Vajza e ish-kryeministrit ka hedhur në treg botimin, i miratuar nga Magjistratura

Magjistratura - Vendimi i Shkollës së Magjistraturës për botimin e librit të Argita Malltezit mban numrin 242 dhe është marrë më 15 prill të vitit 2013

Reformat - Në librin e saj, vajza e ish-kryeministrit vlerëson reformat e marra nga ana e qeverisë “Berisha” për ndërhyrje në ligjin e koncesioneve

Oponentët - Oponentët e librit mbi koncesionet janë dy juristët Xhezair Zaganjori, aktualisht kryetari i Gjykatës së Lartë, dhe Mariana Semini

HEC-et - Në faqen 126, jepen të gjitha 22 vendimet që qeveria “Berisha” ka dhënë në formë koncesioni për ndërtimin e hidrocentraleve në Shqipëri

 

 “Koncesionet në Shqipëri, nga e drejta private në të drejtën publike”. Ky është libri më i fundit i autores Argita Malltezi, që për opinionin publik dhe mediatik shqiptar, njihet si e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha. Profesore e asociuar, doktore, Malltezi, ka hedhur në treg librin, i cili më tepër shërben për shkollën e lartë të Magjistraturës shqiptare. Madje dhe botimi, monografi për koncesionet në Shqipëri, ka të drejtën e copyright (të drejtën e autorit), pikërisht Shkollën e Magjistraturës. “Ky libër shkollor shërben për të gjithë studentët e Juridikut që po kryejnë një diplomë masteri”, shprehet shitësja e një prej bibliotekave në Tiranë. Ndërsa vetë libri ndodhet i publikuar edhe në faqen zyrtare elektronike të Shkollës së Magjistraturës.

Studimi monografik i Argita Malltezit, përmban 210 faqe, me një çmim prej 1 mijë lekësh dhe është hedhur për botim në prill 2013, dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare. Në atë kohë në pushtet ishte qeveria e djathtë me kryeministër Sali Berisha. Oponentë të këtij libri mësohet se janë Xhezair Zaganjori, aktualisht kryetari i Gjykatës së Lartë, si dhe Mariana Semini. Libri përshkruan një historik mbi çështjet koncesionare, duke nisur para dhe pas epokë së mbretit Zog dhe më pas në epokën postkomuniste, ku bumin e madh dhënia e koncesioneve të pasurive kombëtare e pati gjatë qeverisjes së kryeministrit Berisha. Pikërisht për këtë bum, Malltezi i kushton vëmendje të veçantë në librin e saj koncesioneve, e cila jep të dhëna për rrugën se si duhet përshkruar për ta fituar nga shteti një investim në një formë të tillë, pra koncesionare. “Në përpjekjet e saj për t’u bërë një treg tërheqës për investimet e huaja, Shqipëria ndërmori një sërë reformash ligjore për të mundësuar një sistem fiskal favorizues për investimet, rrëzimin e barrierave që diskriminojnë investimet e huaja… Për realizimin e këtij qëllimi, në periudhën 2005-2013, në Shqipëri u ndërmorën një sërë reformash që kishin si synim përmirësimin e kuadrit rregullativ ekzistues dhe plotësimin e tij me akte të reja ligjore që i përgjigjen dinamikës së zhvillimit të ekonomisë… ndryshimet në fjalë ndikuan në rritjen e interesit për investimet e huaja në Shqipëri dhe në rritjen e menjëhershme të fluksit të aplikimeve për investim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, gjë që në vetvete bëri të nevojshëm rishikimin e legjislacionit, e veçanërisht mbi marrëdhëniet koncesionare”, shkruhet në faqen numër 122 të këtij libri, ku autorja vë në pah vendimet e marrë nga babai i saj, Kryeministri Berisha.

Gjithashtu vlerësohet se vendimi më i fundit i ndërmarrë nga qeveria “Berisha” më 25 prill të vitit 2013, zgjeronte mënyrën e investimeve, jo vetëm me koncesione, por dhe me format e tjera të partneritetit publik privat. Më tej në faqen 126, jepen të gjitha vendimet që qeveria “Berisha” ka dhënë në formë koncesioni për ndërtimin e hidrocentraleve në Shqipëri. Në tabelën pasqyruese janë 22 vendime të qeverisë “Berisha”. Argita Malltezi gjatë kohës së qeverisjes së djathtë në Shqipëri, është akuzuar nga opozita socialiste se ka ndërhyrë në dhënien e koncesioneve në Shqipëri. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të PS-së në opozitë, kjo ka qenë një nga armët e forta të sulmeve në adresë të familjes së kryeministrit për ndërhyrje në dhënien e koncesioneve, ku opozita pretendonte se studioja ligjore e vajzës së kryeministrit bënte rolin e ndërmjetësit. Jo të pakta janë rastet ku Malltezi i është kundërpërgjigjur, duke i hedhur në gjyq deputetët socialistë, pasi, sipas saj, akuzat e lëshuara në adresë të saj janë të pavërteta.

Autorja

Malltezi: Falënderoj familjen për mbështetjen

Argita Malltezi është pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në faqen zyrtare të këtij fakulteti, prof. as. Malltezi është pjesë e departamentit të së drejtës civile. Nga viti 2005-2009, ka pasur studion ligjore “Malltezi”. Në falënderimin e saj për librin mbi koncesionet, Malltezi shkruan se ai është frut i një pune gati njëvjeçare. “I falem Zotit dhe ndihem e detyruar ndaj atyre që me mënyra të ndryshme mbështetën përpjekjet dhe punën time. Një falënderim të veçantë familjes sime, përgjithmonë dhe në çdo gjë; për dashurinë dhe mbështetjen, inkurajimin dhe debatin, ngrohtësinë, forcën dhe besimin. Me mirënjohje dua të falënderoj oponentët, sugjerimet e të cilëve ndikuan në plotësimin e punimit me disa aspekte të reja. Ndihem e nderuar që botimi i këtij libri realizohet nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Fondacionit Slynn”, shkruan Malltezi në faqen 3 të librit.

84 Komente

_

MD, po ku ke qene more djale, noi problem me jeten apo me adminat. 

Po na kolonizojnë!!!

Rob me te pangop se kjo nuk kom pa kurre. Robi sa me i fuqishem, aq me "shpirtmadh" behet. Kjo dhe ne diten qe ka bere me shume leke, prap s'ka lene krunde te bjere ne toke qe te hane dhe fukarenjte e shkrete   

 

Shume i vaket falenderimi per familjen, as e permend fare qe pa babin Zoti e di nese do ishte bere dot ndonjehere miliardere dhe a do i kishte dot ndonjehere gjithe ministrat nga i pari te i fundit zara qe benin ate per te cilen urdheroheshin. Mosmirenjohja eshte mekati me i keq smiley

PS. Cudi si nuk e paska postu xhibi kete smiley

Ky do jetë libri i vetëm që do të marr  nga Atdheu i parë, kur të kthehem herës tjetër.

Ose në anglisht: she wrote the book on it.

Ahahaha, sa mire jua bojne! smiley

aty! Atyyyy!!! smiley

Ky qe reagimi pas deklaratave te Kerry dhe Moore per ti thene Amerikes se, pavaresisht ndonje klecke, ne Shqiperi ka shtet. On other related news of the day, u she...u she...u shemb nje pallat me tritol dhe, sic raporton e perditshmja investigative Tema:

Edi Rama është ndër lideret më të gjatë të Ballkanit.

P.S. Swed, faktin qe ti eksitohesh per Giten me kollaj se per nene Feridene une per vete do ta interpretoj thjesht si tregues konfidence.

Si edhe "Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se ka arritur të tejkalojë planin e rritur të të ardhurave edhe për muajin janar".

jom kurioz, a ka qene tejkalimi i planit ne janar me shume se ne dhjetor? dhe po ashtu a ka qene tejkalimi planit janar>dhjetor>nentor>tetor>shator? Nese po ja vlen te jemi krenar dhe me kenaqesi presim te dhenat e shkurtit. Po nese Janar>Dhjetor<Nentor>Tetor<Shtator atehere duhet analizu me felle ceshtja.

2 muaj bukë pseudoinformative kemi: "Sipas doganave, tejkalimi me 2 për qind i planit vjen pavarësisht impaktit që prodhoi në muajin dhjetor paketa e re fiskale, ku pati një rritje të fortë të zhdoganimeve për karburantet dhe cigaret. Zyrtarët e doganave thonë se të njëjtin trend presin edhe për muajt e ardhshëm në mbledhjen e të ardhurave."

Pra edhe pse përmendet dhjetori, nuk krahasohen të ardhurat muaj me muaj por muaj me plan. Ta shoh synë dhe të shkel timin por përtoj shumë të shkoj përtej nivelit butaforik të situatës.

Nejse po tejkaloj cakun artistik deri në dhjetor: http://www.dogana.gov.al/sites/default/f...

(vër re si qeveria e mëparshme, me siguri nga frika e kritikës stiliste antisocrealiste në PPU, e realizonte planin kryesisht 100%)

as nji tabele sbojne dot, o sa te marum jane anej mer zot. ka text overlapping ne nje dokument zyrtar.

E futa ne google kerkimin per tejkalimin e planit nga Crown Agents pa filluar mire pune tek doganat po google tha did you mean Nenpunesi civil? 

S'e marr vesh, Google apo Peshku e di se cilat jane lajmet me te rendesishme? smiley

po ca qeverie o pika qe su bie, qeveri matufesh qe rrejne si bufi noten.
 

Po le ate, po shif xhevahirin: Kushtetuesja ja hodhi poshte n'teori ligjin Rames, po ne praktike e la te bente namin n'administrate. E morri ceshtjen ne shqyrtim me 26 nentor dhe e zbardhi me ne fund vendimin ne 5 shkurt (2+ muaj me pas):

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Sokol Berberi, Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha, Gani Dizdari, Besnik Imeraj, Fatos Lulo, Vitore Tusha, anëtarë, me sekretare Blerina Basha, në datën 26.11.2013, mori në shqyrtim, në seancë gjyqësore me dyer të hapura, çështjen nr. 46/18 Akti...

Ne praktike pra Rama pati kohe ti beje lavazho administrates, sidomos Policise, ndryshe nuk do kishte mundur dot te arrinte ne nivele te tilla spektakolare suksesi.

Gjithsesi, libri i Gites e prevalon si lajm, but of course, ndryshe me ca do masturbohej Swed, Roni dhe pjesa tjeter ngjaliste e kopshtit pa dreke lol

Po sikur me yrysh te tepert me duket mua apo e kam gabim? 

Mbase e ka fajin kafeja, po ja tani i hodha nje sy ketij artikullit ketu dhe s'e kuptoj tamam ku qendron lajmi, pertej faktit qe Argita ka botuar nje liber, sepse Shqip s'e shkoqit kete, ose ngaqe s'di ose ngaqe s'do.

Per krahasim, bera nje kerkim tek Peshku per Nenpunesin civil dhe shof qe nga te paktet artikuj te botuar ketu prevalon prurja nga...Lefti lol

E gjitha ishte thjesht opinion i imi se cfare perben lajm, ne kuptimin qe ne shtyp cdo dite botohen thjetra lajme dhe Peshku, duke mos pasur mundesi (apo arsye) qe ti botoje te gjitha, do beje nje fare zgjedhje...s'u be qameti either way, ashtu si cdo njeri ka opinionet e veta se cfare eshte lajm i rendesishem; I'm just explaining myself meqe tu duk yrysherisht, which might have been in tone, but don't think it was in substance smiley

s'e kuptoj ku qendron lajmi (Shqip s'e shkoqit) pertej faktit qe Argita ka botuar nje liber.

Pa problem. 

which might have been in tone

Pa problem. 

 

Ka bere liber per sukseset e koncesioneve te Babait , ku koncensionaret nqs nuk e ke harruar kalonin nga zyra e Argites smiley. Apo akoma se ke kap .

Ndryshe mund ta kishte titulluar librin " Si te behesh Milionere kur ke baban KM"

 

 

Nuk jam i informuar per ligjet dhe praktikat ne kete pike (botimit e librave, mesimdhenie etj), ndaj prisja te sqarohesha nga artikulli; ku qendron lajmi, cfare ligji dhe etike ka shkelur Argita me botimin e ketij libri? Keshtu sic eshte shkruar, artikulli me duket me shume reklame per librin sesa lajm. Ose e shumta nivel thashethemi plakash, tip shiko kjo shtriga

E vetmja gje 'kompromentuese' qe permendet eshte lajmi i vjeter se PS-ja e ka akuzuar Argiten per perfitime ne menyre te padrejte nga qeveria, dhe ajo e ka hedhur PS-ne ne gjyq. Gazetari (gazetar i thencin) i angazhuar i Top Media-s e le me kaq, nuk sqaron si ka vajtur puna ne gjyq, e kryesorja, c'mund te beje PS-ja per te zbuluar zullumet (e supozuara prej saj) te Argites, tashme qe PS-ja eshte ne pushtet. Nuk luftohet korrupsioni me thashetheme plakash, plako, duhen renditur gjerat, si tha ajo, tak e tak e tak.

Ngelem i paqarte po njesoj pasi e lexova artikullin (se qepare vetem i hodha nje sy): ku qendron lajmi i ketij artikulli?

Si dhe, e afirmoj kategorizimin tim te meparshem per te: Eshte thjesht masturbim per ngjalistet. 

Xhibi : lajmi ketu eshte HIPOKRIZIA.

cfare ligji dhe etike ka shkelur Argita me botimin e ketij libri?

Nuk e kupton se c'etike ka shkelur argita? Eshte ne konflikt te paster interesi ! nuk e kupton dot kaq gje ? 

; e para eshte e bija e babait. dhe e dyta i ka "keshilluar" koncesionaret me ane te "studios se saje ligjore" 

Dhe  sa per ta kujturar dhe per te qene me i sakte ka qene ky biznesmen qe e ka akuzuar konkretisht ate. Per te mos fol per Fazlllicin. etj etj.

 

 

 

 

Shpjegimi është i thjeshtë: Gjykata Kushtetuese e ka vonuar vendimin për arsye konflikti të pastër interesi, duke qenë se shokë, mikesha, bashkëshortë, kolege, ish-nxënës, bija dhe mbesa të tyre mbushin radhët e ushtrisë juridike të vendit, duke qenë njëkohësisht se çereku i juristëve të punësuar në shtet dhe një e pesta e atyre të punësuar në privat mbulojnë përjashtimisht çështje të shkarkimit nga detyra.

mbushin radhët e ushtrisë juridike të vendit, duke qenë njëkohësisht se çereku i juristëve të punësuar në shtet dhe një e pesta e atyre të punësuar në privat

Me mire do behet:

“Ky libër shkollor shërben për të gjithë studentët e Juridikut që po kryejnë një diplomë masteri”

Po të mos më kishe këputur pjesën e nënrenditur në mes pa pikë mëshire, se s'po them të më ruash fjalinë apo humorin, do të të kishte lindur detyrimi të më shpjegoje si libri për koncesionet do të ndihmojë juristët që punojnë me ligjin për nëpunësin civil. Kam një dyshim se mund të ketë lidhje me FMN-në dhe me sugjerimin për uljen e rrogës minimale (dikush madje e paratha këtu në PPU), pra rritjen e koncesioneve dhe uljen e padive meqe s'do ia vlejë më barra qiranë (dmth më keq do të bëhet).

E keputa qe pastaj ta lidhja. Per humor dhe une.  Te dilte ku te dilte.  Kur thote Goni, edhe te ai i biletes se avionit. 

Opo lëri ato ti, thuaj që s'e kuptove ku e kisha unë smiley ose më saktë kujtove se po flisja për konfliktin e vërtetë të interesit dhe jo për atë imagjinarin, i cili do të kërkonte një organizëm burokratik më të sofistikuar se rrumpalla jonë e dashur.

xhib, pashe ministrin e permrenshem mrom n'utub.

E pyti nji qerrata aty per Lazaratin.
- shif, tha - bo shum gabim nqse e kriminalizon gjithe fshatin per nje dore njerzish qe e bejne ate pune.
- ok, ok - i than kto, - ca do bosh per Lazaratin?
- po nuk eshte problem - tha, me i hy me polici un qi neser gjithe fshatit, po duhet me u menu per t'i hap rruge zhvillimit ekonomik, kjo eshte pytja ku duhet t'fokusoheni ju.
ja lliu pra! edhe nuk duhej kriminalizu fshati per nji grusht robsh, edhe nuk kish kuptim me i denu ket grushtin e robve pa pas nji ide te qarte per zhvillimin ekonomik te fshatit. He? minister daku, jo si Nokja i Salukut.

masanej nisi t'u numru te mirat e aksionit "fundi i marrezise" se tamom e tha, nqse robt lejn paret me bixhoz, do gjenerojne probleme n'familje e do rritet krimi etj. Po kjo nuk vlente per industrine made in Lazarat. Kjo nuk gjeneron probleme sociale per momentin. Minister qe ta ka zili gjithe bota, per zotin!

O Berdho mbaji ERE mbaji

u bone dy muj tu i majt ere robt, po vje pika qe do kerkojne te legalizohet.

mora vesh nga njerez te mrenshem Ron se heren e katert kishin mor si instruktor per venie tritoli ket Sinanajn qe e kan arrestu. Ky kish thon qe nuk donte pare se e bonte per Rilindjen

njoni nga ato policat nuk foli fare pervecse nepermjet te levizmes se vetllave sa here kishte oshilacione zeri ose ngritje te gishtit lart Sai.iri.

kr flet tritoli hesht polici o gono

dmth. se ministrat, edhe ai i brendshmi, qenkan te gjithe ministra te ceshtjeve sociale dhe shanseve te barabarta, interesohen per pasojat shoqerore te krimit dhe jo per krimin vete .. eh i thonte shtet ketij .. nga rrenja, atje nisin problemet me krimin, tek zhvillimi ekonomik dhe mireqenia e fshatareve.. 

bulkth, une e ti e shofim problemin shume perciptas. Po t'pysesh Ronin psh ka per ta rikonfirmu se pa u hartu nji plan i hollsishem qe te krijoje mbeshtetje te qendrushme ekonomike, cdo plan i dhunshem qe ka per baze rivendosjen e ligjit ne zona me zhvillim delikat ekonomik, ka shume gjasa te deshtoje. Leje ca thote Roni se nuk ka nxjerre mesime nga VQ-ja...

8 vjet si nuk e the nji gjysem llafi per zhvillimin ekonomik te Lazaratit mer burre?

kot pys dhe une, dihet qe opozitarizmi te ben njeri me te ndjeshem, me te mire. 

ueee, e paske pa dhe ti opinionin e fevziut. tamom llafet e ministrit. Tani, un 4 vjet kam qe shkruj ktu Ron po jam i sigurt qe e kam permen Lazaratin

ta cojme kete debatin te tema e atij qe pyti per bileten e avionit, duket i paanshem.

Ndonje cudi nuk eshte. Eshte pedagoge tjetra, i takon te botoje libra smiley 

nuk e di se cili eshte qellimi i kesaj pasqyre te vepres akademike te Dr. Malltezi - reklame per vepren e saj? 

eshte nje studim ne fushen juridike dhe jo nje vleresim i politikave koncesionare ne shqiperi.. ketu njerezit behen viktima te injorances se nje gazetari.. ne aspektin juridik ka vetem nje pershkrim te kuadrit rregullator te koncesioneve, kuader qe ka qene produkt i reformave te qeverise Berisha.. dhe libri eshte mire te permbaje edhe nje kapitull me efektet ne sistemin e shqyrtimit te ceshtjeve gjyqesore ne kete fushe.. 

nje vleresim i politikave do te kerkonte se pari vleresimin e objektivave, proceseve te dhenies se koncesioneve, rregullimit te tyre dhe efektet ekonomike etj.. kete mund ta bente ai gazetari p.sh. te na rrefente shkelje te ligjit, favorizimin e nje kompanie me kete kuader ligjor etj.. dhe atehere ky artikull do te kishte nje kuptim.. keshtu sic eshte hedhur eshte vetem nje glase mbi kokat idiote 

Xhibi, do te bej dhurate nje kopje te librit te argites me autograf te nene feridese dhe me nje parathenie te posacme te lubonjes. Po deshe do te ngjis te cepi i kopertines dhe nje foto te bamirit. Vetem ti do me premtosh qe kur te me shofesh prape nga brima e celsit duke i rene me dore, nuk do i tregosh njeriu. Mire xhibi?

Tani ket librin, pa e lexuar smund te flas me siguri,por Argita ka qene njohese e te drejtes tregetare kahera dhe pedagoge e vleresuar per mire, kohe perpara viteve ku shpertheu ne grabitje te te gjitha llojeve. Une e maj mend vete se si e vleresonin asokohe sidomos studentet.

Une sjam juriste, por di qe librat e saj te tjere per te drejten tregetare jane prit mire, dhe juriset i kane ble me iniciativen e vet, se me thane qe ju hyjne ne pune.

Fusha tregtare ka boshlliqe te medha. Literatura ben mire qe zgjerohet, problemi eshte ke cilesia. Ka lloj lloj sharlatanesh qe kane botuar marrezira per tu hedh ne plehra ne fushen e ligjit.

Te pakten, librat e saj jane te perdorshem.

Provoni lexoni marrezite neper librat qe botojne ca specie te tjere ne fushen e ligjit dhe ju garantoj qe Argita hyn ke botuesit serioze.

Pastaj studenti i magjistratures, duhet ti kete vete aq kompetence sa mos te trushplahet nga pallavrat poltike qe mund te kete libri i argites. Varet si i ka trajtu mekanizmat ligjore.

Mund te jete dhe ide e bukur, si te shesesh  duke bo marifet me ligjin.

Kshu magjistralet tane, do mund te dine se ku fle lepuri  smiley

ye right ! dmth smiley

Kalamaja mos ia perkëdhelni prindërit muhabetit, këtu nuk bëhet fjalë për vlerën e librit por për ironinë madhështore të rastit.

Muhabeti u ka perkdhel me kohe trop. po te pakten ta bejne punen sic duhet

Se ironite me njerezit e drejtesise ktu ke ne skane te mbaru.

Mire qe Argita dhe shoqet e saj kane nga 3-4 studio te fuqishme ligjore qe kane zaptu nje llokem te madhe te tregut, por dhe hiq kto, dy nga studiot me te fuqishme ligjore ne tirane qe mbrojne interesat kapitaliste jane , njera e burrit te mbeses dhe tjetra e nipit te Enver Hoxhes. Sjam tuj u lodh me ti permend te tjeret qe ngelen se po aty do perfundojne.

Se kshu pra..

ika i here une, naten e mire

Boga eshte bere dhe Kryetari i Keshillit Ekonomik a si quhet ai komisioni qe mbledh Rama per te fol per ekonomine ndonjehere. Ti dishin keto gjerat poetet e blogut do ju plaste ndonje damar smiley 

Yep yep. Po ket tonucin e ke nigju?

Neser do dal neper librari qe ta bleje kete liber. Jo per gjo por e ka vleresuar edhe Ruzhdia. 

Po mire ca ka te keqe ketu? Kush me mire se ajo mund ta beje kete gje???
Tani biles mu kujtua dhe koqo kokedhjeri me : si te behesh milioner? LoL

Ky po qe qe qenka lajm , kur u bone dhe maloket me bo libra mo ....lene...lene...

Brado, mos i shif kshu maloket ti...smiley

Ej Bame seriozisht eshte bere ky Eulex si burre i nenes. Deputet tjetri , i biri i nje lideri historik, une s'di te kete vend tjeter qe te hyj policia e blinduar me urdher prokurorie sikur ai te ishte i fshehur dhe person me rrezikshmeri te lart. S'dua te merrem me cfare ka bere, se per te eshte folur dhe vite me pare, por kjo eshte thjeshte e patolerueshme.

Duhet patjeter qe qeveria e Kosoves te kerkoj largimin e institucioneve nderkombtare.Keto akte minimumin ulin dinjitetin e institucioneve te Kosoves. 

Me kujtohet si dje- thosh ai tipi te portokallia- kur ky dhe tufa e tij zgerdhiheshin ne mendia dhe mbeshtesnin punen e organeve te Eulexit ndersa bastisiet kryheshin ne anen tjeter te gardhit politik.

Edhe shume keq nuk me duket mu, nese shoqerohen me rrezultate. Nese forma presioni pastaj, si dhe me pare.... 

Vetem Bame te jemi te qarte, pamje alla misionet e Rrokit ne Afganistan vetem nga Eulexi ne Kosove i sheh. S'ka nevoje Bame them une per forca me maska per te kapur nje deputet dhe person publik. Kushdo qofte ai. 

Dakort me ty, qe who's laughing now. Po puna s'eshte aty, se dihej qe rradha do ti binte te gjitheve. Ata prokurorat te shtojne CV duan e te marrin ndonje lek shtese, se jeta eshte e shkurter.

Pastaj mos harro, qe Eulex ka vetem Kosova, s'ka Serbia. Ata andej si heton njeri per krime lufte e te organizuar. Gati, gati te duket sikur vetem keta te Kosoves i kane gjithe te keqijat.

edhe arxhita do hyj ne histrine e shqypnies, ska sh faj ,historija jone eshte ber si han pa porta...

Ej miq, po sa e dheeme, dmth qeveria duke shkel kushtetuten, kush ma pergjegjesi.

Argita jo iher!!! 

Aman, ku e ble ate viskin e mire 6 dollarsh?

ene ke etiketa viski shkruhet smiley

viski $6??? 

 

kshu tha ke tema emigracionit, knoqu me viski te mire, 6 dollar... Am intrigt!!!

Që ju çuna të mos e vuani mungesën e Gonit, po ju them si e kuptova unë: që të të japë çupa apo djalka që shërben në avion një uiski të mirë, duhet t'i japësh një bakshish $6.

$6-7 bën një Jameson në një lagje periferike, kurse në zemër të qytetit dihet që pijnë të gjithë single malts.

Qe te te mbaje me hater cupa-cupi dmth? smiley

ti rrofsh qe mban shenime; kontradiktore me te miat po aty eshte dhe lezeti besoj. 

Ça shënimesh dhe ça kontradiktash o 'Bama? Jamesonin e jap si reference meqë e pi vetë proletarisht, për single malts më thuaj të mbaj shënim, vetëm 2-3 lloje njoh dhe njëri ka shije bacon-i smiley.

Meqe te pashe, meqe s'po me ze gjumi, E di ti qe viskin e fundit e kam pi qe kur ke qene ti ketu? E meqe ra llafi, kur do vish prape?

nuk e di kur por po u kujtova do të të sjell një bourbon të athët që të pish të fundit prapë me mua smiley

Si e ke nis ti, do me kete mbi bari mua. smiley

Ne cdo Liquor store, pasi futesh, ka te banaku nje kosh me 'shots'= nje teke ne shishe plastike, qe mund te jene vodka, viski apo ca te dush ti.

Nje Jameson bottle 6$ boja nje picture e na e trego pa u bezdis shume, por kur te bije rruga.

Lexo tropin me lart se e ka sqaru tamom, me çrast dhe e flmnderojme smiley

 

ruzhdija bo analiz smiley

Ore, kjo e ka Malltëzi, apo ky cuni o nga Vlora? smiley 

smiley

Në librin e saj, vajza e ish-kryeministrit vlerëson reformat e marra nga ana e qeverisë “Berisha” për ndërhyrje në ligjin e koncesioneve

smiley

78 komente per librin e Gites

41 per Gerdecin e Zenit

18 komente per gazetarine shqiptare

14 komente per te Madherishmin Madhi

Nen 10 komente per tema me te rendesishme per shqipet si vota ne Maqedoni

Komente edhe prej qyqeve te mergates....Kemi goxha intelektiste ne mergate.I qajne hallet e ketejsme, i qajne!Nuk e paskishim pare qe lajmi qenkerka per saimirin, doganat dhe dhogat mangut..!C'ne Gita?

Lebetits dhe Grava, nuk funksionon venia ne seder me njerez qe e njohin peshkun prej shume vitesh, per arsye qe vetem njerezit qe e njohin peshkun prej shume vitesh i njohin.

Papritur, ajo pyetja me biblioteken ne mes te flakeve u be pak me e veshtire per t'iu pergjigjur.  smiley

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).