Organizata humanitare Caritas zhvilloi sot një konferencë kombëtare mbi “Drejtësinë Sociale dhe Qytetarinë Aktive”, ku studiues, artistë, gazetarë dhe klerikë të njohur folën me shqetësim për mos-ndëshkimin e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri dhe Kosovë.

Ata thanë se kultura e mosndëshkimit po konsolidohet me shpejtësi në Tiranë dhe në Prishtinë prej afro 15 vjetësh. Arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo denoncoi shkeljet e rënda që janë kryer mbi urbanistikën e Shqipërisë, grabitjet e tokave dhe pronave, për të cilat nuk është dënuar askush nga gjykata, ndërkohë që njerëzit godasin njëri-tjetrin me vetëgjyqësi. Zoti Velo tha se “qindra mijëra ndërtime të paligjshme janë ndërtuar mbi toka buke, duke pushtuar gjithë territorin, ndërsa hapësirat dhe ndërtesat në qytete uzurpohen prej personave me pushtet, të cilët nuk janë pronarët e vërtetë”.

Për një seri rastesh nga Kosova foli zonja Arbana Xharra, kryeredaktore e gazetës “ZERI” të Prishtinës. Ajo thotë se 15 vjet pas luftës ende zhvillohen protesta të studentëve në Prishtinë ndaj një rektori që ka bërë falsifikime, dhe kjo është vetëm një prej shembujve të shumtë të abuzimeve me pushtetin. Zonja Xharra thotë se korrupsioni dhe vjedhja janë bërë normalitet në Kosovë. Normalitet është bërë sipas saj, edhe mos-ndëshkimi i zyrtarëve abuzues ndërkombëtarë dhe vendorë, që kanë këmbyer vendet në pushtet dhe në opozitë, por kanë vepruar njëlloj me pasuritë publike.

“Nga paslufta janë dhënë 1 miliardë euro për energjinë elektrike në Kosovë dhe përsëri ka mugesa me rrymën elektrike. Qindra milionë euro të tjera janë dhënë në fusha të tjera dhe situata është e vështirë: mbi 40 për qind të papunë dhe mbi 20 për qind varfëri ekstreme; të gjithë viktima të korrupsionit të qeverive shqiptare, me implikim edhe të administratës ndërkombëtare”, tha ajo.

Folës të tjerë dhanë plot dëshmi mbi korrupsionin dhe mbi përpjekjet që bën shoqëria në Shqipëri dhe Kosovë për drejtësi sociale. Konferenca dha vlerësime mbi zbatimin e drejtësisë sociale dhe theksoi se shqiptarët në të dy anët e kufirit kanë një nevojë të thellë për qytetari aktive, që të nxiten gjykatat për të ndëshkuar krimin dhe korrupsionin.

12 Komente

hahahahaha sa gja e re kjosmiley

Administratorit i sygjeroj leximin e artikullit te meposhtem mbi bastardimin e gjuhes shqipe,ku ne mes tjerash shkruan :

" emrat, titujt dhe emërtimet në gjuhë të huaja duhen shkruar sipas parimit fonetik të gjuhës shqipe, pra, ashtu siç shqiptohen"

Pra,aty ku shkruan "Caritas"  duhej te ishte "Karitas" smiley

p.s.

Gotta love jakovars,gotta love Arbana Xharra !Yeap...fight the katunars  smiley

 

caritas shkruhet ,se nuk ashte fjale shqip ,ku na e pa kyte fjale ne shqip ti KARITS

Lexo edhe nji here mire rregllin e shqypes ça po thote,he ty t'i hongert buallica librat,t'i hongert smiley

" emrat, titujt dhe emërtimet në gjuhë të huaja duhen shkruar sipas parimit fonetik të gjuhës shqipe, pra, ashtu siç shqiptohen"

Une kto rregllat nuk i kam qit prej veti,po i kam lexu prej qatyne qi e flasin holle shqypen smiley

Qeveria e re i ka shpallur lufte frontale korrupsionit! 

Toleranca ndaj korrupsionit 0

spastrimwt ne administrate u bone de po behen pikerisht ne kuadrin e luftes nda koreupsionit. Administrata qe na la Berisha qe koke e kembe korruptuar.

Mos u deshperoni! Rilindja do ta fitoje luften kunder korrupsionit!

Kujdes kur i ve kto ......! ............me shumice

beji me pulle te kuqe te pakten, qe te largojme femijet nga ekrani

Ej, po Maks Velo a e denoncoi veten e tij si nje nga perfituesit kryesor te korrupsionit ne kurriz te urbanizimit kaotik????

opssss KARITAS

Ku eshte studimi? Apo eshte thjeshte u mblodhem beme nje dore muhabet.

maks velua,,,,ku i gjejne keta tipa more!  ketij i duhet hequr shtetesia shqiptare,se kombesine e ka hequr vete me kohe.

ketij edhe nemesi i vjen anes

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).