Situata në kryeqytetin ukrainas u ashpërsua ditën e martë, 18 shkurt, duke shkaktuar të paktën 25 të vdekur dhe rreth 250 të plagosur. Bashkësia ndërkombëtare reagoi e tronditur nga këto zhvillime në Ukrainë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në Kiev, nga trazirat e dhunshme në kryeqytetin ukrainas mes forcave të policisë dhe mijëra demonstruesve kanë vdekur të paktën 25 njerëz, ndër ta nëntë policë. Gjithashtu sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë plagosur të paktën 250 demonstrues, të cilët janë dërguar menjëherë në spitale. Një grup prej disa qindra demonstruesish mësynë në selinë e partisë së presidentit Viktor Janukoviç, ku si pasojë ka pasur përleshje të përgjakshme mes kundërshtarëve të qeverisë dhe forcave të policisë. Të martën, në orën 18:00 me orën lokale, pati përfunduar ultimatumi i vendosur nga forcat e rendit, për boshatisjen e sheshit. Përmes megafonëve, ata njoftuan “nisjen e operacionit anti-terror”. Forcat e policisë përdorën pompat e ujit dhe avancuan me automjetet e blinduara.

Pas dështimit të bisedimeve me opozitën, Janukoviç ftoi udhëheqësit e kësaj të fundit që të distancohen nga grupet radikale dhe tha se janë ende në kohë për t'i dhënë fund konfliktit. Sipas tij opozita i “kapërceu kufijtë“. Pas takimit me Janukoviç, politikani opozitar Vitali Klitschko tha se presidenti duhet të të tërheqë menjëherë forcat e rendit. Opozitarët fillimisht e sulmuan godinën me koktej-molotov dhe thyen xhamat e dritareve duke gjuajtur me gurë. Me sopata ata mundën të futen në një garazh në oborrin e brendshëm të selisë së partisë. Ndryshe nga presidenti, aktivistët e të drejtave të njeriut fajësuan qeverinë për dhunën e shpërthyer. Sipas tyre, ndërhyrjet brutale të policisë shkaktuan reagimin e turmës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, bëri thirrje për përmbajtje dhe dialog. Shtëpia e Bardhë u shpreh e tronditur nga dhuna. “Ne vazhdojmë të dënojmë dhunën në rrugë dhe përdorimin e tepruar të forcës nga secila palë. Forca nuk do ta zgjidhë krizën. Për të kthyer paqen dhe stabilitetin, i bëjmë thirrje presidentit Janukoviç të ulë menjëherë tensionin e situatës dhe t'i japë fund përballjes në “Maidan”. I bëjmë thirrje të rifillojnë dialogun me udhëheqësit e opozitës sot, për të arritur një konsensus në Ukrainë”, u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, u bëri thirrje palëve t'u kthehen përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhjeje politike.“Unë dënoj çdo lloj dhune dhe kushdo, që beson se përdorimi i dhunës në Ukrainë është një mënyrë për të dalë nga situata, gabohet”, deklaroi Frank-Walter Steinmeier. Shefja e Politikes së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, u shpreh “tejet e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës dhe u kërkoi politikanëve të gjejnë një zgjidhje paqësore.

 

307 Komente

Do filloje ndonje lufte tjater e ftohte, si ky dimri qe po heqim ne ketej

Pune e madhe,ne jemi ne krahun e duhur,ne kete lufte te ftohte.

Ore dakord por ne lufte ka edhe plumba qorr

Ukraina duhet te ndahet.

Pjesa katolike qe kerkon BE-ne nuk mund te rrije ne nje shtet me pjesen ortodokse ne lindje qe syte dhe veshet i kane vetem tek Moska.

ku po e hedh llafin zotrote? 

Se keni kohe qe po shpresoni per ardhjen e uraganit ukrainas ne Shqiperi. Kete doni? Te ndani Shqiperine? Po ju paskish qene dore e serbit dhe e grekut mor te poshter.

Ptu, fare tradhetaresh!

Na qenka tronditur dhe shtepia e bardhe nga dhuna se nuk jane mesuar te shkretet

@Roni,

Cfare flet or toc?

Kush ka folur per uragan Ukraine apo te gjithe qe nuk perseritin decibaot e tua,te duken njelloj?

Per Ukrainen nuk e them une,e kam degjuar ne lajme kete gje.

Jukanovici smer asnje vote ne Perendim,dhe Timoshenko nuk merr asgje ne Lindje.

Clidhje ka kjo me Shqiperine,ku PD-ja ka shumicen e deputeteve nga Jugu?

Po ju pra (krahu i djathte) keni jave te tera qe ndillni zhvillimet urkainase ne Shqiperi. 

kerkoni falje dhe ne ju falim. 

Fundja, jemi vellezer te nje gjaku

Se kush jane 'nderkombtaret' hajde mere vesh smiley

Shkumbin e tërpo...last offer!!!

Per gjith adhuruesit e Sinanit, qeveria po jua ben endrren realitet. 

Ok mer, po sikur ta ndajme Tironen si Jeruzalemin. 9kaçe e posht e juja, ka nolt e jona?

Do thosha qe ju keni suberbian vetem smiley , po as ate nuk e keni. Komunizma eshte e shkrire ne parafabrikate e tulla silikate. Nuk keni shanc!!!

Nigjo Bame, Pazari Ri/Shkolla Kuqe (lols the irony) jane historikisht zonat tona. E shef sa i eger o Roni, osht bo kshu ngaqe o rrit mes ukëve.

Cja fut kot o Deion, si mer qeka shkolla kuqe zone blu??? 

A e ke pyt veten pse rruga e shkolles kuqe quhet rruga qemal stafa? Po se aty o vra Qemali pra mo! Ajo zone historikisht ka qene e kuqe, hence the name shkolla kuqe. Aty cdo rrugice ka pas nga nji baze guerrilase. 

Po banoret e zones e vrane Qemal Stafen mer Ron smiley

Ca thu me burr? Gjith tironsat e vjeter te shpiave te metme perdhese kane votu o topin, LSI ose PS! Ene ai shoku im qe historikisht e hudhte voten time per PD-ne, ket rradhe me tha 'Bame ket rradhe do me moresh vertet inot; kena votu per integrim me dinjitet (LSI)!!! Edhe ai mjekrroshi me syze qe pi xhin e loz bixhoz, ai vota sigurte e Sales qe ka pas jetu mu ke dera Hoxha Tasinit, ka ik nashti, ka vajt emigrant neViene. smiley 

sot e ksaj dite me mall e kujtojne cunat e rrugices

O bo Tirona si kalaja Krujes Rono! "Rilindjen nuk e solla une, ate e gjeta mes jush" mesohet te kete thone kryeministri. 

na u prish gjiza per ukrainen ne !   

ne kemi hall mos na shqetesohet sala per ukrainen, si njehere e njekohe per cekosllovakine e behet prape anetar i ppsh-sesmiley

ca s'bo vaki. Allahu na rujt.

Do luftojme per atdhe

Ukraina jemi ne!!

..neser protesta eshtë një përballje reale e qytetareve europian me një regjim tritoli dhe kriminal, të shndërruar në të tillë në vetëm 5 muaj.Protestusit do jene qytetare  nga te kater anet e vendit dhe jo mercenare  me pagese, te cilet po kerkojne   prej kohësh, në rrugë, sheshe dhe rrjetet sociale, dorëheqjen e një kryeministri të papërgjegjshëm dhe ministrit të tij të krimit që drejton punët e brendshme.

PD duhet të shndërrojë këtë aksion politik te pandalshem,me përmasa kombëtare në një lëvizje popullore deri ne rezimin ekesaj qeverije kriminale

...zoti i bekofte !

 

Amin!!

Kush e ka thone ket o kapo? Q'ai Salia?

na coi mallin e propagandes komuniste, robi i Zotit. Ca fosile s'ndryshojn mo, sikur asteroidi t'iu bi. 

Neser kapo perplasen qytetaret europiane te rrugeve New York, Bush, Klinton, Ledi Gaga, Paris, Wilson ....... me malokun Edi Rama nga Tirana e Re. Kam fryk kapo qe do ngelni si muti n'shi neser dhe pasneser pa pike turpi do sokellini se si e tronditet qeverine. Nuk e keni per gje te hani turpin me buke ju.

... Sala oshte ene tifoz i BM ,dy gezime ne nje dite ,nje shenje mbaresie goli i BM smiley

 

erdhi...erdhi....tiktaktiktaktik smiley

Qeverisja e keqe dhe mashtrimi ka vetem nje gje perballe, protesten qytetare. Kjo po nodh ne Ukraine, kjo po ndodh ne Bosnje, kjo po ndodh ne Mal te Zi dhe kjo do ndodhe ne Shqiperi.

No pasaran!

Nuk jane shqiptaret berre qe lidh e zgjidh si te doje Edi Rama.

He more cu bo? A do i varin Salukun me Bishtukun tek monumenti i dulles? I dum me i pa hajdutat gjalle tu u terheq zvarre.

Si spaten turp keta plehrat e PeDes, su bo viti jashte zyrave te qeveris e sun u rrit dot pa vjedh e grabit menerja. Ja u ka mbyll rubinetin Edvini mduket e jan bo mehit. Fare hajdutesh e dallkaukesh, pale e qujne veten opozite horrat.

Mero Baze sugjeronte tek halja e tij Tema, qe socialistet te shkonin ne miting per te fotografuar pjesemarresit e mitingut,me qellim qe te behet nje database dhe kush eshte ne pune te pushohet apo nese ka ndonje te aferm qe shkon ne miting te pushohet nga puna.

Nderkohe qeveria ben mbledhje me dyer te mbyllura ku cdo kamera eshte e ndaluar.

Prisni se skemi pare gje-tha ai i gjati.

Jo sugjeronte, po kercenonte te gjithe punonjesit e administrates per te mos ushtruar te drejten e tyre demokratike dhe kushtetutese te marrjes pjese ne nje proteste, pasi socialistet po pergjojne dhe do i heqin nga puna. Shqeto fare pasi po dridhen nga protesta.

Vetem per kete gje meriton qe vendi te shkundet i gjithi neser nga protesta. Kjo eshte fiks diktature.

Socialistet qe kane mbetur papune nuk ju ka faj askush tjete pervec Rames. Ish burrin e Linda Bashes e ka pnesuar ne administrate, socialistet qe e ndjekn 8 vite ne opozite i ka lene perseri rrugeve. Edhe keta jane neser ne proteste.

Poeto po Desara, Gita, Zeni e Jamarberi ca jan tu bo ne ket dit te lavishme per zombin? Mos harroni legenat blu ore, se a torte a kompjuter a ndonje pale brek blu ka per te dale per be..... 

AC-DC..  Lajmin e Meros mere te mireqene-ta them pa shka, 

Nqs ke ndonje familjar.mik,shok qe do te shkoje ne "sheshi" dhe punon ne Administrate, paralajmeroi qe mos te shkojne , ose te shkojne por te maskuar qe mos ti njohi njeri,,

ehhhhh vendim i veshtir , kendej Huri andej muri.. ska nga leviz i ziu  "Antikomunist" smiley

Tik-tak 

Tik-tak.. 

Proteste, krejtesisht paqesore per ta marre prape ...THESIN E GRISUR..!
Ky vend eshte katandisur si thesi i grisur, po nga keta te revoltuarit, qe duan ta marrin ...per ta andruar! Lereni fakiren Shqiperi se e bete per Nuse misri.Qe te tremben laraskat..! Nuk ka turp me te madh se te kerkoshe nga te tjeret ato qe nuk ke bere dhe ato qe i ke punuar kesaj fakireje...! Ky eshte thelbi i gjith revoltes dhe synimi

Kot per kuriozitet, imagjinoni sikur ne Shqiperi te shpallej e mbyllur perpjekja per anetaresim ne BE duke thene qe s'na intereson me BE po gjera te tjera tashme! Imagjinoni qe do kishte ndonje nga ata 98% qe deklarohen pro Europes, i gatshem te jepte si ne Ukraine jeten per Europen? hahahahahahahahaaa

Jo per gje po ne ndjehemi edhe te bezdisur kur degjojme nga I.K. mantren e rendesise europiane... e morem pra mo vesh, jemi evropiane, e kuptum. pse e perserit

Ju erdhi funi o kamunista!!

Mbeshtetje e plote per popullin liridashes ukrainas .Si ne Ukraine , ashtu dhe gjetke,bolsheviket kane filluar te nderrojne breket nga 10-15 here ne dite  smiley

p.s.

Ne vitin 1917 u vetequajten revolucionare,ndersa sot,ne vitin 2014, une vazhdoj t'i quaj  fukarenj,kat'nare dhe terroriste.

Skenari shqiptar i '97  ne Ukraine....

Shpërthehen depot e armatimeve

Pak orë më parë protestuesit e rigrupuar ja kanë dalë të hapin depot e armatimeve dhe të marrin prej andej  1500 armë zjarri dhe 100 mijë fishekë. Një veprim i tillë ka ardhur pasi paraditen e sotme Ministria e Mbrojtjes deklaroi dërgimin e 500 trupave parashutiste të Brigadës së 25 për të ruajtur depot e municioneve. Ndërkohë që Bashkimi Europian ka thërritur ministrat e jashtëm në një mbledhje të Jashtëzakonshme, për të diskutuar situatën tehet kaotike në Ukrainë,ministri i Mbrojtjes, Pavlo Lebedev, deklaroi se ka urdhëruar dërgimin e trupave paraushtarake në Kiev,duke përbërë kështu herën e parë të përfshirjes në shtypje të protestave të ushtrisë. 

Pas një nate të dhunshme mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë bilanci i viktimave ka shkuar në 26 të vdekur dhe 240 të plagosur. 
Ndërkohë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë Katerin Ashton,ka saktësuar se mbledhja e jashtëzakonshme do të zhvillohet nesër në orën 14:00.

"Të gjitha opsionet e mundshme do të shqyrtohen", ka thënë Baronesha Ashton.
Nga ana tjetër, Rusia e ka quajturpërpjekje për grusht shteti.

“Ajo që është duke u zhvilluar në Kiev është një përpjekje për "grusht shteti", ka deklaruar ministri i Jashtëm i Rusisë, i cili ka kërkuar nga liderët e opozitës të ndalin dhunën. Kremlini ka konfirmuar se ka pasur vërtet një telefonatë dje mes Putin dhe homologut të tij ukrainas, por presidenti rus nuk e ka këshilluar kurrë Janukoviç së çfarë te bëjë
Protesta e nisur mëngjesin e djeshëm vazhdoi gjithë natën. Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ndërmori një tjetër sulm mbi protestuesit në sheshin “Maidan Nezalezhnosti”.
"Shtëllungat e tymit nga djegia e gomave vazhdojnë të rriten, duke krijuar vijën e frontit mes dy palëve" , informoi BBC. Gjatë natës i është vënë flaka tendave të protestuesve ndërkohë flakët kanë përfshirë dhe ndërtesën e bashkisë, e cila përdorej nga protestuesit.
Përpjekja për të shpërndarë protestën erdhi menjëherë pasi president i Ukrainës, Janukoviç fajësoi liderët e opozitës për dhunën.

 

..........vijon...........

“Kanë tejkaluar limitet duke shpresuar se do të vijnë në pushtet falë rrugës. Përgjegjësit do të gjykohen”, tha Janukoviç në një mesazh drejtuar kombit, ndërkohë që përleshjet në shesh vazhdonin.
Zëvendës president i Amerikës Xho Bajden i ka telefonuar Janukoviç duke i kërkuar që të ndalojë dhunën. Ai i  bëri thirrje të tërheqë forcat qeveritare nga sheshi i Pavarësisë.
"Çdo sanksion i BE-së kundër Ukrainës do të përfshijë fillimisht ndalimin e zyrtarëve kryesorë udhëtimin si dhe ngrirjen e çdo aseti të tyre në vendet e BE," raporton AP. 
Presidenti i Francës Hollande është lideri i fundit europian që e ka nxitur BE të marrë në konsideratë sanksionet kundër liderave ukrainas,ndërsa kryeministri polak Donald Tusk thotë se ai do të nxisë liderat e Bashkimit Europian të imponojnë sanksione ndaj qeverisë Ukrainasë. Kryeministi i Polonisë është shprehur gjithashtu se vendi i tij është i hapur për të mirëpritur personat e mbetur të plagosur gjatë protestave në Kiev.
Organizata Freedom House e ka dënuar fuqishëm dhunën vdekjeprurëse ndërmjet protestuesve antiqeveri dhe policisë në kryeqytetin Kiev dhe vërejtjen e qeverisë së Ukrainës se do “të përdoren të gjitha mjetet legale” për shpërndarjen e protestuesve, informon radioja Europa e lire.  
Ministri i Jashtëm i Suedisë,Karl Bild në një postim në Twitter thotë se Janukoviç është përgjegjës.
"Janukoviç është përgjegjësi për vdekjet dhe dhunën. Ai i ka duart me gjak"- shkruan Bildt.
"Çdokush ka përgjegjësinë për shmangien e katastrofës nga vendi. Vetëm një person mund ta ndalojë katastrofën në Ukrainë. Ai është presidenti ukrainas Yanukovich. "

Koha jone

Ngjalistet lexojne prap Koha Jone. Ja kjo eshte Rilndje smiley

P.S. Here tjeter mjaftohuni vetem me link-un bre, mos beni copy & paste gjithe artikullin neper komente duke i bere komentet si shkallet e kalase. Efkaleminderit.

Pikes i rene Alidems. Me vjen keq per cdo popull apo njerez qe i duhet te kalojne nga ajo c'ka kaluam ne Shqiperi ne '97. 

Pasojat do jene me katastrofale se ne shqiperi sepse numer i madh popullate ne kete shtet. Sot presidenti Jukanovici kishte nderrua komandatet e ushtrise. Po nuk u terhoq Jukanovici, do '97 Ukrainase x 10 fish ... smiley 

 

Edi kishte thene qe po i doli Basha ne distance brenda rrezes se armes do ja kepuse koken si te zogut me doren e vet. Shpresojme Basha te tregohet burre dhe t'i prije trupave deri tek kryeministria jo si dhjaksi Rama qe ne 21 janar u mcef tek kafja.

http://www.kyivpost.com/content/business...

On Dec. 3, Volodymyr Kompaniets, one of the organizers of Student EuroMaidan, applied to register “EuroMaidan” as a trademark.

Several weeks later, on Dec. 30, lawyers representing opposition leader Vitali Klitschko did the same. Klitshcko also wants to own “Union Maidan” brand.

Pavlo Petrenko, a member of imprisoned ex-Prime Minister Yulia Tymoshenko’s Batkivshchyna faction in parliament, submitted documents for registering “All-Ukrainian Union Maidan” and “Union Maidan.”

Nuk do lejojme askend dhe asnjeriu te mos i shkoje ne mendje qe Shqiperia do kete fatin e Ukrahines , protesta do te jete paqesore , as edhe nje xham ska per tu thyer !

respekte, respekte smiley

 

ca rrespekte thu, deklarate dhjaksash!

Tahiri vella Tahiri smiley S'ka Sale qe i mbro nga Tahiri

Sa per dhjaksa i kemi dhene provat qe i nxjerrim Kryeminstrat si leprat nga zyra , kemi dhene dhe prova te tjera kur kena qene dhe ne qeveri , bilanci ka qene tragjik smiley
Me kete palloshin eshte ndryshe , tek 17 -ta.

Nje kordon i holle me police femra do te garantoje ruajtjen e regullit dhe te mbarevajtjes se tubimit me rastin e pervjetorit te rezimit te shtatores se Enverit. 

Duart me gjak.

Kjo tregon nivelin e ulet... Neverites

Brado, njesiti 313 don me dit a bon me ju afrue çikave te Tahirit?

Patjeter smiley
 

Per te kuptuar rendesine e Ukraines ne Arenen Nderkombetare mjafton te numerosh sa president te vendeve fqinje dhe personalitet te larte te vendeve te tjera kane vajtur dhe takuar ose i ka telefonuar personalishte Jukanovicin. Me duket se Putini ia paska shnderruar ''bolet'' me ''bole'' titani.

me manipulator se berisha & co, s'ka. te gjithe djallezite e malokut te lig ka. sikur na mbyti komunizmi dhe zgjodhi 20 shkurtin ky ish-komunisti-sekretar partie. kur gjen budallenj, mire e ben.

Brado i paska ndrru vojin e motorrit me duket

Po pra si 10 - 40 po me duket se skofjoka pak .

bo bo a thu ti ket hudh motorrit voj sallate?

Po cer xhomash do thyj Zombie Birishi nTirone njeher????

Familja e tij ska lon grataciel pa kap ndonje zyr a apartament.....Po pse kot grabiti ai keto 8 vjet qe ti djegi per Edvinin??? Ishin koh te tjera kur komandanti lexhendar tmerrte gjak nvetull me ANTITONKS....Zeni ishte i njomet, gita e paperfshime ne tjetersim pronash....eh skethehen mo ato koh.

Do zoti i provoko Edvini e i thrret O MALOK prej penxhereje qe ti nxehet i cik gjaku, se mall per Alzeimer po mduket krejt PeDeja. 

Ju kum thon, kur vjedh si Ariu per 8 vjet borgjezohesh e sbo mo per gjo

Kjo pra eshte , pse xhamat tane do thyejme ne ?

me c'po shof Sala paska kshilltar me te forte se Toni Blair. Po e ma mcef.

Vallahi Brad, Tos Nanos ja kalut per tvu pasuni...ai mbeti thjesht Fatos, ju u bot mjeshtra e slate as dhjam pleshtit pa i qit. 

Urime Daku, paraja tek i zotismiley

me duket se protestusit do sulmojne Presidencen smiley e Nishanit. Pranej u hoqen dhe kangjellat. smiley

smiley

smiley

 

Ai nuk quhet sulmim...por quhet shpetim per Jarin.....a lehtesim

Nejse un shpresat i kom tek Edvini se mos bo ndonje provokim...jo per gjo se ska si hapen vendet e reja tpunes...krize mo.

 

Evropen n uk po e ze gjumi per Ukrainen mer jahu, sikurse nuk e zuri gjumi kur ky Lukashenkua yne vrau 4 qytetare te pafajshem ne mes te Tiranes..Pfff... Ambasador Seqiu a ka Ukraina te ule ca ato gjakrat?

Magus, e çfar te ndodhi ne Shqipri si ne Ukraine?

Nje lesh te ndodhe, e kur ka ndodh ndonje gje ne Shqipri? Ne Shqipri s'ka nevoje te ndodhin gjera te tilla, sepse ka 100 vjet qe eshte Ukraine (si pasoja) pa ndodh asgje si ne Ukraine si motiv.

Ne Shqipri eshte sikur me plas bomba me neutron, asnje zhurme shperthimi, dhe te gjitha pasojat e shperthimit atomik.

 

Hero, une jam per ndryshime me dhune vetem ne raste shuuume te rralla, 3 here ne 100 vjet te themi. Tipi 20 shkurt 1991.

Perndryshe jam per protesta teresisht paqesore.

Dhe ma merr mendja dhe ti per kshu protestash duhet te jesh, per me qene konsistent.

Nga i nxjerr perfundimet se jam per kesi lloj protestash?

Cfar lloj proteste eshte kjo sipas teje?

 

Ok, se mendova po thoshe dicka si: "nuk jemi Ukraine ne qe te ndodhe keshtu". Do te kem keqkuptuar.

Pra, po thoja, s"ka nevoje te ndodhe ne Shqiperi dicka si ne Ukraine fare. Cdo ndryshim mund te kerkohet pa hedh gure e molotov. Protesta normale per vend anormal. Paradoks por funksionon.

S'do mend qe me ke keqkuptuar, 90 % te diskutimeve virtuale jane keqkuptim, kjo sepse personat nuk kane premisa dhe motive te njejta, aq me teper kur nuk njohin premisat dhe motivet e njeri tjetrit, e aq me teper qe nuk duan t'i njohin se ashtu eshte nje pune.

Tekstualisht desha te theme qe ne jemi gjithmone Ukraine, Afganistan dhe Vietnam  (ne kuptimin e pasojave te luftes si shkatrrim), megjithse nuk ndodh asgje si ne keto vende. Here pas here ka ndonje fende pa zhurme, here me ere e here pa ere.

Por kjo s'ka rendesi, rezultati eshte i njejte, tani pak rendesi ka kush fiton, Bashkimi Sovjetik apo USA, Partizani apo Tirona. Realiteti eshte era e fendes nga kater anet e trendafilit te ererave. Vuajme qe vuajme, mire eshte te kete nje çike zhurme brrrrrr.... si ne rastin e Ukraines, qe te hane buke edhe gazetaret bashke me kalamaqerit e tyre.

 

tiku ti i thjeshto gjonat te neandertali!smiley s'ben keshtu

Nga ty pritet defibrilcion ti i keput fenden dhe ja merr shpirtin debatit.

Thuj o lla, osht si keto neshjet e futbollit, sot fito njoni, neser fito tjetri dhe turmat masturbohen. Sic u ferkun ketu me Bajernin e Manchesterin para nja 2 oresh

Jo une kerkoj qe debati te mbeshtetet ne disa gjera te thjeshta qe jane te neandertalit. Kjo do te thote tejkalim i gjendjes se neandertalit, dmth te behesh modern, shkencor, qe te behesh koshient per gjendjen e neandertalit, e pastaj ec perpara te çafsha ballin, me sqepar ... .

Ajo qe duket si prishje per tifozat, eshte fillimi per rikostruktim.

 

neandertali vetem çomangen ka!!!

Tejkalove çomangen, po me?

Tifozat ne nje vrime i bien fyellit kane 100 vjet futboll e akoma duke na ca taravellen. Nuk po i japin dum kush osht mo i mire Pele apo gjithe keta te tjeret!!!!

http://www.cartoongallery.eu/englishvers...

Naten e mire peshq te dashur, se tani kendej eshte shume vone.

Duhet me flejte me qene i fresket neser kur te kalojme me makine ne autostrade prane kufomes. Ka kohe deri te shtunen per tu zgjuar nga endrra.

 

Kaq shume te ka shoku ai tregim Tiko, qe me ate fle me ate zgjohesh?

Osht i modh Emigranti, sinqerisht kjo, por eshte harram Skrapari dhe harram i prinderve te vet. Byk i ka bere te gjitha pasurite shpirterore e trasheguara prej tyre. Cfar ti bejme kshu e ka romantiçizmi dhe poetet romantike, akoma gjendje neandertali, nuk ka produk artistik pa i bere byk te gjitha me alkol. Po ja mundoj une, por vetem nuk behen keto pune. Me mund Kadareja, ai harrami tjeter i Gjirokastres, muhabet me vete ky.

 

Kjo eshte teori apo teoreme? 

Aksiome or ti shoq!

Mirmjes PF,

meqe ti lexo lloj lloj gjerash, pa lexu kete librin ketu poshte nuk quhesh, mendo e ka lexu edhe Roni. Ja kam propozu edhe Emos, por nuk me jep pergjigje, sepse ashtu eshte nje pune:

http://www.artandpopularculture.com/The_...

"There is a suggestion by Mario Praz in The Romantic Agony that what Blake, De Sade, Nietzsche, Swinburne,Dostoyevsky, Gide, essentially have in common is that they were all sadists, sadism being at best a mere psychological quirk of certain personalities. But then it could well be that the kind of temperament here labelled 'sadistic' is the best equipped for the kind of insight that is at issue."

 

Eshte leximi klasik per Romantiçizmin, dhe ka fame me teper ne boten anglo-saksone se latine.

Nga ky lexim mund te kuptosh shume nga krishterimi, dhe pastaj mund ta krahasosh me Islamin dhe budizmin, meqe ti merresh me krahasime civilizimesh ne Kopshtijen e lulzuar Juglindore.

 

C'lidhje kishte kjo me permendjen vend e pavend te nje tregimi qe dikush ketu ka shkruar?

fende pa zhurme

te gjitha ashtu jane. me perkufizim. s'ke pse e thekso.

Ca megjithemend kan shpresa bq e pd?  Ukraine tani, para ca vitesh  ishte 3 B , berisha bush berluskoni ...

Lekt i kan FMILJA Brishi...kush ja u morri? Venet e punes, gjithashtu...kush u pushu nga puna???

Dalipo, Zombie e ka tan Shqypnine nkontroll se gjithe bizneset tek ai votonin....veq ditet i ka tnumerume e aty i keni shpresat e vetme ju Socialistat.

Protesta do jete civile, si i ka hije demokrateve dhe gjithe popullit opozitar, pastaj po provokoj Rama dhe po nuk pati reflektim nga qeveria e ngjalave, Ukraina eshte pak, do bllokohet Rama me gjithe te tijte dhe do hedhin valle lakuriq si minjte ne tavoline.

Kemi edhe 21 janarin si shembull.

Mire e ke Poeto...PROTEZE  jo proteste.......

Do zoti del Palloshi  dhe i permend Zombit Sheqeren a Argiten, se osht shprish gjaku i Vicikdolit, osht mardh nkock...sidomos tani qe osht tu pa ondrra me burg.

poeto pse burgu bote per shokun e Zombit, Tos Nanon dhe jo per dora vet Salen? Ca burg mund ti boje mir si Tosit se kthehet prap npushtet ...jo pak ...po per 8 vjet te tjerasmiley

Po këtu flitet për Ukrainën apo për Shqipërinë? (p. retorike - mos repliko.)

Fillimi i fundit te Rames neser merr udhe. Populli neser tregon qe merr fatin e tij ne dore. Skandale te tjera te Rames jane gati per te dale, si blerje deputetesh dhe rruge tjeter pervec rivendosjes se dinjitetit me protesta nuk ka.

...amanet "Zyren me Flrutura" dhe xixellonja  vellazen protestues smiley
 

Filloi? 

Ka kohe qe ka filluar

ne Kiev.

po komandanti ka thene qe 3 ore fle... Ja ta zeme ka rene ne 24:00... 

Epo duhet pritur te zgjohen ushtaret

Ushtaret femra apo meshkuj?  smiley

I gjithe populli ushtar

"The quiet before the storm"...shhhh...listen...

nuk duhet nigju me kaq vemendje naten komandanti, se o plak...

Rrugeve po ngjiten Trakte .Shoket e Qarkorit nuk flejne KeshilTraret smiley japin udhezimet e fundit  ! Nje patrulle Policie ndalon nje femer  tek Palma dhe e Pyet  

Cfare keni ne Canta

Bomba ..u pergjigj nga muzgu trimeresha  Demokra tak -tuk - tike ..per te cilen do shkruaje Historia neser me germa te Medha .

Kaloni po pa zhurme dhe nji nga nji ...tha polici .... Populli eshte me JU . 

edhe i here per xhibin me dy pasqyra... ta sjell direkt dhe pa linke,qe ta lexosh mire, se ne ngjalistet avash avash....dime ta berdorim edhe ngjalen...

Ambasadorët-Bashës: Shqipëria nuk është Ukrahinë, as Bosnje

TIRANE - Takimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me tre ambasadorët, përkatësisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, ambasadorin e Bashkimit Evropian Ettore Sequi dhe ambasadorin e OSBE në Tiranë, Florian Raunig nuk ka qënë aq i “përkorë” sa është paraqitur në njoftimin për mediat të dy ditëve më parë.

Përpos ankesave të përhershme të liderit demokrat Basha ndaj Ramës për shkeljen e Kushtetutës, largimet e militantëve të PD nga puna, mosmbajtja e premtimeve të dhëna në fushatën elektorale dhe kontributin për integrimin e Shqipërisë në BE, është diskutuar dhe protesta e paralajmëruar e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 20 shkurt, në përkujtim të rrëzimit të bustit të diktatorit komunist Enver Hoxha 23 vite më parë.

Ka qënë lideri i PD, njëherësh kreu i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ai që e ka përmendur këtë fakt, duke deklaruar se do të jetë një marshim paqësor proteste pa probleme për stabilitetin e vendit, por që do shërbejë për të shkundur qeverinë e kryesuar nga Rama që nuk po arrin dot të ndalë krimin, rënien ekonomike, shkeljen e ligjit dhe të Kushtetutës dhe realizimin e premtimeve që ka dhënë në fushatën e fundit elektorale. Pëpjekja e Bashës për t’u dalë përpara kritikave të 3 ambasadorëve të vendeve më të fuqishme në Tiranë, duke dhënë garanci për qetësi e mostensionim të situatës, është ndeshur me reagimin jo fort të qetë të përfaqësuesve të SHBA, BE dhe OSBE në Tiranë.

Sipas burimeve nga dreka e punës së organizuar nga Basha dy ditë më parë me ambasadorët, mësohet se ata i kanë kërkuar liderit demokrat të ketë kujdes gjatë gjithë protestës dhe të mbajë nën kontroll të gjithë marshimin dhe eksponentët që mund të krijojnë probleme duke tensionuar situatën. Madje ambasadorët mësohet të kenë kërkuar që turma të mbahet sa më larg institucioneve dhe në mënyrë të veçantë të mos ndikohet për t’u provokuar dhe për më tepër të mos konfrontohen me forcat e rendit.

 

Sipas burimeve nga dreka e punës së organizuar nga Basha dy ditë më parë me ambasadorët, mësohet se ata i kanë kërkuar liderit demokrat të ketë kujdes gjatë gjithë protestës dhe të mbajë nën kontroll të gjithë marshimin dhe eksponentët që mund të krijojnë probleme duke tensionuar situatën. Madje ambasadorët mësohet të kenë kërkuar që turma të mbahet sa më larg institucioneve dhe në mënyrë të veçantë të mos ndikohet për t’u provokuar dhe për më tepër të mos konfrontohen me forcat e rendit.

Njëherësh ata janë shprehur të pakënaqur me retorikën e përdorur gjatë tërë këtyre ditëve, që ka në themel fjalën “përmbysje”, “rrëzim”, gjë e cila është e papranueshme për një forcë politike e cila nuk ka as shtatë muaj që ka dalë në opozitë me një votë masive kundër. Nga ana tjetër mësohet se ambasadorët janë shprehur të prerë kundër gjuhës së përdorur nga liderë të opozitës për model “Bosnjeje” apo “Ukraine” në Shqipëri. Mësohet të kenë thënë se partitë politike në Shqipëri duhet të harrojnë se mund të ketë skenare të tilla, pasi Shqipëria nuk mund të krahasohet në asnjë drejtim me Bosnjën apo Ukrainën.

Pasi sipas tyre në Ukrainë po përplasen forca që kanë koncepte të ndryshme ndaj qasjes demokratike ndërsa në Shqipëri janë të gjitha forcat politike, të gjithë shqiptarët pro integrimit në BE dhe në familjen e madhe euroatlantike dhe për më tepër që zgjedhjet e para disa muajve u certifikuan si të lira dhe demokratike, ku pala humbëse njohu fituesin e këtyre zgjedhjeve ndërkohë që qeveria ka shumë pak kohë që ka filluar punë. Basha ka dhënë garanci se nuk do të ketë incidente, se destabilizim s’bëhet fjalë.
 

Sot në shesh kundër “Rilindjes” së Enverit !
 

smiley

shume i that ky kushtrim, o kapo. 

miremengjes! smiley

 

...gjes ore gjes po ata vazhdojne akoma me diskutime ne parlament, kur mor do dalin ne sheshe njerzit po presin perjashta smiley 
 

smiley

kshu e kan ata te mdhenjt. pa axhale.

Sot 20 shkurt,dita kur kelyshet e kuq,mbeten pa babe.

Nuk e harrojne kete dite ata,prandaj jargaviten dhe hedhin helme edhe ne PPU!

Per demokratet e vertete,ata qe ne oren 14.05 brohoriten kur statuja e felliqesires me te madhe te kombit u rrezua:

Gezuar diten e madhe te 20 shkurtit!

Diten me te madhe pas pavaresise se Shqiperise!

Gezuar!

Ne Ukraine kane filluar barrikadat, qe do te thote; Revolucion. Me duket se iku per lesh ai vend. 

kur kane fillu Pjero?

M'duket se sot e bon sefte.

Do e kene menu qe te koincidoje me 20 shkurtin e shqiptareve, fqinjeve te tyre europian

Shif lajmet Deiono, ne shum qytete kane filluar barrikadat dhe lufta. Une po i ndjek tani. 

Pjero na e shpjego pak me dy fjale ca po ndodh.

Deion, hap radion apo tv dhe ndigjo e shif se ç'po behet. Ne nje qytet, kontrrollin e kishin marre demostruesit, nderkoh qe policet me kok-ulur po shkonin ne shtepi. Nje guvernator, ishte arrestuar nga protestuesit. Rruget ishin mbushur dhe po mbusheshin me barrikada, numri i te vrarve nuk dihet, por flitet qe jane plot. 

Un po pys ca bohet mbrapa skenes o Pjer, se per ato qe jep mass media syte ne ball i kam 

smiley

Sensoret e mij, akoma nuk kane kapur gjo smiley por gjer me tani, e ter dipllomacia europiane eshte ne levizje. 

Ah Pjer, e gjete. Po ti s'e paske marre vesh qe Deion e mban radion vec te stacioni SALUK 101 AM?

Paska plasur dhe ne Venezuele raportonte Slate

Me ne fund Ukraina ...do te ndahet ne dy pjese! " Ndoshta do te linde "Republika e Krimese"....!

...[BE] Pjer Thomas - 20 Shkurt 2014 - 19:12 Permalink

përgjigju

Ne Ukraine kane filluar barrikadat, qe do te thote; Revolucion. Me duket se iku per lesh ai vend....

Qe kur revolucioni qenka dicka e keqe Pjer?

Nuk e di ti qe edhe atje ku je ti eshte bere revolucion?Apo nuk lejohen te varferit te bejne revolucion,se nuk dine?

Grava,

Ukraina kish marre fund qe pa u krijuar.Nuk mund te mbash bashke polaket qe jane filoperendimore me ruset e Lindjes.

Me mire se vetem keshtu mund te rrije ariu rus ne kafaz.Tani eshte rradha e Kines.

E more vesh filluan te leviznin ujguret andej,me pas fillon dhe Tibeti...

Nuk do te dalin verdhacuket e Kines te komandojne boten.

 

O ABCD dhe tvls, kur do ti vije radha Kashtes se Kumtrit per te bere Revolucion?

Por çfare revolucioni doni te beni me teper se Mao ore te shungulluar nga trute.

A e ke idene se çdo te thote te beje Kina Revolucion Konviktoresh? Duhen edhe tre planete te tjere qe te sherbejne si kazan plehrash vetem per gazetat.

S'ka pas faj Noli qe thoshte qe te djathtet i kemi me te majte se te majtet, dhe anasjelltas.

 

Nuk thashe qe Kina do te beje revolucion,por do te kete probleme etnike.

Mos shpif kot.

Shpif une shpif si revolucionar i majte, por ka rendesi qe ti te mbash vendin pa shpifur si kunderrevolucionar i djathte.

 

ACDC1, une nuk jam kundra revolucioneve, se kam qene vete nje nga organizatoret e revolucionit ne Shqiperi (lexo VQ) , por me keto mend qe kam tani (50 vjeç) mendoj pak me ndryshe. 

Te shqetesohen nderkombtarisht. Por me mire do ishte te benin ndonje nderhyrje meqe eshte ne dyer te Europes.

Hmmm...Nderyrja thjesht do ti perkeqesonte gjerat tani...Lere pastaj qe do tju duhej ti shpallnin de fakto lufte Rusise nq se shkelnin ne token Ukrainase dhe sbesoj se ka kerkush oreksin e luftes. 

Sepse ti e merr te mireqene qe nderhyrja do jete ushtarake, por une s'e kisha fjalen aty. 

Nejse shyqyr iku dhe Janushka.

Po e pastrojnë vendin nga shtatoret e Leninit.

Dhe do jet bo Sala e? Si komunist dhe serbo/rusofil them. Po edhe pas protestave populli e rrahu me vota... Mund te thuhet se flladi i Tiranes, gati nje vit pas, mberriti edhe ne Kiev.

sala rusofil?

cudi se ne kohen e tij Shqiperia beri hapet me domethenese per ne NATO dhe BE.

Mos ke ngaterruar adrese se rusofilet dhe enveriset i ke ne krahun tjeter.

Shiko se si qanin dje tek tema e 20 shkurtit.

Pranim ne heshtje per "serbofilin", "komunistin"? smiley Vazhdo laje nashti, laje me shurre. 

Mund ta akuzosh Salen per cfaredo por vetem per rusofil dhe antiperendimor nuk mund ta akuzosh.Nejse secili ka bindjet e veta.

smiley Aty me qendro, te bindja. Cave tja vesh perpara, thone jo, e pamundur. 

Ndonje jukanovic apo cilido tjeter me vic apo pa vic nga pas edhe mund te kete ikur, por Janukovici nuk ka ikur akoma.Te shofim me tutje nga vjeshta...!Mos harro qe ka rusine nga pas Janukovici...!

Rusia eshte shtet leshi,qe i le aleatet e vet ne balte.

Ja moren Gjeorgjine,ja perdhunuan Gadafin ne mes te dites ,tani po i marrin edhe Venezuelen dhe nuk ben as gek as mek.

Cmund te presesh nga nje shtet muzhikesh ku shkencetaret i paguan 100$/muaj,nderkohe qe miqte e carit Putin jane miliardere pa luajtur nga vendi le me te lexojne.

Eshte e vertete qe pabarazi ka kudo,por jo sa ne Rusi.

Sa per temen,lexo pikat e marreveshjes dhe me thuaj iku apo jo Jukanovici:

http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-2...

Edhe mundet te ike dhe per mua si gjate e shtyri, POR....Rusia nuk eshte djepi i muzhikeve por i nje perandorie shum te madhe, djep i nje kulture dhe shkence shume te madhe.Nuk mund te flasesh per Rusine sikur je duke folur per huj hujsat! Jo per gje por nuk jeni realist.Dhe mbase do provohet qe Ukraina kurre nuk do shkeputet dot nga Rusia.Kjo qe ndodhi ne Ukraine nuk mund te justifikohet si veper e nje demokracie liberale ne funksionim.Por veper e radikalizmit extrem.Ukraina humbi shume me keto ngjarje...te cilat sipas llogjikes time do te cojne ne menyre te pritshme drejt ndarjes.Qe mundet te jete dhe nje plan Rus i detajuar me se miri..Te shofim duke pritur..

Kurrsesi per nga arsyet e rrethanave, por per nga forma, situata ne Ukraine eshte identike me ate te Shqiperise ne 1997 : presidenti Janukoviç u ka propozuar nje pakete partive te Opozites (zgjedhje te parakohshme) , te ngjashme me tryzen politike te 9 marsit ne Tirane (rolin e Vranickit ne shqiperi po e luajne dy ministrat e jashtem BE francez & gjerman ne Kiev). Biles dhe shefi i opozites, ne te dyja rastet, eshte (ka qene) ne burg !!

Jam kurioz vetem per nje gje: nese partite e Opozites Ukrainase e pranuan oferten e Janukoviçit (ashtu si PSja pranoi 9 marsin e Berishes), po populli ne shesh, a do pranoje te terhiqet? smiley

Parlamenti sapo  paska votu lirimin e Nanos dmth Timochenkos

Ne ukraine ka shume organizata anarkiste dhe radikale. Ata tashme jane te ingranuar. Dje po shikoja te Russia 24, ku Klichko thoshte qe nuk ka me ndonje influence mbi radikalet.

Do behen zgjedhjet e reja po une kam bindjen qe opozita do humbase perseri smiley

E kam thene dhe me perpara ketu, qe Ukraina nuk eshte Shqiperi. Ukraina gjithe lidhjet ekonomike i ka me Rusine. Gjithe industria mekanike eshte e varur nga tregu Rus.

Ky ishte revolucion oligarkesh qe nderthuret me interesa Gjermane dhe Amerikane. Degjova nje prononcim te Putin ne Sochi. Ai e tha shkoqur, nuk na intereson ca do beje Ukraina. Der tani kemi nje marrveshje te zonave te lira ekonomike. Ne momentin qe partneriteti do ndryshojme prioritete do ndryshojme politikat tona ekonomike. Do fillojme te ndertojme fabrikat tona per produktet qe me pare i importonim nga Ukraina, per kete dha shembull nje uzine te re per prodhimin e motoreve te helikoptereve ne S.P qe me pare importoheshin nga Ukr.

Dha dhe nje shembull tjeter, kur ukrainasit kishin blere karburant nuklear amerikan per centralet e tyre dhe tubacionet ishin bllokuar. Dmth qe Ruset kane celsin energjetik te Ukraines, gaz dhe berthamor. Gjithashtu zona me e industrializuar ne Ukraine, eshte zona lindore qe ka shumice ruse plus qe Republika autonome e Krimese me gjithe Floten e Detit te Zi eshte me popullsi Ruse. Te shikojme cdo behet.

jam plotesisht dakort (dhe per pak sa nuk shkrujta : effkey-t i ka dal emri per ushtar smiley )  por siç shkruajta qe ne krye te heres, kurrsesi per nga permbajtja (shkaqet... etj etj) por per nga forma, situata i ngjan shume shiqperise se 97. Dhe vazhdoj te jem kurioz nese njerezit do e leshojne sheshin apo do i shkojne deri ne fund (doreheqja e presidentit - edhe pse, me ç'duket, ai tashme eshte thjesht formal: deri dhe 54 deputete te partise se tij kane votuar ndryshimin e nenit te Kodit Penal qe liron nga burgu  Timoshenkon)

te shohim Stalker, situata eshte shume me komplekse ne UKR. Une di te them qe Rusia nuk ha bar, e tregoi me Gjeorgjine. Me Ukrainene e ka me lehte, Ukraina eshte ne zgrip financiar, i ka financat ZERO.

ja ku i ke anarkistet!!  

kjo video eshte bere dje 200 metra nga Majdani, rruga Hreshatik. Shiko qe ne sfond cdo gje eshte normal, jeta vazhdon ne qytet normalisht.

Po te vazhdonte jeta e qytetit normalisht,nuk nenshkruante gje Jukanovici,por i shtypte ne 20 min.

informohu, mos shiko vetem CNN.

Shiko pak kete videon, eshte per review makinash, kalojne ne Majdan, ndalojne shiko protestuesit skane pune me qytetaret.

effkey, jam dakort me Ju.Bilez e gjith kjo situate shkoi kryekeput ne favorr te Rusise....Ne mos eshte edhe e financuar prej saj

Ashtu edhe dhe biseda midis asaj zyrtares se DASH me ambasadrin amerikan,ku po caktohej kush do te ishte lideri i ardheshem i Ukraines,ka qene e financuar nge Rusia.

Ah juve enveristet filoruse,nuk hoqet dore njehere nga Lindja!

Nuk behet skllavi zoteri edhe sikur me xhevahire ta veshesh.

Akoma me enverizmin mbroni gafat qe leshoni Ju o! Po si more do leri aqe kollaj Perandoria Ruse nje zyrtarke Uashingetoni te mbjell bathe ne oborrin e pasem te Rusise dhe Putinet te struken duke bere sehir! Kujdes per veheten pa leri filorust, se nuk me bie ndermend per ta.Por realiteti duhet shprehur.Ti shpreh fobite !

O rrote do me i shpjegu te gjtha me histori shqiperie, me komunista e antikomunista.

Ti deri dje nuk e kishe idene ku i binte e cfare ishte Ukraina. Une po te them qe te gjithe ata politikane jane miliardere, oligarke. USA thjesht do te perfitoje nga situata, madje historia filloj nga mos nenshkirmi i marrveshjes tregtare me EU, USA nuk ishte fare ne loje.

Po te dije Ukrainisht te degjoje dhe opinionin e pales tjeter.

Ja ku filloi Separatizmi, Odesa do kerkoje Autonomine smiley , pastaj fillon Doneck, Dnepropetrovsk, Zaporozhe, Harkov, Crime.

USA po luan lojen e Rusve qe tja lere dopjo 6 Ukrainen Perendimore EU.

Epo mire Rusia del e fituar si gjithnje ne fund!

Po shkoj te fle gjume.

Pse me Sirine si doli ? Zamet sakrifiko ca dekika ...para gjumit!

Absolutisht eshte keshtu dhe Uashingetoni jo se nuk e kupton por nuk ka ci ben.Nuk ka zgjidhje tjeter.Rusi nxit ndarjen duke shkaterru e rrenua Ukrainen Perendimore.Zonat rusfolese jane domen Rus !

effkey, kjo pune e rrotave eshte relative, dmth ne kuptimin se jeni te tere rrota me dimensione te ndryshme, ABCD1 ka diametrin me te madh sepse i jep fjaleve "skllav" dhe "padron" konotacion gjegrafik lindje dhe perendim, plus faktin qe flet sikur me qene ne kohen e skllavopronarise. Ne nje fare kuptimin te njejte gje ne menyre te rafinuar beni ju rrotat e tjere kur flitet per qytetrim oriental dhe perendimor.

Dmth grindja juaj eshte midis rrotaxhilesh me dimensione te ndryshme dhe pjerrsi dhembesh te ndryshme, majtas dhe djathtas.

Ne orientalistet skllever shohim qyfyre dhe zbavitemi me ju.

 

smileysmileysmiley

Sado qe me ofendove kam qeshur me te madhe!

Naten e mire heretik!

Rusia nuk ha bar, e tregoi me Gjeorgjine

Nuk ha bar se ka nja 10 vjet qe cmimi i naftes o ne stratosfere. Se perndryshe do hante bar me pahir. Nuk ka shume vlera Rusia, Ukrainsit (ata me pre-ardhje nga Perandoria e Nemceve) e shohin shume mire kete. Po c'e do qe 'maloket' e Donetsk-ut s'hane pyke. Le te pirdhen me Putin-in.

 

Po shiko pak shkembimet tregtare te Ukraines ti o antikomunist.

Shiko pak dhe propozimin e marrveshjes qe i ofroi EU, 95% ekonomike, dhe 5% politike. Vetem kushte tregtare te hape tregun.

Ku e ke industrine e Europes Lindore? Asgje, ZILCH, skllever te Gjermanise.

Ja per Tiku Heretikun se i ka qef keto me foto

Po o Tiku rrote ingranazhi je dhe ti, po puna eshte ne ca mekanizmi je. Ne Mulli me Uje apo ne Ore Zvicerane!!

Une anti-komunist? smiley Pastaj ky i more keto te dhena? Peter Lavelle i Russia Today?

I ke te Intervista e Putin dhe e Yanukovich. Putini i zgerlaqi gjith Gazetaret Ukrainas ne Sochi.

Kush e ka lexu marrveshjen qe ju la Eu ne tavoline? Asnjoni.

E pra u tha shkoni lexoni dhe pastaj me beni pyetje mua.

+100 effkey

Flitet per nja 19 miljarde dollare akute qe mund ti duhen Ukraines...Kemi Rusin qe e ka hapur qesen dhe perndimin qe vjen verdalle smiley

Or daj, nuk o puna te marrveshja me BE-un e se u mbyllen fabrikat e Ukraines lindore prej zori. Puna eshte te Putinizmi: 50 veta hane gjithe byrekun, dhe kto tallashet e lindjes e morin i cope e nuk bezajne.

 

Ne fakt ne Amerika byreku ndahet ne menyre te barabarte si ne komunizem!!

http://www.youtube.com/watch?v=rMhvYeQPOcE

 

Sure, sure vetem qe te ardhurat ne vite ne i kemi mbi $50,000 tani, kurse Ukraina & co i kane sa nje e dhjeta. E gjithashtu, te pasurit tane jane te njohur per nje arritje, Gates = Microsoft, Bloomberg = bloomberg terminal, por Akhmetov = ????.

 

pa u fut mes jush, interesant se mesatarja ka ra me 2% nga 2011 dhe se cmimet e ushqimeve jane rrit gati dyfish.

je bo komplet cheerleader muhammetalo.....ku i ke pom-poms

sure sure. po buka ne ukraine bo 10 cent e gazi 1 dollar ne muj.

aaa sa per dijeni edhe ky ukrainasi i whatsappit i boni 19 miliarde shpejte e shpejt smiley

sure sure. po buka ne ukraine bo 10 cent e gazi 1 dollar ne muj.

aaa sa per dijeni edhe ky ukrainasi i whatsappit i boni 19 miliarde shpejte e shpejt [smiley]

Ashtu eshte effkey. Prandaj nuk gjene ndonje nga Ukraina ne Amerike, kurse Ukraina eshte mbushur me emigrant Amerikan. Tani beje dhe njehere tjeter me sy te tregosh zgjuarsine.

muhameto

Jeton bleta ne maje te malit, jeton dhe miza ne bythe te kalit

smiley, boja me dore ati kojshise tat te lagjja, Bil Gates smiley.

e pagove insurancen mo? se nuk te kap me dore as qeni pastaj.

Me ke ofenduar shume o effkey... sidomos ajo qeshja pas ofendimit.

Daku, ne Amerike mund te mos kete pare, po ka kredi. Ne Shqiperi e Ukraine s'kane as kredi

Disa llogari ne twitter qe po japin info interesante mbi zhvillimet e momentit ne Ukraine. Me sa duket dhe lirimi i Timoshenkos po afron...

https://twitter.com/TWMCLtd

The Square #euromaidan REJECTS the peace accord. No surprise there then! People won't settle for anything less than Yanukovich's resignation

https://twitter.com/MaximEristavi

The 1st version of a peace agreement w/ Yanukovych is obviously dead, the opposition/insurgents seems like have rejected it

https://twitter.com/ChristopherJM

On Maidan, people unwavering in tier demands - Yanukovych must go, they say. No other deal will get them to go home.

https://twitter.com/SkyNewsBreak/status/...

Reuters: Ukraine opposition leader Vitali Klitschko says deal with President will be signed but further talks with protesters are needed

....Kjo qe ndodhi ne Ukraine nuk mund te justifikohet si veper e nje demokracie liberale ne funksionim.Por veper e radikalizmit extrem.Ukraina humbi shume me keto ngjarje...te cilat sipas llogjikes time do te cojne ne menyre te pritshme drejt ndarjes.Qe mundet te jete dhe nje plan Rus i detajuar me se miri..Te shofim duke pritur....

OK Grava!

Ruset dalin te fituar gjithnje por sa shikoj une po ju ngushtohet laku.

Po cfare flet o Grava.Rusia vertet i ka dhene koka dhe shkencetare botes,por pjesa tjeter e popyullit muzhike kane qene dhe jane.

Te thashe shiko si i trajtojne shkencetaret dhe kozmanautet dhe krahaso si i trajton Perendimi shkencetaret dhe kozmomautet.Perse ore nuk ka ca para Putini qe tja u beje rrogen 10 mije $/muaj se e meritojne,por i le  me 100$ dhe pastaj ankohet perse i shkojne ne Amerike.
Ata kane mentalitet muzhikesh ti thua perralla.

Se dyti,perse perendimoret ne Ukraine qe jane gati sa gjysma e popullsise te vuajne vetem se muzhiket jane 51%?

Cfare beri ne Gjeorgji Rusia o effkey?

Mbrojti kufirin e vet?Po dhe ate mos bente se pastaj e ka marre lumi.

Po eshte hapesire e pamate or burre ka patur e do kete nga keto qe ju me te drejte i citoni.Por shif se pa te nuk zgjidhet e nuk ka per tu zgjidh ndonje hall bote.Eshte fuqi e eger....!

Kur opoziten e udheheq nje boksier,afermensh,dhuna asht e justifikushme. smiley

Thuaj si te duash po boksieri e hodh KO Jukanovicin.

E di e di po ja po beja shaka me mustakuqin! smiley

Sot mbas 24 oreve bisedimesh midis Presidentit dhe kryetareve te patrive opozitare  besohet se eshte arritur nje marveshje, per mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme, jo me vone se Dhjetori i 14s- thone lajmet! 

Ne fakt ky Stefan Kohen me mire te lere punen si profesor dhe te behet zedhenes i Putinit.

Kete pune po e ben me mire se sa Putini vete.

 

Si gjithmone ne jemi ne para-roje. Shume paralelizma me 97-en (pervec sasise te armeve te rrembyera nga populli. Ne Ukraine po behet nami per 1500 arme, ne morem 1.5 meleone kallashe)

 

Përveç Ballkanit , Rajonit e ....ëëëëëë ....alternativë...muhabeti qënka shtruar Gjatë e Gjërë ...se Rusi eeeeee ...se USA eeeeeee .

E çna gjeti or tie ....smiley

Shihni or nga baçja Juaj se u piu mori i Sërbit . Akoma me Ulërima e me shpata e thika do të vijë në Pushtet ., Se skenari grek zotrie  ,( u vra vetëm një qen ) dhe  pastaj kaloi me " Se Bosnja zotrie ( nuk na kënaqi se 24orë vazhdoi dhe su vra as qën më duket ) , së Fundi ka ndalur tek " se Ukraina zotrie " ..Aty më rri Çobo smiley... jo katër si në 21Janar po copë 100 .Kështu Po !

E çna gjeti me këtë të marrë që nuk  u nda e nuk u nda duke injektuar kudo megalomanë .Po në fakt them se kemi qarr si Blog mendoj , se herë pas here shefja e anthuziamit pranë Antikomunistit Berisha vetë zonja LeftKope , nuk na lë pa gjë si psh së fundi ka prurë ketë që më shumë turfullon se flet gjysëm kalë gjysëm njeri si figurë mitologjike keshilltarin smiley

Been There, Done That.

Histori te ngjashme, deri diku. Nje pjese e ukrainasve ishin perkrah ushtrise gjermane,Hitlerit, nje pjese tjeter pro- ushtrise kuqe Stalinit si gjithmone ceshtje politike. dhe nacionalizmi, lindje perendim! 

Ne nuk jemi as lindje as perendim, kjo pershkak te pozicionit  tone sanduich 

Shume nga keta qe tentoj e me kete rast te bejne ( vetem ate qe dine te bejne) ndarjen mes cave prej nesh si pro ruse dhe cave prej ketyre ne anti ruse, as qe e dine kush ishin ata te armatave te Pyjeve te Volokolamskut.. Ukrainas... Ne rapavijat e vermahtit! Dhe cilet dokere ne sherbim te transporteve hekurudhore, te tankeve gjermane, drejt brendesise Ruse....Jo ne por keto nuk besoj se i harrojne putinasit...!

Cfare Lindje e Perendimi thoju ti? Janukuvici, si me qene vllai i ketij Vicit tone vicitolas ketu, qe e shifte vendin qe digjej flake dhe nuk e leshonte karrigen. Prit kur te dali edhe ketu teoria qe keta jane komuniste vendas te sponsorizuar nga antikomunistet e CIA.

Po pse mer effkey  e mer për keq . Unë në të mirë të O - Ke - Be fola .Plus që Pf përveç kundërshtimit për një tregim nuk e kom lexu që Po degjenero konkluzat e O- Ke - Be  me udhëzime , vërejtje , këshilla e orientime stacionesh TV .

Na nga pozicioni vëzhguesit të debateve në Cështjen " Ukraina " tek PPU folëm  , jo si njohës të specializuar të çështjeve me Rëndësi Botërore në Lindje Perëndim e më Gjërë e Gjatë ! smiley

shoku idriz ti bashkimin e madh sovjetik e ke vetem me te degjuar. Ca te tjere e kane me te jetuar. smiley

Hajt shnet e mos mu merzit.

Kush osht Ky që nuk e njohtim na ? Na i bën pak me dije se unë kam qenë dhe Ambasador atje smiley Mos është nga këta të pas 93 ... Nuk heq kontra ! Kështu e dini këta se me parulla " Li Pen turi qen " bonin politikë të për për për jashtërme . Pastaj e kuptunë që sa prova duhet të bësh të ngjitësh Mu...in e Madh Kinez dhe jalla të të afrojnë , jo më të të dëgjojnë .

Mo u mUrzit se nuk ndajmë Kufijt smiley

PF, mendoj se Janukovic nuk eshte duke lojtur rolin, si te ketij qe theu perfundimisht qafen, por duke kryer detyren, ..... ndaj " Memes Rusi " !
Luhet loje shume e madhe ne ngjarjet ne Ukraine.Eshte konfrontimi Rusi- Euroatllantikas ! Jo si rasti i ketij rremb...qe u be si maci i Pilurit.E di si ndodhi ? Macja hengri nje cop mish qe i zoti e kish mbulluar me nje sapllak.Nga inati i zoti kasolles i zbrazi ne kurriz teneqen e vajgurit dhe i vuri flaken.Maci u hodh ne tra gjith flake dhe i dha zjarr kasoles, per te shpetuar vrapoi kasolle me kasolle dhe ashtu dogji ...gjith Pilurin..!

Grave, kur njerezit rrembejne armet domethene qe te gjitha mjetet e tjera te marreveshjes midis njerezve nuk kane funksionuar. Dhe te arrish deri ne kete pike, per cfaredo aresye eshte turp. Politikisht pastaj diskutohet ne tavoline. 

Njerzit, per nje kohe relativisht te gjate jane nxitur e perpunuar, nga te dy krahet, qe ta gjejne zgjidhjen... tek armet ! Kjo eshte drama ukrainase..! Dhe do mbyllet vetem me ndarje sepse gjaku shkoi lume.Nuk ka me qetesim e pajtim atje.Nuk e don rusi qetsimin ukrainas, sipas direktives perendimit, me nje pjesmarrje te saj ne ..NATO..Kurre !

Grave edhe njehere. Nga ana njerezore, si president, ne momentin kur ti vihesh perpara alternatives qe ti japesh urdher ushtrise te qelloje mbi popullin tend ose te japesh doreheqjen dhe ti lesh te tjeret ta zgjidhin kete pune, une ne te gjitha rastet do te rekomandoja doreheqjen. Por me thene te drejten nuk pres qe te gjej aprovim per kete nga shumica e shqipove, ashtu sic nuk kam pritur kurre qe shqiptaret si komb ta respektonin Ramiz  Aline per ate qe ai nuk beri (dhe qe kishte mundesi ta bente)  dhe jo per ato qe beri.

Ne situaten politike te Ukraines nuk eshte se jam thelluar per ta ndare qimen me katersh si padyshim do jena ca ketu, se kam qene pak i zene keto kohet e fundit. po premtoj qe do ti futem me themeli, sa te me lirohen duart. smiley

Nuk ka nga tja mbaje....!
Ca ketuflasin edhe per nje ..." situate te qete periferise Ukrainase" Me vjen keq por kurre nui ka qene ne kete hall aqe te rende ky vend.Atje jetohet nden tmerr.Nuk dihet numuri i te vrareve.Atje vetem ndarja mundet te jete opsioni i vetem i qetesimit.Rusi ne te gjitha rastet ku ka nxitur sherret, separatizmin ka paracaktuar...!

Ramizi beri dicka qe duhet respektuar per ate qe beri, dha dorheqjen pa derdhur nje pike gjaku, kurse Sali Berisha ne 1997 u shkatrua Shqiperia dhe u vrane 3000 vete dhe pastaj dha dorheqjen dhe kete e beri nga presioni i jashtem dhe jo nga vetveteja se me shume do te ishte derdhur gjaku! Per ato te tjerat te Ramizit  mbas 85es eshte problem tjeter, por edhe aty nuk ka pas faj, sepse biroja politike dhe mentaliteti i popullit ne pergjithsi ishte shume mbrapa, ose me mire me thene e kishin ngrene barin e miut, dhe ishte e veshtire qe nje njeri i bute si Ramizi te merrte drejtin qe donim! Per korrektese jo per ndonje gje tjeter, Cfare eshte e Cezarit jepja  Cezarit! 

po dhe ky njeriu bute, Ramizi e gjeti zgjidhjen te Tropoja!!!!

Une them UDB.

Grava, ashtu si tek ne, qe ishim lojtare me detyrim e percaktim, ne '97, po ashtu eshte dhe Ukraina... Ja lexoje pak se ç'thote Fridmani...

Më fal zoti Heretak -tuk -tik po marr shkas nga një "sulm " i effkey .

Unë jam i bindur se nëse dikush nga O-Ke -Be është duke lexuar Blogun tonë të nderuar , për çështjen " Ukraina " në raportin e përzgjedhjeve , effkey as që do llogaritet para Jue ! Si mejtoni ju Personalisht pa figura smiley

Dhe për të qetsuar Gravën smiley Bumi Popullatls në Ukrainë e Poloni pas 45 deri në 90 shpjegohet me hamshorllëkun e Rusëve .Kështu dhe Ukrainasit u tërhoqën me shprehjen tonë lapidar në 90...

" Kthehuni djema .Na janë rrit Niprit " smiley

Rreth 77% jane ukrainas, pjesa tjeter jane rus polak rumun, Po dihet qe mbas luftes 2b, e gjithe ukraina ishte nen influencen e Sovjeteve,mbas 90, Rusia humbi mjaft teritore, prej Bashkimit Sovjetik, Rusise i ngeli vetem Ukraina, por me sa duket kjo do te fitoj panvarsine e vertete, dmth largimin e influences ruse ne ekonomine Ukrainase! Kjo eshte  dhimbshme  per Rusine sepse Ukraina eshte nje vend shume i pasur ne burime tokesore, me rezerva te medha prodhimi! 

_____

 Jashte temes 

Cfare na lidh ne me Ukrainen ?

 

sa shum politik han shqipot...sa her qe plas me na i ven, kan ene kto nai opinion

heu Serbi, o murin ta plasa

effkey, te lexova fund e krye dhe jam krye e fund dakort me ty, sigurisht. Eshte siç ke shkruar (le qe kete e thone edhe mediat e perditshme mainstream pra s'perben asnje sekret): pertej sheshit Maidan, ne rruget e Kievit, jeta vazhdon EDHE me qete se ç'ka vazhduar. Gjithshka ç'ndodh, ndodh vetem dhe vetem ne ate shesh.

Une e kisha thjesht per nga forma, menyra sesi jane pozicionuat aktoret ne terren (presidenti, opozita, mediatoret e huaj... ej etj) nga njera ane, dhe ata qe mbushin sheshin, nga ana tjeter. Ne kete sens thoja qe kam nje far kurioziteti per te ditur nese protestuesit do ti pranojne propozimet e Janukoviçit (Opozita i pranoi). Pra a do dorehiqet apo jo. Por pa patur as me te voglin aluzion se tek doreheqja e tij luan 'filmi'.
Nga ana tjeter, nese Timshenko del nga burgu, me te gjitha gjasat do jete presidentja e re e vendit, por prap jam dakort me ty, kjo nuk ndryshon ndonje gje ne ato qe ke shkruar (raportet ekonomike me Rusine,  gjeopolitika e vendit - gjys rusofone, gjys perendimore) etj etj.

Dhe: me beri pershtypje kokefortesia e manifestuesve, edhe pse, u bene vite qe kam tashme nje opinion per koken ukrainase, qe kur kam pare "Come & see" (per mua, nje nga top3 filma me teme te luftes se II B  smiley  master piece !!! )

Ore, mos flisni budalleqe tani. Atje ka pothuajse 100 te vdekur, ne qytetet perendimore pjese te policise jane bashkuar me demonstruesit, jane djegur qindra godina, e policia nuk shperndajti dote protestuesit duke perdorur arme zjarri, e ju nga Franca e Albania, na thoni qe jeta vazhdon me qete e sec ka vazhduar. Bjerini pak trurit, thuajini njehere vetes, keto qe besoj, do they compute well???

Te qe jeta aq e qete, nje kryeminister i akuzuar per rrahje e perdhunim, qe kerkojti dhune ne 2004 kur doli orange revolution, nuk binte dakord per asgje nga keto.

O ali ku kane djegur ne perendim ne Lvov, Ternopil. IvanaFrankivsk qe jane bastionet e protestuesve ne Majdan. Qe ne kohe te qepes ne Lvov ste kthenete njeri pergjigje po te flisje rusisht.

shikoji pak shumicen e te vdekurve jane nga tullat ne koke. as 20 nuk jane me arme zjarri. Shumica me arme zjarri dje kur Berkutet do lironin 60 policet e marre peng.

Me thuaj si reagon policia amerikane kur merren peng policet?

Po kshu eshte kur ngatarro *arin me dallarin. bohesh tutolog.

Per cfare po flet? Nuk e kuptoj linjen e argumentit?

eh ç'na gjeti! o muhamet, po te ishte ashtu siç thua ti e ti vinim kalk muhabetit sipas modelit me demakrate e kamunista, si ta shpjegojme qe Juçenko, ai demokrati qe fitoi si president (2005-10) nga revolucioni portokadhi, kur rikandodoi ne 2010, nuk e kaloi dot as turin e pare te presidencialeve sepse fitoi vetem 5.5% te votave ?? ke degjuar ndonjehere ti per ndonje president ne detyre qe perfundon i gjashti ne turin e pare te zgjedhjeve ??

Ajo qe po them, eshte ngjashmeria e pozicionimit te presidentit aktual me ate te Saliut ne 97 (raporti nga njera ane me opoziten dhe me protestuesit, nga ana tjeter) dhe puna e doreheqjes (ose jo). Te tjerat nuk kane asnje ngjashmeri

Ore diskutimi qe tek qetesia. Nuk qe tek zgjedhjet e 2010. Ato i fitojti Yanukovych, pjeserisht dhe nga ndarja midis Yulia e ish-presidentit, presersisht dhe nga problemet e zhgenjimet e 2005-2010.

Po do te flasim per gjeopolitiken, Evropa nuk tha ndonjehere ose me ne, ose kundra nesh.

traskriptioni i videos : (ndodhet nga mesi i faqes)

Le lieu de la contestation est très localisé : au coeur de Kiev. Cette barricade représente la frontière entre Kiev qui proteste et Kiev qui continue à vivre malgré tout. Même si les deux mois et demi de conflit commencent à peser.

Les restaurants et les commerces continuent presque comme si de rien n'était. C'est d'ailleurs période de soldes à Kiev.

perkthimi :

vendi i revoltes eshte shume i lokalizuar: zemra e Kievit.
....   ...

Restorantet dhe dyqanet vazhdojne gati sikur te mos kete ndodhur gje. Biles eshte dhe momenti i uljeve te çmimeve ne Kiev

Ok... mo vella... kur ka protesta ne qender te qytetit e ku vriten pothuajse 100 njerez e digjen godina administrative = automatikisht nuk do te thote qetesi. Ky besoj nuk eshte koncept i veshtire per tu kuptuar.

Ti tani po  bene nje argument absurd. Thua qe zemra e protestes, ose protestuaesit ndodhen ne nje pozicion gjeografik disi te vogel ne krahasim me qytetin e Kievit. Dhe? Gjithnje kur ka patur protesta, protestat behen tek qendra. Kur PS-ja demonstronte ne 21 Janar, tek Kombinati qetesi qe. Dhe ne Egjypt kishin nje shesh ku protestonin.  Dhe gjate komunizmit protestat ishin te perqendruara ne qendrat e qytetit. Kjo eshte nje nga karakteristikat e protestave, shume njerez mblidhen ne nje vend te caktuar e protestojne. Keto jane gjera qe njerezit fillojne e i kuptojne diku nga mosha 12-vjecare. Kjo ama nuk do te thote qetesi; ose te pakten mund te thuhet qe ka aq qetesi sa kishte per shembull ne Egjypt, dhe meqenese atje protestat ishin te perqendruara tek nje shesh i vecante, e jam i sigurte qe ne lagjet periferike (mbase dhe qendrore) kafeniot ishin hapur.

 

Restorantet dhe dyqanet vazhdojne gati sikur te mos kete ndodhur gje. Biles eshte dhe momenti i uljeve te çmimeve ne Kiev

Qente le te lehin, kapitalizmo ecen parasmiley

 

 

pse ç'kujton ti?? smiley

ej, nje te bukur, moren ne interviste ate francezin qe theu rekordin boteror te Bubkes ne kercim me shtize pikerisht ne Kiev. He ?! -i tha intervistuesi, si tu duk revolucioni?  - Jo jo - tha ky, une nuk pashe gje se nuk kalova nga Qendra smiley

smiley

mos ja thyej cunave imazhin e rrevolucionit. smiley leji ta imagjinojne sikur po afro dita e kjametit.

Effkey, tani 100 e ca njerez te vrare ne qnder te qytetit nga policia, dhe ndertesat qeveritare te bera shkrumb nuk eshte se eshte hicasgje. Po te ishte hicasgje nuk mblidhej as komuniteti europian qe te diskutonte situaten e as Obama nuk e zinte ne goje Ukrainen qe nga Meksika. Une po degjoja dje nje sportiste ukrainase qe po ikte nje dite para gares olimpike nga Sochi dhe po kthehej ne shtepi se nuk donte ta linte familjen vetem ne nje situate te tille. Kam tre dite qe nuk flas dot me mamane thoshte, se vetem qan ne telefon. Na moj, i thoshte gazetarja, qetesohu se atje kafenete jane akoma hapur. Hic ajo e shkreta. smiley Nejse se eshte gjynaf dhe me be shaka. 

P.S. Ke nigju qe ne asnje ven te botes nuk behet jete nate me krejzi se ne Beirut? Pse do thush ti.

jo jo 100 te vrare perfshi dhe policet e vrare. Nuk jane ndertesa qeveritare, ne te majte te majdanit jane zyrat e partise se rajoneve (janukovichit) shiko sheshin, vi re ate xhamllikun te obelisku asnje xham i thyer.

Ju i ngatarroni vet gjerat. doni me se s'ben apokalips.

vrasjet me arme u bene dje kur u morren peng policat. dhe pyetja eshte po kur merret peng polici ne usa cfare ndodh?

 

Ja muhabet reporteri. Sjell shembullin e mamase qe qante ne telefon.

edhe mu po me qante njera ne telefon nga bronksi se kishin vra njonin ne rruge, tha osht bo mo keq se ne ukraine. muhabet eshte ky?

Shiko sheshin PF, qetesi e madhe. Marrja e policave peng eshte gjithashtu nje karakteristik qetesie. Gjuajtja me plumb mbi demonstrues, karakteristik tjeter qetesie. Fakti qe u mblodhen nderkombetaret e qe flitej per mobilizimin e ushtrise (martial law), shenje qetesie. Ne Bronx ama, dhune e varferi. Vapora me Amerikan mundohen te largohen per bredgetin evropian.

ho pra...c'osht gjith kjo zhurm kot nasi koti per Ukrainen.

edhe ne 21 janar kshu ja boni njoni, s'e niva fare tha

pse kaq i nxef mer...te ka refuzu vizen ambasada amrikone? ahahaha

ik e zar se le nom

Effkio, ca te te them une? Nganjehere njeriu ka nje bote te brendshme qe eshte ku e ku me e madhe dhe me e vertete se sa ajo e jashtmja.

Epo si i bohet qe nganjehere ajo bota permrenshme e nji njeriu afekton boten rreale te miljona te tjereve? Te kesh qene ne brigjet e dnjeprit te kesh pare kievin 1500 vjecar, me qindra kisha me kupola te arta, me Taras Bulben e me porten e arte. Me ate jeten e qete e te bukur dhe te vine ca mercenare, se ata ne majdan ta jap me 100% nuk jane kievlan, ti ven zjarrin per mustaqet e celos eshte te vesh duart ne koke. Edhe vine zarat ketu e flasin mbare e prape gja i marrin vesh te gjitha.

Berati ja merrka me 900 vjet.

Efki, une e kuptoj qe ti te kesh aresyet e tua per t'u merzitur dhe nga ana tjeter te thashe qe edhe historine e Ukraines nuk e njoh sic mund ta njohe dikush tjeter pasi thjesht nuk me ka interesuar. Por ama dinamiken e ngjarjeve te tilla e njoh permenc pasi per nje dekade jam marre perdite me mbulimin e konflikteve te tilla. Me nje llaf rrota eshte e zbuluar prej kohesh, ti vetem shif nga eshte disheza qe ta kuptosh se nga kush ane do rrotullohet.

Stalker, une kam nje pyetje per ti. Ne 21 Janar 2011 qetesi qe ne tirane?

ç'lidhje ka 21 janari (nje dite e vetme) me 3 muaj ngjarje ne Ukraine?

Edhe pse askush nuk po flet per krahasime (perkundrazi!!) por nejse po e bejme nje per hatrin tend:  a nuk e kupton se edhe po ti krahasosh, llogarite nuk te dalin : 4 te vdekur ne nje dite (21 janar, Tirane), 100 ne 100 dite? (21 nentor-21 shkurt, Kiev) E kupton se Saliu eshte me Janukoviçin ne raport 4 me 1 ?? (meqe e kerkove krahasimin, jo per gje)

O Stalker ca fol me keta mer, keta jane produkt i televizorit. Njerez me opinione te implantuara.

Diskutime çyryke, pa argumenta e fakte.

Ja dhe noshka*i i jep dum debatit me sulme personale, jo ke inat ameriken jo do na shaje londren.

E merr vesh ca zombish. Duhet te jesh medoemos pale.

shefkey - cer argumenti je tu u munu me bo...se ke shkrujt 40% te komenteve ktu

O Stalker ca fol me keta mer, keta jane produkt i televizorit. Njerez me opinione te implantuara.

Diskutime çyryke, pa argumenta e fakte.

Ja dhe noshka*i i jep dum debatit me sulme personale, jo ke inat ameriken jo do na shaje londren.

E merr vesh ca zombish. Duhet te jesh medoemos pale.

Fjale te arta nga personi qe argumentonte mbi varferine amerikane, e kur i doli argumenti boshe fillojti te mirrej me siguracionin tim.

Jo pasurine Amerikane e vertetoi ai shoku jot me siper qe tha skemi ca i dum leket se kemi kredite!!!!

Tap your home.

Jo pasurine Amerikane e vertetoi ai shoku jot me siper qe tha skemi ca i dum leket se kemi kredite!!!!

Tap your home.

E pranova une. Varferi e madhe. Njerez ne varka per ne Rusi. Mbushur Kievi me Amerikan qe pastrojne banjat...

Hahaha... besoj se e ke me shaka kete pune.

Sepse, ne rast se do flasim per gjithe kohen e krizes, atehere kriza ne shqiperi fillojti nga 2009 dhe arriti kulmin ne Janar 2011. Pra pjesetoje 4 me 600 e ca dite. Ne rast se do flasim per dite te caktuar, atehere besoj se e kuptuar se shumica dermuese e te vdekurve ne Ukraine u vrane brenda nje 48-oreshi.

Vetekuptohet ky lloje arsyetimi qe bejme ketu eshte komplet absurd. Asnje njeri me dy koqe tru, ose IQ mbi 70, nuk mund te mbaje pozicionin: ne Kiev kemi qetesi, kurse ne Tiranen e 21 Janarin nuk kishim qetesi.

Ai superkampioni ishte në Donesk jo Kiev.

Po te vazhdonte jeta normal dhe Jukanovici do te kish te bente me 1000 apo 2000 vete qe shkojne ne shesh ata i shtypte ne 20 minuta.

Derisa ai praktikisht pranoi te shendrronet ne nje president kukull, me marreveshjen e re, dhe po i le opozites praktikisht qeverine,tregon qe "jeta nuk vazhon normal".

Bjerini mendjes se nuk rrezohet nje qeveri e nje vendi 50 milionsh me 2000 demonstrues edhe sikur te ishin te gjithe si Rambo.

Ja, ketu ke plotesisht te drejte.Me hake i " hengre " hakun gjumit.

Kush nga JU ka në dorë të na bier  Aktin ( Marëveshjen ) e Firmosur  midis BS dhe Jermënëve pas ( ose Para smiley Rënies së Murit të Berlinit të shikojmë a figuron Shqipëria e Ukraina apo jo smiley

Por të mos na bier mundësisht shembujt e Gjeorgjisë ku llapaqenoste një ish president ..."O lele Perëndimi "   Ai rajon them se ka vetëm një zgjidhje që ja Dëshërojmë si rajonit tonë për Sërbin .Sa më shpejt të Demokratizohet Rusia ! Kur .....?

Grava e lexova përgjigjen tuaj për groshën Qore .Flm ..Kam paqartësi " teknike " sepse sipas varianteve më del se edhe fasule , kokra  pikaloshe te kafta me të zeza thirreshin Qorre . Mos ka të bëjë me rezultatin e pas ngrënies së Tasit , se psh nga e dinte  populli ynë Patriot , Politik , Ukraindashës dhe me vesh Muzikor por pak veshllapush ,   ne se Tosja e Lubonjave pasi kishte shkrujtë artikllin e kuptunë  që kishte ngrënë fasule Qorre !

Jo, Xake! Nuk duhet naterru fasulja " qorre" me barbunjen! Se ku te le emo...!

Çfarë tokash keni anej JU.Se në Yrtet e Devollit të Bodes gëlojnë të kaftat me të zezat ... Të bardhë nuk të sheh syri /as në kodër as breg ...smiley

Kush e njef Nazarkon, ta pys se cer vere ka qef, gjer ke niveli i verave te mjeshtrit; do doja ti dhuroja nja 2 shishe per ate qe tha per koncesionet e bulqizes e patos/fierit!!!

cer paska thon mer...se vune dor ne qilar ne ti tashti.

Iku Janukoviçi, qenka largu pa lene gjurme nga Kievi;  parlamenti (kryetari i te cilet sapo dha doreheqjen) po e shkarkon zyrtarisht

Te Rassia24 i behet thirrje popullsise tu beje rezistence bondarcove.
U perca UKR
Tani fillon skenari, berkutet i larguan fare nga kievi.

se po pertoj te germoj ne internet: eshte pse ai zgjidhet permes zgjedhjeve presidenciale, di gje nese ka kushtetuta ukrainase ndonje nen qe lejon parlamentitn te shkarkoje presidentin ? 

nuk e di, po di qe Kryetari Bashkise se Harkovit dhe Guvernatori Rajonit te Harkovit po bojne thirrje separatiste smiley Neser maro Sochi dhe shofim storje.

 

me ç'duket, po. Edhe presidenti paska shku ne Lindje, atje ku ka vatren e tij.
Po ndofta dhe ndahet vendi me dysh. Me kujtohet te kem lexu, qe ne mesin e viteve 90, nje kapitull te tere per Ukrainen, tek "The clash of civilisations' e Huntingtonit. Personalisht, nuk kam ndonje 'état d'ame' (without qualms - thoki ju anglofonet) per kete punen e kufijve. Fundja keshtu u nda Cekosllovakia, Jugosllavia, vete Bashkimi Sovietik etj etj; shtete ishin dhe ato. Thone qe dhe Skocia do me u nda smiley

Kushedi sa do jete zhgenjy ai shoku i Bubkes. smiley

Bukur ....te shohim

qenka futur populli ne rezidencen e presidentit dhe po zbulon 'varferine' e sarajeve te viles se birit te popullit, "qe e kaloi femijerine e tij duke degjuar kenget e Edit Piafit" smiley

tani filloi skenari i 97'. Kievi s'ka asnje polic, qytetin e drejtojnte radikalet.

Radikalet po ngrene postblloqe neper rruge si Zani ne kohe te vet.

kshu osht kur nuk shqitet suma nga kolltuku...shko vendi per lesh

Ca te thash? Jo po se rren reporteri pastaj. A do te ta them se kush do te jete next step? Prit kur te hapen burgjet dhe te dalin te burgosmit me kuc  e me mac. Nga e di une do thush ti? He pra. A e do dhe stepin tjeter qe do vije mas atij?

smiley te kom kujtu sot ne mengjes; sepse mbreme isha dakort me keto rradhet qe kishe shkrujt

Nga ana njerezore, si president, ne momentin kur ti vihesh perpara alternatives qe ti japesh urdher ushtrise te qelloje mbi popullin tend ose te japesh doreheqjen dhe ti lesh te tjeret ta zgjidhin kete pune, une ne te gjitha rastet do te rekomandoja doreheqjen

jam 101% dakort! Une nuk kam ushqy e nuk do ushqej ndonjehere ndonje simpati per Tos Nanon, por nga kjo ane, ka qene smiley
Biles vetem ne kete sens e kisha mbreme, kur evokoja ngjashmerine me shqiperine ne 97. Por si duket, kjo varet fuqishem nga "lloji i bagetise" (thosh gjyshi im, duke e pas fjalen per popujt smiley). Nuk jane njesoj 3 miljon kokrra shqiptaresh me 47 miljon ukrainasish, sa per nga numri aq edhe per nga karakteri

Stalker, e kemi bere edhe njehere kete muhabet ketu, kur reporteret e huaj qe nuk e njifnin Shqiperine i parashikonin ngjarjet thuajse me siguri matematike thjesht nga pervojat prej vendet e tjera. Me nje llaf sado perkedhelese qe te jete ajo fjala qe "ne si popull pellazg jemi shume unik",  fatkeqesisht realiteti tregon te kunderten. Ne situata te njejta presioni, njerezit e planetit veprojne ne te njejten menyre pa dallim rrace apo ideje. E vetmja gje qe mund te ndryshoje bazuar mbi traditen kulturore eshte shkalla e dhunes.

Ne fakt ky shekull eshte i gazetareve, ata jane profetet e ketij shekulli, per çdo ngjarje bejne 100 profeci qe te nesermen i harrojne edhe ata vete.

Ne fakt perveç Fatos Nanos, qe i ben temenara Stalker, me i madh nga te gjithe eshte Zogu ne prill te 39-tes kur zbatoi pikperpike skenarin profetik te gazetareve engleze.

 

O Heretik, megjithmen e kam. Nese do te merresh seriozisht ne muhabet, nga une te pakten, permbaje pak vehten mer njeri. Ngele gjithe diten me llastiqe ne dore, ke xhamat e teto Sotirices! 

Cfar te merrem seriozisht, nga kush, nga Stalker qe quan çdo qeveri fashiste vetem per faktin se komandon?

 

Po ti the dje se ne Kiev cdo gje shkonte per bukuri. Vec nja 50 vete ne shesh benin remujen.

 

Iku dhe Jukanovici nga Kievi.

Zgjedhjet behen ne 25 maj.

Si tha njeri dje: Asigje nuk po ndodh ne Kiev business as usual bile jane hour edhe cmimet.

 

Tjetri vazhdon te besoje se Rusia akoma eshte ne a avantazh ndonese edhe lojrat e Socit u ellipsuan dhe nga Kievi I iken tere sherbetoret.

Nuk e di cfare pijne keta njerez por duhet provuar ai mall se te heq streset smiley

Ore ata shqiptaret e Ukraines ketej Dnjeprit i kemi, apo matane Dnjeprit? Cfare qendrimi kane mbajtur qytetaret e fshatrave shqiptare? Enverista apo demokrate i kemi? Apo edhe ata te ndare, rruga Veliki Albanska me Timoshenkon dhe rruga Neveliki Albanska  me Janukovicin?

Se polaku interesohet per ato 5 fshatra qe ka ne Ukraine, po ne c'bejme per ato fshatrat tona? Ministri i Jashtem duhet te ishte ne Ukraine sot, ne krah te atij polakut.

Ne delten e Dnjeprit, ata jane ne Krime qe eshte gadishulli ku fillon grykederdhja e lumit, po nqs duhet me qene te sakte eshte matane lumit. Qendrimi i tyre eshte qe qajne akoma shperberjen e BRSS. 

Parlamenti ukrainas paska shkarkuar Janukovicin plus qenka liruar Julia. Me vjen mire per ate te parin, po kjo e dyta nuk e ka pas komplet kot burgun. 

Ky eshte puç ! - sapo tha Janukoviçi !

Ku ta kem degjuar valle kete fjalen puç ?? smiley

Edhe puc edhe i quajti tradhtar ata te partise se vet. Nuk shko kjo smiley Te pakten te kishte fol per cadra-pistolete.

Po po, po sic thote dhe heretiku dardha e ka bishtin prap. tqe nga. kymoment ukraine eshte ne kaos. Une them te presim te henen, neser mbaro sochi dhe fillo storja. Te gjithe ne 97 i vute kurora Sales. po jaqe u rikthy edhe per 8 vjet pas 8vjetesh. kesaj Or turqeta i i thone ti besh hesapet pa hanxhine.

PF, shife pak ket foton te shekulli, per hakmarrjen e turmes ndaj punonjesve te shtetit. 
Ai kryqi ne duart e priftit nderkohe qe ktij i rrasin shqelma eshte priceless

http://www.shekulli.com.al/website/image...

 

Democracy in action smiley
Po dalin grupe rradikalesh ne rruget e kievi dhe ndalojne makina, kerkojne titushke (keshtu quajn provokatoret dhe kundershtare). Kur i pyti nje gazetar ras qe ku i dalloni titushket pergje qe Lapidar: Ate e di une smiley.
Kshu fillon kaosi, dhe nje nga qytetet me te bukur ne Europe digjet ne flake.

Ai presidenti sikur s'po jep doreheqje, thote cnn. 

Te shofim ca do beje Ariu, se thone eshte betu qe nuk e le t'i iki. Dhe te drejte ka, se po nuk lujti te lujne, tha. 

Yanuka nuk e jep dorheqjen se ajo eshte artifica ku do kapet Rusia per luften e vet smiley

 

http://www.vesti.ru/only_video.html?vid=...

 

Me pak fjale keta po thone qe Kievi,(vendlindja e nacionit rus i referohen Kievskaja_RUS), me keqardhje ngelet jashte dhe kryeqytet bohet Harkovi. Te henen priten zhvillimet.

Gjynah dhe nje here per Ukrainen si e katandisen Oligarket(timoshenko e CO) dhe fashistet e Stepan Banderes.

 

@PF me poshte Yanuka eshte ne Harkov dhe nuk ka dhone dorheqjen

Hahaha si e ke thone kete, si ai qe tha "une e nxorrra dy here komen nga rrethi..." kur po i ashtushin grun.

pa lidhje, shume e sforcuar kjo batuta, plus shenje shterrimi, e ke perdor dhe nja dy here te tjera ne peshk smiley.

Ariu do paguje tani si per Sirine ashtu dhe per ate sumcen e vogel qe i dha azil. Eh kurve plake Europa, megjithe ate amerikon kurvarin.

Thone qe Ariu mund te kete hall edhe me te madh. Se po kaloi miu ... keto pamje mund t'i ndodhin ne Moske. 

ja filluan artikulimet ruse

Rusia nuk mund te lere pa mbeshtetje Popullin Rus qe jeton ne Ukranine pa perkrahje

Rusia duhet te dali garant i te drejtave nderkombetare, te drejten e popujve per te legjitimuar sovranitetin nacional, hence do aplikoje modelin e Kosoves.

ne Sevastopol i presin berkutet si heronj

Ngele pas Berrkuceve o bir.

Po djalosh po, po lojrat qe po luhen jane shume te renda, Kuadri po ngjet gjithnje e me shume me kohen e L1B apo skemi dhe 100 vjetorin kete vit. Po luajne ne oborrin e Rusise. Ne oborrin e nje fuqie berthamore.

Po te degjosh retorika Ruse po merr ton. Une per vete kam merak.

Pse c'prisnje zotrote: apo e pive dhe ti ate 'cool-aid'-in e viteve 90-te qe 'paqja e perjetshme fillioi'. Hajde mendje hajde. Ne pac merak, ngrihu merr familjen e hajde fshihu ktu ku jam une ne mes te tajges Kanadeze se nuk te gjen gje.

Ne fakt gjithe kto gjona duket sikur po u bojn vaki aleateve te Rusise: Siri, Egjypt, Ukraine, Venezuele. Te shofim a kan kellqe ta bitisin ket pune Vicky Nuland. Algeria is next. Sunitet jane me Amriken, Shiat me Ruskit

si i bie Safir, do forcohen noicik keta konservatoret Amerikane, duke pare ndonje konflikt te mundshem?

Te gjithe ortodoksit do te paguajne deri ne nje spijunllikun e tyre ndaj Moskes komuniste, qe kane ngrene hamburger me Putin.

 

Cfare po ben Hoxhe Efendi ...

e pyti njoni azretin Nusret , Hoxh Nastradinin kur po sharronte drynin e nji dyqani 

Po i bi Violines ...tha Hoxh efenia 

Sikur nuk nigjohet gjo ?

Neser ja digjon avazin ...vazhdoi Hoxh efenia tu i ra violines

Kush ta kete melodine me te bukur smiley 

.Fakti qe gjithmone eshte spekuluar me Popullin Liridashes ,Demokrat , dhe Mish per Top por i Udhehequr nga Lider Vizionar te Sakrifices Punetor e Trima ,por pak xhepaxhij ,   e qe padashje pas ca Koheve u behen Femijet Milionere , nuk verteton asgje se kush ka te Drejte !

 

Keto "parashikimet" e effkey-t po me ngjajne si analizat dhe parashikimet e sigurta te Art-it per mosaprovimin e TAP-it.

Jukanovici u shkarkua nga parlamenti ku dhe anetaret e partise te tij votuan kunder, ky akoma vazhon analizat e leshit.

Hadje rusofile te pjerdhur nga mendja hajde!

 

Per akademiken franceze Hélène d'Encausse, Ukraina ka pak shance te ndahet. Sipas saj, Ukraina ka nevoje per Rusine por dhe kjo e fundit per Ukrainen dhe sipas saj, Putin do bashkepunoje me Timoshenkon ashtu siç ka bashkepunu me presidentët e tjere te ketij vendi. Akademikja ne fjale ndofta nuk eshte prestigjatore, por ... "In her book 'L'Empire éclaté' published in 1978 she predicted dissolution of Soviet Union " (thote me te drejte wiki)

Une sdi se cfare duhet ti bejne Rusise me shume.

ne fillim e nxorren per bythe nga Balllkani, me pas ja vune NATO-n ne kufi.

Pastaj e rrethuan Rusine nga Finlanda ne Japoni me qeveri antiruse.

pastaj ja perdhunuan Gadafin ne mes te dites, po i marrin Venezuelen, dhe ndoshta me pas Sirine.

Effkey vazhdon ska ndodhur gje thote.

Hajde shko qaj per Jushenkon tani, se e hoqen kot, se dje ne Kiev cdo gje ishte normale bile ishin ulur dhe cmimet. smileysmileysmiley

Paske pjerdhur tamam nga mendja o effkey!

Nejse lajm i mire per ne. Me hallet ne dere te shpise, Ariu s'do kete men te merret me Kosoven. Megijthate, nuk do shty ne corner.  

E kisha fjalen per Jukanovicin jo Jushenkon.

BBC thote qe Jukanovici po iken ne Rusi.

http://www.ntv.ru/video/novosti/732462/

kjo eshte per gjith bolet qe dine kievin ne flake, vidoja eshte e dites se sotme.

Fillon videoja ne Sheshin e Kishes se Sofies 500 metra mbi majdan. cdo gje e qete.

Ne shesh jane vetem Fashistet e Stepan Banderes.

ej me kete videon e ke ndritur fare

kjo eshte komplet teater.

Dmth Kievi eshte komplet I qete dhe Jukanovici u largua nga 500 rambo?

Po harram I qofte nese e kane perzene 500 ukrainas.

Perse cfare pret ti te behet ne Kiev, pervec nja 90 te vrareve?Shifren ministri I Jukanovicit e dha pardje.

Nderkohe qe Jukanovici po ben valixhet te shkoje ne Rusi.

Ah ti paske ikur fare nga trute.

jeni rond. smiley

po shumeee rende smiley, pranej sbohet shqiperia naiher se pallkarinot jane sheshit.

Nje fishkellime dhe mblidhen.

O sa kom qesh o zot, per hajer ishalla

... dhe ndonje tas qumesht, qe te benim ndonje pershesh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).