Vetem disa kthesa nga qyteti i Laçit, rruga përthyen për në fshatin Malbardhë të komunes Milot... Shtegu kalon përmes shtëpive e përfundon diku në pjesën më të sipërme të tyre. Në një krah duket shtrati i lumit Mat, ndërsa balltazi Deti Adriatik shkrihet me qiellin. Kjo pjesë që duket si ballkoni i Malbardhës ruhet nga banorët me fanatizëm të rrallë. Kjo kishe duket si gjithe te tjerat, por ne fakt ajo ka dicka qe e ben edhe me te vecante se te tjerat. 

Më të vecante sepse ajo eshte ndertuar jo thjeshte nga banoret katolike te kesaj zone, por mbi te gjitha nga ata myslimane qe perbejne edhe shumicen derrmuese mbi 90 perqind te kesaj zone. Nje shembull qe tregon me se miri nje vlere te madhe siç eshte bashkejetesa fetare e qe duhet ruajtur si nje pasuri e rralle.

Malbardhi emrin nuk e ka marre per shkak se dominohet apo ngrihet mes guresh te bardhe siç mund te mendohet. Banoret tregojne se ky emer ka mbetur pasi fshati ka patur gjithmone ne themel mikepritjen e rralle, bujarine e besen, qe siç ata thone ja ka zbardhur faqen e ne kete rast edhe emrin ketij vendi.

"Për mort e për dasma kemi detyrim gjithmonë ndaj njëri-tjetrit, si myslimani për katolikun, ashtu edhe katoliku për myslimanin", thotë Like Ajazi, banor i këtij fshati.

Ashtu te bashkuar, banoret u mblodhen vetem pak vite me pare per te ngritur kete kishe edhe pse fshati me 900 banore llogaritet te kete vetem 9 shtepi katolike. Pjesa tjeter eshte e besimit mysliman, por kjo nuk i ka ndare, perkundrazi i ka lidhur me fort mes tyre, ne respekt te besimit e te tolerances se gjithesecilit.

"Po ngaqë janë pak i kemi respektuar dhe na kanë respektuar. E kemi pasur si traditë dhe vazhdojmë ta respektojmë", thotë Pajtim Xheba në Malbardhë.

Kanë bërë ç'kane mundur, kane dhene ç'kane pasur, per te ngritur ne themelet e kishes se vjeter qindra-vjeçare kishen e re, disa me pune vullnetare, disa me donacione te vogla. Dikush ne nje menyre e dikush ne nje tjeter...askush nuk ka ndejtur menjane. Mark Ndreca tregon: "Te dyja palet kemi punuar pa dallim per ndertimin. Bash tek vendi ku jemi ketu tek kisha e ka me afer lagjja e myslimaneve se lagjia ime e katolikeve. Dhe keto kane kontribu per rujtjen sa me shume dhe me mire per vendin e shenjte".

"Me një fjalë nuk e ndajmë që është kishë vetëm për katolikë, por është kishë e përgjithshme, katolikë e myslimanë së bashku", thotë Muharrem Çapani.

Në Malbardhe, sot jane katoliket qe jane te gatshem te mbeshtesin myslimanet per ndertimin e xhamise. "Patjeter, varet sa kontakte mund te kemi me to, por edhe pa pasur kontakte pse te mos besh nje simbol te tille, per nje vend te shenjte qe eshte e myslimaneve apo e katolikeve, nuk ka rendesi, duhet qe te kontribuosh per dicka te shenjte", jep shembullin e tij të mirë Ndreca.

Hysen Sula, një tjetër banor i fshatit thotë: "Meqë i kemi bërë kishën, i kemi kërkuar ndihmë për të bërë edhe xhaminë. Derisa kemi një kishë, do të bëjmë edhe një xhami patjetër. Une kam dhuruar edhe token per xhamine qe te rinjeve tone t'i leme edhe xhamine, t'ua bejme gati krejt qe te kete nje gjalleri nga te gjithe anet".

"Absolutisht qe po, biles na e kane sygjeruar keto katoliket, qe he mer burre i dheut beni ndonje kerkese ndonje dicka te keto fondacionet qe merrem me keto pune. Na e kane sygjeruar keta me shume sesa ne vete për ndërtimin e xhamisë", thotë Cen Hidri.

Shperfillin problemet, per to ky eshte nje fenomen qe nuk egziston... fshatit duan t'i japin te dy dyrt e Zotit, sot kane kishen, neser te bejne prape bashke edhe xhamine. "S'kemi pasur ndonjë grindje, ndonëj shamatë, illah bilah asnjë send, vetëm të mira. Po t'i bësh zë të vijnë me vrap, kur të bëjnë i shkojmë me vrap", thotë Hamit Lika.

"Edhe dasmat i bëjmë bashkë. Kur ata kanë dasma na thërrasin dhe ne gjithashtu. Nuk e kemi kuptuar se kush e ka bërë dasmën", tregon Hasan Abedini.

Per ta tradita mbetet dicka e shenjte qe e kane mbajtur dhe e mbajne fort. Pa e humbur, pa e lene ne asnje moment te shkoje apo te vdese pa kaluar me pare tek me te rinjte, brez pas brezi si nje zinxhir i pafundem. Banoret jetojne mes problemesh te shumta ekonomike si pasoje e mungeses teresore te vemendjes apo investimeve shteterore, por kjo nuk i ka zbehur, e as nuk i ka bere te shthuren ne stuhite e vazhdueshme te harreses qe kane serivirur 23 vitet e demokracise shqiptare.

Besojne tek mrekullite qe ka bere ky vend, tek njerezit qe jane sheruar, edhe pse mrekullia me e madhe qe duket ne cdo moment eshte mirekuptimi qe ata kane me njeri-tjetrin. E qe kryeplaku i fshatit, Agimi e thekson çast pas çasti: "Ne nje fshat me kaq veshtiresi ekonomike dhe nese lipet nevoja per te dhene nje kontribut jane te gatshem te gjithe te japin kontributin ne menyrat sesi munden ato me e dhene kontributin qofte me pare apo qofte me punetore ne cdo lloj menyre, dmth jane te gatshem qe te kontribuojne te gjithe dhe nuk mungojne".

Kohe me pare, edhe ne fshatin Derven, jo larg Krujes banoret myslimane ndihmuan ne ngritjen e nje kishe edhe aty kultura rrezatoi ne nje bashkjetese shembullore e per t'u pasur zili.  Skeleti i superfosftait dallohet perselargeti e po ashtu edhe ai i uzines se bakrit. Malbardhi eshte aty, diku aty, shume nuk e njohin, shume nuk e dijne qe egziston, e megjithate Mal Bardhi sot rrezaton kete vlere te rralle.

Myslimane e te krishtere jane bashke, ashtu siç duhet te jene bashke kudo sepse kjo ka qene e duhet te jete gjithmone Shqiperia.... e Malbardhi eshte ndoshta shembulli me i bukur i saj.

36 Komente

Pasi te mbarojne me te dyja, per tua lene pas te rinjve, le te ngrene dhe nje bibloteke.

i wonder..

ne c'gjendje i kane shkollat ne kto fshatra, para se me shku ke biblioteka.Ose nese kane nai fushe sporti a lodrash in the first place

Varet qe thu ti, se kisha ka hap ca skuta ku edukohen edhe femijet e myslimaneve. Kisha thashe, jo shteti...

Kam pas dash dikur me nis nje projekt per ndertim kotece/bibliotekash druri (skicat i kam diku)... te ndertushme brenda dites...

Kisha ka hesapin e vet, komuniteti ka hesapin e vet, shteti ka hesapin e vet 

Bama, nqs e ke akoma kete deshire, mund te hapim nje blog per te te ndihmuar (flas ne shumes duke shpresuar se edhe te tjere deshirojne), ekonomikisht dhe moralisht... si thua? smiley

Edhe une ate po mendoja, ok kjo pjesa e tolerances fetare( qe eshte pak e dyshimte ne fakt, se mua me duket injorance fetare(ne kuptimin they ignore it), po nejse), po bibliotekat valle, si nuk iu shkon mendja...

Myslimane e te krishtere jane bashke, ashtu siç duhet te jene bashke kudo sepse kjo ka qene e duhet te jete gjithmone Shqiperia..

...shifni mer kamunista shifni se cfare mrekullish po bon feja.Si nuk mesun nji here me respektu fene ne shqipni keta komunistat mer jahuu!!!
 

kapo,

Gjith artiklla vertitet rreth idese se uer dher iz uill, dher iz e uei. Se feja qe thu ti, co shqiptare, edhe nga keto ane, bashke me gru e femije 4 vjec, te shkojne e te luftojne ne Siri, ne emer te allahut (dhe te ulerasin neper video se pas Sirise, rradhen e ka Palestina e pastaj Evropi mbare). Linqe kemi sjelle plot; per to mund ti drejtohesh biblotekarit te peshkut, xhibit.

Adminet e peshkut kane sens humori. 

 

nemesis, nuk mendon se ka tolerance fetare ne Shqiperi? 

ho mer Jul, realiteti te djeg gjithe teorite me gjithe Tosun Bac.

Popll i vshtir teorikisht shqiptaret. s'ka sinod te shenjte e Nicea qe u bon dermon. smiley 

Respekte o shqiptare te mire! Do behet ky vend, do behet, edhe per inat te Edi Rameve e Sajmir Tahireve.

     smiley

     smiley

     smiley

smiley    smiley  

(tm galile)

Ca te duan te bejne, vetem hale zaziqesh mos te ndertojne. 

hale zaziqesh

e cfare na qenkan kto hale zaziqesh o Deion efendi?

E more vesh qe kishin cu Limen me hap dyret e javes Ukrainase?  smiley Limes i flisnin syte "Nuk rrifet mesengjeri" smiley

Mos me thuj qe Deioni po shkru me proxi, direkt e nga fronti. smiley

Shkendija e pare u ndez ne Dumre, por fryu ere dhe e fiku.

Limes ja kam friken, ka nje koke ai qe kur e thote e ben!

E paska kall krejt Limja!

Është ndezur llampa e emergjencës për rrezikun që i kanoset shtetit ligjor dhe demokracisë tonë. Nëse i heqin parlamentit arsyen kryesore të ekzistencës së tij, që është kontrolli ndaj Qeverisë, atëherë parlament nuk do të ketë.* Nuk i kanë bërë mirë llogaritë. Po e fusin vendin në një spirale të shkatërrimit të demokracisë dhe nxitjes së konfliktit. Me këto akte Rama dhe Meta po largojnë Shqipërinë çdo ditë nga Europa, dhe po nxisin skenarin ukrainas.Opozita nuk e dëshiron këtë, dhe kjo nuk është zgjedhja jonë, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq para këtij skenari ogurzi për vendin

*Limja e paska da menjen me u bo Kromuell

P.s. O Deion o demokrat!

Atdheu ka nevoje per nje Napoleon ne krye hordhive opozitare...te jete ai valle??

Nderkohe..."Ambasadori Aleksander Arvizu shprehu mbështetjen ndaj qasjes së Qeverisë shqiptare për rritjen e bashkëpunimit me komunitetin dhe përmirësimit të praktikave për shërbime gjithnjë e më cilësore. Shtetet e Bashkuara vërtet janë shumë krenarë që qeveria ka zgjedhur këtë qasje, përsa i përket i bashkëpunimit me komunitetin, siç është bërë për shembull në fushën e arsimit dhe e njëjta gjë që po zbatohet në fushën e shëndetësisë”, u shpreh ambasadori Arvizu.

Edhe ne zoti Ambasador jemi shume krenare per sherbimet gjithnje e me cilesore te qeverise Rama!

Faleminderit Ambasador!

p.s. O Deion o antiamerikan!

Eshte i ngarkuar me pune, jo ambasador o Rono!!

kur te vizitoj prap muzeun e coca-coles do kujtoj te them, vej bast, per kete ka kontribu ne tiku!!!!

Kjo gje tregon dhe nje here tolerancen dhe mirkuptimin ndermjet njerzeve te feve te ndryshme ne Shqiperi. 

Bravo i qofte! 

Tani, do te ishte mire sikur njerezit te mbillnin me shume peme dhe te instalonin me shume lulishte ne vend te kishave dhe xhamijave. Ne qytete e kam fjalen.

Shume mire kane bere por ajo qe nuk kuptoj une eshte se, pse Myslimanet nuk e kane bere vete xhamine por ja kane bere te krishteret dhe pse te krishteret nuk e kane bere vete kishen por ja kane bere myslimanet ?

as ata vete nuk e dine , por kjo verteton edhe njeher , feja e shqiptarit eshte shqiptaria smiley

Muslimanet kishen katoliket xhamine militantet kryeministrine nje 75 vjecar hollandez uren e fshatit smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).