Duket sikur ka një kundërvënie titulli i mësipërm. Konsensusi, si koncept, e përjashton apriori ekstremizmin. Por ja që ka ekstremizëm edhe në predikimin e konsensusit. Aq më tepër kur kjo kërkesë shpërfill rregullat e lojës, procedurat dhe ligjet në fuqi. Prej javësh, mazhoranca dhe opozita debatojnë për një numër reformash. Nuk bien dakord për statusin e ri të nëpunësit civil, për shkatërrimin e ndërtimeve pa leje, për menaxhimin e ekonomisë dhe financave. Krejt e kuptueshme. Palët bien ama dakord se duhet një reformë territoriale! Por vetëm në parim, pasi menjëherë sapo nis diskutimi rreth saj, PS e PD ndahen. Siç ka ndodhur në 15 vitet e fundit, për temën në fjalë.

Opozita po kërkon në këto orë që reforma territoriale të ndalë derisa të gjendet zgjidhja për një numër çështjesh të tjera, që nuk lidhen me të. Kontestohet akti normativ i qeverisë për nëpunësin civil dhe pretendohet se Komisioni Parlamentar i Reformës nuk garanton konsensus, pasi procesi mund të prishet në minutën e fundit nga mazhoranca, në momentin e votimit!

Më tej akoma, opozita e shtrin kërkesën për konsensus me të drejtë vetoje, edhe për probleme si AMA, apo kryeinspektorja e deklarimit të pasurive. Pak rëndësi ka, sipas saj, që këto institucione janë tashmë ose përtej afateve të mandatit të tyre, ose kanë pushuar së kryeri funksionet për të cilat janë krijuar. Opozita e ka vendosur konsensusin si një mjet unik dhe të panegociueshëm, megjithëse të gjithë e dinë dhe parimisht e pranojnë se vendi qeveriset jo me konsensus, por me Kushtetutë dhe me ligje.

Kjo sjellje shpërfill sot në fakt, atë që ka qenë përgjigjja klasike e Berishës ndaj opozitës së djeshme, sa herë që ajo kërkonte konsensus, ose më shumë të drejta brenda institucioneve. Ja një rast konkret. Sot PD paraqet amendime që synojnë barazimin e kohës parlamentare të diskutimit, duke bërë sikur e ka harruar sesi i përgjigjej kryeministri i djeshëm së njëjtës kërkesë të socialistëve në Kuvend. “Mendoni se ka dy qeveri, apo dy kryeministra?”, pyeste në atë kohë Berisha, duke shtuar se kreu i qeverisë nuk mund të ketë po aq kohë sa opozita për të folur, pasi “kështu ka vendosur Sovrani”. Një parim më se i drejtë, të paktën në letër. Por që sot duket se nuk vlen më, kur palët kanë ndryshuar pozicionet.

Ish-qeveria, e cila sot predikon konsensusin si të vetmin mjet komunikimi e vendimmarrjeje mes palëve, në katër e vjetët e fundit të jetës së saj i bëri jo rrallë bisht konsensusit. Edhe kur ai ishte më se i këshillueshëm, si në rastin e presidentit, apo të anëtarëve të munguar të KQZ-së. U soll në këtë mënyrë, edhe pse shifrat e ftonin të ishte shumë e kujdesshme, e pse jo edhe tolerante. Me katër mandate të marra borxh në verën e 2009-s, mandate të cilat ishin prodhuar nga vota që ishin hedhur kundër saj ditën e votimit, kjo ish-qeveri drejtoi e pashqetësuar vendin, siç deshi dhe si diti. Aq sa edhe kur numrat i ranë poshtë pikës zero, në pranverën e vitit të shkuar, bleu tre vota majtas për të vijuar qeverisjen, pa i shkuar as për një sekondë në mendje se ndoshta edhe mund të merrej vesh me kundërshtarin, në kushtet kur s’kishte më mazhorancë në Parlament.

Teksa sheh debatin për konsensusin “e detyrueshëm”, sot një votues i majtë ka të drejtë të pyesë se cila është diferenca mes 85 mandateve të mazhorancës dhe 55 mandateve të opozitës, nëse kjo diferencë jo e vogël shifrore bëhet zero, për shkak të “konsensusit me çdo kusht”? Vendi nuk qeveriset me konsensus, ai qeveriset me mekanizmin e votës. Dhe votat në Parlamentin aktual dihet nga cila anë kanë shkuar, falë vullnetit të zgjedhësve.

Kjo shumicë harxhoi mjaft energji, gjatë fushatës elektorale, ndër të tjera, edhe për të premtuar një reformë të thellë në sistemin e qeverisjes lokale. Bëhet fjalë për një zhvillim për të cilin ka nevojë e gjithë Shqipëria, pasi sistemi i rënduar dhe thellësisht korruptiv i qeverisësve vendorë, po i kushton tej mase financave të vendit, mjedisit dhe vetë zhvillimit ekonomik e social. Është e kuptueshme dhe normale dëshira e opozitës që të faktorizohet sa më tepër në jetën politike, por edhe që të maksimalizojë numrat që ka në Parlament. Në një aspekt ngushtësisht taktik, është gjithashtu e kuptueshme që opozita e sotme (si ajo e djeshme, me statusin e vendit kandidat në BE), të mos dëshirojë thellë-thellë që këtë proces ta udhëheqë dhe ta kurorëzojë eventualisht me sukses, pala tjetër, kundërshtarët politikë. Por gjithçka ka një limit. Dhe limitin e kanë vendosur zgjedhësit, kohë më parë.

 

112 Komente

Nuk e kisha pare kete fare Minxhozin te thoshte ndonje fjale per konsensusin kur qe puna per votimin e tre ligjeve qe Opozita e djeshme i kushtezonte me Prefektin e Fierit , sahan lepires hesapi , nejse ,kot per muhabet , Lulzim Basha ska bythe te beje asnje kompromis me Poziten per konsensus dhe sic ja thame para ca ditesh , orvatja me e vogel per konsensus me kete Qeveri shkon ne shkrirjen e te gjitha seksioneve te PD se ne Tirane dhe automatikisht ne kalimin e ketyre te fundit tek LSI -ja , sigurisht qe nuk shkon puna deri ne kete pike sa te jete gjalle Profesor Docktor Sali Berisha qe zoti ja befte diten njemije e njeqind ishalla !!!

smiley

Brado, qe jeni te indoktrinuar me keq se komunistet ne vaktit, kete po e tregoni çdo dite e me shume. Po sa per konsensusin e para tre vjetesh, e kerkuat pasi nuk kishit mmundesi qe ta benit vete, se nuk i kishit numrat... dhe vetem per keto tre ligjet kerkuat konsensus e per asnje ligj tjeter.... i bete siç deshet vete, edhe rregullloren e parlamentit po vete e bete, megjithese opozita e atehereshme e kontestoi perseri nuk leshuat pe... eeee tash qe jeni ne opozite po kerkoni qe te nderrohet po kjo rregulllore qe vete e ndryshuat ne menyyre te njeaneshme per interesin tuaj, dhe tashti qe po u bie kokes.. po kerkoni ta nderroni... ja kaq plehra jeni... (jo personale) TAshti keta i kane edhe numrat, dhe po te kkishte Saliu keto numra para 4 vjetesh do ta kishte bo me keq se Orbani ne Hungari.... dhe atehere Çiao Evropa...Çiao...por Edi eshte qytetar mer daj, eshte tolerant.. jua ploteson te gjitha kerkesat... po ju prape nuk doni, doni o lufte o s'ka.... vetem e vetem qe te vini ne pushtet, qofte edhe mbi gerrmadha...

Alidemsi e akuzon Brad si te indoktrinuar politikisht....eh gallate smiley

...është e pakonceptueshme që arritja e konsensusit në këtë vend t’i kërkohet përherë vetëm opozitës në formë koncesioni, me justifikimin “s’kemi ç’i bëjmë Atij”!

 

... Një opozitë që hap krahun sa herë që duhet një kompromis, formëson një imazh të qullët dhe kapitullues përballë votuesve të saj dhe pjesës tjetër të shqiptarëve. Një opozitë e tillë është jashtë funksionit përfaqësues për të cilin është votuar.

Skender Minxhozi, 25 shtator 2012

Ali bej, ja dhe pak miell tjeter minxhozist per petulla pa uje me peshk smiley

Qeveria që sillet si opozitë, meriton vërtetë të dalë në opozitë. Jo vetëm për integrimin, po për gjithçka ka pasur në dorë të bëjë dhe e ka bërë keq, ose nuk e ka bërë fare.

P.S. Ndize dhe nje minxhozLazarat si e shtune qe eshte smiley

Vendi nuk qeveriset me konsensus, ai qeveriset me mekanizmin e votës. Dhe votat në Parlamentin aktual dihet nga cila anë kanë shkuar, falë vullnetit të zgjedhësve.

Ka thene ndonjehere ndonjegje ky Minxhoja per ate te famshmin Fier qe ish-opozita e perdorte si alibi per cdo gje, perfshi dhe tre ligjet e famshme????

Po as Minxhozi e as ti nuk merrni vesh nga punet e demokracise. Minxhozi si familje komuniste mesues i gjuhes frenge u be, jo me shume, ketu eshte pozicion jashte loje, si edhe ti.

Nuk eshte puna se ketu ka vetem dy standarde ku opozites se Rames dje nuk ju tha asnje fjale qe bllokoi integrimin me nje pretekst kot, por edhe se demokracia liberale do te thote vote, por edhe respektim i pakices, ndryshe kthehemi ne diktature proletariati. Ne komunizem proletariati si shumice ushtronte dhune, pasi nuk respektonte as te drejtat e individit e as te drejtat e pakices si grup. Me kete llogjike i bie se paska pasur te drejte.

Kjo eshte njelloj sikur te kemi 5 ujqer dhe nje dele dhe keta ta hedhin ne vote se cfare do hane per darke. Sigurisht qe 5 ujqerit do votojne qe te hane mish deleje dhe si vota jane ne rregull.

Poeto kush i bi qe te jete delja: Ti, Saluku apo ai qe lutet iu bofte dita 1000 Salukut????

Kishe noj hall ti me ate qe i lutet qe ti bohet dita 10000 apo kshu kot , sa per dele mos u krruj kot

 

Keshtu te du brad. I prere, i sakte, demokrat i flakte. Po afron dita ti lajme hesapet njehere e mire me morrat e kuq.

Keta nuk meritojne as vote per bese. S'kish faj anglezi dikur qe lejonte te votonin vetem ata qe kishin prone.

Xhaje, filloni me pastru morrat e kuqe nga shiltet e odes perpara.

ti lajme hesapet njehere e mire me morrat e kuq.

Po me tifozat e Partizanit c'pate?

Cer halli mer Azgan, jam gati per showin e rradhes, tu tall meneren me ata qe urojne per ditet e salukut. Jan tu u pakesu ditet Daku, mos e mbaj veten me gajret. Po do te jap nje lajm me te keq me qe po i del per zot  plehres: Ka me shume per te humb, po shume me shum se ckishte ne 1997 Gelbaza.

Po mire mer ty nqs nuk te dhimbset menderja cfaj te kam une , une ste kom rone nojere ne qafe , shaj ke te dush e sa te dush kur vjen puna me u mor me njeri tjetrin mua ske pse me citon , kaq po te kerkoj , po deshe me komentu , bujrum , pa ngacmime pa epitete gati me ke .

Ketu ke te drejte....  por se kisha per ofeze e kisha nga habija se vec plakut tim si kom thon njeriu tu bofte dita 1000.

Mos ngaterro komentet ne peshk me pleqte tane .

e ka fjalen per xhaxhi dullen o brad.

Deionooooo, cer bo akoma ktu patriot? Plasi nTironen teme e tate, po ti ku e ke Molotov cocktailin? U borgjezove ene ti si Fidel Kastro mduket e po i thu tjerve me u hudh...

Deionoooooo, vepro, pasuria e Gites, Zenit jan nrrezik.

O Poet, mire Minxhoja, po me mua c'pate? smiley 

Minxhozi ka thene se gozhda nastradinase e Fierit ishte kauze e drejte, por qe Rama gaboi taktikisht me implementimin e saj sepse i dha Berishes alibi per te bere me faj opozites ramiste per mosrealizimin e statusit kandidat ne BE. 

Dmth, jo vetem qe bllokimi i Rames qe i drejte, por kritikat minxhoziste shkonin drejt taktikes jo shume te mire per te bere bllokimin opozitar. Tani kuptohet qe qendrimi ndryshon sipas pushtetit. Por, c'kusur kemi ne te lexojme pacavuret e tyre, s'na mjaftojne komentet e keshiltar-poet-idriz-komentuesve te Peshkut?

P.S. Ja dhe pak Fier-Nazarko ne vend te piperit.

Kur te vij ne pushtet qeveria e Partise se Barazlarguar me Kryeminister, Shkelqesine e tij Zotin Fatos Lubonja smiley , ty do te veme ne krye te Arkivit te Shtetit se je fenomen per zotin smiley Menjehere e gjete artikullin vallaj. 

S'marr dot kredit per kete; dhe kete here, si heret e tjera, qe kerkim i thjeshte ne google.

Imagjino sikur te kishte arkiva internetore te mediave shqiptare dhe per koherat e tjera te tranzicionit, te ceshtjeve te 97-es fjala vjen lol

minxhozi do te bej realpolitike e na rrefen brockulla.. konsensusi kerkohet sepse qeveria nuk do te behen gjerat per 4 vjete qe me pas te rrotullohen mandatin tjeter.. institucionet demokratike, si ligjet, kerkojne qendrueshmeri dhe parashikueshmeri .. ne fakt mungesa e qendrueshmerise ka qene problemi i demokracise sone, prandaj edhe e brishte...

. e vertete qe Berisha e uli PS me zor e manipulacione ne miratimin e ligjit te nepunesit civil dhe me presion nderkombetar, por ndryshimi qe po i bejne ligjt eshte nje shkelje e normave kushtetuese te konsesusit politik .. kur kerkohet ndryshime me 2/3 do te thote qe konsesusi kapercen kampet ideologjike e partiake, kjo eshte fryma demokratike e kushtetutes.. demokracia bazohet mbi konsesusin 

edhe une jam dakord qe konsesusi politik ne shqiperi ka shkaktuar ndryshime te pajustifikuara te kushtetutes, sikur ne 2008-9 me ndryshimin e kodit zgjedhor, apo cenim te autonomise se insitucioneve te pavarura (gjykatave, presidences) .. pra konsesusi nderpartiak ka sjelle faktikisht politizimin e cdo sfere ne shqiperi - cfare nuk perben shqetesim per minxhozerat - por konsesusi eshte i vetem mekanizem demokratik, se perndryshe do te kishim pushken dhe 1997, ose 21 janarin .. me keta xhambaze qe kemi ne politike dhe ne gazetarine shqiptare, te nxituar ne pushke e vjedhje, por te ngathet e te hallakatur ne ndertimin e institucioneve demokratike, konsesusi eshte i vetmi instrument qe te pakten jep pershtypjen se jetojme ne demokraci

minxhozi do te bej realpolitike e na rrefen brockulla.. konsensusi kerkohet sepse qeveria nuk do te behen gjerat per 4 vjete qe me pas te rrotullohen mandatin tjeter.. institucionet demokratike, si ligjet, kerkojne qendrueshmeri dhe parashikueshmeri .. ne fakt mungesa e qendrueshmerise ka qene problemi i demokracise sone, prandaj edhe e brishte...

smiley

se nje reforme administrative nuk eshte per kater apo tete vjet, po me shprese per 50 vitet e ardhshme e prandaj duhet rene dakort mire me te gjithe. 

Pershtypja qe jetojme ne demokraci na ka shoqeruar keto 23 vjet dhe  vetem demokraci skemi perjetuar. Nuk ka me anti demokratike se konsensusi i trumbetuar kesaj rradhe. Konsensusi ekziston me 84 vota ne parlament. Ndryshe perse votohet,.,,, beni nje tavoline te rrumbullaket me bajraktarin Sali...e compani e I diskutoni gjerat me kryesi kanunore. Zaten aty shkojne gjerat kur Salukut si leverdisin gjonat e humb zgjedhjet...harro voten parlamentare dhe respekto konsensunsin e beqirave a baballareve.

Nuk duhet trajtuar Shqiperia si India multietnike, shembulli 5 ujk e 1 dele, ....Saluku humbi, duhet te shkoje para drejtesise per cka bere....nese ai ka menjen qe do vi ne pushtet le te shpresojme qe sdo kete debila ta ndjekin....po e ndoqen, darvinizmi i anatemuar keto dite tek peshku do kete efektet e tij ne numrin e budallenjve ne ate vend te bekuar. O zot sa ja shtu budallenjte.

Nuk ka me anti demokratike se konsensusi i trumbetuar kesaj rradhe.

smiley I lebetituri po lebetitet per konsesusin PS-LSI dhe po thote eshte anti-demokratik? Kjo eshte me te vertete lebetitje e lebetitur.

Jembo lexo pak me thelle...e mos u nxef se ti e ke edhe fjalen trap maj te gjuhes edhe me figure .....

Rama duhet te kete edhe nje zevendesminister te Salukut per hir te konsensusit pse jo? 

Jo po dikush do te beje reforme territoriale qe te mbijetoje 50 vjet ne nje vend me emigracion te brendshem dhe te jashtem. 

Jembi, nese ju dhimbet Shqiperia next 50 years, kete vitin e pare coni para gjyqit Salukun me gjithe mistrat e tij per krimet e 8 viteve.

Vetem demokratike seshte kjo levizje per konsensus, eshte thjesht per mbrojtjen e pasurive te Klanit Berisha, ti ku i ke leket Jembi?....

Jembi, nese ju dhimbet Shqiperia next 50 years, kete vitin e pare coni para gjyqit Salukun me gjithe mistrat e tij per krimet e 8 viteve.

Me fal, nuk e di nga e more idene qe une jam ne qeverisje te Shqiperise. Ma ke pare flamurin keto vitet e fundit?

Gjithashtu ku e pe te nxehuren? Te kam thene keshillen miqesore, lebetia, PPP smiley

Me fal, po te thash lexo me thelle. Nuk flitet per konsensus ps lsi...ato parti mund te shkrihen a te krijojne nje format tjeter politik....Miqesisht pse perfshihesh ne diskutime qe si kupton jo per fajin tend? PeDeja jote smorri vota dhe sduhet te kete kerkesa jo te natyrshme apo te bazuara ne kercenimin e revoltes. Ste pelqen Likja, Palloshi etj, mos e voto. Por kur sigla jote me Kaq in,  Ristanin e Mulin morrin 30 deputet mos kerko mokonsensus por kerko thjesht respektim te te drejtave kushtetuese se u ftof hallva.

smiley  je i madh, qafshaperzotin (TM dikush ketu qe s'po me kujtohet).

Fale vemendjes suaj mundohemi te mos jemi zhgenjyes, e cte beje tjeter vegjelia? Jeni ju pa jemi ne ...

Megjithate kena nje problem te vogel, si do bijme ne konsensus me cu Salukun ne prokurori dhe te shqyrtojme pronat e familjes. Njef ndonje te penduar Gjembi?

Te njoh ty tashme smiley

Mes Minxhozit dhe dyshes Lame-Shkreli, paska qene dita e sahan-lepiresve sot. Gezuar.

             Rama, ik!

Thirrja e bërë afro një javë më parë nga kryetari i PD, Basha për ta përkujtuar 23-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit me një marshim-protestë është mirëpritur nga shumica e qytetarëve shqiptarë. Madje, jo vetëm brenda vendit, por edhe nga trojet e tjera shqiptare si Kosovë dhe Maqedoni pritet që të jenë të pranishëm në këtë protestë. Protesta pritet të marrë ngjyra kombëtare, pasi e tillë ka qenë arroganca e Ramës në këto pesë muaj në krye të qeverisë, duke provokuar ndjenjat e shqiptarëve kudo ku ata janë.Është një revoltë ndaj një bande politike, e cila po e përdor pushtetin për interesat e saj kriminale, duke cenuar stabilitetin dhe sigurinë e vendit.

Thirrjet për protestë nuk janë tashmë vetëm nga selia e PD dhe takimet në aktivet e rretheve të Bashës, por nga zëri i qytetarëve, të cilët ftojnë miqtë dhe të afërmit e tyre që të bashkohen në këtë protestë. smiley
 

eh si fergllo aty, si fellonxa n'uje smiley

me nje shqiperi te lire ne 21, o kapo!

Se ckam nji parandjenje qe do i vejne perballe prap ato policet femra. Mush gazetat te nesermen me fotot e cunave te PD-hit tu i ra gocave! Turp! Turp! 

them qe s'do dali nevoja per polic. PDja osht parti e kulturume, nuk bo zullume. me tufa mimoze ne dur do i kesh.

sdi a do mori leje kapo nga puna me iu bashku manifestimit paqsor.

Nuk e di! Kam frike se do zgjohet instinkti i vjeter. 

prania e sales eshte garanci per paqe. ndonje element turbullues do qetesohet nga vete manifestuesit e rregullt.

...mund te kete ndonje ndonje tentative nga te futur ne radhet e protestueseve  per te prishur imazhin por jane mare masat per ti shmangur me cdo kusht smiley
 

Nje ere e re po fryn ne politiken shqiptare: era e protestave paqesore. 

Faleminderit z. Berisha!

..te gjithe bashke do ta gezojme smiley
 

Kapo, po ti do i bashkohesh grupit te ketyre shqiptareve te provokuar kudo si jane, apo njehere tjeter smiley

..shpirterisht dhe moralisht jena me vlleznit tane atje ke sheshi smiley
 

kam dashur shume te vija edhe me pare, por punet s'me kane lene.

Po he, do thoni ju, c'u bere, pse s'erdhe me pare... smiley

Ashtu xhan ashtu. 200 trupa dhe 2 milion shpirtra do jene ate dite ne demostrate. Shpritra te gjalle ama, jo te vdekur si ata te Gogolit. smiley

Jeni ju ....pa jemi ne!
Se ....edhe te zgjebosur edhe oreksin ( per pushtet) e kane te madh....

Per mua ajo qe duhet te njihet si opozite nga maxhoranca duhet te jete vetem grupi opozitar i partise se Cameve dhe Dash Shehu. Te tjeret e opozites te konsiderohen si mbetje ushqimore trupore M.U.T dhe duhen derguar ne destinacionin e duhur dhe qe eshte kanali i ujrave te zeza. 

Hipokrizia dhe b#th lepirja jane bere institucione me vete ne Shqiperi...medet shqiptaret se cfare plehrash lexojme dhe na indroktinojne cdo dite!

Taulant Balla

Për 4 vjet me radhë Sali Berisha Kryeministër, bëri ç ‘është e mundur për ta vonuar atë që me këtë projekt quhet pavarësia energjetike e Kosovës. Ashtu siç shau Rambujen, sot nuk ia nxinte goja përsëri të thoshte një fjalë të vetme për projektin më të madh të pavarësisë energjetike te Kosovës.

Në datë 11 Mars 2010 ky Kuvend miratonte këtë kontratë huamarrje, që mundësonte këtë projekt energjetik të rëndësishëm që i jepte Kosovës sonë të dashur pavarësinë energjetike.
Kaluan 4 vjet, 4 vjet në pushtet të Sali Berisha dhe ky projekt, me qëllim nga njerëz familjarë të Sali Berishës, u mbajt peng pikërisht për interesat mafioze serbe me të cilat Sali Berisha është i lidhur familjarisht. Projekti në fjalë, i sponsorizuar, i mbështetur financiarisht nga banka më e madhe e zhvillimit të shtetit Gjerman, mundësonte pikërisht lëvrimin e këtij fondi me qëllim mundësimin e kësaj linje interkonjeksioni. Por Sali Berisha sigurisht u largua me votën e shqiptareve dhe atë që nuk bëri Sali Berisha në plot tre vjet e gjysmë, kjo qeveri e bëri të mundur vetëm në tre muaj. Vetëm në tre muaj u bë e mundur që të ribëhej tenderi, të mbyllej kualifikimi dhe të shpallej në 12 dhjetor kompania fituese. Me miratimin në Kuvend të kësaj kontrate bëhet e mundur pastaj fillimi i punës për linjën e interkonjeksionit.
Ish Kryeministri, të dashur kolegë, me një akt të paprecedentë që do të mbahet mend për anti shqiptarizëm, për anti patriotizëm, mbajti peng pikërisht këtë kontratë. Sali Berisha duhet të vije këtu në këtë sallë dhe të mbajë përgjegjësi për dëmet financiare të vonesës së implementimit të kësaj kontrate. 5 milionë euro është pjesa e dëmit financiar për mos fillimin e projektit, që na kushton ne në marrëdhënie me bankën. Por projekti dhe mos fillimi i tij ka pasur një impakt negativ në Kosovë, e cila nëse projekti do të ishte mbyllur me kohë, pavarësinë energjetike do ta kishte të konsoliduar, sistemi energjetik kosovar do të ishte sot më i fortë. Prandaj me të drejtë, nuk është mafja shqiptare ajo që akuzon sot Sali Berishën, është patriotizmi shqiptarë i cili e ka akuzuar Sali Berishën dhe vazhdon ta akuzojë, për mbajtjen peng të kësaj kontrate dhe ti vijë turp që akuzon gazeta, politikan kosovar, të cilët e kanë akuzuar Sali Berishën për këtë lidhje, e cila është e vërtetuar.

vijon......

 

Sali Berisha në këtë çështje është gjetur fajtor, për mbajtjen peng të kësaj kontrate dhe më e turpshme se kjo është fakti se për hatër të të birit, të lidhur pikërisht në këtë biznes, marrëdhëniet e Shqipërisë me vendin më të rëndësishëm në Evropë, Gjermaninë, u vunë në rrezik dhe sot duhet ti vij turp dhe jo të vijë këtu e të na flas për lloje e lloje gënjeshtrash pa fund, po të kërkojë falje për një çështje që mban emrin dhe firmën e Sali Berishës.

Po flet për rrugët. E si mund të flasësh ti Sali për rrugët, që nise gjoja të bëjë akset kombëtare dhe s’mbarove qoftë edhe njërin. Hipini makinës dhe nisuni për në Kukës, nëse ju thoni se rruga për në Kukës ka mbaruar tërësisht e keni gabim, diku me një korsi, diku me dy korsi, tre ura të pambaruara,16 të tjera rrezik kombëtar, dhe ju thoni e kemi mbaruar?! Nisuni more në Gjirokastër, s’ka mbaruar. Nisuni për në Korçe, s’ka mbaruar. Nisuni për në Vlore, asnjë rrugë s’keni mbaruar. Dhe sigurisht paratë i keni mbaruar, miliarda keni paguar.

Flasim për një çështje tjetër që është po kaq e rëndësishme. Po mire, si mund të jetë burri në atë moshë 70 vjeç super gënjeshtar, që shkruan vetë mesazhe dhe thotë që ia çon populli. 
U ankua sot për një televizion kabllor se gjoja, e paska vënë Top Channel-i ta kontrollojë. Jo mor jo, ja ku e keni ankesën. Është ankuar i pari TV KLAN dhe thotë që televizioni kabllor Korçë me pronar Renato Koçibellin, piraton transmetimet e TV KLAN. Ka shkresë të zotit Aleksandër Frangaj që ankohet për këtë televizionin kabllor. Po këtë partnerin tjetër, televizionin NEËS 24? Shkresë e televizionit NEËS 24 drejtuar AMA-s, drejtuar policisë të rrethit, drejtuar të gjithë institucioneve, ku i thotë që televizioni kabllor Korça piraton transmetimet e televizive të NEËS 24. Po këtë televizionin tjetër AS edhe ky i është drejtuar AMA-s, i është drejtuar Policisë së Shtetit dhe thotë se televizioni kabllor Korça më piraton transmetimet. Televizioni ORA NEËS po ashtu. 
Po si mund të gënjesh 70 vjeç unë nuk e di! Është realisht gjeja më e paimagjinueshme në botë, sepse Sali Berisha pas këtyre 22 vjetëve që i ka bërë dëm këtij vendi, ta themi troç me dëm se çdo njëri tjetër, është një njeri që vazhdon tregon në Kuvend akoma histori halucinante të llojit që – jo pashë filanin me filanin. 
Kjo do të jetë opozita? 

...vijon...

Opozita, e para, është një institucion. Po ju nuk e kuptoni fare ç’institucioni jeni. Jeni një institucion i marrë peng nga ëndrrat e sëmura të një individi, i cili kujton se pas 150 ditësh, -sot gjatë gjithë ditës nuk thoshte 150 ditë por thoshte 150 vjet sepse aq i dukur sigurisht,- do të vije në pushtet me një protestë të vetme? E keni gabim. Roli i opozitës është krejtësisht tjetër, është opozita që kemi bërë ne. Kemi identifikuar një me një problemet. Po si flisni me emra? Jeni çuar sot dhe akuzoni ju?! Po si mund të akuzoni ju për korrupsion me rrugët, kur korrupsionin e rrugëve e shpikët dhe e sponsorizuat ju. Flisni ju për 3 miliard të shpërndara kompanive? Kujt kompanive?! Të gjitha kompanitë të kontraktuara dhe në marrëdhënie kontraktuale me ju!

Po na akuzoni ne, që ne paskemi paguar zotin Mulaj për të paguar qeranë e zyrës se Sali Berishës. Po ky është një turp. Akuzoni ju Drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve apo Ministrin e Transporteve të Qeverisë të koalicionit tonë se paska bërë korrupsion?! Me kë? Me Bashkimin, me kompani të tjera të cilat i kontraktuat ju?! Kërkoni falje.

E keqpërdorni këtë foltore dhe nuk ka opozitë në asnjë vend të botës që të dali dhe të thotë në muajin janar janë vrarë 51 veta dhe nuk janë vrarë 34 veta. Çfarë janë këta njerëz, nuk janë këta shqiptare? Sigurisht të dhënat zyrtare të policisë për fat të mirë njoftojnë që numri i vrasjeve në Shqipëri po vjen duke u pakësuar. Jemi në një mesatare ende më larg se sa duhet të ishim në krahasim me vende të tjera të BE. Por lufta kundër krimit nuk fitohet vetëm nga mazhoranca, lufta kundër krimit fitohet kur opozita e dënon gjithashtu krimin. Si nuk dëgjova një deklaratë të vetme, një deklaratë të vetme në këto 140 ditë të opozitës së PD që të dalë e të mbështesë Policinë e Shtetit. Sepse në fund të fundit, në Policinë e Shtetit mund të jenë ndërruar gjithsej 30 drejtues, por jo të lartë të gjithë, ndërkohë që forcat e Policisë së Shtetit prej disa mijrash është po ajo Polici Shteti që ne gjetëm pas 23 qershorit. Pra Policia e Shtetit na qenka prishur e tëra vetëm se janë ndryshuar drejtuesit e saj?! Po kjo nuk e nderon opozitën, se opozita është më e madhe se PD. 

Partia Demokratike ka një fat të keq, po humb rolin e opozitës në këtë vend.

^O alidemo, robi flet dhe mendimet e tija, jo me te tjereve gjithmone. Se pastaj ca lidhje kane shume nga keto kritikat, edhe te drejta, te Taulant Balles me kete artikull hajde merre vesh. 

Jo, nuk kane te bejne me artikullin, por kane te bejne me shume komentues ketu te cilet justifikojne qendrimet e opozitess e sotme,kur ajo poe peson nga gabimet qe ka bere vete... Ndaj me keto une po perpiqem qe atyre thirrjeve per "lufte" tu pergjigjem..." vete e keni fajin... jane loder per koke....

Sepse opozita e sotme me kete agresiviitetin e pakuptimte te saj, jo vetem qe po i ben dem vetes, por po i ben dem te gjithe shqiptareve... Nuk di se kur do te arrijme ta kuptojme kete ......

Po c'lidhje ka agresiviteti me qendrimin mbi reformen territoriale, dhe nese kjo duhet bere apo jo pa konsensus?

Ja pra ketu qendron dhe moskuptimi yt... se ti e ke vetem me reformet teritoriale...(kurse une e kam ne pergjithesi per qendrimin ne vijimesi te opozites se sotme) qe edhe per kete nuk ke te drejte.. pasi edhe pse jane votuar dhe i kane te gjitha numrat ne parlament, socialistet perseri kerkojne konsensus, te cilen demokratet e perkthejne me dobesi, e ndaj kerkojne, vetem e vetem qe te mos arrihet ajo qe kerkohet si fillim... e po te ishte ashtu siç po e kerkojne demokratet mire e ka Minxhozi... e perse na duhen zgjedhjet....

Sepse reforma territoriale mbase nuk eshte si buxheti??? Nuk eshte nje ligj qe behet per nje vit dhe pastaj vitin tjeter behet perseri, mbase?

Ngjela ;Kryeministri e trajton kundershtarin si armik.

Ajo qe nguli hoxhizmi ne mendjen e cdo njeriu qe studionte ne Shqiperi, te cdo studenti dhe te cdo individ i cdo niveli kulturor ishte deviza e perditshme: "problemi nuk jemi ne, eshte armiku". Por kjo eshte psikologjia politike e diktaturave ne pergjithesi, dhe e stalinizmit ne vecanti. Edhe kryeministri aktual me anturazhin e tij nuk di te dale dot nga kjo psikoloogji. Nese problemi ka qene Saliu, ai tani ka vetem nje zgjidhje: akuzen penale. Te gjitha te tjerat, zoteri, jane problemi yt. Por, sic duket, ende nuk ka ardhur koha te dalim nga pellgu banal i hoxhizmit qe propagandonte se problemi nuk jemi ne, por eshte armiku, ndonese hoxhizmi dhe Hoxha vete ishin ne fakt shkaktaret e tragjedise shqiptare.

Faleminderit  Av. Ngjela
 

I njejti avokat eshte ky mo? Ai qe do edhe 20 000 te rene vec Saluku te mos ishte Kryeminister? Shyqyr qe avokati nuk e shihte Salukun si Armik se ndryshe do te kerkonte 1 meleon te vrare. Po si ore vetem te rrjedhurit e sahanlapiresit i mbeten atij Vicidolisti afer? Po duhen shume shqiptare te dalin ne shesh per te mbrojtur pasurite e panumerta kombetare te tjetersuara nga Gita, Zeni e Jamarberi. Tek sheshi per pasurine e Familjes, oburraaaa.

Arben Duka: Kjo qeveri eshte e paafte dhe arrogante. Shume shpejt mund te rrezohet

Poeti i mirenjohur satirik Arben Duka, njekohesisht edhe nje individ i deklaruar me kohe Anti Berishe pas rreth 150 diteve qeverisje te Rames, revoltohet ndaj kesaj qeverie dhe i kushtoi nje satire me titullin : "Autogoli i Qeverise". Ai shprehet i revoltuar me arrogancen e Qeverise dhe me veprimet e pakuptimta te saj qe i shton rradhet e te papuneve ne Shqiperi .Pasi e paralajmeron Ramen se si kane nisur gjerat, 1 milion shqiptaret qe votuan pro Rames do kalojne shume shpejt tek Basha. Ne fund Duka e keshillon Ramen mos te merret me Fate Velajn dhe Maliqin se jane 2 personazhe qe s'e kane idene e asgjes dhe te marr urgjent si keshilltar Arben Malajn

Sa për të thënë të vërtetën,
as dhe tani s'e kam vështirë,
se unë vërtetë jam një i majtë,
po së pari jam njeri i lirë.

Një qeverisje dilitantësh,
nuk duhet më të tolerohet,
dhe opozita ka të drejtë,
që në protestë të rebelohet.

..me ne fund populli po e kupton se cfare gabimi fatal kan bo qe i dhane voten Rames
 

Kete pune o Kapo e ndan 20 shkurti. Kush i thote vetes qytetar e patriot, duhet te jete ne shesh. E keqja duhet shkulur qe tani, ndryshe do na marre me vete te gjitheve.

Patriotet e vertete dalin ne shesh per pasurine e familjes

Njeri prej mishi e kockash je ti apo program qe shkarravit automatikisht komente? Mos u beni te gjithe si Taulant Balla, Vilajet Qyrku apo Sajmir Tahiri. Te kete nje koherence e arsye qytetare, ndryshe i perkisni llumit qe edhe psikiatri nuk ju merr persiper.

Te gjithe ne shesh kunder mashtrimit, krimit dhe arrogances. Nuk shtyhet me me vjersha fushate. Nese keni gje kunder Berishes, cojeni ne prokurori, ndryshe te gjithe ne shesh.

Sa keni vjedhe o burri dheut dhe sju vje zor e prap mbroni ate familje Zombiesh. Po pse per cfare bohet mitingu i 20 Shkurtit? Per te kujtu rrezimin e monumentit te Merhumit? Jo mer xhaje, osht bo e dhimbshme dara ndaj bizneseve te Familjes, qe i kan mor frymen gjithe Shqiperise. Keshtu o poet patriot, dil e mbro hajdutet e rene nga fiku ne 20 shkurt, ora 14.00.

Te gjithe tek sheshi per me mbrojt Zombin, nje monument ra por i gjalli osht gati me u ngrit.

Keto jane vjersha fushate qe mund ti recitosh perpara psikiatrit por jo tjeterkund. Kete e ka kuptuar edhe bejtexhiu i partise Arben Duka.

Te gjithe ne shesh kunder Edi Rames, Ilir Metes, Mark Frrokut, Sajmir Tahirit, Ilir Karcinit, Shpetim Gjikes dhe Koco Kokedhimes.

20 Shkurti eshte date simbol kur shqiptaret, qytetare e patriote, demokrate e koherente, terhoqen zvarre Enver Hoxhen dhe kete do ta bejne me cdonjerin qe i ngjason ketij ne mashtrim, krim, arrogance, keqqeverisje, mbytje te lirive dhe shkelje te rregullave demokratike.

Marshi i qytetarise nuk ndalet.

No Pasaran!

Po smund ta beni dot ju o trushkulur kuqalash, se udheheqesi juaj osht Sali Ram Berisha, ose Enver Sulltan Hoxha i Dyte. Dilni e mbroni pasurite e familjes si Jar Begsi monumentin e Merhumit. Na mbyten te kuqte edhe ne opozite, kena mor fund perfundimisht.

Zgjerohet arena e pranveres Ballkanike.Nisin protestat popollore edhe ne Malin e Zi !

Të paktën 300 persona kanë protestuar përpra godinës së parlamentit të Malit të Zi në Podgoricë. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Milo Gjukanoviç, duke e akuzuar atë për situatën ekonomike që po kalon vendi. Kjo demonstratë ishte një tentativë për ta pushtuar godinën e parlamentit, duke ndjekur modelin e protestave në Bosnjë javën që kaloi. Protestuesit janë përleshur më pas me forcat e rendit, ku disa persona mbetën të plagosur nga të dyja palët. Rreth 20 persona u arrestuan.

Tik Tak ,Tik Tak  punon ora mbi oxhak 
 

E pashe qe dje kete protesten ne Mal te Zi. Mos e diskuto, Ballkani eshte rruges per te pasur pranveren e vet. Ska me. Dimri i gjate mbaron tani.

6 muaj dimer me poet, nuk durohet. Nga 23 qershori deri tani u nxi situata. Te rikthehemi te pranvera berishiane smiley 

jashte poetet nga polisi

A thu kapo qe poeti i peshkut te jete Arben Duka i zhgenjyer?

Une dua te shof nje sherr live, poeti v. te lebetitmit. Sa jane koeficentet smiley 

dum ene Lubonjen tate, ndryshe sbohet

s'ke nivel per Lubonjen ti, maksimumi Qim Peken dhe Mero Bazen 

Lubonja, idhulli jot vetem nivel ska, ....por jo per faj te tij, ...ka nje miks perpjekjesh njerezore dhe negativiteti  antihuman...qe e ben unikal, por pa kellqe. Mero Baze eshte tejet produktiv, Cim Peka pordhac politike....po ndoshta Kel Demi eshte me koncizi dhe disi i ftilluari.

Endrity problemi juaj themelor eshte qe ata yjet qe keni ne qiell i kane hudh prej parajse poshte me shqelma te se ndedjtmes per shume aresye. Prandaj jeni aq mbrapa motra.

Do i them qe kshu kshu ka thene i Lebetitmi qe te filloj e te ndryshoj icik se e paska keq punen me negativitetin 

Ishte mesazh per ty Endrity, se po te trajtoja si individ e jo percues lajmi ne nje bote tjeter, Lubonja ka shku pertej po sdo merremi me demitizimin e tij se eshte e ulet nga ana jone.

Sinqerisht ta them, Nuk pati kohe Lubonja te eci perpara, mosha ben te veten, ai ka gjet ate vend ku projekton ai veten me synim te mbijetoje, e ka klanin e vete te adhuruesve leshko sic do sekt, ne Shqiperine provinciale apo Ameriken rurale.

Per te Lebetitmin nuk thote gje, vec faktit qe ka qene ne sherbim te manjateve me te korruptuar te mediave, te Klanit te sponsorizuar me parate e vjedhura te Salukut.

U pa puna, vetem kur te behet Pranvera e te Lebetitmit ne Shqiperi do kemi te drejte mer fol. Ec mer i Lebetit fillo nje levizje ketu se populli po te pret, si Skenderbeun njehere e njekohe. Ka plas sheshit batuta "Sot jemi te tere te Lebetitur". 

Po jo mer Endrity, po flisnim per idhujt e rreme dhe verbesine ndaj idhujve...e jo Pranvera arabe e clirimtar.... tani ne se e sheh Lubonjen si Skenderbe a clirimtar atehere jemi keqkuptu. Nuk e dyshoj se edhe  Lubonja  ka kapacitet molotov cocktail hedhes, te gjithe Shqiptaret jane Mic Sokola. 

Pranverat tuaja ne pergjithesi hapin shume varre, historikisht dhe aktualisht. Per hajer mo.

nejse mo, por nis nga kto epshet e ndjekjes se shkurtit per pushtet, si me qen daca avllijash, t'pakten bin posht ato teorit konspiracioniste qe medemek sala ia la vet Edi Rames, o llah. smiley

se s'kish c'e donte mo. smiley

 

 

Vecse ti Cimo beso ato teorite e tjera, qe Sala i dha 10 milion (apo ishte 20, 30?) Tosit ne 2005 qe ti linte pushtetin. Apo keshtu, pick and choose ?

200 milion euro te thata. smiley

Shume pak, te isha une pa gjys miliardi nuk levizje nga tavolina e kompromisit 

Dukeni ju ish-Mjaftistet Saliste te kamufluar si Nanoiste, shume te babezitur jeni.
 

Te lebetitur fare smiley

Apo te Lubonjosursmiley

Emigrant i dashur, ç'jane keto budalliqe qe flet, 200 milion e 10-20 milion, nderkoh qe as nje kacidhe nuk ka levizur ne bisedat e fshehta qe kane bere Nano me Berishen. 

ma gzofsh vienen, fatos, i tha sala me solemnitet.

te me rruac, o sali, ia ktheu tosja.

numeroi paret, i tha sala, se dora e njeriut edhe gabon.

mirpo tosja mori vetem njeren kartmonedhe nga thesi, e pa kunder drites, e preku me dore per mikrorelievin e pares sagllom, tundi koken me miratim, dhe iu drejtua: po c'eshte ajo fjale, zoti Sali.

Mos harro te vizitosh armet e Skenderbeut, i tha Sala.

Jo, mo jo, nuk do harroj, tha tosja duke ua bere me sy shegertave qe te merrnin thaset me euro. dhe ndersa largohej, linte pas te qeshmen neper tunel: he he he...

Une di qe diku aty eshte rrekellyer dhe ndonje teke gin, nga Tosi kuptohet. 

Eeehee, e paske tregim fantastiko-shkencor smiley

Xhorxh Bushi do thoshte - kam nje mandat nga populli....

kshu ene kto, me aq vota sa moren, s'kan nevoj per konsensus ...

Reforma territoriale do te behet pa u mbyllur viti.Une pres ti ngre nervat Saliu e PD Metes,mbase me kete miting arijne(nje keshille,qoftet e pizat falas risin nr e pjesmarsve smiley),te binden se kane humbur e te fillojne e ti falen Rames per dite.

Reforma territoriale pa konsensus te gjere eshte nul, keshtu parashikon kushtetuta te pakten. Edhe 92-93 vota nuk i ka Rama me Meten, por edhe sikur te beheshin 92 ose 93 vota, perseri kjo do te ishte jo kushtetuese nese nuk ka konsensus te gjere dhe do rrezohej nga Gj. Kushtetuese ku e vetmja mundesi te ngelej referendumi ne cdo njesi vendore qe duan ti ndryshojne kufijte.

Reforma territoriale, reforma elektorale e nje sere reformash te kesaj natyre kerkojne konsensus te gjere, me sakte dakordim pushtet-opozite, ndryshe cdo gje tjeter eshte diktature dhe mos respektim i te drejtave dhe garancive qe duhet te jene ne nje demokraci liberale.

Rama mund te doje te votoje dhe ta fuse ne kushtetute edhe qe ti jape pushtet te perjetshem PS, por nuk e lejon kush.

Lefto, ti je budall apo bo vete...??? po ku njeh kushtetuta konsensus mer daj...??? Kushtetuta njeh vetem ligj me numra... i ke apo nuk i ke numrat... ja kjjo eshte çeshtja....

Permbajtja Reale e te ashtuquajtures PD-hi ose Opordhzita aktuale ...100 mije Ushtare pa vetdije ose flete votimi ( ose dosa e derra qe shkojne ne fabriken e sallamit ..P.Flloid ) Ne kohet me te Lavdishme te 91-92 Plus 100 mije ish anetar te PP dhe te dale nga Burgu te cdo kategorije . Realisht do jete nje SUKSES Kombetar sikur ajo te perfaqesoje deri 25% te Popullit !

Sot ...Dhe me pak ,  ne se kan e marre " vlaixhet " nga frika 80 mije hajdutet e vrasesit e saj prapa shpine . Keta jane ne Cdo Kohe nen udheheqjen e Komandantit me propogandiste Grande Kaken te cilit po i kujtojme Tronditjen , Termetin dhe Humbjen e e Paralajmeruar te Zgjedhjeve nga "kenget " e Dr.Florit dhe "vjershave " te Dukes !

Ne se kjo kategori njerzish eshte e vendosur per GJAK ,  parashikoi qe per nje kohe te shkurter Tirana te ndizet Flake .Qetesi Pozites .. Reagimi Nderkombetar ..

Arrestoni dhe Denoni me Burgim te Perjetshem Berishen !

Pozita eshte ne rruge te MBARE me ruajtjen e Konsensusit sepse Shqiperia eshte e te Gjitheve . Nuk duhet te marre pozicionin e Arroganteve te Banditeve te PD-hit qe e trajtun Shqiperine si bajrak te Kryekriminelit Berisha dhe Opoziten si " asortiment zbukurimi te Pluralizmit Politik " Te prese me durim e dashamiresi Fjalen e saj !

LeftKOPESE ..kete debilin qe nuk e ke sjelle si "chip " e ke shume nen Nivel dhe me deficienca mendore . Zgjedhja qe kini bere per ta leshuar si "zagar " ose profesionist ne Lehje nuk duhej te kishte nofken Keshilltar . Dicka si nofke Koneje psh ham -humsi . Miqsisht oidrisi smiley

Ka plas sheshit batuta "Sot jemi te tere te Lebetitur".

smiley

 

ne alidemsat e bashkuar 

me nje qellim te lebetitur 

Lubonjen o per ta rrezuar 

kaq shume vite kemi pritur 

 

tek Peshku sot nuk lebetis

ai qe eshte tradhetor

e s'ka ne bark aspak Idriz 

as ti te ngase nje traktor 

Lubonja osht i paprekshem: Do na sjelle Pranveren Salukse.

Topalli ne NATO: Oligarket shtypin opoziten permes parave

Si pjese e delegacionit ne Asamblene Parlamentere te NATOs sot Jozefina Topalli mori pjese ne takimin e Komitetit te Ceshtjeve te sigurise dhe te mbrojtjes. Ne takim mes folesve elitar ishte dhe zevendes asistenti i sekretarit te pergjithshem James Apparthurai. Ne takim u diskutuan ceshtje qe lidhen me Zhvillimet ne Ukraine, Siri, etj.Mbledhja zhvillohet para Samitit te Natos qe do mbahet ne Britani. Nderhyrja e znj. Jozefina Topalli lidhej me shqetesimet qe ngriti John Kerry per “interesat e oligarkeve qe perdorin parate per te shtypur opoziten dhe kundershtite, per te blere politikane, media, per te shtypur interesat e aspiratat e qytetareve. ” Ky shqetesim u diskutua edhe nga pjesemarres te tjere .Ne takim Jozefina Topalli kerkoi qe te mbeshtetej Maqedonia dhe Mali i zi ne anetaresimin ne NATO.
 

Ne takim mes folesve elitar ishte dhe zevendes asistenti i sekretarit te pergjithshem

smiley

AY kur s' kishte as numrat as konsensusin e opozites donte ti votonte tre ligjet me referendum, perfshire dhe rregulloren e parlamentit (kjo e fundit meriton nje smiley te madhe). Tani cirren qe keta qe kane votat mos ta bejne reformen pa konsesus. Ok, referendum pra, s' mund te mbahet peng reforma nga AY

Referendumi do ishte gjeja me e mire.

As referendumin nuk e do AY se e di qe nuk fiton dot kurre as ne referendum, dhe aq me shume e di qe me ndarjen e re territoriale nuk do mburret dot me numrin e komunave te fituara. Dmth ne thelb AY nuk do reformen administrative, nuk eshte se i qan zemra per zana xhuken ose endyra bushatin

Mbase, po referendumi e ben bosh ate argument plus i jep reformes legjitimetin per te cilen do kishte nevoje. 

nuk eshte thjeshte reforme administrative, shperndan ne tjeter menyre ndarjen e zonave elektorale e pervec se bashkite e komunat gjenerojne vota (vende pune, shpendarje asistence) dhe te bashkosh psh. kamzen me tiranen do te thote ti heqesh berishes dy deputete ne tirane.. imagjino se cdo te behet ne kukes apo peshkopi .. prandaj kerkon konsesus, se perndryshe do te minohet perpjekja keq nga berisha

Bulthi, sikur te mos pertoje, do beje shume mire po te botoje nje artikull te shkurter permbledhes rreth reformes; c'eshte ne vetvete (administrativisht), dhe si ndikon politikisht. 

Mediat tona jane fort te talentuara ne mospasqyrimin e lajmit qe percjellin, thjesht bejne copy & paste gam-gameve te politikaneve, ky tha keshtu, ai tha ashtu, gjithe pa shpjeguar se per cfare behet fjale. The best I could find me nje kerkim ne internet qe kjo kunje-foto e Mapos.  

nuk jam ekspert ne keto pune, nuk i njoh dhe as kam kohe te merrem, por p.sh. di qe ka pasur rezerva nga shoqata e komunave, qe kerkojne te shtyhet reforma per vitin 2019 dhe te kete bashkime vullnetare per komuna me nen 3000 banore dhe njesite vendore te jene 160 (jo 100 sic propozon qeveria).. cfare ne nje menyre eshte kerkuar edhe nga OSCE-ja qe pikespari te merret mendimi i komunave se fundja jane ata qe do te zbatojne reformen dhe qeveria te mos nxitohet me imponuar skemen e saj (Sequi keshtu) .. rezervat e Berishes jane se nen petkun e studimit te agjencise suedeze PS do te perfshije modifikimet e nevojshme per zonat e veriut, te cilat jane tkurrur ne banore dhe kane densitet te ulet.. interesant eshte roli i vete komunave, qe mund te minojne procesin gjate ekzekutimit dhe reflektimi i pushtetit politik pas zgjedhjeve vendore ne 2015 .. nje kryetar bashkie si ai kukesit (u ble nga LSI ne 2013) mund te sjelle dy deputet (LSI-se ne 2013).. 

po ta shohesh nuk ka asnje informacion mbi reformen, asnje publikim, faqja e internetit eshte krejtesisht bosh: http://www.reformaterritoriale.al/al/udh... perves se nje prezantimi te mire nga Dritan Shutina http://www.reformaterritoriale.al/confer... ne slide nr. 12 tregon edhe nje mjet te rendesishem te bashkive, pervec punesimit te militanteve dhe shperndarjes se asistences, prokurimeve etj: taksat vendore, ne vitin 2009, vit zgjedhor ato jane ulur ne minimum, cfare tregon se bashkite i vjelin taksat ne varesi te vullnetit politik .. hiq taksat per biznesin dhe futi ne arken e partise apo te kandidatit, ose mos mblidh te plehrave dhe behu i mire me zgjedhesit .. ndersa slide 16 tregon densitetin ne ulje ne zonat veriore e juglindore

O mullah Bulkthi, ti nuk ja paske idene kesaj pune. kamza edhe sot ne zgjedhjet e pergjithshme me Tiranen eshte dhe nuk i prish pune PD-se kjo, bile ne kete rast, te bashkimit te Kamzes dhe komunave perreth me Tiranen, PD del me e fituar ne zgjedhjet lokale. Problemi eshte ne zona te tjera qe Rama do te perdore ndarjen territoriale per perfitime elektorale dhe kjo duhet te shqetsoje njerezit nese nuk jane germadhe morale dhe qytetare si puna jote. Reforma territoriale duhet te lere perfitimet e vogla elektorale dhe te fokusohet tek ndertimi i qendrueshem dhe i duhur i institucioneve te qeverisjes vendore.

ti lexon me laker ne koke.. morra shembull per bashkimin e bashkive jo te qarkut.. po nejse, rrotullohu edhe njeherse me mos bie me te ndenjura kete rradhe.. 

Meidani i kërkon qeverisë konsenus të plotë dhe gjithpërfshirje

Ish Presidenti i Republikës Rexhep Meidani keshillon mazhorancën, që të mos veprojë e vetme në reformën administrative territorial. Meidani thotë se ndryshimet në hartën administrative të vendit, duhet të kalojnë përmes konsensusit të plotë.
Ish kreu i shtetit citon nenin 108 të Kushtetutës, ku sanksionohet se kufijtë administrativë nuk mund të ndryshohen, pa u marrë më parë mendimi i popullësisë që banon në to. Kësisoj, Medani vlerëson se miratimi i reformës me shumicën e cilësuar të deputetëve të mazhorancës, është i pamjaftueshëm. Nëse mazhoranca, do të vepronte në linjë të kundërt me përcaktimet kushtetuese, thotë Meidani, atëherë, çdo vendimmarrje tjetër do të çonte në përballje me ligjin themeltar të shtetit, në Gjykatën Kushtetuese.

 

Harrova te shtoj qe reforma territoriale duhet te behet me mend ne koke, pa u ngutur. Pashe ne media qe minoritaret jane ankuar per reformen dhe nje sejmen i Rames i paska garantuar se komunat me shumice minoritaresh nuk do preken duke u bashkuar me njesi te tjera vendore qe te humbase shumica e tyre dhe s'e ndarja territoriale nuk mund te behet me censusin e fundit qe ka bere shteti shqiptar.

Shikoni se cfare qeveria bashibozukesh kemi; do te ndryshoje kufijte e njesive te tjera vendore por nuk do preke ato me minoritare (dhe ne fakt keta te minoritetit mbrohen ligjerisht kur vjen puna ketu) dhe nuk do te njohe edhe ndermarrjet dhe gjetjet e shtetit shqiptar.

consigliere, me thuaj pak se cfare i hidhen domateve te skuqura pasi eshte zjerre kungulli dhe prere majdanozi - behet fjale per nje salc makaranosh

Tamam tamam ne filmat e mafiozeve e thone CONSEGLIERE, gjoja si slang italo-amerikan smiley 

Berisha ka dhene nje premtim shume te madh gjate fushates se fundit elektorale te zgjedhjeve te 23 Qershorit, madje ky u be edhe lejtmotivi i fushates elektorale: "Mbas 23 Qershorit do te heqim murin e bllokimit". Ja tani, 23 qershori ka kaluar, ja edhe muri i bllokimit ja dhe Berisha, le ta heqi tani murin e bllokimit.

Do te kisha deshire, qe te dija, nese Rajmonda Bulku eshte akoma duke numeruar tiki-takun e ores. Tiiik....taak....tiiik.....taaak.....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).