E perditshmja “Panorama” shkruan sot se Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është përfshirë në një skandal të vërtetë diplomatik. Ministria e Jashtme ka hapur letrën që Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, i ka kthyer si përgjigje kryetarit të Komisionit të Medias, Genc Pollo, lidhur me kërkesën e tij për asistencë ligjore, për amendamentin e propozuar nga mazhoranca për ndryshimin e ligjit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA). 

Përgjigjja e shkresës së Pollos ka mbërritur në datën 5 shkurt, por ajo nuk ka përfunduar në duart e deputetit të PD. Shkresa zyrtare është paraqitur më datë 10 shkurt në Komisionin e Medias nga nënkryetari i Komisionit, Alfred Peza, ndërkohë që vetë kryetari i këtij Komisioni nuk kishte ende dijeni për përgjigjen e shkresës së tij. 

Burimet nga Kuvendi bëjnë më dije se përgjigjja e sekretarit të KiE, Thorbjorn Jagland, është dërguar nëpërmjet misionit diplomatik në Ministrinë e Jashtme në Tiranë.

Shkresa është hapur në ministrinë e Jashtme dhe më pas një kopje e saj u është dërguar deputetëve të mazhorancës në komisionin e Medias, duke shkelur haptas të drejtën të paracaktuar në nenin 36 të Kushtetutës ku sanksionohet se Liria dhe Fshehtësia e korrespondencës ose e cdo mjeti tjetër të komunikimit janë të garantuara. 

20 Komente

Nese keta kane hapur korrespondencen e tjetrit shume gabim dhe aq me teper kjo nese ndodh ne MJ.

Por, ama dhe artikulli qenka shume "shpjegues". E mori ky ja dha atij dhe nuk e dinte ai tjetri qe ky i pari e kishte pare dhe nuk i kishte thene atij, pra ... skandal. Kaq shume sa po e inflacionojne termin skandal keta trushkulurit nuk ka per tu dukur skandali dhe kur t'ia beje muuuuu (apo ai eshte qellimi!?). Oooo gazetar, shpjego njehere se kujt i drejtohej letra (pra a kishte gje me shkrim aty Jovan Nuci Bregu?), pastaj cfare kishte te shkruar (nese eshte leter per tu bere publike) dhe pastaj na thuaj nese ka skandal apo jo. Ndryshe thuaj qe tha Imami qe ketu ka skandal por jo sikur e zbulove ti gjithen kete. Ju dhj@fsha mu ne gazetarine qe beni.

Nuk e lene zakonin e vjeter komunistat.

Ueeee ca legenash.

Po ku njofin komunistat "liri dhe fshehtesi te corespodences" mor aman.Cfar prisni ju nga i biri Sul Bushatit,Kristac Rames,e te tjer qe sja vlen me u  permenden emnin se e bojne pise PPU.Dikush ketu ka thon se eshte i shkollu ne perendim ,por edhe kjo provon se ky shkollim nuk ta ndryshon ADN e komunismes.Po su largu nga drejtimi i politikes  kjo far e keqe, mos prisni te shihni hajr ...smiley

 

Prisni djema, mos u nxitoni, duhet pare se kur u ka shkruar Genc Pollo atyre, se bo vaki u ka shkruar kur ishte ne pozite PD, dhe pergjigjia ka ardhur me vonese, kur rolet jane ndryshuar. Dhe mund te ndodhemi perpara nje kruispunt (shkruhet), kryispynt (shqiptohet) , qe ne shqip i thone pikekryqezimi. Ndodhin lapsuse te tilla. 

Cfare lapsi thu ti mer Pjer. Letra ka qene e shkrujtme me kompjuter.

edhe ky hamendesim Pjer, prape nuk e justifikon faktin qe ky eshte legenllik i ulet, (nga ato legenat e deformum) sepse edhe po ta kishte shkruar Pollo kur ishte minister, atehere letra prape nuk hapet derisa Pollo te behet prape minister ne nje te ardhme  sado te afert.

Ne fakt gjerat jane me te thjeshta. Nese letra i eshte derguar institucionit, mund ta hape edhe sekretarja. Nese letra i eshte derguar me emer G.P. ceshtja cohet ne gjykate civile per hapje te korespondences private dhe zgjidhet aty. Llafet e shumta jane fukarallik.

+1

Nese letra i eshte derguar institucionit, mund ta hape edhe sekretarja""

Letra nuk i ka shkuar Ministrisë së jashtme, pse e hapi Bushati? kjo është pyetja...

 

Mato, nuk eshte leter me zarf e me poste. Por eshte nje mesazh electronik i derguar me poste elektronike perfaqesise sone ne Brussel, e cila pasi e morri ja dergoi po elektronikisht (me frorward) head quarterit apo Qendres qe ne rastin konkret eshte Ministria e jashteme me porosi per tia dhene kete mesazh zotit Pollo. 

Po u bo dhe iher Pollo minister Agrono, a ha, pirdhi me te Shqiperise dhe klases politike drejtuese shqiptare. 

m'pelqen kruispunt. Falemnderit Pjer!

era shtet... ka lezet

pse ja hap mer zar, atij mund ti shkoj nai leter me eksploziv mrena....se ka bo shum shoqni 

era tritol

po shan i dhje.... te perdhjer....... thone Vlonjatet sie Mister leets go dutch dhe pollo plehra te dy jane  boll me kete lavazh truri se kush eshte legen te gjithe njesoj jane !

 

shume mire ka ba , vazhdoni keshtu...

Nje arsy me shume m'u bashku ortekut me njizet Frur

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).