Shifra zyrtare e papunësisë pritet të pësojë ndryshime të forta. INSTAT do të përdorë shumë shpejt një metodë tjetër për llogaritjen e saj, sipas standardeve të fundit të Organizatës Botërore të Punësimit. 

Fahrad Mehrani, konsulent i INSTAT, thotë: “Standardet ndërkombëtare mbi punësimin dhe papunësinë kanë ndryshuar në tetor të vitit të kaluar pas 31 vjetësh. Kështu që është natyrale që INSTAT, i cili do të ndjekë standardet ndërkombëtare të adoptojë ato më të fundit. Norma e papunësisë bazuar në metodën e vjetër ishte rreth 13%. Me standaret e reja, papunësia në Shqipëri është 21%.”

I kontaktuar nga INSTAT si konsulent për përmirësimin e statistikave zyrtare, Mehrani thotë se metoda e re pasqyron më mirë realitetin e Shqipërisë. Por, cilat janë arsyet që ajo jep një shifër gati dy herë më të lartë për papunësinë? 

“Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave që punojnë për të siguruar jetesën, veçanërisht në bujqësi. Këta janë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, jo për të shitur. Në Shqipëri janë rreth 300 mijë të tillë. Deri tani këta quheshin si të punësuar. Por, me standardin e ri kjo kategori nuk konsiderohet si e punësuar. Ajo pjesë e tyre që bën presion në treg duke kërkuar punë, do regjistrohen si të papunë dhe janë rreth 40 mijë të tillë”, shpjegon Mehrani.

Por, të punësuarit në bujqësi janë vetëm një pjesë e problemeve në tregun e punës: “Paralelisht janë dhe të punësuarit me pak orë që duan të punojnë më shumë. Gjithashtu është edhe kategoria e të dekurajuarve. Në standardet e reja këto përkufizime janë qartësuar dhe po ashtu edhe mënyra se si llogariten. Nëse i shtojmë dhe këto dy kategori në shifrën e papunësisë në Shqipëri ajo shkon 40%. Pra, totali i njerëzve që janë të papunë ose të nënpunësuar ose të dekurajuar është rreth 40%.” 

Shifrat e papunësisë kanë qenë një temë e nxehtë debati politik mes socialistëve dhe demokratëve. Në opozitë të majtët deklaronin se shifra zyrtare e papunësisë nuk ishte reale duke pretenduar se në Shqipëri ekzistojnë 1 milionë të papunë. 

13 Komente

E pra, ja ku u ul dhe papunesia!

u ul, apo u ngrit  me kete metoden e re, Rono..?!smiley

u ul o Belul!

po si kshu?   ishte 13%  thote, ndersa me perllogaritjet  e reja 21%.

Di gjo njeri se sa vende pune te reja jane hapur ne Shqiperi. 

1 milion te papune +1 milion shuplaka + 4500 te pushuar nga administrata = arome shteti

PD News: Berisha ankohet qe s'e mbrojne ish-ministrat ne debatet ne Kuvend. Jozefina: Cuhuni ne kembe dhe rrethoni Meten sic me rrethonin mua socialistet. smiley Ca gallate dhe ironie, qofte nderpartiake nje here ma hipe nje here ta hipa, qofte brenda PD-se ku akoma cicerojne me fort Berisha me Xhozin si alternativa qeverisese e opozites ne vitin 2014 lol

“Arsyeja kryesore lidhet me trajtimin e personave që punojnë për të siguruar jetesën, veçanërisht në bujqësi. Këta janë fermerë që prodhojnë kryesisht për veten e tyre, jo për të shitur. Në Shqipëri janë rreth 300 mijë të tillë. Deri tani këta quheshin si të punësuar. Por, me standardin e ri kjo kategori nuk konsiderohet si e punësuar."

Tani këta do sigurojnë jetesën pa punuar?Nuk do ta punojnë më tokën? Nuk do ta ruajnë delen, dhinë dhe lopën? Kështu thotë RILINDJA, Po një këpucar, një robaqepës, një lustraxhi këpucësh në qyetet a do të punojë, a quhet i punësuar?

Xhaegla, nuk e kupton llogaritjen e re. Pas disa muajsh, pasi keta te kene filluar te paguajne nje fare takse (qofte edhe te vogel) per pronen, prodhimin qe kane, do te quhen te punesuar, dhe ja ku u realizua premtimi per punesimin e 300 mij njerzeve, urraaaa smiley

Me siguri edhe sapunet,benzinen, veshjet, mobiljet i prodhojne vete fshataret tane ashtu sic ushqimin. Heronjte e rilindjes socialiste! Lol

A nuk morem medalje ne ato vite per ushqimin? keshtu eshte edhe kjo e papunesise...kurgja e re nen diell.po lexojne veprat ,po pershtasin gjuhen ne kohen e tone...mandej  diaspora komuniste nuk ka munguar ne asnje kohe....

prit Ron sa te filloje puna per gazsjellsin qe na la berisha. Aty ka per te fitu shume pike me punsimet rama. Fale vizionit qe tregoi me formen dhe ngjyren e tavolines qeveritare

pse jo edhe me iden origjinale te tij Shqiperia 1 Euro

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).