kam dëgjuar se ti nuk je kaq i vogël sa të kesh nacionalitet sepse e quan veten qytetar të botës, edhe në këtë rast kam thënë kushedi si e ka hallin."

tamam fshatare 24karateshe. E mirkuptoj per moskuptimin.

 

po me vjen cudi me Lubonjen (nuk eshte se eshte ndonje cudi e madhe gjithsesi) tek thote: Debilizem Masiv. Njerezit ashtu u ndjene e ate gje bene. Lubonja pavaresisht se thote dhe gjera me mend nder budallalleqe, eshte nje ene me me shume uthull brenda dhe mendimet i duhen mare me rezerve. Vace Zela ka qene melodija e nje brezi te tere dhe kendonte nga zemra. 

 

Sa per Vace Zelen nuk ia kam kenduar kenget nen ze, dhe nuk e kam njohur nga afer si gacja po njerez te afert te mijte e kane njohur dhe kane shprehur mendimet me te mira si artiste. Deshira e saj e vertet ka qene te behej aktore, se ka bere nje vit Dramaturgji po gjerat moren ndryshe per te. I kuptoj shume mire te gjithe qe kane qene ne funeralin e saj, ashtu si dhe ata qe nuk shkuan si puna e Lubonjes e u shprehen per te. Kjo eshte harta e Shqiperise pothuaj ne cdo ceshtje.Shume mire qe nuk eshte njengjyreshe ... se per kete dhe po perpiqen akoma shqiptaret ... apo jo ?!

Misericordia! E lexoni çfare shkruan ky Luliani i Kodres me siper? Di njeri per çfare “copa mishi” flet ky mistreci dogmatik? Kam ndjenjen se ai nuk arrin te kuptoje qe ketu kemi te bejme me armikun numer dy te Shqiperise: nje sllavo-ortodoks ateist, nje grekolepires marksist, dhe nje rusofil antishqiptar nga me te keqijte qe mund te hasesh.

Te lartpermendurat edhe tolerohen nga shqiptaret e mjere, por vetem qendrimet kritike ndaj heronjve kombetare, ndaj epokes se arte, si dhe ndaj miteve te muzikes nuk mund te leshohen ashtu pa asnje lloj ndjeshmerie nga analistet e thjeshte. Lubonja dhe co. duhet te heshtin, te braktisin ankesat hipokrite, dhe te pranojne njehere e mire qe koha e shpenzuar ne burg ka qene ne fakt nje mase edukimi, pak a shume e ngjashme me 'nentekstet' popullore te serenatave te atehershme.

Le te vazhdoje sharlatani, le te mundohet kot se koti per te perçare nje popull te lashte. Nje popull toskesh dhe gegesh (me nje rremb nga Mirdita) te cilet nuk reshtin se shfaquri nje solidaritet dhe dashuri te papare per njeri tjetrin. Nje komb te bashkuar nen hijen e liderit me te madh qe ka ekzistuar...

Nuk ka asnje pike faji znj. Gaçe. Ne stilin e Sinead O'Connor, thjeshte ka perfituar nga figura e saj publike per te denoncuar jo nje politikan, por nje analist... Nje analist...! Pse, çfare priten mendjelehtet, qe ajo te perzihej ne politike? Qe te denonconte kollaret, nostalgjiket, dhe bamiresat e parlamentit? Jo, jo, Connor dhe Gaçe nuk do te binin aq poshte... Keto dy femra te talentuara do te zgjidhnin gjithmone rrugen me te veshtire per t'u ngritur mediatikisht...

O'Connor? Hm, me ring-u nje bell ky emer. Ding dong. 

More cowbell

Unë tani u binda që ti je personazh i kirjuar nga një mendje më shumë se sa pjellore, me prirje të mëdha ekzekutive. Autor, përgëzime.

Nuk ka na la ky Lubonja, per be, asnje me te cilin mund te krenohemi, qe nga Skenderbeu e deri me sot, i baltosi te gjithe.

Citimi nga Adria. 

Nuk  gjen shqiptari i shkrete, nje arsye qe te gjeje ngushelllim pse eshte shqiptar, se krenaria na eshte cmitizuar me kohe.

Ështe e njeta fryme e Xhibonjzmit " lash një koment aty smiley  Dhe kjo i vë kapak mendoj të gjithë kallamkusurve e vandkëve në sira , që patën "mejtim të mëndjes ndryshe" për Zelën !

Individë që jo vetëm nuk e kanë Jetur atë Kohë por edhe " ma ka thanë baba mue " nuk e perceptojnë dot Kulturën e Jetën e tjetrit  .Dhe gjithsesi me që në libra ka një të shkruar Diversitet ( llaf i Modh mer jahu ) përse të mos ta përmendin ? 

Lubonja me origjinën e TIJ as nuk i takonte të ndigjonte VAÇE Zelën . Një cop fshatar pa emër që përfitoi 100% nga Politikat e Kohës , nuk e lidh gjë me Këngën  përveç ndonjë tradite të të kënduarit mbi Gomar kur kthehej nga Pylli ku kish prerë dru ! Ai nuk mund të kuptojë   e shijojë "zë Melodioz e Hyjnor " si i Vaçes pa e lidhur me " diversittin "smiley ose kurvërinë e Politikëd së kohës . Lubonja nuk shijon këngë . Atij i janë zënë veshët me melodi Ulërimash Politike të babasqapit ! 

Volumin dhe harmoninë në tone të Larta të Vaçe Zelës , që është e veçorishme dhe në BOTË pa stonuar , Pa frikë mund ta krahsosh me Franklin të cilën  Xhibonjistët  si kllufa , për hir të diversiteti tsmiley do bëjnë Anal me këndvështrimin ..." nuk është gjë se e përdori Kisha "..

Salieri i pavdekshëm ..lavdi pastë Zoti që na ka prurë në mes tonë Mediokrit !

Yyyyyy, qeka bo hataja ketu tu sha Aurelen..... hahahaha

Nejse, ajo e ka shkrujt kete shkrim, po ashtu si edhe reagimet e shume njerezve te tjere, artiste dhe jo artiste, ne pergjigje te nje citimi shume te nxituar te Lubonjes. Qe lubonja eshte nje tip shume kontraverrs, kjo eshte e deklaruar tashme me nje mori shkrimesh qe ka publikuar.... Deheroizimi dhe çmitizimi i shume prej figurave historike, eshte nje nga objektivat kryesore te Lubonjes, per te qene kunder rrymes, per te bere protagonistin, per te qene ne qender te vemendjes e keshtu me radhe.... Se çfare flet dhe çfare shkruan Lubonja eshte pune dhe e drejte e tij, dhe ne nuk duhet ti turrremi, perpos ideve provokuese te shprehura dhe reagimi yne eshhte ne po ato propocione.. Por qe te emertosh nje mori njerezish debila, apo keqardhjen e po nje morie me te madhe njerezish, me "debilizem masiv" kjo eshte e pafalshme per nje shkrues si Lubonja...

Por po te hyjme me ne thellesi te Lubonjes... ai vuan edhe nga nje sindrome qe e kane pas shume prej tipave qe kane pas qene te lidh me nomenklaturen e sistemmit.... Po te shohesh si Ngjelen, e po ashtu dhe Lubonjen, perfshi edhe mjafte te tjere pa dashur tu permend emrin, atyre u eshte ngulitur, apo u eshte edukuar, te qenit ne qender te vemendjes, te qenit protagonist... Si Lubonja asahtu dhe Ngjela, fati i zi i prinderve te tyre i shpuri ne kete derexhe... lotaria, se ne mos Lubonjat apo Ngjelat, me siguri do te ishin ca familje te tjera... por u ra llotaria ketyre, dhe sot po keta po na proçkullisin si te persekutuar, na bejne dhe apologjine e sistemit, medemek si te ishin vrojtues te jashtem dhe jo bij te protagonisteve te po atij sistemi, dhe kerkojne te na mbushin mendjen se ata qysh atehere, dhe vetem ata, kane pas degjuar "bitellsat" apo "Stounsat" e keshtu me radhe... dhe ajo butaforia e Lubonjes qe ai vallaha me shume degjonte Bitellsat se Vaçen...eshte pese me hiç, se ne ate kohe, jo vetem ata, por e gjithe rinia mbare po ato degjonte, e po ti thuash sot Lubonjes apo Ngjeles, qe te kendojne nje kenge apo melodi te tyre, as shatra patra, besoj se nuk e bejne dot... Ndaj Lubonjizmi, eshte shprehje e protagonizmit pervers, jo te fituar por te trasheguar, eshte shprehje e pakenaqesise ndaj shoqerise, te ciles nuk i behet shume vone ne egsistojne te tille njerez.... e keta me berryla tentojne te dalin ne siperfaqe per te terhequr vemendjen e te tjereve...

ti m'duket e ke inatin me shume me Ngjelen dhe po i bi me spond gja t'u shajt lubonjen. Eh, vdekt partia sa t'mire qe ju ka, grusht boheni kur jua do nevoja

Dredharako, po si e kape mer daj... I papame je...

po bo mu mer daj. Ju as nuk e fshefni dot me stil. Jeni gatu drejt e drejt per ate pune

Lubonja, ky mistrec i vuajtur e gjeti dhe kete rradhe viktimen e rradhes. viltima na qenkerka populli shqiptar qe nderoi artisten e madhe aq te rralle. po kush je ti mor zoteri te mesosh njerzit ke te nderojne dhe ke jo? ashtu e ndjeu ai popull dhe ashtu veproi. pse njerzit me vuajtjet e tua ne mend do rrine 24/7?

eshte me i mencur se ty ai popull, o lubonje. e di ai popull se Vacja ishte nje viktime e madhe e diktatures qe e ndrydhi brenda kornizes se kohes. nje talent qe ndoshta s'vjen me kurre, ja ajo ishte vacja. u nderua per zerin, muziken dhe njeriun e mire qe ishte. jo si ty cmirezi deri ne pafundesi. cmira te erreson llogjiken dhe shkruan kur duhet te heshtesh. 

fatkeqesisht pas te vijne ca e ca ...

Këto gocat Toska dhe Gaçe, që morën mundimin me i repliku Lubonjës (sidosi në nivele të ndryshme, "argumenti" dhe fjalori), kushedi do kenë ngrënë këto kohët e fundit ndonjë byrek me gjizë lakaniane, petë me grur enverist, ujë burimi agambenist, të aromatizuar me tym zhizhekist dhe hudhra deleuzejane duke rezultuar në një byrek të prishur alla-fuko-freç-thiori*. Që mendoj do t'u ketë shkaktuar një helmatosje të lehtë, fare fare. Tranzitore shpresoj.

*të mos ngatërrohet me alla-frënga, pavarësisht faktit se fukoja ishte francez.

[E vraftë zoti atë që më fshin komentin! smiley ]

Sa te talentuar ka pase ne ate kohe smiley .Apo s'kishte nje ze Lubonja , nje te kenduar qe ....llere lere .Bucisnin talentet ugareve .Po Parti e mencur thuaj . Mori nga Myzeqeja se atje zuatnin  edhe Mushicat ose Mushkajat e Shkodres . Po nejse ..Te kishte kenduar per Saliun e Ahmet Zogun pale cfare kengetare do ishte .Po fati keq thuaj .

Yyyyy u thafshin trute  megjithe denger vengeret  qe nuk thate njehere nje gje per te thene qe te kishte kuptim te pakten ne Shqip , pa le me MEND   ..

Po pse kush i pengon tani qe te kendojne me ze njemije here me te Fuqishem e me Melodioz se Vacja ...Cicljeta ? Apo Partia ?

Ka te shpelare qe e bejne si paragjykim ,dhe kaperdihen ,  por me te shpelaret jane keta qe duan te shiten qe sikur e njohinShqiperine e asaj kohe ! Keta te takemit Lubonja qe pale ku do ishte duke maltuar Dhi si Babasqapi i Vucidolit .As turp nuk e meritojne seria e Lubonjes tu thuash !

Ja ne kategoria e ....Skarciteteve shoqerore  Eunuke te shpirtit ! Te Tredhur menderisht !

Mos ki merak Idriz i dashur. Lubonja ka pasur kohe te mjaftueshme per te perfeksionuar talentin e tij ne burg... Gjithashtu, sado qe te mundohet per te krijuar perçarje krahinore, madje, edhe duke mashtruar brezat e rinj te paditur, dhe te cilet nuk njohin mrekullite dhe butesine e parajses se kuqe, ai nuk do te korre kurre sukses. Mjafton te veresh geget dhe tosket se si kacafyten me njeri tjetrin per te kuptuar qe misioni i Lubonjes nuk ka shance kundrejt rivalit me te madh... e kam fjalen per karakterin grindavec dhe vetshkaterrues te shqiptareve.

Por, shpirti im, mos e brengos veten kot se koti se kam frike se te ben keq per shendetin... Vaçja ishte nje grua e talentuar pavaresisht se ishte e instrumentalizuar nga Partia e lavdishme. Kete nuk ka Sale, Jozefine, apo Kokedhime qe e ndryshon.

Nuk besoja se do vinte dita qe te lexoja Agim Docin te shante Bilbil Klosin! Faleminderit #rilindje!

une i hodha uje syve. Nuk besoja se do vinte dita qe do kamunistat e peshkut do rehabilitonin gim docin smiley

zarfin e ka vjedh ne shenje disidence.

ps. s'me habit asgje nga maskarai lubonje.

nje qe urren popullin e vet ne menyre sistematike, nuk e ka per gje te beje cdo poshtersi.

Lubonja duhej denuar qe ne cerdhe kur beri cicin ne krevat gjate gjumit te drekes smiley

lere, lere, se edhe kete e ka bo i ngrati.... po kur them une qe keta duan nga nje psikoanalist nga pas, nuk me besoni ju....

...nje grua e talentuar pavaresisht se ishte e instrumentalizuar nga Partia e lavdishme...

E di ti Kopshtare se nganjehere thua gjera me mend jo ashtu kot si ca qe kane mesuar terma dhe i perdorin ..Po sikur te te pyes .... cfaredo me thene kjo e " instrumentalizuar " ?

E bera ne forme pejetje se Ju u mbetet hatri dhe shndroheni ne Fytyra te verteta kur nxejteni smiley

Keshtu pa u "llastuar " nga lloi  qe dun ta gjujne topin vete gjithmone edhe kur Hyjne ne loje te Tredhur ,...Me nep dot ndonje pergjigje .por po pate MESHIRE mos me permend Lubonja !

 

Jo, jo Idriz i dashur. I vetmi shnderrim i dukshem tek une eshte xixellimi i fytyres kur te lexoj. Pra, nxehtesia eshte absolutisht e kendshme...

Tani, persa i perket instrumentalizimit, e kuptoj qe pasojat e tij kane qene disa prej elementeve me terheqes te muzikes se Vaçes... Megjithate, nuk besoj se kane ndare te githe te njejten ndjeshmeri me ty ose ndonje tjeter. Pra, nuk duhet te harrosh se shijet formohen nen ndikime dhe rrethana te ndryshme si psh ne ambiente familjare, shoqerore, ne pune, ne burg, ne internim dhe me radhe. Pa dashur te permend Lubonjen, jam dakord me ty qe mospelqimi i muzikes konformiste dhe propagandiste per degjuesin e atehershem ishte dhe vazhdon te jete pa sens per ata qe shikonin bukuri ne te dhe tek sistemi qe himnizonte. Ne fund te fundit, secili individ ka te drejten njerezore per te shijuar ate qe i deshiron zemra dhe nuk eshte e thene qe te gjithe te kene te njejtat eksperienca ne jete ose te kene qene te lodhur dhe te zemeruar nga vuajtja dhe vigjilenca e pergjithshme...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).