Ideja lindi te një bllok shënimesh i shkruar nga të dyja anët, para dhe pas. Në fillim rendnim me Arbrin për të bërë një fidanishte të vogël nga liqeni. Pasi do t’i mbillnim pemët vetë, ato do të merreshin për t’u vendosur diku tjetër. Të fiksuar pas akacieve, të cilat nuk kërkojnë ndihmën e njeriut për rritje, bëmë asgjë. Nuk u harrua. Vazhdimi sërish mbeti në bllok, ku në njërën anë u shkrua vetëm për të mbjellë pak pemë te Parku Rinia si mirënjohje ndaj Firmëtarëve të Pavarësisë. Disa takime me zysh Ina Kasimatin ku koha lëvizte, dhe vendet ndryshonin vazhdimisht. Nga Lana, Parku Rinia, Liqeni, ndonjë minilulishte në qytet etj… Qëndruam edhe me fjalët e Inës për vajzat që ishin bërë nëna kohët e fundit, për të mbjellë pemë në emër të bebushave të tyre, e për të krijuar me pemën që në hapat e parë të jetës e në vazhdim, këtë lidhje të njëjtë mes pemës dhe fëmijës. Eralda kish kohë që donte të afronte njerëz për të bërë diçka me pemët në qytet, sidomos në lagje.

Por aty ku fletët e bllokut mbaruan rinisi një fillim tjetër për të mbjellë ca pemë në një hapësirë tek Rruga e Paqes në Liqenin Artificial. Aty ku kapet një degë gjetheje ishim edhe ne, sepse nuk e dinim për bredhat, e as nuk kishim për ta mësuar se një zyrtar, pas disa kontakteve të shumta nga fidanishtet, me pretendime na tha se diku në Llogora është Xha Zemani me një fidanishte. Këtu ndalëm, tani do të bëhemi pak bredharakë. Një kontakt i shpejtë me të, dhe i gjetëm bredhat për 400 lekë të reja sepse fidanishtja është në lëvizje e sipër, një mundësi më e mirë për ne dhe pemët tona. Po atë ditë hapëm eventin në Facebook me Samin. Blendi gjeti një kuti vere nga ato të lëmuarat mirë, u gozhdua me një të çarë tek marangozi dhe kështu u bë arka e donacioneve. Brisi do të merret me shkrimin e emrave të njerëzve që pemët do të mbajnë me etiketat e tyre. Ditën tjetër gjysmë ore pas kërkesës sime, Rez Gurashi bëri një logo të mrekullueshme që e pëlqejnë të gjithë.

Shumë njerëz pyesin pse e keni vënë kutinë tuaj të donacioneve te një bar kafe? Pyetja është e drejtë, por nuk e di pse nuk e kuptojnë se arka rri në një vend ku ne qëndrojmë çdo ditë. Atje ku kemi njerëzit tanë që njohim dhe dëshirat e tyre për malin dhe pemët. Por është edhe vendi, një bar kafe ku masa jonë e ka hedhur këtë ide për ta bërë qëllim, sepse në asnjë vend tjetër nuk do të kisha besim. Disa pemë do të mbillen nëpër shkolla, një tjetër për Mandelën, për Vaçe Zelën, Laver Bariun dhe Ibrahim Madhin. Do të ketë edhe pemë për shkrimtarët tanë që në këtë vit kanë një përvjetor. Ky angazhim këtë vit po nis në qytet, për ta vazhduar si ecje vitin tjetër dhe si fushatë pyllëzimi në të gjithë Shqipërinë. Për këtë herë Bredhi Abies borisii-regis është pema e mundshme që gjetëm në këtë fidanishte larg Tiranës, e përshtatshme dhe e gjendur në masë për klimën e Ballkanit.Kam besuar shpesh se ndërgjegjësimi qytetar nuk ka vdekur dhe se njerëzit që e lëvizin Shqipërinë për të dhënë ritëm në tokën tonë e duan vendin ku shkelin dhe jetojnë. Sepse edhe ne e mbajmë botën që ajo të bëhet më e rrumbullakët, kur punët dhe dëshirat janë angazhime. Duhet forcë për të bërë çdo angazhim, nismë dhe lëvizje. Modeli i pemëve është një shembull i mbrojtjes së mjedisit nga vetë NE, por ka edhe shumë më tepër tendenca politike të gabuara, të cilat nuk mund të luftohen vetëm nga një grup i vogël që merr mundin e përpjekjeve për të përmirësuar atë që nuk ndodh.

MBILL PEMËN TËNDE është një aksion qytetar ku të gjithë njerëzit përfshihen në të vullnetarisht përmes dëshirës dhe kontributit modest, duke menduar një person të dashur me kujtime, për të mbrojtur të gjelbër qytetin dhe mbjelljen e një ose shumë pemëve. Ftesa është e thjeshtë për të kryer një punë vullnetare me qëllimin e vetëm që të shërbejmë në këtë qytet, e për të dhënë një mësim qytetarie tek ata që sot përtojnë të ndiejnë atdhetari në zemrën e tyre. Angazhimi për të Mbjellë Pemën Tënde në qytet do të thotë jo ta ndryshosh por ta shndërrosh vendin, lagjen, hapësirën e gjelbër përmes kujdesit në distancë të pemës tënde. "Nganjëherë, kur mendoj se ç’pasoja të mëdha rrjedhin nga gjëra të vogla, bindem se nuk ka gjëra të vogla." Kjo shprehje e Bruce Fairchild Barton më bën të mendoj se nuk ka gjëra të vogla, por varet nga i sheh, si bëhen dhe sa të madh e kërkon mundin për një përpjekje si kjo e Mbill Pemën Tënde. Nuk ka gjëra të vogla, sheh fëmijët e kolegëve kur vijnë tek arka e dhurimeve vullnetare dhe hedhin aty kursimet e tyre. Ata e dinë mirë se duan të rriten bashkë me pemën. Edhe unë dua pemë. I vogël, kur bëja mësime katekizmi, kam pasur frikën kur mendoja se ikja nga Ferri në Parajsë shkonte përmes pemësh të mëdha e të gjata. Ato i shihja gjithmonë si ndërmjetëse mes tokës së thellë dhe qiellit të largët, aspak të zbrazur! Një ëndërr e shkruar brenda meje për ca pemë më shumë në qytet do të mbillet më 15 shkurt. Janë 300 e ca pemë bredha, për në pllajën e gjelbër pranë Rrugës së Paqes në Liqenin Artificial.

Deri tani bëhen 300 njerëz që kanë dhënë kontributin e tyre. E rëndësishme është se ata që i duan dhe i respektojnë pemët bëhen më shumë pranë për ndodhi të tilla se për gjëra politike. Ashtu siç ka edhe nga ata që hedhin shpenzimin e tyre pa shkruar emrin tek lista, e cila shërben më pas për të shënuar emrin e kapur në pemë. Aksioni për të mbledhur të ardhurat e domosdoshme do të zgjasë për rreth një muaj, duke filluar që me hapjen e datës së eventit. 11 janar-15 shkurt 2014. Për këtë nismë është kërkuar ndihma e Bashkisë Tiranë e cila e ka mirëpritur angazhimin tonë.

Ju mund të kontaktoni në Facebook tek ky link: https://www.facebook.com/events/274235896067760/

Fillimi është sa gjethet, sa sythat e parë të pranverës që po çelen në këtë stinë. Rrugës, koha e gjatë e datës 15 shkurt për pemëzën tënde po vjen. Kam harruar me qëllim një paketë cigaresh që kushton 250 lekë, një kafe 100 lekë dhe një kriko birre të vogël 250 lekëshe duke i kursyer për në arkën e dhurimeve vullnetare. Shihemi në datën 15 shkurt në Rrugën e Paqes, Mbill Pemën Tende.

 

35 Komente

Ata e dinë mirë se duan të rriten bashkë me pemën. smiley

Nisme shume e mire. Bravo!!!

"Stopping by Woods on a Snowy Evening," Robert Frost

Whose woods these are I think I know.   
His house is in the village though;   
He will not see me stopping here   
To watch his woods fill up with snow.   
My little horse must think it queer   
To stop without a farmhouse near   
Between the woods and frozen lake   
The darkest evening of the year.   
He gives his harness bells a shake   
To ask if there is some mistake.   
The only other sound’s the sweep   
Of easy wind and downy flake.   
The woods are lovely, dark and deep,   
But I have promises to keep,   
And miles to go before I sleep,   
And miles to go before I sleep.

Kush te doje te kontribuoje, kutia e dhurimeve do te jete deri ne dt. 13 ne darke, te bar "Hemingway", rr. e Durresit, prapa ministrise se Arsimit. Pemet do te mbillen ne dt. 15, te liqeni, te Rruga e Paqes.  

Ana ne radhe te pare u pergezoj per nismen dhe u uroj te mbillni sa me shume peme. 

Hapni dot nje llogari bankare shpejt e shpejt neser qe te kemi mundesi dhe ne qe jemi jashte te japim kontributin tone?

Nuk e di, blete, une thjesht dhashe ndihmesen time, s'jam nder organizatoret, por di qe vitin tjeter, projekti synon te shtrihet ne te gjithe Shqiperine. Me sa di, ishte nje nisme mes miqsh qe donin te benin dicka te mire per femijet e tyre, por duke pare angazhimin dhe interesimin qe po gjen nder njerez, mendoj se mund te kthehet ne nje aksion te pervitme, me pjesemarrje me masive. gjithsesi, propozimin tend, besoj se e lexojne dhe vete organizatoret.   

Shqiperia do behet! Dal ka dal, mbase un s'do jem gjall, por do bohet. vend normal, them.

Ok, faleminderit per pergjigjen dhe ne rast se nuk mundemi dot kesaj here te japim nje kontribut te vogel edhe ne nga jashte vendit shpresoj qe per heres tjeter organizimi te jete mi mire. smiley

O Ana nje pyetje po pse ke Liqeni , dhe jo ne nje zone ku ska peme ose ka pak ?

 

Ne fillim, e kishin lene per ke parku Rinia, ose para Galerise, por tani e kane vendosur atje, sic duket, atje ka dhene leje Bashkia. 

kuptoj

nejse mesazhi ka rendesi, por ka rendesi dhe vendi.

gjynah, se tirana ka plot vende ku ca peme do ti ndrronin faqen lagjes, e nderkaq kta te cojne te mbjellesh peme ne pyll, e ste lejne tjeterkund.

se kushedi thone, pse mos ti fusim nje tender per at pune.

Po sikur dhe me shkollat e kopshtet te flitej. te shtohej pak gjelberim atje, se rrine kalamajt prapa kangjellave si ne kafaze kopshti zoologjik

 

S'mbaj mend se kush me tha qe kur conin projekte nga bashkia neper banka per sponsorizim, cmimi i nje peme ishte 200 euro. Nderkohe, qe me 400 leke mbjell nje peme te re.

Mire do te ishte ajo qe thua ti, por mendo qe ne nje muaj e gjys vetem 300 vete kane kontribuar. Shume pak per aq shume gjelberim qe kemi nevoje. 

Ku kane lene oborre kopshtesh?smiley

Po ndonje leje ne bashki a ministri keni marre se me sa di une keto gjera behen me plan e sistem nga hortikulturiste profesioniste jo kuturu.

edhe kete shprehjen se kuptova 'Ftesa është e thjeshtë për të kryer një punë vullnetare me qëllimin e vetëm që të shërbejmë në këtë qytet, e për të dhënë një mësim qytetarie tek ata që sot përtojnë të ndiejnë atdhetari në zemrën e tyre'. Pyetja ime eshte perse gjerat duhen bere si pasoje e dickaje tjeter, pse duhet te kete tone edukuese, paternaliste per ata qe ndoshya nuk kane atdhetari e qytetari kur fare mire mund te behen se ashtu lindin ne zemer, pa asnje reference me te tjetet? 

Paternalizem??

Jo, është më keq!1!! smiley
Këta përfaqësojnë një degëz edhe më të rrezikshme të republikanizmit. Këta janë libertarianë! !!Libertarianë!!1!!
Këta nuk e duan shtetin, dhe nuk durojnë dot që shteti të ndërmarrë nisma sociale, andaj edhe organizime të këtilla duhen parë si baj-pas i shtetit, duke e lënë këtë vetëm në nivelin e rregullatorit dhe duke himnizuar për individualizëm dhe nisma individuale edhe pse mëpastaj rezultojnë në agregate njerëzish... Janë fraksioni më i rrezikshëm i të djathtës meqë marrin edhe vota të majta. Po Partia nuk panikohet! Partia qëndron e fortë. E di mirë kush janë dhe si janë... nuk ka vend për shqetësim.

Ndërsa paternalizmin, Partia e ka shtatërruar me kohë me fillozofët francezë të botërisht të njohur, libertarianët janë akoma të fortë, dhe po forcohen dita ditës, duke parë dështimet e njëpasnjëshme dhe masive të shtetit të fortë. Plus që janë edhe të paskrupullt dhe bëjnë akuza për fashizëm...smiley meqë shteti i fortë është karakteristikë edhe e fashizmit... Po siç referova, nuk ka fare vend për panikim. Partia i ka sytë katër, edhe pse pa syze... smiley

Rroftë Partia! Vdekje libertarianëve!1!1!!

Kujtova se ishte organizata, Mendo Pozitiv, por qenkan te tjere. Nisma mu duk e mire, po pse me kaq vonese, pse nuk eshte njoftuar me pare, dhe pse nuk eshte menduar edhe per emigrantet. Une psh, dua te dhuroj diçka, po si? 

Mbille pemen tende shqiptare per vetem 4 mije lek te vjetra. 

Ose, adopto fshatarin tend shqiptar per vetem 4 mije lek te reja. 

Nisma shume e mire, bravo. Po kjo meseleja qe s'te jep leje bashkia te mbjellesh peme jashte pyllit si qe, pse nuk hidhni pak me shume drite dhe artikuj ne kete pike? Nese jo me hir, me pahir, p.sh. mbillni peme aty ke gropa e rruges se Blendit, per inat smiley

"Per ty do mbillja nje pyll te tere"

Ismail Kadare, Dimri i Vetmise se madhe

Shqiperia do të bënetë,

lum kush do rrojë,

e do ta shohë Zonjë.

nuk ka qare pa u bo. u preken te gjitha fundet shkembore, s'ka ca te tremb mo. un nuk rroj atje, por shof problematiken qe vje prej anej. robt qe jetojn me ato halle, normal qe nuk e shofin perspektiven. por te jete problem parkimi, heqja e nje lloji te transportit, gjobat e policit ne qarkullim... vallaj, edhe pse po kopjoj genc rulin, po ky eshte nje zhvillim. tani ne fronc e gjermani nuk do bohemi dot kurre, se jena shqipo e jo englez e gjermon, por vend normal them se do bohemi. me iu afru grekut, me i llaf, maqedonsit, malazezit, e pse jo, ene italis se jugut dikur, mas shum dekadash, why not? 

E gjithe bota do të bënetë, vetem si zor te veje re njeri mbasi të bënetë.

ca u be me :  Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë ??

U pastru pra...aq ishte një ditë.(megjithse ushtria vazhdon të pastrojë ndonjëherë)

ahaaa prandaj dune te mbjedhin pemet , se ''bac u kry'' ajo pune smiley

what next : te vijezojme rruget e Shqiperise ne nje dite apo mbush gropen tende tek rruge para shtepise ne nje dite ?

Ceno, sa bo llafe kot, hec e mbill nji peme, o burre. smiley

Jane muhabete kot se koti , perderisa nuk e fillojne me : mos e prit pemen tende sesa mbill pemen tende....

justifikime. ia ke me hile fashizmit.

Jo mos prit pemën e përbashkët, tënden... shkule po deshe si fillim.

Po mire mer, ca shkulin, ca mbjellin, ti bo sehir... ose lu deren. smiley

Me ra rradha ne krah te kisha nje shoqe .Nexhi e quanin .

Hapnim gropa dhe Mbillnin peme tek Selita e Vogel sot Kodrat e Liqenit . E takoj me vone pas viteve 2000..

He mi Nexhi si po kalon ? Na i ckulen edhe pemet...

S'ka gjo oidriso ...po na ngulin gjona te tjera . Ngul ckul paska qene kjo pune .. smiley

tha Nexhi !

Cfare pemesh, cfare llojesh do mbillen? 

Une do mbjell nje mimoze.

Shume mire do besh. Ai pushi I verdhe, aq I bute, aq relaksues. smiley ketej ska mimoza. smiley lol. 

edhe ajo aroma aq dehese smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).