Kevin Spacey i ka duart me gjak në serialin televiziv House of Cards, ku ai luan kongresmenin amerikan Frank Underwood. House of Cards sapo publikoi sezonin e dytë, në mënyrën që Netflix ka gjetur, duke i bërë të gjitha pjesët e sezonit të disponueshme në një ditë. Netflix ka komisionuar edhe një sezon të tretë të dramës politike plot intriga, duke sjellë një tjetër aktor të suksesshëm të kinemasë në lëmin e prodhimeve televizive.

Serialet televizive janë tanimë njëra nga mëyrat e preferuara të punës për kineastët që kërkojnë liri kreative, krahasuar me Hollywoodin, që prodhon filma të cilët duhet të shiten masivisht në Azi, Europë e kudo gjetkë, duke i zhveshur historitë nga nuancat lokale që u japin kuptim, e duke i kthyer në mall konsumi global.

35 Komente

+1

+1

Mai visto.

your loss

Pune e madhe fort.smiley

ca kanali e jep kete o amerikane. mgjth i can google it, nuk eshte se do pres nga ju. m'ka mbet ora, telekomanda desha me thene te hbo dhe showtime. duhen levizur kanalet me shpesh.  Goxha aktor i mire eshte ky Spacey! 

ky show ma merr mendja do jete i ngjashem me ate tjetrin BOSS. Nese po, I will watch it! lol

House of Cards eshte drama politike me e mire qe ka dale keta pese vitet e fundit. Sezoni i dyte eshte absolutisht shume me interesant dhe “sexy” se i pari. Me shume intriga politike, me shume “back-stabbing,” me shume zhvillim karakteri te personazheve femerore, dhe me shume “binge-watching” nga ana ime. smiley Jam tek episodi i peste.... I'm hooked....

Siç thote z. Salaj me siper, serialet ( sidomos ata te Netflix-it) jane duke fituar terren kundrejt kinematografise hollivudiane qe eshte ne renie dhe per fat te mire cilesia nuk eshte duke vuajtur nga aspekti konsumerist i disponibilitetit te gjithe sezonit tek Netflix.  

P.S. Kevin Spacey rocks!!! 

Hajt mo kemi material per te pare per nja dy jave. Vecse ajo Robin Wright shume fallco duket ne film.

Si travestit. Ky sezon nuk eshte fare ne standartin e te parit. Qe me vrasjen ordinere te Zoeit!!!!

sapo e mbarova, isha ngulur prej dy ditesh.. nuk po rrefej, por kur shkon shume larte behu gati te te gjuajne me gur dhe te rrezohesh

eshte i arrire si serial.. 

i bie te jete si West Wing po me shume drame? apo si?

me shume drame, me shume komplote

"..Serialet televizive janë tanimë njëra nga mëyrat e preferuara të punës për kineastët që kërkojnë liri kreative, krahasuar me Hollywoodin"

Si i tha Reed Hastings (CEO i Netflix) atij te Time Warner; "The Albanian army just kicked it up a notch!"

E jep nje kanal i digitalb,me duket,po ne gjithe ate grumbull filmash qe na ofron,s'jam ndal qe ta shoh.

Ps

Kjo fotoja e bani efektin,tash dhe po ta hiqni,s'do prishte shume pune.

Ka filluar maratona, episodi 8 tashme.
Po intrigat e ciftit Underwood me duken shume te trasha ne kete sezon. E bene Trishian dhe Garretin te leshte fare.
Duhet abonim ne Netflix 7$ne muaj po ja vlen sidomos per femijet qe shohin kartona.

Dukej vërtetë interesante. Dramë, aksion, intriga, emocione... imazhe perfekte, regjizura po ashtu ishe ok, më duket.
Nuk e di se si qëndron karshi hollivudit konsumerist, por nga ato pak minuta, edhe pa e njohur gjuhën, duket ok. smiley

+1.000.001 përplasje shuplakash.

Sezonin e 1 mund ta shohesh tek viki.com me titra anglisht.

prit se do vij Stalker dhe do e shaj ...

Nga informacioni i cunguar qe na sjell Blendi, ky film qenka per aziatiket, jo per ne europianet. Se per ke film behet fjale dhe kush kanal po e jep, as qe behet fjale, si duket Blendi kujton se te tere e dine se per ke film behet fjale, nderkoh qe (siç duket dhe nga komentet) duket qe vetem 10% e dine se per ke film behet fjale. Fotoja tregon nje artist qe e kemi pare, por se ku eshte linku per ndonje sekuence, as qe behet fjale. 

Valute je bre Pjer smiley Ka kaq vite qe Kevin Spacey e mban te fshehur faktin qe eshte aziatik por ti ja zbulove direkt petet lakrorit kinez. 

Nga informacioni i cunguar qe na sjell Blendi, ky film qenka per aziatiket, jo per ne europianet.

 

I pashe dy episodet e para te sezonit 2, ok but not really impressed. E kane bere pak  si shume pop-kulture, i kane hedhur pak si shume piper Mission Impossible dhe majdanoz Tarantino. 

Do ti shof dhe te tjerat por pritshmeria tashme ka rene disi.

P.S. E ka pare njeri origjinalin britanik? Eshte shume british (sa i perket intrigave politike) apo ja vlen ta shiqojme dhe ne te tjeret qe s'jetojme ne UK?

seriali i dyte nuk e ka ate kompleksitet si i pari, shume i thjeshte, sic e ka verejtur edhe effkey, pak variabla, intriga reciproke dhe pak aktore, presidenti garret sikur nuk i ka sherbimet sekrete ne sherbim te tij.. por eshte real ne aspektin e informacionit dhe aftesine e nje njeriu te perpunoje informacionin nga burime te ndryshme .. presidenti prandaj ka vartes dhe keshilltar (gatekeepers) se nuk eshte ne gjendje te perpunoje gjithe ate informacion dhe te balancoje orekset e elementeve brenda administrates ... real eshte edhe ne aspektin se jo cdokush eshte ne gjendje te ndermarre rreziqe dhe te instrumentalizoje robin ne ate menyre sic ben underwood

une pashe serine e pare te BBC (e gjen diku ne NaviX - add on on xbmc) dhe ne youtube, aktori kryesor eshte i mire, por gazetarja (Zoi tek Netflix) nuk mu duk i arrire.. dhe kuptohet qe ne netflix eshte me afer aktualitetit amerikan  

E pra, nuk me pelqen kjo mani; sa me shume behen te njohura keto niche shows aq me shume budallallepsohen (dumbed down) dhe popkulturalizohen. Po lere a i vrare ashtu sic qe e para, show politik, mos e bej cheap thriller. 

Speaking of political shows, The Newsroom eshte gjithashtu nje qe ja vlen, mgjth dhe aty sa me shume episode shikoja vereja te njejten tendence, thjeshtezimin dhe zevendesimin e drames dhe dialogut intelektual e politik me cheap drame mardheniesh romantike. E pata shkarkuar me torrent kete po tani s'e di nese kane dale te fundit.

Ne aspektin fitimprures ama eshte padyshim nje sukses per Netflix, dhe si model duket se eshte ne kahun e te ardhmes, dmth parjen e TV on demand, jo kur i teket stacionit televiziv, nje here ne jave dhe me nje qerre reklamash cdo 10 min.

P.S. Dhe ky seriali politik shqiptar s'eshte keq si sezon i pare. 

Me Berishen si komentator i show-t dhe Mehillin qe nje dite perpara avokati kishte kerkuar paaftesi mendore .. tani me tentativen per vetevrasje vuloset paq si alibi, e te vrasesh veten me 10 vete te tjere brenda ne dhomen e paraburgimit eshte gallate, per vete zgjedhjen e menyres: prerje damaresh qe kerkon ndoshta me shume se nje ore a dy te vdesesh, se nuk ka shkuar deri tek aorta.... ka aq material per filma sa te duket "breaking bad" si "teletubbies"

Dhe skenaret e puci-kutive s'jane me pak te pasura per thrillera. 

Para 4 vjetesh ishin PD-istet dhe bishtat e tyre mediatike ata qe i binin daulles se alarmit per grushtin e shtetit dhe rrezimin e pushtetit me dhune qe po pergatiste Edi Rama ne krye te opozites. 

Tani jane krejt te njejtat gjera por me kah te kundert; Mero Baze, Adrian Thano e Kac Myftaraj i bien daulles per pucin qe Berisha don ti beje pushtetit popullor 1milionshuplakor te Rames.

Mesa duket vec Prec Zogaj dhe NjeleAvokati kane ngelur "koherente", ne proteste atehere e ne proteste tani, ngaqe u lane jashte theles rilindase.

Vertet qe politika e tranzicionit permanent shqiptar ka shume material per show te mirfillte televiziv, sidomos per komedi politike, gjynah qe s'e kane shfrytezuar deri tani (pertej skeceve portokalliste).

P.S. RetroPeshku: Cfare do te ndodhe ne daten 21?

Kot qe promovoni filma te tilla qe i bejne njerzit te mendojne se jane eksperta politike. Me mire nxirrni ndonje film vizatimor.smiley

na knoqet fisi juj me serine 'The Bridge'
 

Film medioker

nuk osht film eee

Hause of Cards me ka bere ta dua Shekspirin akoma me shume. I paaritshem eshte. House of Cards eshte show i bukur, por mua me duket nje kopje surrugate dhe e e pershtatur e Makbethit.

Faleminderit Shekpsir! 

Edhe mua me eshte dukur si Macbeth sidomos tek dy epizodet e para por mendoj se ndryshoi drejtim nga fundi i sezonit. Them se krijuesit e kesaj kryevepre nuk do te lejojne qe ky serial te etiketohet si nje variacion shekspirian duke e lene ne fatin e Boss-it qe pati nje fillim te bukur por ra shpejt ne kurthin e déjà-vu-s. Shpresoj te pakten...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).