Një grup qytetarësh të Tiranës nga mosha dhe profesione të ndryshme mbollën sot 100 pisha në parkun e liqenit artificial. Ky është vetëm fillimi i një nisme të veçantë në mbrojtje të natyrës me titull “Mbill pemën tënde”. Grupi nismëtar e nisi gjithçka rastësisht për të marrë pjesë në rregullimin e mjedisit në kryeqytet. Por lajmi u përhap me shpejtësi nga rrjetet sociale dhe befas ata panë një interesim shumë të madh të qytetarëve për këtë veprimtari, që i ka tejkaluar deri në 3 herë parashikimet.

“Mbill pemën tënde” është një aksion ku njerëzit marrin pjesë vullnetarisht me një pagesë 4 dollarë për të blerë një fidan pishe, që e mbjellin në zona të ndryshme të Tiranës. Lëvizja ka edhe një numër llogarie bankare të përcaktuar për blerjen e fidanëve. Por shumë prej veprimtarëve kanë blerë dhe kanë kërkuar të mbjellin më shumë se një pemë, për vete dhe për pjestarët e familjeve. Madje shumë vullnetarë të tjerë kanë kërkuar që të mbjellin pemë në kujtim edhe të familjarëve dhe personaliteteve që nuk jetojnë më. Kështu numri i fidanëve nga 100-200 rrënjë, që u mendua në fillim tani ka shkuar mbi 600 fidanë.

Nisma po mbështetet nga bashkia e Tiranës, por kjo është ndër të paktat raste të reagimit spontan qytetar, të panxitur nga interesa gjithëfarëllojshe. Njerëzit po japin me modesti ndihmesën e tyre për mjedisin dhe po gjelbërojnë qytetin me mbjelljen e shumë pemëve, pa tendera dhe procedura ligjore të ngatërruara. Shumë prej tyre janë mbledhur menjehërë me një njoftim të thjeshtë në rrjetet sociale dhe kanë blerë nga një deri në 6 fidana secili, duke shfaqur një ndjeshmëri të lartë për mjedisin dhe për bashkëpunimin në komunitet.

Interesimi i madh i qytetarëve për të mbjellë sa më shumë pemë përkrah këtyre të rinjve e shtyu edhe bashkinë të kërkojë zona të tjera për gjelbërim në dispozicion të tyre. Nismëtarët mendojnë që këtë radhë të përqëndrohen në Tiranë, më pas do të dalin edhe jashtë saj që të pyllëzojnë zona ku kanë rënë zjarre, në malin e Dajtit dhe në male të tjera, po edhe zona ku ka gërryerje të ujërave dhe rrëshqitje të kodrave.

________

- Nje kronike e shkurter nga Top Channel.

- Njoftimi per nismen (Facebook) u be vetem pak dite me pare (Shqip/Peshku). 

22 Komente

shyqyr qe degjojme nje haber te mire.

tamam

ide fantastike. kane marre 470 kontribute per nje muaj smiley

Kjo nisme do ishte mire te perhapej edhe ne qytete te tjera. 

do zoti mos te jete nje fushate mbjellejesh, se eshte e lehte ta mbjellesh po e veshtire ta rritesh nje peme! dmth te kujdesesh.  Kjo duhet te shoqerohet edhe me nje mbrojte ligjore te RUAJTES se pemeve! Se ne qoftese disa njerez i mbiellin dhe disa i presin, kjo nuk ja vlen! 

Me shume se pemet ne vetvete besoj se ka rendesi 'mbjellja dhe rritja' e ndergjegjies dhe angazhimit qytetar. Filloi disi me Mjaft atehere por doli piramide ajo mesele dhe mileti u apapapapatizua goxha; tani sikur ka filluar te levize...dje nje proteste per armet kimike, sot nje aksion per pemet, e keshtu me radhe. Bravo cunaegoca smiley

se eshte e lehte ta mbjellesh po e veshtire ta rritesh nje peme!

ilirjan, mos u merakos kaq shume bre se do stresohesh smiley

 

 po me xhibo, une merakosem per pemet, dhe  ti, merakosesh per mu ? rrofsh smiley

Mire mer mire, po Liqeni peme ka dhe peme jane mbjell perhere aty. Sic thuhet dhe ne video, mire eshte me dal ne zona te tjera te Tiranes. 

Kishte lezet me dal sot ne qytet se ishte pastru ajri mbas 2 javesh shi. Ama e di qe mbas 3-4 ditesh do ngrihet prap pluhuri si perhere e do lutemi icik per shi. 

Nuk do te mbillen vetem te liqeni. Sot jane mbjelle 100 te parat atje, per te tjerat Po bisedohet me bashkine se ku do te mbillen ne fundjaven tjeter. E Kane shtyre deri ne 1 Mars aktivitetin, s'ishte parashikuar qe do te terhiqte kaq shume vemendjen.

Une as nuk e di si eshte ceshtje me pronesite, po mire do ishte te pyllezohej icik ajo pjesa tjeter e Liqenit. Tani qe kalon unaza e madhe aty, ne buze te liqenit zor se do lejohet te ndertoj kush gje, kshuqe gjeja me e mire do ishte te vazhdonte parku dhe ne ate pjese. 

Gjemb, nuk me hapet.

Ky eshte shpirti.

Po ndergjegjesohen shqiptaret! Nje nisme vertet per tu admiruar! Bravo!

edhe ne Lazarat kane kohe qe e kane marre kete nisme, por ata e quajne: ''mbill bimen tende''   dhe u ka ecur goxha mbare!

Shpresat te ju brezi i ri

.....sepse akoma kemi kalbesira te vjetra  ne pushtet qe nuk u lene te enderroni e ndertoni.

S'duem, për hir 
të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim", 
të zhytemi prap në pellgun e mjerimit 
që të vajtojmë prap kangën e trishtimit, 
kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis 
të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis. 
Na të birtë e shekullit të ri, 
me hovin ton e të ndezun peshë, 
ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë 
dhe për fitore kem' me ra fli. smiley

per pak smiley

Qe "mbjellja" te mos u ngjaje "prejeve",them se do ishte mire, qe e gjitha te udhehiqej nga profesioniste dhe mbjelljet te beheshin konforme nje plani te hartuar prej tyre.

Nje nisme e re per tu vleresuar dhe per tu mbeshtetur nga te gjithe qytetaret!

 

Xhibo, ne i mbollem pemet, sot na u bashkua dhe ministrja e mbrojtjes me ate Te shendetit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).