Historiani i njohur ka provuar të kontaktojë me autorin e famshëm të “Kapitalit” në botën e përtejme. Rezultati, është një vështrim mbi të sotmen: ironik, por jo vetëm kaq.

Libri i autorit, “Intervistë imagjinare me Karl Marksin”, është botuar në italisht nga shtëpia botuese “Castelvechi”, si pjesë e kolanës “Etcetera”. Kjo pjesë është botuar së fundi në të përditshmen La Repubblica. Britaniku Donald Sassoon, i lindur në Kajro dhe nxënës i historianit të famshëm Erik Hobsbaum, është një zë autoritar, profesor i Historisë Krahasuese Europiane në Queen Mary College, University of London, por gjithashtu jep leksione në shumë universitete prestigjioze të botës. 

-Atëherë, profesor Marks, tashmë vërtet që ju kanë vënë në depon e vjetërsirave, apo jo? Deri ca vite më parë teoritë tuaja dominonin në gjysmën e botës. Po tani çfarë mbetet? Kuba? Korea e Veriut?

“Teoritë e mia”, siç i quani ju, asnjëherë nuk kanë “dominuar”. Unë kam patur ithtarë e ndjekës që nuk i kam zgjedhur dhe as i kam kërkuar; e për të cilët kam po aq përgjegjësi sa ç’ka Jezu Krishti për Torkuemadën, apo Muhameti për Osama Bin Ladenin. Ndjekësit që vetëemërohen janë çmimi që duhet paguar për suksesin. Pjesa më e madhe e bashkëkohësve të mi do të luanin çdo gur për të qenë në “depo” siç mendoni ju se jam unë. Unë shkrova se çështja nuk është të shpjegosh botën, por ta ndryshosh atë. E sa viktorianë me nam e kanë bërë këtë?

-Mirë, askush nuk e nënvlerëson famën tuaj. Por duhet të biem dakord për diçka: Marksizmi nuk është më ai i njëherë e një kohe…

Në fakt, asnjëherë nuk ka qenë vepra ime, më e rëndësishme sesa tani. Në këto 50 vitet e fundit ka pushtuar universitetet e vendeve më të përparuara të botës. Historianë, ekonomistë, politologë e madje, për habinë time të madhe, edhe disa kritikë letrarë janë dhënë pas konceptit materialist. Historia më interesante e prodhuar aktualisht në Europë dhe Shtetet e Bashkuara nuk ka si bëhet më “marksiste” se kaq. Mjafton të shkosh në Shoqatën Amerikane të Historisë së Shkencave Sociale, që unë e vizitoj rregullisht prej këtej. Aty studiohet me vëmendje ndërlidhja mes strukturave institucionale e politike, dhe botës së prodhimit. Flasin të gjithë për klasa, struktura, determinizëm ekonomik, raporte pushtetesh, të shtypur dhe shtypës. Dhe të gjithë shtiren sikur më kanë lexuar – një shenjë e qartë e suksesit.

-Ta marrim më qetë. Duhet t’ju pyes për këtë: Bashkimi Sovjetik, kulagët, terrori komunist.

E merrja me mend. Duhet ta pranoj se jam vanitoz si çdokush tjetër dhe gjithë ky kult i personalitetit dhe adhurimit të Marksit më ka prekur. Më ka përkëdhelur sedrën pamja e portretit tim në bankënotat e ish Republikës Demokratike Gjermane, apo ekzistenca e një Marxplatz (Sheshi Marks) në çdo qytet prusian. Padyshim, falë aftësisë së marketingut të Engelsit, stërmundimeve të Bernshtajnit dhe të të mërzitshmit Kautski, shumë shpejt pas vdekjes sime u bëra guruja i madh i lëvizjes socialiste. Për pasojë, filoperëndimorët rusë më morën seriozisht, si të isha rryma elektrike. Prandaj nuk u surprizova shumë kur Lenini vendosi të më shndërronte në Bibël. Lenini ishte një politikan inteligjent dhe me instinkt të mprehtë. Por ishte gjithashtu dhe një fondamentalist i vendosur për të gjetur në veprën time, justifikimin për gjithçka që kish mbledhur mendjen të bënte. Shpiku “marksizmin” dora-dorës që bënte përpara. Ky zakon i urryer, tipik i çdo feje që prej kohrash që s’mbahen mend, u përhap kudo. Fillova të kem ndjesinë se edhe listat e shpenzimeve të mia ushqimore do përdoreshin në shërbim të njërit apo tjetrit fraksion të lëvizjes. Le të marrim konceptin e “diktaturës së proletariatit”. Ishte një formulë që kisha sajuar për të sugjeruar, duke ndjekur traditën antike të romakëve, një qeveri të jashtëzakonshme në periudhë krizash. Në gjithë jetën time, këtë shprehje e kam përdorur jo më shumë se dhjetë herë. Nuk mund t’ua përshkruaj befasimin tim kur e pashë të ringjallej si ideja qëndrore e marksizmit, e përdorur për të justifikuar regjimin monopartiak. Çfarë të them? Le pastaj që mbeta pa fjalë kur i pari revolucion i ashtuquajtur socialist, mes gjithë popujve, vajti dhe ndodhi në një vend kaq thellësisht primitiv dhe të qeverisur nga sllavët. Ajo çka në fakt po bënin bolshevikët, ishte kryerja e një revolucioni borgjez aty ku vetë borgjezia ruse ishte shumë e mefshtë apo budallaqe për ta bërë. Komunistët e shfrytëzuan shtetin për të krijuar një sistem modern industrial. Nëse këtë e quani “diktaturë të proletariatit”… 

-Po shkrimet tuaja të para mbi tëhuajëzimin e njeriut në epokën industriale? Dorëshkrimet e vitit 1844 ishin të famshme në vitet 60-të. Shikoheshin si një përkitje me botën bashkëkohore.

Budallallëqe. Arsyeja për të cilën nuk i botova kurrë ato, ishte sepse për mua qenë llogje krejt pa lidhje. Sigurisht që inteligjencia e borgjezisë së vogël do të çmendej për ato rreshta. Por janë një humbje kohe për mua. 

-Pra, nuk mendoni se raporti juaj me Hegelin…

Zot i madh, Hegeli! Po ju them një sekret. Nuk e kam lexuar kurrë Hegelin, përveçse në mënyrë sipërfaqësore, si “Fenomenologjinë e shpirtit” ashtu dhe “Logjikën” e tij. Jeta është shumë e shkurtër.

-Çfarë mendoni për socializmin e sotëm?

Ka qenë në koma për shumë kohë. E arriti qëllimin e vet: Të qytetërojë kapitalizmin në tokën e vet të origjinës. Nuk mund të kërkosh më shumë se kaq nga socializmi. Tani po zhduket qetësisht. Edhe komunizmi u shkërrmoq, tani që realizoi synimin e vërtetë: Ndërtimin e kapitalizmit. E kanë kuptuar mirë këtë në Kinë, ku do të luhen fatet e shekullit të ri. Ndërsa në Rusi, ku po bëhemi dëshmitarë të tranzicionit nga lumpen-komunizmi në lumpen-kapitalizëm, është një histori tjetër. Po çfarë mund të ndërtosh ndonjëherë me rusët? Po, mund t’i lexosh me qejf romanet e tyre, të dëgjosh muzikën, por sa i përket një ekonomie të qëndrueshme… 

-Po Toni Bler, rruga e tretë?

Vërtet më kërkon të shprehem për tipa të tillë? Të thuash që historia do t’i harrojë njerëz si ai, është e tepërt: Historia as që do kujtohet se ekzistonin ndonjëherë. Dhe kjo tregon se sa poshtë keni rënë. Në kohën time kishim përballë Bismarkun, Linkolnin, Gladstonin, Dizraelin… Armiq të vërtetë… 

-Po Amerika?

Gjithnjë më kanë pëlqyer jankitë: Nuk kishin lidhje me feudalizmin, as me traditat e zakonet idiote. Afërmendsh kanë kusuret e tyre, një thes me hipokrizi dhe besim fetar. Por sido që të jetë, ja dalin të bëhen më të fortë nga çdo krizë kapitaliste. Kanë një sistem fantastik qeverisjeje: Demokraci të trukuar, zgjedhje të trukuara, sistem politik të trukuar, të rrethuar nga mashtrues dhe avokatë shpirtvegjël. Kjo i mundëson biznesit të bëjë punën e vet, të blejë kandidatët, një rryshfet këtu dhe një bakshish atje. Njerëzia e thjeshtë nuk përzihet. Gjysmës së popullit nuk ja ndjen as për të votuar. Për gjysmën tjetër politika është një argëtim pa zarar: Njësoj si të kënaqesh me “Kush do të bëhet milioner”. 

-Po ju vetë? Si e shtyni kohën?

Unë? Argëtohem. Me Fridrih Engelsin luajmë në internet. A e dije se termi “Karl Karx” të jep më shumë se katër milionë rezultate në google? Të dy kemi shumë miq në facebook dhe goxha ndjekës në Twitter. 

24 Komente

E kam lexuar para disa vitesh dhe me ka pelqyer jashte mase. Me vjen keq qe jo e gjithe intervista eshte perkthyer nga anglishtja, megjithate per ata qe jane te interesuar mund ta lexoni ketu.

Sassoon me gjenialitetin e tij jo vetem qe arrin t'i injektoje dialogut nje ton mjaft humoristik, por ne te njejten kohe percjell mesazhin qe teorite e Marksit pavaresisht se qendrojne ne nje nivel moralist dhe te pazbatueshme konkretisht, kane ndikuar ndjeshmerisht ne implementimin e sherbimeve sociale brenda nje sistemi (boteror) kapitalist me te bute. Megjithate, dhe pertej tonit, qendrimi i autorit eshte pesimist per te ardhmen e kapitalizmit, dhe te shoqerise ne pergjithesi. Neoliberalizmi ka sjelle perfitime ekonomike kolosale dhe ka lejuar vazhdimesine e sherbimeve sociale ne shumicen e shteteve evropiane, por siç thote ai vete problemet, ose me mire me thene, kriza fillon kur perfitimet nisin te rrallohen dhe si pasoje vijojne shkurtimet e sherbimeve publike, demonizimi i proleteratit, etj. Sassoon eshte po aq i humbur sa qytetari i thjeshte persa i perket kendveshtrimit te tij per kohen ne te cilen jetojme. Mungesa e vizionit ekonomik dhe e vullnetit politik per te dale nga ai kurth qe quhet Neoliberalizem po rikthen kete figure historike ideologjia e te cilit po fiton vemendjen e shoqerise te shqetesuar nga kriza aktuale. Karl Marx nuk eshte nje fantazem; ai ekziston ne shqetesimet dhe ankthet tona. Vazhdon te jete instrument ndergjegjesimi te popullit te ngopur nga falsiteti kapitalist-bankar.

Se fundi, eshte interesante ajo qe Sassoon thote per feminizmin dhe aty e dallon pak njeanshmerine e tij si i majte pavaresisht se ne shkrimet e tij mundohet ta ruaje objektivitetin. Eshte e qarte qe kur argumenton se feminizmi nuk sherben per ta permiresuar gjendjen e femres punetore, si dhe per t'i rritur te drejtat e saj ne raport me ato te gjinise mashkullore, ai aludon qe vetem nje sistem socialist mund t'i garantoje. Si historian ai mund te denohet per natyren moraliste te kesaj pseudo-interviste por duke pasur parasysh se nuk mund te konsiderohet si burim historik serioz, i lejohet indulgjenca.

Dmth ti Zhardi luhatesh mes ideve majtiste dhe feministe??

Gaz,

Duke qene anetare e gjinise femerore nuk do te mbeshtetja asnje lloj ideologjie tjeter perveç asaj majtiste, dhe me konkretisht marksiste te moderuar. Perndryshe do te mohoja veten time, do te veproja kunder interesave te femijeve te mi dhe femrave tjera. Persa i perket feminizmit, besoj se eshte i domosdoshem sot e kesaj dite per te luftuar misogjinine, dhe patriarkalitetin (=fallokracine) te cilat barazia ekonomike me e larte, ne perendim por edhe ne vendet ish-komuniste, nuk i ka zgjidhur. Pra, nuk jam dakord me ate qe Sassoon (dhe komunistet ne pergjithesi) thote mbi feminizmin si levizje e paafte per te sjellur ndryshim. Mos te harrojme se te drejtat qe grate njohin sot erdhen si pasoje e vales se pare te feminizmit. Aishte levizje radikale? Po, absolutisht. A ka nevoje per nje feminizem te ngjashem sot? Jo, por lufta per barazi dhe per te drejta me te larta socio-ekonomike vazhdon...

Me fal qe e zgjata. Ishte sa per sqarim sepse shume tek ky blog kane nje perceptim negativ te feminizmit dhe ne te shumten e rasteve keqkuptojne...

Prape ti? Po feminizem me fjale te tjera do te thote zhdukje e burrit. Kete doni?

Harrova, pse te gjithe femrat vetem te majta duhet te jene? Eshte si puna e proletareve?

Pra, shqetesimi se do te keqkuptohesha paska qene i panevojshem meqe qendrimet e disave jane te parangurtesuara pa u ndikuar nga leximi i kujdesshem... Ke absolutisht te drejte, shfarosja e meshkujve nga rruzulli tokesor eshte synimi ultim i feminizmit... Dhe jo, nje grua nuk duhet te jete kurre ajo qe i thote ose ia imponon tjetri.  

P.S. Profili-im je?

Zhardin, kam marre angazhim qe sot e tutje te kujdesem per rizbulimin nga ty te meshkujve. Do te shkojme bashke ne nje rrugetim te gjate (kshu virtualisht) per te zbuluar se nuk jemi aq te keqinje dhe nuk e meritojme shfarrosjen.

Zhardi,

Flm per pergjigjen. Eshte e shkurter por shume domethenese.

Besoj alternativa do ishte nje lloj kerkimi i nje sistemi qe e larteson figuren e femres si ne aspektin shpirteror po ashtu dhe ne aspektin socio - ekonomik. Une mendoj qe ky lloj sistemi ekziston, edhe pse personalisht besoj qe egoja jone nuk ngopet. smiley

' Nqs kerkon, gjen' - thote populli !

 

Eshtune, eshtune eshte, nje dite para se djeles per te bere estrade.

Nje here kur Stalinit i thane keshilltaret per nje çeshtje lidhur me katoliçizmin qe duhet te marrim parasysh se "çfare mendon Vatikani", ai u pergjigj me dy llafe cinike perbuzese qe e karakterizonte:

Sa divizione ka Papa?

(dmth qe te behet pirat dhe shkrimtari Adrian Gunga te shkruaje romane humoristike me aventura per sallonin mondan te sinjora Bertinit).

 

“Teoritë e mia”, siç i quani ju, asnjëherë nuk kanë “dominuar”. Unë kam patur ithtarë e ndjekës që nuk i kam zgjedhur dhe as i kam kërkuar; e për të cilët kam po aq përgjegjësi sa ç’ka Jezu Krishti për Torkuemadën, apo Muhameti për Osama Bin Ladenin. Ndjekësit që vetëemërohen janë çmimi që duhet paguar për suksesin

..edhe ketu ne PPU ka patur shume ithtare te Marksit me thone te drejten. Kemi pa disa dhjetra lexione per mbrekullit e vepres tij....por oshte e cuditshme si nuk po bohen te gjalle smiley
 

lavdi marksizem leninizmit fitimtar!

Do fitojme, vella, vec me rruge tjeter.

Do fitojme, vella, vec me rruge tjeter.

Tamam kete fraze shqiptoi Lenin kur Cari i vari vellain si terrorist fundamentalist.

Me kete fraze kane ngrene buke me qindra e mijra regjizore, piktore, aktore.

Tamam si une e paska thene. Me kot nuk i kane thene njeri i madh.

Hallall. Leninit ia bej hallall!

Ishte burre me namuz!

Po hajde mushi menjen Emos qe Lenini eshte i madh, sipas Emos dhe kadarese ishte Lenini si mongol hordhi aziatike qe ndryshoi mendimin e larte te Marksit, i cili ishte per pluralizem demokrati dhe per muzik rokenroll çuri furi Tina Terne yh, yh, ... llap dap hap dap çuri furi yh yh ...

Shif prap e paska dredh Emoja, sot qeka leninist, menja pordhe ...

Hero, Emoja i ka thene Leninit "mongol hordhie"?

 

O Emo, ik more se edhe ti njesoj si te tjeret qenke.

Jo Emo nuk eshte si te tjeret, ketu qendron madheshtia e tij, Emoja i thote te gjitha dhe i don te gjitha. Dhe i merr te gjitha qerratai, nuk eshte se tahmaja e modhe e le pa gjo.

 

Po ka share Leninin edhe ai mikroborgjez si  ne kohen e turkut eshte.

smiley

smiley

 

Zot i madh, Hegeli! Po ju them një sekret. Nuk e kam lexuar kurrë Hegelin, përveçse në mënyrë sipërfaqësore, si “Fenomenologjinë e shpirtit” ashtu dhe “Logjikën” e tij. Jeta është shumë e shkurtër.

Kete e kishte kuptuar dhe Lenini perderisa pa lene pas dore per asnje cast kauzen, arriti te shnderronte dhe nje borgjeze, bije artistesh borgjeze, lindur mu ne mes te Parisit, si Inessa ne te dashuren e tij, ne adhuruese te kauzes. Per kauzen e beri dhe ai, ama, jeta eshte e shkurter, nje rruge e dy pune.

Socialism will not make men good, but it will make them better.

E. Debs

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).