Gjithmonë kënaqem kur lajmet nga Google News jepen si demokratike dhe kur ato vëjnë tituj lajmesh, mu përfundi ndonjë lajmi nga BBC apo Nju Jork Times, me blogje e shkrime nga disa faqe internet të cilat pretendojnë se (me shkronja ngjyrë të gjelbër) Mbretëresha e Anglisë është zvarranik që ndërron formën.

Kjo më ndodhi sot, kur nga seksioni i lajmeve klikova në “Kosova”. Ndonëse (fatkeqësisht) faqja nuk ofronte spekulime paranormale, megjithatë, një artikull nga Julia Gorin me titull “Kosova jonë muslimane: i gjuan mormonët nga shkallët” – i cili u publikua nga një burim amerikan i quajtur “Lajme nga e Djathta” (e kuptoni?) – doli të ishte si një thesar në vete, por paksi shumë i viteve 2000.

I shkruar nga perspektivë e llojit “Luftë ndaj Terrorit” dhe e drejtuar për audiencë Mormone/Evangjeliste, artikulli nga Julia Gorin incidentin e ndodhur në vitin 2013 ku dy misionare Mormone u patën sulmuar në Prishtinë e ndërlidh me trazirat e vitit 2004, duke konstatuar se “uzurpuesit” shqiptarë të Kosovës (që kinse me armë ua vodhën shtetin serbëve ortodoksë) paraqesin frontin e tmerrit të ri në luftën globale mes muslimanëve dhe të krishterëve.

“Kush bën gjumë më të rehatshëm natën,” pyet kolumnistja e lajmeve të djathta (Right Side News), “Shqiptarët e Kosovës? […] apo jo-shqiptarët e Kosovës, meqë shqiptarët e kanë shprehi të djegin shtëpitë, shkollat dhe kishat?”

Absurditeti maskon të ligun. Kur piktori Goya kishte pikturuar Të Shtunën e Shtrigave  (The Witches Sabbath) në vitin 1798, ai e pati bërë këtë për t’i përqeshur fanatikët që po eskalonin Inkuizicionin në vendlindjen e tij, Spanjën. Kur kjo vepër e shëmtuar paraqet sakrifikime foshnjesh ashtuqë të bën të hamendesh mirë e mirë, a i besojnë dot këto dokrra ata? Inverzionet e marra fetare që e joshin fshataren ta braktisin shtratin gjatë natës (pa harruar çelësat) dhe të shkojnë e të takohen me perënDhi gjaketur? A ishte kjo nevojshmëri për luftë besimesh?

Kam lexuar këso gjërash për Libinë, por nuk kam qenë atje. Kam lexuar për Irakun, por nuk kam qenë atje. Jetoj tani në Kosovë, por incidenti në fjalë më kujtohet mirë. Ishte ngjarje pikëlluese dhe trishtuese, dhe si e tillë u raportua. Ngjarja nuk reflektonte trendin e përgjithshëm kulturor, dhe dënohej kurdo që përmendej. Është e vështirë që një autsajder të hulumtojë tash incidentin, sepse ka hyrë tashmë në gjeofolklorin e faqeve si jihaduatch.com dhe creepingsharia.ëordpress.com dhe janë kanonizuar si sulm islam ndaj të gjithëmirës Krishtëri.

Artikulli në fjalë thotë kështu: Lufta e vitit 1999 ka qenë vetëm se vazhdim i përpjekjeve të lavdishme të Evropës kundër Islamit Osman. Një grup tradhtarësh të korruptuar botërorë kanë lejuar që një hise e Europës Ortodokse ti kthehet të poshtërve Turq. S’ka arsye për të lodhur mendjen me atë se çfarë roli kanë luajtur protestat e vitit 1981, apo përpjekjet për status republike në Jugosllavi gjatë viteve 1970, për shkak se ky tregim nuk lën vend për këto gjëra. Lën vend vetëm për dy gjëra, dy fe, dhe nga kjo del fuqia për këtë luftë konstante.

Po të mos ishin joshëse këto tregime, ato nuk do të ekzistonin. Në themele të miteve tona më të mëdha ndodhet dëshira për konflikt të përhershëm e kozmik. Zoti dhe Djalli, Ahura Mazda dhe Ahriman, Hi-meni dhe Skeletori. Fatkeqësisht, jeta nuk i përshtatet gjithmonë këtij shablloni, duke ofruar dykuptimësi atëherë kur nevojitet precizitet, si dhe pjesë të dhënash të veçuara atëherë kur nevojiten lidhshmëri simbolike. Nevojitet sasi e madhe përpjekjesh retorike që incidentet e vetme që figurojnë në shtyllën e lajmeve të Google News të futen në një kallëp mitik – kjo mund të bëhet. Në fakt është interesante se si mund të bëhet, gjë që është arsyeja pse ne, duke përdorur si referencë artikullin nga Gorin, hartuam këtë doracak të shkurtër por të përdorshëm. Kjo është mënyra se si të ndjellni frikë, mohim, apo panikë – që të gjitha këto cilësi të dobishme njerëzore – ashtuqë të transformojë tregimin për eshtrat e thatë në material legjendash.

1. Fillo Fuqishëm

Titulli i lajmit është pika e parë e hyrjes për lexuesin apo kundër-luftëtarin potencial, andaj duhet të jetë i mirë dhe kërc. Nuk mund të flisni me rrotlla; nuk ka vend për fjalë si “disa”, “ka mundësi” apo “besohet se”. Që të funksionojë, kryetitulli duhet të jetë storie në vete dhe vetëm në vete. Në rastin e artikullit “Kosova jonë muslimane: i gjuan mormonët nga shkallët”, ne gjejmë disa histori të fuqishme të ndërthurura me njëra tjetrën në tetë fjalë. E para, Kosova është “e jona” (pse e kemi këtë?); e dyta, është “muslimane” (11 shtatori!); e treta, siç po thuhet, atje po i gjuakan mormonët nga shkallët. Kjo është e tmerrshme. Pse vallë do ta gjuante kush kë shkallëve teposhtë? Ashtu njerëzit mund t’lëndohen. Në aspekt të të qenit i thuktë, kryetitulli i Right Side News i përafrohet një haiku japoneze. Kryevepër madje.

2. Angazho sabotues tinzarë

Ne njerëzit i kemi pesë shqisa, dhe ato – veçanërisht kur krahasohen me të kafshëve – mund të konsiderohen të kufizuara dhe të pasakta. Nuk është se ne e dijmë vërtetë se çka ndodh përreth nesh, dhe kjo na jep ankth e stres. E për ta shtuar akoma më shumë këtë shqetësim, është e dobishme të thuhet se informacioni që ju merrni paraqet një komunikatë speciale, apo se agjentët tinzarë e të ligë mund të kenë provuar të mos ju lënë ta pranoni atë komunikatë. Në rastin e znj. Gorin, kjo përpjekje merr formën e një paralajmërimi të asaj se raportet e sulmeve të vitit 2013 “mbaheshin në heshtje dhe nuk lajmëroheshin” për gati dy javë. Por kush do ta bënte një gjë të tillë? Kush do ta fshehte një vepër kaq të ligë për qellime të veta? Kjo pyetje paraqet dheun bazë, prej të cilit bëhet kallëpi i shejtanit personal, andaj është me rëndësi që kjo pyetje të shtrohet.

3. Gjithçka është hutuese dhe njerëzit gënjejnë

Tashmë veçse keni hyrë nëpër birucin e lepurit. Jeni të vetëdijshëm se një ngjarje e keqe dhe e mistershme ka ndodhur, dhe keni filluar të brengoseni se e vërteta po mbahet pezull nga forca të errësirës. Hapi i ardhshëm pastaj, është që lexuesit t’ia rritni dyshimin edhe më tej se janë të gënjyer. Kjo ua ndërpret atyre vetëbesimin, dhe ua rrit frikën nga braktisja me ç’rast fillon paniku. Në artikullin e znj. Gorin kjo frikë shpjegohet përmes një ngatërrese mes emëruesit “shqiptar”; me fjalë tjera, ajo nervozohet me atë se kryesit e sulmit lajmi në fillim i quante “shqiptarë”. Duke shfrytëzuar këtë term 600 vjeç-të-vjetër-e-përgjithmonë-të-përdorur-në-këtë-rajon plus “oh-sa-emërues-kontroverz”, znj. Gorin pyet pse ata nuk quheshin “ish jugosllavë”, “kosovarë”, apo “njerëz në Serbi”. Natyrisht, ky opcioni i fundit është paksa i tepërt dhe rrezikon ta ekspozojë strukturën mitike të saj e që është ta paraqesë atë si luftë e thjeshtë… por është e efektshme. Për një audiencë provinciale amerikane, të gjithë këta terma do të tingëllonin të huaj dhe hutues. Kush janë këta njerëz? Çka është “shqiptar”? Çka po ndodh? Në momentin që ua keni mbjellur hutinë dhe frikën e lartpërmendur ndonjë grupi të caktuar, mund të kaloni tek hapi i dytë që është krijimi i emocionit numër dy: Gërdia

4. Jepni detaje

Frika dhe stresi të kënaqin, por sikurse shumë emocione të lashta, këto kanë tendencë bezdisëse që të kërkojnë të arrijnë kulminacion klimaks. Nuk mjafton vetëm të dish se po ndodhin gjëra të këqija dhe se ato po i kryejnë njerëz të këqij – kjo do të ishte shumë pak. Vetë me vete, frik

vetëmse do ta lëjë lexuesin tuaj të çorientuar dhe të padestinacion. Kjo s’është aspak ajo që duhet për të krijuar ushtarë të vërtetë. Si në këtë e si në zhanret tjera të xiglimit, duhet patjetër një “injekcion parash”. Ju nevojitet që ta arrini atë pikën kur zori papritmas erupton në botën fizike, dhe në këtë artikull kjo pikë merr formën e një elektriku dore. Misionaret ishin rrahur me elektrika dore. Ndërsa sa i përket klimakseve, rezultati është paksa dëshprues – ndoshta edhe komik, marrë parasysh faktin. Por a nuk qëndron njëjtë puna edhe me shumë klimakse tjera? Çka dijmë është kjo pra, një objekt i fortë i ka rënë mishit të butë dhe është shkaktuar dhimbtë. Një ndikim direkt autorizon ndikimin tjetër akoma më të madh, si për shembull: idhulli autorizon zotin. Këto lloj gjërash munden dhe do të lëndojnë njerëzit. Përcaktimi i kësaj pike është me rëndësi kritike.

5. Por jo vetëm kaq

Goditja me elektrik dore do të dhimbte shumë, posaçërisht nëse është asi elektriku i madhësisë sa pendreku. Ky lloj është shumë i rëndë. Mirëpo, çfarëdo mënyre që ju zgjedhni për klimaks fizik, me rëndësi është t’ia përkujtoni lexuesit se ngjarja e përshkruar nuk është gati aspak brengë e vërtetë e tyre. Do t’ishe fatlum sikur të goditeshe vetëm me elektrik dore dhe sikur të ju duheshte vetëm ndonjë rruarje koke dhe qepje e lehtë varre (nëse përfshini këtë do të ishte gjeniale, madje kjo në fakt është huazuar nga trajtimet mjekësore që u bëheshin viktimave të sulmeve: sepse rruajtja e kokës femrave në të kaluarën ka qenë veprim i lashtë taktik-turpërues, dhe është përdorur ndaj femrave që janë dyshuar se janë shoqëruar me nazistë në Francën e pushtuar. Sa më të vjetër që janë simbolet tuaja, aq më shumë fuqi do të kenë). Në këtë rast, “shqiptarët” misteriozë të cilët kanë sulmuar misionaret janë arrestuar edhe për planifikim sulmi terrorist. Policia (poashtu shqiptarë, por kur e thua këtë fjalë shmanget dualizmi i nevojitur) kishte gjetur armë zjarri, pushkë snajperi dhe eksploziv në shtëpitë e të dyshuarve. Në njëfarë mënyre, shyqyr Zotit që kishin qenë vetëm elektrikë dore! Këta djemë paskan ndërmend gjëra shumë më të këqija sesa kjo. Diçka me të vërtetë duhet të ndërmirret me ta.

6. Si lart, ashtu edhe poshtë

Shprehja “si lart, ashtu edhe poshtë” vjen nga gojëdhana të vjetra alkemiste, dhe i referohet idesë se çdo gjë në jetë është e lidhur, se gjërat e mëdha reflektohen në gjëra shumë të vogla dhe anasjelltas. Kur të krijoni mitin, mos e quani në fakt ashtu (tingëllon çuditshëm dhe ezoterik, dhe paksa si diçka me të cilën nuk merren shumë njerëz) mirëpo, ju duhet ta formësoni kostatimin e tregimit tuaj sipas konturave. Në “Kosovën tonë muslimane: i gjuajnë mormonët nga shkallët” autori e bën këtë me sukses: Shqiptarët, siç na kujton ajo, janë muslimanë (kjo, natyrisht, nuk është as plotësisht e vërtetë e asj që është çështje ligji apo politike, ajo këtu po tregon një tregim). Jo vetëm që janë muslimanë, por janë madje muslimanë shumë, shumë të mëdhenj. Duke cituar një burim që me sa duket kërkoi të mos i dilte emri (taktikë e mirë), artikulli i Gorinit thotë se “Kosova është shtet musliman… feja është më shumë se besim për ta – është pjesë e kulturës”. Po të thuhej ndonjëherë kjo fjali me zë, kushdo që e njeh këtë zonë me siguri se do të konstatonte se e pasqyron statusin kureshtar të islamit në Kosovë, se si ai shpesh i shërben kulturës apo komponentës së identitetit shqiptar e jo trashëgimisë që shikohet në letër. Megjithatë, artikulli i Gorinit nuk është i vlefshëm për njerëzit që banojnë në këtë zonë, dhe për ta kjo reflekton idenë se këta “shqiptarë” paraqesin muslimanët më muslimanë nga të gjihthë dhe se gjithçka që dikush mund të ketë menduar për muslimanët (gati gjithçka negative, për këtë audiencë) është dyfish e vërtetë në aspekt të këtyre “shqiptarëve”.

Kështu, qarku mitik kompletohet dhe shpaloset djalli: Kosova është ultra-muslimane, është muslimane në mënyrën më të keqe, dhe të gjithë mundohen t’ua fshehin këtë. Aty ku ishit dikur plot huti dhe stress, tani keni siguri të plotë luftarake: hajde të bëjmë diçka. Ta zgjidhim këtë problem. Të çohemi e të luftojmë. Për dallim prej emocioneve të turbullta e të dyshimta që të rrethojnë me shqetësim dhe frikë, ato që rrethojnë me dhunë janë të shpejta dhe kënaqëqse. Ka një armik. Armiku është munduar të fshihet nga ne dhe të na ngatërrojë, por e kemi vërejtur atë nga lëvizjet. E dijmë se kush është dhe çka është, dhe tani mbetet vetëm një gjë për të bërë.

Në tregimet më të mira, dhe mes audiencave më të këqija, gjithmonë mbetet vetëm një gjë për të bërë. A nuk janë tregimet më të dashura tonat ato që i ngjajnë jetës? A nuk do të duhej që tregimet të sillen në mënyrë të njëjtë siç sillet jeta?

A nuk do të duhej të përfundonin edhe ato?

 

Kosovo 2.0 

Piktura: Beteja e Lepantos, autori i panjohur

9 Komente

 smiley Ekselente. Shkrim aq ironizues e komik ,aq sa tragjik dhe i vertete. Kohe e gjate pa lexuar dicka te perkthyer ne shqipe Kosove te shkruar.

Ka nje lufte te vertete territoresh fetare neper bote dhe cdo lloj propagande a ka nje lloj impakti sado e sido qe te jete.

Metapeshku, ose shkrepja e strallit për të ndezur cigaren e spektatorit të vetëtredhur.

Dora, ti shkruaje gjetkë që duhet të heqim qafe EULEX-in, i cili po na i nxjerr të palarat në shesh me një koreografi të papërputhshme me vallet tona. Nuk e di ç'mendon për McKenna-n, një tjetër vullnetar shpirtmirë që i ndez qiririn shqipes - nuk shpëtoj dot nga imazhi i shkëndijës aq errësirë shoh - që kjo pastaj të shohë veten të pasqyruar pafundësisht mes lindjes dhe perëndimit, njëkohësisht objekt studimi dhe subjekt studiues me syze importi. Shtrohet pyetja nëse qiriri i dyshimit epistemologjik ndriçon imazhin e përfaqësuar apo vetëm veten e vet, sidomos kur drita vjen e për(k)thyer në një shqipe ekzotike dy herë larguar, sepse për sa i përket objektit vetë dihet që ai nuk ekziston i painterpretuar.

Who's the guy? Une nuk e njoh personalisht McKenna-n. Por nese padashur ke njesuar thirrjen time per mos pasur nje Eulex qe krijon skena filmash me terrorist dhe nxjerrjen jashte te cdo te huaji qe shkel ne Kosove,atehere s'jam sqaruar sa duhet.

Thjeshtazi shkrimi i tij me pelqeu sepse ne menyre ironike zberthen elementet qe perbejne pershkallezimin strukturor te nje artikulli propagandues. Nese shqipja eshte tij aq me mire. Tregon qe perkundrejt disa te tjereve ka investuar seriozisht per te njohur popullin me te cilin po merret dhe s'eshte thjeshte nje vuajerist i jashtem.

Nuk e njoh as unë, por nuk besoj të jetë e tija shqipja. E përmenda EULEX-in si pjesë e asaj elite të huaj drejtuese që na tregon ku çalon puna, meqë çështja që trajton artikulli ka të bëjë drejtpërdrejt me koreografinë, apo regjinë, inkuadrimin spektakolar, quaje ç'të duash, të pastrimit të oborrit duke ndërtuar ndërkohë përkufizimin e fjalës "pis".

Ne nje kerkim te shpejt del qe zotria eshte editor tek blogu. Po c'rendesi ka! Me shume mundesi shqipja s'eshte e tij, por dhe kjo pak rendesi ka.

Kam dyshimet e mia, sesa elitiste eshte perzgjedhja e burokrateve te EULEX, por te pakten jam e sigurte, se aksione me maska ne mes te dites, e bastisje shtepive te personave publik qe pervecse behen bombastike terrorizojne dhe gjithe lagjen diten per diell, s'jane fare te nevojshme. Ketu ta kam. Se pastaj sa po behet EULEX-i pishtari i drejtes e te pastres eshte pune tjeter.

Po sinqerisht s'te mora vesh. Artikulli ne fjale flet sesi ngrihet nje progande e gjithe mbi nje incident sporadike ne lidhje me nje familje kosovare dhe misionar mormon.

Cfare lidhje ka me heqjen e te keqes nga vetja dhe pastrimin e oborrit ? 

Lidhja e parë është imazhi i Kosovës pra, që të shqetësonte ty, dhe lidhja e dytë është identifikimi i të keqes sonë nga i huaji (dy të huaj në dy kahe të ndryshëm, në rastin e këtij artikulli). McKenna nuk po flet në të vërtetë për një incident sporadik, se nuk ka mundësi që redaktori i një reviste të njohur të jetë qorr.

Aaah imazhi! Imazhi eshte cdo gje Trop. Per ate cope imazh jane bere luftra e jane groposur kombe.Imazhi ngre e ul mbreter, ve e heq kryeminister. Po, imazhi na shqeteson te gjitheve Trop. Nese Kosova aktualisht quhet vend myslyman, i korruptuar dhe ne duar mafiozesh, nderkohe qe Serbia vazhdon krenare rrugen europiane pa ju futur asnje gjemb ne kembe, po me shqeteson imazhi. Kur asnje s'po flet per kriminelet serv, se meqe kapem 2 komand e lane hisen e tyre e tani duhet te fillojme, gjuetine e shtrigave ne Kosove, po Trop me shqeteson imazhi.

Po pervec kesaj. Une nuk e di nese goditja e misionareve me fshese a me elektrike dore eshte gje e perhershme aty, por mesa lexova une blogisti McKenna s'po flet per fenomenin, por pershkrimin e nje incidenti te vecuara nga progandist fetar. Keta te fundit jane te kombit te vet, jo tonit. Ndaj s'po identifikon ndonje te keqe te shqiptareve, por te tyre ( apo dhe te cdokujt tjeter , pasi kjo lloj e keqe eshte universale). 

Ushtrimi i McKenna-s në fakt është relativisht i vështirë, duke qënë se ai diskuton veç një faqe skajore të internetit politik amerikan dhe na kërkon të gjejmë veten në një imazh po aq ekzotik dhe të ekzotizuar (kryesisht nga e majta), ndërkohë që shtypi popullor shqiptar është lopa që pëllet në mes të dhomës. Përse autori zgjedh këtë qasje është një pyetje që nuk kënaqet me arsye stili.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).