- A e pe? – pyeti befas ajo me një notë alarmi.
Ishim midis daljes 10 dhe 9 të rrugës shtetërore 400. Shpejtësia e vozitjes nuk më la të shquaja gjë. Ngjeshja e trafikut vinte fill pas daljes 9.
- Çfarë? – thashë pak i shpërqendruar.
- M’u duk si një njeri i shtrirë rrëzë murit ndarës të rrugës.
Pashë në pasqyrën e majtë dhe nuk shqova gjë. Betoni i zbërdhylët shkiste në të kundërt të lëvizjes me një ashpërsi zmerile të rrezikshme.
- Ah, - thashë, - tepër vonë tani. Për më tepër nuk lejohet të ecësh mbrapsht në highway. 
Vazhduam pa folur një hop.
- Plus që po të jetë njeri, dikush tjetër do ta shohë, me siguri.
E dija që kjo s’kishte gjasë. Jo vetëm shpejtësia nuk lejonte të shquaje mirë një objekt në anë të murit ndarës të rrugës, por edhe sikur të dyshoje për diçka, ishte e pamundur të ndaloje në atë pjesë rruge.
- Me siguri nuk ka qenë njeri, - thashë, ndërsa ngjeshja e makinave filloi si zakonisht.
Me çdo frenim të lehtë për të ndjekur zvarritjen e kolonës, fshihej edhe një copëz e mëdyshjes mos dikush ishte flakur ndanë rrugës, derisa e harrova krejt në vorbullën e ditës.

Të nesërmen po udhëtoja vetëm dhe përsëri mes daljes 10 dhe 9 m’u duk sikur një skaj i shikimit më kapi flurthi një njollë të murrme anë rrugës, e cila mbeti pas sakaq. Aq e shkurtër qe ajo regëtimë, saqë asgjë s’mund të kuptohej, njolla e errët mund të ish edhe një pallto e flakur, ose ndonjë dyshek tek që mund të kish fluturuar gjatë transportit. Nuk mundja të kthehesha, madje as të zvogëloja shpejtësinë. Kisha parë mjaftueshëm seriale kriminalistike amerikane sa për të ndërtuar një pas një skenare të ndryshme me flakje trupi anë highway-t. Nuk kishte vend më të mirë se aty, ku gëlonte trafiku plot vrunduj motorësh pa fre, për të flakur tej një shpirt njeriu. Askush s’do shihte gjë, por edhe sikur të shihte, do shtyhej përpara me brutalitet motorësh dhe nervozizëm grahës.

Ditën tjetër u përqendrova në kulm, si kalorësit e mesjetës mbi kuaj para një dueli me ushta; e dija që kisha vetëm një çast të shkurtër për ta parë objektin e paidentifikuar, ndaj e mpreha shkimin periferik (aq sa ky mund të mprihet) – është e pamundur ta shohësh murin anësor të një highway në një kënd më të gjerë se sa një prag rreziku – me siguri do ulesha ta përllogarisja atë kënd si funksion i shpejtësisë së mjetit. Tash që e dija ku ndodhej objekti, bëra çmos ta fotografoj me sy. Harkimi i rrugës shi përpara tij, të pengonte për ta parë më gjatë, ca sekonda hulumtuese që do mund të analizonin çdo gjë.
Në vetëtimën e zbulesës, sidoqoftë, m’u bë sikur pashë dy shpatulla të rrëzuara njeriu të mbledhur kruspull, si dhe një fashë të bardhë që mund të ishte sa çarçaf, aq edhe kind këmishe. Pasi vetëtima kaloi, m’u duk sikur kisha parë edhe një xhufkë flokësh, dhe ca më pas akoma, edhe një bërryl në përpjekje për të ngritur trupin e rrëzuar.

E premtja erdhi shpejt, dita e fundit e javës që do grahja rrugës 400 për të shkuar në punë: përqendrohu i thashë vetes, ftilloje ç’është ajo trajtë anërruge, të cilën po e quaja ULO, “unidentifiable  lying object”. Prej kohe kisha një dëshirë të fshehtë që të shihja edhe unë një UFO, si aq e aq njerëz të mirë që dëshmonin në TV. Problemi kryesor me UFO-t ishte se ata lëviznin e zhdukeshin me shpejtësi të pabesueshme. Ndërsa tani ish e kundërta, ne tejçoheshim aq shpejt, sa që nuk arrinim të shquanim një gjë aq të thjeshtë, të prekshme me dorë, mu ndanë udhës. Kur harkimi fshehës i murit anësor u dha i mysët, preka fare pak frenën, sa për një zvogëlim shpejtësie as 2-3 miljesh në orë, dhe menjëherë ndjeva kreshpërimin dhe pakënaqësinë e rrugës që më përndiqte nga pas. Aq mjaftoi ama që të fitoja një grimë kohe, edhe m’u bë se objekti kishte lëvizur pakëz që nga dje, sikur kish dashur të kacavirrej për muri, por pa mundur. Ai si shall i bardhë apo këmishë e shqyer nga përbrenda palltos a zhgunit, binte në sy pak më tepër. Një mundësi flokësh, leshterikë të errët mbi syprinën e shpatullave, kishte lëshuar bisqe gjatë natës së shkuar. Ishte si një mugull që s’po arrinte të mbinte plotësisht – kur “gjëja” mbeti pas e ndjeva fizikisht humbjen, më të plotë se kurrë dhe mirëfilli, kështu humb njeriu, thashë, kështu humbin kombe, ushtri, për të cilat është ngjizur apostafat e Premtja. 
Mund te kisha simuluar ndonjë defekt të makinës, duke ndezur dritat e alarmit në kohë, që ndalesa e mjetit tim gjoja të prishur të përkonte me vendin ku ishte objekti, kjo shtirje dhe hile e vogel do e kishte zgjidhur çështjen, dhe mllefi e të sharat e njëmijë grahësve pasues vënë rresht pas meje do ia vlenin barra qeranë… s’më shkoi mendja, por edhe sikur, nuk e di a do isha i aftë ta  bëja këtë.

Të nesërmen, si e shtunë që ish, rruga shtrihej bosh. Një zbrazëti xhan-xhin për milje të tëra, nuk shihej asnjë automjet, asfaltobetoni kish një pastërti të padurueshme. Kthesa e padukshme u afrua, ngadalësova i pashqetësuar shpejtësinë, objekti i zi u shfaq, u afrua deri sa ndaloi përpara meje. Zbrita nga kali i hekurt, u afrova, ishte vërtet kufoma e një njeriu, kokën e të cilit nuk po e ktheja dot mbarë, ta shihja se cili ish, me gishtat kapur në ata flokë të teltë e të pabindur, e i rraskapitur nga  pamundja më zu një ngashërimë e ngrohtë, e ngadalësuar si një zgjerim përroi.
U zgjova mbi jastëk të lagur. Dënesa ishte akoma aty, një makth për gjithë njerëzit që i doja e s’i ndihmoja dot. 

97 Komente

_

Me ka tronditur çdo qelize ne trup. Nje nga ata tregimet qe kur i lexon te duket sikur bota ka pushuar se funksionuari.

Nje enderr e keqe ne nje situate te perditshme, banale por qe riperseritet ne infinitet; si akrepet e ores na lajmeron per fundin e ekzistences sone. Nje hije e rende ne koshiencen e te gjithe neve.

Shume e bukur.  

Keto nuk jane njolla te murrme, keto jane njolla te zeza. 

 

!!

hija s'mund te jete e murrme. hija eshte vec hije.

ok, e murrme eshte si e zeze apo jo?

Si kafe ose si gri. smiley

atehere hija qenka e murrme "after all."

haha, u dhjene ne breke ateistet.

 

po....vetem ateistet kane frike vdekjen.....

Lira, kot me ke inat. Po te me shposh edhe mua gjak me del.

c'a flet o emigrant, c'a flet. kush te ka inat aman. 

nje dite me tha shoku yt coli qe ti se c'me kishe share. s'di ku ta lexoj. mund te ma perserisesh pak?

Alba, i ke lare duart?

Kush te ka thene qe nuk te du
Dikush don me na ngatrru.

Ps. Ste nis dot lule nga celli

e bej une per ty. (kot nuk jemi shoke)

smiley

U zgjova mbi jastëk të lagur. Dënesa ishte akoma aty, një makth për gjithë njerëzit që i doja e s’i ndihmoja dot. 

smiley 

hynjia eshte gjindosur keto kohet e fundit.

shume shkrim i bukur. 

smiley (me sinqeritet)

shume i bukur dhe i ndjere.

 

Deri te e shtuna te duket se e lexon nje short story te shqiperuar, nje nga ato mijera me kete tematike. Mirepo te shtunen vjen ne shprehje tipari shqiptar i personazhit kryesor, kureshtja dhe babagjanlleku. Nje i huaj nuk do t'i fuste kurre gishtat ne ato floke te telte e te pabindur. Dhe me duket se mu ketu qendron bukuria dhe nyanca origjinale e ketij tregimi.
 

Neqoftese ka ndonje tipar letrar tipik shqiptar eshte moskuptimi i thelbit te vertete te tekstit, jo vetem nga lexuesi, por edhe nga autori, qe punon si sonambul, pa kuptuar vleren e krijimit te tij, biles eshte mire mos me e zgju se rrezohet nga çatia. Qe te mos i mbetet hatri asnjerit, perfshire ketu edhe Kadare.

Vlera e tregimit eshte universale, dmth edhe shqiptare, dhe koncentrati eshte ky citim:

ishte vërtet kufoma e një njeriu, kokën e të cilit nuk po e ktheja dot mbarë, ta shihja se cili ish,

Gjejeni vete kuptimin se kam frike se zgjoj autorin (e gjeni pothuaj ne çdo shpjegues endrrash qe e blen te stacioni i trenit), megjithse ka endrra qe zgjohesh dhe kujton se je ne zgjender, por ah zgjohesh perseri, dhe e kupton se ke perjetuar nje enderr.

Keshtu zgjim pas zgjimi, derisa arrin ne Zgjimin e Madh (por teper vone, ah sikur ta kisha ditur ...).

"Jeta eshte nje enderr" ka thene Domez della Serenata alla Kukaraça, kurse Heretiku ka thene: "Jeta eshte nje zhdenderr qe te perkund si enderr".

Shume i bukur.

per kete shkrim nuk do te kisha pyetur kush eshte autori. shkruar nga "emigranti" i jep ngarkesen emocionale te duhur.
 

I bukur. 

Po pse kishte shpresë ta njihte njeriun e panjohur? Mos kishte pas ndonjë aksident më parë a kishte parë filma me vrasje aksidentale apo kishte lexuar shumë gazeta nga Shqipëria atë ditë.Hero  mund të na e spjegoj po të dojë. smiley

une e interpretova si frike nga vdekja per veten e tij dhe per te afermit. por mund te jete ajo qe thua ti.

O feministe inteligjente, po nuk e shef se Prizreni ka nxjerre llapen?

 

tani qe me the ti e pashe. danke. smiley

Per mua bukuria qendron tek pafuqia per te ndaluar pas "dites se pare", tek pamundesia reale dhe metaforike per te dale nga rrjedha. Paralizen personazhi e "zgjidh" vetem permes nje endrre me rrugen bosh. Me pelqeu. Flm.

''ishte vërtet kufoma e një njeriu, kokën e të cilit nuk po e ktheja dot mbarë, ta shihja se cili ish,''

''kembanat bien dhe per ty'' shkruante dikur, dikush. e para kjo.

zakoni pellazg troket tek autori per ta kthyer kufomen mbare. e dyta kjo.

dhe mund te kete te trete, gjithashtu ...

 

 

 

Po që vete te shohi kufomen is e treta

Emo, me pak lidhje me temen, ktu ke Pagesen e Frikes nga kohe e Benonit. Me beso qe sot e gjeta "rastesisht".

E kam kerkuar edhe here te tjera po nuk e gjeja. Kjo eshte kopja e vetme e plote, as me shkonte ndermend me e kerku ne kete gjuhe.

smiley

PS. Legjenda e Fradiavolos.

Em, tregimi me peleu shume. Dhe ka ca dite qe e e kam lexu, po na myten budallalliqet. Urime.

Ja përse fëmijët duhet të mësohen që të lexojnë çdo lloj libri.

Thanks, PF!!

tip hitchkock...por edhe modern.....

...i know, its only r&r but i like it, yes i do...

 

Zbrita nga kali i hekurt, u afrova, ishte vërtet kufoma e një njeriu, kokën e të cilit nuk po e ktheja dot mbarë, ta shihja se cili ish, me gishtat kapur në ata flokë të teltë e të pabindur, e i rraskapitur nga  pamundja më zu një ngashërimë e ngrohtë, e ngadalësuar si një zgjerim përroi.
U zgjova mbi jastëk të lagur. Dënesa ishte akoma aty,si një makth (për gjithë njerëzit që i doja e s’i ndihmoja dot. )

Per mendimin tim dy fjalite e fundit percjellin "moralin e fabules" dhe i japin kodet e leximit, lexuesit.Por kam pershtypjen se ajo fjali e  ngushton mesazhin tek "njerzit qe i doja".  Mesazhi me i sakte eshte pamundesia per te dale nga rrjedha e shpejte e perditshmerise,(komenti i Finisterre) rendja e gjithkujt ne "korsine" e tij dhe humbja e humanizmit dhe e shpirtit kalorsiak si kosto e pashmangshme e modernitetit. Jo me kot narratori thote "zbrita nga kali i hekurt" si "kaloresit ne mesjete". Nga kjo pikpamje,gjysma e  fjalise se fundit mund te mos ishte fare.Tregimi per macen ne debore ishte me fin pikerisht sepse mesazhet e autorit ishin  me te terthorta dhe i linte  me shume hapsire interpretative lexuesit.

Por kam pershtypjen se ajo fjali e  ngushton mesazhin tek "njerzit qe i doja".  Mesazhi me i sakte eshte pamundesia per te dale nga rrjedha e shpejte e perditshmerise,(komenti i Finisterre) rendja e gjithkujt ne "korsine" e tij dhe humbja e humanizmit dhe e shpirtit kalorsiak si kosto e pashmangshme e modernitetit.

S'jam fare fare dakord me shperfilljen ose heqjen e "njerzit qe i doja" (qe vazhdon edhe me "e s'i ndihmoja dot"). Ne kete menyre i hiqet motivi i krijimit, tregimi do te ishte vetem nje kritike e jashtme e modernes sikur moderniteti (ose sistemi) e ka fajin. Kjo eshte nje kritike jo vetem reaksionare, por me keq, fallcoreaksionare.

Mos kujto se ishte kollaj te ndalje galopin e Rosinantit ne Mesjete.

Vlera e personit nuk varet nga sistemi qe ka jetuar.

Ty te pakten nuk te leverdis as personalisht, sepse ne kete menyre i jep ne dore koburen e mbushur spermatozoideve dhe ovuleve te bashkuar mbas vitit 90-te. Po te njejten gje qe kane bere dikur me brezin e vjeter sperm-ovulet e "brezit te ri" te mbas vitit 60-te.

 

Vlera e personit nuk varet nga sistemi por sistemi percakton modalitetet e manifestimit te vlerave te individit. Konkretisht po  flasim per humanizmin, per solidaritetin, ndjenjen e te qenurit prane tjetrit per ndihme, mbeshtetje, perkrahje.

Ne tregim narratori eshte vendosur ne nje situate ekstreme, ne trafikun marramendes te nje autostrade. I gjithe parashtrimi ben sens ne nivel metafore sepse po ti futesh nje logjike tjeter me teknike, pra pertej fiction, nje drejtues automjeti qe dyshon se dikush eshte aksidentuar, vertet nuk ka mundesi te ndaloje por me tej, ne nje pitstop, mund te njoftoje policine dhe kesisoj eshte ne paqe me ndergjegjen. I gjithe tregimi evidenton pikerisht tensionin mes vullnetit per te qendruar, per te verifikuar njollen e murrme dhe pamundesise te imponuar nga "sistemi" ( trafiku, nxitimi, shpejtesia, rend o rend se nuk ke kohe, orari, puna, takimi etj.) Ne kete kuptim them se fjalia "per njerzit qe dua" e cvendos mesazhin nga rrethanat imponuese tek individi, tek ankthi i brendshem dhe pergjegjsia morale.

Ne kete kuptim them se fjalia "per njerzit qe dua" e cvendos mesazhin nga rrethanat imponuese tek individi, tek ankthi i brendshem dhe pergjegjsia morale.

Aha tani e mora vesh ma mire pse u dashka heq "per njerzit qe dua", dihet qe dashnija i prish pune individit me ankth pergjegjsie morale, me mire shkarkoji keto gjera mbi sistemin e imponuar. Ne fakt kjo eshte nje prej kontradiktave kryesore (ndoshta kryesore) te marksizmit, fataliteti i sistemit dhe fataliteti i individit te revoltuar, rezultatja baraz zero. Materia primare, ndergjegja sekondare, biles nuk ekziston fare. Rrnofte neo-liberizma. Majeni n'tullum!

 

Gjithe sa kam thene ne komentin e pare, nuk shkarkon individin nga pergjegjesia morale ne emer te fatalizmit apo determinizmit materialist markist. Materializmi markist kur flet per primaritetin e materies e shpeton veten nga fatalizmi kur afirmon rolin aktiv te ndergjegjes, kur njeriun e shikon jo vetem produkt rrethanash por edhe ndryshues te rrethanave. Perkundrazi, aplikuesit e marksizmit i mori ne qafe besimi vereber ne forcentransforumese te ideologjise. Sikurse teologjia e cila, kur predikon se gjithcka eshte vullnet i Zotit, i heq cdo justifikim  individidit  duke e pranuar ate si qenie me ndergjegje, e afte te zgjedhe mes te mires dhe te keqes.E keqja eshte kur hyn ne loje relativizmi, kur kalohet pertej te mires dhe te keqes ne emer te utilitarizmit.
 

Menjeane cirkun me marksizen dhe teologji, vete shkrimi qe po diskutojme e mbeshtet suksesin e tij ne pershkrimin artistik metaforik te pafuqise se njeriut per te ndryshuar rrethanat, dmth sistemin, fatalitetin e ritmit te pershpejtuar hiperbolikisht te modernitetit (metafore autostrada), plus ne raport dialektik me  vrasjen e ndergjegjes qe zbulohet ne forme endrre si impotence per ta ndryshuar megjith kerkesen e natyrshme per dashni per te tjeret.

Tani ti dridhu perdridhu me marksizma dhe teologjizma, ne fillim kerkove ta hiqje kete te fundit, pastaj mbas komentit tim ta zbusje, ta perzjeje, a ku di un se çfare tjeter. Por eshte e sigurte qe ky eshte stil modern revolucionar (i fundit), stil New Age (me shkrimtare amerikanolatine, budiste induiste, ne fakt te gjithe lazaratiste, e ish-marksiste) qe te gjithe te keqen e shikon tek teknologjia (teori Hajdarage), dmth tek e jashtmja, dmth tek sistemi, rrethanat, etj etj, bjeri fyellit ne te njejten brime qe prej Iluminizmit. 

Te gjitha salto mortale qe pershkruan ti per marksizmin qe here ndergjegja eshte e percaktuar nga marrdheniet ne prodhim dhe njekohesisht ndryshues i marrdhenieve ne prodhim, njeriu jo vetem produkt rrethanash por edhe ndryshues te rrethanave, jane xhibla dialektike vjedhur nga Hegeli, dhe ky i fundit i ka vjedhur nga teologjia, sepse ambicja e pare e Hegelit ishte per tu bere teolog (njesoj si Hajdaraga), pastaj ndryshoi mendje.

Sikurse teologjia e cila, kur predikon se gjithcka eshte vullnet i Zotit, i heq cdo justifikim  individidit  duke e pranuar ate si qenie me ndergjegje, e afte te zgjedhe mes te mires dhe te keqes. 

E perseris kushedi per te saten here, mos u fut nga zona ku nuk di gje, dmth nga teologjia, aq me teper zone me tela me gjemba e me mina.

 

Keshtu sic e shpjegon ti, pra pafuqia per te ndryshuar rrethanat perballe nevojes per dashuri, atehere une fare mire mund te shtoj se nuk ka dashuri pa sakrifice, dashuri vetem permes veprimit behet sherbim.Ndryshe mbetemi ne tempullin e lloisjes ose psheretimave fataliste ah sikur te isha djale, dmth sikur te isha batman. Edhe ne situaten me ekstreme njeriu i inspiruar ne mos nga dashuria per te tjeret, nga dashuria per veten,reagon. Edhe kur je ne territorin e ujqerve (film-ta shjegon Stalker)

Prape u fute ne cirkun e marksizmit dhe teologjise. Me thuaj ti qe i di me mire gjerat e Zones se Supremit dhe te zones operative, si eshte e verteta?

Ta kam shpjeguar disa here, dhe ti per momentin e ke kuptuar (ne kuptimin se nuk ke replikuar me). Por kuptimi nuk eshte nje mekanizem formal, funksional, teknik, mekanik, etj si e kujtojne intelektualet dhe robotet, implikon mekanizma inkoshiente morale, çbllokime situatash, traumash dhe ndodhish themelore. Ne fund fare implikon veprimin ndryshe ne perputhje me kuptimin ndryshe (kuptimin e ri per boten, se nuk po flasinm per kuriozitete te prodhimit te Koka Koles, po per gjera kapitale per njeriun).

Dmth e thene ne gjuhe alabake dhe peshkore: do bythe te kuptosh!

Por ju arrini deri tek bytha e postmoderneve franceze, Foucault, Derrida etj. Nuk shkoni me pertej bythes me nje fjale.

 

smiley

te du fort 

smiley

ne fakt eshte mebleme fare... shifeni sa bukur e permbledh:

Por ju arrini deri tek bytha e postmoderneve franceze, Foucault, Derrida etj. Nuk shkoni me pertej bythes me nje fjale.

smiley

fraza si "inkoshiente morale" jane pershkrimore, dhe s'bejne gje tjeter vecse komfirmojne mosnjohjen tone (ngaqe "don bythe" sic that zotnija juj), sepse ne te vertete, jane edhe ato mekanizma funksionale, mekanike, teknike, por me nje klecke te vockel, te panokshme hala nga rodi njerzor.

"U zhduk! Materia? Jo, kufiri yne i NJOHJES per te."

Vladimir Ilic

Por ju arrini deri tek bytha e postmoderneve franceze, Foucault, Derrida etj. Nuk shkoni me pertej bythes me nje fjale.

Shume mire e ke qe i rref keta (se nuk marrin vesh), po mu pergjigj mua: ca ka pertej bythes se Derridase? (keta as tek Derrida nuk shkojne dot, se u prishet "shqiptaria")

obobo, erdh Julua qe e qit neshjen 10:0 per heretikun qe pa fillu.

me te tille tifoze te verber, zoti Heretik, gjynah qe lengon ai truall! smiley

 

Ngjitur me te ndenjurat e Derridase, vijne ato te Torquemades.

Nemesis, pertej bythes se Derrides ndodhet Krishti, sepse postmodernet jane ata qe ndodhen me prane atij, por vetem se i kane kthyer bythen. Dhe kete e kane bere si nderim, sepse ate kane organin me kryesor dhe me me vlere. Ate kane, ate japin.

Dhe forcen e bythes tani doli sheshit tek lojrat olimpike ruse ku jane duke luftuar bytha e zeze dhe bytha e bardhe, lufte qe reflektohet edhe ne Kosove, qe ne thelb doli qe eshte nje konflikt bythe.

Ja ku ta sqarova edhe punen e Shqiptarise postmoderne pa fut xhaxh Enverin topsheqerin.

 

Hesht se ja per pak do bien kembanat! Kembanat e Ngjalljes - thote (shen) Janis Ritsos, qe keta te majtet postmoderne e lexojne si Biblen, po nuk i marrin gje vesh. 

 

 

o robi Zotit, nuk kam replikuar me sepse ti sapo muhabeti futet ne hullite metafizike,  tregon sumen (do bythe te kuptosh! ) .Ndoshta te ngaterron "Summa.." e Thomait. smiley dhe domosdo atje do perfundosh per cbllokimin e situates.Eshte e kote te pres ndonje shpjegim, ndonje dije te re , pertej horizonit te summa-s.  

Me lart ke thene :

ky eshte stil modern revolucionar (i fundit), stil New Age (me shkrimtare amerikanolatine, budiste induiste, ne fakt te gjithe lazaratiste, e ish-marksiste) qe te gjithe te keqen e shikon tek teknologjia (teori Hajdarage), dmth tek e jashtmja, dmth tek sistemi, rrethanat, etj etj, bjeri fyellit ne te njejten brime qe prej Iluminizmit.

Po mire,   mekatit , ai i origjines nga erdhi , nga   vetvetja apo prej  gjarperit,  nga jashte?  llafosu me nemesis se ai i di mire keto punet e paganizmit dhe kristianizmit.

Spiritus, pse genjen sipas zakonit sa here ndodhesh ne veshtirsi?

Kete diskutim e kemi bere disa here bashke me komente çarçafe shume serioze.

Eshte hera e pare qe te pergjigjem ne kete menyre se ma keni sjelle ne maje te hundes.

Eshte e kote qe ben lodra fjalesh ne latinishten e Thomes. Shiko me mire faktin qe intelektualet e adhuruar prej teje e qe ti citon vazhdimisht, shumica jane pede, biles disa prej tyre, qe kam permend edhe sot, jane aktiviste pede.

 

Perseri nje tatuazh fjalesh mbi lekuren e  peshkut, asgje me shume.nga suma tek summa.

Po mire,   mekatit , ai i origjines nga erdhi , nga   vetvetja apo prej  gjarperit,  nga jashte? 

Ai erdhi prej kalimit te species njerezore nga barngrenese ne mishngrenese. 

me fal per nderhyrjen, por Hegeli e ka vjedhur nga Plato.

edhe dy maestrot e fese, se pari Augustinua e me pas Aquinasi, nga ata ustallaret (Plato dhe Aristotel, perkatesisht) i kane vjedh. feja s'ka agje te veten, lum Heretiku. Sorry.

Lum Emoja dhe lum Rasell koqepordha megjithse gjeni i modh mer jau, por teologjia dhe filozofia punojne te dyja ne fushen e intelektit, mendimit, kurse feja punon ne fushen e vullnetit, veprimit.

Pra jane te dyja fusha te ndryshme, megjithse jo pa lidhje me njera tjetren.

Qe ta kuptosh me konkretisht si katunar Skrapari qe je, me talent te madh per te bere vjersha, eshte po e njejta distance prej intelektualeve te shquar Agustinua, Aquinasiu, Platua, Aristua, Hegelua, Hajdaragua, deri tek zona e fetareve Palua, Petrua, Françeskua, Nene Terezua.

Sorra, Sorra, Korba, Korba.

 

pra, duke bere salto mortale qe feja s'na qenkesh teologji (o llah!) kerkon te hedhesh lumin Jance? kot e ke, edhe kampion trehapshi te jesh, nuk e ben dot. do te rrembeje e verteta relative e do te te hedhe tutje, atje ku nje kinez taoist pret koken tende te mbushur me lakra metafizike dhe epistemologjike.

Leri lakrat e mija se ti per keto pune nuk di as gjerat me elementare, as katunar nuk je, se po te ishe do ta kishe kuptuar ndryshimin prej Akuinasit qe per 40 vjet nuk doli nga dhoma duke shkrojtur vazhdimisht, dhe shen Pjetrit dhe Palit qe nuk lane vend pa shkelur qark e terthor Detit Mesdhe per te bere deshmi, dhe kane lene disa letra qe per kohen ishin si udhezime te Qarkorit te Partise. Nga te gjithe shenjtoret qe kane krijuar urdherat e ndryshem te krishterimit, te gjithe njerez te veprave konkrete, sherbimit dhe deshmise, vetem njeri ka qene edhe tip intelektuali, shen Antoni, kallam kusuri gati nuk dinin as te flisnin, jo te shkruanin.

Ta kam thene qe shpirterisht je akoma ne kafe Ali Demi duke pi raki frutash, per shendetin e te bukurave sinjorina dhe te profesoreve te Harvardit qe e kane tri-plome mjeker mer jau.

 

nuk kam gje kunder qe ne nje fare menyre Petrua dhe Pavllua qene Memo Metot e dinastise Flaviane (sidomos Titusit), ama qe te thuash qe Augustino qeflliu dhe Aquinas dermbyllmi na qenkeshin "leshko" dhe Antoni na qenkesh finok, edhe kjo sikur nuk vete. Pse s'e dime ne kush qe Andoni?

sidoqofte, je maestro per te dale nga kendet e ringut, ku une te sjell vazhdimisht me force titanike faktuale - jo intelekti, as dijenishe. te vret e verteta, zoti Heretik, por e verteta ime, jo ajo e jotja, absolutja, hyjnorja, e pavarmja, qe mcifet prapa mejgullnajes se Andromedes. E jotja nuk vret dot, per shkakun e thjeshte, se nuk ekziston, nje e mete qe e ka marre me qafe qe ne krye te heres.

Kurse feja punon ne fushen e vullnetit, veprimit...

Shyqyri te ndihte , por kur lexon nga keto nuk mundte mos i vish ne ndihme Heretak -tuk -tikut .Prova me e qarte se Feja punon fushen dmth Vepron eshte .Papa behet veprues i shumeanshem .. nga shkrimtari Baltazar Heretikus !

Sa per qyltyre asnje Liber FETAR i hershem nuk eshte FETAR me kuptimin qe i dhe ti Fese sot  .Biles edhe Krishti do kete qene ndonje peshkatar i zoti qe ushqente Robt me peshk falas . Besoj se i prishej nga vapa po ta ruante kur e kapte me shumce dhe pasi nuk kishte treg , e falte .Po te ishte i mendimit ose Intelektit  kishte zbuluar Frigoriferin ...smiley

Me pikatore i kam komentet i nderuar , po kur vjen ti vallaj nuk permbahem dot ! Amen ..

Meqe permende Krishtin, mbasi hoqe protezat dhe biberonin nga goja, Krisht eshte nje titull qe ka funksione te caktuara.

Kurse incidenti me shumefishimin e peshqeve i referohet Jezuit, nje personi historik, i cili nuk shumefishonte peshq e as ecte mbi uje. Ai as nuk mundte, e as nuk donte te bente idiotsi te tilla. Ai vetem ka folur dhe ka vepruar, nuk kemi as nje rresht te shkruar prej tij (njesoj si Sokrati). Te gjitha sa jane shkruar per te, jane shkruar nga te tjere, dhe 50 vjet mbasi kish vdekur, ne baze te kujtimeve "me ka thene baba mue zotri". Njesoj si kujtimet e tua per kooperativat dhe Sigurimin "ka thene Marksi te AntiDyringu zotrie mer jau".

Keto çudi jane vetem pershkrime simbolike figurative, te zakonshme ne epoken e mendimit mitik, por edhe ne epoken e mendimit shkencor, mbush tumllas me shkencetare qe fabrikojne metafora artistike me "njolla te murme" ne autostrade duke hapur frigoriferin per t'i dhene Ronit RoboTronit nje shishe Koka Kola, shoqeruar me nje kavanoz me tranguj turshi. Pa harruar prezervativen.

 

Vazhdoj akoma me cilesimin e te Tredhurit Mendor ...me ngyre kafe .."Abuzues" , keshtu qe mos e merr per mungese deshire purgjiGjen smiley Plus deshires te zvordhur per friken e pashpjegueshme se " i prishem Blogun " ? kur te Tredhur Mendore Gjithfaresh ( jo JU ) pershendetjen tek PPU e kane si me ardhe pas nje tas groshesh , dhe belbezakesh egoiste qe sapo kane mbaruar Tetevjecaren . Dhe ky ne krye kjo Faqe jo te Tredhurish Mendore shenon ( pervec ankeses tuaj per mua ) Blog per te Gjithe smiley ...

Por gjithsesi me Ju eshte kenaqesi te zgjerosh Horizont-et !  Prandaj dhe marr shkas e futem

Qe rrjedh e cfryn kjo nuk ndryshon asgje , ne se embel apo jo . Rendesi ka qe cfryn e pjerdh ! Edhe me kete perkushtim Ideal per "signora Bertinin " Po qe mund te xeBertheje dhe Krishtin smiley vallaj i kalove dhe kufijt e Alelujes . Edhe Engelsi thoshte qe para se te shkrunte nenvizonte se jam mbaeshtet ne  dijet e Heret Heretikarius  ...

Vetem ti nxe nga Hyjnorja e shaleve te kaporal pelgrinit ! Dhe folu korobackave ta fshijne ose ta fshehin faqen se "na ofenoi B.Sovje - tak -tuk- tik a i qifja udhet "

Jo keq Emigranto, triller smiley

Pjer, te lumte!

Po pse na ...prish muhabetin moj lanete?

Me vjen shume keq grava po s'kam qellime prishjesh muhabeti.

smiley

 

Kurse ju jardine, keni fillu te beheni ...gjuhuster! E di ca dmt? Rrembeni, ne ajer ato fjalet ...si ajo " ..p " atje siper .Mos u bej " epaudhe" !

Well, Grave. e rendesishme per mua eshte qe te mbaj integritetin tim. Ju beni çfare te doni me tuajin. smiley

për saktësim: është "gjuhëhistër". Fjalë shumë e bukur e shqipes.

Faleminderit, grava!

Pikerisht ate ju sygjerova, qe te mos merrni ekektrone nga " integriteti i te tjereve " sepse sic edhe e dini " elektronet fluturojne" ...per tu perzjere me te se tjereve.Keshtu qe nuk i mba me dot, per te tuat.Kaqe thashe

Ne menyre shume te kendshme do te thoja. Nejse, edhe une si Emigranti ju falenderoj per prurjen e nje fjale te bukur shqipe. Por do t'ju kujtoja qe fryrja e gjerave ne kete rast ishte krejtesisht e panevojshme dhe tejet fyese. 

Nuk me shkoi fare ndermend fyerja.Me shume eshte shaka

matja e fjaleve eshte e keshilluar atehere.

naten.

Me pelqeu Emigrant. Madje do sygjeroja qe turning point ne fund ta beje hekurosje dhe ta beje straight.smiley Dmth mos ta transplantoje gjithe historine ne kutine e nje endrre, por ta vazhdoje mirfilli drejt ecurise natyrale. Nje tjeter makine qe ndalon, policia, thirrjet e ndergjegjes qe te kujtojne qe po te ndaloje 1 dite me pare ajo do ishte gjalle etj etjsmiley Dicka tek trilleri sic thote dhe Pjer, por me nje ngarkese psikologjike personale.smiley Po ti e di. Ti do thuash, po i heqim elementin surprize, nese bejme ate qe lexuesi pret te lexoj nga fundi. Dakort jam. Por mire do ishte qe ate punen e endrres ta zgjasje me shume. Jo vetem nje fjali. Por normalisht, ti e di prape.smiley

Si zakonisht fanse e perhershme e levrimit tend te gjuhes shqipe dhe ngarkeses qe i jep fjalise. Fjalite e tua i bene aq te renda, sa qe gjithmone te lejne shenje me mbarimin e tyre, pa pasur nevoje per ta marr kete ngarkese me mbarimin e paragrafit. Te mirekuruara gjithashtu.

Faleminderitsmiley

Mbetem e mendimit se emigranti jep maksimumin e tij ne proze,ose metaforat e shumta qe ai perdor shkrihen mjeshterisht me mendimet,sinqeritetin dhe pasurine e gjuhes,duke e bere me te rrjedhshem dhe te kendshem per lexusin; ndjeshmeria e tij perplaset bukur me pamundesine e jetes se vrullshme,per te qene njeri i vlefshem me normat e moralit te tij!

ndjeshmeria e tij perplaset bukur me pamundesine e jetes se vrullshme,per te qene njeri i vlefshem me normat e moralit te tij!

shume e bukur kjo xhen. muhabeti ke tema  eleximeve per femijet. ja pra cfare te ben te lexuarit e shumte, te ben sesibell perballe nje bote te hekurt, shikon qarte e ma qarte e vuen thelle e ma thelle (do thoshte Zana) smiley

smiley flm spiritus,e thene prej teje me rritet mendjasmiley,por le tja japim torten me gjith' qershi emigrantit!

nashismiley ajo qe thua mbi leximin e librave qendron 50% them une,ndoshta eshte me shume perkushtimi dhe vlerat qe te transmetojne prinderit(jo vetem me libra) qe s'duhet te lodhen asnjehere,ne infinit, me dashurine per njerezit dhe respektin per çdo individ per te formuar nje NJERI me vlera!

Zbrita nga kali i hekurt,.......

 Se C me kujtoi nje poezi : Hej ti brrumbull metalik......

Vojo Kushi i thrriste tankut.

Se si mu lidhen gjerat me kto kafshet metalike ...?

Nejse dicka interesante

 

" Shpejtesia e vozitjes "

Nuk me duket si emigranti ky mua .

eh mer Brad, kshu te rre syni ty sa here smiley

mos me boj te them me fakte konkrete si e qysh... smiley

jo ndonje gje impresionuese. ngjarje qe ndodhin, s'kane nevoje per pene.

sorry emo. koqet e ademit po. historia po pres te vazhdoje. 

ngjarja eshte shume impresionuese. nuk ka akt, por ka verb. qe eshte forma me subtile e aktit. smiley

nuk eshte e thene te biem dakort. ngjarja eshte personale. per verb nuk ka aq diialog per art. shiko i cik edhe tense of the verb. Impressive dhe UFO ishte vetem se ishte ajo present, qe shkaktoi ndergjegjen mos ta perseriste, te ishte me e kujdesshme, e pagabueshme. ka moral ngjarja. ishte ajo, apo gabimi. 

well, po perifrazoja avokatin (ngjelen).

s'gjeta gje me te mire per nje koment qe me thote qe kjo s'ishte gje, ndersa ajo tjetra po smiley

naten e mire.

Keshtu eshte kjo pune Emo, ca pelqejne koqet e Ademit, ca pelqejne felet e Eves. Ca pelqejne edhe nje gje tjeter, per te vertetuar qe te gjitha ngjyrat te botes (ylberi demokratik) krijohen nga tri ngjyra parake,  dmth titulli libri i verdhe "Tre ngjyrat e kohes" te Ali Abdihoxhes eshte profetik-tuk-tik.

 

Kshu eshte kur ka shume fansa... Dua koqe Ademi i thote tjetra. Skam thote ky, me mbaruan. Duku kur te vije furnizimi me koqe prape. 

 

e gjithe java eishte enderr apo vetem e shtuna?

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).