Kujdes derën, mos del macja! Kjo s’thuhet më me zë të lartë, kjo dihet, një mace shtëpiake të bën me hije, se mos gjuan çastin që s’e ka kush mendjen, ndërsa dera është hapur, dhe hidhet vetëtimthi të dalë jashtë, ku një Zot e di nga mund të ngatërrohet. Anglezi nuk e ka kot shprehjen “stray cat”.

S’ka rëndësi ku jeton, alarmi për shtëpiaken nuk ndryshon. Në një qendër qyteti të madh, njëqind duar të huaja janë gati të ta rrëmbejnë atë që është bërë si pjesëtar familjeje, për të mos përmendur grahësit e pakujdesshëm. Unë nuk kam parë kënd duke vjedhur një mace, as ndonjë taksi të verdhë duke e shtypur atë, por mace të shtypura dhe lajmërime, ndonjëherë edhe me shpërblim e foto “a më keni parë?”, po, dhe jo rrallë. Në qofsh në ndonjë zonë nënqytetse apo rurale, asesi nuk do mungojnë të egrit e gjinisë, të cilët pa një, pa dy, do ta mësyjnë. Mbase gëzofi i shtëpiakes shndrin ndryshe prej ushqimit të rregullt e i ngacmon, u zgjon pasione negative.

Por atje jashtë është diçka që nuk është brenda, është jingu i brendas, është liria, që brendan e bën robëri, e nëse brenda është robëri, domethënë që ne jemi robërues, edhe pse është e fundit gjë që do mendonim për veten. Dashuria jonë është, aq saç mundet një dashuri të jetë e tillë, e sinqertë. Ne nuk presim asgjë nga macja në këmbim, ose të paktën kështu kujtojmë. Ndërkaq e krehim, i blejmë ushqimin e duhur, dhe kur lozim, na duket se këtë e bëjmë për të, jo për vete. Dhe ajo dëshirë e përhershme e saj për arrati, ajo ëndërr e pashuar për t’u vjedhur jashtë gati-gati na fyen. Mirëfilli. Ne me bukë, ajo me gur, si me thënë. Shohim me zili ata që kanë qen dhe dalin shetitje me ta në një shkulm gëzimi dy palësh, një harmoni humano-kanine e llojit të vet, simbiozë e përkryer, pasi njeriun mund ta bëjnë formalisht xhentellmen dy gjëra: qeni shetitës dhe golfi. Por macja nuk të fisnikëron dot, një shetitje me macen nuk vjen në pyetje. Pra, kujdes derën, se mos del jashtë. Zot, pse na bën gardian me qeniet që i duam!

Kjo mardhënie, "e ndërlikuar" si prej facebook-u, vazhdoi derisa një ditë janari ra befas një dëborë e vërtetë dimri zonash të ftohta, që zuri e na e zbardhi gjithçka përjashta. Kureshtja e maces që shikonte nga xhamet kishte jo pak shastisje. Ndjeva ca kthetra nëpër trup, siç ndodh kur ajo kërkon vëmendje, ishte një mendim që më çorri papritur – macja po rrinte tek dera me xham e verandës duke e përshkuar atë me kureshtjen e fosfortë të syve. Tani mund të shijosh lirinë, mendova me djallëzi, duke kujtuar anicirën e saj nga ujët dhe e lagështa, dhe shkova e i hapa në kanat të plotë derën. Dil po deshe. Ajo u trand në fillim, hapja e beftë e atij Sezami nuk ishte pritur dhe ajri i freskët u dha si shkulm përbrenda. Ai ajër hynte ashtu nga ndryshimi i temperaturës jashtë-brenda, pak kishte të bënte liria me këtë, e në fakt duhet të ishte ajri i ngrohtë brenda që mësynte përjashta fillimisht e lart që thithte të ftohtin poshtë, ku turiri i maces priste me ngazëllimin e freskisë. Pashë se si muskujt e saj u tendosën për të kërcyer jashtë, por në çastin e fundit diçka e mbajti, një si frikë gremine. Ajo bardhësi lëbyrëse të stepte megjithatë. Kishte shumë lumturi, për të cilën gjithkush duhet përgatitur. Me kujdesin që bën një putër, ajo preku lehtë syprinën e bardhë. Ishte zhgënjimi i parë nga bukuria e re. Putra u tërhoq, përvoja u rëndua mbi bisht. Pasi kaloi tronditja e parë, macja e provoi prapë dëborën, këtë radhë më e matur. Bukurisë i jepen shance pasi pandehma e parë është gjithnjë se bukuria është edhe dobi, e kjo vlen derisa të vërtetohet e kundërta. Hipoteza shtrihej e virgjër mbi verandë. Pas disa prekjesh me putër, macja bëri edhe heroizmin e fundit, disa hapa të vërtetë mbi dëborën e lirisë, por me çdo çap që hidhte, vendosmëria për të ecur më tutje rrëgjohej qartësisht, derisa ajo ndali dhe u kthye me shpejtësi brenda, ku shkundi këmbët nga kristalet e ftohtë të lirisë, dhe u struk nën një tryezë.

Pashë për ca çaste gjurmët e mbetura në dëborë, atë rrekje të dështuar, të shkurtër, hapa që zvogëloheshin me katrorin e kohës, i pashë me një si sëmbim gardiani për robin e plagosur në arratinë e dështuar. U dhashë drejt stufës për një caj të nxehtë me rrënjë luleshurdhe, kur më vetëtiu në mend se ato gjurmë mund t’i merrje edhe si një shpëtim fatlum prej lirisë.

E strukur në hije macja po më tregonte se ky lloj gëzimi nuk festohej, por shijohej në strofkull, si çdo kënaqësi e turpshme, pothuaj një lëpirje e ndaluar terri. Aty vendosa të pi çaj lulebliri.

102 Komente

Po rri o çtë duhet, jashtë,bën ftoht.Punon emigranti për ty!smiley

..........ato gjurmë mund t’i merrje edhe si një shpëtim fatlum prej lirisë.....

Ky eshte dhe thelbi i jetes...raporti mes lirise dhe çlirimit.... ende eshte i pagjetur....

Si tha ai ''sa të jetë lala gjoni,hani pini dhe këndoni"

pasi njeriun mund ta bëjnë formalisht xhentellmen dy gjëra: qeni shetitës dhe golfi

Bukurisë i jepen shance pasi pandehma e parë është gjithnjë se bukuria është edhe dobi, e kjo vlen derisa të vërtetohet e kundërta

Em,te paren kam harritur ta kuptoj dhe formuloj vete,te dyten po ashtu,por  duhet ta mesoj permenshsmiley

kisha kohe qe s'te lexoja me aq kenaqesi,ta kam thene qekur kush e ka fajinsmiley

Emo, kisha para ca vjetesh nje macok. Megjithe keshillat e veterinerit as ia hoqa thonjte, as e trodha.Asokohe banoja ne pallat ne kat te pare dhe kishe nje derro verande te perbashket si ballkon, dhe macoku dilte sa here te donte neper mehalle. Nganjehere zhdukej edhe per dy a tre dit, po kur kthehej nuk harronte kurre te sillte ndonje zog a ndonje mi te ngordhur qe e kishte vrare me duart e tija, E linte gjithmone poshte tavolines se bukes pavaresisht sharjeve te amvisese se shtepise, dhe pastaj largohej rkenarisht per te vene ne dukje qe dhe ai jepte kontributin e tij ne ushqimin e familjes.

Njehere gjate njeres prej ketyre errands te macokut (ne fakt ishte dimer, temperatura -15 prej ditesh) vjen nje komshije, spiunja e pallatit. Hedh syte rreth e rrotull ne shtepi dhe me thote se kishte nja dy dite qe nuk e kishte pare macokun. "Ka dale i thashe. Ka nja dy dite qe eshte zhdukur. " "OMG, filloi ajo. Po si ju iku, harruat deren hapur?" Jo, i them une, ai rri gjithe diten jashte.Dhe i shpjegova qe macoku i kishte akoma thonjte dhe hallatet "Ua" fillon skandalizohet tjetra. Po ti duhet urgjentisht ta tredhesh. Kur ti e merr kafshen ti je pergjegjes per te. Duhet ta ushqesh, ta mbrosh, mos e lesh te dale nga shtepia qe mos vritet apo ta sulmojne kafshet e tjera. Une po debat per te kunderten, me ne fund s'mu durua. "Degjo i thashe." Po sikur une te marr persiper te jetoj nen nje cati me ty, te kujdesem per ty e te te mbroj dhe gjeja e pare qe te bej pas ketij pakti eshte qe te te heq thonjte dhe mitren qe ti te mos kesh me interesa per jeten, si do te ndjeheshe?" Naaa syte motra! 

smiley eh te marrte e mira te marrte PF smiley

Tamëm!

Po kjo më kujtoi një mendim të Oriana Fallacit, e cila pak a shumë thoshte (parafrazim), komunizmi i pret t*pet njeriut, dhe kur burri nuk ka më t*pe nuk është më burrë. Komunizmi në vend që të përmirësoj gjendjen e plebenjve, i bën të gjithë plebenj, të uritur për bukë.

smiley

Unë për vete, edhe pse e kam thënë edhe tjetër herë, maçokun tim, e kam të patredhur dhe kam ngulur këmbë që të mbetej i tillë.
Maçoku ditën rri shtrirë dhe fle gjumë, dmth bën qejf, ndërsa natën del dhe gjuan për macet e lagjes, dmth bën prap qejf. E vetmja anë negative, e aktivitetit të maçokut tim me viriltet të pacnuar është zhurma e shkaktuar netët e verës në oborr nga ulërimat e maceve. smiley

 rrënjë luleshurdhe

S'kam pire ndonjehere si ky caj! Ndonje pako pls? smiley

 Luleshurdha (e tërë bima) përdoret si pjesë përbërëse e shumë çajeve për prodhimin e ekstrakteve e tinkturave të ndryshme. Është diuretik, tonik dhe laksativ për mëlçi dhe veshkë. Rrënja e bluar imtë (pasi të thahet) e kësaj bime mund të pihet në vend të kafesë, ka shije të mrekullueshme ndërsa ajo që është më me rëndësi; ndikon pozitivisht te sëmundja e reumatizmit, te gjakderdhjet e ndryshme, te sëmundja nervore, pagjumësia, çrregullimet e shpretkës (lienit), te diabeti (sëmundja e sheqerit). Ndërsa ekstrakti i përgatitur nga rrënja e luleshurdhës përdoret në rastet e çrregullimit të mëlçisë së zezë, rrugëve të tëmblit, për nxitjen e oreksit, për pastrimin e fshikëzës së urinës. Kundër hemorroideve, ekzemave të ndryshme, reumatizmit, sëmundjes së mëlçisë së zezë, çrregullimeve në lukth, gurit në fshikëzën e vrerit (idhëza) etj, përdoret çaji i përgatitur nga bima e thatë.

Flm dr.ama. smiley

Tregimi me pelqeu, kish nje stil si prej Stefan Cvajgut smiley 

Pjer leji komplimentat dylekshe... Vetem me Cvajgun nuk ka assnje lidhje..... Mund te korrektosh nga ekonomia, apo financat, po te pakten mos boj te qutin edhe nga letersia...

 

Une nuk boj te zgjutin Alidemso, se brezi im (dhe une personalisht) kam/kemi lexuar te pakten mbi 10 here me shume romane e novela se brezi i sotem. Disa shprehje te tregimit te Emigrantit, me kujtuan Cvajgun, jo se kish kopjuar, por autori (Emigranti) mirrej me marrdheniet/raportet subkoshiente te qenieve te ndryshme. 

Eh...macja/mica (/gruaja shtepiake) e mjere. Edhe kur i jepet shansi i lirise perballet me egersine e botes, ne kete rast te bores. Edhe sikur rrethanat jetike te ishin te persosura, pa debore dhe pa makina, ajo do te sulmohej nga ashpersia e maçokeve qe bredhin gjithe diten neper kopshtet e lagjes.

Nuk e kam kuptuar kurre pse kjo specie eshte domestikuar nga njeriu. Ndoshta nje tentative e ketij te fundit per te zoteruar natyren me gjithe egersine dhe lirine e saj, por qe ne fund te fundit nuk i jep ate interdependencen emocionale qe kerkon. Vetem qeni perveç njeriut mund ta jape ate...

Shume interesant konstatimi qe ben Emigranti se nuk ka pare ndonjehere njeri qe shetit macen.

Mua me ka rastisur para disa viteve te shihja nje te moshuar duke shetitur ne rruge me macen e vet te palidhur. Ishte me te vertete diçka surreale dhe me dha shprese se ne nje te ardhme kjo specie do te fitoje liri, te drejta te barabarta me qenin, dhe te zeje nje vend me te priviligjuar ne zemren e njeriut...

Ajo qe me tronditi thellesisht ishte ajo fraza tek paragrafi i parafundit ku shkruhet se “ ato gjurmë mund t’i merrje edhe si një shpëtim fatlum prej lirisë.” Njeanshmeria, ose me mire me thene, instinkti protektiv i narratorit nuk eshte i veshtire per t'u kuptuar... Megjithate, pyes veten “ a do te ishte ndjere fatlume macja sikur jashte te mos kishte pasur debore, dhe sikur te mos kishte daca te pacivilizuar ne çdo cep te rruges qe do ta sulmonin?”

Flm per kete shkrim te bukur Emigrant. smiley

Pershendes te gjithe macedashesit smiley

E shkruar bukur smiley  po nuk me prek roberia e maces. Nje kafshe qe me jep nje bezdi te jashtezakonshme, nje siklet, nje nje c'tju thom, as nje lloj emocioni pozitiv. U rri sa me larg maceve dhe akoma me larg macokeve. ( Shpresoj mos m'hidhen macellovers pas kesaj) lol. 

E ke pare Hachin? 1 jave me ka mbetur ne mend ai film. Sa keq jam bere! 

jo nuk e kam pare. mbaroj per qejte por nuk me pelqejne filmat me to. (too sweet...)

Do ta shikoj meqe je si puna ime dhe te pelqen prap se prap. x

Po tani edhe qeni ka nevojat e veta...

Prap se prap me i mire mbetet. 

Nëse ai qeni në video do të ishte tredhur nga pronarja nuk do t'i kishte më ato nevoja. Ky është edhe argumenti debilesk i animalistëve, që çudi çudi karakterizohen fare mirë si lëvizje e majtë radikale, që kërkon të drejta të barabarta mes kafshëve dhe njeriut, që kërkon një transformin, një kafshë të re, për analogji me njeriun e ri komunist... kafshë e cila t'i nënshtrohet vullneteti të pronarit, kafshë e kastruar, e tjetërsuar nga natyra e vet, e mbyllur brenda katër mureve, që shërben veç si një lodër pellishi për njerëz që ndjejnë mungesën e një entiteti që t'u mund t'u jap dashuri, ngrohtësi dhe e zëvendësojnë këtë jo-prani duke robëruar dhe privuar tërësisht nga natyraliteti i vet kushtetues disa kafshë të gjora... Dhe këto të gjitha në emër të të mbrojtjes së kafshëve dhe një trajtimi dinjitoz. Macja sado e zbutur do njëfarë lirie, do të luaj, të gjuaj minj, të provojë "dashuri" seks kafshëror, ndjenjën e gjahut (është një felin, sikundër tigri, luani etj).

Komentuesit e tjerë të mi falin fjalët e tepërta, por kjo është ajo që mendoj unë mbi animalistët radikalë (!)... edhe pse i kam lejuar vetes të flas në emër të maceve e qenve; kushedi duke parë se sa i lumtur është maçoku im, pa harruar nr e konsiderueshëm të minjve që kap dhe çapjen krenare me miun në gojë... Pa për feministet do shprehem dhe jam shprehur tjetërkund. smiley

 Aww ... ai qeni qe veshtron...cute!

Macet e mia dalin gjithmone te dyja bashke jashte nuk para largohen nga oborri. E keqja eshte se vijne ndonjehere macoke rrugace prej mices, macoku im i shkreti hakerrehet dhe mundohet t'i largoje, por ata kane filluar ta korruptojne, here pas here i sjellin ushqim qe te hutohet dhe ta menjanojne.

Emigrant, ndryshe nga ca pjesë të tjera të cilat i kam lënë që në rreshtin e dytë sepse të mbufatura, kjo rrëshkiti. smiley

po ,me pelqeu edhe mua.Shume e lehte...ne kuptimine mire te fjales.Humano kanine mund te beehej humano qenoresmiley

Ngadal ngadal po e ben hopin cilesor Z.Emigrant smiley
Me kujtove Xhek Londonin!

Vetem Jardine ka bere nje koment per se mbari, qe rreket te kapi sombolikat domethenese te tregimthit , shancet dhe kostot e lirise.Te tjeret futja buqes, histori me mace kur vete macja e tregimit eshte nje metafore. Komoditetit si liri  e brendesuar dhe vetmjaftueshmeri , frika nga liria dhe pasigurite qe e shoqerojne cdo hap drejt saj. Edhe dashuria posesive kthehet ne roberi,  privim  nga liria dhe cdo tentative per te dale pertej kesaj varesi humane na fyen, na turbullon dhe rrethon me dyshime subjektin e dashurise.

Admirimi si dashamirese artit te ka dobesuar vigjelncen e feministes Jardine. Macja eshte femra.
 

Ç.D.V Xhek Londoni, Spiritus!!! Kujdes me notat e letersise se po e ben si Lasgushi kur shkoi ne ore te letersise ne shkolle smiley

çfare dmth buqe?

Ke te drejte kete here e ula vigjilencen.

Kjo eshte macja e zeze e z.Poe.

lol, pse i ngaterroni gjerat, macja eshte...macja.

Fee linku pare nuk hapet, i dyti hapen nje qerre me foto. Nuk e di ç'te shof me pare.

Kape edhe kete, dhe naten e mire.

 

Kjo ishte shume e bukur. Mire pra, naten, vazhdon magjia e zeze ke linket e mia. smiley

Je moce e zeze romantikesmiley, pranej magjia e zeze.

Naten edhe nje here tjeter.

Ka nje thenie percaktuese Beli" gjatesia e nje rrefimi mund te jete edhe me njezet radhe..kur memoria riprodhon mbresa" !
Emo, riprodhon me te bukurat pershkrime duke pire nje caj lule- bliri... urime !

nje/dy pyetje per autorin :

çfare fiton duke botuar letersi falas ? 

sikur te gjithe te benin keshtu, a do behej keshtu letersia me e madhe. ose a do kishte me shume autore te shquar ?

 E dini ju qe shkrimet e emigrantit i lexoj ne qetesi me endje .Deri ketu eshte kenaqesi por  cmenduria  e qetesise sime fillon kur nisi e lexoj komentet e juaja .

Qe perdor metafor emigranti , kjo u morr vesh dhe kuptohet qe ju te  tjeret ja qelluat ( bravo !! )por nuk e kuptoj mor Zot ate cekurine e krahasimit tuaj mes subjekteve . mjafton prapashtesa dhe i mvishet gjinia .!

Ende nuk e lexova deri me tash  rreth kesaj teme  as edhe nje postim te shkurtur rreth zberthimit te veprimeve te maces apo dacit . Cfare e karakterizon jeten e maces ? Siguria , rehatia, pershtateshmeria , qetesia, dembelia ..kaq dine.

Macja nuk done liri ,as qe dine te perceptoj kete . Nga ju lind kjo  ide per arratisje e aq me shume dhe vlersimi  i saj per  cmimin e fituar  ?

( me fanepset ne imagjinaten time tani keto momente, ikja e maces dhe fsherja e saj pas kendit te pare te murit te fqiut dhe mendimi i saj nen rrahjen e pershpejtuar te zemres ,uh,ja dola ika nga ata ..!)  e..ju pelqen kjo skene ! ..hajde llafe hajde ..

Ajo qe nuk e kuptoj une ,prap e them eshte  ?

Pse macja duhet te perfaqesoj femren( sipas jush ) e jo vet emigrantin  ?

Ndoshta  ne momente dobesie ai veteveten personifikoj permes veprimeve te saj  , ambijentimin me rrethin , veshtiresite e largimit nga rutina ,e njohura e sigurte , humbja e vullnetit per sfida te reja , etj...

Nje nuk e kuptoj nga ju te dashur tru te peshkut pa uje ,pse mendoni qe femra lufton per liri , femres i mungon liria , femra arratiset per liri , femres i kushtezohet liria ?

Gabim jeni . Sinqerishte gaboheni po aq sa te medhenje ne moshe  jeni . 

Une njoh femer shqiptare qe punon ne Washington Post .Une njoh femer shqiptare  qe punon dhe ne kampet amerikane ne  Avganistan e Irak ,Une njoh femer qe vjen e elaboron problemet emotive e seksuale ne nivel aq te thelle sa qe dhe emisionet perkatese te rtv-ve boterore per boten shpirterore e trupore do ti mirrnin lakmi  po ta kishin mystafire ,e ju ?

Ju ,me naivitetin e juaj mendoni qe femres i kushtezohet liria ?

Ajo qe une nuk e kuptoj eshte ,pergedhelni sedren e juaj me kete ngushllim, apo vertet aq naiv jeni ? cilado femer qe luan rolin e maces ne jeten e perditshme ta dini qe eshte forma me sigurte qe ajo ju shfrytezon per sigurimin e mireqenjes se saj. Punoni dhe veproni ju per te , pra shfrytezoheni.

Pse macja duhet te perfaqesoj femren( sipas jush ) e jo vet emigrantin  ?

pra macja metaforike eshte , gjithsesi.smiley  vetem se leximi yt mbrojti gjinine dhe e spostoi metaforen ne krahun tjeter. sidoqofte, ky eshte art.naivitet do ishte kur macen ose qenin ne realitet, ti shikonit si metafora, duke rrezikuar nguljen e thonjve ose te dhembeve, perkatesisht. smiley

,Une njoh femer qe vjen e elaboron problemet emotive e seksuale ne nivel aq te thelle sa qe dhe emisionet perkatese te rtv-ve boterore per boten shpirterore e trupore do ti mirrnin lakmi  po ta kishin mystafire ,e ju ?

Melejezysh, melejezysh, un njoh nje femer qe elaboron emocionet e kamionisteve ne semafor.

 

Hmmm desha te nenvizoj se edhe ai macoku im tek historia qe tregova me siper eshte metaforik. smiley

 

Emo rrofsh qe na zhvillon mendjen edhe per dite te diele.

Mos harroni qe macja ka 7 shpirtera! smiley

...por vetem nje "ashtu". Kjo patjeter qe tregon aspirate.

Macja eshte si puna e femres, I afrohet vetem atij qe e perkedhel..smiley

Nje"ashtu" .! Pse ju meshkujt numeroni edhe topat keshtu qe u dalin me shume se nje smiley

Dobet me teori seksi Ketlin.

Daci ka shume spermatozoide, ndersa moca ka 2-3 ovul.

 

Kush e permendi Dacin? smiley

Gaia.

konkurence me te pashpirt qe kane spermot, nuk ka konkurence ne bote. vetem nje fiton, shume rralle dy. nga keto natyralet flas, jo ato te frigoriferit. 

emo si gjithmone e ka fajin. pse mace dhe jo dac, dhe do bijshin rehat. 

Curiosity didn't kill the cat. The sad evolution of a feline smiley

PS: Very nice. 

Bukurisë i jepen shance pasi pandehma e parë është gjithnjë se bukuria është edhe dobi, e kjo vlen derisa të vërtetohet e kundërta.

Dafne,

Shume interesante “çmenduria e qetesise.”  smiley Ajo meriton nje analize te thelle filozofike. smiley

Edhe mua me pelqejne shume shkrimet e Emigrantit me aq sa kam lexuar, por komentet qe jane bere nuk jane gje tjeter perveçse ushtrim lirie ne te shprehur te cilat nuk duhen marre (medoemos) per te verteta absolute, ashtu siç nuk duhet marre morali ose esenca e ketij tregimi te shkurter.

Persa i perket natyres se maces, nuk e kuptoj mire pse thua se ajo nuk do liri, dhe se nuk di ta perceptoje. Besoj, se çdo qenje frymore do liri per te shprehur aspektet e vetes se saj dhe ne rastin e maces, nje nga menyrat per ta bere eshte lenja e shenjes ose percaktimi i territorit. Pra, sikur macja te mos donte liri, ajo nuk do te kishte as tendencen per te qene territoriale ...

Tani, "pse duhet macja te perfaqesoje femren e jo Emigrantin?" Te dyja hipotezat jane te barazvlefshme, por me bezdis perdorimi i kushtezores “duhet.” Pse duhet se s'ben qe nje qendrim te perfaqesoje te verteten? Te gjithe kane te drejten e lirise se fjales qe ne shume raste reflekton subjektivitetin e njeriut por nuk eshte e drejte ta cilesosh nje interpretim subjektiv me te mire se nje tjeter.

Une nuk dua ta zgjas shume me feminizmin, por me ke shokuar me ate qe aludon se femra nuk lufton per liri, dhe se asaj nuk i kushtezohet liria. Gjithashtu, nuk e kuptoj argumentin se ka femra ne pozicione te mira profesionale. Te kujtoj qe ka shume gra te cilat punojne neper rruget e botes si prostituta dhe pastruese bashke, dhe qe elaborojne here thelle, here ne menyre siperfaqesore problemet emotive dhe seksuale. Ato mund te kene rrethana socio-ekonomike te ndryshme, mund te jene shume te zgjuara, shume naive, ose te dyja ne te njejten kohe, por nje gje eshte e sigurte: jetojme ne nje bote ku femra gezon me pak liri dhe te drejta se mashkulli.

Se fundi, jam dakord me ate qe thua se edhe femra ne rolin tradicional (shtepiak) shfrytzon ( ne kuptimin e mire te fjales). Megjithate, ajo bjen shpesh here viktime e autoritetit dhe dhunes (psikologjike dhe fizike) te atij qe sjell buken ne tavoline sidomos kur nuk ndodh gjithmone ashtu. Pra, me duket se perqendrohesh vetem tek nje kategori femrash...

Bukur

Per mua bukuria fillon kur dicka pelqehet

 

jardin,

Te bejme nje retrospektive per  mentalitetin kolektiv shqiptare .

 Mund te besh miliona analiza,  teste dhe  pytje  , pse liria e femres duhet te mbrohet nga mashkulli ( kushtezohet ) .  dhe po nje milion pergjigje do  fitosh,  gjithesecila me e rafinuar se tjetra eshte ne mbrojtje te kesaj maksime te tyre ,  por nese  futesh deri ne skajet me te fshehta te sukoshences se tyre se pse femra do te duhet te mbrohet ( ruhet nga ''liria '')rezultati i hidhur ka vetem nje pergjigje  moralin, ndershmeria e femres se tyre ( qofte ,grua nene apo moter )

Prandaj; preka dhe skajet me ekstreme qe mitin e tabuzuar te tyre per privilegjin qe e mendojne e kane humbur .

Une u ndala ne rastet e veqanta  , ti shkove ne shtrirjen kolektive ,si transpareca e prostutucionit .

A ka liri me te madhe te fituar  per femren se kjo ne kete drejtim jardine ? Ushtrimi i prostutucionit . A e bejne kete me deshire apo ju kushtezohet nuk eshte me rendesi ,mjaftojne qe ato  ne kete rrafsh mitin e mashkullit si mbrojtes i nderit te femres e thejne .

p.s.

sa per macen shof qe si duket e ke ngatrruar me qenin ,si kafshe ..

Nje ne dafi sa e zgjut qe eshte dafi, na e vertetoi me 1 milon prova laboratorike qe morali qeka atribut vetem mashkullor, kurse grate jane destinuar per semafor.

He ishalla e keni kete fat ta provoni nje here semaforin si pune laboratori, e pastaj flasim prape.

Ju as shoqerine patriarkale nuk meritoni.

 

Heretik,  per Ty nuk me pelqen te mendoj qe ne forme te cekt kap kuptimin e gjerave .

p.s. hajde laborator hajde....

..ska cka flitet me shume .

 

Nuk ke çfar kap thelle ne kete rast (dhe shume te tjera), sepse nuk ka thellesi, ka vetem cekesi trasparente qe ju me kot mundoheni ta turbulloni per ta bere te duket thellesi.

Fatkeqsisht ne flasim si anonime, dmth teorikisht, nuk dihet se çfare bejme realisht, laboratorikisht.

Ne jeten reale eshte drugoj mesele, sepse tjetri ka mundesine te njohi praktikisht kush je me dhembe e dhemballe, pa qene nevoja per pune laboratori.

 

Ne rregull jam me shumicen e gjerave qe ke shkruar, por nuk besoj se eshte i parendesishem fakti qe prostitucioni i kushtezohet femrave. Eshte e vertete qe miti i mashkullit si mbrojtes i nderit te femres eshte thyer, por jo nga femrat. Ka pasur nje zhvillim negativ keta 23 vitet e fundit ku per femren shqiptare nuk diskutohet me per nder te mbrojtur nga meshkujt ose per dinjitet te konstruktuar nga koshienca kolektive femerore. Fenomeni i prostitucionit shkon pertej humbjes se nderit paternalist dhe perben nje zhvillim negativ persa i perket lirise se gruas mbi trupin e vet. 

P.S. Kam pasur mace dhe qen ne shtepi dhe nuk ia fus kot per te paren. Nuk ka qenje me sens lirie me te zhvilluar se ajo.  

Si i bie tashi, tek ceshtjet e moralit futet dhe irritimi i macokut tim kur vijne dacet  e lagjes per te "marre me te mira" micen?
PS: Po per kauzen e depilimit, a ka qendrime te ndryshme/kundershti mes feministeve di gje njeri? smiley

Maçoku ti japin vetes them une, dhe te behet pak me i mire se do t'i shkojne vete macet mbrapa pastaj.

Qendrimi i zakonshem eshte: biejme dakord te mendojme ndryshe. smiley

Me pelqen historia dhe stili te shkruarit, shume bukur. Edhe ideja per ta projektuar tek nje kafshe kete marredhenien e lirise dhe roberise ne nje dashuri, eshte e gjetur. Por ka dicka per te cilen kam rezerva: je krahasim me facebook-un...."Kjo mardhënie, "e ndërlikuar" si prej facebook-u, vazhdoi derisa një ditë jan...". Mos thashe me vete!! edhe ketu kjo gjeja. Mund te bente shkrimi shume mire edhe pa te. Gjithsesi ishte pjese e bukur per tu lexuar, ne nje dite shkurti me shume diellsmiley( qe nuk ndodh hspesh ketej nga ne)..

 

mund te dihet kush eshte emigranti? keto shkrime jane nga me te mirat ne gjuhen shqipe. si i behet te lexohet ndonje gje me e plote?

Edhe une jam kurioze. Ku blehen librat tuaja Emigrant?

cool danke.

Emigrant ..pene e embel dhe e dashur .

eshte pjesa e lexuesve qe 'arushen " e komentuan pasi dolen nga Cirku ...e pate cfare bythesh kishte " ? Kane bashkebiseduar me njeri tjetrin .dhe si zakonisht kane cfaqur talentin smiley

Per vete hyj ke pjesa e spiritusit me te tjere .Simbolika " macja " eshte dicka Mistike "me shtate shpirtra " me shekullorja nga kafshet qe bashkejetojne me njeriun ,  kafshe qe sulmon dhe ariun kur e bezdis , por qe ka perkedhelje e shtirje sa qe dhe femijen ,asetin me te bukur te races njerzore e krahasojne "si macke " smiley Nuk e di ne se ka ndonjeri studim per diferencat ne seks te tyre !

Gjetje e mrekullueshme per mua per te krijuar raporte nga vete Macja dhe njeriu me Macen . Po gjithsesi nje Hiperbole nga JU ( e justifikuar ) qe e ka perfytyruar " brenda" pa thene ne se eshte hera e PARE qe merr kontakt me Boten e Ftohte , pa thene qe eshte nje ritmike qe ne Ftohtesi do jete e detyruar te kaloje cdo vit . Dhe eshte problem KYC !

Gjithsesi dy nderhyrje .

E para nga vecoria e PF qe di te bjere aq bukur krahasime ...Si ndihet nje i TREDHUR menderisht , qofte dhe i perfaqesuar ne duet si "normal " C'raporte mund te ndertoje me boten e te tjeret ? Nje pershkrim ....

E dyta freskia sensore e Kopshtares , engjellit tim mbrojtes . Perse duhet ta shohe femren 'te ndrydhur " e "te shtypur " dh jo si qenie e vecante me perfaqesine e saj te vecante . A mundet te trajtohet e vleresohet nje individ ( me qe fut dhe  JU ) duke e pare vetem Mes e Poshte ... edhe vet Kopshtarja mund te thote ...

Flm ...me qe shijohet edhe pse bije BORE smiley

Hola mi amor. smiley

Femren e shikoj si qenie me te gjitha aspektet dhe rrethanat pozitive dhe negative te saj, ku hyjne ndrydhja, shtypja, por edhe zgjuarsia, shpirti luftarak, dhe roli i rendesishem qe ka ne shoqeri. Do te vetmohohesha sikur te mbroja te kunderten.

smiley

Jo me deklarata .Duhet talexosh veten me lart .Se keshtu del qe dhe mua ,mu desh me ta thane , po me duket vetja i "robruem "'  e i rrethumun prej dashtunise tuej , qe s'don me me e lane me e pae Lirine , por me e majt te ndrydhun dhe per me e nxjerre per pak kohe ne Liri, per me u ba Mohi  elementeve qe bajne pjese tek kryet dhe Fiziku .

Vetem me nje ndryshim qe me perkedhel dhe me lidh kord(h)ele te kuqe ne qafe ... smiley Dhe me kete ke te drejte te krenohesh ne Lagje ( jo ke e PF ) se ke "macke te bukur "

Les Chats
 

Les amoureux fervents et les savants austères
Aiment également, dans leur mûre saison,
Les chats puissants et doux, orgueil de la maison,
Qui comme eux sont frileux et comme eux sédentaires.
 

Amis de la science et de la volupté
Ils cherchent le silence et l'horreur des ténèbres;
L'Erèbe les eût pris pour ses coursiers funèbres,
S'ils pouvaient au servage incliner leur fierté.
 

Ils prennent en songeant les nobles attitudes
Des grands sphinx allongés au fond des solitudes,
Qui semblent s'endormir dans un rêve sans fin;
 

Leurs reins féconds sont pleins d'étincelles magiques,
Et des parcelles d'or, ainsi qu'un sable fin,
Etoilent vaguement leurs prunelles mystiques.
 

                                       Charles Baudelaire

Le Chat
 

Viens, mon beau chat, sur mon coeur amoureux;
Retiens les griffes de ta patte,
Et laisse-moi plonger dans tes beaux yeux,
Mêlés de métal et d'agate.
 

Lorsque mes doigts caressent à loisir
Ta tête et ton dos élastique,
Et que ma main s'enivre du plaisir
De palper ton corps électrique,
 

Je vois ma femme en esprit. Son regard,
Comme le tien, aimable bête
Profond et froid, coupe et fend comme un dard,
 

Et, des pieds jusques à la tête,
Un air subtil, un dangereux parfum
Nagent autour de son corps brun.
 

                    Charles Baudelaire

Femme et chatte

 

Elle jouait avec sa chatte,
Et c'était merveille de voir
La main blanche et la blanche patte
S'ébattre dans l'ombre du soir.

Elle cachait - la scélérate ! -
Sous ces mitaines de fil noir
Ses meurtriers ongles d'agate,
Coupants et clairs comme un rasoir.

L'autre aussi faisait la sucrée
Et rentrait sa griffe acérée,
Mais le diable n'y perdait rien...
Et dans le boudoir où, sonore,
Tintait son rire aérien,
Brillaient quatre points de phosphore.

Paul VERLAINE

... un dangereux parfum ...

 i markes Un jardin sur le nil.

 

Etoilent vaguement leurs prunelles mystiques

Et laisse-moi plonger dans tes beaux yeux,
Mêlés de métal et d'agate.

Brillaient quatre points de phosphore.

Heretik, flm qe i solle keto 3 poezi. Syte jane pasqyra e maces dhe zogut blu brenda nesh, tha smiley

Macja eshte sfinks-kaluçi, mbi te cilin vendosen duart per te kaluar ne anen tjeter. Meqe Ezopi ka vdekur (prej shekujsh) zotrie. smiley 

 

Harrova te te shkruaja dje Heretik. Nqs do te kuptosh shpirtin francez, referoju Rousseau-se... smiley

Po qe per banden e Korrikut, preferoj me mire Volterin, qe, kur lexoi mbrojtjen e diplomes se Rusoit me pretendim se progresi dhe kultura e ka larguar njerzimin nga natyrshmeria e kafsheve, tha pak a shume:

Kurre ndonjehere nuk eshte harxhuar kaq shume inteligjence dhe kulture per te vertetuar qe njeriu duhet te rifilloje te ece me 4 kembe (kembadorazi).

Kusurin masanej me Lajbnic e di finisterra qe te tha piten per kulture franceze. Une njof vetem ciniket dhe budallejte, dora ime me nje fjale.

 

po rusoi i la femijet e vet rrugeve, moj jardine, dhe s'e zinte gjumi per femijet e te tjereve. c'ti themi kesaj?

Une gjykoj shkrimet jo jeten private te shkrimtareve Albe. Eshte e thjeshte te bejme moralizime nga me te ndryshmet... 

Kush ndan jeten e autorit prej vepres se tij, ose eshte pyke ne diell per proçesin e krijimit (sepse autori nuk ka ku te peshkoje tjeter perveç jetes se tij, e kam fjalen si thelb emocional dhe si motivacione kryesore, jo histori te degjuara), dhe perserit si robot shterp çfar eshte e modes te thuhet ne sallonin e sinjora Bertinit, ose eshte i interesuar te fshehe pislleqet e jetes se tij, mbas vepres se tij.

 

Mos harro se nuk eshte e rendesishme çfare mendoj une, keshtu qe mos e irrito veten kot.

Reagimi im nuk varet nga rendesia e kujt mendoi, po njesoj do te reagoja me kushdo qe mendon te njejten gje, edhe sikur te ishte Qosja, Kadareja, Naim Frasheri.

Kjo teme eshte diskutuar vazhdimisht ne Peshk, dhe kam thene pak a shume te njejten gje.

Dmth per çfar mendoj une ti je pa rendesi, njesoj pa rendesi kushdo tjeter me rendesi.

 

E cfare din ti, zoti Heretik, mbi jeten e Omirit, apo Shekspirit?

... "Kollani I arte u tret, po kenga I mbeti, ama"

Nuk di asgje nga jeta e tyre, por mund te kuptoj nga jeta e tyre nepermjet vepres se tyre ku gjenden gjurme te jetes tyre.

Kete e them si shembull formal se nuk me rref shume per Om dhe Shek, nuk jam studjues i tyre.

Ta kam llafin se nepermjet vepres mund te njohim autorin, dmth nepermjet vjershave dhe komenteve njof Çimin.

Domethenia e fundi nuk je ti Çimo, sepse nepermjet krijimit (vepra) njof Krijuesin (autori) ka thene shoku shen Pali.

Por t'y nuk te rref se e quan fene genjeshter, dhe marksizmin, Stonsat dhe shoku Pali Misken e quan te vertete, te cilit as kollani i arte e as kenga e argjendte nuk i mbeti, e u tret vaj vatani e mjer mileti.

 

well, s'di pse behet kaq zhurme per autoret si individe. po nejse xhanem, mbase shohin ne kete dicka qe une nuk e shoh. 

ja edhe kete: bertold brehti, po t'u besojme otoriteteve, i kishte shume qejf grate, po edhe grate e donin shume. per to ishte nje nder i madh qe ai denjonte te "flinte me to" - dhe ketu vjen pjesa e bukur Hero - edhe pse ai mbaronte pune per 20 sekonda dhe duke e ditur kete, nuk hiqte as pantallonat. ato kurre s'u ankuan.

Pasi u njohem me kete intimitet nga jeta e autorit, te kam rixha me thuaj si ndikon kjo ne perceptimin e vepres se Brehtit? Si e sheh ndryshe ti tani?

Per te mos folur per gjera me madhore, si psh autori X nuk na pelqen sepse nuk ka folur mire per pavaresine e Kosoves!

s'di pse behet kaq zhurme per autoret si individe. po nejse xhanem, mbase shohin ne kete dicka qe une nuk e shoh. 

Po kte po them vazhdimisht, qe ti nuk e shef se nuk do me e pa (nuk te leverdis), se pavarsisht modes se sotme eshte artificiale qasja formaliste (per me teper 100 vjet e vjeter, dhe e deshtuar per shkak konfliktesh se brendeshme qe me formalistet ruse) se mjafton dhe tepron teksti i shkruar, se teksti i bindet ligjeve te brendeshme, se teksti eshte qellim ne vetvete etj, etj me vrap pele gjysem te verteta te tilla.

Eshte tregues se, megjith moden demokratike: "ç'po na duhet se çfar ben autori mer jau! Jeni bo me keq se fuksat!", vazhdon te behet zhurme per autoret si individe. Edhe ti e ben ne nje teme tjeter, si çdo demokrat tjeter.

Per Bertold Brehtin nuk pres ndonje gje me teper se keto bukuri qe tregon ti. Tani kete lloj perversionesh jane bere rregull: "Nuk behet art i madh pa qene pervers mer jau!".

Dhe kjo eshte histori e vjeter, ka filluar qe me romanticizmin.

Ja nje tekst qe duhet lexuar me detyrim e percaktim, i njohur edhe ne boten anglo-saksone. Merre me mend ka lexu edhe Roni, eshte turp te mos ta lexosh edhe ti:

http://www.artandpopularculture.com/The_...

Ti e ben rremuje edhe kete diskutim, sepse qe te diskutohet duhet me u nis nga premisa te ngjashme, ose qe ne fillim te diskutohet se çfar premise ose aksiome quhet e vlefshme (kete gje ti e di me mire se kushdo tjeter ketu). Pastaj diskutojme po deshe per Kosoven edhe per Çubriloshevipiqishin.

Konkretisht aksiomat jane: Ka kuptim bota, apo nuk ka kuptim?

Ka qellim jeta, apo nuk ka qellim?

Jeta merr fund me kalbezim dhe ngopjen e krimbave, apo ... ?

Kush eshte me i rendesishem jeta, apo vepra? Shpirti apo trupi?

S'po zgjatem me teper se ti me kupton, se je djale i zgjuar, megjithse je hala duke pi raki frutash tek kafja e Ali Demit.

 

Sa katil paske qene! smiley

Here pas here, une e marr macokun tim ne kosh dhe shkoj tek nje e afermja ime qe ka shtepi private. E leshoj ne oborrin gjithe bar dhe eshte shume i cuditshem reagimi i tij ne fillim, si i frikesuar, si i ndrojtur, nuhat gjithe andej. Pale pastaj, kur i vijne macoket e lagjes behet nje dore dhe ndersa ata i gafurren nga lart, ky i shikon nga poshte dhe leshon ndonje mjaullime te vogel, sikur do me e marr me te mire. Mu me vjen inat, se me eshte bo macoku si "cun mamaje", por prape kam frike se mos ma cjerrin ata rrugacet, e ngrihem ne kembe. Ja kshu, englendisemi familjarisht. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).