Dhjetëra, qindra, mijëra armë konvencionale dhe lloje të tjera armatimesh, plus lëndët plasëse rrezikojnë për çdo dekik jetën e shqiptarit të thjeshtë. Ato janë në duar të keqbërësve, njerëzve të papërgjegjshëm dhe rëndom të miturve...

Dash Sula, ish-deputeti demokrat në legjislaturën e shkuar, është fiksuar në një moment deliri teksa u bërtet lojtarëve të ekipit të tij të zemrës. Fotoja është e shumëparë dhe vjen pas një akti që pushtoi për një ditë faqet e të gjithë gazetave. Deputeti ishte në ekstazë pasi kish shtirë me armë në stadium dhe kjo u regjistrua madje edhe në proces-verbalin e ndeshjes! Kuptohet se një ditë më vonë gjithçka ishte fashitur. Deputeti, sipas fjalës së vet, kish qëlluar me armë-lodër dhe këtë e provoi dhe prokuroria, pak më vonë! Lehtësia e talljes si kjo me armën e zjarrit tregon pak a shumë vetëdijen e shoqërisë shqiptare dhe strukturave të saj për armën. Në kulmin e debatit vjet për armët, që do të kulmonte me një ligj të përfolur për armët, deputetet më shumë ziheshin me gamën e njerëzve që duhet të lejoheshin me armë sesa me masat shtrënguese dhe penalitetet. Kaq ironike ishte e gjitha saqë në fund ish-kryetarja e parlamentit ironizonte me armën kreun e Opozitës së atëhershme: se mund të qëllonte veten!

Kanë kaluar muaj, rolet janë ndërruar dhe personazhet që u përmenden këtu, s’janë më në kronikat televizive, por krimi vazhdon të lulëzojë ndërsa parashikimi i numrit të armëve në duar të popullatës ende të shokon. Projektet e ndryshme të çarmatimi janë harruar dhe bashkë me to edhe përpjekjet. Duke u kthyer pas në kohë, ka pasur një program të titulluar “Mbështetje për Reformën në Sektorin e Sigurisë” (MRSS), që u miratua zyrtarisht në fillim të majit 2003. Ky program mbështeste ligjin e miratuar nga Parlamenti më datën 6 mars 2003, nr. 9018, “Për mbledhjen e armëve, të municioneve dhe materialeve të tjera luftarake” dhe shtrihej në 5 prefektura (Tiranë, Vlorë, Kukës, Shkodër dhe Lezhë). Qëllimi i këtij projekti ishte mbështetja e grumbullimit të një numri sa më të madh armësh, deri në fund të nëntorit 2003. Kjo ishte faza e fundit që programi SSSR/UNDP mbështeste drejtpërdrejt procesin e grumbullimit të armëve. Më pas do të fillonte policimi me bazë komunitetin në 5 zona pilot. Interesant ishte ajo që bëri komisari Xhavit Shala në Fier dhe pastaj në Lezhë, ku i kërkoi vetë policëve që të shërbenin si medium me njerëzit e tyre që të grumbullonin armë dhe pastaj inicimi i të rinjve. Atëkohë, z.Shala (flitet për fillimin dhe periudhën e viteve 2000) arriti të bëjë dhe një strategji shumë interesante në Fier që dha shumë rezultat. Sot, gjithçka duket e lënë pas dore, kurse armët sikur janë shtuar. Penalitetet në përgjithësi mbesin qesharake.“Vendi ka ligje dhe penalitete për armëmbajtjen pa leje. Por, shtrohet problemi se sa efektive kanë qenë ? Vitin e kaluar sanksioni për veprën penale të armëmbajtjes pa leje u cilësua duke e shtuar masën e dënimit. Por ngjarjet tregojnë se akoma nuk kemi një produkt siç do të dëshironim”, thotë deputeti Pjerin Ndreu. Dhe, është e vërtetë, rrallëherë mund të jetë dënuar ndonjë personazh në Shqipëri me terma maksimalë për armëmbajtje pa leje..sepse drejtësia gjithmonë e më pak i shërben drejtësisë në publik, sesa xhepave të gjyqtarëve...

“Koha për çarmatimin ka kaluar çdo afat”

Prof. As. Dr. Irakli Koçollari mendon se ka kaluar me kohë afati dhe i gjithë shteti në mënyrë institucionale duhet të mendojë për çarmatimin e popullsisë

Cilat do të ishin rrugët, sipas jush, që do të bënin të mundur këtë gjë?

“Unë do të mendoja se së pari duhet iniciuar një fushatë e gjerë publiko-ligjore: 

1. Kur them ‘publike’, -  nënkuptoj angazhimin në një fushatë të gjerë me konsesusin e përbashkët të të gjitha forcave politike gati të një plebishiti institucional dhe mediatik, ku të shfaqen jo vetëm figura politikanësh por edhe personalitete të njohur të botës së artit, kulturës, shkencës, shoqërisë civile, figura të njohura popullore në krahina e zona të ndryshme.

2. Mbas sensibilizimit intensiv të opinionit për dorëzimin e armëve  do të gjykoja se: 

Do të ishte e domosdoshme të miratohej një paketë ligjore e cila do të lejonte shërbimet policore të organizonin kontrolle mbi objekte apo kontigjent të dyshuar për armëbajtje pa leje. (Kujtoj “planin amerikan” antiterror për përgjimin e kontigjentit kriminal e të dyshuar për terrorizëm - natyrisht pa lejuar abuzime). Ligji të parashikonte sanksione favorizuese dhe rënduese për rrethana specifike për zona dhe individë të ndryshëm”.

Si e shikoni realitetin në Shqipëri

“Duhet të dimë gjithashtu se aktualisht në radhët e popullsisë shqiptare janë në posedim një numër mjaft të madh armësh. Askush nuk mund të na thotë me saktësi numrin, por nëse do ti referohemi disa treguesve institucionalë të mëparshëm mund të arrijnë përafërsisht në identifikimin e numrit të tyre.  Nga një statistike e mesit të viteve ‘90 (1996), e Ministrisë së Mbrojtjes bëhej e njohur se kjo Ministri kishte ne evidencat e magazinimeve të saj një numër prej rreth 600 000 mijë armë të lehta (që mbahet e përdoret nga këmbësoria), të tilla si armë automatike (kallashnikov) gjysëm automatike (karabina), pushkë (të tipeve dhe prodhimeve të ndryshme) dhe pistoleta.  Sikundër dihet pjesa dërrmuese e këtij armatimi, në vitin ‘97 u nxor nga depot e rezervave apo magazinimi i njësive ushtarake dhe u shpërnda në radhët e popullsisë duke shkaktuar ato tragjedi të dhimbshme e të përgjakshme, të cilat tanimë janë të njohura për të gjithë shqiptarët. Pas vitit 1998 e në vazhdim filloi u organizua një proces i mbledhjes së këtyre armëve, i cili vazhdoi gjer aty nga viti 2003-2004. Për këtë qëllim pranë institucionit të Ministrisë së Rendit u ngrit edhe një strukturë e cila merrej posaçërisht me këtë mision. Nuk dimë se për ç’arsye dhe me ç’motivacion atë vit u shkri kjo strukturë dhe u mbyll ky proces!!! Nga raportimet e bëra dhe statistika të përafërta të asaj kohe, nga kjo strukturë përllogaritej se gjer në fund të këtij viti (2004) duhet të ishin mbledhura gati gjysma e këtij armatimi apo diçka më shumë. Për rrjedhim llogaritej se diçka më pak së gjysma e numrit të armatimit të mësipërm mbetej ende në duart e popullsisë. S’ka dyshim se një pjesë e këtij armatimi është tregtuar nga trafikantë klandestinë jashtë vendit. Nuk dimë gjithashtu se ç’pjesë e tij është demontuar apo shitur jashtë institucionalisht, ashtu sikundër nuk dihet se ç’sasi armatimi është futur ilegalisht nga jashtë, brenda vendit.

Duke marrë me rezervë çdo lloj shifre dhe llogarie, në çdo rrethanë duhet të kuptojmë qartë se në duart e popullsisë tonë mbeten një sasi mjaft e madhe armatimi. Edhe sikur të shkojmë në minimumet e saj (të shumës fillestare prej 600 000) nuk përjashtohet që ende të jenë në qarkullim qoftë edhe një e katërta e kësaj shume.

Në çdo rrethanë, e në çfarëdo lloj shifre qoftë armatimi, treguesit na thonë se ai përbën një rezervë potenciale me rrezikshmëri mjaft të madhe sociale, një burim potent për krimin dhe kriminalitetin. Eshtë mëse e domosdoshme, qoftë edhe vetëm për praninë fizike të kësaj fuqie vdekjeprurëse duhet të ketë një shqetësim dhe mendim institucional. Specialistë ushtarake, politologë, sociologë dhe juristë duhet të mobilizohen për t’i ofruar politikbërëve dhe programeve qeveritare projekte urgjente për evakuimin nga duart e popullsisë të kësaj të keqeje  që kërcënon vetëm pasiguri, destabilitet, violencë, pse jo jetë njerëzore.” 

Çfarë mund të bëhej në këtë drejtim nga ana institucionale?

“Mendoj se krahas masave ligjore dhe sensibilizuese mediatike do të kërkoheshin domosdoshmërisht edhe nisma dhe reforma  institucionale. Konkretisht, dua të them se Policia nuk duhet dhe nuk mund të veprojë me të njëjtat organizime strukturore të plakura dhe të pandryshuara, si ato që ka gjer më tani. Kushtet specifike kërkojnë organizime specifike, në përshtatje me llojin e krimit masiv që shfaqet ne kohë të caktuara dhe në terrene të caktuara. Askush nuk mund të pretendojë përpara nesh se po bën mrekulli, se po vë në  kontroll e po parandalon krimin  kur nuk na ofron asnjë gjetje novatore institucionale, strukturore apo operacionale e ligjore. Gjer më tani po demonstrojmë vetëm një gjë - se po heqim disa njerëz e po vëmë disa të tjerë! Po a ka mundësi për novacione strukturore e operacionale të tilla? Padyshim që po! Unë nuk dua të hyj tani në këto çështje por shikoj se askush nuk ofron standarde bashkëkohore policimi dhe aq më pak sisteme operacionale referimi  nga institucione moderne simotra”.

Artikulli i plotë

91 Komente

Kaq ironike ishte e gjitha saqë në fund ish-kryetarja e parlamentit ironizonte me armën kreun e Opozitës së atëhershme: se mund të qëllonte veten!

Ku ka nje qik Gjoz nordh une. smiley Se kur vje puna per ironi Gjozi te shklyn.

Sot ne parlament kerkuan fjalen njekohesisht Burisha dhe Gjuzi. Meta, si shkerdhate qe eshte, ja dha fjalen Gjuzit. smiley

O cfare skene !

Qe te jemi brenda temes : armet nuk pjellin krim se jane arme. Krim pjell mendesia, perjashto aksidentet me to qe mund te ndodhin gjithsesi edhe kur jane me leje.

Ajo hapja e depove me 1996 dhe 1997 jane gjema per shqiptaret. Mbase ju kujtohet kur administrata e Berishes u thirr ne zbor dhe u paisen me arme me leje. Pastaj u hapen depot e armet nuk u kthyen me. Po Ben Andoni perse nuk na e rifreskon situaten si ishin vrasjet me arme zjarri para dhe pas hapjes se depove. Do kuptojme shkakun se pasojat ne mos ne shtepine tone, te ndonje i aferm apo komshi e pame.

" .... “Unë do të mendoja se së pari duhet iniciuar një fushatë e gjerë publiko-ligjore: 

1. Kur them ‘publike’, -  nënkuptoj angazhimin në një fushatë të gjerë me konsesusin e përbashkët të të gjitha forcave politike gati të një plebishiti institucional dhe mediatik, ku të shfaqen jo vetëm figura politikanësh por edhe personalitete të njohur të botës së artit, kulturës, shkencës, shoqërisë civile, figura të njohura popullore në krahina e zona të ndryshme.

2. Mbas sensibilizimit intensiv të opinionit për dorëzimin e armëve  do të gjykoja se: 

Do të ishte e domosdoshme të miratohej një paketë ligjore e cila do të lejonte shërbimet policore të organizonin kontrolle mbi objekte apo kontigjent të dyshuar për armëbajtje pa leje. (Kujtoj “planin amerikan” antiterror për përgjimin e kontigjentit kriminal e të dyshuar për terrorizëm - natyrisht pa lejuar abuzime). Ligji të parashikonte sanksione favorizuese dhe rënduese për rrethana specifike për zona dhe individë të ndryshëm”..." 

 

Jam dakord me Irakliun ketu, sidomos me piken e pare, veç pika e dyte nuk duhej bere publike (dhe as duhet bere) se, nese armmbajtesit do ta mirrnin vesh, do ti meçifnin armet, prandaj duhet meshuar vetem tek sensibilizimi, nja 6 muaj deri 1 vit, dhe me pas te fillonte kontrrolli neper shtepite e te dyshuarve, pa paralajmerim. 

dearmatimi do te duhet te ishte zoti ben.  bikozzzzz

i pa mundur eshte nje fjale, i padeshiruar eshte diçka tjeter.

per sa kohe qytetaret vazhdojne te dhunohen, vidhen, mashtrohen nga shteti edhte budallallallallallek te mendohen kesi gjerash.

Keshtu fillon diktatura, sot te ndalon facebook-un, neser bizhuterite, pasneser te drejten e te shprehurit, parsineser te drejten e votes!

 

A thinker. A doer. A "go-getter"!

All in one.

A nice view of a contemplating Tahir.

me verte e ka ky palla kur thote......te gjithe efektivat te heqin vetllat me piskatore si ministri, dhe duke fillu qe nga drejtori policise e lart te bejne otoplasty qe te vehet situata e veshderrizmit nen kontroll.

Gono nu e kupto dot humorin komunist te Tahirit. Dmth, nuk e kupton se duhet te jeshe komunist ta kuptosh, dhe ti komunist nuk je.

ne fakt shfaq shenja se mund te jete i ndrydhur... Gono, lene komunizmin tat te shpertheje!!!!!!

me goc teze rrehet me kollaj se me goc xhaje.

biles tani qe e menoj, edhe me goc daje dhe goc halle rrehet me kollaj se me goc xhaje.

e kon rrejt salen ne dosje, qe rre sala. s'ka faj po ta kapesh holle-holle.

po mire mer, neser e bojme goce teze TE DASHNORES!!!! Kjo eshte pastaj akoma me e rende!!! Se Sala nuk te fal per kurvnina lale!!!!

dy gjona dolen nga kjo deklarata mesiperme, te pakten keshtu si qenkerkiskeshka e perifrazuar. Qe ka nje shenje mosbesimi qe biznesmeni te kete porositur vrasjen (hence "paskerka") dhe qe lidhjet e biznesmenit me drejtuesit e e larte te policise (qe duhet te bojne otoplasty simas qarkores se funit) nuk mohohen.

hajde polici e inkriminume hajde. Turp.

genjeshtar karriere smiley

me tenure, do thoja.

Gjer më tani po demonstrojmë vetëm një gjë - se po heqim disa njerëz e po vëmë disa të tjerë!

..per me teper qe jane ushtaret e zani caushit te 97' ..prandaj dhe ;

John Kerry ka zgjedhur mes 3500 të ftuarve të ulet dhe jetë pranë Bujar Nishanit. Më pas ai e ka ftuar në një amjent të vecantë dhe puer 2 orë i ka shpjeguar pse refuzoi kryeministrin shqiptar Edi Rama të merrte pjesë në koferencën e Mynihut dhe në mëngjesin e lutjeve. Nga 35 kryeministra të europës të ftuar në Mynih i vetmi i ishte Edi Rama që nuk ftohet.smiley

 

ueee ca zbythje qe i paskan bo km-se tone.

Hahahahaha! 

Nuk e paska pas goce teze etj? 

Ene une i besova, dhe thojsha me vete, cer shtazesh primitive qe nje lidhje kaq te dobet- une as nuk e di si e ka emrin tamom burri i goces se halles psh, ja asociojne ketij si faj. Por as e vertete nuk paska qene. 

Hahahaha! 

Sa mire tju bohet qe i keni majte perciper 20 vjet keta kafshe primitive. Hak e kini si popull dhe si shtet. 

smiley

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, reagon për herë të parë për akuzat e opozitës, që e lidhin atë dhe bashkëshorten e tij me të arrestuarin si peorositës për ekzekutimin e biznesmenit të hidrokarbuereve në Durrës. Ai mohoi çdo lidhje me Ilir Karçinin. Rovena Serjanin nuk e ka kushurirë të parë por të dytë dhe ajo është bashkëshortja e Karcinit.

..te drejte ke  ..i paskan rritur me pa te drejte  nje numer ne nivelin orbites familjare te Tahirit  smiley
 

Stalker edhe "layout-in" e faqes e kan vjedh nga faqja e Temes se Bazes! smiley

o Ronooooooo, jo do rrosh me gjate se une, por je i denuar edhe te rilindesh si krishti ! smiley  Ne sekondin qe lexoj mesazhin tend, po mendoja exactement ket gje !!!! (punen e layout )

ej, po kjo eshte REALISHT faqja e genjeshtarit te karrieres !! E kam seriozisht,  kape i çik ket :

Besnik Mustafai do hyjë në histori si Ministri i Jashtëm i vetmi nga historia e 100 vjecare që nuk flet anglisht, nuk kishte adresë emaili dhe nuk përdor internetin.

eshte fiiiiiks fare justifikimi qe Gelboqja perhapi asokohe ne rrethin e ngushte, kur hoqi Mustafajin si minister te jashtem (pak jave para se te shkote Bushi ne Tirane). E maj men si sot !!

qeka vete Gelboqja kryeredaktor !!!

Btw di gjo ti stalker pse e hoqen ashtu ate besnik djegs mustafajin? 

kam degju qe u hap bythesh ne nje udhetim ne aeroplan jo shqipni e madhe, jo po desh ne maqedonine e asfiksojme etj. I erdhi mandata nga shba-ja me telefon. As me leter, kam nigju. 

Di gjo ti?

une kam degju fiks ate qe kam thene me lart (punen e anglishtes etj etj). Nuk di ç'te them per kete punen e shqipnise se madhe e me the te thashe, sepse keto gjona neper ballkan, kur jane te verteta, shiten si te verteta (qe mileti t'kujtoje se jane rrena) dhe anasjelltas.

smileysmiley

oh sa qesha! 

E vertete kjo per Ballkanin !

Stalker, a e pe zbulimin qe kish bere Dr. Alban Daci nga Roma? smiley

Ditet kalojne, vitet kalojne e bashke me ta kalon edhe koha e jetes tone...

Dr. Alban ka zbulu se bashke me ditet dhe vitet kalon dhe koha e jetes! smiley

I kam thone Deionit 100 here, shko e ktheu ne Tirone dhe veji shpatllat PD-se se osht tu hik per lesh. Nuk ndigjo! 

.....po ku doje zotrote te shkonim na per me referu te zeri i popullit apo dita  smiley
 

na vune te kuqte perpara, o kapo smiley

 

Bama u doli hakut, armatimin ua siguroi. Por i mori Basha ne qafe, jo tha do bejm opozite ndryshe. Urdhro tashti!

po pra. na dul Ghandisti modh lul basha.

 Kemi te pakten 20 vite qe reflektojme e vetem reflektojme. Cfare na ka dhuaruar ky reflektim? Ne kemi reflektuar me veten tone duke e lodhur ate ne qorrsokaket e nje te ardhme te deshperuar e nuk keni sulmuar, kercenuar shkakun qe na ka dhene kete realitet.

Ja dhe ideologu i aksionit u gjet, ai quhet Dr. Alban Daci! 

kapo boll reflektute, filloni aksionet!

te sensibilizimi i publikut duhet t'perfshihet patjeter nji reklame e azhonume ne disa seri me pamje nga viktimat dhe titra me shifrat e atyre qe jane vra deri me sot fale "bujarise" se shtetit te kalbet te 97 qe uli breket ne rastin me te pare

Te mesojme nga Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Mjeshtrat i kemi vete, s'dum harvard e mit.

Te dy kon dhon prova, i pari mblodhi florinin, i dyti edhe florinin, edhe armet. bile i dyti ia boni rrup sup, si shume gjonave, edhe gjakmarrjes.

Mjeshtrat tane ballelarte,

s'duam Yale edhe Harvard!  

smiley

smiley

"kemi tonatë,

shqiperi, atdhe i dashur,

ne s'të lemë ty të varfër"

Fillove te mitizosh Enver Hoxhen zotrote? 

Rri urte e mos bzaj! Dhe me qe jemi te Hoxha, zotrote ke kerku falje? 

pse mer, ca kam bo me kerku falje?

Gjyshin e ke pas komunsit. Por edhe jeten nuk e ke pas te keqe ne diktature, shpia shpi, shkollimi shkollim. 

Nuk ka ardh mo Lizandri se kisha qef me e pyt, mire une po kerkoj falje, por a me jep garanci* Lizandri qe cuni i Lizandrit nuk i thote fmiut tim qe ho mer ti kur do kerkosh falje?

*garancine e du me shkrim!

po pse mer, une i thash gjyshit tu bonte komunist?

masanej, po sikur te ket qen qefli gjyshi, edhe te jet bo me komunistat meqe u hapen llafe m'at kohe qe do kolektivizojne grate, edhe per ket un duhet me qen responsible?

ca traplliku, ktej nxjerr qarkore per te mos vesh policet biszhuteri, ketej nxjerr ne foto policet me bling bling. cer tunxhash.

As kane per tu mbledhur kurre ndonjehere. Le qe gjysma kane perfunduar ne Kosove per lufte, te pakten, ndryshe nga bunkeret, nje gje te mire, te dobishme gjithe ajo cmenduri e Enverit e pat.

në vitin ‘97 u nxor nga depot e rezervave apo magazinimi i njësive ushtarake dhe u shpërnda në radhët e popullsisë

U nxor? U grabiten nga populli liridashes, pse s'thua.

p.s. dhe sepse keto luftetaret e lirise dhe Komiteteve te Shpetimit Publik pershendesnin me simbolin serb te tre gishtave? Nuk u mor vesh.

ku e  ke gjet kete hunter, ne fb..?smiley

Armet? Eh, qysh kur e ka zanafillen kjo gje !
" Ne mos keni arme, gjeni!
Ja rrembeni atij qeni ! " ...... Kur doni me vra! Nuk eshte arme qe planifikon vrasje, por truri.Aty eshte " depua " e armes.Dhe po e planizoi truri, ve duart ne pune...qe rrembejne armen, te ftohte prej hekuri, apo te ngrohte prej C4 ! Problemi i carmatimit eshte gjith kombetar, sepse kemi te bejme me nje mori faktoresh civile.Me nje mentalitet te kesaj shoqerie.
Duhet, duhet me u pa filmi Kacubej...!

 karamelet e trasheguara te nje sistem te çmendur paranojak! tani shqiptaret e shkrete vuajne krimet e nje sistemi  mafioz edhe me "fucked-up" se i pari. morons!

Kjo qe sapo shkruat eshte " nje gje", qe.... nuk ka lidhje fare me ideni qe i jeni referuar.Sepse ju moj cup e mire nuk e dini hic qe Ahmet Zogolli, beri tri fushata per mbledhjen e armeve, per carmatimin e popullsise( sa kam une djeni nuk e kish socialist regjimin) dhe qe te tria i deshtuan.Keshtu, cup e mire fare!

DRITE LIRIE

Kjo dritë e verboi fashizmin, kjo dritë e verboi kolaboriacionizmin 

Kur trojet shqiptare, po rënkonin 
nga thundra e robërisë, 
Më 8 Nëntor 1941, flakëroi –sulmoi dritë-rrufeja, 
Mbi armiqtë, në qiellin e Shqipërisë! 
  
Rinia heroike shqiptare, 
Po betohej me grushtat lart! 
Komandant, Enveri i tha jo reaksionit, 
Kur vërsulej egërsisht, kur zvarritej përçartë! 
  
Qemail Stafë shkodrani, 
Po e jepte kushtrimin: 
Ta luftojmë fashizmin! 
Ta bëjmë ribashkimin! 
  
Lokemadhja Bije Vokshi, 
Me revolver e bomba në duar, 
Si Shote Galica e Norë e Kelmendit, 
Ju bënte roje flakadanëve, për lirinë e vendit! 
  
Emin Duraku, ylli i Kosovës Kreshnike, 
Do lidhej si gjaku me zemrën, 
Në qëndresë kundër nazi-fashizmit, 
Përkrah rinisë heroike! 
  
Nexhmije Hoxha, dibranja guximtare, 
Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë, 
Do të luftonte tërë jetën krenare, 
Përkrah "Shpatit", viganit të Shqipërisë! 
  
Buzëqeshi si dielli, andej nga Peza, 
Babë Myslimi me shokë; 
Kur e freskoi lajmi si era: 
Rinia në Tiranë, po betohej për këtë tokë! 
  
Haxhi Lleshi, dibrani si shkëmb mali, 
Po i bashkonte malësorët: 
Do luftojmë për liri, o vdekje, 
Deri t´i shporrim gjakësorët! 
  
Si vetëtimë mbi male e qytete, 
Përhapej betimi: armikut do ia bëjmë fora! 
Vojo Kushi guerilas, shtrëngonte armët, 
Godiste Hysni Kapo, andej nga Vlora! 
  
Lufta e forcoi besën, 
Lufta e kërkoi qëndresën, 
Lufta kishte dhembje-gjaku! 
Lufta, e rriste shpresën! 
  
Lufta e vrau robërinë! 
Lufta e vrau tradhtinë! 
Lufta çlirimtare, aspiroi fitoren! 
Ta gëzojmë lirinë!... 
  
U therrën keq, gjakatarët kryeneçë:
Bishat e Hitlerit, breshkaxhinjtë e Musolinit, 
Ikën andej nga erdhën: 
U strukën në Romë si qyqet, 
U mbytën turpshëm nën gërmadhat e Berlinit! 
  
Ata që popujve liridashës, 
Tmerrshëm, vrershëm ua nxinë jetën: 
I mbuloi tmerri dhe vreri: 
Prandaj, e vranë veten! 
  
Gjysmë shekulli Drita e 8 Nëntorit, 
I ngrohu shqiptarët, nëpër botë: 
Fikja e kësaj drite të madhe: 
Kurrën e kurrës, nuk arrihet dot! 

Fadil Shyti
Suedi, Më 8 Nëntor 2006

Lufta vazhdon! Me e ashper dhe me e eger se me pare!

Nexhmije Hoxha, dibranja guximtare, 
Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë, 
Do të luftonte tërë jetën krenare, 
Përkrah "Shpatit", viganit të Shqipërisë! 

smiley

Me ne fund dhe e majta nxorri xhaelgen e saj!

Faleminderit z. Shyti!

verej sidoqofte nje fare krahinarizmi ne poeme. ver re me kujdes, i gjithe kontributi i toskeve ne LANC eshte dhene me nje gjysem vargu "andej nga Vlora". M'ka cu nana me la gojen. Kurse komunisteve dragonj te Ghegerise, iu eshte kenduar me pathos e ashk te vecante. 

duhet bere me kujdes ne keto gjera, se shkaktohen sektarizma te panevojshme.

te rrime shtremet e te flasim drejte, rezistenca kunder komunizmit qe shume me e forte ne veri se sa ne jug. Detyrimisht i bie qe komunistet e Ghegerise e kan pas shume me te veshtire luften. Te jemi te sinqerte, poeti u ka dhene hakun qe u takon trimave komunist geg!

Roni, ca rezistence e forte na qenkej ne veri kunder....shtetit Socialist a derbardhe? Ku te linte ai te piptije.Rezistence....nga ai malli qe tha xhozi..!

grave, per kryengritjen e Postribes ke degjuar zotrote?

Prandaj po them. 

Godiste Hysni Kapo, andej nga Vlora! 

shpartallonte pushtuesit mu si Shkoder locja

Por dhe Petrit Dumes nuk i dridhej dora

Si jaguar leshohej Koci Xoxja...

 

Edhe jugu, pra, luftoi po aq sa Veriu,

dhe nuk luftoi per kapardisje, dukje

si zgalem leshohej mbi armiq Bedriu (<-- Spahiu)

me diplomaci ne Berat e Mukje...

Me falni per sugjerimin, se ju e dini me mire sigurisht, por nuk do ishte me mire:

Godiste Besniku Husni, si luan ne Vlore

shpartallonte pushtuesin brenda ne Shkoder Loce,

Por Pettrit Dume ne sabotime kishte dore

Si gjarper nen sqetull punonte Koci Xoxe*.

 

 

*Keshtu duke vene perkrah Besnikerine me Pabesine himni do fitonte edhe me shume force.

A knoni ju mre, knoni sot ! Ilaqim t'ijshit matfernaj ...kishit me pa dern e Lemes prej teneqexhiut..!

Kur sokellinte Mestani, e mirr vesh gjithe qarku,

ne bashkepunim me shoket e Mirdites,

Idealin e lirise perqafoi Gjin Marku,

Me te njejtin perkushtim si i Pilos, Rites...

 

[Nuk di a e ve re ballancen: Gjin Marku punoi ne Jug, por proletaret nuk kane atdhe, pra as krahine. Me pak pune del nje poeme e shkelqyer. Keto jane vetem sugjerime te nje individi, nuk kane vulen e mases, as te organizates, shoku Kavir.]

Jo po kish burre qe ti delte para Mestan Ujanikut !

Mos ndoshta duke i dhene vemendje vetem pjeses se luftes do e kufizonim shume ideologjikisht por edhe permasat ne kohe dhe hapesire te sukseseve te Nenes?  Doe demtonte shume poemen them une. 

Une them qe i duhet dhene vendi i merituar edhe brezit te ri, Hekrit, Simonit, Lenkes...pse jo edhe Ronit. T'ia bejme te qarte brezit qe do i leme stafeten, se cfare detyrash dhe veshtiresish e presin, qe mos ta marrin punen "fushe me lule", apo "punuan ata qe te hame ne".

flini te qete o heronjte tane

se gjaku e mundi nuk u vajti kot 

koha nxorri nga trungu juaj Simon Stefane

Besnik Bekteshin nga Shkodra, ky vend pra ka Zot

 

Hajredin Celiku, si kombinat partie

inkandeshent derdh llaven ne furrnalte

shoku Pali, ky gem diturie,

jepmeni nje pende, dhuromeni nje dalte

 

t'i perjetesoj ne copen e granitit

me te forte qe ben gjoksin e kalase se brezit...

partishmeria e Manushit, devotshmeria e Aranitit

do vazhdohej me vazhdimesine e re te Mehmet Elezit...

Emo, duke meshtengur simonin, ata te tjeret qe permend, ta dishe se kane qene ...doca ! ja ai Besniku nje doc doci ! Manushi ishte me nje kulture te gjithanshme.Te ishe para tij ne llogaridhenie dhe te levizte posht lart ata qerpiket e syrit te mengjer...te gjeje vrime ku te futeshe..

Manushi ishte dere e madhe. Tha merrini florinjte, se e kuptoi sa ishte sahati, dhe jetoi ne bllok... flori e shkuar floririt, or tunxh, tha Sander Prosi smiley

ps. po perpiqemi me Kavirin, mos bejme ndonje permiresim ideor te poemit.

Cuni manushit, Zamiri vetem rreth Kanine ka marre 3600 rrenje ullinj.Nga Nefua, bije e Sulo Putos gjinakastrali, ka marre plot 37 ha toke e destinuar per turizem...
Ka, ka ven per permiresime....

aman o grave mendjen te rrenjet e ullirit dhe te hektaret e ke! 

Ktu po flitet per permiresime ideore!

Roni, permiresimet e ideve, ndreqen prej MIdeje ! oj ky !

po tashti o grave ktu flitet per ide kurse ti mendjen te hektaret me ullishte. 

cpaskeni qene dhe ju kapitalistet e ri!

Njelloj, si te ecesh ...pas mushkes!

Kur mbi vendin tone vershoi tufani

gjoksin perpara nxorri Stefani

dhe tok me te edhe Hekurani

sa data hyri ne cdo zemer tradhtari.

Lenka u jep shembull shoqeve te veta

kur preu gershetat dhe vuri "spaleta".

Rrugen e re hapte me guxim Alia

rinohej dhe plaku, behej mal jallia.

 

p.s Emo, vetem nje merak kam,  duke marre u perpjekur shume per brezin e ri mos ndoshta e mesojme vetem te prese nga te tjeret?

 

behej mal jallia

smiley

Kur brezi i vjeter duartrokiste Presidentin

se dhe bare do hanin e gjak do derdhnin

Brezi i ri situaten ne dore mori

demokracine e kapitalizmen ne Albanie solli

e pra, Kavir, i kote meraku,

brezi i ri jeton me Kohen, lexon romanin, blogun, shtypin, gazeten,

nga pulsi i revolucionit i zjen ne deje gjaku,

pra, sic e sheh, e lame ne duar te sigurta stafeten...

Mundi dhe vuajtjet nuk ju vajten kot

ne Qeshor bijte tuaj ju fusin ne Europ

 

kete mos e lexoni si mendjemadhesi

perballe jush ne ndjejme vec perulesi

 

Ne ballin tone rri shkruar porsi mbi leter

"Faleminderit Brezi i Vjeter"

 

Aferim, se nje cast s'e besuam,

propaganda armike na hutoi,

do t'u mundim si eterit tuaj

tha nje ze i shpifur tutje nga Babrroi...

Ai ze tashme eshte gjame mortore

si etrit dhe bijet njohin veç fitore

Ne cfare ministrie e ka populli  shqiptar nderin dhe privilegjin e madh te te kete nepunes mo kavir?

Ueeee! Emo! smiley

e dijsha qe dicka e mire do dilte ket Prende, masi na dul bytha venit tu pastru vdoren. smiley

hmm...nice...!

Ububuja none

 

Zyrtarët me kredi të buta nën akuzë, Gjermeni çon në prokurori mbi 100 përfitues

Ministria e Turizmit dhe Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni pas vendimit për shfuqizimin e udhëzimit për kreditë e buta, të gjitha ata që kanë përfituar më parë nga këto kredi, i ka paditur në prokurori.

Janë mbi 100 ish-zyrtarë të cilët nga shtëpitë e reja që kanë përfituar me kreditë e buta, do të përballen me drejtësinë.

Janë më shumë se 145 zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë që kanë bërë vila nga kreditë e buta që kanë marrë gjatë kohës së qeverisjes së Berishës.

Për këtë arsye, ministria e drejtuar nga Gjermeni i ka pezulluar këto kredi dhe tashmë pjesën më të madhe të këtyre zyrtarëve i ka dërguar për ndjekje penale.

 

Pu, c'na e dhj...tere muhabetin, me kete bumjen e ketij na suedia...!

Hmmm...nuk e di nese ju kujtohet ajo historia me Isa Boletinin ne Londer. Edhe sot e kesaj dite e ka emrin te shenum me te kuqe neper check-upet e ndertesave qeveritare dhe aeroporteve qe prej asaj ngjarjeje.

pranej bojn si shpirt i keq ata te kontrolleve kufitare sa shofin isa boletinin te pasoshi?

 

opo lere Isën rehat se Isa qe burre e se rruante fort  se çthosh dynjaja (Evropi)...

kuota me e forte e Isës  ka qene  njeher  kur i tha Ismail beu  para se te niseshin per nje vizite  diplomatike  ne Evrope:    o Is,   meqense do shkojme ne Evrope, sikur te  hiqe keto rrobat tradicionale e te vishje ndonje kostum alla frenga..  te dukemi edhe ne si oksidenti, merr vesht....   -po pse te vesh rroba alla frenga o Ismail beg,  tha Isa,  kur vijne evropianet ketu,  une nuk  u them  atyre  te veshin rroba tradicionale shqiptare..smiley

Jo jo, Isa hem se rruante te vetin, po hem te tjeret nuk i detyronte ta rruanin se ishte tip tolerant. Tani Ismaili i shkrete kishte dhe nje fare te drejte, se ato ne nje fare menyre shkonin per te lyp ne Europe dhe asokohe Europa nuk ka qene si sot. Bismarkut psh po ti shkoshe ne zyre me xhamadan dhe ato topet  vare ke brekushet, te nxirrte nga dera me shqelma, ose te jepte noi furce me i pastru merimangat e zyres. Thone qe edhe Merkeli prej tij i ka more do zakone te keqia...

Kurse keta qe vinin ne shqiperi pastaj ishin vetem ato te grupeve marksiste-leniniste si Zhoao Amazonas ose te National Geographic si Edit Durhami.

...Muzeu historik kombetar ..eshte " carmatosur " prej armeve trofe! Nje shembull i mire qe flet si duhet mu be kjo pune...!

Asgje nuk eshte e pamundur.

kapo boll reflektute, filloni aksionet!

Duron, duron…. vetëm shqiptari duron,por edhe durimi ka nje kufi . Ndizet Ballkani, Populli në sheshet e Prishtinës, Sarajevës………A po mbërrin në Tiranë? Radikalet e PD mendojne se ka ardhe  koha qe populli opozitar te zbres ne rruge e sheshet e shqiperise.

 
 

 Radikalet e PD mendojne se ka ardhe  koha qe populli opozitar te zbres ne rruge e sheshet e shqiperise.

Lol. Kjo eshte si me thene qe Kristi Pinderi mendon qe pederastia eshte ceshtje e te gjithe popullit. smiley

po edhe ky poplli me popull maskara, po si ere nuk po zbret qe nuk po zbret ne rruge!

a thu ti ket hy fryka nga rruga qe kur radikalet e PD ja plasen plumbin ballit ne 21 Janar?

 

ndeshkim eshte me thone te drejten... si me i thone, per Edin zbrisnim ne, per ty.... Hajt e thuj pastaj qe komunistet e vodhen voten...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).