“National Geographic” ka përshëndetur nismën e qeverisë shqiptare për të ndaluar për një periudhë 2-vjeçare gjuetinë e zogjve dhe gjitarëve. Në një artikull kushtuar Shqipërisë “National Geographic” shkruan se “Shqipëria është një vend kalimi i zogjve shtegtarë, por hapësirat e dobëta të ligjit të mëparshëm, rritja e pronësisë së armëve të gjahut pa kriter si dhe numri i madh i gjahtarëve të huaj në këtë vend, kishte bërë që në Shqipëri të qëllohej mbi çdo shpend, që nga shqiponjat, shpendët shtegtarë e deri tek zogjtë e vegjël këngëtarë”. 

Në një prononcim për “National Geographic”, Gabriel Schwaderer, drejtor ekzekutiv i organizatës së ruajtjes së specieve Euronatur thotë se “Shqipëria ishte një rrezik vdekjeje për zogjtë shtegtarë”. 

“Nuk kanë qenë veçse zogjtë, por edhe pothuajse zhdukja e Riqebullit, apo tigrit të Ballkanit, për të cilat Euronatur ka vendosur një rrjet kamerash monitoruese në zonat malore. Dikur gjitarët, si dreri, kaprolli apo dhitë e egra, ishin në numër të madh, ndërsa sot vërehen shumë rrallë”,- bën të ditur Schwaderer. 

Qeveria shqiptare, sipas “National Geographic”, do të përdorë këtë pauzë për të studiuar mënyrat e reformimit si dhe rregullat e gjuetisë së kontrolluar, që deri më sot kanë qenë në shkelje të plotë të ligjit. 

Revista citon një prej anëtarëve të bordit të grupit mjedisor për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në Shqipëri, Spase Shumka, i cili shprehet optimist se gjërat do të ndryshojnë pozitivisht.

 “Tashmë ligjet do të zbatohen në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, një autoritet i cili ka fuqi të plotë. Përpos kësaj, memorandumi i gjuetisë kërkon bashkëpunimin me Ministrinë e Financave, çka do të thotë fonde shtesë për Inspektoratin e Mjedisit”, -shprehet Shumka. 

30 Komente

Dikur gjitarët, si dreri, kaprolli apo dhitë e egra, ishin në numër të madh, ndërsa sot vërehen shumë rrallë”

 

po natyrisht  qe do verehen rralle sepse  jane zhdukur qindra  hektare pyje atje,  vendi  ku keta gjitare jetojne..  keshtuqe me zhdukjen e pyjeve normal qe edhe kafshet  do emigrojne gjetiu...

Liria dhe demokracia per te bere c'te te doje lundra, keto gjera sjellin.

Ja nje reklame pa dashje e N G per Shqiperine smiley 

Ja dhe nje e mire me shume qe erdhi nga zbythja e saliut. Tashme edhe zogjte do te kene te drejte te jetojne. 

Por ne varferi ama .

Me mire harabel i gjalle se shqiponje e ballsamosur, tha kumuria. smiley

Sa do lehtesira te krijoje per zogjte kjo Qeveri e kuqe zogjte nuk vijne me , mbase vijne pas dites se Enjte, ja as dallandyshe nuk pati kete vit , ehhh mer Sali Berisha edhe zogjte te kane pas dashe , Sali Bolleku smiley

zogjte do vijne pas dites se enjte smiley

eh feste te madhe ka sot Shqiperia -- do knojn n'at dite 

po nuk kane internet zogjt me, as nuk lexojne peshkun smiley

Imagjino me shku dallendyshet ke shpijat e shofereve te furgonave smiley

Tani pritet ndonje reagim nga Sazan Guri qe e ka fjalen si strall.

Flora dhe fauna, tokesore dhe detare jane dy nga asetet me te cmuara te Shqiperise. 

Fatkeqesisht, si e gjithe pasuria jone e perbashket edhe keto dy asete jane shfarosur gjate ketyre dy dhjetevjecareve te fundit ne menyren me barbare te imagjinueshme. 

Te armatosur deri ne dhembe me lloj-lloj mjetesh shfarosese, shqiptaret i jane versulur natyres me nje mllef te papare, duke goditur me cifte, me teke, me kallashe, me dinamit, me tritol, me carqe e me helme cdo gje te gjalle qe leviz ne toke apo ne qiell. Me sezon apo pa sezon, me leje apo pa leje, ne pyje dhe qendra te banuara, me pak fjale, kudo ku kane arritur te shkelin, duke prodhuar nje zezone te papare ne historine e kafsheve te egra te kesaj toke. 

Me kopilet mes nesh, te pakenaqur nga permasa kombetare e babezise, jane vene ne sherbim te gjahtareve te paskrupullt nga e gjithe bota, qe kane marre pjese edhe ata ne masakren e faunes shqiptare. Ketu nje link te do palacove nga Italia:  http://www.cacciainalbania.it/i-nostri-o...

Te njejtin fat te zi kane pesuar edhe ujerat tona. Liqenet dhe rezervuaret e panumerta shqiptare, super te mbushura me faune, u sulmuan qe heret barbarisht, jo vetem me rrjeta e prita, por edhe me helme bujqesore e madje me kabllo te tensionit te larte qe sollen shfarosjen thuajse totale te peshkut.

Nderkaq, neper detet tona mbizoterojne teknika peshkimi qe Europa i ka ndaluar me kohe, si ato me rrjeta zvarritese, me sytha mikroskopike; fale plumbcave te rende, keto rrjeta zbresin deri ne tabanin e detit dhe aty terhiqen zvarre nga peshkarexhat ne levizje, duke shkulur cte gjejne perpara dhe duke kapur cdo gjallese, edhe ato me te voglat qe nuk kane kurrefare vlere tregtare, por kane nderkaq nje vlere te pallogaritshme per ekosistemet te cilave ju perkasin!

Ne kete klime terrori dhe tragjedie ekologjike, mendoj se Shqiperia duhet ta ndaloje me ligj gjahun pergjithmone, jo vetem per dy vjet dhe te disiplinoje sa me pare edhe peshkimin. 

Keto masa duhen marre sa me pare edhe e mbi te gjitha per arsye ekonomike. Gjahu, si sport, nuk na sjell kurrefare fitimi si bashkesi, ndersa shtimi i faunes do te perbente nje element te jashtezakonshem terheqes dhe pasurues te ofertes sone turistike! 

Ne fakt, te dielen ne mengjes, mbase ngaqe e kisha marre me nge zgjimin, u befasova kur degjova cicerima zogjsh perjashta. Mendimi i pare qe me erdhi ne koke ishte: Ej, me duket se po behemi dhe ne normale. 

Edhe une degjova cicerima zogjsh sot perjashta por  kur nxorra koken per ti pare ishte pronari i marketit poshte qe i kishte vene telefonit zile me zogj , me mire me zogj se deri para zgjedhjeve te 23 Qershorit e kishte me muzike me cifteli.

Pronari i marketit te une e ka me kenge labe. smiley

Pjero, nuk te pame njeher te tema e futbollit per ndonje parashikim sinoptik  rreth ndeshjeve te CL.  sot los: Arsenal- Bajern.   dhe Milan- Atletiko Madrid.   per ke ti veme leket, si thua ti..?smiley    

 

p.s   nuk i duam rezultatet ne makro, he..smiley

Une nuk mund ta percaktoj dot Belulo, pa pare te pakten 15 minuteshin e pare. Me te pare minutat e para, kondicin e lojtarve, formen e tyre, menyren e lojes, athere mund te jape nje perafrim te ndeshjes. Ti e di qe une jam marre me futbollin, e njoh shum mire, por te japesh nje rezultat para ndeshjes, me duket si lloto, ku shancet jane te pakta. 

e pra, duhej nje teme tjeter ketu, edhe dy fundja se shume ishte konsumuar kjo e zogjve shtegtare, smiley

ne, sipas menyres tone,  u perpoqem  te sjellim  edhe njeher vemendjen te kjo teme  ku sic duket  komentuesit kane shtegtuar  me kohe  bashke  me zogjte..smiley

O Belul, me qe je, ja te te deftenj se c'ka nxjerre, sapo, "Dritero Agolli - nderi i letersise shqipe" ne fejsbuk:

Berberi

Shume njerez ka qethur berberi ne jeten e gjate 
atje ne floktoren e ktheses se ruges NAIMI 
shume vdiqen fatmire a te ngrate 
shume u vrane ,u burgosen dhe jeten u mori mergimi. 

Qethi djaj e fisnike ,e kusare dhe mjaft deputete 
dijetare e memure,kaptere e plot gjenerale 
presidente te shkuar e te ardhshem,dramaturge e poete 
kardiologe e xherahe,e dentiste qe shkulin dhembe e dhemballe 

Ah,nga gjithe mullaret me koka cna mbeten 
po te bente berberi nje album nga koket e qethura 
sigurishte do i hapej nje nam tere jeten 
si poetit te shquar ne librin me vjersa te zgjedhura. 

Ja ky flok i takonte filan presidenti 
filan presidenti qe vdiq a mbaroi i burgosur 
keto balluke i mbante kusari me i madh i qytetit 
kurse ato me tutje nje pusht i brengosur. 

Keshtu do lexonin te zgjedhurat floke si liber 
nga vetite e prodhimit te leshit ne kokat shqiptare 
lere lere berberi vertete do te bente nje Bibel 
po te kishte ne koken e vet dy-tri pare

 

Tashti kto vergje (TM Idrisi i Madh) jane palo poezi, kupton? Kur them palo, e kam llafin vergje per fillestare. Meqe folem nje here per fejsbukun, po qe se te kujtohet.

Provo te shkruash gjesend aty, te thuash c'jane mo, keto mysybete, kur ta terin komentin pa iu tha boja ala.

Nuk eshte e keqe si ide. Do vije nje dite qe do ringjallemi nga nje fije floku.

eshte nje vjershe e tmerrshme. kam (akoma) nje disk me poezi te recituara nga vete autori. E degjoja kur udhetoja. Sapo vinte kjo, thosha mos!! dhe per dreq, aty ku thoshte "lere, lere", ishte i prishur regjistrimi dhe kthehej mrapsht smiley   prodhim shqiptar, "nen kujdesin e zotit Luan Rama" smiley

krahaso kete (e jo pak si kjo) me ate grusht poezishe vertet te mira qe Driteroi ka, si psh Qemania (Limo Labinoti), ose Mos vdis...

haha.. e marr me mend.

nje nga gjestet me qesharake eshte te recituarit e vjershave qe ben vete. eshte akti i vrasjes se poezise me gjithe cka i mban pragu e dera. mendova fillimisht se vjersha ishte e sapo shkruar, dhe thashe qejfi i ndarjes ne sekonde te vepres me publikun. gjithsesi, ideja e nje berberi koleksionist mbetet shume intriguese smiley

po po, e mbaj mend diskutimin qe kishim  para ca ditesh per faqen e Ismail  Kadare ne fb..  cte them, do jet ndonje  nipce a ndonje mbesolle e Driteroit  qe  administron ate faqe, se si  çilimilleqe  duken  keto vargjet... megjithse perpiqen te mbajne cik stilin e Driterioi..smiley

''Qethi djaj e fisnike ,e kusare dhe mjaft deputete 
dijetare e memure,kaptere e plot gjenerale 
presidente te shkuar e te ardhshem,dramaturge e poete''

 

e meqe permende berberin...  kenge dasme permetare:  ''berberi qe nga Stambolli, e mira o ketu çe solli.... hajde te na rruaj Ilir benë...smiley

Vangjushi qe rruan mbrene!

 

Varianti yne i Rigoletos smiley

Figaro.smiley

Yes! smiley

Ishalla s'e shef Lira.

Nisma e qeverise shqiptare eshte si shume nga nismat e tjera te tipit: kur skemi bythe me bo, apo kur nuk dum me bo detyrat e shpise, i fusim nji te ndalume te pergjithshme. Si puna ndertimeve, furgonave etj etj. Schwaderi qe se di ku bje Shqiperia, ngerdheshet gjithe gezim dhe ne qe i gezohemi ngerdheshjes se Schwaderit.
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).