SHKUP - Një televizion privat në Maqedoni ka bërë apel që maqedonasit të dalin sa më të shumtë në zgjedhje, për të nxjerrë jashtë lojë shqiptarët. 

Kryeredaktori i televizionit "Sitel", Dragan Pavlloviç-Llatas, deklaroi se maqedonasit duhet të përmbushin numrin e nevojshëm të votave, që partitë shqiptare të mos bëhen pjesë e parlamentit dhe gjuha shqipe të mos zyrtarizohet. 

"Gruevski ka për detyrë që të marrë 62 deputetë ose më shumë, sepse në këtë rast BDI-ja nuk mund ta kushtëzojë VMRO-në dhe votuesit maqedonas me pretendimin se, nëse nuk pranohet dygjuhësia në tërë territorin e shtetit ata nuk do të hyjnë në qeveri, ose do ta rrëzojnë qeverinë nëse është formuar. Pra, nëse duam të flemë të qetë rreth ultimatumit grek dhe dygjuhësisë në të gjithë shtetin, duhet që fituesi të sigurojë shumicën e deputetëve për shkak të interesave maqedonase", deklaroi Llatas gjatë transmetimit të edicionit qendror të lajmeve. 

Ky apel skandaloz i gazetarit maqedonas vjen disa ditë pasi partia e Ali Ahmetit, BDI, paralajmëroi se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse kryeministri Gruevski nuk pajtohet me propozimin për një kandidat konsensual për president. 

8 Komente

Shteti ma shovinist prej krejtve

ma zi se Serbi

keta filleqiodonasit jane  vertet  shume me te ndyre nga  serbet,  vetem se skane  takat..  sikur te kishin forcen  qe ka Serbia keta,  do tua kishin nxire jeten me kohe shqiptareve......

 

 Pra, nëse duam të flemë të qetë ......

 

.....prandaj   bejne vetem gam gam si ai qeni qe  vetem leh,   por ste kafshon dot.   hehehe,  do flesh  i qete o posi! 

 

Ky shtet, do ishte mire te ndahej ne ate kohe kur Bullgaria me Greqine po e kerkonin nje gje te tille, mirpo Shqiperia (per çudi) ishte kundra ndarjes, dhe pro Maqedonise. Ja dhe mirnjohja maqedonse. 

Se dhe nja 10 vjet dhe do e marrim te terin vete o Pjer 

Me ata politikan drejtues dhe klase politike, une kam frike se do leme edhe qimet e b....  Endrito. 

Ehu. I njejti avaz

Keta nuk jane mire nga trute e kokes. Mire qe si do asnje nga jashte, po krijojne dhe percarje nga brenda. Nga nje ane mire ja bene greku qe i mban pezull.

Po fajin e kane ata shqiptaret tane qe s'mblidhen bashke.

Po mire mo ne regull e ka gazetari. Ai po ju thote votoni! Nuk po thote vidhini apo grabitini votat sic ka bere gjithmone krimineli i ballkanit sali berisha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).