Me siguri çdokujt i ka rënë në sy përgjumja, përhumbja dhe rezistenca e fëmijëve që lypin në rrugë, ndaj të ftohtit. Gjysmë të zhveshur, me rroba të grisura apo të veshur fare hollë edhe në ditët e ftohta të dimrit, është panorama që i ka bërë përshtypje pothuajse kujtdo, që sidomos në këtë stinë të vitit vishet trashë për t’i rezistuar të ftohtit, mirëpo askush nuk ka guxuar të ngrejë qoftë edhe një pikëpyetje të vetme.

A është normale që një fëmijë që kërkon lëmoshë, të qëndrojë i ulur në rrugë a trotuar, gjysmë i veshur, ndërkohë që temperaturat janë të ulëta dhe shiu bie pa ndalim? Si është e mundur që një bashkëmoshatar i tij, në kushte të tjera, vishet trashë nga prindërit, sepse nëse do t’i duhej të shtrihej në rrugë në mes të një shiu të furishëm, do të sëmurej, nuk do t’i bënte dot ballë? Çfarë fshihet pas këtyre dy realiteteve të ngjashme në aspektin teorik, ndërsa në atë praktik tërësisht të ndryshme? Pikëpyetjet e ngritura nga gazeta “Shqip”, pas këmbënguljes së vazhdueshme me përfaqësues të shoqatave që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në vend apo me institucionet që kanë tagrin ligjor për të mbrojtur fëmijët në situatë rruge, kanë më në fund një përgjigje.

Drogat dhe arsyet

“Konstatimi juaj është absolutisht i drejtë. ARSIS, organizata shoqërore për përkrahjen e të rinjve, e cila operon në këtë fushë prej vitit 2005 edhe në Shqipëri, ka evidentuar rast pas rasti këtë fenomen, që më shumë sesa shqiptar, konsiderohet botëror, ndonëse prej vitesh është kthyer në trend edhe në vendin tonë. E rëndësishme është që konstatimet tona kanë shkuar përtej, duke arritur të provojmë dhe dokumentojmë një të vërtetë të hidhur: Drogimin e qëllimshëm të fëmijëve në situatë rruge nga prindërit e tyre. Nga verifikimet tona në terren gjatë gjashtë viteve të fundit, rezulton se grupmoshat e fëmijëve që shfrytëzohen nga prindërit janë të ndryshme, ndërsa arsyeja thelbësore e përgjumjes, përhumbjes apo rezistencës që kanë ndaj të ftohtit, në radhë të parë ka si shkak urinë. Të qenët i pangrënë për kohë me radhë ul rezistencën e individit për të qenë i fortë, energjik. Abuzimi fizik dhe psikologjik është një tjetër arsye e rëndësishme. Ndërsa edhe më e tmerrshme, është kur mungesës së vazhdueshme të ushqimit, bashkëngjitur dhunës fizike e mendore, i shtohen qëllimshëm edhe doza të drogave të lehta, siç janë: nënproduktet e naftës, alkooli apo edhe përdorimi i pilulave qetësuese, që të vënë në gjumë”, shpjegon për gazetën “Shqip” Zini Kore, përfaqësuesi i ARSIS për Shqipërinë.

Ai thotë se të vegjëlve të grupmoshës 0-1 vjeç, u hedhin në shishen e biberonit, përveç qumështit ose ujit edhe alkool, nga ai më i liri, që nuk u rëndon xhepave të prindërve që lypin, ndërsa përdorin edhe fëmijët po për të ushtruar këtë lloj aktiviteti. Fëmijëve të moshës 2-5, 6 vjeç u japin pilula qetësuese, kryesisht valium, në doza të papërcaktuara, derisa t’i vënë në gjumë të thellë.

“Valiumi është një nga pilulat që përdoret në masë. Nënproduktet e naftës si acetoni, dilyent, të cilat merren nëpërmjet hundës, kanë efekt të menjëhershme nëse fëmija i thith fort me hundë derisa të mpihet i tëri. Fëmijët që lypin nga mosha 5 vjeç e sipër thithin marijuanë nëpërmjet cigares. Të gjitha këto forma përdoren nga prindërit për tri qëllime kryesore: Për të nxitur mëshirën te qytetarët, të cilët kur i shohin në gjumë u falin më shumë lekë; për t’i ulur rezistencën fëmijëve, që të mos kenë fuqi të kundërshtojnë qëndrimin në rrugë; si edhe për t’i gjetur aty ku i lënë, sepse ai fle gjatë gjithë kohës, ndërsa prindi ka kohë për të mbaruar punët e veta personale. Këto janë arsyet pse fëmijët në rrugë i sheh të flenë për orë të tëra në rrugë, pa bërë zë, pa reaguar. Drogat që ata marrin i bëjnë të pavetëdijshëm, përndryshe ata fëmijë nuk do t’i rezistonin dot të qëndruarit jashtë në ato kushte. Kjo është e vetmja mënyrë”, tregon Kore.

Origjina

Mësohet se prindërit që shfrytëzojnë këta fëmijë për të kërkuar lëmoshë, rrugëve të kryeqytetit, por jo vetëm, i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian. Sipas të dhënave të ARSIS, rezulton se të gjitha familjet që dalin për të lypur, ndërsa detyrojnë edhe fëmijët të kryejnë të njëjtit aktivitet, pa dëshirën e tyre, janë në lëvizje, ndryshe “shëtitëse”, pa një vendndodhje. Pjesa dërrmuese e tyre pa një strehë ku të flenë e zgjohen, pa identitet, për rrjedhojë pa të drejta për të përfituar shërbime si të tjerët.

“Numri më i lartë i këtyre familjeve, të pozicionuara në Tiranë, kryesisht në periudhën e dimrit, vijnë nga fshati Driz, në qytetin e Fierit. Të tjerët janë nga Berati, Elbasani, Fushë-Kruja dhe një numër i vogël nga Shkodra. Ndërsa ata që janë me banim në Tiranë, i përkasin kryesisht zonës së Kinostudios, Shkozës, landfillit të Sharrës dhe Liqenit Artificial. Duke qenë individë në lëvizje, ata zgjedhin që në periudha të ndryshme të vitit të transferohen në vende e zona të caktuara, për të rritur të ardhurat e tyre nëpërmjet lypjes. Në dimër këto familje zgjedhin qytetet e mëdha, kryesisht Tiranën. Në verë ato preferojnë zonat bregdetare, duke qenë se popullimi është i madh dhe mundësia për të fituar lekë po ashtu më e madhe. Ditëve të diela ata i sheh te varrezat, sidomos gjatë varrimeve, sepse e kanë kuptuar që njerëzit në raste si këto janë më të ndjeshëm dhe falin më shumë. E njëjta praktikë ndodh me muajin e Ramazanit apo ditëve të të tjera festive, si Krishtlindje, Pashkë”, thekson përfaqësuesi i ARSIS për Shqipërinë.

Rastet

Kore argumenton se organizata ARSIS operon vazhdimisht në terren jo vetëm për të konstatuar rastet, por për gjetjen e një zgjidhjeje për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve në rrugë. Ai madje tregon edhe një nga rastet me të cilin është përballur së fundmi, i cili pavarësisht angazhimit për t’i dhënë zgjidhje, dështoi për shkak të paaftësisë së përfaqësuesve të drejtësisë, që nuk e ushtrojnë detyrën në përputhje me ligjin.

“Në një nga zonat më në zë të kryeqytetit, shihnim vazhdimisht një fëmijë në gjendje gjumi të vazhdueshme. Pas analizave tona, verifikuam që fëmija në fjalë shfrytëzohej nga prindërit për të lypur, por më keq akoma ai drogohej rregullisht nga ata. Shishja e biberonit të tij përmbante alkool. Iu drejtuam menjëherë policisë, prokurorisë dhe më pas Gjykatës së Rrethit Tiranë për të kërkuar urdhër mbrojtjeje për vogëlushin. Paralelisht punonjësit e ARSIS të shoqëruar nga disa policë dërguan në shtëpinë e fëmijës djalin. Mirëpo, duke qenë se prindërit e fëmijës nuk u paraqitën asnjëherë në seancat gjyqësore, Gjykata ndaloi shqyrtimin e çështjes. Për rrjedhojë prindërit morën fëmijën dhe e detyruan të dilte sërish në rrugë. Kjo është shkelje flagrante e strukturave të drejtësisë, e cila vepron në mospërputhje me Kodin e Familjes, madje nuk e njeh fare atë. Mosfunksionimi i hallkave të këtij zinxhiri të rëndësishëm, rrezikon edhe më shumë jetën e këtyre fëmijëve, që fillimisht përdoren nga prindërit qëllimshëm, ndërsa më pas nuk përfillen as nga organet përgjegjëse, qoftë edhe kur rastet referohen, duke i lehtësuar një pjesë të punës së tyre”, shtoi përfaqësuesi i ARSIS për Shqipërinë.

16 Komente

ja te presim ate ministrin Rom-dashes qe ti marre femijet ti dergoje ne spital me maqinen e tij te zeze , tu beje analizat e gjakut etj e te thote se nese me te vertete ndodh dicka e tille , keshtu e merr vesht nese mund te hape apo jo ndonje OJF-OJF per te perfitu fond BE-je.

Mirëpo, duke qenë se prindërit e fëmijës nuk u paraqitën asnjëherë në seancat gjyqësore, Gjykata ndaloi shqyrtimin e çështjes. Për rrjedhojë prindërit morën fëmijën dhe e detyruan të dilte sërish në rrugë. Kjo është shkelje flagrante e strukturave të drejtësisë, e cila vepron në mospërputhje me Kodin e Familjes, madje nuk e njeh fare atë. 

Nuk e kuptoj se si mund t'u kthehet femija, kur ata s'paraqiten ne gjyq. Gjykata s'paska fuqi ligjore qe t'ua marre femijen prinderve abuzues? Po Kodi i familjes qenka i paligjshem kshu qe gjykata s'e merrka parasysh? 

Me kap ndonjehere nje terbim kaq i madh kunder ketyre plehra-prinder, sa me vjen ta rrah ndonjeren, sepse jane gra ato qe i mbajne femijet ne krah neper semafore e trotuare. Nena qe mos qofshin!

Ketu ne perendim Ana , gjykata vendos gjithmon qe femija ti kaloje nje institucioni publik apo arsimor, ne rastet kur prinderit nuk paraqiten, biles i fut dhe nje gjobe prinderve per mos paraqitje, e cila mirret si mos respektim ndaj ligjit. 

Po car gjobe o Pjer? Ku do t'ja marresh leket? Apo ti sekuestrosh pusetat e vjedhura qe mban ne barake...

Aaa, ketu me qendro, se kur prinderit, individi, nuk kane leke per te paguar gjoben, gjykata (ne bashkpunim me institucionin e punes apo zyrat e punes) vendos ta shlyhesh me pune shoqerore, ku leket perpjestohen me oret apo ditet e punes. 

Problemi i rromeve eshte nderkombetar. Ceshtja eshte,a dine te bejne ndryshe?

Jo, ata nuk dine te bejne 'ndryshe' perderisa refuzojne te kene nje atdhe. Thjesht po presin pjesen tjeter te golobit te unifikohet smiley

Ligjet jane te njejta per te gjithe, por njerezit duan te jene te ndryshem. 

Problem madhor kjo gjendja e femijeve qe nxirren ne rruge. Por pasi lexoj gjithe keto perpjekjet qe org ne fjale ka bere, menjehere e kupton se kjo eshte nje ceshtje periferike ne axhenden e politikes sone. Te mos ishte e tille atehere do kishte nje sitem ekzitues sesi te referohen raste te tilla, ku, kush e ndjek proceduren etj,,,je gjihtmone ne dileme cfare te besh kur shikon nje rast te tille??
 

Pse permendin te gjithe femijet rome, sikur nuk e lexova ne artikull te flitej per racen e femijeve,,,,se di pse na shkon mendja VETEM tek ta. Ka edhe te tjere, sa te duash, nuk eshte kjo ceshtja....

Po ti paske pare gjithe rruget e europes keshtu, apo ke bere ndonje studim etnografik per romet qe na del me konkluzione traditash e zanatesh. Une e kuptoj shume mire cfare do te thuash, po ceshtja ime eshte te trajtohet si fenomen qe i perket nje shoqerie te tere, jo vetem nje komuniteti, sepse nuk eshte vetem i tyre. pastaj shteti duhet te gjeje mekanizmat per ta adresuar ceshtjen, cdo dite kalojne makinat e policeve, deputeteve, apo ku di une kujt, perpara ketyre femijeve....cdo dite, dhe kjo ju duket normale!!! ky eshte problemi...

Jo se te shash jevgjit, te quajne racist. 

As 6 muajsh nuk ishte femija qe mbante njera rruges duke lypur.

Kur s'ka shtet smiley

6 muaj pas Rilindjes mirqenia rritet ne ate mase sa hashashi dhe valiumi jane lehtesisht te perballueshem dhe nga romet lypes. Edhe vetem kaq mjafton qe te anallohet protesta kutise e PD-se neser.

Po seriozisht, kjo eshte skandaloze, ashtu si vete bolleku i lypsave neper rruge, apo i parcelave te droges ne Lazarat, apo i portretit te Ismail Qemalit prapa kokes se Lefter Kokes.

e ke shkruar gabim, "insmail"

E vetmja zgjidhje per zbutjen e ketij problemi akut, eshte kompesimi i femijve. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).