Në fillim punëtorët kërkuan t'u paguheshin pagat, pastaj protestat u përhapën në gjithë Bosnje-Hercegovinën kundër situatës së keqe ekonomike dhe sociale. Konflikti po merr tipare gjithnjë e më brutale.

Mitingjet kundër qeverisë janë përhapur në të gjithë Bosnjen. Sipas njoftimeve të shtypit të se premtes (p7.02.) më shumë se 130 vetë janë lënduar. Përleshjet më të ashpra mes mijëra demonstruesve dhe policisë u shënuan të enjten (06.02.) në Tuzla në veri të vendit, kur një tubim u shndërrua në konflikt të dhunshëm.

Indinjatë për varfërinë dhe korrupsionin

Huliganë qëlluan xhamat e dritareve, u vunë zjarrin koshave të plehrave dhe sulmuan policët me gurë dhe granata ndriçuese, bënë të ditur autoritetet lokale. Policia e shpërndau pastaj turmën me gaz lotsjellës. 104 policë dhe 30 demonstrues u plagosën në përleshje. Shkaktar i protestave që vazhdojnë prej ditës së mërkurë (05.02.) ishin kërkesat e punëtorëve, të cilën nuk kishin marrë pagat. Fillimisht në katër qytete pati aksione solidariteti, të cilat më vonë u shndërruan në një lëvizje të gjerë kundër situatës së keqe ekonomike, papunësisë së lartë dhe korrupsionit shumë të përhapur. Në shumë vende u sulmuan ndërtesa të qeverisë.

Papunësia në nivelin 27,5 për qind është më e larta në Ballkan. Tuzla ka qenë nga zonat më të prekura vitet e kaluara për shkak të mbylljes së fabrikave. Protestat pritet të vazhdojnë edhe këtë të premte (07.02.) në shumë qytete dhe në kryeqytetin Sarajevë.

39 Komente

Nje shofer urbani ketu, boshnjak, me thote (sa here e takoj) se Bosnja ka ngritje, po hecen mire, nderkoh qe ketu paska plas Kuçova smiley Si duket ai e sheh gjendjen atje si turist, nje here ne vit smiley

E sheh si njeri normal, jo sic shohin emigrantet tane shqiperine. Sigurisht qe Bosnja ka perparime, sic ka Shqiperia, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia. S'ka aq sa duan njerezit, ndaj ka protesta, por perparime ka. 

Pse si e shohin emigrantet tane Shqiperine, Pro-fil, se jam kurioz. 

Ja, shif pjeshkun pa leng.

Kerceke shum bukur nga dega n'dege smiley

GDP nominale e Bosnjes: 4865 USD per capita

GDP nominale e Shqiperise: 4729 USD per capita (Wikipedia)

ec e lexoje se kur mund te dalim ne se sna pelqe ku jemi

 

Aty-aty jemi, te dy vendet. 

Uragani Ukrainas Ulurin Ultas.

aman, jo dhune... vetem dhune nuk duhet

tik...tak...tik....tak....

Me te ardh me plas mo!

Zjarr ne Bosnje, gura ne Kosove, zgjedhje te parakohshme ne Serbi, krize presidenciale ne Maqedoni. Ne Shqiperi nuk leviz gjethja!!! Tamom te jetosh ne ishull, an island of political stability and economic prosperity that is. 

Uragani Ukrainas: so close, yet so far! 

Rono, 

Ky mund te jete funi i mitingjeve politike... Do te na marre malli... smiley 

U vrane kater vete dhe ne Bosnje, apo jo?

.... in Mostar, a southern town divided between its Muslim and Croat communities, some residents said the riots that saw protesters storm a local administration building and smash windows on Friday had brought locals together.

...varferia i bashkon njerzit pa dallim feje e krahine smiley

Tik tak, tik tak .

punon ora mbi oxhake smiley
 

"...varferia i bashkon njerzit pa dallim feje e krahine" smiley 

Po cdo partia e elitave te djathta me fukarane o kapo? Po ky eshte rrelmi i komunisteve!! Qeveria uli ilacet me 20%!!!!!

...ata qe perfitojne nga ulja e ilaceve nuk u mbajne gjunjet per me dal  shesheve. Qe ta kishte bo tamom qeveriu duhet te kish ule ene cmimin e bananes smiley
 

...revolucioni, marshoooooon!

Atyre eshte per ti heq kapelen.. kan dal per te protestuar per varferin dhe korrupsionin.. ndersa neve dalim se na thone kryetaret smiley... 

Kjo qeveri i ka ditët e numëruara. Edi Rama tërhiqu……Të largojmë mallistët e Mjaft-itsmiley

Kreu i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” shprehet se;

Pas 6 muajsh, kryeministrit Rama iu deshën 6 muaj për të riparuar 60 metra gardh në zyrat e tij, 6 muaj nuk ka shtruar as 6 metra asfalt, 6 muaj ka ngritur 6 herë taksat, 6 muaj ka pasur 6 megaskandale, që janë, videoja e vjedhjes së database-s në sistemin e Tatimeve, premtimi i pambajtur i qeverisë amerikane për importin e armëve kimike, refuzimi i statusit të vendit kandidat, rritja e çmimeve të taksave, 20 mijë lekëshi i votave të blera nga PS-ja në Korçë dhe tentativa për devijimin e lumenjve Radika dhe Vjosa në favor të maqedonasve dhe grekëve.

 

nuk shemben komunistat me rhetorike, o kapo dermani smiley

 

Kur fliste kunder Saliut, kapo dermani nuk la gje pa thene kunder ketij xhelit... po tashti....???? Po pse me keta te marumit do te rrezoni Edin o qurrashe...?? Apo armiku i armikut tim eshte miku im....pfffff

kapon shpirterisht e kemi me LSI-ne. do kete dhe ai arsyet e veta pse shprehet kshu. nuk duhet me i hy ne sferen private.

une kapon e mirekuptoj. smiley

BBC News-Tim Judah, nje analist i ceshtjeve ballkanike shkruan: Protestat ne Bosnje: Nje pranvere ballkanike? .....kupton Roni tani pse po presim te dale gjedhi i ri smiley
 

s'e msut qe aleatet nuk do zbarkojne kurre, o kapo smiley

smiley

kot i degjon lajmet me vale te shkurtra, genjejne derrat, na majne me shpresa kot... smiley

ahahahahahaaa

vetem nje gje di te besh  kaposh :     smiley              dhe pastaj fshihu me gjethe fikusmiley      ......smiley

                                                             smileysmiley

Kapo, me siguri ke dash me thone "gjethi i ri" vella.smiley

pas 6 muajsh...60 metra gardh...6 metra asfalt...6 herë taksat...6 megaskandale

cimo si quhet ne letersi kur perdoret nje numer disa here? Si psh, per 7 net, kaloj 7 male e 7 lumej.

Nuk i hidhni dot komunistet me vlera leterare o kapo!

luan me konceptin biblik 666, kapua.

ah si jon kto, mer Ron, xhinder jon. me literatur cdo gjo. 

 Lul Basha ka qenë një student i shkëlqyer i Drejtësisë në Universitetin e Uhtretit thote sefundmi xhelisti. Mendoj se ka qenë alternativa më e mirë për kryetarin e ri të PD-së, krahasuar me të tjerët. smiley
 

Pranvera Ballkanike ! 

le te shohim a do pasojne protestat ne ballkan...

Prestigjozja britanike “The Economist” e rendit Shqipërinë në vendet me rrezik të lartë për t’u përfshirë nga protesta masive gjatë vitit 2014. Në një analizë të Njësisë së Inteligjencës së Revistës, thuhet se ankthi ekonomik është thuajse një parakusht për protestë. Teksa merr si shembull Ukrainën, Brazilin, Argjentinën, Meksikën, Tunizinë, Egjiptin apo Turqinë, “The Economist” shkruan se, pabarazia sociale dhe pakënaqësitë politike kanë nxjerrë qytetarët e këtyre vendeve në rrugë.Laza Kekiç nga Njësia e Inteligjencës e “The Economist”, thotë se rënia e të ardhurave dhe papunësia e lartë nuk kanë sjellë gjithnjë protesta. Por, kur problemet ekonomike shoqërohen me elementë të tjerë politike, rreziku për destabilitet është i lartë. Këto elementë jane; qeveria e dobët, pasiguria,pabarazia sociale, niveli i ulët i shërbimit social apo tensionet etnike."Ky është reagimi ndaj varfërisë, e cila po shtohet nga dita në ditë. Ka humbur edhe shpresa për mundësinë e zgjidhjes së problemeve në Bosnje-Hercegovinë", thonë disa protestues.

Pra, a do të shpërthejnë protestat ne vende te tjera te Ballkanit  ?

 

 Vera e kuqe, Kina mund Francën   MONITOR

Kina ka tejkaluar Francën, duke u bërë konsumatori i parë në botë i verës së kuqe. Këtë e bën të ditur një studim i realizuar nga Vinexpo mbi sektorin. Me më shumë se 155 milionë kuti, që përmbajnë secila 9 litra verë të kuqe, për një total prej 1,865 miliardë shishesh të konsumuara gjatë vitit 2013, Kina duke përfshirë këtu edhe Hong Kongun, ka tejkaluar Francën me 150 milionë kuti vere; Italinë 141 milionë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës 134 milionë dhe Gjermaninë me 112 milionë. Pekini regjistroi rritje të konsumit të verës me 136% në krahasim me vitin 2008. Duke u nisur nga diferenca e madhe e popullsisë midis vendeve të mësipërme, e dhëna nuk është shumë impresionuese, por gjithsesi është historike dhe tregon interesin gjithnjë e më të madh të kinezëve për këtë produkt. Një interes që siç bëjnë të ditur edhe kërkimet e IWSR (International Wine& Spirits Research) ka nisur të rritet veçanërisht pas vitit 2005. Në periudhën nga 2007-a deri më 2013-n, konsumi është rritur me 175,4%, ndërsa për të njëjtën periudhë, në Itali ra me 5.8% dhe në Francë me 18%.

“Ka ndryshuar mentaliteti i popullsisë në Kinë, shpjegon Guillaume Deglise, drejtor i Vinexpo. Është investuar shumë në këtë industri dhe janë mbjellë shumë vreshta. Shpërndarja është rritur me shpejtësi”.

Studimi, ndër të tjera, bën me dije se gjithashtu është në rritje edhe konsumi botëror. Është rritur me 3.23% për periudhën 2008-2012, duke arritur nivelin e 2,663 miliardë kutive

(me nga 12 shishe), ndërsa për periudhën 2013-2017, rritja mendohet të jetë në 4.97%.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregu i parë në vitin 2011, konsumi i verës së kuqe gjatë pesë viteve të ardhshme do të rritet me 14%, duke arritur në nivelin 384 milionë kuti. Studimi i Vinexpo ka shqyrtuar sektorin në 28 vende dhe 110 tregje të botës. 

Muhabete shume te komplikume keto. Kot nuk vje biri botes nga pertej detit.

Killer me pagese te stervit nga banda ruse(KGB) ne greqi smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).