Sot herët në mëngjes, policia shqiptare ka arrestuar në Himarë një shtetas grek në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve, i riu Filip Dimojianis është arrestuar sepse shpërndau në qendër të Himarës fletëpalosje me përmbajtje nacionaliste për 100-vjetorin e shpalljes së autonomisë së Epirit të Veriut. 

Në fletushkat e hedhura prej tij ndër të tjera shkruhej: “Të parët tanë i shlyen detyrimet e tyre, po ne ç’bëjmë?”, ose“Skllav është ai që pret ta çlirojnë të tjerët”. Fletushkat siglohen nga Komiteti “Vorio Epir 1914”. 

Sipas websiteve greke që konfirmojne lajmin, “ky veprim nga ana e policisë shqiptare, privon vorioepirotët nga e drejta për të festuar në mënyrën e tyre këtë moment të veçantë për ta”. 

Ndërkohë raporti shton komentin se "në Greqi nuk u arrestua askush për fletëpalosjet, që shqiptarët hodhën në rrugët e Athinës, për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë". 

Në çdo 17 shkurt, qarqe të caktuara greke, përkujtojnë vitin 1914 kur ajo pjesë që ata e quajnë “Epiri i Veriut”, deklaroi autonominë e vet dhe krijoi një qeveri në Gjirokastër me kryeministër Jorgo Zografo. Protokolli i Korfuzit e njohu këtë tokë si njësi autonome nën sovranitetin e Shqipërisë, por ai u anulua nga Konferenca e ambasadorëve në vitin 1921. 

11 Komente

po epiri i jugut shpalli gje autonomi??

po si jo!..kishte trim ti dilte para blitzkrieg te Liges Ballkanike?..........ne bene mire qe s'u ngaterruan,  se rrezik sot do te kishim per kryeminister Filipen e fletushkave 

endrra me buke lepurushi. njeher u ngrit kali trojes. njeher ra daci ne kos , 100 here eshte djeg Greqia , dhe prap , endrra

O Julo, mos me thuaj qe prandaj je kthy ne atdhe????

Si e quajnë veten këta, neorevoluksionarë; po epitetet?
Apo mos vallë, "revoluksionarët e indinjuar të VorioEpirit"? Apo "revoluksionarë teoriko-praktikë të shumësive singulare abstrakte"?

Epiri i Jugut po lufton me Epirin e veriut per ceshtjen e skllaverise  smiley

Lind pyetja :Kush do clirohet dhe nga kush, se skllevrit i morrem vesh, nuk jane shqiptare ?

nuk jemi sklleverit, por as pushtuesit. ....tani ti Adria, nese do ta besh Filipen disident me zorr, mos e kerko te verteten ketu mes nesh smiley

jallah, disident me zorr vetem ne monizem ka pas. Ne jemi brezi  i ri, ashtu si dhe filipe, por jo nacionalistleshi si ai smiley

smiley ashtu thua ti, po si ndihet Filipi?

Filipen e kane arrestuar heret ne mengjesin e 15s.......personalisht ndiej keqardhje per te gjithe ata qe u del prej hundesh dita e te dashuruarve smiley

na u be ky vorio epiri si vere p!dhi

Nuk e kuptoj pse e kane arrestuar. Keshtu shteti shteti shqiptar i jep publicitet personit dhe kauzes ne fjale... Me mire ta linin ne qejfin e vet. Ndoshta do te kishte gjetur dhjete simpatizante, por tani do te gjeje 50 me siguri.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).