Në ditën e 7 të protestës, drejtuesit e furgonave 8+1 kanë reaguar dhe mbi deklaratat e ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe atij të Brendshëm, Sajmir Tahiri, që kërkuan ndalimin e transportit me furgona. Nga Korca, shoferët shprehen se janë tepër të indinjuar me vendimin drastik që përfshin paketa e re e masave mbi sigurinë rrugore që pritet të miratohet nga qeveria. Sipas drejtuesve të furgonave, me këtë punë mbahen familjet. 

“Me këtë punë mbajmë me bukë fëmijët. Tahiri të ndëshkojë përgjegjësit e aksidenteve dhe jo njerëzit e ndershëm”. 

Më tej shoferët protestues i bënë thirrje qeverisë të mbajë premtimet për përmirësimin e ekonomisë së shqiptarëve dhe jo të rrënojë më tej jetët e tyre. Protestës së drejtuesve të furgonave taksi 8+1 të Korcës i janë bashkuar sot dhe ata të Kukësit. 

“Është e pafalshme, nuk duhen bllokuar furgonat. Për ne janë buka e gojës, kështu mbyllen vende pune nuk hapen vende pune. Kjo qeveri të kontrollojë transportin e paligjshëm jo ne të ligjshmit”, u shprehën drejtues të furgonave të transportit të pasagjerëve në Kukës. Sipas shoferëve, nëse ky vendim i qeverisë do të zbatohet atëhere protesta do të përshkallëzohet deri në bllokim të rrugëve nacionale. 

165 Komente

Ikni ore kelysha!

Sa ishte Sala 24/7 e shanit,ndonese ju la te pasuroheshit,aq sa nuk ja u merrte mendja.

Tani qe votuat Rilindjen,beni mire te merrni shatin dhe te shkoni ne fshat nga jeni.

Kooperativat do ti ringreje Mond Haxhinasto dhe mos u ankoni me.

Jo ore pse, ja kshu ka lezet smiley Rend, radhe, ajer i kondicionuar, shpejtesi. Dy autobuz ne dite, paradite vajtje, kthimi ne darke.

Nuk u mor vesh naihere pse ky vendim??

Jo me larg se nji muaj perpara, u aksidentuan 3 furgona policie ne Vlore. Policet shyqyr zotit shpetuan.

me shoket e furgoneve duhet punuar. koke per koke, shtepi me shtepi. t'u shpjegohet qe nisma e qeverise nuk ka prapavije ludiste. me durim, kembengulje, perkushtim.

Me leje,

ne vijim te mendimeve te shprehura nga parafolesi, une mendoj qe aksioni duhet te jete me goditje te perqendruar duke synuar ne fillim elementet e lekundur dhe te genjyer  dhe duke e shtrire dhe tek pjesa me radikale. Duhet te kemi parasysh se vetem nje pune bindese, kembengulese dhe e panderprere do te jape frutat e saj ashtu sic dhe na ka mesuar Ai ..... eksperti i pagabueshem...........!

e pame si u permiresua transporti publik ne tirane me heqjen e furgonave, do 1 ore te shkosh nga dogana ne selite me linjen e tiranes se re, dhe tre ore ti biesh me unazen verdalle . autobuza qe ndalojne me ore ne stacion, bejne ndonje dore muhabet, pine kafe shoferet, se helbete rruge e gjate nga vasil shanto tek berryli 

imagjino tani autobuzin nga tirana ne vlore apo ne sarande? 

po kur jane para me planin shoferet e autobuseve ne unaze, dhe qe te mos arrijne tjetrin, por te shkojne me radhe ne stacion, aq sa per t'u mbushur te dy, nisin te ecin aq ngadale sa shikon robt ne trotuar te te parakalojne dhe te leverdis te zbresesh ne kembe, pa ekzagjerim. furgonat jane zgjidhje shume me e mire se autobuset. Te kishin qene autobuset me mire, do te kishin pasur ata pune, jo furgonat. gjithcka behet per te fituar para shteti dhe asgje me shume. Po te duan, t'i vene autobuset t'i konkurrojne me stacione te rregullta e me kushte te mira, por jo keshtu, te mbyllin furgonat e te vene autobuset me monopol e pa cilesi pastaj.

Bejn perjashtim furgonat e puntoreve te Lazaratit. 

Apo do i çoje qevrrija me autobuz?

Mire apo keq, na morren ne qafe me keta furgonat smiley 

Te zgjidhnin hall fet e fet.

Adria, sipas nje sqarimi nga Ministria e Transportit behet fjale qe do hiqen furgonat e palicensuar:

2. Kjo nismë sjell rritjen e ndjeshme të standardeve të sigurisë së qytetareve që përdorin transportin ndërurban, siguri e dëmtuar rëndë nga përdorimi i mjeteve të paliçensuara dhe nga drejtues mjetesh të paçertifikuar.

nuk po kuptoj Monda, per kte duhet urdhrese/ ligj i ri? pse me t'vjetrin si ishte, qe lejoheshin dhe ata te palicensuarit?

Me duket se deklarata sqaruese erdhi si rrjedhoje e panikut, por edhe indinjates dhe protestes se drejtueseve te furgonave.  

Nga ana tjeter, eshte e vertete qe shume nga furgonat sidomos ne zonat rurale jane me targa te bardha, dmth te palicensuar.  

Por nje ligj i ri duhet per shembull per kolaudimin me te rrepte e me te shpeshte te automjeteve te transportit.  Si dhe nje ligj i ri per pergjegjesine qe mbajne autoritetet e kolaudimit ku sic eshte thene se fundmi ne media, keta te fundit as nuk firmosin, dmth te mbajne pergjegjesi ligjore per kolaudimet.  Te me korrigjojne nese ky informacion eshte i gabuar. 

Ndoshta s'eshte e tepert ketu te ndajme eksperiencat nga vendet ku jetojme: per makinat personale ligji varion ne US, disa shtete si NY e kane te pervitshme, dhe shume strikt.  Por ka shtete qe e kane hequr fare.  Ama ne pergjithesi per automjetet e transportit, taksive, autobuzave etj, kolaudimi behet ne periudha 6 mujore.  

Thuj mire qe erdhi deklarata Monda, se te ishte per ministrin qe maksimumin e kapaciteti mendor e ka te batutat te tipit "forca cuna" apo "ndalon TANI", s'kane faj te tjeret qe merakosen. 

Endrity, sic shkruajta dhe me poshte problematika eshte e tille qe batutat si nga ana e kujtdo ministri ashtu dhe nga publiku jane "de mauvaise foi."

Edhe njehere, kemi nje numer te larte aksidentesh rrugore, kemi nje numer te larte fatalitetesh ne aksidentet rrugore.  Te gjejme mjetet efikase qe ta adresojme kete problem.  Patjeter qe shkaqet jane te shumta, dhe shume prej zgjidhjeve te kushtueshme, si per shtetin ashtu edhe per publikun.  Por le te fillohet diku.  Se si eshte ajo shprehja "If you save a life ..." ?!

Absolutisht, te respektohen sa me fort rregullat.

Por kujdes, sic thote Gucja te tema tjeter, shumica e aksidenteve dhe problemeve ne Shqiperi vijne nga te fortet qe bejne ca te duan e policia nuk i ndalon dot. Aty do kisha qef te shifja icik me vendosmeri, pa per ti rene atij fukarait qe nuk ja mbron kush shpatullat, ajo eshte e lehte fare. 

Edhe dicka, te mos harrojme qe kur flasim per pasigurine rrugore, thene shkurt po flasim per jete njerezish.  Numri i larte i aksidenteve, perqindja e larte e fatalitetit ne aksidente duhen adresuar ne te gjitha format e mundshme.  Masat ekstreme si deklarata e djeshme e MT dhe MB per eleminimin e furgonave nuk jane zgjidhje, plus qe krijojne probleme te tjera.  Por vendosja e rregullit, perforcimi dhe permiresimi i ligjeve eshte nevoje urgjente.  Sepse sic thashe, po flasim per jete njerezish.  

nuk e kam te vendimi, nese duhet apo jo. Eksperiencat e mia te pakta me shoferet e furgonave nuk kane qene shume te mira. E kam te fakti nese duhet vendim formal per mos me leju furgonat e palicensum qe te kryejne aktivitetin qe i lejohet atyre te licensum. Sepse vete licensimi i jep pergjigje pytjes. Ne sensin se licensa nxirret pikerisht per t'u leju me kry x aktivitet qe pa license nuk do mund te kryhej sepse konsiderohet i paligjshem. Pra fakti qe kto kane kry per kaq kohe kte gje flet per punen e dobet te policise rrugore a tatimore, jo per mangsi ligjore apo per nisem te vecante sa here qe ndodhin aksidente

Pra fakti qe kto kane kry per kaq kohe kte gje flet per punen e dobet te policise rrugore a tatimore, jo per mangsi ligjore apo per nisem te vecante sa here qe ndodhin aksidente

+1

Puna e dobet e policise po ekspozohet ne nivele dhe fusha te shumellojshme. Kemi nje polici qe dergon gjoba fiktive ne menyre abuzive. Kemi nje polici qe nuk merr deponimet e qytetarit. Kemi nje polici qe rrjedh sekretin hetimor. Keto dy te fundit flasin per nje polici jo vetem te dobet por edhe te inkriminuar. Kemi nje polici qe sic e permende dhe ti me lart nuk zbaton ligjin. E gjitha kjo sepse ne kupolen e policise ka patur emerime te paligjshme, nepotike, krahinore, ashtu sikurse ka patur dhe nje perdorim politik te policise. Eshte turp i madh, te cilin Shqiptaret jane te detyruar ta perjetojne ne kurrizin e tyre.

Realisht s'ka pasur zbatim ligji, se po te kishte zbatim ligji, nje nga te plagosurit nga aksidenti tragjik ne Kukes nuk do kishte thene "ishte djale i mire shoferi (ndjese paste) kishte shtate vjet qe e bente ate rruge" pa patenten perkatese, e nje zot e di ne c'gjendje ishte furgoni.  Ne zonat rurale, ku dhe rruget dhe sinjalistika jane me zi, edhe ne kete sektor ka informalitet e abuzime.  

Sa per deklaraten e sotme, vazhdoj qe t'i qendroj kesaj:

Me duket se deklarata sqaruese erdhi si rrjedhoje e panikut, por edhe indinjates dhe protestes se drejtueseve te furgonave.  

Por le te shpresojme qe vertete do te zbatohen ligjet ekzistuese. Kjo deklarate edhe mund te shihet si nje thirrje per ndergjegjesim apo dhe paralajmerim per automjetet qe jane pjese e informalitetit dhe shtojne pasigurine, pervec te tjerave. 

 

Qe ta besojme sa sqaruese eshte kjo deklarata e sotme duhet ta krahasojme me deklaraten e djeshme.Kam frike mos eshte kunderthenie apo terheqje nga ajo ca u tha dje e jo sqarim. Dhe po ashtu sot ne lajme thuhej se policia do ndaloje cdo furgon qe del nga Tirana apo nga qyteti, dhe biles ka pasur dhe masa me heqje patente.

Nejse u mesum me keto karagjozlliqe dhe mashtrime diten per diell. Eshte shume e fresket gjithe amullia e armeve kimike, e te tjera si ajo.

Goni, me mirekuptim po e le ketu shkembimin.  Me tej mund te me dale ne pah njeanshmeria.  Pak kohe me pare kam humbur nje te aferm, kembesor nga perplasja me nje furgon kamikaz, keshtu qe ... Ti mund te thuash pastaj qe MB dhe MT do deklarojne qe te vendoset moratorium per kembesoret.  Mund edhe te kesh te drejte. 

Por qe te mos paragjykohen komentet e mia ne kete teme deri tani, kam thene edhe kete:

Masat ekstreme si deklarata e djeshme e MT dhe MB per eleminimin e furgonave nuk jane zgjidhje, plus qe krijojne probleme te tjera

  Pak kohe me pare kam humbur nje te aferm, kembesor nga perplasja me nje furgon kamikaz, keshtu qe ...

Po u hoqen furgonat, do te shtohen autobuset dhe kamikazet do te behen me autobus, e ngjarjet si ajo e studenteve te elbasanit do degjohen ne vend te ngjarjeve me furgona.

Te lutem lexoje edhe pjesen e fundit te komentit.  

Eshte situate e veshtire per tu rregullu sepse duhen rruge te mira, sinjalistika, lufte korrupsionit, cilesi e procesit te trajinimit dhe testimit per shoferet, zbatimi i rregullores dhe ligjeve e nje dore te tjera qe eshte padyshim nje e tatepjete qe duhet marre shtruar. Por deshira qesharake qe kane ata qe jane sot ne pushtet per te treguar kete qeveri si te rene nga qielli dhe per te bere sa me shpejt dhe sa me dukshem differencen me qeverine e meparshme eshte komplet kunderproduktive. Ka te pakten 2 vjet kohe dhe se shumti plot  4 vjet kohe, per te punuar me koken ulur dhe per te bere te dukshme per qytetarin differencen.

Ne si qytetare e kemi paragjykimin e keq per kete qeveri, dhe jo ne menyre te pamerituar, nisur sikur qofte thjesht edhe nga fakti i palegjitimitetit moral qe mbart ne kete qeveri perfaqesimi me figura te sterperfolura ndac per korrupsion, ndac per mediokritet. Per mungesen e lirise dhe demokracise ne menyren e perzgjedhjes per te ardhur deri aty ku jane. Fillimi ka qene shume zhgenjyes dhe nje riforcim i paragjykimitper kete qeveri. Shume skandale te permasave te stermedhaja qe ne thelb kane pasur te gjitha mungesen e lirise, mungesen e demokracise dhe mungesen e transparences me publikun.

 

US Agroni TR - 12 Shkurt 2014 - 21:21 Permalink përgjigju
Eshte situate e veshtire per tu rregullu sepse duhen rruge te mira, sinjalistika, lufte korrupsionit, cilesi e procesit te trajinimit dhe testimit per shoferet, zbatimi i rregullores dhe ligjeve e nje dore te tjera qe eshte padyshim nje e tatepjete qe duhet marre shtruar

Keto sikur i kishte rregullu Babasqapi!!!! 10.000 km rruge te standarteve evropiane

nuk eshte tamam per ate protesta. protesta eshte sepse edhe per te licensuarit, eshte vendosur qe psh furgonat e Elbasanit te mbushen ne Elbasan, ne stacionin e tyre ne Elbasan, te lene pasagjeret ne Tirane e te kthehen bosh ne Elbasan, sepse s'kane te drejte te bllokojne trafikun ne Tirane duke pritur per pasagjere, dhe sepse po bene stacion do ta lene vetem per ata te Tiranes. E njejta gje per keta te Tiranes ne Elbasan, nuk duhet te mbushen por te kthehen bosh.

Sa per deklaraten e sotme, vazhdoj qe t'i qendroj kesaj:

Me duket se deklarata sqaruese erdhi si rrjedhoje e panikut, por edhe indinjates dhe protestes se drejtueseve te furgonave.  

Nuk eshte me dukje fare, Monda. Edhe une ashtu mendoj. E pane reagimin ndaj gafes qe leshuan dhe makina Fugiste filloi damage control mode. E di qe shoket e shoqet e celules do me hidhen ne gryke por fatkeqesisht vihet re qe ky stili i "jo po degjo, se s'e kuptuat juve" po perdoret pak si shume shpesh nga qeveria e sotme. Dhe faji faktikisht i lihet popullit sylesh e te paedukuar qe po merr ne qafe perandorine me moskuptimet e shpeshta. Dmth i lihet barra popullit qe te deshifroje se c'ka dashur te thote autori.

Furgonat qenkan memorandumi anti-skaf, versioni #rilindas 

sala i paska bo thirrje shoferave te furgonave t'i bashkohen protestes smiley
ky eshte prove e gjalle qe budallalliku nuk ka kufi

Nuk eshte dhe aq budall po he, thjesht interesat e tij ne kete moment jane ndryshe nga ato qe mund te kemi une e ti. 

Ai ndjek dy parime te vjetra, "any news is good news" dhe "rally around the flag". Ne kete moment nuk i intereson fare ca thote e si sillet ne syte tane, i intereson qe te jete ne qender te vemendjes edhe per budalliqe, dhe qe te situata politike te jete sa me e tensionuar qe te mos kete kohe kush te merret me vogelsira si psh zgjedhjet ne parti dhe rinovimi i lidershipit. 

K**lliqet qe shkruan Sala ne 2013-14 ne fb jane versioni i tij i "hap kutite ose largohu". 

imagjino te dali nji urdhrese qe te ndaloje lypsat me i dal para makinave ne mes te rruges ose me ndalu lypjen fare. Dhe te protestojne kategoria e prekur. Me sa bast qe ky del dhe i bo thirrje lypsarve qe t'i bashkohen protestes?

po, s'ka nevoje per bast, po me sa bast qe del te nesermen qarkorja sqaruese qe ne fakt lypsat qe do ndalohen jane vetem ato qe nuk lypin nga nevoja ashtu sic ka qene gjithmone.

 K**lliqet qe shkruan Sala ne 2013-14 ne fb jane versioni i tij i "hap kutite ose largohu".

..bo bo cmilet e kec paskeni kene edhe shprehjen e mendimit te lire dashkeni me i hek Sales
 

Une nuk po propozoj qe Sales ti behet nje ligj qe e ndalon te flase e te shkruaje publikisht (megjithese dicka e tille mund te vendoset fare mire per funksionaret e larte te shtetit qe largohen nga detyra e tyre). 

Sala duhet te ndjeke parimin demokratik qe lideri qe humbet largohet e mbyll gojen, maksimumi shkruan kujtimet e veta dhe i boton mbas ca vjetesh. Luften politike e ben kryetari i ri. Vecse PD-ja e ka reduktu Lul Bashen ne versionin partiak te Bujo Mustaqes, vetem merret me dekorata e perkujtimore. Qendrimet politike te verteta vetem nga goja e Sales dalin. 

Fenomeni "Sali" ne vetvete eshte imazh i qarte se kush jemi ne si popull, marre se bashku. Ne te njejten kohe eshte edhe shpjegimi i gjendjes jo vetem te sotme por hedh drite edhe mbi historikun e shoqerise tone. Eshte depresuese! 

Ndersa ky Endrity eshte milet kec, keta te Reportereve pa kufij qenkan milet gic:

Shqipëria shënoi hapa përpara sa i takon lirisë së shtypit. Në raportin për lirinë e shtypit në botë “Reporterët pa Kufij” e radhisin Shqipërinë në vendin e 85-të, ndërsa në vitin 2013, vendi ynë renditej në të 102-tin.

Liria me pashe ne FB, ne media, ne parlament ... ups, per kete te fundit mund edhe te kesh te drejte per nje modifikim qe beri kryetari i parlamentit, por po adresohet edhe kjo ceshtje ne platformen perkatese. 

Kjo pune disiplinohet keshtu, nxirr kontrrolle policie ne rruge, plus kontrrollin e brendeshem (ata qe kontrrollojne policine) dhe shif per fugona qe punojne pa lejen e bashkise. Kape, uli pasagjeret ne toke, theret karrotrecin, i ve nje gjobe shoferit, i merr patenten per 1 muaj-45 dite, dhe shife pastaj, seleksionohen vete te parregulltit. 

11 shkurt 2014 - Flet rilindesi me i miri, Mr Tahiri:

Po kështu Tahiri theksoi se do të ndalet përdorimi i transportit me furgon. “Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoaj ët rënda. Kur them tani, them menjëherë!”, tha Tahiri. 

12 shkurt 2014 - 1 jave pasi jane fryre n'tajare gjithe shoferet e furgonave, LSI ben damage control: Jo bre cne, e kishim fjalen vetem per furgonat pa leje bre ju mbyllte e mendjes, kush ju genjevi bre per te gjithe furgonat bre, ne s'do bejme asgje fare

Nisma e qeverisë synon zbatimin rigoroz të kuadrit ligjor ekzistues në fushën e transportit...

Dmth duhej te vdisnin disa njerez ne dite nga aksidentet qe qeveria te marre nisma per te zbatuar ligjin egzistues? 

P.S. Fajin e ka...you got it, Saliu ... iu ... iu...

 

Ti bej sarkazem sa te dush po Saliu ka dhe ka SHUME faj ne kete mes. 

Jam dakord me ty per shprehjet debile te Tahirit ne kete mes. Se kush eshte i ligjshem edhe i paligjshem i takon 'Transportit'. Ky 'me i miri' ka per detyre perforcimin e ligjit. Ndalo, arresto, karrotrec, gjoba etc etc. 

Sa per Salen as di nga t'ia fillosh per fajet qe ka se administrata e tij eshte direkt pergjegjese per katrahuren e 8 viteve qe shkuan, apo jo? 

po keto shprehjet debile u bene pak si te shpeshta nga nahija Tahirajve. Eshte turp kur ta morin vesh ato te evropes qe me debil'lliqe bohet karrier ne Shqipni, se te kane edhe statusin ne dore.

edhe? 

jps..."edhe"...as it relates to what?

as it relates to this: 

"Eshte turp kur ta morin vesh ato te evropes qe me debil'lliqe bohet karrier ne Shqipni, se te kane edhe statusin ne dore." 

Aman e keni mendjen vetem ps/pd. Pak carlliqe jane be ne ate vend per 20 e ca vjet qe mbeti statusi tani ke deklarata e tahirit per fugonat???? 

Shteti ra! - edhe ti si puna atij poetit

ku e pe ti ps/pd te ato qe kam thone une? njishtaz kjo.

dyshtaz....vete the qe tha debil'llik, une po thomi nuk osht her' e pare.

dhe treshtaz, keto mo pra kemi dreqi e mori, nji kto po na perfaqsojne. erdhi Fylja tha statusi i garantum, direkt mas kesaj shkoi ky qe po thu ti ka thone dicka debile, bashke me ate palluqen tjeter qe hap zarfat e te tjereve, edhe tha "Let's go dutch".

 

se di Agron ... e di qe keta kemi, se vet i nxjerrim, vet i suportojm. Po ai komenti jot per statusin dhe lidhjen direkte me tahirin s'me duket se ka korrelate shume te fuqishme. 

me duket se je ftohur dhe ke nevoje per kater pako aspirina; s'behet fjale vec per formen e te shprehurit

- dje qeveria tha do heqem furgonat, sot thote jo jo, s'i heqim, vetem ata pa leje. 

Flm per aspirinat! 

Nuk thashe formen por drejtperdrejt ate qe tha. 

LSI s'eshte nga Devolli o xhibke.

po ce kaq e cekte ti sot bre byrazerke; ay qe nje stereotip (alla gju me gju me) shoferet e furgonit qe po protestojne bre tu mbyllte vrima e majte e syzes me te cilen shikon Peshkun, se me te djathten shikon dokumentat e punes n'kompjuter

Me te djathten shikoj sa eshte bere grumbulli i eneve qe duhet te laj bre xhibke.

reformat vijne gjithnje per miresmiley, dhe pse ndonjehere te dhimshme.

disa nga keta furgona "ec e ndalo" jane problematike per trafikun, si dhe per talljen e menderes qe i bejne pasagjereve..

Taxiiiiiii. Vec ato mos heqin aman. smiley 

ne shqipri quhet cab. Taxiiiiii quhen vetem kur kalon dukagjinin

O Fiqo/ O Monda kapeni icik kete reformen e fundit, po lun Lahmi si False 9 me Hamburgun sot.

mire e ka Kryeministri  qe thote te mos perdoren me  makinat,  furgonat apo autobuzat se helbete dynjaja eshte   shendoshur shume

Era shtet , siguracionet e makinave te vogla 250 mije leke , fugonat mbyllen , kush s'pagu dritat i priten , kush i lidh vete futet ne burg , 10 dite burg per ata qe kapen tape ne drejtimin e mjetit , deshet shtet ? Bujrum , mos rrini gjithe diten duke thone " ku je o Sali Berisha " smiley

Tete vjet dhe s'e bete dot shtetin e djathte. Keta me ca muaj dhe... smiley 

Po nuk behet shteti i djathte me 85 % shtetare te majte , ne mentalitet dhe ekonomi smiley

se ke keq ti finis,  keta  te majtet  po  i fusin nje te kthyme timonit djathtas, po kshu 180 grade,  si pa gje te keqe..smiley    nuk e di nese e ndoqe presidentin   francez  Hollande..?  socialist i biri botes,  po para nja 3 javesh ne nje fjalim te rendesishem, nder te tjera tha:   eshte e qarte, qe te funksionoje me mire  duhet  te çlirojme  sektorin privat  dhe biznesin  nga rregullat e shumta. me pak kontroll nga shteti.. etj etj..smiley
 

kush mer thot, ku je o sale?

une vetem kapon kom nigju qe tha i ngasheryer: o sali, o baba, kthehu prap se beme shaka. smiley

 

shko rri dhjete minuta aty tek kolaudimi ku priten dhe siguracionet smiley qanin ..qanin per Salen smiley

na duhen emrat e atyre qe qajne. jane vendosur kamera te fshehta tek sikuracionet. gjo s'iu shpeton...

Ne fillim hoqen facebukun, pastaj bizhuterite, tashti furgonat!

se mjaft ne roberi

o e mjera shqiperi

o djem rrembeni pushket-o

ja vdekje ja liri

s'keni pare gje akoma tha! 

nene, nene... duhet blere ndonje bunker nga ata te doomsday-t, sa s'iu ka shku cmimi kacafiu akoma.

Jo me pse te rrembejme pushket , me mire ska , popullit si tja ndjeje smiley , pastaj ky spo ben as sekuestrime , megjithese ne France nuk kishte akses morem vesh smiley

rropatu, o Bame! se mire e ke.

shife si pohojne me gojen e tyne... u bon trockista te gjithe kur mos kem njeri.

Po populli syte te ju i ka o Brad!

le qe ja erdhi 20 Shkurti dita kur uniteti parti-popull do te jete me i forte se kurre

Jo mer se nuk eshte popull ai i dates 20 , trecereku jane milionere smiley

firma eshte zvicerane, me koncesion, edhe monopol, mos fajeso kot Ramen.. por Sala ka te mire qe perpara rregullit dhe estetikes vendos mbijetesen e njerezve, te hane - thote - sic po hame edhe ne (jo ne te njejtat permasa, kuptohet), pa baterdia te behet ..ceshtje zgjedhjeje, doli edhe i penduar per ligjin e tokes, por tha- ku do te hanin? ku do te venin fshataret nese u jepej toka ish-kulakeve?

Siguracionet e makinave nuk kane pune me firmen zviceriane , jane kompani shqiptare qe i ngrene dhe i ulin si i do qejfi .

eh Berisha  shume i bute  per shqiptaret qe  kane nevoje per nje udheheqes te forte te eger. Ky Saimir Tahiri me duket ideal

Shteti i djathte bohet me te djathten fisnike....Mjekun e Hysni Kapos , Kaq Islamin e Tritan Shehun, por ce do nuk na le poplli se osht kamunist ne mentalitet...prandaj i ran shkurt bon Kabinet per Giten Zenin e Jamarberin

Nisme shume e mire e qeverise per uljen e numrit te aksidenteve me 2%. Bejne mire te ndalojne edhe veturat se ne kohen kur njerzit leviznin me kuaj numri i aksidenteve ka qene shume i ulet. 

smiley

dikush duhet te iki per lesh per shkak te atij aksidenti....s'ka shtet qe lejon kacata te tilla

Ca dmth dikush duhet te iki per lesh etj etj? E para fare eshte qe aty ku ndodhi ai aksidenti shteti eshte po aq egzistent sa eshte ne lazarat, pra atje furgonave i rruan skapamenton ky (meqe s'kane bisht) Nderkohe qe te ndalosh transportin e njerzve me mini- mikrobuza eshte karlliku me i madh qe mund te shpiki mendja e njeriut, jo thjesht per faktin e bukes se femijes se shofereve, po kryesisht per faktin qe nuk ka asnje vend ne bote qe ndalon furgonat. Eshte njesoj si te ndalosh televizorin se indirekt nxit dhunen. Qeveria ka plot pune per te bere, pret koha per te zevendesuar te ndjerin Skender Sallaku, i kemi votuar duke pas tjeter gje ne mend.

furgonat ne cdo vend te botes perdoren per transport vetem me prenotim - pervec vendeve te botes se 3te (sigurisht, shqiperia vend i botes se 3te eshte) nuk lejohen askund si urbane apo inter-urbane. Vetem sikur te aplikohet siguracioni i vertete ndaj ketyre furgonave...ata falimentojne menjehere. 

Ti duhet te kuptosh qe keta furgona s'kane as kontroll teknik, as shofere te kualifikuar, as mbulim me siguracionin e duhur. Po thuaj qe vend rrumpalle, popull rrumpalle...dhe vari trapin.

furgonat ne cdo vend te botes perdoren per transport vetem me prenotim - pervec vendeve te botes se 3te

Amerika qenka vend i botes se 3-te qe ka taksi furgona?

Mos e ndy Ameriken ti me referencat e tua fshatareske. Katnare patok... Amerika paska shofera furgonash 21 vjec me patente leshi...yyyyyy se ju e menderoset ate vend...te gjithe ju kelyshat e Salukut.

Ueee Tironco. Ti je "i lebetit" apo "lebetites"? Se gjuha shqipe i ka nda termat per cdo lloj funksioni. Shume fort ke ky komenti Tironco, shume fort. Noshta bej gabim qe ta them, po keto qe shkrujme lexohen ne publik, apo jo? Gjembi po jep nje opinion me duket mu, s'ka ndonje shkelje te madhe ne kete mes. Vec divergjenca mendjesh, legjitime.

Ueeee doli Magusi, ku e ke Metal Hadin dhe Kessilltarin, e Interin e ish MorTIT???

Cer termash po thu o karafil, a e ke pa gjembin si me qepet mue ..e shume te tjereve???..Publiku lexon cdo gjo apo jo, ene gjembacin??? Lene gjembin te mbroj rrenat e veta......si tha...ene ne Amerika osht plot me furgona te drejtum nga 21 vjecar pa patente te duhur??? Po ore sultjac, Amerika eshte bash si thote gjembi edhe Tritani, njesoj si Shqiperia, normal...

Ne se Gjembi eshte katnare me toke, te na tregoje se ku i ka pronat qe Saluku ja fali botes me ligjin 7501.

Apo Gjembi eshte pushtuese trojesh???? vertet valle??? Sigurisht se pse do e doje Shpellarin???

Magus mos te mbetet hatri po nje Bleta sot me thoshte mos ha m...t ene toc...per publikun pra. I lebetitmi eshte agnellino pastorale para juve Zombeve te Pe dDes, gjembi included.

Ooo Tironco. Falimners per komplimentat vllai. Te dogji se po te flisja me politese une ty e? E kthejme dhe nryshe lale, mundesite i kemi. Ndaj mos u lebetit shume, ok kingu? smiley

E tashi lene ket muhabet se po ma sqaro gjembi kur te bohet mare. Me ty s'u folka.

si do e kthejme ndryshe? Paske mundesite? Po ne na interesojne keto gjona...

si tha...ene ne Amerika osht plot me furgona te drejtum nga 21 vjecar pa patente te duhur???

Pikerisht ashtu thashe. smiley  (Kaloje ndonjehere edhe tek tjetri qe ke ne krah, mos e mbaj te gjithen per vete. S'e paske mesuar stilin PPP: puff puff pass?)

EneE po ste rri rehat tye si Salukut....smiley I ke  pa si ja mbathin limot e zeza pa licenc kur dalin me mor 1 a 2 pasagjer kur shofin policine?  Po pse mi ti bo rrugen arizona new mexico me furgon????? 

Po ka autubuza ameriqia qe ne fatkeqesisht si kemi dhe me pak lek

20 mije shofere qe mbajne 20 mije familje, por e keqja nuk mbaron ketu. Po u ndaluan furgonat pa siguruar shteti dicka tjeter, ju veshtiresohet jeta deri ne ekstrem njerezve qe perdorin keto mjete per transport. Keto cmendurira vetem njerez te papergjegjshem mund ti bejne. Shteti te forcoje kontrollet dhe rregullat, por jo te ndaloje furgonat. Kjo eshte sikur shteti te miratoje nje ligj qe ndalon njerezit te semuren, pasi spitalet duan vite te modernizohen, sic tha edhe vete ministri i shendetesise.

furgonat per pasagjere duhet te fillojne ti eleminojne - jo kshu ne menyre te papritur, por duke i inkurajuar pronaret (ne menyra te ndryshme) qe te kalojne si sipermarres ne linja autobuzash. pastaj furgonat te lejohen per prenotim si taksi

shoferat e fugonave ne atdhe jane ARTISTA,aktora te gjalle jane; çme kan pare syte ne fier,ziheshin dy shofera per nje pasagjer; jo do ta q! jo s,do ta q! i thoshte shoferat njeri-tj....nje te nxjerr kaçaviden njeri perj tyre hajde ketu ti,nje ta mberthy per krahu- futu ne fugon shpejt,e le te preki me dore- i tha pasagjerit ky i fundit nuk u ndie si pula iku per ne kakavij

Transporti apo lufta e furgonave eshte nje cmenduri. Te shikosh se cfare behet ketu ne Tirane sidomos me linjat e aferta (Durres, Bathore, Fushe kruje etj) i thua 100 here faleminderit qeverise qe po i ndalon se qarkulluari. 

po njeher nga tr-rinas; po behej gati shoferi me mbyll deren por kishte 2 vende bosh,afrohete nje plake e çitjane & ca bidona qumshti,ku do vesh? ja deri ne Vore.po ik moj se do ma mbushesh fugonin me morrrra, perplasi deren e i dha gaz

Pergezoj "me te mirin" dhe policine e shtetit per aksionin e sukseshem "Fund furgonllekut". Pas ketij i ka mbetur edhe "Fund tullacllekut" dhe ja hodhem, u ripollem, me falni u rilindem deshem te thoja. A jane ne vete keta me keto budallalleqe qe bejne? Sic e thashe dhe ne nje postim tek tema tjeter, njerezit duan alternativa vella, jo vetem "fund!"  por edhe "fillim..." se po mos pati fillim c'u pa nga ripjellja, me falni rilindja desha te thoja. Keshtu qe i sugjeroj me te mirit dhe me te gjatit qe heren tjeter te ndermarrin aksionin "fund budallallekut!", le t'ja bejne kete nder rilindjes se tyre.

Më 20 shkurt parlamentin e marrin qytetarët ose i mbetet kriminelëve !

Timoshenko shqiptar ka bërë thirrje për protesta masive më 20 shkurt. Mesila Doda deputetja karizmatike në një prononcim ekskluziv për opozita.com apelon se duhet të shpërndahet parlamenti i marr peng nga kriminel dhe vrasës. Mesila Doda e ashtuquajtura Timoshenko parashikon se parlamenti do u kthehet qytetarëve.  smiley

 

as 6 muj s'duroni dot.....prit se keni dhe 7.5 vjet

smiley

 

Ti or Timoshenko

tregove se ushtri e kuqe ka fuqi

nga nje kenge revolucionare ruse (pa shaka!) 

Mesila Doda e ashtuquajtura Timoshenko parashikon se parlamenti do u kthehet qytetarëve.

Hahaha smiley . Ndersa per keta kapot me i miri duhet te ndermarre nje aksion "Fund debilllekut!"

U mbushka sheshi me shofera fugonash me dt 20 smiley

Po jo mo vlla se protesta ishte llogarit me qene paqesore ,pa muzike revolucionare , me kostume te shtrenjta ku zgjat doren me thith me thith cigaren por qellimi eshte shkelqimi nen rrezet e diellit te Rolex - it ku me nje ecje zoterinjsh ne horizont degjohet kenga :

https://www.youtube.com/watch?v=t4-Xz_Lt2p4

35 milion klikime! smiley

I will be damned!

edhe ti ankohesh per Bieber and Cyrus. Shif ca bohet? Vec ky Bradi mund ta kete sjelle ketu nja 100 here kete link qe kur kam fillu une me hy ketu. E nga ato 100 here te sjellura ketu, probabiliteti i te clikuarit nga antaret e tjere ketu (fus dhe veten ketu, e kam testuar veten, he dhe 1 here po clickoj se ska mundesi te jete prape T'ka lali, tka, po asnjehere skam dal bosh, plot me nje fjale) e ca po thoja? ah po sa antare ka ketu, nja njeqind po njehere, so sa clikime u bene deri tani vec nga ne kshu kot? Ky ben krim qe e sjell kete link ketu. Kaq di une! lol

Shoferat e furgonave jane vetem nje pike uje ne oqeanin opozitar me 20 shkurt. 200 mije shqiptare me dinjitet, koherent e me qytetari do tundin vendin ate dite. S'durohet dot tallja dhe krimi. Rama bie me 20 shkurt, ose qe te tregohemi te kursyer, 20 shkurti, eshte fillimi i fundit te tij.

.

Hallen e cetit me dt 20 e presim ne shesh me protestu kunder kesaj qeverie qe na la ne kome .

Rreth 500 furgona të Qarkut të Elbasanit kanë dalë fuqishëm sot në protestën e rradhës ndaj qeverisë së Edi Ramës duke paralajmeru se ne daten 20 shkurt do te nisen drejt Tirones.smiley
 

Njerezit duhet te ecin ne kembe edhe trupin e mbajne ne forme po ashtu edhe mendjen..

ta clirojme shqiperine nga makthi i furgoneve!

me shume zona kembesoresh per popullin!

me shume mjete te transportit massiv si bota e qyteteruar.

te ecim me shpejt ne defurgonizimin e plote te Shqiperise!

Ty cim te mori me qaf Ilir Meta! smiley

Iliri oshte flori, shif cfare kerkon per opoziten; "LSI kundër servilizmit çam, Reforma kërkon konsensus me opozitën demokrate dhe jo me bishtat" smiley..nuk i haro te mirat kadoshi

 

Lir florini qe kur humbi peshe eshte fisnikeru. Mbetet me aristokrati ne stanin e te kuqve.

Po degjoj lajmet ne tv qe ankohen shoferet e furgonave e po te gjithe fshataret dhe maloket jane bere shofera..kane shitur gomaret dhe kane blere furgona..

Po sikur... vendimi i Me te Mirit te jete i shtyre nga lobimi i fuqishem i ketyre? smiley

He ME e vendoset ta digjni vendin per Salukun, Bishtukun, Jamarberin, Giten e Zenin???? Si ja keni shty kaq gjate pa plehren e Ballkanit ne Kry?

Hajde per hajer.... se me mire do bohet THE DAY AFTER...

merruni me furgonat, ka mbi 10 vjete qe kompanite e sigurimit ne shqiperi jane kartel, ashtu si edhe bankat e nivelit te dyte - vendosin cmimet bashke, hane dreka e darka bashke dhe i paguajne politikes bashke.. shkarkohet shyqyr drejtori i INSIG per rritjen e tarifave, brenda dites u rriten me 45%, si me buton nga te gjitha kompanite njeherazi.. cti kerkosh qyqarit me nje furgon te paguaj taksa, kur keta vjedhin e rrjepin njerezit per se gjalli 

gjithashtu po flitet se do te rriten biletat e autobuzit, edhe pse sherbimi eshte skandal.. edhe abonete (te subvencionuara nga shteti) nuk gjenden ne treg se jane shume pak (me qellim nga agjencite) dhe kjo, kur qeveria per hir te interesit te industrise se fasoneve do te ul rrogen minimale nga 21000 ne 18000 ne muaj - cfare do te thote se 1/6 e rroges nje i punesuar do ta shpenzoje ne transport (1000 ne dite, nese nuk i duhet te nderroje autobuz) 

http://gazetadita.al/brace-kerkon-hetimi...

Ca u be me projektin e Bashes per tramvaj?

po jane premtime shqiptare, nuk jane nga ato qe je mesuar ti. c'mesohu pak kur flitet per politikane shqiptare. se mos ka presion nga publiku per premtime te pambajtura. 

Lekure e regjur shqiptari me genjeshtrat...sikur na bejne mire ne momente te caktuara na japin shprese. smiley

Mor po leje tramvajmedetin qe ishte projekt i te dyve, po ça u bo me korsit e biçikletave thuj qe prap e kishin te dy per zemer smiley

Dyshtaz, Luli hoqi trenin, ky minivenin.

Më tutjè, o lum Sala qi e le miletin libertà, me timon edhe ke sedilja mrapme po te dojshe, ta kishe zhvillu içik me shum teleferikun si alternancë smiley 

Po me trenat si eshte gjendja? 

Nje here ne furgon nga Tr ne Vl, me nje shofer kamikaz. Der te plepat ne Dr duke bo kryqin. Kur nalo ne Plepa ky mos gjete dhe nji pasagjer, i heq celsat nga kruskoti dhe i them: o njisho ose ec sic eshte per te ec ose nuk e nget kte maqine. Aty u ftillune kungujt e tjere fillun protesten, pa cpa shoferi kerkoi falje dhe gjith rruges duke u justifiku.

E shkatarrun legenat hekurudhen dhe na bie te ecim neper keto rruge me makina, te besh 100km me keto rruge, sikur ke bere hidromasazh , atrofizohesh fare.

Gratë dhe fëmijët të zënë dyert e shtëpisë së kryeministrit, qeverisë dhe Kuvendit

Mesila Doda i kërkon dorhëqjen Ramës: ”zhgënjeve shqiptarët, ke pranuar zëvendesimin e mandateve të grave, ke hequr mijra gra nga puna në administrate. Gratë dhe fëmijet e familjeve të nëpunësve të pushuar të zënë dyert e shtëpise së kryeministrit, derën e parlamentit dhe te kryeministrise.

Churchilli thotë se socialistët jane si Kolombi, nuk dine ku shkojnë, kur mbërrijnë nuk e dinë ku janë, dhe gjithë kete e bëjnë me paratë e të tjerëve.

Shqiptarë, na falni qe ju merzitëm aq shume sa ju beme te votoni socialistët.

I kërkoj falje çdo shqiptari që u merzit sa ja dha votën socialisteve, na falni qe i lamë socialistët të vinin në pushtet!smiley

 

smiley

shiko, shiko ketu, o kapo, rezultate konkrete dhe te papame ne goditjen e krimit. era marijuane dhe shtet. DINJITET!

Kapo, prape i nderpreu ilacet ky Doda. Tani mos na ben ndonje te pabere e na varret tek palma e kryeministrise.

Don me marre PD ajo or taj! Do kandidoje per krytare partie ne 2017, e vejm me bast? (e drejte e saj, by the way)

Marshimi i 20 shkurtit, që të ndalojmë të keqen Rama, sa pa na marrë frymën

Cmendet qeveria e Rames.Ulet paga minimale; nga 22 mijë shkon në 19 mijë.

Me një vendim të vetin në mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar uljen e pagës minimale në Shqipëri, duke e çuar atë nga 22 mijë lekë në 19 mijë lekë.Zhyten mijera familje ne mjerim.Bashkuhuni me  protesten e 20 Shkurtit.

 

Edhe socialistet duhen ti bashkohen marshimit qytetar. Kur preket edhe paga minimale nga nje qeveri gjoja e majte, kjo do te thote qe te majtet (nese ka te tille) duhet ta ndezin vendin me 20 shkurt te paret.

No Pasaran!

Kot sa me grric nervat pak si per mengjes. E di zoterote qe 99% e bizneseve private  deklarojne pagen minimale per punonjesit e tyre dhe pjesen tjeter ja japin nen bordero? E di ti mer kaposh qe per shkak te rritjes se pages minimale punetoret kerkonin te punonin si te padeklaruar? "Me ate 3 milekshin e kursyer ju blej kalamajve 2 dite buke une, pse tja jap ketij shteti shk...." , tha njeri. 

Ja pra kaposh, kshu behet mhabeti jo prej CNtowerit, se ashu te duket gjithe dynjaja me drita si vitiriu.

Ca thu mer? E kupton per cfare flitet apo jo? Paga minimale nuk paguan taksa. Pse do ta fshehin ata nje page qe nuk ju prish pune? Paga minimale vihet nga shteti (dhe te djathtet futjakot nuk e duan kete) qe punedhenesi te mos mund te abuzoje me punemarresin dhe ti thote qe ti hajde e puno edhe per 10 mije leke te vjetra. Eshte per te mbrojtur punemarresin.

Qeveria e Rama dhe Metes qe perfaqeson oligarket kerkon ta ule kete page, qe tiu jape nje dore keshtu oligarkeve.

lereni qeverine te punoje , tia punoje mire ketij populli...

Asnjë mjet i palicencuar nuk do të lejohet të transportojë udhëtarë dhe furgonat nuk mund të vijojnë të mbajnë jashtë ligjit rolin e shërbimit interurban, duke falimentuar kompani të tëra autobusësh!

Udhëtari sot kërkon siguri, ne duam siguri në këtë sektor. Udhëtari sot kërkon inovacion. Ajo që ndodhi në Tiranë që shërbimi i mjeteve 8 plus 1 nuk u konsiderua më një shërbim urban , por u kthye në një shërbim taksi krijoi hapësirën për të ndërtuar shërbimin urban me standarde evropiane.
Qeveria nuk do të lejojë më qarkullimin e mjeteve të palicencuara. Do tu japë kohë për tu riorganizuar të gjithë atyre që kanë një licencë të rregullt dhe që duhet të bëjnë një zgjedhjenëse do të kalojnë në shërbimin taksi normal, apo shërbimin urban brenda rrethit tëpërcaktuar nga autoriteti që jep licencën për ta. Qeveria do të ndërmarrë projektin për inovacionin dhe transformimin e gjithë sistemit të transportit tonë publik..

E. Rama

DISIPLINE. RREGULL. QYTETERIM. 

Po derrat nuk e duan regullin, disiplinet, pastertine. Duan llucin, zhgeryerjen, pisllekun. Dhe cuditerisht qe shume nga keta derra hungerijne nga jashte Shqiperise, pikerisht ne ato vende ku transporti i pasagjereve eshte i mire displinuar dhe shume i qyteteruar. Po derri derr ngelet thuaj kudo qe ta cosh per te marre fryme.

per furgonat jon shqetsu me shume ata qe shqipnin nuk e shkelin dot pa mor nja 2-3 aviona. smiley

Edhe Kosova drejt Tiranës më 20 shkurt në mbështetje të opozitës.

Me qindra shqiptar nga qytetet e Kosovës po organizohen për të marshuar drejt Tiranës më 20 shkurt për rrezimin e qeverisë Rama. Kosova drejt Tiranës ne 20 shkurt per rrëzimin e Ramës dhe 99-çave të tij, kundër  planeve te tij për pazare të pista me Beogradin.
 

mire mo mire, po kshu sikur thate edhe para ca javesh

rrezojeni nje here, o kapo, pastaj te gezojme te gjithe, ne shqiperi e kosove, diaspore e maqedoni, australi e zelande te re, ne bradashesh e smokthine, brataj e tropoje, te rinj e te reja, mesuese fshati dhe tornitore, kambiste dhe pensioniste, opinioniste dhe zjarrfikes, punonjes te folklorit dhe hidraulike, kudo ku rreh zemer shqiptari per Lirine e Fjales se Lire... smiley

mos na gzoni para kohe.

mmMmm era Pranvere!!!

Eshte kohe plakash Deion. Mer pleviten!

O Shkurt o vella 

a sme jep dy dite hua

Ta ngri plakat me gjithcka

Kujdes Deion se do merrni pleviten!

Per te miren e kombit edhe pleviti te na marre. 

ej po kshu, ishte vetedorezu njoni nga ato qe na thoshte policia qe kishin ik jashte shtetit.

ca mashtrusash, turp

Lerini o furgonat ju se jan persembari... Me cfar do levizin njerezit apo me makinat e qeverise? Jam dakort te kete masa per standarte etj.. Por furgonat jan me sa kam provuar vete deri me sot forma me e mire e transportit sidomos ne behar.. E mban deren hapet qaniu dhe freski dynjaja.. E ka provuar njeri metrone ne behar? ( opo edhe dimer xhanem per at Pune ) provojeni pastaj flasim. Popull perseprapthi, edhe gjerat qe I kemi mir Duma ti ndryshojme ti pershtatemi modernizimit si bishti kavallit. Lerini furgonat se jan si shpyrt! Avokatine ju a bej une, kush eshte kundra hajde aty ne shesh te burrave smiley ( edhe grave)

jalla po me atobuz o derman na shkoza ne vlor te del xhani smiley

nashti kompanit e aobuzave do rilindin...

Te del xhani se jan rruget lamashe dhe me furgona bedford te kohes te qepes... une po them te kete standart, furgonat te jene persembari, me dritare etj dhe ne asnje moment te mos ecin me shpejt se 90km ora... plus per shoferat te kete license te vecante me kurs perkates. Mua me duket nje menyre shume e mire e zgjidhjes te transportit te njerezve neper qytete te ndryshme. Hekurudhat jan tmerresisht te shtrenjta, pothuajse te pamundura ne kushtet e Shqiperise, por jan gjithashtu tmerresisht bezdisese, me mbipopullim, me pisllek dhe problem me temperaturat, per te mos thene tmerresisht te shtrenjta gjithashtu. Ky eshte nje problem ne mbare europen, dhe madje ne angli kan filluar shkendijat e para te nje sistemi te tille transporti ku njerez te ndryshem kontribuojne per te shkuar sebashku drejt nje qyteti tjeter me makine private. 

car-pooling s'ka lidhje me furgonat o burr

tranporti urban ne Londer osht si shpirt, cer te mungo ty ktu?

parametrat shihen qarte, po metrat ku jane...smiley

Edhe këta filluan të vjedhin si ata !

"Kush mendon se mund te shkojme ne Europen Perendimore pa krijuar nryshimin qe na duhet, gabohet. Modernitet perendimor do te thote: ndryshim kulturor, ndryshim politik dhe zhvillim ekonomik. Nryshimi kulturor qe na kerkohet eshte ndeshkueshmeria e abuzimit si kulture e re shoqerore dhe ngritja e nivelit arsimor te shoqerise me te gjitha mjetet finaciare te mundshme; ndryshimi politik qe na kerkohet eshte riorganizmi i sistemit politik, nga nje fiktivitet qe nuk eshte i rregulluar me ane te ligjit, ne nje ligjesi te rrepte qe kontrollohet nga gjykata.Nese do te shihni qe ata qe kane ardhur ne pushtet me devizen e dhenies fund te pandeshkueshmerse se abuzimit me pushtetin, nuk bejne asgje, kane filluar edhe per vete abuzimin me pushtetin. “Duhet ndryshuar kultura e pandeshkueshmerise”, thone Perendimoret....deklaroj Av.Ngjela

Thnx Avokat

 

Nryshimi kulturor qe na kerkohet eshte ndeshkueshmeria e abuzimit si kulture e re shoqerore dhe ngritja e nivelit arsimor te shoqerise me te gjitha mjetet finaciare te mundshme;

He mo, c'kemi? C'behet nga Instituti i Kamzes? U lirun konviktet? 

Grabitet zyra e nënprefektit dhe gjendjes civile në Bulqizë .. Ende nuk dihet nëse kanë grabitur paratë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.smiley

...deri atehre nje perle  nga mjeshtri i modhi L.Bariu smiley
 

Nuk duhet shfaqur gezimi per krimet, o kapo.

Kjo eshte ABC-ja e PR-it. Dmth gezimin mbaje perbrenda.

Biles, duhet te paraqitesh pak si i merakosur... kshu nga perjashta them smiley

Ende nuk dihet nese kane grabitur parate ... !!!

100 % qe nuk i kane prek me dore. Shifni per koshin e plehrave, taketuken e duhonit, fotografine e familjes se nenprefektit ... oh yeah, edhe per ate si pune thike qe hap zarfet.Ketyne si tia u bosh se parate nuk i lu njeri ... smiley 

Rono si te duket kjo

Rama-Meta o ka rren

 

o ka rren, o ka rren

 

Qeveria o ka bjen

 

o ka bjen, o ka bjen!!

smiley

smiley

do me naj mbledhje a leksion, dor me nji. looool

Une kisha shku me mire me klasiken:

o Edvin o legen

prite Salen se po vjen

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).