Për punën në shtëpi, gratë do të duhej të paguheshin 80 mijë lekë, sa një menazher...

Sipas INSTAT-it, 3 në 5 të punësuar si punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes janë femra.

Historia Ime kontaktoi bebisiter, kushiniere dhe sanitare, dhe pasi bëri përllogaritjen rezultoi se një “shtëpiake” e regjistruar si "e papune" i kursen familjes të paktën 80 mijë lekë në muaj.

Përsëritet vazhdimisht që femra është shtylla e një familjeje. Por kur pyesim një burrë se “çfarë bën bashkëshortja juaj”, ai përgjigjet: “pa punë, asgjë në shtepi rri”. Gjatë një hulumtimi që kemi bërë, një grua në familje, jo vetem qe nuk duhet konsideruar si e papune, por ajo do te duhej paguar me nje rroge te mire, aq sa paguhen menazhere te zote.

Ajo kujdeset për fëmijën, pastron dhe gatuan për të gjithë familjen. E nëse e mendojmë më gjatë do të thotë që ajo mund të punojë si bebisiter, si guzhiniere, por edhe si pastruese, të gjitha këto profesione që paguhen mjaft mirë. Ne kontaktuam zonja nga këto profesione dhe pasi bëmë mirë përllogaritjen na rezultoi se një “e papunë”, apo “shtëpiake”, i kursen familjes të paktën 80 mijë lekë në muaj, ose do duhej te paguhej po aq.

Ne kontaktuam me Valbona N., një zonjë rreth të 40-ve. Ajo punon si pastruese. Ka dy shtëpi për të cilat kujdeset kundrejt një page. Jane shtepitë e dy artisteve, ku ajo shkon sa herë që e thërrasin për të pastruar. Për një ditë punë ajo paguhet 1 mijë lekë. Vetëm pastron dhe nuk merret me punë të tjera të shtëpisë. Sipas saj, mesatarish e therrasin një herë në 2 ditë për të pastruar, dhe sipas një përllogaritjeje ajo gjatë një muaji fiton rreth 30 mijë lekë. Për të pastruar një shtëpi i duhen rreth 3 orë pune.

Më tej takuam një kuzhiniere, një zonjë me origjinë nga Kukësi. Me pare kishte punuar në mensa të shkollave profesionale, në lokale dasmesh e kështu me radhë, ndërsa tani punon në një restorant. Gjylshahja punon 4 orë në ditë në restorant, ku pergatit recetat që kërkohen nga klientët. “Në fakt për të bërë këtë punë, mua më mjaftojnë edhe 2 orë”, shprehet ajo. Për këtë ajo merr një pagë bazë 30 mijë lekë dhe herë pas here ka edhe bonus.

Por çfarë ndodh me kujdestaret e femijeve? Vitet e fundit gratë e përkushtuara në karrierë kanë ndjerë nevojën që të kenë një ndihmëse që t’i ndihmojë të kujdesen për fëmijët e tyre. Kështu nis rruga e kërkimit të një dadoje. Është vetëm një agjensi, e cila mund të ndihmojë për këtë; ajo quhet “Dado ime”.

Mireda Thana, drejtoresha e kësaj agjencie, tregon se gjetja e një dadoje është një sfidë për prindërit. Për të qenë një dado në këtë agjensi nevojitet plotësimi i një sërë dokumentesh, që nga kontrolli mjekësor e deri te dëshmia e penalitetit. Prindërit kanë shumë kërkesa, të cilat nuk është e thjeshtë që të plotësohen. Por ne e pyetëm më tej lidhur me pagën qe varet tërësisht nga orët e punës. Pas disa hulmutimeve arritëm në përfundimin që paga mesatare e një kujdestareje femijesh është rreth 20 mijë lekë në muaj.

Të gjitha këto punë në familje te zakonshme kryhen vetem nga e zonja e shtëpisë, cka në fakt quhet “punë e papaguar”.

INSTAT konfirmon se gjatë tremujorit të tretë te 2013-s punëtorët pa pagesë të familjes përbënin 33% të punësimit total. Tre në pesë të punësuar si punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes ishin femra. Rreth  52% e femrave të punësuara ishin të angazhuara në aktivitete bujqësore, 37.5% në  sektorin e shërbimeve dhe 9.4 % në industrinë përpunuese. 

Pjesëmarrja e femrave në tregun e punës është ulur me rreth 1.5%, ndërsa pjesëmarrja e meshkujve është ulur me 1%. Kështu shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte 48.9 %, ndërsa për meshkujt 69.5 %. Pavarësisht kësaj, shkalla e papunësisë vlerësohet të jetë më e lartë për meshkujt sesa për femrat, përkatësisht 19.3 % dhe 13.7 %.

Nga anketa rezulton se, në grupin e të punësuarve kundrejt një page, 59% e të punësuarve janë meshkuj dhe 41 % janë femra.

(Foto ilustruese nga E. Resuli)

 

51 Komente

Me keto te dhena, siç mund ti quajme "verfijn" , Instati e ka ngritur menyren e llogaritjes dhe zgjeruar kendveshtrimin mbi fenomenet e ndryshme, duke i specifikuar me sakte ne statistika. 

Epo le te paguhen dhe te mbyllet ky muhabet,qarramanesh!

Mamate dhe gjyshet tona,keto pune benin dhe nuk kerkuan lek nga ne.

Sic duket makuteria dhe materializmi ka hyre deri ne palce.

Po jo mo vlla se s'eshte puna te makuteria, eshte nje statistike e vlefshme. 

Ide e mire kjo, kesisoj edhe burrat bejne nji dore leke sa here levizin divanet nga nji dhome ne tjetren ne shpi. smiley

Me shumë u paguaka një pastruese se një dado! :O

Vetë i ushtroj full time të tëra profesionet e mësipërme dhe jo vetëm që burri ma quan punë, por ushtroj herë pas here dhe të drejtën e grevës, që Zoti i bekoftë francezët që e kanë shpikur!

smiley Greva ne kuzhine njehere...pika francezeve qe e kane shpikur greven (mendon ai) smiley

smiley  (per greven)

Gjatë një hulumtimi që kemi bërë, një grua në familje, jo vetem qe nuk duhet konsideruar si e papune,

kjo eshte ide e mire  per  ta  pershtatur  ne metoden e re te matjes se papunesise... po ti quajme grate shtepiake  si te punesuara (ne shtepi),   do ulet ndjeshem numri i te papuneve ne Albanie

 

Sipas INSTAT-it, 3 në 5 të punësuar si punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes janë femra.

 

Sakte.

Eshte gje e  mire qe ka filluar ndergjegjesimi. Eshte per t'u ardhur keq qe shumica e meshkujve shqiptare nuk e kane dhuntine e te pranuarit apo kuptuarit te ketij problemi.

Te punosh gjithe diten per bizensin e familjes dhe mos kesh kokerr leku ne xhep per te ble nje gje qe te duhet , dhe te lusesh burrin apo babain 100 here per 10 mije leke psh , apo mos kesh  karte banke dhe te kete burri qe luan tavell gjithe diten apo rri te kafja se ka len gruan ke dyqani

......eshte fatkeqsi.

apo gruaja menaxhon biznesin dhe burri i shperdoron sipas qefit .

Ka ndonje ligj per kte , apo miresevini ne rrumpalle thuaj smiley

apo gruaja menaxhon biznesin dhe burri i shperdoron sipas qefit

Le te mos e menaxhoje, kush e detyron. Ose te gjeje burre tjeter, ka burra plot.

Te punosh gjithe diten per bizensin e familjes dhe mos kesh kokerr leku ne xhep per te ble nje gje qe te duhet , dhe te lusesh burrin apo babain 100 here per 10 mije leke psh , apo mos kesh  karte banke dhe te kete burri qe luan tavell gjithe diten apo rri te kafja se ka len gruan ke dyqani

 

Nuk ben vaki kjo qe thua ti. Mo kujto se femrat jane aq leshke sa mendon ti.

te menaxhoje ajo biznesin e familjes dhe mos te mbaje kokerr leku ne xhep, si ta ha mendja dicka te tille ?  smiley

Meqe jemi ne kte teme , me c'te drejte disa baballare shqiptare apo vellezer per motrat e tyre shprehen .........ose veprojne ............duke thene

Nqs s'e ka ngju burrin apo ka ik nga shpia ia pres koken e vras ktu tani me duart e  mia ne sy tat  !!!! Jo para dy ditesh pashe nje gjyq qe jepej ne nje stacion shqiptar dhe kam len mendjen me ato qe kam ngju aty

jam ber te kthej kabllin mbrapa smiley o Zot vetem skandale perdite

Nga vjen ky lloj  damari ??

Nga vjen ky lloj  damari ??

damar pellazg smiley

Po nga edukimi vjen o Elba nga tjeter? Nuk mendoj qe ka prind qe s'e do femijen apo qe e vret me qejf, po ne mendjen e tyre kjo eshte e mira, sepse jetojne ne nje rreth te ngushte qe do i vrase me thashetheme. E gjithe keto qe kane gjuhen e mprehte neper emisione, e qe kane mare fonde me shumice per ti ndihmuar te dalin nga kjo zgjedhe mendore, i bejne projektet kafeneve aty sondazhi , aty konkluzionet edhe njerezit i ndihmofte Zoti!

 E keqja ketyre shtepiakeve s'u vjen nga puna e papaguar, po ngaqe asnje s'ua vlereson kohen qe i vene ne dispozicion familjes (as ato vete ne mendje) sepse "e kane per detyre" dhe stresohen dhe rrisin femije me te stresuar akoma. Nderkohe qe dhe ne Itali shumica e grave jane shtepiake, por s'eshte i nenvleftesuar roli i tyre ne shtepi as si grua as si nene.

Gruaja shqiptare eshte HEROINE, ne krahasim me grate e tjera europiane.

dhe kjo vret , t'a mendosh thelle , juve keni shume te drejte

Per grate e tipit Klodi nga Lezha e keni fjalen ju moj zonje apo ato te kohes se vjeter qe perfaqesoheshin nga Torrja?

Per te gjitha grate qe i kane vene shpatllen shtepise dhe harrojne veten e tyre!!

po c'heroinezeza! Grate jane te parat qe fusin ne dhe me llafe kedo qe sillet ndryshe! Pse kete brezin qe ben te tilla deklarata si ajo me siper  kush e ka edukuar? Baballaret qe ishin 'mysafire' ne shtepi? 

Historia Ime kontaktoi bebisiter, kushiniere dhe sanitare, dhe pasi bëri përllogaritjen rezultoi se një “shtëpiake” e regjistruar si "e papune" i kursen familjes të paktën 80 mijë lekë në muaj.

Ok. Po ne nje logjike te paster biznesi, pervec kursimit nga puna e shtepiakes, duhet te llogaritesh qe ajo "shtepiake" fle dhe ha ne nje shtepi pa paguar asgje. Sa paguan ajo per strehimin dhe ushqimin?

Po ka. Ka dhe nga ato gra qe thone - t'i ndodhi gje ktij ....une mbetem mes 4 rrugeve me gjithe femije......se s'kam asgje ne emer tim

tashi llogarite vete

Por qendron dhe ana tjeter qe ka , ne numer te vogel , gra qe kane pasuri te patundur ne emer te tyre.

Duhet thene se idjotsia nuk paragjykon ne baze te gjinise, ose orientimit seksual.

Nejse, kur e ke buken thate, dhe te jepet mundesia ta ngjyesh, perse jo...

Bukur fare,puna eshte nder,kur paguhet me mire akoma per grate shpinekeputura e punepadukura!
 

Puna e nenave dhe gjysheve qe mirembajne dhe qeverisin shtepite t'i faturohet familjes dhe ushqimi e fjetja t'i sigurohen nga kjo e fundit. Te vihen sahate apo kasa fiskale neper shtepi. Kontrolle te perhershme ne familje. Hapi tjeter eshte pajisja e te dashurave me NIPT.

Sakrifica e gruas shqiptare per disa nuk shikohet, por mungesa e saj do te aktivizonte nevojen dhe  THIRRJEN NDAJ SAJ. KU JE MOJ NANE !!!!!

deri atehere shkruhemi.

Vallaj vec ajo fshirja e pluhurave ska te paguar!!! Duhen te paguhen!!!  smiley

Mundimet dhe sakrificat e nenes jane te pamatshme,jane aq te medha sa njerzit kurre nuk mund ti shperblejne  me vlera monetare por vetem me respekt dhe dashuri.Problemi eshte se autorja nuk ka dashur ti evidentoj keta njerez qe realisht jane shumica e shoqerise. Ne nje studim   te para disa viteve per emigracionin nga BB ne shqiperi 80% e shkakut te dergesave te emigranteve ishin posacerisht per nenat e tyre.smiley 

 

Sa mire qe erdhi ky "klajdi" dhe ma kujtoi qe t'i them gruse qe kur te rritet Dardani, cuni yne, t'i kerkoje pagese se e ka ushqyer me gji!

Po si mund te lejoni te sillen ketu gomarlliqe te tilla. Ky eshte tamon "modernizem" i msume te telenovelat brazilione. Keta jane taman njerez per te cilet fjala familje s'ka asnje kuptim.

Dardan ta quajne cunin me gjithe mend? 

Qyqa Moze pse bo kshu pytje fillestaresh ti. Cunit akoma s'i kom vone "emer arti" vetem origjinalin ka. 

Pagese e dyfishte: nje per qumeshtin, tjetren per sherbimin. Madje per qumeshtin duhet te te paguaje edhe ty VAT meqe ke blere ushqimet te cilat ka konsumuar e ema e Dardanit.

P.S. shkrimin s'e ka shkruar klajdi.

Shiko se mos e ke gabim. Shteti teorikisht ia njeh gruas mundimin e memesise, sepse i ligjeron te drejten e pageses (pa punuar) gjate lejes se lindjes, dhe ne disa shtete edhe nje lloj shifre si kontribut per rritjen e bebes.

 

Une them qe pervec kesaj,femijeve ne moshen 18 vjec tu jepet nje fature e madhe kur te shkruhet me hollesi sa ushqim kane ngene dhe sa nete kane fjetur.

Po keshtu burrat duhet te kerkojne "hakun" e tyre kur levizin ndonje divan,cajne dru apo ngrejne ndonje objekt qe se ngre gruaja.

Burri duhet te kerkoje para gruas per netet qe fle nese shtepia eshte ne emrin e tij,ose prinderit e burrit duhet te kerkojne para ciftit nese shtepia eshte ne emrin e tyre dhe anasjelltas.

Ne fund grate duhet te kerkojne "hakun" per seksin qe bejne me burrat dhe anasjelltas

Me nje fjale koncepti i familjes ne studime te tilla,nuk egsiston.

Ndoshta studime te tilla behen qe ti vejne minen edhe asaj familje qe ka ngelur.

Shakatë mënjanë, më bën përshtypje sesi disa e konsiderojnë këtë tentativë për të përllogaritjur vlerë monetare së punës së gruas shtëpiake si një prirje për të monetizuar gjithçka.

Artikulli është interesant sepse :

- se pari, ka një përpjekje për të sjellë shifra reale dhe përqasja qëndron

- së dyti, dhe më e rëndësishmja, sepse u tërheq veshin njerëzve (jo vetëm burrave) që mendojnë se një shtëpiake është e papunë dhe shpërfillet vlera e saj

Por, arsyetimi në bazë të artikullit ka një të metë: nuk e merr parasysh faktin se shumë e shumë gra shtëpiake shqiptare nuk do të sillnin as gjysmën e vlerës së parasë së kursyer duke dalë në punë. Të mos harrojmë se një pakicë njerëzish mund t'ia lejojë vehtes lluksin të ketë pastrues, dado dhe të hajë rregullisht në restorant. Arsyetimi me kosto oportune duhet të mbështetet nga një mundësi reale që gruaja vërtet ti fitojë paratë që kursen. 

Kështu pra, rrofshin gratë! Po dhe burrat dhe fëmijët!

Dhe ekonomistët gjithashtu!....

 

Drama te pika jote e dyte, desha me thene; stresi  me vene buke ne tavoline ne menyre modeste eshte me I madh sesa punet e shtepise. pa I ul vleren femrave shtepiake. 

Mos harroni qe heroinat shqiptare jane ndjekese te zjarrta edhe te telenovelave 

...së dyti, dhe më e rëndësishmja, sepse u tërheq veshin njerëzve (jo vetëm burrave) që mendojnë se një shtëpiake është e papunë dhe shpërfillet vlera e saj...

Nje shtepiake eshte e papune cfare pune ben nje shtepiake?Ato qe thote artikulli?
Po ato dhe punet qe do te bente nje burre nese do te rrinte ne shtepi, jane common sense.

Nuk e shikon qe shumica derrmuese e shtepiakeve kane afera dashurie me hidrauliket apo kopshtaret dhe ne fund pastaj bejne komplote se si ti heqin qafe burrat?
Keto i ben nje njeri qe ka kohe te tepert dhe per shtepiaket koha del e teperon.

E ke fjalen per grate milionere te Amerikes kur thua qe kane afera dashurie me hidraulike apo kopshtaret?

Kam pershtypjen se ACDC po i meshon stereotipeve ne kete rast. Por dhe po ta marrim si te mireqene se keshtu u ndodh shtepiakeve, kjo detyrimisht eshte dhe pergjegjesi e burrave, te cilet duhet te dine se c'i preokupon apo c'i mungon grave te tyre.

Di une nje rast qe gruaja shtepiake por milionere nga biznezi i te shoqit italiane te dy shkoi dhe e tradhetoi me nje te njohurin e burrit ne kohen qe ai i lyente me boje shtepine..shkaku ishte qe i shoqi ngaqe ishte i semure me diabet nuk ishte i afte seksualisht prej me shume se 5 vitesh.. u ndane dhe ajo i mori gjysmen e pasurise.

Sa mizore smiley

smiley

bo, arsye te thella tjetra, jo shaka.

Divorc me arsye smiley

He, dhe ec e debato me acdc pastaj. Te ka faj gjitoni? hahaha

Te ka faj serbi se serb ishte! smiley

Tek stereotipet, une them te mos harrojme edhe burrat qe pas nje jete me nje grua, e lene ate per nje shume vjet me te re. Pergjegjesi e grave qe plaken, natyrisht.

"Kur vjen e reja e vjetra behet si mace e zeze." Sapo ja tha keto fjale njera ne tv burrit smiley

Nuk ankohen femrat, grate, nuset, nenat, gjyshet nga cdo lloj lodhje..ato kerkojne vec me shume respekt per lodhjen e tyre! A ka mundesi te dashur burra vec nje here ne dite shprehjani dashurine gruas duke i thene "te dua zemra ime" Ajo jo vetem lodhjen qe nuk ka per ta ndier, por do ndihet e vlefshme qe mundi dhe lodhja e saj vleresohet. smiley

Problemi qe shton ketlina eshte nje gje qe nuk i dihet as fillimi as fundi.

Kam degjuar burra qe thone "te dua zemer" me shume se njehere ne dite dhe kane marre si shperblim...tradhetine.

Kam degjuar te tjere qe nuk thone hic dhe i kane grate e mira.

Me nje fjale receta per trajtimin e grave nuk ka.Kur edhe vete babai i psikoterapise moderne Frojdi u dorezua para grave dhe i quajti" pjesa e erret e kontinentit",mendo se cmund te beje nje njeri i thjeshte.

Per vete e kam ndare mendjen,une jam ky qe jam,me te mirat dhe te metat e mija,me pelqeve OK sme pelqeve perseri OK.

Ndersa sa per ate te shtepjijakeve(burra apo gra) sjam hic dakort me vleresimin apo superelativat qe te marre nje grua apo burre shtepiak,qe ben ate qe do te bente cdo qenie njerezore nese do te rrinte ne shtepi.

Ndersa sa per aferat dhe tradhetite,nuk i bejne vetem milioneret dhe jo vetem ato qe jane seksualisht te frustruara.Ti je e zgjuar dhe di me mire se kaq.

Nejse mire tha Llastica:Fajin e ka burri per cdo gje!
Flini te qeta tani se e zbuluat djallin.

hajt se t'a qujm si pjese te llogjikes tende. kush te jepka te drejte ty te vendosesh te sillesh mire apo keq sipas qefit , m'pelqeve mire s'mpelqeve ik se une kshu dua te sillem , dhe pse s'paska gruaja te drejte te te thote ty te njejten gje ??

pse cdo gje e lidhni me tradhtine dhe veten e menjanoni  me kersheri si i pafajshem .

me vjen te qesh me keto shprehje maskilistesh interneti, sepse ne fakt kur tipave si ju u behen vajzat nga 15 vjece e lart flisni ndryshe ne realitet, uroni ndryshe

krejt ndryshe

e s'ka si vjen ai ndryshim kur jemi ne vend numero me veten

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).