Katër vajza nga Prishtina kanë gjetur mënyrën për tu dërguar të gjithë shqiptarëve një përshëndetje për Shën Valentinin. Imagjinoj se do të provokojë reagime nga grupe me bazë besimi, të cilat e kanë një ndër mëkatet kryesorë. Gjithësesi, nëse marrim për bazë atë që ka ndodhur në vende të tjera më herët, gjeste të tilla janë të pritshme. Dhe ne mund të parashikojmë, deri diku saktë, sesi do të shkojë kjo histori. Ja cfarë lexojmë mbi foton në gazetën Express, përmes gazetashqip.com:

 

Katër vajzat sot në qendër të Prishtinës, në Sheshin Nënë Terezë, kanë shkëmbyer puthje me njëra-tjetrën.

Kjo është bërë duke marrë shkas nga dita e Shën Valentinit, festës së të dashuruarve që festohet sot në gjithë botën.

Haveit ёshtё grup i katёr vajzave tё cilat shkojnё pёrtej kёnaqёsive momentale, pёrtej rregullave moraliste dhe refuzojnё tё pajtohen me gjёrat qё i servohen.

“Ne nuk do tё bёjmё asgjё mё shumё veçse t’i tregojmё tregimet tona e tё juaja!”, thonë vajzat për veten.

Marrë nga Gazeta Express.

101 Komente

....keto jane Dengla,Denglat e Tua ,tjeter ben e tjeter  thua 
 

Bravo...! (prap,kur sheh dy vajaza, ma e pranueshme se me pa dy burra)

"Barvoja" me doli prej demonizimit qe u bahet kosovareve si turkoshak,musliman apo  arabe,ndekohe qe ne Shqiperi nga ku vijne keto akuza,nuk guxohet provokimi deri ketu, asieher n'bote. smiley

 

si kapen burrat per krahu dyshe dyshe si me qene dashnore

Apo burrat qe ulen kembe mbi kembe me keq se femrat... smiley

Ca o ky provokim vanilla kshu mer? Gocat te marrin shembull nga bota se si provokohet tamom (tits or gtfo dmth).

Është ftohtë... Megjithatë nuk është se vë dorën në zjarr, nëse do ta bënin apo jo po të mos ishte ftohtë.

Gjithsesi, u bëj një apel publik, që nëse do ta bëjnë, ta lënë për datë 20; do të jem në Shqipëri. Prishtina një hap më tutje është. smiley

as 3000 klikime. te ka lali xhan: 40 milion. 

miredita atdheu im morracak!

Sa i mbani mend dhe ju keto Gremzat, vetem kete kenge kane smiley

 

aq duhet. pak e sakt smiley

jo si fisniket qe kon i qerre me kong smiley

smiley

 

Ashtu eshte, por ne u rritem, keto ngelen kalamacka smiley

Refrenin e kane shume mire, mvjen keq qe nuk kane punuar dhe aq me strofen, klipi pastaj me gusta mucho. Thx qe na kujtove Hapat (e kisha harruar qe ekzistonte), Lali ha buke vec, nuk ka vend per kontestime. smiley

wow! smiley

me eci sot peshkimi. smiley

ia vle Peshku najher, really smiley

 

ej po qeka e bukur prishtina. ku eshte betoni i Edi Rames qe te duket tamam si Evrope? as me fal e faleminerit nuk paska?

Homemade Femen

për hajër, për hajër...

Pse vetem njera me te kuqe? Pse thone qe sot patjeter duhet te veshesh dicka te kuqe? smiley

A ka shume kohe qe jane shujt kosovaret meshkuj qe tash ju duhet femnave me puth njera-tjetren?

Bravo qe thyejne pak ate pisllekun e atyre myslimaneve kosovare qe lexojme neper komente. Edhe pse gjimnazistet kosovare qe shoh te mblidhen te piramida neper ekskursione jane larg atyre mjekrroshave mesjetare qe u falen dhunes e shtypjes.

smiley

nis nga rrethina: respekte pa fund gocave.

Unë mendoj të kundërtën. Ky vend do të bëhet.

ismail kadare

Rilindas

 

bast qe do nigjojm naj pergjigje flak per flak, Rono. Naj bredh te xerrum, naj shtatore...

Te mbyllen arkapijat!!!

Kohët e fundit është gjetur një farë ujdie (kompromisi midis komunistave): fajet Shqipëria ia ka bërë vetes, por jo të tjerëve. Është fjala për rendin komunist, shtypjen e brendshme. Kurse jashtë kufijve nuk i paska rënë në qafë askujt. Kjo s’është e saktë. E para sepse faji i brendshëm është vështirë të mos kapërcejë kufijtë. E dyta, sepse historia shqiptare nuk mund të lajë duart për marshimet dhe mizoritë e feudalëve të saj, të cilët, në aleancë me perandorinë osmane, i kanë rënë kryq e tërthor gadishullit. E treta, në gjysëm shekullin e saj komunist vendi ynë ka qenë armiku më i egër i Perëndimit, thënë ndryshe, i Europës ..deklaroj I.K. per ' "ILYRIA" e New York-ut.  ..ja pse duhet reshkruar  historia e popullit shqiptare.smiley

 

Si ere nuk kemi bere deme jashte! Rusine e lame pa dalje ne Adriatik, Kinen e morem ne qafe me mbeshtetjen qe i dhame ne OKB. Sikur vetem keto te dyja te llogaritesh, me shifrat e kohes i bie 1 miliard njerez te cuar dem. 

smiley smiley

Pure poetry

Duhet ta pranojme, meshkujt homoseksuale vishen me me gusto e trendi se lezbiket. 

Opa nji film shpejt per kto gocat t'a keni gati per noi festival nderkomtar. smiley

T'i shkoje pak peri gezofit-ka pas thone Noja ime. smiley

Romanca mund te jete plagosur por s'ka vdekur: 1/4 e femrave akoma e ngre pak njeren kembe kur puthet.

1/2 deshe me thone

Well...

Zhardiiinaaaaaa! (me tonin e mamase qe therret nga ballkoni)

smiley ... leave her alone

zgjate dhe nje cike i-ne

The Start of the Revolution... 

not a fan , even though they have their rights 

Nuk osht ndonje gje e re kjo mer vlla, populli jone ka pas kulture pederastike ne shekuj. I kemi pas edhe ne krye te vendit.

I forte je Emigrant, duket qe merr vesh nga Mekanika Kuantike, e ke çaperlu fare shkak-pasojen, e ke bo lidhjen bredh i Krishtlendjes, shen Valentin, shen Nene Tereza dhe shen lesbiket.

Ky vend jo vetem do te behet, si ka thene Roni dhe Kadareja, por ketij vendi po ja bejme "mu aty ke ai veni".

 

Kam filluar te dyshoj se ne vend te gjendrave te beshtymes zotrote ke gjendra helmi

Kurse un e kam te sigurte qe ne vend te gjendrave te prodhimit te spermes ju zotrie keni gjendra prodhimi kokakola dhe gjendra prodhimi boje shkrimi per vjersha hyjnore me shenjtore shetitoresh.

Nga helmet behen ilaçet.

 

shife icik ate poemen e Deionit, shife. smiley

 

Te kjo teme nuk ka gjo! Mos e ka diku tjeter?

homoseksualizmi eshte vetem mashkullor,keshtu qe cucat ne rregull jane ,,,, me nxemjensmiley

Tani le të analizojmë pak maskilizmin që fshihet pas vellos feministe që rreket të përçojë fotoja. duke na hedhur hi syve. Po ne i kemi sytë katër, dhe nuk ka shpëtojnë detajet, de djalli fshihet në detajet e maskilizmit latent, që është infiltruar edhe në këtë simbol të feminizmit.

Po të keni një sy kritik, ndaj botës, dhe fotografisë, do të vëmë re se goca në ekstremin e djathtë (ref. sipas nesh) ka ngrit këmbën. Ky gjest është kthyer në një shenjë maskiliste fallocentrike, paternaliste, kapitaliste etj etj për të shënjuar femrën, si qenien më "të lehtë". Femra kështu, duke ngritur këmbën, nga gëzimi, thonë, tregon dobësinë e saj përballë prekoncepteve fallocentrike të botës maskiliste paternaliste kapitaliste seksiste.

Në antagonizëm,krejt e kundërta ndodh me foton tjetër, kur femra duket më e emncipuar; askush nuk ka ngritur asnjë këmbë, të dukshme.

Gjithsesi ka shpresë, ende... edhe për gocën në ekstremin e djathtë.

[ smiley ]

Qetesuese qenka smiley !

“Ne nuk do tё bёjmё asgjё mё shumё veçse t’i tregojmё tregimet tona e tё juaja!”, thonë vajzat për veten.

e perkthyer eshte kjo apo direkt shqip se s'e marr vesh. u pika, kjo u mbeti ketyre se te gjitha punet i kane ne rregull.

e menove kaq gjate e dashur ? 

hic fare, le te mbajne tregimet e tyre. per tonat flasim vete 

Ky xhest mund te kuptohet edhe keshtu;  He djema ku jeni smiley 

ate do thosha Pjer. Duken qe jane lene pas dore se jane shume elegante, nuk di ca mendimi ke me aq sa te le foto

Djemat kane ikur ne Belgjike, Pjer. Ne vend qe te shkosh 2-3-4-5 here ne vit ne Shqiperi, beje nje vizite ne Kosove.

smiley gjembiiii

Bukur. Shume bukur!

era qyteterim ne Prishtine. po te ishin dhe dy cifte burrash, do kompletohej mesazhi.

Po te kishin vene edhe ca rrathe olimpike ne sfond pastaj, ajo do kishte qene cdo kishte qene.

e zbulun genin e orientimit sexual, mu ktu 

S'ka asgje me shmexy  se kur puthen dy çika.Sikur te isha aty ...e te ndaja davanë smiley

Ne anen tjeter ato vajzat nuk kane faj qe puthen ne mes vete.Ne Kosove s'ka mbet tjeter veçse  Hashima,Ramusha,Latifa dhe emra te tjere ekzotik.

Pashe zoten,a puthet kat'nari me rreshke jeshile rreth dhembeve?

 

 

Edhe ky eshte nje kendveshtrim interesant.

smiley

 

aman ere njerez se na e shpifet 

Shume bukur.celebrim i puro feminilitetit.Ato jane puthur edhe per ato qindra femra qe e nderydhin brenda tyre kete pasion.Sa do gezohet Jardin.smiley

Jardina duket e vetmja qe po feston sot. smiley Une ne pune, po ju te tjeret qe ngelet ne peshk, cfare shfajesimi keni? smiley

Ankor, ankor, do thojshin qunat qe menojne se sulmojne keto gocat.

.

nuk i kuptoj peshqit pse u ngazelluan aq shume,po te ishin shqiptare  nga lushnja psh a do ishte e njejta gje, tashti kendej e tutje me duket se femer mashkull nuk funksionon mesmiley

ky është stili i ri.
 

Gjithnje shume me trendy dhe te emancipume me jane dukur keto prishtinaliet ne krahasim me shqiptarkat e tirones. shume sportive duken dhe ne fotosmiley.

Si mund te ket vetem 119k klikime kjo kenge?

Cudi!

Ve bast qe keto cupat marrin bajagi pare per kete pune. Me degjoni mua, kjo pune ka pare te madhe.

Thupra e thanes eshte e nevojshme. Fap e fap nja dy tri here per me i pru ne vete dhe te kthehen aty ku duhet, te shijojne nje mashkull se jane bere per nj-tj. Keto te tjerat jane artificiale.

Me degjoni mua, kjo pune ka pare te madhe.

Faleminderit qe po na tregon eksperiencen personale. Ty sa te paguan kur e bere ate pune? Me leke ne dore, cek, apo ne natyre? Apo fute karten e kreditit?

O keshilltare perse me dukesh tip kureshtari ti?

Guilty as charged ur honor. Jam tip kureshtari, eksploroj femrat dhe gjerat e bukura, por asnjehere nuk e kapercej ylberin. Fustan nuk vesh une si ca e ca.

Poetet kane qene gjithmone tip kureshtaresh 

squallida kjo foto e gjithe kjo histori...

Pune shijesh kjo Zana, mu coku me pelqeu smiley 

foto e bukur per mesazhin qe percjell. Dashuri dhe vetem dashuri. Sa mire do te ishte!

Shume bukur, love it!! Kemi shume nevoje te jemi me mendjehapursmiley

e ca ka per te bukur? aman se u jep nje cik cepin e buzes ju, filloni me crap, uaaa sa bukur. smiley

smiley gezuar festen e dashurise Moza, qofsh e dashuruar gjithmone!

you too Kuazi, you too. smiley

Mimoza, sa mire qe nuk i shohim gjerat njesoj, bota do ishte kaq pa shije. E bukur per mua eshte liria e te qenit ai qe je!!

mbase e shohim njelloj, po me nje dallim te vogel, qe une nuk bej- ua sa bukur, i love it, sa bukur, i love it. 

une thashe thjesht sa bukur, pa UA perpara....
 

Ti doje te thoje "U jep nje cik cepin e buzes ju te fusni tere gjuhen" - apo jo?

Ne c'dialekt te shqipes eshte crap se s'po e dalloj dot?

ka dash me shkrujt VRAPsmiley

Nuk po dine njerezit ca te pelqejne anymore! 

Eh ta lumsha, na kenoqen...

Ta kishin bo me 'french kiss' do ishte perfekt .... smiley

Lope hauri që kan dal në shesh. Le të puthen e harlisen si të duan, sa të duane me cilin të duan por pse duan tja marrin vesh të gjithë?

E çfar çliron kjo propagandë boshe seksiste? Po të dilnin dy hetero e të putheshin a tê bënin seks në shesh bukur do ngjante do çlironte mentalitete.

Nuk bëhet qyterimi duke propaganduar antiqyterim veç se ësht në modë.

From  shen Valentajn with love.

(The skull of St. Valentine is allegedly kept in the church of Santa Maria in Cosmedin, Rome).

le te puthen, demokrata e socialista

Ps. e vetmja puthje e bere realitet

Nice! Fytyra e burrit prapa, priceless!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).