Kosova shënon sot 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shteti më i ri evropian feston 6-vjetorin me 106 njohje, por edhe sfidën e përmbylljes së subjektivitetit ndërkombëtar.  Për 6 vjet shtet, Kosova tashmë është anëtarësuar në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. 

Ndërkohë, Obelisku i Pavarësisë së Kosovës 'NEWBORN' u ngjyros me ngjyrat ushtarake. Në dallim nga herët e tjera, në këtë përvjetor ngjyrat e obeliskut janë ato të uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën për çlirim. 

Sot ishte parada e fundit e parakalimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës me emrin e deritanishëm. Na ndan një kohë e shkurtë, javë apo muaj nga themelimi i Forcës së Armatosura të Kosovës, të cilat do të jenë të gatshme të mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

25 Komente

Para 6 vjetesh me vinte te qaja nga gezimi. Sot me vjen te qaj nga hidherimi se si u keqperdor tere ajo sakrifice dhe si kjo pseudo-pavaresi po perdoret per ta largu Dardanine nga trungu i saj Shqiperia. Nderkohe qe Veriun po e lidh gjithmone e me shume me Serbine.

Kjo date do jete (dhe duhet te jete) nje dite e vertete feste kur NEWBORN te lyhet kuq e zi me shqiponjen e shqiptarve. Pra kur Dardania te jete pjese zyrtare e Shqiperise. Boll duruam eksperimente pa vlere dhe pa pike vizioni. Nuk kemi pse sillemi gjithe jeten si kavie te burokrateve perendimore qe ndonjehere nuk dine as ku bie Shqiperia.

ah te lumshin gishtat. mos vdeksha pa e perjetu ate dite kur newborni te lyhet kuq e zi me shqiponjen dykrenare dhe jo vetem simbolikisht.

nuk kemi nevoj me u pajtu ne cdo pike por kemi nevoj me jetu nen nje ombrelle.

Per jete  te jeteve urime Kosove Pavarsine !

Lideret edhe mund te gabojne , liria e popullit te Kosoves ka rendesi me shume se asgje tjeter.

Urime dhe e gezofshin kete dite edhe brezat e ardhshem.

 

Gezuar shqiptareve.  

Pas adetit, nga nje reportazh i Reuters:

[...] Despite the proximity, less than a third of Kosovo's sea-borne imports arrive via Albania. Most come through Montenegro's port of Bar and from Thessaloniki in Greece to the south. Kosovo accounts for just 1 percent of Albanian imports and 8 percent of exports. Just 3 percent of Kosovo's imports come from Albania and 11 percent of its exports go the other way.

A costly new four-lane highway, dubbed "The Nation's Road", now links Tirana and Pristina, but there are none of the truck queues usually seen at other Balkan border crossings.

"This road is working at just 10 percent of its full capacity," said Pacolli, one of the most vocal advocates of greater integration. "Something has to change in our economic cooperation to make that road serve the country's economy."

ENERGY, TOURISM, AGRICULTURE

Just an exchange of electricity at times of peak consumption "is immensely helpful in integrating both economies much more than we have seen so far," Jan-Peter Olters, the World Bank's representative in Kosovo, told Reuters.

The tourism industry is looking at marketing the two countries together, given easier access to the mountains of northern Albania via Kosovo. However, trade rows over import duties on potatoes in 2009 and 2011 have highlighted how short-term business needs can sometimes trump long-term strategic cooperation.

When a Chinese delegation visited Shengjin last month, checking out locations to build a port worth some 2.2 billion euros, hackers traced to Kosovo attacked the port website, branding their kin in Albania "traitors". "They (Albanians and Kosovars) need to look on each other as complementary, not as competitors or just collaborators," said Ardian Civici, a professor of economics in Albania.

"Right now, the economic cooperation of Albania and Kosovo should renounce political ... displays and break down the kind of barriers that today may seem unbreakable."

Shpresoj qe nuk do te vazhdoje te jete e pavarur per kohe te gjate dhe t'i bashkohet atij shtetit te vogel qe quhet Shqiperi!!! 

urime per shkeputjen nga serbia te republikes se perkohshme shqiptare te kosoves.

dita e pavaresise per shqiptaret eshte vetem 28 nentori.  dita qe kosova do ti bashkohet shtetit shqiptar duhet te festohet.

nuk jane akoma te pavarur. 

kete udheheqje (dmth qe administrata e kosoves perbehej kryesisht prej shqiptaresh) qe kane sot e kishin edhe ne kohe te titos.

kosova eshte shume e vogel dhe me posite gjeografike shume te cunguar per te qene ndonjehere e pavarur. vetem bashkimin me shqiperine duhet te synonin te gjitha elitat intelektuale shqiptare te kosoves. se eshte mundesia e vetme per fuqizimin e te dyja paleve, edhe shqiperise edhe kosoves.

e jo te shkonin siç bene, e te krijonin edhe ekip kombetar futbolli te vetem. te gjitha perpjektet i bejne ne rruge te gabuar. siç i kane bere gjithnje.

Sa janë vrarë e prerë për këtë ditë,Kosovarët! Ta gëzojnë Lirin.Një pyetje kisha una,dhe sa njohi i duhen për tu ulur ne O.K.B.?

nuk varet nga njohjet. varet nga tjeter gje. 

Varet nga kush?

si gjithmone nga fuqite e medha. te ngelet t'i gjesh vete se kush jane keto.

Ta gezojne dhe ta festojne, se e meritojne smiley

''Ne nuk duam nje Austri me te njerezishme, thane italianet, ne s'e duam fare ketu''

keshtu dhe kjo pune, ne nuk duam nje Kosove me vete te pavarur, ne kerkojme Shqiperi etnike. Megjithate, pavaresisa eshte gje  e mire, sa per fillim.

Gezuar Pavaresine Kosova jone!!!

Gezuar Pavaresine Kosoves!     dhe  uroj qe sa me shpejt te fetojme te gjithe te bashkuar   ne nje shtet, diten e vertet te Paversise, 28-11-1912!!!

Gezuar Pavarsine dhe me nje ekonomi me te forte ne muajt ne vijim. 

E gezofshin kete dite!

me kujtohet 6 vjet me pare kur festonin ne qytetin ku une banoj,dhe italianet mjaft te civilizuar  merrnin pjese me qetesi ne egzaltimin e tyre, ishte nje dite e bukur!

 

 

E gëzofshim do thoja smiley

Mbaj mend dhe unë ekzaltimin e asaj dite në NYC. Nuk përmbaheshin shqiptarët që kishin dalë me festu në Times Square. Më duket si një flash tani që e kaloj nëpër mend. Sa ujë ka rrjedhur që nga ajo kohë...

e pse jo bashke,po e di ti qe mua me duken me te mire se ne ata,ndoshta nga injoranca e moskontaktit prej izolimit ose mbivleresimit bosh qe kemi per veten,mgjt me e mira u befte,flasim nje ghuhesmiley

më të mirë janë por mos s'e do xhelozohen dynjaja lol...për mu do ngelet një ditë e shënuar. Kosova ka shumë punë për të arritur aty ku duhet, por do ta bëjnë pak nga pak. Dëshira nuk ju mungon!
 

Urime pavaresia! Ne koke te Camerise dhe Presheves.

Urohet nje nga popujt me te vjeter te Europes ta gezoj shtetin e ri?! Nuk ma ben zemra.

smiley shqiptaret e Kosoves!!!

Gezuar! Se shpejti se bashku. Rruge e gjate per ne shtepi.

Mese e qarte per mua, se si bashkesi, pa u bere njerez, qe me pas te formojme shtete, nuk do te kemi kurr mundesine te bashkojme kombin. 

Urime e me mire sot nje vit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).