Vendosja pluralizmit demokratik në Shqipëri pas gati 50 vjetëve të diktaturës komuniste, nuk do të  [libra] thotë që edhe në gjuhën shqipe të vendoset një “pluralizëm demokratik” ashtu si, për fat të keq, e perceptojnë shumë nga mediat e të gjitha ngjyrave, TV-të, si edhe  nga shtëpitë botuese në Shqipëri. Ky biçim pluralizmi…gjuhësor”, i cili ka nisur pas vitit 1991, ka sjellë si pasojë që gjuha shqipe, e shkruar dhe e folur në këto institucione, të ketë gabime, të cilat mund të viheshin re gjatë periudhës ‘20-‘40 të shekullit të kaluar, kur në Shqipëri ende nuk ishin vendosur normat e drejtshkrimit. Në këtë shkrim do të ndalem në gabimet më tipike që vihen re në shtypin tonë:

1)      Mënjanimi thuajse i plotë i kohës së kryer e thjeshtë të mënyrës dëftore të foljes:

“Dje presidenti Nishani ka deklaruar…”, kur duhet shkruar dhe lexuar edhe në mikrofon ose kamera: “Dje presidenti Nishani deklaroi…”.

Dhe kjo, sepse e kryera e thjeshtë tregon një veprim të përfunduar plotësisht para çastit të ligjërimit, ose një gjendje a veprim të kaluar. Kurse e kryera tregon një veprim, a gjendje të kaluar, në mënyre të tillë që rezultatet janë të pranishme edhe në çastet e ligjërimit. (“Fjalor i gjuhës shqipe”faqe 897,1981).
Mendoni për një çast sikur ky shtrembërim të bëhej normë në veprat letrare!..

Po shkëpus një dialog të shkurtër nga vepra “Përballë pasqyrës së një gruaje” të Ismail Kadaresë, (faqe 148).

-Është krejt ashtu, -i  thashë…

-Bëjnë sikur na kanë harruar, po mendjen e kanë te ne,- përsëriti ai ngadalë… .

Shkrimtari ynë i madh, si çdo shkrimtar tjetër shqiptar, ka përdorur foljet them dhe përsëris në kohën e kryer e thjeshtë, pra ai shkruan: thashë dhe përsëriti.

Mendoni se sa do të qeshnim, sikur Kadarea të shkruante:

-Është krejt ashtu, – i kam thënë.

-Bëjnë sikur na kanë harruar, por mendjen e kanë te ne, – ka përsëritur ai.

2)      Zhdukja e pjesëzës “të” në kohën e ardhme e tashme të mënyrës dëftore të foljes:

“Do shkojmë…” dhe jo: “Do të shkojmë..,.ose: “Do e bëjmë…” dhe jo: “Do ta bëjmë..” Madje edhe në tituj artikujsh! Sikur në shtypin anglez ose amerikan e ardhmja e mënyrës dëftore të foljes të shkruhej:”I’m going work” dhe jo: “I’m going to work”, pra, sikur të hiqej pjesëza “to”,(!?), kjo do të ishte me të vërtetë skandaloze.

3)      Mënjanimi i trajtës së shquar të emrit, madje edhe gjatë lakimit:

“Bush bisedoi me Putin”-kur duhet shkruar- “Bushi bisedoi me Putinin.”(Pas parafjalës “me” duhet të përdoret rasa kallëzore).

4)      Përdorimi  ndajfoljes “pavarësisht” si parafjalë në rasën rrjedhore:

Pavarësisht rezultateve të arritura…”, kur duhet shkruar: “Pavarësisht nga rezultatet e arritura…” Çuditërisht kjo dukuri po bëhet vitet e fundit normë në mediat tona dhe përbën një gabim të pajustifikueshëm.

5)      Shkrimi i fjalëve, termave, titujve, emrave të personaliteteve të huaja etj., sipas drejtshkrimit të këtyre gjuhëve:

“The New York Times”, George Bush, Ollbright, kur sipas rregullave të drejtshkrimit  emrat, titujt dhe emërtimet në gjuhë të huaja duhen shkruar sipas parimit fonetik të gjuhës shqipe, pra, ashtu siç shqiptohen:” Nju Jork Tajms”, Xhorxh Bush, Ollbrajt…

6)      Nuk po ndalem  në një dukuri të shëmtuar, që vazhdon të mbetet plagë në gjuhën tonë:

Vërshimin  pa asnjë arsye të fjalëve të huaja në media, për të cilat është shkruar vazhdimisht, shumica e të cilave zëvendësohen fare mirë me fjalë të gjuhës shqipe, si dhe mosrespektimin e shenjave të pikësimit.

7)      Gabime të rënda në titujt e organeve të shtypit ose të  TV-ve:

Dy revista javore kanë titujt: “Klan” dhe “Spektër”, disa gazeta,”Metropol”, “Standard”, “Start”, tituj, pra, në trajtën e pashquar të emrit, të cilat duhet të shkruhen në trajtën e shquar: “Klani”, ”Spektri”, ”Metropoli”…,ashtu siç shkruhen, për shembull, titujt e dy gazetave të tjera: “Panorama” dhe “Tema”…Pra, jo; “Panoramë”. ”Temë”….

Mendoni sa  për të qeshur do të ishte sikur dy nga revistat më popullore para vitit 1992, ”Hosteni” dhe “Nëntori”, të titulloheshin “Hosten” dhe “Nëntor”.

Do të ishte gjithashtu absurde, sikur gazeta italiane “Il Corriere della Sera” të shkruhej: “Corriere della Sera”, gazeta franceze “Le Monde” të shkruhej: “Monde”, gazeta amerikane “The Boston Globe”- “Boston Globe”, pra, pa nyjet e përparme përkatëse  “Il”,”Le” dhe “The”, përkatësisht në italishte, frëngjishte dhe anglishte.

Në shqip këta tituj do të duhej të përktheheshin: “Korrier i Mbrëmjes”, “Botë” dhe “Glob i Bostonit” dhe kështu do të tingëllonin në mënyrë krejt të panatyrshme.

8)      Duke imituar në mënyrë dogmatike titujt e marrë nga gjuhë të huaja, sidomos nga anglishtja.

Janë krijuar emërtime që nuk i përshtaten natyrës së gjuhës shqipe. Kështu kemi emërtime të tilla “Tirana Bank”, kur ky institucion duhet titulluar “Banka Tirana”, aq më tepër që funksionon në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të huaj.

Një qendër televizive zgjedh titullin “Shijak Televizion” dhe jo “Televizioni Shijak”. Si sëmundje ngjitëse ka, ose ka pasur emërtime të tjera  absurde: ”Rozafa TV,” Skampa TV”, “Apollonia TV”…..Për  pasojë, mos ndoshta ndonjë ditë u dashka thënë Tirana Radio, Shqiptar Televizion…(!?).

Gabim të rënda gjuhësore në vepra të shtëpive botuese

Por e keqja më e madhe vërehet në botimin  e librave, ku me përjashtime të rralla, mungon emri i redaktorit dhe korrektorit letrar. Si rrjedhim, librat botohen me gabime  gjuhësore. Pronarët e shumë shtëpive botuese, pa përjashtuar, natyrisht as ata të gazetave, siç duket, duan të kursejnë në kurriz të gjuhës dhe kështu parapëlqejnë që librat e të gjitha llojeve t’i botojnë pa ua nënshtruar redaktimit dhe korrekturës letrare dhe gjuhësore. Madje rastis që në një vepër letrare mund të gjesh vetëm emrin e recensuesit(!?). Për redaktor a korrektor letrar, as që bëhet fjalë. Gabime gjuhësore vërehen sidomos në veprat e përkthyera dhe botuara nga disa shtëpi botuese. Ka përkthyes që njohin mirë gjuhët nga të cilat i përkthejnë ato, por nuk njohin mirë gjuhën shqipe. Si pasojë, gjuha e këtyre veprave paraqet dobësi të theksuara. Me këtë rast do të përmend vetëm një rast: Romani “Kodi i Da Vincit”, i shkrimtarit të njohur amerikan Dan  Broun, me sa di është botuar nga dy shtëpi botuese. Në njërën, përkthyer nga një krijues i talentuar, fatkeqësisht ka gabime të mëdha gjuhësore dhe logjike. Duket se libri nuk ka kaluar fare në procesin e redaktimit gjuhësor dhe korrekturës letrare. Është e çuditshme si e ka lejuar një dukuri të tillë botuesi që ka studiuar për gjuhë-letërsi shqipe. Por edhe më e rëndë kjo dukuri vërehet  në “Fjalorin Frazeologjik Italisht-Shqip”, vepër e autorëve Naim Balla, Eshref Ymeri, Irena Ndoci (Lama). Gabimet në këtë fjalor janë shumë të rënda. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur njëra nga korrektoret letrare, Viola Grillo, ka mbaruar studimet për rusisht, madje në kohën kur është botuar kjo vepër me vlera, ka punuar korrektore letrare në një nga shtëpitë botuese të librit shkollor dhe do të ishte skandal po të vazhdonte të punonte përsëri aty. (!?)..Është e habitshme se si drejtuesit e kësaj shtëpie botuese kanë mbyllur sytë para këtij veprimi, kur e kishin për detyrë të gjenin plot redaktorë që kanë mbaruar studimet  për gjuhë-letërsi shqipe në UT ose universitete të tjera. Dhe madje shumë të mirë!… Kanë dhe një rast shembullor: korrektorin dhe pastaj redaktorin gjuhësor Loredan Bubani, veç të tjerash, edhe autor tekstesh gjuhësore për shkollat tona, që ka punuar në njërën nga këto shtëpi botuese të librit shkollor. Ndodh, gjithashtu, edhe një dukuri tjetër: ribotohen vepra të përkthyera, që janë  botuar dekada më parë, sidomos para se të vendoseshin përfundimisht rregullat e drejtshkrimit (shtator 1972), por pa kurrfarë redaktimi, a korrektimi. Si pasojë, vende-vende, ndonëse këto vepra, të përkthyera nga shqipërues të njohur dhe me përvojë, kanë nivel të lartë artistik dhe gjuhësor, çalojnë nga ana drejtshkrimore…Nga këta pak shembuj del në pah një dukuri shumë shqetësuese: gjuha e shkruar, ose e folur edhe në mediat elektronike, si dhe gjuha e librave, jo vetëm nuk është përmirësuar, por, mjerisht, po shfaq të meta që kurrë nuk janë vërejtur në botimet e të gjitha llojeve gjatë periudhës komuniste.

22 Komente

Autorit, une do ti thoja se eshte mekat te krahasosh gjuhen shqipe me gjuhet barbare, si anglishta etj qe ai permend. Eshte turp i madh se ne gjuhet barbare, nuk ekzistojne format e shtjellimit te foljes siç ekzistojne ne shqip.  Kur une i pyes gjuhetaret perendimore, angleze, hollandeze, gjermane, se, pse nuk ekzistojne keto forma te larmishme qe ka shqipja, me pergjigjen se; dikur i kemi patur edhe neve por e kemi thjeshtuar gjuhen per ta bere me te kuptueshme smiley

ne kulmin e bukinizmit,vjen skifteri dhe godet!

njecik meshire,se edhe ata njerez jane! per te shkretin integrim e sakatosen shqipen!

pak sinergji,pak pragmatizem

te polemojme kleptoktizmen

Shume mire ka bere autori qe ka sjelle nje shkrim te tille, por edhe vet ben te njejten gje per te cilen akuzon gazetaret...

"Vendosja pluralizmit demokratik"....ka harruar e-ne e rases gjinoresmiley

Ke harru presjen Skiftero. Ose po e le pa presje ndryshoje "tek" dhe beje "dhe". smiley

Si eshte e mundur qe marrin te shkruajne per "bastardimin" e gjuhes dhe e dhjesin qe ne titull xhanem? 

Tsk tsk tsk ! 

detaje te hollesishme-thone shpesh tek top channel ...

llogari kalkulative-thone andej nga klani...

Vetem me tre postime dhe gjenden kaq gabime... Ja pra edhe nje sy apo nje mendje jo shume e stervitur e shikon se sa e peshte perdhosur gjuha standarte, gjuha shqipe dhe kjo ndodh se ne te tera nivelet shkollore shume pak behet per ta pervetesuar gjuhen sa dhe si duhet, se nje nga fatkeqesite me te medha te kesaj shprishje te gjuhes jane dhe mediat e shkruara dhe ato televizive nga ku buronn edhe gjithe ay keqperdorim i gjjuhes....

Nga këta pak shembuj del në pah një dukuri shumë shqetësuese: gjuha e shkruar, ose e folur edhe në mediat elektronike, si dhe gjuha e librave, jo vetëm nuk është përmirësuar, por, mjerisht, po shfaq të meta që kurrë nuk janë vërejtur në botimet e të gjitha llojeve gjatë periudhës komuniste......

... dhe ka te drejte autori se ne ate kohe pothuaj ne çdo liber, kush e mban mend, ne fund te librit me patjeter kishte dhe nje faqe me ndreqje gabimesh, qe ishte puna e korrektorit letrar, se redaktori gjuhesor e kish mbaruar punen me pare. Te gjitha botimet, ne te gjitha llojet dhe zhanret dhe per te gjitha moshat do te kalonin me pare ne doren e redaktorit letrar, pa te botoheshin dhe me ne fund pas botimit, do te kalonin me patjeter edhe nen lupen e korrektorit letrar..... gje qe sot keto institucione i kane nxjerre jashte loje, ndaj dhe gjuha sidomos e perkthimeve eshte berrnut fare...

Alidems, faleminderit për sjelljen e këtij artikulli. Skifteri ka qenë gazetar dhe shkrimtar i mirë. Ka të drejtë me përfundimet që në përgjithësi nxjerr, veçanërisht  me emrat e përvetëshëm, ku mbizotron një kaos total e ku zotërimi i anglishtes nga të gjithë merret i mirëqenë. Shekspiri dhe Shakespeare, Pezho-ja dhe Peugeot-i, vlejnë si shembuj banal të një vorbulle gjuhësore, mes së cilës humbet torruan. Nuk ka të drejtë me kërkesën për praninë e redaktorit në krijimtarinë letrare, përpos korrektorit dhe ka të drejtë me nevojën e pranisë së redaktorit në përkthime.

Gjithësesi, ndonëse ju jeni shumë i kujdesshëm në formën e të shkruarit, sjellja për diskutim e një artikulli të tillë, ku shumica e peshqve shkrimet e tyre i kanë plot gabime gramatikore, gjykoj se është mundim i shkuar dëm. Ndjesë për drejtshkrimorët e PPU-së. (Po m'u kërkua, mund t'i cilësoj me emra)

5)      Shkrimi i fjalëve, termave, titujve, emrave të personaliteteve të huaja etj., sipas drejtshkrimit të këtyre gjuhëve:

“The New York Times”, George Bush, Ollbright, kur sipas rregullave të drejtshkrimit  emrat, titujt dhe emërtimet në gjuhë të huaja duhen shkruar sipas parimit fonetik të gjuhës shqipe, pra, ashtu siç shqiptohen:” Nju Jork Tajms”, Xhorxh Bush, Ollbrajt…

 

Ketu e ka gabim ! 

Me ato qe lexoj ne gjermanisht shkruhet sic shkruhet dhe ne agnlisht sepse jane gjuhe me germa latine ! 

 

 

shqipja shkuhet sic lexohet dhe nuk eshte gjuhe latine,plus qe ai qe nuk do te dije anglisht(sic nuk donte turqisht njehere e nje kohe),perse duhet te torturohet?  po emrat kineze,greke,arabe,si do ti shkruajme?

problemi nuk eshte aq te gabimet e vogla gramatikore ne te shkruaren  rrjetore,por te huazimet afrikaneqe shkaterrojne themelin e shqipes.    qe te dale pastaj ndonje shok i ljubos e te qahet ne brukselsmileypo pse s'na pranoni ,ne gjuhen si ju e kemi!

 

Në thelb mirë e ke shqipo i vjetër, por më e sakta (sipas kongresit të drejtshkrimit) është: Shqipja shkruhet ashtu siç flitet !

ky ishte idiotizmi i gjuhetareve tane, nuk ka gjuhe qe shkruhet sic flitet, se fonemat dallojne nga shqiptimi, ndersa vendosja e shkronjave sipas fonemave eshte arbitrare, Xhorxh nuk eshte njesoj si George , se shqiptimi i emrit dallon shume nga anglishtja George

ky rregull idiot u vendos se shqiperia ishte e izoluar dhe prisnin qe interpretimi e vepres se nje shkrimtari te huaj ta benin te tjere per te -- pra eshte ne traditen e paternalizmit shteteror shqiptar - tani njerezit dalen neper bote 

Ty Bulth te kam pare qe merresh me ceshtje akademikore, prandaj me duket se duhet te jesh me i kujdesshem me cilesime te tilla idioteske si "idiotizmi i gjuhetareve tane". Mos harro se po flet per persolitete e jo rob rrugesh. Sa here lexoj komente si te tuat, s'me gjen prehje shpirti dhe gjuha (llapa) e mendjes: "C'ia fut pordhes". E para ti ngaterron parimin fonetik (ose fonemik, quaje si te duash) te drejtshkrimit me rregullen per shkrimin e emrave te huaj. Po sa per te parin, eshte percaktuar qe baze te jete ky parim, mbi te gjitha sepse shqipja eshte nje gjuhe e shkruar relativisht vone, keshtu qe nuk ka probleme si gjuha te tilla si anglishtja e frengjishtja, ku nga koha mishi eshte tretur e kocka ka mbetur, domethene shqiptimi ka ndryshuar, ndersa shkrimi jo. Sa per te rregullen e shkrimit te emrave te pervecem te huaj, mos i hyr kot, se nuk ke per te dale dot, edhe po te mos thuash budallalleqe te tilla si "vendosja e shkronjave sipas fonemave eshte arbitrare, Xhorxh nuk eshte njesoj si George , se shqiptimi i emrit dallon shume nga anglishtja George". Po deshe te ta them pse eshte idiotesi me brire kjo qe ke shkruar, jam i gatshem te ta them.

ma sqaro pra perse George eshte shqiptimi Xhorxh dhe Gjorgj (ne Kosove do e shqiptonin ne kete forme), ose me mire te themi disa emra ne frengjisht duhen shkruar ne nje forme dhe jo ne nje tjeter ne shqip.. ose emrat arabe? Ibn Khaled apo Iben Kaled? ..dhe nder studjues perendimor transliterimi dhe transkriptimi nga nje gjuhe ne tjetren eshte rremuje e gjysem, pervec injorances qe stimulon kjo lloj forme transkriptimi .. kush e vendos transkriptimin? perkthyesi? akademia e shkencave? eshte arbitrate pra, se gjithsekush e vendos sic e degjon (me vesh) .. idiotesi me bri? ne gjuhet me shkronja latine eshte idiotesi kjo qe eshte bere ne shqiperi, e perseris prape (ndoshta ne kinezce, se eshte alfabet tjeter) 

Ti, si mjaft te tjere, hidhesh si pehlivan, kalon nga nderzimi artificial te amerikanet ne Vietnam. Ku e ke hallin, a do shkruhet Xhorxh a Gjorgj, apo te mos shkruhet as njera as tjetra, por George.

Por ta filloj nga mesazhi i meparshem, se paskam harruar kryeidiotizmin tend: “nuk ka gjuhe qe shkruhet sic flitet”. Shumica e gjuheve “shkruhen sic fliten”, ndryshe it wouldn’t make any sense. Anglishtja hyn te perjashtimet e jo rregulli, besoj e di si e ka talluar menderen Xhorxh Bernard Shou (s’me behet mor vella ta shkruaj ne original, George … le qe kam frike mos e shkruaj gabim) me ate  “fish” qe e ka shkruar “ghoti”. Nuk thu shyqyr qe “shkruhet sic flitet”, se edhe keshtu s’po dime si shkruhet, le me pastaj te na duhej te mesonim edhe spelling-un, sic angloamerikaneve.

Po e leme kete punen e “shkrimit sic flitet” dhe kalojme te ajo ku eshte muhabeti, shkrimi i emrave te huaj, Xhorxh, Gjorgj, apo George. Problemi eshte a do te lihen si ne origjinal apo do te shkruhen sic shqiptohen (sigurisht sic shqiptohen ne shqipe e jo ne gjuhen origjinale, se kjo eshte nje nga marrezite e tjera qe thua ti). Tani une nuk kam qene ne Kongresin e Drejtshkrimit, as nuk kisha lindur madje, por po gjykoj “nga prerja e sotme”, megjithate besoj se kjo qe po te them ka qene edhe logjika e atyre qe e moren ate vendim. Mire ta zeme ti qe i njeh te gjitha gjuhet e botes si ne formen e folur, ashtu edhe ate te shkruar, po ja ta zeme babai yt ose imi qe nuk e njohin anglishten, marrin gazeten dhe lexojne “Ish-presidenti amerikan George Bush…”  “Oh,” mund te thone ata, “njeri nga presidentet amerikane paska qene me origjine rumune, po ta kete gje Xhorxh Bushin, se paskan te njejtin mbiemer”. “Po jo mo ba”, themi ti/une, “Xhorxh Bushi dora vete eshte.” “Po jo mo te keqen baja,” thone ata, “ky e paska emrin George, si ai ambasadori rumun George Miku, e ma men”. “E maj men, mo ba, si nuk e maj,” I themi ne te dy babait perkates, “mik i madh i shqiptareve ka qene, po keshtu shkruhet Xhorxhi ne anglishte, George, duhet me e mesu o babe”.

Dhe jam i sigurt qe baballaret tane do te rrudhin ballin e ne kete moshe te thyer do te kuptojne edhe nje here se sa e drejte eshte nje thenie e tille si “Sa te rrosh duhet/do te mesosh”.

Ti pergjigjem pyetjes tende me nje pyetje: Me mire eshte ta vendose transkriptimin perkthyesi a Akademia e Shkencave apo ta vendose leximin babai im apo yti?

bravo, ky ishte nje sqarim prej gju[h]etari.. shume fjale e aspak bindes, ne logjike do te ishte - rreth e qarke ne Farke u kris duke u bere hark

Me thene te drejten, kur e shkruajta, nuk u nisa nga synimi per te te mbushur mendjen ty, se ti duket qe e ke trurin si site nga ato te jevgave, thjesht thashe mos i lexon njeri ato gomarlliqet qe shkruan dhe i merr per te mireqena, ja per kaq gje shkrova.

O bulkth! Ne flasim dhe shkruajmë gjuhën tonë. Anglezët gjuhën e folur dhe të shkruar nuk e kanë të tyren. Romakët nuk u shkulën andej pa ua lënë trashëgim "gjuhën e përbotshme". Nëse te ne lanë fjalë me shumicë, tek ata lanë strukturë. Mos fut hundët në gjëra që nuk i di ose i di përciptazi

 

ti ke ndonje mendim tendin? une dhashe gjykimin tim me aq sa kam lexuar dhe nga praktika ime , e kam mesuar Geten te shkruhej Gete dhe Goethe, shekspirin ende nuk di si ta shkruaj.. me thuaj nese kjo lloj forme nuk stimulon injorancen, sidomos ne kohen e internetit dhe te idiotizmit te disave te transkriptojne Barack Obama ne Bereqet Obama

Ndaj shqetesimin me autorin ne pjesen e dyte te shkrimit. 

I nderuar Petro. Une jo pa qellim e solla kete shkrim ketu. E solla per te pare se ku jemi ne shqiptaret me te vetmen pasuri te rrralle boterore qe kemi dhe ajo eshte gjuha shqipe. Per kete gjuhe kane punuar dhe kane derghur gjakun e tyreme qindra patriote te ketij vendi, deri sa arriten qe ta mbijetojne kete gjuhe ne tere ate vorbull çkombetarizimi. Mbase ke te drejte per verejtjen qe the pak me larte.. por duhet te jemi te ndergjegjshem qe jo te gjithe komentuesit e ppu, kane arsimin dhe edukimin e duhur gjuhesorr, dhe kjo eshte e kuptueshme per sa e sa aresye... Por qe ajo qe mua me vret me shume dhe qe Skifteri e ka kapur shume mire eshte deformimi i tmerrshem qe i ben media gjuhes shqipe. Dhe ajo qe ne sot flasim eshte rrjedhoje e bombardimit te kesaj medie me kete lloj shqipeje...koha sot eshte e tille qe pjesa derrmuese e popullsise, e sidomos e rinise shume pak lexon, dhe kete kohe e mbush me shikim televizori apo duke lundruar ne interrnet... Ato qe lexojne shtrember aty, e fiksojne dhe u behet norme... ja ketu eshte e keqja... Nuk po flasim per puritannizmin e gjuhes, te ciilen edhe kombet me te medha si Franca apo Gjermania, po e bejne me sukses edhe pse jane kombe te medhenj, kurse ne qe jemi nje komb i vogel, jemi shume bujare me mosshqiperimin e shume termave te huaja dhe qe i perdorim po ashtu. E ketu del paaftesia e gjuhetareve tane, e politikave tona gjuhesore per te mbrojtur dhe kultivuar gjuhen tone... Ja per kete me vjen keq, dhe po per kete e solla kete artikull per diskutim.

Në fakt ka ardhur koha që të ketë një organ të specializuar për mbrojtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe mbi normat e mirpërcaktuara të saj. Ky organ si pjesë e institutit të gjuhësisë a albanogjisë (nqs eksiston hala) duhet të ketë autoritetin dhe fuqinë për  "ndëshkimin" e keqpërdoruesve të shqipes publikë e jo publikë ( TV e shtëpi botuese), futjen e fjalve të reja dhe pastrimin e barbarizmave të reja e të vjetra.

Desh e humba kete shkrim kaq, po kaq te mire - thjesht se pashe autorin, qe kam qejf t'i them Sqifter Kelleci. Skifteri ka qene ne fakt nje autor nga te feminise me librin "Kujtimet e mehalles se vjeter". Me pas me komentet sportive prej "nerd"-i m'u zvordh. Por ketu i ka "lujt fene". Per te kryeren e thjeshte jemi masakruar ketu te peshku me ca perkthyes te bere vete (zjere me ujin e tyre, nga ata qe thoshin "e mblodha shkopin nga toka" apo "jam lindur ne vitin aq e kaq", a thua se nuk e dine shqipot qe njeriu nuk mund te lindi veten e vet) - me kete lloj skote pra, qe ia beri memen shqipes se bukur, sapo i erdh ne dore ajo pune.

Ndersa per redaktimin pastaj, dmth mungesen e tij, per te cilin flitet ne pjesen e dyte, jam gati te qaj me kuje, pasi ai MUNGON, dhe eshte po aq pergjegjes ne berjen e nje shkrimtari (jo vetem te nje libri), sa edhe talenti i ketij te fundit. NUK KEMI! Dike qe t'i rrije me cekic ne koke autorit, derisa nga dora e tij te dale nje liber per te qene... smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).