Durrësi i viteve 1930 ishte një qytet që po zhvillohej me ritme të shpejta, duke krijuar periferinë e tij industriale dhe një treg të hapur, që po fitonte emër jo vetëm në qytetet e tjera të vendit, por edhe në Italinë fqinje. Një klasë e re tregtarësh, emrat e të cilëve kumbojnë edhe sot, po formohej me shpejtësi; punishtet dhe fabrikat e ndërtuara pjesërisht në zonën e Shkozetit kërkonin krahë punë, duke zgjidhur punësimin për qindra familjarë, ndërsa administrata vendore filloi të marrë vendimet e para madhore në historinë e re të qytetit.

Bombardimet e luftës së parë botërore dhe tërmeti i vitit 1926 u bënë shkak për t'i dhënë një pamje të re qytetit antik. Pikërisht në këtë periudhë u hap Rruga e sotme Tregtare, aksi rrugor më përfaqësues i qytetit edhe tani që kanë kaluar gati 80 vjet nga ndërtimi i saj.

Dy vjet më vonë në vitin 1928 nisi ndërtimi i portit detar, punimet e të cilit zgjatën 5 vjet. Krijimi i basenit dhe kalatave të para u krye me mjete mjaft të përparuara për kohën dhe qyteti rifitoi përmasën portuale, mjaft e rëndësishme për marrëdhëniet me vendet e tjera të Mesdheut.

Politika favorizon tregtinë

Sistemi monarkik i sapoinstauruar në Shqipëri krijoi sigurinë  dhe qetësinë e nevojshme për bizneset që u ngritën në qytet, ndërsa marrëdhënia e ngushtë politike me Italinë mundësoi një tregti të ethëshme me brigjet përtej Adriatikut, çka lehtësohej edhe nga lëvizja e lirë e qytetarëve në pikën kufitare. Mjaftonte pasaporta dhe bileta për t’ju drejtuar me anijen postale portit të Brindizit, 100 milje më në perëndim.

Studiuesi Ramazan Beja, autor i dy librave mbi Durrësin, po përgatit një botim të tretë, lidhur me studentët durrsakë, të cilët gjatë periudhës mes dy luftrave botërore u shkolluan kryesisht në Universitetet italiane. Edhe ky një tjetër tregues i zhvillimit të shpejtë të qytetit në gjysmën e parë të shekullit të kaluar.

Regjisori i njohur Gjergj Vlashi, i cili deri në moshën 16-vjeçare është shkolluar në Itali, kujton se Durrësi në fillim të viteve 1940 kishte katër kinema. “Të mos harrojmë se në atë kohë qyteti kishte vetëm 9 mijë banorë-shprehet artisti dhe shkrimtari 83-vjeçar. Prania e katër sallave vetëm për kinema ishte tregues i kulturës, por edhe i mirëqënies që po krijohej në Durrës”.

Vlashi thotë se qyteti kishte disa hotele në momentin kur në vitin 1940 përfundoi ngritja e një krenarie tjetër të qytetit: hotel “Vollga”, i cili në momentin e përurimit kishte emërtimin “Albergo dei Doggi” (Hoteli i Dozhëve). Tre vjet më parë në kodrën dominuese mbi qytet ishte ngritur varianti përfundimtar i Vilës Mbretërore, me një arkitekturë të shkëlqyer dhe me një bukuri mahnitëse për kohën.

Por si mundej një qytet, krejtësisht pa pretendime në perëndimin e perandorisë osmane të hidhte hapa kaq të rëndësishëm për zhvillimin e tij? Brenda dy dhjetëvjeçarëve qyteti antik ia doli të krijojë një fytyrë zhvillimi krejtësisht origjinale.

Nga të dhënat statistikore të kohës mësohet se Durrësi kishte më shumë se 15 përqind të njësive të mëdha industriale të vendit, pa folur për artizanët dhe ndërtuesit.

Historiani Danish Bebeziqi në një nga punimet e tij mbi Durrësin në gjysmën e parë të shekullitt të XX-të shkruan se “qyteti u bë model edhe për krijimin e shoqërive të para aksionere, të cilat shquhen, gjithnjë me fitim, për shfrytëzimin e konjukturave të tregut botëror të mallrave dhe valutës. Po ashtu Durrësi dallohet për tërheqjen e investitorëve të huaj, madje në disa raste bëhet edhe nismëtar për investime që niseshin nga Durrësi në vende të tjera.

Stamles – Shoqëria e parë aksionere

Investimi aksionar më i rëndësishëm në Durrës ishte STAMLES (Shoqëri Tregtare Anonime Monopoli Letra e Shkrepse). Sipas dokumentave të kohës Shoqëria u krijua në prill të vitit 1924 me një kapital prej 500 mijë franga ari, me aksione prej 100 franga ari.

Në listën e STAMLES-it shihen emrat e të gjitha familjeve tregtare dhe industrialiste të Durrësit: Beshiri, Shijaku, Dovana, Leka, Spiru, Papingji, Rrufa, Gjergo, Bodikian, Zaharian, Manushi, Zaguridha, Beja, Xhumrri, Çetaku, Toska, etj. Numri i përgjithshëm i aksionerëve, mes të cilëve edhe punëtorë të fabrikës si dhe tregtarë nga qytete të tjera të vendit arrinte në 300.

Sipas rregullit të shoqërisë 75 përqind e fitimeve u ndahej aksionerëve, kurse 25 përqind përdorej detyrimisht për investime të reja, zgjerim dhe modernizim të fabrikës. Kështu Shoqëria me profil tregtar për letra cigaresh dhe shkrepse filloi të prodhojë deri në 300 kg cigare në ditë-shkruan Danish Bebeziqi, autor i dy librave për historinë e Durrësit dhe atë të Shqipërisë.

Nga të dhënat e mëvonshme rezulton se STAMLES kishte 37.500 aksione prej 100 franga ari secila, duke u bërë shoqëria më e madhe aksionare në Shqipëri. Paketat “Diamant” të prodhuara në Durrës ishin të njohura dhe jashtë vendit dhe pikërisht për këtë etiketa e saj me pamjen e një xhamie u tolerua nga regjimi komunist deri në vitin 1967.

Në të njëjtën kohë në Durrës filluan të funksionojnë fabrikat e miellit “Ekonomi” dhe “Shijaku”, fabrika e makaronave “Beshiri”, e më pas edhe ajo e zhveshjes së orizit “Kruja-Myshketa”, që mbanin emrat e familjeve mjaft të njohura në Durrës. Në vitin 1931 fillon veprimtarinë e saj me mjete të thjeshta edhe fabrika e sapunit dhe parfumit “Vëllezërit Xhumrri”. Shumica e këtyre pasurive si dhe prodhimet disavjeçare në vitet 1945-1950 u sekuestruan nga shteti komunist, ndërsa pronarët e tyre përfunduan në burgje apo internime. Pak a shumë të nejtin fat patën edhe krijuesit e ofiçinave mekanike Deliallisi dhe Papai, si dhe ajo e prodhimit të tullave Anastasiadhi.

Sistemi diktatorial bllokoi brenda pak vitesh ekonominë e hapur dhe tregun e lirë, duke zgjeruar fabrikat dhe numrin e punëtorëve, por duke rritur njëkohësisht edhe kostot e prodhimit për shkak se një pjesë e madhe e lëndëve të para duhet të importoheshin. 20 vjetët mes dy luftrave botërore mund të krahasohen për nga ritmet e zhvillimit pikërisht me vitet 1990 në Durrës, kur ekonomia e tregut rifilloi të fitojë gjithçka humbi në periudhën e diktaturës.

Fabrika e miellit “Ekonomi”

Durrësi e ka zanafillën e industrisë së miellit që prej vitit 1870, kur bashkëqytetari ynë Nikolla Ekonomi vendosi në shtëpinë e vet një mokërr për bluarjen e misrit, të cilën fillimisht e punonte me krahë e me kalë duke e kthyer në mulli me gur. Në vitin 1918, në përfundim të luftës së dytë botërore vëllezërit Ekonomi blenë nga ushtria austro-hungreze një motorr mekanik, ndërsa Nikollën, djalin më të madh të familjes e dërgojnë me studime jashtë vendit.

Në vitet 1930-1932 vëllezërit Ekonomi ndërtuan fabrikën e re, të cilën e pajisën me makineri gjermane “Buhler”, mjaft moderne për kohën. Kapaciteti i fabrikës u rrit në 500 kv / 24 orë, duke prodhuar të gjitha llojet e miellrave, deri te ato të cilësisë më të lartë.

Historiani Danish Bebeziqi shkruan se në këtë fabrikë ka punuar si kryemekanik dhe motorist Zef Grashi dhe kryemullis Petraq Gushi. Po ashtu ishin të punësuar Andon Beqari, Stas Coka, Vlash Beçka, Pal Bardhi, Thanas Mona, Idriz Islami, Petro Cinka, Trifon Prifti, Vangjel Terziu, Jorgji Vasili, Aleks Gjermeni, Koli Prifti, Llambi Marto, Nasi Shkurti. Fabrika “Ekonomi” u shtetëzua në vitin 1946. Drejtuesit dhe pronarët e saj u dënuan rëndë nga regjimi komunist.

Fabrika e miellit “Vllazën Shijaku”

Në vitet 1926-1927 vëllezërit Shijaku, Jonuzi dhe Nexhmiu, blenë aksionet e një fabrike mielli në Durrës, duke u bërë pronarët e vetëm të saj. Në vitin 1929 fabrika rindërtohet plotësisht, duke shpenzuar mbi 40 mijë napolona për ndërtesën dhe pajisjet me motorra “Miag” dhe “Buhler”.

Më 1931 fabrika arriti një kapacitet prej 500 kv / 24 orë. Ajo prodhonte 7 lloje miellrash, duke u bërë fabrika më e madhe në Shqipëri dhe ndër kryesoret në Ballkan. “Vllazën Shijaku” kishte përfaqësitë e veta në çdo rajon të vendit si dhe tregtonte në Itali dhe vendet e Ballkanit.

Fillimisht në këtë fabrikë kanë punuar mjeshtra nga Maqellara, si Hazis Çore apo vëllezërit Haziz, Haki dhe Hamdi Strazimiri. Më vonë erdhën Rexhep Kallostra, Tom e Lin Lala, ndërsa në administratë punoi Dervish Rrakllli. Në vitin 1946 gjykata ushtarake e sistemit komunist i dënoi themeluesit e fabrikës Jonuzin, me 30 vjet heqje lirie dhe me 25 vjet Nexhmiun, ndërsa u konfiskoi të gjithë pasurinë e tundshme e të patundshme. Këto dy fabrika përbënin bazën e industrisë shqiptare të miellit gjatë shekullit të 20-të.

Fabrika e makaronave

Studiuesi Danizh Bebeziqi shkruan se fabrika e makaronave e Tahir Beshirit i ka fillesat e saj në vitin 1927 me makineri që përdoreshin me krahë. Ajo u përtëri në vitin 1932, kur krijoi bazën mekanike që ushqehej me energji elektrike që furnizohej nga STAMLES. Makaronat e kësaj fabrike me markën “Gjeli” ishin të kërkuara edhe në restorante të vendeve evropiane. Gjatë pushtimit fashist fabrika mbyllet për shkak të konkurencës. Në vitet 1944-1947 ajo rivihet në punë sipas detyrimeve, derisa shtetëzohet plotësisht. Pronari i saj vritet në qelitë e burgut komunist.

Fabrika e zhveshjes së orizit

Fabrika e zhveshjes së orizit Kruja-Myshketa u ngrit në vitin 1938, me një kapital fillestar prej 25 mijë franga ari, që u dhjetëfishua shumë shpejt. Makineritë e saj ishin të markës “Omli-Novara”. Emërtimi zyrtar i saj ishte: Industri Kombëtare Orizi (IKO), sepse në Durrës përqëndrohej i gjithë importi i orizit dhe kjo fabrikë synonte të ulte koston e prodhimit, duke kryer në vend të gjithë përpunimin, pastrimin dhe ambalazhimin, me një rtansport të leverdisshëm. Kruja-Myshketa nxitën edhe bujkun shqiptar të prodhojë oriz.Me ndihmën e një specialiti italian ata përcaktuan zonat më të përshtatshme të Ultësirës perëndimore ku mund të kultivohej orizi. Përveç kontratave me shumë fshatarë ata organizuan edhe kurse agroteknike për kultivimin e orizit. Pas shtetëzimit kjo fabrikë ka punuar deri më 1954, ndërsa makineritë e çmontuara u larguan nga Durrësi. Pronarët e saj iu nënshtruan një persekutimi të rëndë.

Fabrika e sapunit dhe parfumit “Drita”

Fabrika ishte në pronësi të vëllezërve Xhumrri. Veprimtaria e saj filloi me mjete të thjeshta në vitin 1931. Gjatë periudhës 1933-1943 ajo u fuqizua dhe u pajis me një laborator analizash, duke e rritur prodhimin deri në 50 kv / 24 orë. Numri i punëtorëve arriti në 32 vetë. Fabrika prodhonte kryesisht sapun rrobash, por edhe një sapun për enë dhe sapun tualeti. Ky i fundit prodhohej tërësisht me vaj kokos, që importohej nga Ceiloni, Egjypti, Japonia apo Franca. Për sodën kaustike lidhjet mbaheshin me Italinë, Çekinë, Jugosllavinë, kurse për esencat dhe parfumerinë me Belgjikën, Gjermaninë dhe Zvicrën. Fabrika u sekuestrua pa asnjë dokument, kur pronarët Muhamet dhe Jusuf Xhumrri ishin të arrestuar, kurse e gjithë lënda e parë u dërgua në Jugosllavi.

 

http://gazetaedurresit.com/durres-1930-qyteti-i-tregtise-dhe-industrise/

18 Komente

punishtet dhe fabrikat e ndërtuara pjesërisht në zonën e Shkozetit kërkonin krahë punë,

Durresi ne vitet 30-te kshu..?      mbaj mend  i vogel shkoja shpesh ne Durres ngaqe kisha tezen dhe ca  te aferm te  tjere,  deri vone ne vitet 80-te  kishte  ca fabrika mu ne mes te qytetit..  p.sh fabrika e nish gomes qe nxirrte tym te zi  dhe vinte ere e keqe gjithe qyteti.. por edhe fabrika e fermentimit te te  duhanit, qe  ishte prane nje lagjeje te madhe   dhe   jo aq larg nga qendra  e qytetit, ndofta nja  400-500 metra..

Sidoqofte Belulo, industria dhe ndermarrjet u bene tek zona e Shkozetit. 

Flm v.bey. smiley 

E sdq per hir te vertetes ekonomia e Durazzo shkelqeu akoma me shume kur e mori me dore "Meke & Co" 

ec e shani pepinot e ducen tani..

edhe ne fund nxorri vllazeri te famshme si ato Duka  dhe te ngjashem me to smiley

Shumë mirë historia e zhvillimit fillestar të Durrsit. Krahasimi me vitet 90 nuk e di sa qëndron nqs ësht i vërtetë tregon për shkatrimin që solli papërgjegjshmëria, padija dhe pangopsia e klasës politike pas diktaturës. 6 fabrika gjysëm artizanale me një popullsi 10-11mijë banorë tregon prapambetjen e thellë të Shqipërisë nën perandorinë osmane. Në vitet 90 Durrsi ishte(e mbetet) porti më i madhI Shqipërisë si dhe qyteti i dytë ekonomik pas Tiranës.Sot nuk e di çfarë zhvillimi ekonomik ka Durrsi përveç portit dhe porto Romanos ? aka ndonjë fabrikë a ndonjë aktivitet ekonomik përveç Tregtisë e ndërtimit? Kjo ka rëndësi e jo prapambetja në vitet 30. Nostalgjia duhet të vlejë për diçka të paktën si vler krahasimi.  

Manifaktura, manifaktura thojshin te vjetrit.

Foto e dyte thjesht botnore, se ca ke 1 whiff of new-realism.

Te mendojsh masanej qe disa ka kto fabrika te viteve 20-30 punune edhe per 70 te tjera te bo me qa me lot.

 

fabrikat si ndêrtesë shkojnë dhe 200-300 vjet me përmisime të pjesshme. E kot nostalgjia për 150 vende pune. Ku industria sot? 

Manifakturë dmth - fabrikë - prodhimtari.

Shumë amator këngëtari. 

Na ishte nje here durresi...eh kush e mban mend tek vollga ne darke vone ka qene nje kengetar i verber qe kendonte kenge italiane,xhiro plot me pushues qe shkonte deri poshte tek fabrika e duhanit dhe tjetra ne te majte tek vila e zogut ,nuk e di pse me dukej sikur durresi i asaj kohe me eren e detit me sillte profum italie...sot eshte katastrofe smiley flm vb!

nuk e di pse me dukej sikur durresi i asaj kohe me eren e detit me sillte profum italie...

 

po,  por kur frynte era nga deti ne drejtim te qytetit,   sillte profum  nikotine..smiley..smiley

...per ate periudhe qe flas une jo Belul,mos e ngaterron me vloren smileysmiley

jo jo, se ngaterroj fare une, se Vlora nuk kishte fabrike duhani, aq me teper   thuajse   brenda ne qytet..smiley       dhe kjo  fabrike, fermentimi i duhanit, ka vazhduar pune deri vone..  edhe pas viteve 90-te mos gaboj.. 

degjo mua,  te ajo lagje qe ishte  fabrika e duhanit vinte ere e keqe...  por kur frynte era ne drejtim te qytetit,  vinte i gjithe qyteti ere e keqe..smiley   por le te flasi ndonje durrsak ketu me mire..smiley

ke pare ti Belul qe mua me pelqente ajo arome,siduket me ka dehur aq shume sa s'e marr vesh me  e pi apo jo duhaninsmileysmiley prandaj guxova  te shaj vloren mo amansmiley

po ate me thuaj de.. juve qe  jetonit  atje ishit familjarizuar me ate ere e su bente pershtypje..smiley.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).