Çdo ditë në këto pirgje me gurë dhe baltë, që vetëm shemben, mblidhen fëmijët e familjeve më të varfra të qytetit të Bulqizës, që gërmojnë për të mbledhur mineral kromi. Një kilogram gur e shesin me 3 lekë te disa grumbullues ilegalë, të cilët më pas e rishesin me 10 lekë te kompanitë e kromit, që kanë të drejtë eksporti. Kjo formë shkatërruese e skllavërimit nuk njeh moshë dhe nis që me fëmijët e kopshtit, që në vend të lodrave marrin kovat dhe kazmat për të gërmuar.

I gjithë qyteti është ndërtuar e mbahet gjallë nga guri i zi, të cilin e njohin mirë edhe fëmijët, që dinë ta zgjedhin atë në masivet e stoqeve të krijuara nga mbeturinat ndër vite të mineralit. Këta fëmijë janë të lidhur aq shumë me mbledhjen e kromit, sa kanë braktisur edhe shkollën.

Në Bulqizë ndryshohen vazhdimisht që nga kompanitë koncesionare, apo edhe kompanitë e vogla lokale. Nxjerrja dhe eksportimi i kromit është përfshirë nga një informalitet dhe kriminalitet, që varfëron çdo ditë e më shumë këtë qytet dhe shfaq fytyrën më të shëmtuar të skllavërimit të fëmijëve minatorë.

43 Komente

Po ta shofim nga nje kendveshtrim tjeter kete skene/fenomen, shofim Europen e shekujve te 17-18-19, ku femijet punonin pikerisht ne ndihme te familjeve ne te tilla pune, mbledhjen e seleksionimin e mbeturinave industriale, ushqimore, kimike, etj. Jane faza te kapitalizmit qe i kane kaluar te tera vendet, veçse Shqiperise i ra per hise ti kaloje tani ne keto vite. Dhe se, pse i ra per hise ti kaloje tani, e kam shpjeguar tek VQ, ku them se Shqiperia pesoi nje kapercim ekstra-ekonomik nga feudalizmi ne socializem, nderkoh qe duhej te pertypte disa faza te kapitalizmit (qe po hynte nga italianet) per disa dekada e pastaj te kalonte ne socializem. 

Te shkretet femije... Keshtu eshte kur rritesh ne nje shtet ku sundojne mafiozet, dhe qelbesirat kriminele. Femija minator eshte shenja me uluritese se Shqiperia ka marre fund moralisht dhe kulturalisht. Kur ai/ajo nuk mbrohet nga prindi dhe shteti, çfare te ardhme pritet perveç shumefishimit te bishave sharlatane dhe varferise se pergjithshme?  smiley 

Ende? Po sikur Spiropali e Veliaj thane para zgjedhjeve qe sapo te vinin ata ne pushtet kjo do zgjidhej.

Legenat qe kemi ne qeveri, si i ze gjumi para ketyre fakteve trishtuese. Plerat s'kane turp, krekosen neper restorantet me te shtrenjta te Tiranes, dhe tregojne barcaleta ne parlament, kur femije te vegjel shfrytezohen per pune ne rastin me te mire apo vdesin ne rruge ne raste te tjera.

Njelloj sic zuri gjumi ata legenat e qeverise se meparshme.

Mos u merzit or mik, se " te gjithe derrat ", qe ushqen ky sistem ....nje fecke kane ! Mijera lypesa, mijera te papune, mijera femije analfabete, mijera femije me prinder te divorcuar dhe jetime, mijera njomzake, ngrene gure ne krahe....per nje cope buke!

Grava me fal, kur flisni per sistem doni te thoni per sistemin ekonomik apo  per kete sistem korrupsioni nepotizmi qe eshte ngritur kto vite ktu te ne??smiley

Doooks, une e urrej kete sistem ekonomiko- shoqeror, pergjithesisht, absolutisht te padrejte.Ato cka perjetohen tek neve nuk jane exepsione por ...kercu permbi samar te sistemit.Po me pyete cilin sistem, ta them , por kujdes, mos paragjyko!
Doooks, a e din qe njeri prej shenjtoreve, fali tere c'kish dhe iku neper bote i varfer? Ate e adhurojne , Pse ?

Pse e adhurojne Grava???

Se ishte i vetemi qe nuk besoi, tek Nje Perendi mbi toke....!

Kush e shenjteroi atehere???Ose me mire pse e shejteruan?

Francesko Da Sizi. Lindi ne 1182 e vdiq ne 1226. Biri i nje tregtari stofrash.Mori pjes ne luften mes Asizit e Peruxhias ku u plagos dhe u semur rende.Nuk ishte shenjt, por shume i pasur.Pasi pati nje vizion te San Damianos.Babai i vet kur e pa qe shpenzonte para per te varferit e kisha, e xhveshi nga trashegimia, para peshkopit te Asizit.Ja kushtoi jeten kurimit te lebrozes se te varferve ne malet Subazio. Ne nje nate, mori " nje mesazh " hynor, per tu privuar nga te mirat dhe per te bere te mira te mjereve.Mblodhi rreth vehtes grupe te varferish qe predikonin urdherin e tij .Ishin ata qe e zgjodhen te parin e tyre. Ne 1210 Papa Inocenti 3 u njoh veprimtaria e tij nga Papa...Ne 1212 mori veshjen prifterore per predikime kunder varferise.U nis ne 1212 per ne token e shenjte por stuhia e detyroi te kthehej.Ndenji 40 dite pangrene ne Kairo se prifterinjte nuk e priten mire....vuante nga nje semundje qe e verboi por u be i vetemi " Patron" i gjithe Apenineve .Nga Gregori i 9 ne 1228 i detyruar ...e shenjteroi.Edhe pse ai besonte tek nje Perendi tokesore afer njerezve

Mos fliste dhe me zogjte ky me duket?smiley

Sot nxirren te tjera mesime nga jeta e ketij tokesori...!
2000 e kusur vjet, besim tek Zoti ne Qiell, kush tjeter ka vepruar si Sant Francesko? Dhe pse Jo?

Francesco d'Asisi, fliste dhe me zogjte dhe me pemet, edhe me lulet. E ke pare ate filmin e Rossellinit per te? Sh i bukur, megjithese i vjeter. Sec Kane bere nje tjeter me Roul Boven, po s'para me pelqejne keto rimake-t, me duken si film ne tentative.

Hiperbolizimet e te mires kane qene pjese e filozofise te te mjereve ....!

Topi mire ben qe e mban ne fokus kete ceshtje, po te pakten ti ndryshonte titullin kronikes nga ajo e para dy viteve

Gono, shume e shtrengove mengenene bre, dmth mos tregohen me barsaleta ne restorantet e shtrenjta derisa Top Channel te vazhdoje te beje kronika te tilla? lol

Sa femije te mire, sa urì kane per lekun ne kete moshe qe duhet te ishin ne bankat e shkolles,ejjjjjjj rilindje zgjohuuuuuuusmiley

Po zebra po, tek rilindja germo ti!

ah mo grava,ashtu kot e thash dhe une  se duhet diku me u kap apo jo ,por e di qe ka rrenje shume te thella ajo pune,as kadareja s'i gjen dotsmiley

Zebra, jeni larg dhe ne efir, nuk duket virania jete.Por me besoni qe jo varferia, por mjerimi, mjerimi i vertete eshte ulur kembekryq ne mijera e mijera familje !Ndersa 55 miliardere, po behen perdite e me shume super miliardere...! Dhe ta quaj shoqeri njerezore kete ?

JO,aspak s'ka lidhje me njerezoren,polarizimi i shoqerise eshte i rrezikshem,me kujtohet ,me ndriçoni nqs gaboj qe ne '92 kam qene prezent ne sallen e teatrit kombetar kur u krijua sindikata e pare, dhe e peruruan duke puthur kuranin!!!! kryetari i saj me mbiemer xheka(sme kujtohet emri) me sa di, mori nje grusht paresh dhe qe atehere hiku dhe s'eshte kthyer me nga amerika,kete jemi smiley

Valer Xheka! Eshte i denuar me vendim " Te fornes prere " , si kusar, por ka shtetesi amerikane....!
S'ka lidhje me njerezoren...? pse polarizmi nuk eshte ne kurriz te njerezve ?

jo ka shume madje,ate doja te thoja po s'e shpreha mire,e kuptuat nashi?smiley

Sigurisht!

Te dalin kronika ne tilla ne lajme dhe te mos merren masa- ne kategorikisht nuk duhet t'a pranojme veten te hyme ne BE.

pavarsisht se na genjen mendja se do hyme.

Gjithe puna ishte te ikte Qelbesira-fatkeqesia kombetare Sali..hahhaha deri ne 2020 ketu me keni thoshte,po ajo tjetra si ishte: ku ka kellqe RAMA..hahahaha !!! Hajde me ndonje pallat tjeter te hedhur me tritol,e mundesisht sa me shpejt te sbythen nga SHIU, hekurat  e ndonje konfiskim pasurie,per keto ti kerkohet llogari ..pa kalamajave qe vjedhin qymyr  po u them se eshte ekonomi tregu,kapitalizem,poshte komunizmi,ne shqiperi sistemi me i eger ne bote..liri-demokraci!!

akoma te duket hamburgeri ushqim per te pasurit? o belul o mizantrop. maj men qe po thojshe per ate plaken qe flinte tek ura - kjo e paska te re feshfeshen

ahahaha

nuk  thashe tamam ashtu  per ate plaken..   por pasi Blendi (Blendi me duket se ishte)  tha qe.. 3 vjet e njejta pallto..  une i thashe:  nuk ka shume rendesi sa vjeter eshte pallto,  por  duket pallto e trashe...  dmth ben  punen, te mban ngrohte.

 

p.s   varet cfare hamburgeri eshte..  p.sh une kam degjuar ty njeher te flasesh per  hamburger ne Danimarke, mos gaboj, qe  te ishte dukur shume i shtrenjte.

yeah smiley

shiko per Shake Shack. kam pas jetu ne walking distance ne NYC ne nje nga keto, por kurre s'jom fut mren. kishte radhe jo rralle - mos me tu besu. Another miracle of consumerism.

leje se beluli i ngatrro gjonat me qellim....burgeri im me truffles dhe foie gras s'ka lidhje

mos eshte gje shqiptar edhe ky i Shake Shack...smiley        si ai tjetri, gjithashtu nga NYC  qe  paskesh bere picen me te shtrenjte ne bote...  me  4 lloje kaviari, thosh.  dmth jo  ''quatro stagioni'',   po ''quatro kaviari''..smiley

Si do t'u veje jeta ketyre femijeve te shkrete, qe ne rastin me te mire i bejne 4 klase shkolle. Ajo legjenda e misrit perserittet pafundesisht.smiley

Sot nje bilanc tragjik lufte ne rruget e Shqiperise. Te shkretet shqiptare qe jetojne per te pare nje show rrugacesh me pushtet ne parlament.

Dhurate nga rritja e.cmimit.te kromit.
Bastardet e berishes gjeten nje menyre te thjeshte per tu pasuruar.
Pikerisht ata qe duhet ti mbronin u bene pale per ti shfrytezuar, me sakte per ti skllaveruar. Keta jane viktimat e babezise se klaneve te berishes per tu pasuruar.

Si do i veje halli ?

Ja se te rregullojne perdet, sallonet, wc-te, lulishten, hekurishtet  e ministrise si fillim, pastaj te shembin "bunkeret" qe vemendja te drejtohet andej. Per keta femije as tema te peshku nuk shkon me shume se 50 komente.

C'trishtim , per problemin e femijeve ne Shqiperi as nuk guxon njeri te mendoje seriozisht , se te marrin per budalla

 

Well, Elbe kane me rendesi politikat partiake... kush eshte me i mire e kush me i keq... Femijet? pfff... 

Te vjen keq kur shikon sesi media ben te njejtin gabim me femijet: perforcon stereotipin e femijeve si qenie "qe do te behen te rritur nje dite" dhe si viktima, pasiv, dhe inferior. Nuk i trajton ata si qenia te se tashmes, qe kane personalitetin e tyre, mendimet e tyre...duket sikur gazetaret marin nje qenndrim protektiv ndaj femijeve po ne fakt kjo nuk eshte e shendetshme ne nje shoqeri qe dueht ti njohe femijet si individe te njejte me cdo shtrese tjeter...

Pra, nuk jane viktima pasive? Pse ju duken se trajtohen si inferiore? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).