Pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë sot nga jeta “Artisti i Popullit”, Ibrahim Madhi, në moshën 68-vjeçare. Madhi shënon mbi 50 vjet karrierë. Ai lindi në Elbasan më 25 nëntor të vitit 1945. Pas disa viteve shkollim muzikor, më 1968-ën Ibrahim Madhi diplomohet në Konservatorin e Tiranës për violinë. Këtu nis rrugëtimi i tij artistik. Virtuoz në violinë, veprimtaria e tij artistike shënon dhjetëra koncerte të suksesshme. Solist pranë Orkestrës së Radio Tiranës, më pas në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Madhi më vonë vazhdoi edhe në Akademinë e Arteve me kontributin pedagogjik, por edhe me aktivitete të ndryshme. Ibrahim Madhi është vlerësuar disa herë me çmime të rëndësishme kombëtare. Më 1999-ën fitoi titullin Profesor.

 

 

Interpretime të tjera nga Ibrahim Madhi:

Ibrahim Madhi - Aleksander Peçi "Valle per violine"

Ibrahim Madhi - Henri Wieniawski "Mazurka"

Ibrahim Madhi - Tchaikovsky "October"

Ibrahim Madhi - Çesk Zadeja "Zoga dhe shpendi"

16 Komente

“Ibrahim Madhi mik i mire kohesh te vjetra violinist e pijetar virtuoz iku pa zhurme duke lene pas shijen e muzikes e te bisedes pa zhurme” 

 

Do jete gabim shtypi. Nuk ben Edi ksisoj gafash. Sidoqofte ky material I duhet Berishes .

e pijetar virtuoz

paska fol kryetari i partise,

çjane ber keta kryetaret mo,per çdo ngjarje duhet te brroçkullisin smiley

U prehte ne paqe!

me këtë rast degjojme dhe veprat e bukura nga artistet tane Zadeja e Peçi!

Respekte superiore prof.

Violina jote do ju mungoje shqiptareve, sidomos atyre te brezit tim.

RIP

Ngushellime familjes. U largua edhe nje ikone e ketij kombi.

Respekte profesor.

i nderuar gjithmone.

e kam pas deputet te frontit ket njihere e njikohe. Po e tregonin njeri fisnik. Ngushllime!

p.s. ju bo pershtypje se zakonisht, sa here dikush vdes prej kancerit, thone "nji semundje e rende"? edhe njoftimi dje ky ishte

e kam pas deputet te frontit ket njihere e njikohe. Po e tregonin njeri fisnik. Ngushllime!

shyqyr qe s'paske urrejtje dhe ti per te gjithe komunistet. se kemi ca e ca ketu qe i fusin te gjithe ne nje thes. ja, dhe deputet i frontit tjetri, dhe fisnik. e sa shume te tille kishte.

artist i mire shume. 

E lexova dje. Me hidheroi shume. Ndoshta dhe prej faktit se me duket sikur po ikin nje-nga-nje. Profesionist i mahnitshem dhe njeri qe rrezatonte perulesi. Gjynah qe ne Shqiperi ne keto 20 vjet nuk prodhohen me emra te tille, qe te na japin shpresen qe do riprodhohen figura te tilla dhe vende e tyre s'do ngelen bosh.

Ngushellime familjes dhe njerzve te dashur!smiley

Respekt dhe veneracion per nje artist te madh, per kontributin e pacmueshem qe ka dhene ne muziken shqiptare dhe edukimin e brezave. Lamtumire prof! smiley

Po vrisja menjen se kush ishte ky, kur pash foton, mu kujtu meiher. Ngushellime familjes dhe kolegeve te tij te punes. 

ne fakt Pjero,   kur klikon ketu  ne fillim del  lajmi/artikulli e pas nja  10 minutash dalin fotot....

...nejse,  violinist  virtuoz, i madh,  Madhi!  Ngushellime familjes!

ngushellime familjes .u prehte ne paqe.

Paska nderruar jete dhe Vace Zela!smiley

Sikur u keput nje cope qiell!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).