Autoritetet policore italiane në alarm për drogën që vjen nga Shqipëria dhe zbarkon në brigjet pulieze. Në një intervistë për “La Gazeta de Mezogionio” në Itali Komandanti i Operacioneve Detare Ajrore të Guardia di Finnacës në Bari, Mauricio Muskara thotë se nuk gjen dot fjalë për të përshkruar fenomenin që po përhapet në gjithë territorin italian, fenomen që sipas tij ka nisur vite më parë.

Ai thotë gjithashtu se rritja e këtij fenomeni ka forcuar monitorimet dhe kontrollet nga ana e policisë italiane për të zbuluar rrugëtimin e trafikantëve nga dy vendet. “Nuk e përcaktoj dot ngarkesat dhe sasinë në një muaj që arrijmë të kapim, por janë të shumta”n- thekson Kolonel Muscara. Sipas tij marijuana vjen kryesisht natën përmes skafeve, gomoneve të fuqishme por dhe me anije të mëdha. 

Madje arrijnë të udhëtojnë dhe në kushte moti të vështira dhe të pavaforshme. Substancat narkotike në tonelata shkarkohen në brigjet e Barit dhe Foxhias me gjithë bregun e Pulias që është më pranë bregut shqiptar për tu shpërndarë më pas në gjithë Italinë duke synuar veçanërisht veriun e Italisë Lombardinë, Veneton, Emilia Romagnën dhe Toskanën. Por gjithçka sipas tij duhet të hetohet dhe në nivel ndërkombëtar.

121 Komente

Bravo cuna

E shkembejm me tonelata pllakash dhe mobileriesh  z. Kolonel Muscara.

Ky eshte problem i njohur per shum vende, nuk eshte se vetem nga Shqiperia luhet droga. 

vetem se ne eksportojme veç droge. kolumbia psh i jep botes dhe banane, kafe, e diamante apo metale te tjere te çmuar.

PD: Ne e zhdukëm Shqipërinë nga harta e trafikut të drogës 

smiley

Kurse kryetarin e komunes se Lazaratit duket se po e ngacmon kersheria per pak tritol (largqofte).

 

Për kryekomunarin e Lazaratit, Dasho Aliko fillimisht shteti duhet t’u garantojë këtyre banove mbijetesën përmes punëve të ligjshme, duke u siguruar dhe infrastrukturën e nevojshme në të cilën nuk duhet të investohet prej vitesh.

E paska patur tamam Me i Miri qe duhet te ngrihet sistemi i duhur ekonomiko-kulturor. Njerezit normale ne perendim kete qe thote Aliko do e quanin blackmail (me jep para qe te mos merrem me droge), po c'rendesi ka. Lazarati edhe pa infrastrukture dhe po lulezon (pun intended) dita dites, jo me te kishte dhe ca me shume infrastrukture.

qa ka mu alarmu mor zotri mos ardht prej shqipnijet do vije prej kosovet

Ne kohen tone Italianet nuk alarmoheshin .

ne fakt, behet fjale per dy vitet e fundit, por kohen tuaj.

E moj Shqiperi qe s'ke pleqeri.

Tahiri, Tahiri more shokeni, nder ministria me i miri mor shokeni!

Kur ka Ministri i Brendshem skaf ne emrin e gruas, perse mos te punojne çunat...!

 

Shpjegimi me racional eshte se ky trafik drejtohet nga policia pasi nuk ka mundesi qe kaq shpejt krimi te marr kete hov ne trafikimin e droges.

Edhe zyrtarisht Tahiri me i miri, eshte skafist.

Socialistet me mend jane te paket ne PS se i perzuri Rama me shkelma. Edhe ata pak burra me mend qe kane mbetur, nuk futen ne qeveri se e dine me ke kane te bejne.

Ku shkojne gjithe ato pare qe perfitojne nga droga?!

Blerje votash, ndertime, biznese, kapje e politikes dhe mediave etj.

U habita kur tregonin qe kreret e policise ishin te perfshire ne tregetine e droges! 

po luftuam drogen e Lazaratit, ku ti gjejne socialistet parate per te blere votat e shqiptareve ne zgjedhje? Po Top Channel kush do ta financoje? Po "industrine e ndertimit" me te cilen Rama punoi ngushtesisht si kryetar bashkie ne Tirane per nje dekade kush do ta financoje?

ne fakt, lazaratasit jane votues 90% te djathte smiley e s'kane votuar ndonjehere per PS. Bejne be per Berishe. Perse valle?

Nje gje me pelqen tek ju (keshilltar, redi). Kur masturboheni e boni ne grup, po ky eshte problemi juaj. A ka patur valle droge ne Lazarat vite me pare, apo  mboll keto 5 muaj. Ikni pra dhe kenaquni se eshte e shendeteshme masturbi.smiley

 

E shikoni si jane aktivizuar falangat e Fierit dhe Tepelenes me ne krye Ruçin, s'kane kohe per te humbur por merren me tonelata.

ministri pret qe te krijohet situata e pershtatshme per nji alternative te re ekonomike per lazaratin, qe pastaj t'i hyje me polici. T'pakten kshu tha ne tv. E njejta llogjike vlen dhe per pronaret e skafeve. Beluli po me thosh ne privat se po konsideron seriozisht te perfitoje nga kjo mundesi e perkohshme biznesi duke blere skafin e dyte. Personalisht me duket shume ide e guximshme po Beluli e kish seriozisht

Rilindasi yne Edi Rama nuk erdhi ne pushtet duke premtuar qe te luftoje Lazaratin dhe trafikantet e droges. Ai u premtoi shqiptareve qe do ti "rilindi nga rrenimi" dhe do te "luftoje analfabetizmin e shqiptareve" ne gjithe vendin. Ai prandaj ka zgjedhur nje qeveri te mbushur plot me rilindesa, dhe detyra e tyre dite e nate eshte qe te rilindin shqiptaret, nje per nje. Dhe vetem pasi te gjithe shqiptaret analfabete, ti dhe une, te kemi rilindur, pastaj qeveria do te kete kohe te luftoje Lazaratin dhe drogen.

po nuk nxirren muhabetet e privatit  ne publik o Br3dharak,  ndryshe nuk e quajme  kot  kete lloj ''komunikimi''  privat.     nuk e kuptoj,   çte  shtyn qe  me menyra te tilla,  te uleta do thosha,   te demtosh figuren  dhe personalitetin  tim  te PPU.   zilija ndofta??

m'u duk se ishte sh domethenes per temen, Belul. Nuk e bera me qellim te keq per te demtuar imazhin tuaj apo dicka tjeter

Cer i bon Rilindasit Shqypnise se Begate qe na la Salih Plehra me Talibanet, trp,trp.

Po pse mer ene Lazarati ka fillu kto muj me mbjell Marihuane? Po cohuni o shqipe e mbroni pronat e Zenit, Gites e Jamarberit se atdheu osht nrrezik. Nuk ka me patriot se ata qe kan Prona, mos e lini Zenin me Giten me hup.

Rilind edhe ti sot, qe te shpetosh nga analfabetizmi!

Me Salukun tat efendi, do jemi te gjithe te rilindur e te lexuar si:

Zeni, Piromani....Argita pushtusja e ultesires perendimore...Jamrber turizem zhvilluesi e rosak vrasesi.

Redo, ma hiq nje kurozitet...nga cila ambasade a zyre te kan heq...se gjithe ju Saluksat quni intelektual punene e zyres.

Anafalbet qe shkruan 7 mesazhe per drogen qe Saluku jot e pruni nShqypni me Agron Musarajin.

Morr i kuq blloku, je ene ti se ju ndjen i lebetitmi..

 

Kto socjalistat e kan pas pas pas enderr te kahershme trenin nenujor qe te lidh me Italien smiley

Gjate protestes se Qytetareve Malazeze binte ne sy pankarta :
 

" O Sali o Hero gjithe Shqiperia ty te do "

Dmth ti po bie dakord qe Lazarati qenka me i forte si shteti??? Nese dicka eshte me e forte se shteti tregon qe ka lidhje me shtetin ndryshe s'ka kuptim. 

Ketu kam qene, por i denuar me 5 shkrime ne dite smiley

Une vazhdoj te jem ne pune! Ndoshta edhe per pak dit smiley

Qeke diplomat atehere, se nuk njof ndonje gazetar qe  shkru 5 shkrime ndite e per cfare.... per gropat nrruge? Figure tragjiko-komike, .....do jesh npun edhe per pak dit..pse do behesh hero per Zenin e Giten?

Ik ore mbulo koken me jorgon e prit ndonje telebingo se sjeni per gjo ju.

Pse themi ne qe bujqesia shqiptare eshte ne krize? 

Lazarati eshte tregues i shtetit te pjesshem shqiptar, i shtetit selektiv dhe i mungeses se kontrollit te shtetit mbi territorin dhe mbi njerezit.

Ne fakt, nuk i besoj fatit,  "Majmuni i Cirkut" Kryeminister, ky po qe ka fat, ia arriti te behej Kryeminister!

Po pate Zombin 8 vjet President....Zombin REBORN 8 vjet kryeminister....ke Zombit baby qe po jua o morrin frymen se u rriten ene ata, e ti vazhdo tmerresh me Majmunin. Shko re puth Moniken e Likes para familjes Adams o diplomat.

Po rri pra, mos na trego perralla me mbret. Ku marrin vesh demokratet nga keta pune, ju jeni njishat e skafeve dhe trafikut me Gjinushin Rucin Ceken Kateshin Caushin Mirin e Xhikes Lul Berishen Aldo Baren. Edhe vete partia juaj e punes ka pas trafikuar droge ne bashkepunim me mafien italiane. Ka dokumenta per kete, ka qene njefare Lorenzo Lezhiani te cilin e zhduku Dulla ne fund fare.

Capish!

O me hongert mortja mu kur Redi mthot capish si Malavita....po Mir e ke se ju jeni klani Tropoxha, trusti i geshtenjave qe e rropi tironen. Po pse me krahaso mafian e Zenit me ate rrushin e Vlores, zanin. Mafja Zenit eshte ballkanike Jo si e coleve

Se pari ti te rrosh sa malet.

Se dyti, tirana ska me çte ofroje, ato qe kishte i zaptoi klani i majmunit te cirkut.

Po Po ballkanike, a te ben pershtypje se perse shkoi Mimi, Bushati,Peleshi ne Greqi ?! Perse u priten me te gjitha nderimet nga ministri perkates, kryeministri, presidenti, si asnje pushtetar i meparshem shqiptar?! 

Redi, molotovin me vete ne 20 Shkurt, po sdoli njeri futi ndonje birre nga Liqeni, se ky eshte Fillimi iprotestave tha Zombie, mos u digj me te paren se nuk eshte shume mashkullore. Uro mos i iken zeri Lulzimit ore se bi morali i hordhise talibane. Nuk digjet godina me ze Luleshe....duhet zo leshator. 

Pyete veten nje here per 8 vitet qe shkuan kush ishte me i forte dhe mos bej sikur ke zbrit nga hena. Po me keto peralla as femijet e kopshit 11 nuk i ze gjumi.

me sa kom nigju italia sapo nxorri t'pavlefshem ligjin fini-giovanardi per drogat e lehta,pra u legalizu marijuana.tashi lind problemi i konkurrences tregtare,pranej bojn zhurm anej se lazarati ka prodhim t'strukturum qe italis do ti duhet koh ta ngrej n'kom.nderkoh dikush duhet ti plotsoj nevojat e tregut pranej lazarati shyqyr qe osht.

ka nai kauz politike per protestne e 20 shkurtit se njoni qe njof do dali n'protest se do e mshtesi pdh-ja per ca gjona qe jan t'jashtligjshme po hajt mo,shpresa vdes e funit m'tha. smiley

shteti e mbyll ate mesele per nje dite, sekuestrim te te gjitha tokave te lazaritit per veprimtari kriminale ne baze te igjit te anti-mafies dhe mjafton qe fshataret te sorollaten per nja dy vjete neper gjyqe derisa ta fitojne gjyqin (e fitojne se kane akumuluar kapital) dhe mbyllet tregu.. sekuestro ne baze te vendimit te gjykates se larte eshte tashme e thjeshte: me dyshim te arsyeshem ose ne inligzce "reasonable cause", nga edhe eshte marre, ideja e civil assets forfeiture

ose mjafton qe shteti te krijoje nje projekt zhvillimi te sigurise se larte ne ate zone, nje rruge a park natyral dhe u blen tokat .. por nuk duan se ushqehen gjysma e jugut me ate pune

smileyOre ti sqeke dipllomat po na dole Sigurims që i dike gjonat

Problem i madh shume..po lere...ne proteste!!

Nje hall i madh i ka zene shqiptaret, e nuk eshte nje hall politik. Nje njeri budalla qe as nuk di e as nuk do te mesoje por pretendon se i di te gjitha eshte bere kryeminister. Kete e kane kuptuar demokratet, kete e kane kuptuar edhe vete socialistet qe i dhane voten ne 23 qershor.
 

Mese e nevojshme protesta!

prisni kater vjet deri ne zgjedhjet e reja. se nuk eshte mbret. me protesta vetem rremujen do nxisni, siç bente edhe rama ne kohe te tij. asnje fitim s'do keni prej saj. as ju te politikes dhe as populli.

te jeni te zgjuar beni nje pakt me opoziten, nje here ata nje here juve ne pushtet (siç ben dhe bota qe po imitojme) dhe futjani popullit gjeri ne gryke, se ky nuk meriton gje te madhe kurre.

Kush nuk pranon te jete gomar me 20 shkurt del ne proteste. A ka me kauze te forte sesa te protestosh kunder mashtrimeve elektorale? Nese Rama ja hedh paq me mashtrimet elektorale, ai mund te beje cte doje. Duhet refuzuar qe te na terheqe per hunde nje i semure. Ti kerkohet llogari per gjithe mashtrimet qe beri ne fushate dhe tani i ka harruar, plus, duke futur ketu pasigurine, krimin ne rritje, papunesine, cmimet qe rriten, policine partiake etj.

Marshi qytetar nuk ndalet!

çfare do fitosh me proteste ? çfare ke fituar ndonjehere nga kjo ?

Ca problemi ka se do protestohet ?! Ka pasur ndonje problem kur dilte PS-ja neper protesta kur ishte ne opozite ?! JO!!!
Pse shqetesoheni kaq shume dhe gjithashtu ju ben pershtypje dalja ne shesh? 

Asnje problem po lere ca thote ai se nuk e ka seriozisht. Do te beje si interesant. Bile me proteste fitojme qytetarine.

u vrane kater veta, dhe e pengua shteti me muaj me radhe. per me teper u kthye ne preçendent politik qe mund te kthehet ne rreth vizioz te pa rrugedalje kur perdoret sistematikisht.

dhe pyeta se çfare fitohet nga protestat. çfare fituan vendet arabe nga keto ? dhe politikanet nuk fitojne gje, se edhe sikur te hypin ne pushtet, po te njejten do te kene nga populli qe do genjejne. se me llafe nuk e pasurojne dot, e bile as me reforma.

vetem QETESIA e permireson gjendjen. 

Disa komentues ketu, jo vetem ti, shprehen kunder protestes nga opozita sotme nderkohe qe per 8 vjet ishin pro protestes e opozites se djeshme. Vetem PS ka te drejte te beje proteste dite e nate, me bojkot kuvendi, greva urie, bllokime rrugesh, djegje gomash, djegie automejteve, gure e tulla kunder policise. Keto qe kishin ndodhur dje nuk ishin destabilizim. Pasi ndryshoi qeveria, protesta ne 20 shkurtit papritmas na quhet destabilizim  Pastaj qajne hallin e opozites qe jane braktisur nga qytetaret, atehere pse shqetesohen kaq shume ?! 

o red pergjigju pyetjes se çfare ti realisht  fiton me dal ne shesh ?

leri llafet pa kuptim.

dhe per mua, dil ne proteste dite dhe nate  po gjete kara qe te shoqerojne (lesh bejeni ate shtet, se une vete s'jetoj atje. vetem kur te nisin edhe ketu protestat jam tu ardhe)..  

harrova me t'thon qe tani kryeministria nuk ka me gardh, kushteqe me nje sulm mund te hyni dhe mbrenda per te bo ligjin me pas, republiken e re. vetem se rilindjen si emer ja u zune. duhet gjet tjeter marifet.

Ate thuaj: Mjere ju qe jetoni ne Shqiperi.

Nuk mjafton 1 shesh per gjithe te pakenaqurit nga qeverisja e Edi Rames. 

neqoftese ketu protesten e jep televizioni (si ate te Ukraines), do mendoj se kjo eshte e organizuar nga perendimi dhe juve nuk jeni veç vegla te tij. 

do isha bile kurioz sikur rama te qellonte mbi protestuesit, per te pare vazhdimin e filmit.

Hall i madh i ka zene shqiptaret dhe gjithe partneret e Shqiperise: nje psikopat eshte bere kryeminister!

qenke nje debil ti. partneret e shqiperise thote. ty te mbajne per majmun (rob me bisht) ata qe ti i quan partnere.

dhe per te shuar ate protesten tende (qe mos te preken nga mbeturinat e saj, si ciklat e mutit ne mur), do me sjellin mua me mitroloz ne dore, si diversantet dikur, per ta spastruar se me juve atje as duart nuk duan te ndyjne keta te cilet ti i quan partnere.

eh mer lepeqirxhi zyre, qe ben politike dulekshe neper bloget shqiptare. ku e njeh boten ti.

Nese ti do te ishe ketu, do te kishte veshur nje fustanelle, dhe do te ishe ne rrjesht me "femrat police" para kryeministrise.

Normale qe nuk e njoh boten, dukem.

 

Shume e vertete Red. Opozita ne fakt vetem po ndjek trendin e shoqerise qe eshte ne rruge e sheshe duke protestuar. Shoferet ne proteste, te tjere protestus per lumenjte, te tjere per armet kimike, te tjere ler papunesine, te tjere per paligjshmerine etj. Pakenaqesia dhe zemerata per kete qeveri eshte e madhe.

Jo vetem qe protesta duhet te behet dhe te shkoje ne kulm por po me mori keshillen time opozita, marshi te jete po aq i kulturuar dhe i qete sa c'ishte protesta e 21 janarit qe beri PS.

ti duhet te jetosh me keshillat qe jep. se i paske si mesimet e bibles.

protesta kerkon nje kauze. Rama pas zgjedhjeve te 2007, u tregu i zqut qe ju qep kutive deh nuk i leshoi derisa u piu lengun. Ndersa ju deri tani pervec diskomfortit te fresket qe sjell hupja e pushtetit, nuk keni asgje tjeter, prandaj do beni nje vere ne uje. Aq me teper qe rama u regj 8 vjet si lider i pakenaqsise se partise "jo ne pushtet" dhe ja mat mire pulsin opozites.

Brenda sistemit aktual opozita eshte me moot se kurre, gjithnje brenda sistemit. Mire do ishte qe Pd te merrte lejen e lindjes nje nje vit, po qe se dun te kthehen prape

protesta kerkon nje kauze.

Une mendoj duke ditur natyren psikologjike te shkrimeve, per disa njerez protesta e 20 shkurtit eshte sindrom frike per faktin se data 20 shkurt eshte simbolika e rrezimit te bustit se Enver Hoxhes. I druhen motivit dhe simbolikes. 

 Kur bashkohet motivi dhe simbolika krijohet nje vullkan i madh qe eshte gati te shpertheje...!

... Dhe do shpertheje!

Të mos protestosh, dhe të rrish sylidhur e në gjumë, do të thotë të vetnënshtrohesh prej besimit të verbër ndaj padronëve të rinj, që vota e popullit i punësoi për të qënë shërbëtorë dhe jo sundimtarë arrogantë e mospërfillës!
Pra, dyshimi, reagimi dhe protesta e popullit ndaj të punësuarve të vetë politikanë, është një e drejtë legjitime dhe e përhershme e sovranit, si opozitari i vetëm dhe i vërtetë!

Po do te protestojne policet qe jane hequr padrejtesisht nga puna, njerezit e administrates te pushuar nga puna per tiu hapur vendin e punes militanteve socialiste, qytetaret qe shohin se si kriminelet hedhin ne ere jeten e njerezve ne mes te dites, dhe policet i lene kriminelet te lire,  qytetaret e shqetesuar per "armet krimike siriane" qe kryeministri i tyre ua beri per pak peshqesh, qytetaret e vetepunesuar te furgonave qe me nje te rene te lapsit qeveria i la pa pune e pa buke,...etj.

Do te protestojme çke me te! 

Rruga mbare or mik,,, po per cfare do protestosh qe familja ka vene pasuri miliona euro gjate 8 viteve, qe Luli fitoj miliona euro vetem me rrugen Durres-Kukes, apo qe vdiqen 26 veta ne gerdec dhe vdiqen 4 ne 21 janar. Ve bast  qe as 5 mije veta sdo boheni se ju ka dal boja dhe e dine qe kjo proteste eshte e atyre qe e duan me zor pushtetitn. 

te ligjerohet hashashi e te shkoje te pirdhet italia

Joooo, se ju ulet çmimi. Kemi zgjedhje vitin qe vjen!

C'lidhje ka legalizimi i hashashit po themi ne Shqiperi me trafikun e droges drejt Italise dhe Evropes? Edhe po te legalizosh hashashin ne vendin tend, nuk do te thote qe mund te trafikosh lende narkotike ne drejtim te vendeve te tjera? Mund ta kultivosh dhe ta perdoresh per nevojet e tua, por s'te lejon kush te trafikosh e as te cosh droge ne vende te tjera.

Asnje çeshtje nuk duhet te jete e paprekshme sepse mbi shtetin/ligjin s'duhet te jete kush! Ah se harrova te permend qeveria aktuale jo qe nuk po e lufton me vepra, por edhe me fjale nuk po e denon çfare po ndodh atje, por thjesht raportojne ngarkesat qe kapen diten e leshohen naten. Problemi zgjidhet nga rreza sepse atje behet ndalimi tamam jo tek ngarkesat.

do paska gallat me dt 20smileysi si ra men'ja nanjonit t'organizonte nai rave party se me gjasa kjo duhet t'ishte dit fitoreje jo proteste dreqi e hongert.se kshu i bjen qe me 28 nentor shqipot t'dalin n'protest jo t'festojnsmiley

lereni mer qeverine te punoje

votuesit e PD po na turperojne serish. eh, lazarat, lazarat...

Dicka ka qe nuk funksionon ne koken e Shqiptareve  .

Deri dje qe ishim ne krize shitej e blihej ne Shqiperi .Tani qe Economy is Bombing se kemi ulje te taksave per 95% te neve , shendetesi falas , transport te sigurte , leke me shume ne xhepa se ne kazino nuk lene me leka neve e cdo te mire ,  se blejne me , keshtu qe iken andej....

No capire no capire smiley .

smiley

Nqs kjo qe thote shtypi eshte e vertete atehere ky eshte nje turp i madh dhe na mban akoma larg Evropes.

Kete pune e zgjidh Genc Ruli, si deputet i Lazaratit. Bile thone qe lazot do hapin nje universitet ne Gjirokaster. Rektor Nderi Genc Arra.

Tani une nuk kam qene ndonjehere ne Lazarat dhe kam kurreshtje te madhe a eshte akoma atje ne hyrje te fshatit ai monumenti i hajdarit, Azemit? Se nje here thane sikur e hodhen ne havada antikomunistet.

Keshilltaro, PD-ja si parti e djathte nuk duhet te dilte ne protesta.  E djathta invenston per elita, si psh Qusepina Tupalli Qoba, qe konkurrojne me diellin e jo per zjarrvenes si prof,dr Mziu.

Ore meqe ra fjala ai prof.dr. Shaban Memia qe hapi depot e shkolles se bashkume c`u be? Apo ka kalu me Bamir Topin ai si dr. Blerim Qela? smiley

PD-ja ka lindur ne sheshe si parti e avantgardes se shoqerise, studentave dhe intelektualeve. PD-ja vetem udheheq shqiptaret qe nuk durojne dot mashtrimin e nje njeriu si Rama.

Te tallen dhe te te mashtrojne eshte keq, por kur ta ben Rama, eshte dyfish keq.

Mire mer mire, por une e kam fjalen si parti e djathe duhet te merrej me ide dhe te nxirrte elita si Flamur Noka. smiley

Eshte apo nuk eshte parti e djathte PD-ja? 

Shabanin mer te pyeta ku eshte, Prof.Dr. Shab Memia?

ide? Po idete e PD-se po mundohet te kopjoje edhe Rama, qe nga Shqiperia 1 euro e deri te privatizimet.

Te gjithe ne shesh, s'ka lidhje te djathte e te majte, sheshi eshte forumi i demokracise. Keshtu ka qene qe nga Greqia e Lashte e deri ne Ukraine qe u cuan te djathtet kunder filoruseve.

Lere Shban Memine se ky ta pakten eshte shkolluar ne kohen e lavdishme te komunizmit dhe athere s'ka pasur PD, por shiko Tom Doshet dhe Mark Frroket e Rames.

Ore une te them ide ti me thua privatizmim apo qera me 1 euro. Nuk jane ide ato mer, ato jane hajni, pra kush te vjedhe me shume.

Nejse me idete s`na the gje.

Per Elitat? Po Shabanin dhe Blerim Qelen qe i kishit mes tuaj per 20 vjet pse i late te shkojne te antikomunistet e TKD-se? Po dilni parti revolucionare se eltitat tani ju i pergatisni e ja u merr ajo e djathta tjeter. smiley

Toma eshte i djathe ne origjine, mos e harro kete, por eshte vesh si partizan, ndersa Froku eshte demokristian, pra antikomunist dhe ky. smiley 

Bile Toma doli aq i poshter sa do veje heronjte e Vigut serish ne Shkoder, per inat te Gjusepines, asaj hajnies te fisit Qoba.

nuk ben dot gje ne shesh nje parti e shperfytyruar nga vota popullore, sepse s'ka popull

Nje qytetar i lire ne nje shoqeri, nuk ka nevoje per "arsye" per te protestuar. Protesta e lire eshte pjese e lirive kushtetuese te cdo qytetari te lire ne nje shoqeri te lire e demokratike. Nje qytetar nuk ka nevoje te te marre leje ty apo mua se kur duhet te protestoje politikat e ndjekura nga pushteti qe jane ne dem te interesave te tij personale e familjare.

Mu me ftoji Desara te protestoj politikat e ndjekura nga pushteti qe jan ne dem te interesave se saja personale e familjare, por nuk dal. Smu mbush menja, po pres mos hudhet Liria, se ky Redi e Poeti sjan tbindshem fare.smiley

Sa per budalleqet e tjera qe shkruan, te duhet te informohesh me shume per situaten ne Shqiperi. Ne 4 muajt e fundit, Shqiperia ka pare me shume protesta spontante nga vete qytetaret e vete, pa nismen e opozites, se sa ka pare ne 24 vjetet e fundit pluralizem. Vete shqiptaret u ngriten te protestojne per armet kimike, vete shqiptaret po protestojne per shkaterrimet e ndertimeve me leje, vete shqiptaret po bllokojne rruget kombetare se me nje te rene te lapsit "qeveria e rilindjes" po le pa buke 20,000 qytetare te vetepunesuar si shofere furgonash, vete sindikatat e autobuzeve urbane po protestojne se kane 3 muaj pa marre rrogen e tyre.

Po ik ore Taliban i Saliut boll u tallet me ate popull si perhera per pushtetin tuaj te korruptuar. Jo po do perfaqesoni shtresat qe u zhgenjyen nga pretendimet e Edvinit ju ndjekesit e Mullah Omarit. Ti votove bashke me poetin per Mullah Omarin, humbe? Ku u zhgenjeu juve te PeDes Edvini, cfare ju premtoji gje sdo jau fuste? Pak ja u ka fut me aq krime sa keni bo.

Jo po do dali poplli nrruge ta drejtoje Lulzimi me Argiten drejt fitores.... Ik ere boj cicin per analiza nashti.

Nese nuk do te dalesh ne shesh te protestosh se nuk ke arsye, mos dil. Por mos u shit dengla atyre qe po vuajne pasojat e keqqeverisjes ne Shqiperi. Vetem rritja e taksave qe hyri ne fuqi ne 1 janar 2014 po varferon gjithe shqiptaret eshte nje takse regresive mbi konsumin e gjere: nafte, alkool, kafe, etj. Dhe keto politika nuk varferojne vetem "demokratet" varferojne gjithe shqiptaret pa dallime partiake.

lol, sa te 10re jeni ju te sales, as propagande s'dini te beni. njeriu sot me kete dite duhet te perdore logjike ne propagande, jo servilizem alla enver hoxha, sepse ai brezi qe i hante keto nuk del me ne protesta, sepse eshte plakur. brezi tjeter pas atyre qe eshte me nje kembe ne kete cmenduri, me nje kembe jashte kesaj cmendurie, ka emigruar. shqiptaret qe jane sot ne shqiperi jane ata qe s'dalin ne shesh po s'i detyrove me pushim nga puna, ose po s'pate arme kimike per te sjelle. Berishen s'e do nje Shqiperi e tere, ai tashme eshte gelbaze e kalbur e regjimit komunist, ndaj dhe votuan ashtu. lol

Keto protesta nuk do te tregojne "mbeshtetjen e qytetareve per opoziten", keto protesta do te tregojne se sa budallenj apo njerez me mend kane ngelur ne Shqiperi. Politikat e budallait qe kemi ne krye te qeverise po demtojne ekonomine e vendit dhe ekonomine familjare te gjithe shqiptareve. Do mesojme nese shqiptaret do ti ndezin driten jeshile budallait apo do ti thone STOP budallalleqeve te tij qe ben perdite.

nga shkove nga shqiperia ne angli ti. lol. sa emra te tjere ke qe bashkebisedojne me veten ketu? smiley proxying and IP cloaking much lately?

Doni ca IP nga Kallkanistani mo? Se mos ju bejne pune? lol

Nje te dhene te pavarur per budallenjte ne Shqiperi e kemi: Saluksat e ndjekesit e familjes. Me sashof ju doni te merrni vesh sa budallenj te tjere mund tu bashkohen ne 20 qe sjane ne PEDe. Do e morrim vesh.

Une them te dalin e te kapin me Gelboqe Salukun me ish-ministrat e tij hajdut qe kane grabit demokrat e socialist e su ka hy gjemb ne kom, a mkuptove Talibani i Sales? Si thoshte ai i shkreti: mos beshtyni ntoke...beshtuni Berishistat nsurrat.

Ndryshe nga 21 janari, kur Rama importoi individë horra nga qoshet e errëta dhe skutat e krimit dhe bixhozit, e kur mercenarëve iu vu maska e qytetarit nga makineria e propagandës të çifçinjve të Ramës, 20 shkurti nuk do jetë një protestë për karrigen e një individi, por për karrigen e tavolinës së bukës së qytetarëve, për karrigen e studentëve në Universitet, për karrigen e qytetarëve në postet e tyre të punës, për karrigen e atij biznesmeni që po falimenton, për karrigen e atij të papuni që iu mbyll firma e huaj ku po punonte, për karrigen e atyre 20 mijë familjeve të shoferëve të furgonëve... për karrigen europiane të Shqipërisë.

...he se perpek harova, gjithashtu nuk do kete as qofte te zgares, pizza peperoni falas dhe shurtore portative .PD- istet e marin buken me vete smiley
 

cilet, ata qe e peshtyne PD ne surrat dhe i hodhen shishe me uje kur doli ne shesh per armet kimike? Sepse vetem ata ishin popull pa hile. Apo ata qe i shperfytyruan ne 23 qershor? Edhe cne qe e di ti nga Kallkanistani se c'behet ketej? S'ke ndonje shef indian apo iranian qe te ta shtroje kurrizin ne pune atje? do te hash qyl nga PD duke vjedhur robt ketej?

Eshte per tu habitur sesi vetem pas afro nje viti kur shqiptaret u mbushen me shpresen e madhe te premtimeve pa kufinj, ata detyrohen tu drejtohen shesheve dhe rrugeve me te zhgenjyer se kurre. Ky lloj ndergjegjesimi eshte emancipimi i shoqerise shqiptare qe kerkon nje me nje te drejtat e veta.

he se perpek harova, gjithashtu nuk do kete as qofte te zgares, pizza peperoni falas dhe shurtore portative

Kapo, per punen e shurres u thuj te marrin ndonje mase se gjithsesi vje ere, ndac te jene antikomuniste ndac te jene demokratas ata protestuesit.

Se c`kusuri ura e madhe e Lanes ! smiley

Thuaj gjithashtu Kapo se aty nuk do jete as Fiqiri Xibri ne rolin e brigadierit qe paguante pagen ditore te protestuesve ramiste. Aty do jete qytetaria qe nuk duron dot mashtrimin dhe keqqeverisjen.

poet, ti je?

...edhe nje dicka tjeter ;kryetari yne i nerum z.L.Basha nuk do fshihet  tek kulla e fidelit si boni Rama,por do jete ne krye e drejtim te turmes protestuese atje ku e kerkon detyra.
 

kapo vetem mos boni gabim me shkel barin se gati jane deklaratat per denimin e dhunes si nga Sequi si nga Arvizu. he te keqen se mezi e kemi at cik opozite.

Sequi eshte me ne: "....nuk eshte pergjegjesia jone per situaten;Keni ne krye politikanët që keni zgjedhur vete"   ...dmth hudhuni cfare prisni akoma smiley
 

Mos mer kapo, po si u hudhka nji mazhorance me 85 deputet mer kapo?

Dita dites do e ndjeni se sa thelle e keni honger me 23 qershor. 

 

Rono te garantoj une qe "kapot" nuk kone honger asigjo. Perjashto nai ndjesi tifozlliku po niveli i 10-s, pra kalamojve qe i fusin pa bilete, kur i rrifet keq ekipi i zemres. Me 23 qeshor thjesht nuk ditem me nxjerr ate qe na kishin fut te gjitheve. Po qe me gjasa do na e fusin edhe me thelle keta mavite e "tu".

Mos rri te me llatesh pratin tere diten me "kapot" se po dukesh si "kapo mavi". Jip menimin tat per gjonat e mos lexo fare trimerite e Lulthimit qe i prin qytetarise bathoriste.

Kur t'vish m'Tirone do m'sqarosh nder te tjera ene ate punen e kolaborimit te gjyshit tim. (vone e kom pa pranej nuk te jom pergjigj)

nuk e di, Lizandro fjalet kshu jon perhap qe gjyshin e ke pas kolaboracionist. Sqarimet per gjyshin tat te takojne ty ti bosh jo mu. Une them gjithsekushi te japi sqarime per gjyshin e vet. smiley

Pa dermon mer jahu!

Poeti i mirenjohur satirik Arben Duka, njekohesisht edhe nje individ i deklaruar me kohe Anti Berishe deklaron;Kjo qeveri eshte e paafte dhe arrogante. Shume shpejt duhet te rrezohet.

..komunistet jane te pabese dhe mashtrues pasi te marin voten, prandaj me 20 shkurt shqiptaret pa dallim feje,krahine apo bindjesh politike do te jene te gjithe ne shesh smiley 
 

o se ktu i thon-o,

hajde Lulzim Basha

smiley

smiley 

o moj Serbi-o  

o-murin ta plasa

Ne fakt kur e mendo, Luli i ka plas murin Serbise. E ca e ka me hudh nji mazhorance me 85 deputeta?

 

Cimo e more vesh te funit. Me nji t'rame Lulthimi e kish ca Balozin m'dysh!

Nuk mund te jete POETI . LeftGOPEJA e hoqi ate chip dhe ka prure kete frymor te "ringjallur " kshilltarinsmiley

Poetismiley paste lavdi se asnjehere nuk u ngaterruar me mendimin njerezor dhe meriten e kishte LeftKopeja .I shtypte Butonin dhe aq . Nuk donte as e ke mire as keq 

Po kete te riun e vjetruar   e ka prure me deficienca mendore se i ka mbushe mendjen qe mund  te debatoje e komentoje me njerezit ? Ja dhe nje rast Kur vjen LeftKopeja me te pasmet dhe shtrengohet Red , vjen menjehere ky dhe shperthen ...

[FR] keshilltar smiley - 16 Shkurt 2014 - 23:24 Permalink

... Dhe do shpertheje !........ Cfare ? smiley

Shikoje dhe njehere leftKope sa pa filluar te marrin 'velocita ' si te pamVartun , se po te marrin erzin

Ja ç'thot M.N tek gazeta Dita ata që mund ta lexojnë gazetën "La Gazzetta del Mezzogiorno" të Barit le ta vërtetojnë se dhe Lefti si bumçi se ka parë mirë sipas Nanos.

Bumçit, apo atij që ka hartuar deklaratën për shtyp, i ka shpëtuar fraza “ka ca vite që është kjo gjendje”. Përveç kësaj, edhe bufi e di që Lazarati i drogës është një dukuri e PD-së. Është kjo parti që, në opozitë dhe në pushtet, e ka llastuar këtë fshat, duke e çuar deri në këtë gjendje tejet të kriminalizuar, ku nuk futet dot asnjë strukturë e shtetit e ku kreu i komunës, sa herë që merr mundimin të flasë për atë që ndodh në fshatin e tij, i mat mirë fjalët; dhe kuptohet pse: o ngaqë ka frikë se ia matin kokën me pe, o ngaqë edhe ai vetë është zgjedhur për të qenë gardian i interesave të krimit në Lazarat.

E mo i nderuar prizren ..

A me githmen e ke qe do me vertu qe Halete kudo ne Shqiperi i hapi Berisha me lopatat e ketyre llapaqenerve qe i ka pase si keshlilltare smiley .Po nuk eshte shuar Jehona e daulleve  dhe e  Ulurimsave "se diktatura zotrie " dhe kryeUlerimsit qe sokellinte nga Foltoret ...

"Se diktatura zotrie ju ndalonte te mbillnit cfare te donit jue . JU detyronte te mbillnit per BUKE ....Tani pshatari le te mbjelle Cfare te doje zotrie ..se do vi dhe aty une ,...po po ta them une tye se nuk e doni Pshatin Jue "

Tani jane po keta te BERISHES qe prune "faren e zgjedhur " ne Lazarat qe bertasin ...

"Po po zotrie se lazarati "

Se cfare fsheh ai PUS i thelle KRIMI ne Lazarat vetem Berisha me A.Hajdarin ( rp ) mund ta shpjegojne , pervec konceptit te Babasqapit te qarte si drit e diellit mbi ekonomine dhe mbi "Miraklliun e Fridomiut " se si mund te Lulzoje ekonomia  Berisha !

Po ce o  ..ulerinte Bideja -gallofi Babanit , ne kuvendin e matrioshkave dhe Dylqinjes Jozefpercke ...Nuk e doni Projektin berisha Juve o !

Dhe qe para dymije vjetesh te Urtet na lini mesime te zgjuara me Vlere te ameshuar

Qe ne burim kontrollo Ujet o karafil

se po u be Lume nuk mbahet me ...smiley

 

Dhe ndihma nga jasht na erdhi

I gatëshëm Toni Bleri

 

U bë njësh me zëmërën tonë

Dhe i madhi Bill Klintonë

 

smiley  smiley

Ezmeri Obame i con dy fjale

Koalicion te qofsha fale

sic thote ai proverbi lazaratas, save the drama for your mama, is time to smoke some...marijuaaaa-na!

Te keshem digjuar Harillaqin na qe ne kohe te dehjes me "hashash " vendi , nuk do katandiseshim dyerve te Europes " aman na bleni pordhimet " Edhe Kapon-ja qemoti me Pijet e filloi . Ai Veli shakatori  me Beharin nuk kane ndonje skec per Pordhimin e inteliDjences se babasqapit ?

 Kemi suksese ..pejet Veli shakator babasqapi ....

Kemi .. thote behari

Po le te Pordhonet mo ...Hungeriu babasqapi !

Si thosh Harillaqi " e natyre natyre qe ke punuar me Hile .Nje cice ta kishe bere me qumesht .Qa femija ...Na pi .Nje me raki Qa burri ..na dhe ti pi "

 

Kapet në Brindizi ngarkesa 3 milionë euro e kokainës

6 kilogram kokainë e pastër ka kaluar përmes Portit të Durrësit për të mbërritur me traget në Portin e Brindizit, ku dhe është sekuestruar nga policia italiane. Droga mësohet se është gjetur të dielën në një kamion me targa shqiptare të kokës dhe targë holandeze HVV35 të trajlerit. Ishte mjeti që tërhoqi vëmendjen e policisë italiane, të cilat ushtruan kontroll të imtësishëm. Forcat e policisë bënë verifikimet dhe nga kontrolli që iu bë kamionit u gjetën 6 kilogramë kokainë e pastër të fshehura në baterinë e modifikuar të kamionit. Përdorimi i qenit antidrogë ndihmoi në zbulimin e drogës, e cila ishte fshehur në dy vende. Në baterinë e modifikuar u gjetën 4.2 kilogramë kokainë e ambalazhuar në katër pako, ndërsa në një panel izolimi me fund të dyfishtë u zbuluan edhe dy pako të tjera me drogë me peshë 1.8 kg.
Mediat italiane raportojnë se, vlera e shitjes me pakicë të kësaj droge shkon deri në 3 milionë euro. Kamioni sapo kishte zbritur nga një traget i linjës Durrës-Brindizi dhe pas kontrollit të policisë italiane u zbulua sasia e drogës që ka alarmuar autoritetet. Pas zbulimit të drogës, menjëherë u arrestua shoferi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Policia tha se, menjëherë u sekuestrua kamioni, një ekskavator i vogël i ngarkuar në kamion si edhe disa celularë. Në kamion u gjetën edhe dokumente, që financierët i gjykojnë si të dobishme për zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve, njoftojnë mediat vendase.
Para një jave, Policia italiane bllokoi një sasi droge me vlerë 3 milionë euro në Bari. Sasia e drogës kishte kaluar lehtësisht nga Porti i Durrësit dhe u bllokua nga antidroga italiane në Bari. Droga u gjet e fshehur poshtë një kamioni të ngarkuar me lëndë drusore që vinte nga Shqipëria. Pas gjetjes së drogës, mësohet se në pranga ka rënë drejtuesi i kampionit, një 55-vjeçar me shtetësi shqiptare. Makina sapo është zbarkuar nga një anije që vinte nga Shqipëria dhe është kapur nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me zyrtarët lokalë të shërbimit kundër trafikut në doganën e Barit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).