I konsideruar si një prej ikonave të humorit shqiptar, aktor Sallaku vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë. Në 10 ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore u rëndua së tepërmi. Branda këtij harku kohor ai kreu 3 ndërhyrje kirurgjikale. Aktori i humorit mbylli sytë në zbardhje të ditës së martë, sot më 11 Shkurt.
Skënder Sallaku lindi në Tiranë më 25 janar 1935, dhe është konsideruar si një nga aktorët tanë të humorit me skece dhe parodi të ndryshme ai e ka bërë publikun shqiptar të qeshë me shpirt. Aktori është nderuar dhe me titullin e lartë ‘Artist i Popullit’.


Sallaku, njihet dhe si ish-kampion kombëtar në mundjen klasike. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike "Vojo Kushi" dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. 

News24: intervista me artistët, miq të Skënder Sallakut

Tinka Kurti: Një humbje e madhe. Unë isha dje në spital dhe takova familjen. Ai do kryente një operacion tjetër. Isha në merak, i thashë vajzës së tij të më telefononte, të më njoftonte mbi cdo të re. Gjithë natën kam qenë në siklet dhe ndjeva një dhimbje të madhe teksa mësova humbjen e madhe.

Margarita Xhepa: Nuk na ishte shuar ende dhimbja nga humbja e Vace Zelës, tani dhe aktori i shkëlqyer, i dimensioneve të mëdha. Kishte një humor që i buronte natyrshëm. I qëndiste rolet me mimikën e tij shprehëse. Kishte karakteristika të vecanta, zëri i tij karakteristik, shquhej për spontanitetin. Aktor i mençur që e dashuronte artin dhe punonte me thjeshtësi.
E takova para një muaji në Librazhd në një event dhe ishte i lumtur. Ai kishte fituar respektin e madh të popullit dhe këtë e shprehte dhe ia shprehnin vazhdimisht.

Veli Rada: E kujtoj Sallakun ku së bashku me Vasillaq Vangjelin e paharruar i kam takuar dhe i kam njohur. Ishte aq korrekt, vinte i pari ulej në tryezën e punës dhe ngrihej i fundit. Një ndër artistët më korrekte, i pari kloun në Shqipëri. Një plastikë të tillë si ai, i paarritshëm. Në turet që kemi bërë jashtë vendit ai pëlqehej kaq shumë. Një tifoz i Tiranës, si tiranas autokton donte që Tirana e tij të ishte e para. Iku me peng që Tirana nuk e kënaqi si duhet këtë sezon.

Gëzim Kruja: E kam pas shok, para 5 muajsh kemi dhënë një shfaqje në Durrësi. Artist i madh nuk i vjen më Shqipërisë, dac parodist, dac kloun, akrobat. Duhen romane të flasësh për Skënder Sallakun. Aq i thjeshtë, ndaj populli e deshi se populli do të thjeshtën.

Rezarta Reci: Nisëm një miqësi teksa pija një filxhan caji që zgjati 3 orë. Dëshiroja ti bëja një intervistë dhe kam qeshur pa fund si kurrë në jetën e tij. Aktor i mrekullueshëm dhe vetëm me mimikën që kishte të shkaktonte gaz, por ndërkaq një njeri që përlotej me ngjarje tragjike. Miku im i mirë, takimi i fundit ka qenë një ditë para ditëlindjes së tij. Më 24 Janar, e kisha planifikuar për ditëlindjen e tij ‘Arratinë e Peshkut të Kuq”. Ishte nga ata artistë që ka ikur pa pengje, sepse nuk i ka munguar vlerësimi, kujdesi nga shteti, por dashuria e artdashësve. Do na mungojë të gjithëve.

Muharrem Hoxha: Vit i poshtër, po na ikin artistët. Para dy javësh fola në telefon, dhe i thashë po bën ditëlindjen e nuk jam unë aty. ‘Hë tha s’ka problem se 79 vjec po bëj’. U shpreh ngushëllime familjes, nipërve dhe mbesave. Një aktor kaq popullor, kaq i madh.

Fadil Hasa: Herën e fundit që e takova, ishim në Durrës. Si e mbaj mend. Kur thoshte që do tregoj një gjë, ne e lusnim ta tregonte se e dinim që nuk do e përsëriste më atë histori. Skënderi u ka dhënë bukë popullit kur ishte i uritur, i varfër, ai i ushqeu me humorin e tij. Familja Sallaku humbi një njeri të jashtëzakonshëm.
Nuk besoj se ka një brengë besoj, ai i ka marrë stimujt moralë, dhe pension special, ka marrë vazhdimisht respekt dhe është nderuar dhe vlerësuar, por sidomos nga populli. U shkëput një yll tjetër i artit sot. 

Sulejman Dibra: Estrada pati humbje të madhe, Njeriu i parë që i dha jetë estradës, humorin me të shëndetshëm dhe populli do e kujtojë për humorin e tij të madh dhe të shëndetshëm. Ai e donte dhe e ruante humorin. I pari njeri që thirrej në gëzime, ishte Skënder Sallaku. E donin njerëzit dhe sa e respektonin dhe kjo sepse kishte zemër të madhe. E njihnin nga të miturit dhe deri tek moshat e mëdha sepse ai bënte humor për të gjithë.

Politika

Edi Rama: Lajm i trishtueshëm vdekja e Skënder Sallakut, humoristit popullor që në kohe të zymta bëri të qeshin pleq e fëmijë! Ngushëllime familjes.

Lulzim Basha: Ndarja nga jeta e legjendës së humorit tiranas Skënder Sallaku më trishtoi pa mase. Pak jave më pare u takuam në Bashki. Përcillte si gjithmonë po atë humor dhe optimizëm që e shoqëronte emrin dhe praninë e tij prej dekadash. Skënder Sallaku ishte një nga artistët më të dashur për cdo qytetar të këtij vendi pavarësisht moshës. Ngushëllime familjes, miqve dhe artdashësve të tij të shumtë.

Prefekti i Qarkut Tirane, z. Sadi Vorpsi: Sot, Tirana shënon 94-vjetorin e shpalljes kryeqytet. Por kjo ditë bëhet më e varfër për të gjithë kur mësojmë se ikona e artit kryeqytetas, Skënder Sallaku, nuk do të jetë më fizikisht me ne. Ngushëllime familjes për njeriun e tyre të dashur, i cili i dha Tiranës shembullin më të mirë në aktrim, cirk e më gjerë. Respekte përjetë "Artistit të Popullit" që i dha shumë vendit dhe mori pak prej tij.

51 Komente

megjithe respektin per artistet shqiptare te nderuar e te pa nderuar kudo qofshin nuk me duket e drejte qe PPU te behet nje faqe per kroniken e zeze

Respekte dhe u prehte ne paqe!

Ehh, s'paskam gabuar kur thashe se m'duket se do ikin tre artista kete periudhe. Ngushellime familjes dhe Estrades se Tiranes. 

ueee, po ca u be kshu, muaj Shkurt muaj "sulmi"...?!

respekte per artistin dhe njeriun e mire Skender Sallaku.. ngushellime familjes!

Epo tu kete lene uraten niperve dhe mbesave (if he had any) dhe mos ta terheqi kemben zvarre me.

R.I.P

Iku dhe nje njeri i vlere qe i dha gezim dhe te qeshur Popullit te Kohes se tij . Respekte te vecanta per kete njeri te Artit te Skenes se Humorit .

Dheu i lehte!! Ngushellime familjareve.

Pjer, e paske pas gojen zeherr!!!

Bamke, po seç jane ca bestytni te popullit, qe na jane ngulur fort ne tru. 

 U prehte ne paqe...po sikur te gjithe njeheresh ,apo kane lene ndoj takim per ndonje koncert se bashku...ndjese paste..smiley

dimri i merr pleqte thoshin dikur.ky gjithe jeten i ka bere njerezit te qeshin , sot eshte hera e pare qe i ben te qajne .ngushellime te dashurve.

Ngushellime Familjes dhe te afermve !

Ky u be i katerti ne radhe... Sa vjen dhe po rrallohet panteoni i vlerave kombetare... Them se po rrrallohet se nuk shoh qe te zevendesohen...... smiley... R.I.P. Rjedhoje e nje sistemi qe vetem proklamonte vlera te verteta dhe reale........ (natyrisht jo ne sferat me te medha qe mbeten me mediokrrit....)

cdo kohe ka artistet e vet.jeta vazhdon ...

alidemsi; " ....Ky u be i katerti ne radhe..." 

Kush ishin te tjeret Alidemso, na i rifresko pak trurin. 

ngushellime familjes.ripsmiley

kto pjeset fillimt te demokracise nga estrada e tiranes jane kryevepra, seriozisht

Sallaku eshte i pavdekshem, humor safi. I ka hyre ne shpirt profilit perfaqesues te miletit tone.

jashtezakonisht popullor dhe fin si aktor

Qofte i parajses

un them qe umori me demokraci dhe behar mera eshte edhe me kryeveper.  

.

kom pyt ene i her tjeter: amon mer ca konge osht ajo qe kno vasillaqi ne fund te ajo me autobuz? "te pres te pragu i deres" a dicka e till.

kto te estrades se tirones (por jo Skeneri, rahmet past, me duhet me e sqaru ket) dal kadal e bon nji jeten reale dhe skenen. po te rrumllum i shifshe - flas per fundin e 80-tes gjersa ra regjimi, me mrapa nuk e di. edhe kishte nji hidhtsi ai humori qe bonin, i dicka nga brezi i humbur, qe ca te them. me siguri nuk e bonin me qellim, po humori i ktyne te tirones te pakten, percillte me shume se cdo gjo tjeter tragjizmin dhe varferin e frikshme e kohes.

.

po ju, tha, pse jeni ktu mren.

ne per pushime kena ardh, i tha smiley

kjo pjesa ishte vertet nice. for a change. nuk e kisha pa. pernryshe, ky umori me ushtar bilusher dhe keshtjellat e koqe, pa te gudulis, nuk te bojshin me qesh.

aha, skenari koco devole. smiley

 

Madheshtore. Kjo dhe Gjuetia e Fundit jane kryevepra.
 

Nje njeri i mrekullueshem. E kishim dhurate dhe jam mirenjohes qe jetova ne kohen kur ishte ende aktiv dhe e mbaj mend ne artin e tij.

Gjithmone gazmor te mbajme mend,dhe ashtu qofsh ne udhetimin tend te ri!
 

Po ikin një nga një...RIP!

RIP

"Borgjezi fisnik" mbetet nje nga rolet e tij me te kendshme ne teater.  

Rest in peace, nga brezi jone qe u rritem me Skender Sallakun ...

...vetem nji kujtim nga afer me Skenderin, por qe me ka ngel ne mendie nga pershtypja qe na beri ne momentin ... Isha me nji shok timin feminie (RIP) tek dera e pasticerise qe ishte te cepi perballe salles se shahut, pra perballe me estraden aty ku sot eshte trotuari mbrapa Muzeut. Ishte koha e cfaqjes se estrades (7pm) dhe ishim ne medyshje te prisnim bileta apo jo ... Del Skenderi me Koco Devolen nga kafja dhe e pyesim Skenderin : A ia vle me ardh me e pa cfaqen ? ... Nuk me harrohet shikimi qe na hudhen. Kishte aty keqardhje, rebelim, medyshje (per ta mbajte gojen mbyll) dhe mbas nji pauze te gjate, shume sinqeritet ne zerin e Skenderit : Ikni mer cuna, hani nga nji parfe' ... U desh shume kohe qe ta kuptonim se pergjigja nuk ishte zhvlersim i nivelit artistik te trupes se estrades, por nje sfide qe ai, me menyren e vet i beri " artit te realizmit socialist " ...

Ngushellime Tosit dhe familjes ...

Ah, iku edhe nje idhull i brezit tim. Skenderi pervec artistit ishte edhe rob zoti. Njeri i shkelqyer, familje e shkelqyer. Ka lene nje grope te madhe tek autoktonet e Rruges se Durresit. Trishtim i madh per nje njeri nobel. smiley

no way!! smileysmileysmiley

 

U prehte ne paqe. I ka dhuruar shqiptareve aq shume buzeqeshje.

 

nga një sëmundje e rëndë

Ja vlen te shkruhet me vete per kete kompleks te miletit tone te dashur shqiptar qe akoma e ka tabu permendjen e kancerit apo semundjeve te tjera vdekjeprurese dhe e konsideron si me te denje kete formulimin "semundje e rende".

U prehte ne paqe. Nje nga humoristet e mij te preferuar kur kam qene femij smiley

Artisti me i dashur qy m'femini. Keto njerez nuk vdesin kurre. rip.

smiley

Kur shuhen keto yje , sikur shuhet dicka ne shpirtin tone smiley

Ngushllime familjes!

Nuk kam pas naj simpati per estraden e tiranes,ndoshta Skender Sallaku bente diferencen.

Nderkohe per Shkodren,perjashto naj Sander Ruc,s'di kujt me ja vu gishtin kush asht ma i madh.

Fieri;Fuat Boci,Arqile Lipe,Todi Llupi, Luftar Paja dhe Xhuljeta Kulla

Vlora: Parodistat

Durresi: Fadil Hasa

Korca:Aleko Prodani,Arben Devishi.

 

pa mvjen keq! ky ka ken nji prej humoristave jo shkodran qe mka ba me buzqesh.
 

Me i miri ishte nga estrada e Tiranes.

smiley

ngushellime familjes t'Skenerit.R.I.P

Sallaku i perket nje epoke tjeter sociale modeste dhe e shendetshme ne humor dhe kulture qe nuk krahasohet me kete te sotmen, e zhytur e gjitha ne banalitet dhe varferi shpirterore!  

Ngushellime familjes dhe gjithe shqiptareve! Jemi rritur me humorin e Skender Sallakut.

Megjithe respektin per karieren artistike, nuk ka qene tek te preferuarit e mi. Shume i sheqerosur me eshte dukur gjithmone. RIP.

per nji koment si ky thash me prit 24 ore.

i qofte dheu i lehte!

dhe meqe jemi, humori do te pasme me te forta se serioziteti.

qe per ty, o PF.

 

Ngushellime familjes, humorit shqiptar dhe humor-dashesve per kete humbje. smiley

I paharruar qofte kujtimi I tij. 

Varrimin vete kryeministri personalisht do ja pergatisi ?

 

i mrekullueshem.na i beri me te embel jeten nen diktature.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).