Kurioziteti dhe makthi i madh publik se kush e kishte porositur vrasjen e “një biznesmeni shumë të madh” në Durrës, u shuan. Ai ishte një tjetër biznesmen (sikundër pritej të ishte) dhe quhet Ilir Karçini. Në teorinë e gazetarisë ka një rregull universal, sipas të cilit, lajmi duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve, që janë: Çfarë(ndodhi)? Kur? Ku? Si? dhe Pse? Natyrisht që, pasi mësuam se Çfarë, Si, Kush e Kur, mund edhe të pyesim se Pse? Natyrisht, ‘Pse’-ja e kësaj historie nuk është kurrsesi justifikimi i ‘Çfarë’-s, pra i asaj që ishte përgatitur të ndodhte. Për këtë shkak, që në fillim dua të sqaroj se askush, në radhët e mëposhtme, të mos mundohet të gjejë apo konkludojë se përmes këtij shkrimi po justifikohet një përpjekje për të kryer një krim. Jo, ai ishte një krim i rëndë edhe pse mbetur në tentativë, me pasojë të madhe jo vetëm për jetën e personit, por së pari për frymën e besimit në biznes, dhe meriton ndëshkimin maksimal që parashikon ligji. Por, përmes kësaj ngjarjeje, do të doja ta shikonim këtë histori përtej një aksioni policor dhe ngazëllimit të arrestimit të sponsorizuesit të një krimi dhe ekzekutorit të tij.

Pra, dua të mbetemi tek ‘Pse’-ja, pasi pas çdo lajmi që ne japim për atë që ka ndodhur, pyetja më me shumë interes është se, përse ndodhi. Hamendësimi i parë i yni ishte se porositësi i krimit do të ketë qenë dikush që kërkon t’i marrë tregun dikujt, meqë autorët e “filmit action” ishin të dy biznesmenë. “Gazeta Shqiptare”, e cila ka kontribuar mjaft në kthjellimin e dritëhijeve të kësaj historie Spilbergiane, dje ofroi një argument shumë të rëndësishëm. Jo për të justifikuar një krim të mbetur në tentativë, por për të hedhur dritë mbi një mekanizëm që e ka burimin tek mungesa e drejtësisë, korrupsioni dhe devijimi i tregut të lirë nga aktorë të lidhur me qeverinë dhe klientët e saj.

Për ata që nuk e kanë lexuar, mes biznesmenit Karçini (që është në burg tashmë si porositës i vrasjes) dhe biznesmenit Piro Bare (personi që ishte piketuar për t’u vrarë) nuk ka pasur një konflikt për shkak të ndonjë krushqie të prishur, parkimin e makinës para lokalit pa leje, apo ndonjë arsye tjetër alla shqiptarçe. Ka qenë biznesi! Piro Bare është pronar i portit të hidrokarbureve në Porto Romano (“Romano Port”), një biznes që ka ekskluzivitetin, pra monopolin, e depozitimit të të gjitha hidrokarbureve që futen në Shqipëri, karburante dhe gaz. Ndërsa Karçini është një importues, nga më të fuqishmit në vend, i gazit, dhe para se ta hedhë atë në treg, duhet ta shkarkojë në Porto Romano. Në gusht të vitit 2011 kompania e Karçinit, “Prima Gaz”, kishte sjellë një anije me gaz për ta shkarkuar, por “Romano Port” nuk e lejonte, për mungesë dokumentesh. Kompania e Karçinit ishte ankuar pranë Autoritetit të Konkurrencës, i cili pasi ka hetuar situatën i ka dhënë të drejtë atij, duke urdhëruar “Romano Port” të bëjë menjëherë shkarkimin e gazit, pasi kështu po rrezikon konkurrencën e lirë në treg. Dëmi që paguante “Prima Gaz” ishte 14 mijë USD në ditë (qira anijeje, kosto porti etj.) dhe deri në kohën e ankesës kishte paguar 140.000 dollarë, sipas kompanisë, si pasojë e një veprimi të qëllimshëm të terminalit të Porto Romanos. Në dokumentin e publikuar në “Gazeta Shqiptare”, gjithashtu vërehet se me hyrjen në treg të terminalit të hidrokarbureve “Romano Port”, tregu i kompanisë “Prima Gaz” në Shqipëri ishte tkurrur ndjeshëm. Që do të thotë se bllokimi nuk kishte qenë çështje dokumentesh, jo vetëm sepse këtë e vërtetoi edhe hetimi i Autoritetit të Konkurrencës. Pra ka qenë një luftë brenda llojit, në vazhdimësi, ku ai që zotëron monopolin me bekimin e qeverisë dhe shtetit, i vë shkelmin në fyt atij që nuk e ka këtë bekim. Se si rrodhën ngjarjet pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës për shkarkimin e gazit, nuk ka informacion. Por, derisa punët kishin shkuar tek bombat e Julianit, kuptohet si ka shkuar.

Më herët, kur në Shqipëri kishte rimarrë frenat e pushtetit Sali Berisha, pas vitit 2005, ky biznesmen bridhte dyerve të medias pasi kërkonte të denonconte bllokimin e anijes së tij me gaz në portin e Vlorës. Ia kishin mbajtur një muaj pa e lejuar të futej në port, ndërsa në Durrës, një klient i qeverisë (sipas tij) po shkarkonte dhe po mbushte tregun me nxitim. Pas një muaji i kishin dhënë lejen, pasi klienti i qeverisë e kishte shpërndarë mallin e tij. Atëkohë nuk kishte “Romano Port”. Ekskluzivitetin, dhe padyshim edhe kontrollin mbi biznesin, qeveria e Berishës e prodhoi më vonë.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Berisha akuzonte në parlament prokurorin e përgjithshëm të kohës, Theodhori Sollaku, se ishte mik i një biznesmeni të inkriminuar. Dhe ky ishte pikërisht Ilir Karçini.

Më herët, sipas kronikave mediatike të kohës, Karçini, biznesin e tij e kishte ngritur duke bërë manovra ligjore në dëm të ish-ortakut të tij grek në biznesin e gazit. Në 27.01.2003, raportohet se Karçini kishte organizuar një mbledhje fiktive të bordit të aksionerëve të kompanisë “Viakel Gaz” (themeluar më 02.10.1996), ku Karçini dhe një bashkëpunëtor i tij kishin 30% të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër e kishte një kompani greke dhe një shtetas grek. Në këtë mbledhje, sikurse shkruhej atë kohë, pa praninë as të ortakut grek që kishte 20% të aksioneve dhe as të përfaqësuesit të kompanisë greke që kishte 50% të aksioneve, ata vendosin që aksionet e grekëve t’u shiten atyre, duke falsifikuar edhe firmat. Ky akt “shitjeje”, pasi ishte noterizuar, ishte ligjëruar në gjykatë, në 17.03.2003, nga një gjykatëse, që është bashkëshortja e ish-prokurorit të përgjithshëm Sollaku. Pala greke e kishte kontestuar dhe kishte nisur odisenë e padive në prokurori, si ndaj grabitjes - sipas tyre - të kompanisë, ashtu edhe të kërcënimeve që pasuan, ishin mbytur nga prokuroria e drejtuar nga Sollaku. Ditën e arrestimit të Karçinit, para tij, në Drejtorinë e Policisë kishte mbërritur pikërisht ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Ai njihet publikisht si mik i ngushtë i Karçinit.

Duke iu besuar këtyre të dhënave kronologjive, tashmë zyrtare dhe publike, arrin në përfundimin se Karçini e ngriti kompaninë e tij bazuar në një grabitje, të ligjëruar nga drejtësia e korruptuar. Më pas ai iu nënshtrua një persekutimi ekonomik nga një kryeministër që e konsideronte të inkriminuar dhe nuk e penalizonte, por e përdorte si argument për të shkarkuar prokurorin e përgjithshëm. Më pas ai bëhet viktimë e sistemit-monopol që qeveria po instalonte në të gjitha tregjet e vendit, duke ua besuar ato klientëve të saj dhe ku, padyshim, do të favorizoheshin po klientët e saj. Këto monopole vazhdojnë të jenë ende në këmbë, të fuqishme dhe në kontroll të tregjeve, ndërsa qeveria vazhdon të bëjë të njëjtat deklarata si dje në opozitë, se do t’u japë fund atyre.

E gjitha është një histori jo kriminale, jo banditeske, sikurse pretendohej edhe nga policia. Nga e gjithë historia e bandës së bombave dhe vrasjeve me pagesë, ky është thriller politiko-ekonomik. Është një histori e prodhuar kryekëput nga një sistem i korruptuar. Produkt i një drejtësie të korruptuar dhe njerëzve të saj të përfshirë direkt në këto marrëdhënie të pista. Është histori e një qeverie të korruptuar, që luftën ndaj informalitetit dhe kriminalitetit në ekonomi nuk e ka parë si veprim dhe ndëshkim ligjor, por si grabitje banditeske e asaj që ka menduar se është kriminale, për ta shpërndarë tek klientët e saj.

Në fund zgjidhja ka qenë bomba. Një njeri që ishte mësuar ta ngrejë biznesin përmes grabitjes, nuk mund ta pranonte grabitjen. Dhe, meqë shteti kishte qenë pjesëmarrës si në grabitjen që ai u kishte bërë të tjerëve, ashtu edhe në grabitjen që po i bëhej atij, e kishte gjetur zgjidhjen tek bombat. Në një vend ku mungojnë drejtësia dhe shteti, apo ku akoma më keq, ku drejtësia dhe shteti janë vetë autorët e padrejtësisë dhe pjesë e krimit, atëherë përmbaruesin e drejtësisë e zëvendëson përmbaruesi i krimit. Policia sapo e mbylli agjencinë përmbarimore të Julian Sinanajt. Por, derisa vendi është i zhytur në korrupsion, padrejtësi e klientelizëm politik e qeveritar, do të ketë punë për të tjera “agjenci përmbarimore” si ajo e Julianit. Në këto kushte, do të kishte qenë greku i pari që do t’i ishte drejtuar “agjencisë përmbarimore” të Julianit për të kërkuar drejtësinë e tij. Por ai kishte zgjedhur të ikte, derisa i erdhi radha vetë autorit të bëhej viktimë.

Kjo analizë është e mbështetur mbi fakte të bëra publike deri tani dhe të pakontestuara publikisht deri tani.

205 Komente

Asnje nga biznesmenet tane nuk ka lindur i tille dhe te gjithe jane bere biznesmene ne nje kohe ku ligj s'ka pasur fare. Kjo vlen per te gjithe Europen lindore tani, e per gjithe Perendimin dikur. Ne cdo vend te botes, ligji eshte vene pasi biznesmenet kane provuar perplasjet me njeri-tjetrin me pare, kane ngrene kokat e pastaj kane preferuar ligjin, duke pare qe dhuna nuk zgjidh gje, dhe po ata i kane bere ligjet midis njeri-tjetrit qe te mos u vihen me kokat ne rrezik. Ne perendimore ka ndodhur ne vitet 20-50, Europes Jugor-Perendimore ne vitet 50-70, Shqiperise dhe Europes lindore i ra siraja pas viteve 90. Arsyeja qe eshte e veshtire te mbaroje shpejt ne Shqiperi, eshte sepse ne perendim ka ndodhur kur shteti respektonte me pak te drejta njeriu dhe ishte me efikas ne shfarosjen e krimit, por duke lene edhe te pafajshem rruges. Ndersa ne sot jemi ne nje kohe kur duam te bejme te njejten gje, por duke respektuar te drejtat e njeriut. Kjo eshte e veshtire, por s'kemi c'bejme.

Gazeta Shqiptare keshtu ????

..por për të hedhur dritë mbi një mekanizëm që e ka burimin tek mungesa e drejtësisë, korrupsioni dhe devijimi i tregut të lirë nga aktorë të lidhur me qeverinë dhe klientët e saj.

I nderuar Mentor , pene e lexueshme me QEJF  Ne se ka gazetet 'terheqese " e PARA nder shqiptare ka qene kjo gazete me 'fjalekryqet " Por dhe e Para qe futi kete Frymene Pasurohuni pa Limit "  smiley

Gjithsesi dhe per kaq sa thua , e UL ne 0 nivelin e kesaj gazete , sepse ky konstatim eshte nga me i Perditsuari te pakten prej 2005 tek PPU .

Nje vlere te madhe merr pena Juja sikur te trajtonte kete ceshtje ndoshta te re , te njohur pak a shume si " largim ne drejtim te paditur " ,  por shume specifike ne kete Ndodhi Perse ...Por ai( ata )  kishte  ( kishin ) zgjedhur të ikte, (iknin )  .. Mehillajt

Ku  shkuan ? Ne se jane ne Shqiperi a eshte e vertet se Sali krimineli ka shndruar shume vende ne BAZA te fshehjes se Krimineleve ? Ka fakte me Prudentinon dhe neutralizimin e bazave te Al qaedas e Xhihadisteve . . Ne se kane Lidhje me te tjeret ( te huajt ) kaq te veshtire e kane te verifikojne Daljet dhe largimet ne aeroporte e Dogana Kufitare ?  .

Mos te te mbetet hatri , por nuk ke bere asgje me shume se sa Thashethemexhijte e Gazetes Shqiptare qe jo vetem nuk Ndihmuan por "dyshoj " se u perdoren per te dhene Sinjale Krimit ...duke  shfrytezuar Naivitetin dhe Papergjegjshmerine e gazetareve megallomane te Shqiperise !  Asgje  e re . Monotoni thashethemexhijsh Xhibonjiste !

 

Shkrim outstanding! 

KOt per kuriozitet desha me dit po ky pronari i portit te hidrokarbureve a ben edhe vet import hidrokarburesh? Qeveria e kriminelit berisha nuk ka si te ishte ndryshe pasi erdhi ne pushtet me vota te vjedhura dhe te grabitura. Ky frymor duhet te digjet dhe hiri i qelbur i tij duhet te futet ne nje kuti celiku dhe mundesisht te ngarkohet ne ndonje anije kozmike per ta larguar nga kjo bote.

Qeveria e kriminelit berisha nuk ka si te ishte ndryshe pasi erdhi ne pushtet me vota te vjedhura dhe te grabitura

socialistet o memedhetar nuk jane me pak hajdute e te korruptuar se berisha.Psh Tos Nano qe u kthye si syfer nga viena e u vendos ne vile luksoze komshi me biznesmenet me te pasur te vendit .mos kujton se e bleu me kursimet e rroges si KM?zgjidhja menoj une eshte qe te vihet shqiperia ne nje komision nderkombetar kontrolli si ne 1914, te sillet nje trupe e pavarur prokuroresh e gjykatesish e tipit eulex te veje drejtesine ne vend perndryshe do te inkurajohen forca radikale e  do perfundojme ne lufte civile.shih vendet arabe .elitat politike ishin po aq kleptokratike sa tonat derisa nje dite populli u zgjua ...

Wtf? 

O Peshku, a keni me ndjenje mase ju apo ca? 

Artikull interesant, dhe qe uroj ta lexojne te gjithe. 

" ....Këto monopole vazhdojnë të jenë ende në këmbë, të fuqishme dhe në kontroll të tregjeve, ndërsa qeveria vazhdon të bëjë të njëjtat deklarata si dje në opozitë, se do t’u japë fund atyre..."  

Deklarata qe siç po kuptohen tani, paskan qene demagogji, se ndryshe nuk kan si kuptohen. 

 

" ....E gjitha është një histori jo kriminale, jo banditeske, sikurse pretendohej edhe nga policia. Nga e gjithë historia e bandës së bombave dhe vrasjeve me pagesë, ky është thriller politiko-ekonomik. Është një histori e prodhuar kryekëput nga një sistem i korruptuar. Produkt i një drejtësie të korruptuar dhe njerëzve të saj të përfshirë direkt në këto marrëdhënie të pista..." 

  Kjo tregon se sa e semure eshte ter sistemi politiko-ekonomik ne Shqiperi. 

 

" .... Në një vend ku mungojnë drejtësia dhe shteti, apo ku akoma më keq, ku drejtësia dhe shteti janë vetë autorët e padrejtësisë dhe pjesë e krimit, atëherë përmbaruesin e drejtësisë e zëvendëson përmbaruesi i krimit. Policia sapo e mbylli agjencinë përmbarimore të Julian Sinanajt. Por, derisa vendi është i zhytur në korrupsion, padrejtësi e klientelizëm politik e qeveritar, do të ketë punë për të tjera “agjenci përmbarimore” si ajo e Julianit..." 

Policia s'ka çfar te beje, se gjith kjo gjendje ka ardhur nga politika e lidhur me krimin, nga qeveritare kriminele qe mendojne vetem per xhepin e tyre, firmen e tyre dhe jo per Shqiperine. Ka ardhur nga biznesmene fodulla, arroganter, kriminele, qe nuk dijne seç eshte ligji, drejtesia, respekti, liberalizimi i tregut. 

Qeveria, nese do qe ti ngrehet sado pak imazhi (qe i ka rene tashme) duhet te beje nje nga dy gjerat; 

1) ose te shtetezoje ter keto aktivitetet e tregtimit (importit-shperndarjes) se gazit, dhe per kete gje iu duhet t'ua marri ter kapitalin ketyre kriminelve dhe monopolisteve e t'ia kaloje shtetit. 

2) ose ta liberalizoje kete treg, te lejoje edhe firma te tjera, dhe dy firmat kryesore te implikuara ne kete histori tu vere gjoba te majme (sipas kokes dhe krimit) dhe ti pezulloje nga aktiviteti per 1-3 muaj, 1 muaj firmen e Bares qe ka qene viktime por monopolist, dhe 3 muaj firmen e Karçinit qe ka qene viktim e monopolit por qe eshte implikuar ne krim.  

Alidems, flmnd per artikullin. A te kujtohet diskutimi qe patem para ca ditesh per politikat ekonomike qe qeveria mund/duhet te huazonte nga Japonia? Une midis te tjerash kto gjona kisha parasysh kur tu pergjigja. Kto pislliqe kane qene kostante e vazhdushme e dhjetokracise shqiptare.

Ne fillim dogana ti lete maunet ne me te vapes (sa te verifikonte dokumentat) dhe mas nja dy javesh kur pulat mrena filloshin e vishin ere, te lete me kalu. Me vone xhandaret e gazidedes te zhdukshin per nja dy tri jave dhe mbasi te kishin cu ne zero te lejshin te lire - kujt ja mate bytha me fut cigare masanej. Qorri e boni sistem dhe qeveria sula2 e ligjeroi me kushtetute. Bizneset milionshe nuk u boshin pa kalu te hunda si cyce e argites. Raste si keto ka pafund, qy nga cimcakizat e deri te hekuri. Kush nuk kishte takat me luftu me shtet e marote pune me Julianrat, Klodianrat etj.

Tani a ka bythe qeveria ta normalzoje situaten? Asicik. Julianra te tjere ka plot dhe do vazhdojne te kene pune persa kohe (te pakten) ilir koktuli eshte aty ku eshte dha ai braho vjedh e fut te canta zeze te dhenat e kompanive.
 

çanta e Brahos, Patrioto, u bo si çanta e Jelcinit dikur smiley qe gjoja mbante çelsin e bombes berthamore smiley

Cfare kishte te re Ky artikull , se nuk e morem Vesh .Cfare kishte interesante qe nuk eshte permendur tek VQ .....jo vetem si aspirate  por edhe si ceshtje e shtruar per zgjidhje ?

Fati i madh joni qe kemi z.Pjer midis nesh qe mund ta pohoje vete , se te pakten keto teori me sa di , ka minimalja tete vjet qe qakullojne dhe nuk e can trapin Njeri ...Per te mos thene qe jane Teori qe kane trazuar mendimin ekonomik qe ne Kohe te Diktatures , por si zakonisht nuk e cante trapin Njeri !

Dhe perseri si nje Individ , qe ka vendos te sakrifikohet per Shqiperine edhe ne kete zallamahi Artikujsh nuk nguron ta mireprese nje prurje te tille por edhe te marre Pjese me propozime Konkrete . ...thoni ..Kush do ta caje Trapin per keto ? 

Dhe shtypi do vazhdoje ti paraqese si shqetesime ??? ...pambarinisht , ne vend qe te Hulumtoje me thelle tek VQ jo vetem per keto probleme , per zgjidhje konkrete !

E gjitha është një histori jo kriminale, jo banditeske, sikurse pretendohej edhe nga policia. Nga e gjithë historia e bandës së bombave dhe vrasjeve me pagesë, ky është thriller politiko-ekonomik. Është një histori e prodhuar kryekëput nga një sistem i korruptuar. Produkt i një drejtësie të korruptuar dhe njerëzve të saj të përfshirë direkt në këto marrëdhënie të pista. Është histori e një qeverie të korruptuar, që luftën ndaj informalitetit dhe kriminalitetit në ekonomi nuk e ka parë si veprim dhe ndëshkim ligjor, por si grabitje banditeske e asaj që ka menduar se është kriminale, për ta shpërndarë tek klientët e saj.

.......do te doja nje mendim specialisti nga xhibi, per lidhjet mafioze te politikes me biznesin dhe rolit qe ka drejtesia ne kete meselebombvenese....

Po c'thote ky mo, Qeveri e korruptuar thote, po kjo po thuhet e sterthuhet aq here gjate ketyre javeve te fundit ne media, saqe po hyn dhe ne tekstet shkollore me kete reformen e re ne arsim.

Gono, je pak i papregatit per sot, po meqe je nga tr, nuk po te vej note pakaluese..

"lepuri i kercen ne qerre, qeveria e hedh nga qerrja" alidemso, kjo po bohet hit ne discot e tirones.

Kete paragraf une e kam cituar para teje Ali bej (me vone e pashe qe e kishe sjelle ti artikullin si teme me vete). Une e kuptoj qe ti ke nevoje te kruhesh, teksa harron qe ngjalekryetari yt tha se fajin s'e kane individet e vecante, po sistemi, dmth i futi nje amnisti paraprakisht te gjitheve, meqe duhet te aministonte Meten. Gjithsesi s'me ke per kruajtje...shif mos gjen ndonje peme verdalle ose ndonje shok ngjalist; jam i sigurt qe Idrisi s'do vonoje lol

Ja xhibo, edhe nji per ty, si krrujtje e funit, meqe te paska ik qefi per ta krujt, se ky i sotmi, ta krru me leter zumpare, se i mungo ajo higjenikja.....

Paratë e Thesarit shqiptar në Qipro?

Edlira Shehu
Deputeti Spartak Braho kishte të drejtë. Në një intervistë për një media të vendit një javë më parë, ai kishte paralajmëruar se abuzimet me rimbursimin e Taksës mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) janë kolosale, madje përbëjnë një ndër skandalet financiare më të mëdha në vendin tonë. Një javë më parë, pak kush e besoi se janë me qindra milionë dollarë që kanë dalë nga Thesari i Shtetit për të përfunduar në duar e xhepa mashtruesish vendas e të huaj. Tani, kur nga pesë milionë dollarë të dy muajve më parë, paratë e larguara nga Thesari janë 12 fish më shumë, 60 milionë dollarë dhe ata që kanë vepruar në këto skema mashtrimi janë me qindra vetë, skandali po del në përmasat e tij reale. Edhe pse ajsbergu ka dalë në një pjesë të mirë mbi ujë, nuk është zbuluar i gjithi. Shuma e vjedhur mund të kalojë 100 milionë dollarët. Është e pamundur që gjithë këto para të dala nga Thesari përmes skemave mashtruese, të mos kenë patur bashkëpunues dhe përfitues direkte nga niveli më i lartë i menaxhimit tatimor në vend gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2013. Ndërhyrjet në sistemin qëndror të të dhënave elektronike të tatimeve kanë një prapaskenë të fortë eliminimi gjurmësh nga zbatimi i skemave të rreme të rimbursimit të TVSH, pavarësisht se ato u maskuan për gjoja mirëmbajtje rutinë. Sistemi i bazës së të dhënave elektronike të tatimeve të vendit kishte një shkallë kaq të ulët sigurie dhe mbrojtjeje, sa çdokush me pretekstin e mirëmbajtjes mund të hynte në të. Kopjimi urgjent i bazës së të dhënave nga një grup punonjësish të rinj të përgjegjshëm në tatime mundësoi zbulimin e mashtrimit të madh me financat publike shqiptare.

 

vijon......

Duhet te jesh tejet, po tejet budalla, te mendosh qe nje skandal te tille e zbulonka Spartak Braho te Tatimet. Po jashtezakonisht shume, dmth po flasim ne nivele verberie dhe debilizmi pertej normales qe ti besosh keto trillime. 

Po gjithsesi, te presim dhe ca muaj. Se Taku keshtu tha dhe per skandalin e Tan Priftit, kishte gjoja ca prova te nje mega-skandali qindra milionesh. Njehere e njekohe akuzonte se bashke Tan Priftin se gjasme Nano kishte pastruar 1 miliard dollare ne Shqiperi. Dmth me pak fjale, nuk e ka per here te pare kete lloj scoop-i. Po meqe ti e paske besu, i bie qe per ca muaj duhet te shofim Boden me shoke ne burg. Po nuk i pame atehere nuk eshte budalla ai qe i thote keto gjera, po ata qe i besojne. E aq me teper qe besojne se e ka zbulu Taku te Tatimet kete histori. 

Spartaku eshte ai robi i valixhes se sekreteve. Duhet me germu te tema perkatse per me pa qendrimin e shokve ne ato dite te veshtira terrori

Rimbursimi i rremë i TVSH-së

Loja me pretendimet e rreme për rimbursim të TVSH zhvillohet rëndom dhe dendur në të gjitha vendet e botës. Ajo ështe një formë e mashtrimit të TVSH-së, ku një biznes dorëzon fatura të gjoja shitjeve në vend të një malli apo grup mallrash, duke pretenduar se këto mallra i ka blerë nga një ose disa importues. Mallrat gjoja të ardhura në Shqipëri janë  të mbështetura nga dokumentet e eksportit të rremë ose çertifikatat false të dërgesës. Vetë mallrat ngelen në vendin e origjinës, pa levizur nga vendi. Pagesat e bëra nga Thesari i shtetit tonë e kanë një destinacion të qartë, pse asnjëherë pagesat nuk janë kryer në kesh, por me xhirim bankar në një llogari pritëse dhe përfituese. Sigurisht këto llogari janë mbyllur menjëherë sapo janë arkëtuar paratë, por gjurmët mund të gjenden pranë bankave ku llogaritë janë hapur, edhe pse këto banka e kanë vendndodhjen jashtë Shqipërisë. Sipas një burimi në Ministrinë e Financave, disa llogari të skemave mashtruese dhe kompanive fantazma ishin në banka me vendndodhje në Qipro dhe në Ishujt Kajman. Këto ishuj janë vende tradicionale të parajsave fiskale. Paratë e Thesarit të Shtetit Shqiptar nuk mund dhe nuk duhet të përfundojnë si paratë e Sudes apo Vefës e Gjallices. Në Qipro mund të kenë pasuritë e tyre “bosat” e evazionit fiskal shqiptar, nga ish-ministra tek farefis i afërt i protagonistëve të djeshëm e të sotëm të politikës, të fryre nga dekada pushteti të pakufizuar. Po si kryhet një pastrim parash, si vjen një para e evaduar, të themi nga Shqipëria për në parajsën fiskale me emrin Qipro? Një formë na e ka dhënë vetë historia e një sipërmarrësi amerikan, sot i gjykuar në vendin e vet, që blinte armë nga Shqipëria (histori e zbuluar pas shpërthimit në Gërdec) dhe kishte ndërmjetës një kompani të regjistruar në Qipro. ............. Sikur e dhëna e pakonfirmuar e dalë nga zyrtari i Ministrisë së Financave, se një pjesë e parave të skemave mashtruese të TVSH-se ka shkuar në Qipro, të jetë e vërtetë, edhe pse në këto parajsa nuk mund të marrësh informacion, të paktën të shpresojmë të marrim vesh destinacionin e parave tona, që kanë shkuar për llogari të një grupi të vogël njerëzish.

xhibo, jepi nje te lexume se dro e kupto se si ka funksionu sistemi, dhe kur thote Kikia, se drejtesia eshte pale, duhet me bertit.... poshte drejtesia qe ti heqim me ceremoni apo plena, ja keshtu xhan....

Gjibi nuk eshte Mushke te kruhet bythe pemeve apo mureve te avlliveve .Edhe po Ju kruajt e ka me origjine baritore .dmth te ngjashme me line e dheneve . Pse duhet medoemos te atakohet Xhibi kur gjithnje i thote gjerat e para .Sa here duhet me u sqaru qe gjithmone 'le nje koment aty " smiley para se te jeret te bejne artikuj te tere ??/

 Kopjimi urgjent i bazës së të dhënave nga një grup punonjësish të rinj të përgjegjshëm në tatime mundësoi zbulimin e mashtrimit të madh me financat publike shqiptare...

Ja psh del pyetja , kete perse mos ta kete pare KIKIJA i nderuar mbrapa problemeve me Pistolerosit e Babasqapit si palo..ja etj  ,  Apo se pse Xhibolja i ka dale perpara me artikuj ...Braho po ngjit shkallet ...smiley

Me duket si sulm personal dhe i padrejte ndaj  Xhibit ne kete rast .

Paska ardhe nje llogaritar ..smiley

Pse Braho ......Po kush

Pse tre veta ....po sa

xhibo, jepi nje te lexume se dro e kupto se si ka funksionu sistemi, ...drejtesia eshte pale, duhet me bertit.... poshte drejtesia qe ti heqim me ceremoni apo plena, ....smiley

Po kujdes kur permend Xhib se e ka bishtin e fsheses GATI .Kruajtjet i lejohen vetem Xhibit smiley

Pioner ne Lufte per ceshtjen e mbrojtjes se Vijes Partise me fshese GATI !

Gjithmon gati !

 

Jo po nuk e besonit Sali Berishen kur thoshte se Dhori Sollaku eshte i kapur kembe e krye nga krimi.

Sollaku dhe nje dore e mire e ketij kallepi e kane cuar Shqiperine ne kete derexhe dhe ka qene ky Sollak qe mbeshtetej nga PS dhe per sherbimet politike dhe ndaj krimit e futen edhe ne asamblene kombetare te PS.

Flisni tani po deshet o fatkeqesia e Shqiperise!

Kush tha qe nuk e besuan njerezit kur ulerinte kunder Sollakut ne vitet 2003-4. Prandaj edhe e votuan ne 2005 qe te çonte perpara drjetesise Nanon dhe Sollakun e krimit.

Po tani ne 2014 nuk e kuptoj une si ka akoma qe i besojne Berishes dhe flasin ne emer te tij

Jo, te pakten shoket socialiste nuk e besuan kur Berisha kerkonte ta shkarkonte Sollakun si te lidhur me krimin dhe qe s'luftonte dot korrupsionin ky keqberes. Edi Rama dhe PS i dha mbeshtetje Sollakut kunder Berishes dhe bile e beri edhe anetar te asamblese kombetare te PS dhe ka qene e ndoshta eshte perseri njeriu qe do drejtonte byrone hetimore te Rames.

Une s'e kuptoj sesi ka idiote qe ende nuk kerkojne shkarkimin e Tahirit!

Or taj c'me duhen mua shoket komuniste. Une si kuptoj as lakenjte qe dalin ketu te mbrojne Saliun dhe as ata qe mbrojne Sollakun. 8 vjet ne krye te vendit baca, 8 vjet Sollaku i lire dhe shendoshe si molla, bashke me Nanon, asnje gjemb ne kembe. Ca leshi me duhen lehjet e Berishes qe s'beri asgje kunder tyre, pervecse i tejkaloi ne degjenerim. Merrini dhe fshihni b**** se per gje tjeter nuk sherbejne

Si ne filmat e mafies!

Te dashur miq, 17 dite me pare, pas nje seriali thuaj te perditshem tritoli ne te kater anet e vendit, nje bashkeautor ne vrasjet me tritol, N Gj, prishet ne pazare me bosin e tij ne vrasje, J S, dhe ky i fundit e kercenon me ligjin e mafies. Pas kesaj, N.Gj per te shpetuar koken, vendos te denoncoj bosin e vet, nje serial killer dhe anetaret e tjere te rrjetit vrastar dhe te parandaloje ekzektuimin e rradhes me tritol te grupit te tij. Menjehere pas kercenimit me jete nga J S, per te shpetuar koken e tij, N Gj vrapon tek Prefekti i Fierit. Ne kete takim N.Gj kerkon mbrojtjen e Prefektit dhe i tregon atij planin e J S per te ekzekutuar me tritol, kundrejt pageses, biznesmenin durresak te naftes P B.

Sipas N Gj ekzekutimin e P B e kishte porositur biznesmeni fierak ne fushen e gazit I K. Prefekti i tronditur thelle nuk deshi t'iu besonte vesheve por ja preu shkurt: "une nuk mbroj dot veten time jo te te mbroj ty". N Gj kishte frike te denonconte ne policine e Fierit, mbasi ai e dinte mire se biznismeni I K, qe kishte paguar 150 mije euro per vrasjen per hesap te tij, te bosit te naftes P B, e kishte nen kontroll te plote policine e Fierit dhe Vlores. Keshtu qe ai vendosi te denoncoje çdo gje ne Policine e Durresit. Ai deshmoi para drejtueseve kryesore te policise se Qarkut te Durresit duke mos e ditur se shkoji si cjapi tek kasapi, mbasi te dy oficeret qe e degjuan, si drejtori i Qarkut ashtu dhe shefi i komisariatit te Durresit, ishin lidhje te forta te biznesmenit I K qe paguante per vrasjen e P B. Keshtu, i ati i drejtorit A P kishte pike te shitjes se gazit te I K, kurse tjetri kishte qene shofer i I K per 8 vite dhe ishte vet I K qe nepermjet bashkeshortes se tij, goca e tezes se ministrit, qe e kishte emeruar ne Durres.

Drejtuesit e Policise se Durresit e percollen dhe ata te tronditur rrefimin e N Gj por refuzuan qe ta marrin ne mbrojtje dhe i shpallen te paverteta deshmite e tij. Pas kesaj N.Gj, ish militant zyrtar i PS ne Vlore, vendos ti drejtohet direkt Ministrise se Brendshme pa ditur se deshmite e tij do te shkonin tek kushuriri i pare i gruas se I K. Ne ministri e degjoi zv.drejtori i pergjithshem i Policise dhe dy te tjere. Vendimi ishte marre qe te mos pranohej deshmia e tij.

Ata jo vetem qe nuk pranuan deshmine e tij dhe kerkesen per ta mbrojtur por e nxorren zvarre nga zyra me nje bresheri sharjesh dhe kercenimesh.Tik taku i ores fatale per N.Gj, vrases i penduar, nga halli po afronte. Deshmite e tij nuk i pranonte njeri. Ate e priste denimi kapital.
Atij i kishte mbetur si leter e fundit per te shpetuar jeten denoncimi ne media mbasi nje dore e zeze i bllokonte deshmine dhe e ndiqte per ta eleminuar.

I drobitur, i deshperuar, i pa shprese, si njeri me fundin e jetes se tij, ai arriti ne klandestinitet te plote te hyje ne nje gazete. Aty N Gj gjeti nje trajtim krejt tjeter dhe pasi i ofruan nje kafe ai filloi deshmine e tij per kroniken e nje vrasje te paralajmeruar, autoret, rrjetin, kumbaret, ndrikullat zyrtare dhe jozyrtare, te shume te vrasjeve te tjera. Nderkohe, tek deshmonte, ne telefonin e tij kishte nje seri missed calls. Pas13 ditesh i telefononte drejtori i Policise se Durresit, i cili e ftoi ti perserise dhe nje here deshmine mbasi ate te paren e kishte konsideruar te rreme.

Kryekreu Rama dhe ndihmesi i tij per Policine vrapuan te rrahnin gjoksin per megaoperacionin qe ne fakt ishte bllokimi per 13 dite i deshmise se N Gj dhe largimi nga Shqiperia, pas njoftimit nga zyrtaret e shtetit, te dy ndermjetesve me kryesore midis porositesve dhe ekzekutoreve te vrasjeve me pagese nga J S dhe grupi i tij. Kjo eshte e verteta si ne filmat e mafies te megaoperacionit te grupit te tritolit!! sb

O poeto amon ma shuj nji kuruiozitet te sinqerte qe kam: pse i nderron pseudonimet?

Ama Herojte e Tranzicionit e te Rilindjes nuk e vrane N.Gj. por vetem e nxorren jashte nga shkallet. Koci Xoxe si do ta kishte trajtuar? 

O Poeto, po mire mo ky SB-ja ka ndonje gje per te thene per faktin qe ky rrjet krimi operonte lirshem dhe gjate kohes se tij dhe qe nuk u kap kurre?

Kërkohen 2 bashkëpunëtorët e Sinanaj, 10 mijë euro shpërblim për informacion.

Polica ka vendosur shumën 10 mijë euro shpërblim për çdo person që jep informacion lidhur me bashkëpunëtorët e vrasësit me pagesë Juljan Sinanaj. Policia ka vendosur shpërblimin për personat që japin informacion për vendodhjen e kushërinjve Andon dhe Genis Mëhillaj të cilët janë shpallur në kërkim.

...pasi i shoqeroj dhe i ndihmoje te largoheshin nga Rinasi tani pas 3 javesh Policia del e na  jep 10 mije euro shperblim per informacion. smileysmileysmileysmiley

 

Po cfare pret tjeter nga policia e vajzes se tezes se Tahirit, gruas se Karcinit?

Nuk e marr me mend sesi eshte ende ne detyre Tahiri dhe nje sere drejtuesish te policise, ne qender dhe rrethe qe kane bllokuar deshmine e te penduarit. Keta duheshin shkarkuar per paaftesi edhe sikur te mos kishin fare lidhje me Karcinin dhe grupin e tritolit, lere me tani qe kane dale te gjithe ne sherbim te Karcinit.

O poeto o co...e, po pse i thua tere keto llafka te bukura... te pakten Tahiri e arrestoi dhondrin e vet, deshi s'deshi, ai tashti osht mrena, po si nuk fole ti kur ata ta tute penguan arrestimin e Fazlliçit, qe e shoqeroi Frangaj ngado me makinen e vet...??? Po ate Zenin qe nuk i hyni gjemb ne kembe, edhe pse varrosi 26 persona...??? Po Bashen per 250 meleone??? Po Giten per 3%??? Po Skejen per ate plagosjen e kamarierit apo per ate gjobvenien 1000 mijshe...??? Po ik o l ..., ke edhe goje e flet per keta.....

Thuaji faleminderit Gazetes Shqiptare ti, se te ishte per keta duket qarte sa seriozisht do e merrnin kete pune. 

Giten, Zenin and co. ju i keni ne dore tani. Arrestojini e mos i perdorni me per alibi. Biles jam me Ronin ketu, te fillojne sekuestrimet me keshtjellen ne Lalz te paren. 

Prit Endro, prit, se hala nuk ke pa gjo akoma... prit... sa vjen e po mbeshtillet laku.

E megjithate une personalisht nuk kam besim, ( e kom thone dhe here tjeter) por megjithate kam nje shprese te vagullt per ket vendosjen e drejtesise.... 

O alidemso, po car thu o burre? Po nje shprese te vaket qe te sekuestrohen pronat e Xenit e Gites e kena ene ne qe shajme dite e note qeverine e Rigroposjes! Po ta thomi kte qe te kuptosh qe me rujte shpresa te vakta s'ke pse me mbrojt pislliqet e Tak Brahos, Tahirit & co.

I boj thirrje gjithe shprese-vakteve qe te bashkohen ne ate cike opozite (prej verteti) qe ka ngel ktu m'peshk. 

Kuptohet Roni po te doje me ju bashku grupit, do kaloje neper nje proces te veshtire bizutage-i (hazing) smiley

Une jam prozatori o roja i deres se PS, por Tahiri nuk arrestoi asnje njeri. Ishte media qe nxori deshmine dhe prokuroria qe filloi hetimet.

Fazllici ka hyre e ka dale edhe here te tjera ne Shqiperi e s'ka asnje akuze. Le te ja beje pushteti i Rames dhe Tahirit.

Fazlliçi qysh atehere nuk ka futt mo kembet ne Shqiperi, o njeri, apo ket nuk e dije se helbete, je jashte...shtetit 

A eshte a vertete qe Karcini eshte burri i kusherires se pare te Tahirit apo thjesht trillim?

Plotesisht e vertete. Gruaja e Karcinit eshte vajza e tezes se atij keqberesit qe drejton sot MB.

Edhe ata dy nga Vlora i kane lene te ikin pasi ata mund te tregonin motivet dhe lidhjet per ata qe i vune tritolin Kollozit ne Vlore. Ky vrasesi Sinanaj ka thene qe une nuk di gje per motivin, ndersa keta dy kushurinjte e dine edhe motivin dhe mund te ju hapnin telashe prandaj i ka lene vete policia ti dalin nga Rinasi.

pse s'jep doreheqjen s'po meret vesh? me kaq shume sa po perfolet ky rob, ne nuk puthim status, dhe robt e lire do kene gjithmone frike nga shteti i kriminalizum.

ore me duket mu apo historia po perserit veten?

ne fillim qe Bahri Omari qe megjithse ne lidhje krushqie me pushtetin e ri, e hongri. Tashti po e ha dhe Karcini megjithse ne krushqi me pushtetin e ri.

 

Ka nje diference plako, qe ti s'do e kuptosh dot kurre pa bo ate bizutage qe te kom thone me nolt. Bahri Omari ka qene burre zotni. Kurse Ilir Karcini po u vertetune akuzat i bi te jete kriminel.

Burri i halles? Edhe ne Korene e Veriut.

Kush eshte ky tipi qe ka qene 8 vjet shoferi i Karcinit, se shefi i komisariatit te Durresit A. V. ka punuar ne policine bashkiake te Vlores prej mbarimit te shkolles ne Turqi e deri sa mori detyren ne Durres ? 

Thank you Kikia. Ne fillim mu dhimbs shenjestra Bare. Tani them se me e drejta do ishte qe te dy keta "biznesmenet" bythqira ti lidhnin kembe e duar dhe ti hidhnin ne Romano Port dhe aty poshte ne thellesi te ujit ti zgjidhnin "hallet" me njeri tjetrin. Idealisht Berisha duhet te ishte pjese e ketij menage a trois ne fund te detit.

Histori si keto ka pa fund ne boten e "biznesit" shqiptar te "demokracise". Sa vete jane vrare, sa familje jane shkaterruar dhe sa vrases jane larguar ne drejtim te paditur.

te pakten Tahiri e arrestoi dhondrin e vet, deshi s'deshi, ai tashti osht mrena,

..urdherin e arestit per dhondrine e kish plotesu prokurori dhe tahiri i runte bishtin jo e kthente dot.,tahiri ate qe kishte ne dore per te ndihmu dhendrin e boni duke ndihmuar pjestaret e tjere te bandes te kalonin kufirin pa kokcarje dhe per kete do pergjigjet nje dite.
 

Tahir keqberesi e bllokoi per trembedhjete dite deshmine e te penduarit. Kaq pati ne dore dhe kaq beri. Kur lajmi mori dhene nga media atehere nderhyri prokuroria dhe Tahiri ketu ka merite se ka ndihmuar Karcinin po jo merite tjeter. E ngaterrojne pak punen xhajet e PS.

kapo, plotesisht dakort me ty vetem se duhet ca fakte qe te tregojne qe Tahiri vertet ka dore ne largimin e Mehillajve. Argumenti qe policia nuk e besoi denoncuesin per killerin dhe e largoi me qellim nuk eshte bindes fare.

Policia tërësisht e implikuar me “Bandën e Tritolit”/ Identifikohen edhe dy policë të tjerë. smiley

 

Cfare mendon se do te ndodhte ne US ku te del flamuri nese nje i penduar i krimit dhe mafies te shkonte ne polici te denonconte dhe policia ta perzinte dhe te mos pranonte deshmite e tij per 13 dite deri sa ky te detyrohej te dilte ne media?

Ta them une do te ishte tronditur gjithe shteti dhe do ishin prere shume koka.

Nuk do ishte cudi. Ajo qe me cudit eshte qe nese policia per 13 dite nuk e besoi te penduarin dhe i dha kohe Mehillajve te largohen pse nuk e hoqen qafe vete Mehillajt ose dhe ai killeri king dhe e kishin mbyll ket muhabet pa zhurme fare?!

Mos jeton ne Kube shoku dhe jo ne US?

kapo, mos boj interesantit tashti..... ate ne fillim e arrestoi policia, pastaj kur Sollaku e kerkoi urdher arrestin nga prokuroria, ja sollen pas dy oresh....ne qeli

smiley Naim Frasherin ne KALE smiley vetem nje fantazi e Babasqapit mund ta perfytyroje smiley  E o babasqap e , mos vdeksh kurre nga Gomeret qe te kane rrethuar e te kane mbush mendjen se je origjinal e riben Historine smiley

Njemije falenderime Ron ...!!!

Anti ...ndonje Pllake -avaz  ?

ma boj hallall Idrizo por me duket se mbi kale eshte Samiu dhe jo Naimi

jam dakort me Belulin

Keshtu nga Mjekra dhe une them se eshte Karl Marksi .Po ne kale ???? Ku vete ai se nuk eshte paraqit as si Dhaskla Todhri te pakten .Me ca Tunxhe ne Duar smiley

per emigrantin ..Le te na thote ke ka vrare e prere ...

Po ai edhe ne se paraqitet ne Kale ...o kuje o kuje ...ai eshte LIDER shpirteror , frymezues i bashkimit ..Jo babasqap qe eshte rrite me kuaj smiley

Vallai vetem nje fantazi debilesh mund te paraqese kontributin e Rilindasve maje K...alit . Dhe fale o ZOT na i ka dhuruar Perndia qe nga 91 nje SQAP qe meson InteliDjencen dhe riben hisotorine smiley

Rrofsh Rono ...smiley

Ku Poeti smiley ?

Ai nuk ishte i lloit te kesaj Pllake Gramafoni me Anti smiley qe ka prure leftGopeja .Kesaj rradhe leftGopeja ka prure nje pllak gramafoni te lloit pa "kanal " .I vendosGjelperen dhe rrotullohet deri ne fund qofte edhe sikur me pjese .

E hengri rradhen e pare leftKopeja qe i dha liri Poetit smiley per tu cfaqur i pavarur deri sa rezikoje dhe Vijen e Partise .Ky duket me i budallallepsur po jane taktikat e LeftGOPESE . Akoma nuk ja ka bere kanalin ! He per he gjelpera i rreshket .Nje sy i vemendshem e dallon qe here pas here e mbeshtet edhe me Grande Kaken  ...Perse ? Kur dihet qe Njente Kapo eshte vete Anti - komunist i oreve te Para dhe jo Anti - neobllokmen i oreve te dyta .Te presim leftKopene c'te reja do nxjerre !

mu per vete poeti me pelqete me shume

shqiperia qe te sherohet nga kanceri salist ka nevoje per disa gjera

vendosja e denimit me vdekje,pevaresisht c'thone ambasadoret.

vendosjen e nje dore te ''forte'' qe te kete perparesi drejtesine dhe patriotizmin.

elementi kyc eshte barazia ne trajtim e gjykim.  ne se gjendet dikush qe te mundesoje keto kritere ,ka shpesa per sherim

smiley

"Ismaili" po shef si i mjeri majmun. smiley

 

Thuaj mire qe ekzistojne media, internet e gazeta (si ballkanweb ku mbajti frymen ai i penduari i pare) dhe lajmet qarkullojne me lire, se para 10 vitesh kete do ta kishin zhdukur dhe s'do te ishte marre vesh asgje.

Shyqyr qe jane Mediat Hundderro ..se hajt ta kishim marre vesh ne qe Kosta Trebicka (rp )  vdiq ne aksident pasi denoncoi krimin ne telefon .... dhe ne Prokurori . Paska qene K* ...Te kishte shku ne Media e kishte jeten e sigurt !

Hyn telefoni ne Media ?

Ik o barbon

Rrofsh Brado. E verteta vonon po nuk harron me vlla.

Nuk harron smiley

Brado, une kujtoja se romanet sigurimit i shkrunte Neshat Tozaj (RIP) po tashi po kam dyshime. Pena duket shume e ngjashme.

Brado a eshte e vertete qe sa here Berisha nxjerr nga nje status ne FB, Bashes i del nje thinje?

P.s. Pjeri me ka thene qe ja ke thene ti. 

Pjeri nuk merret me thashetheme , Lul Bashes jo nje thinje por me mijera ti dalin nuk i rruhet njeriu .

Ceshte ky ton pakenaqesie dhe deri diku antagonist kundrejt kryetarit te zgjedhur me mbi 80% te votave te antarsise?

Mund ta nxirrnim dhe 99 % kush do te na ndalonte.

Perqindjen e permena per te rikujtuar legjitimitetin e kryetarit. Qe mund ta nxirrnit dhe me 104% nuk kam pik dyshimi. Po cne toni antagonist ndaj tij?

Nuk ta them , jane pune te brendeshme Partie  smiley

Rrespektin per privatesine e kam te shenjte! 

Shpresoj qe cdo gje te zgjidhet sa me mire ne Partine Demokratike. (Partia Deshperuese e quan emigranti PD-ne. Pse e qu kshu e pyta? Sepse ne PD, me tha, mbizoteron deshperimi.) 

93% Brado se asnjoni nuk duhet te mori me shume se krietari i Partise se kuqe-roze-mavi-etj.

Nuk qeka i keq si skenarist babasqapi .Sidomos i rendit ...O sali o sali ti shqiptaret i trajton si dhi .. Eshte e cuditeshme trashegimia .Ashtu sic e kane rritur me perralla per sqeper qe vrasin Ujq me brij , ashtu i tregon dhe vete prallat ne moshe te rritur smiley

Ki pa kene ni Uk e ni Zuk .Ki pa perplase Uki me Zukin .Uki ne Mal e Zuki ne kanal ...smiley

Vetem nje gje nuk thote babasqapi ..perse nuk kishin Besim tek policia e Nokes dhe te gazeta Shqiptare me pare keta 

 

nejse, si rob pa pune qe na mban asistenca e shtetit, po bubrrojsha dhe shkoj te kjo tema ku kena diskutu per t'mirat e korrupsionit. Shume te acarum shoket e majte ktu. Vej bast se kto qe kane te njejtet userIDs sot do jene rob te tjere me siguri.

 Roni - 16 Janar 2012 - 18:40 Permalink përgjigju
Punet po shkojn keq e me keq.
Keshtu qe po i afrohemi pikes ku fillon dhe behet mire e me mire.
 

Bredho ske ca thu, profet jam! Mire e me mire po behet!

 

ti rrezik bi fis me NN Ron

Xhelozia brina ska!

nji gje jam i detyrum ta pranoj, Ron:
qe je i mrenshem i qeverise. Se fill mas komentit tat qe aludonte per nji performance te dobet seksuale te zotit Meta, ky i fundit, e ka ul barkun dukshem, qe mund t'jete tregus i rritjes se nivelit te testosteronit paralel me renien nga pesha

aludimi nuk ka qene per performance te dobet

Ke perdhosur aktin seksual mes zotit Meta dhe gruas se tij duke e krahasu me nji zvarranik si breshka. Kjo nuk te nderon, Ron.

Ne Vietnam, Breshka eshte kafshe e shenjte te ciles i atribuohen veti afrodiziake. 

Kjo mund te jete e vertete por kur e ha breshken, jo kur ta hyp breshka.
Mos e ke keqkuptu? Se po qe ashtu ja hedh lumit me nji te falur. Zoti Meta njihet si tolerant

Kerkoje ne youtube "turtle sex" dhe do te shohesh qe paragjykimin per breshken e ke te gabuar

eshte shume ofenduse qe te kerkoj turtle sex per te provuar dicka mbi zotin Meta. Me fal po nuk mund ta bej

O Rono se sot e paskom kap me ty. Po ti ere dreq kur i terhoqe bishtat e syve ene u lyve me t'verdhe. Po rri mer bir se ti nuk je vietnamez. Ene kte e them per te miren tate duke pas parasysh barcaleten me amerikonin, rusin ene aziatikun ne avion.

Nejse mu me pelqe ky dorezimi jot pa kushte. Se si nipi i xha Sulos ke fillu me kalu nga derrat e ministrise e policise te breshka afrodiziake ne Vietnam.

As edhe nje llaf emigranti , vetem nje histori me filxhona paska tregu smiley

Do te te vije nje njeri per vizite, te del dhe nje rruge - i thane Metes kur ja pane filxhanin e kafes. Do ti qe i ngjau sic i thane; i shkoi Prifti per vizite ke zyra, me pas i doli dhe rruga drejt rilindjes. 

Kur i ndane, Meta morri ministrite e parave dhe nje post per te cilin s'perflitet fare aty ne Kuvend, dmth ha pi ri rrehat, Rama morri ministrine e rendit, vuri dhe Tahirin ne krye dhe tani rri *i koken dite per dite me bandat e tritolit dhe me komentet e Berishes ne Facebook.

Me pare pihet kafja, pastaj haet ngjala - i pat thene Meta Rames ne ate darken e famshme, po Rama s'e pat kuptuar ku qe llafi dhe e pat anashkaluar.

Edhe puzzle u zgjidh. Kam frike po kam frike se po nderrohen duart qe marrin leket.
Me thon te drejten ka shume gjona qe duhen rregullu. Nuk shoh noi qasje apo veprim nga pozita.
Ja psh ky mund te jete rast i mire me i zhyt qe te dy : bare e karcin e me I bo nje treg konkurrues duke ul gjobat e gazit per qytetaret..... Por me shume mundesi do dale dikush tjeter qe do jape leket atje ku duhet dhe nuk ka per te ndryshu asgje deri ne tritolin e ardhshem......

nuk e ka keq Kikia kur tregon se keshtu behet biznes tek ne, biznesi i hekurit (Florian Vila, vrare ne 2003), biznesi i cimentos (Anwar Rizik ne 2012), ndertues jane vrare me dhjetra .. keshtu nderrojne duart monopolet.. 

Tani, Berisha del edhe mburr nje gazete qe publikon nje deshmi te nje vrasesi ne rrezik per jeten... po kaq te verber jane njerezit sa te mos kuptojne se ajo gazete eshte duke nxjerre te palara per te ruajtur monopolin ne Porto Romano? se kujt i intereson e verteta? e verteta - tha - eshte me te fortin .. ne gazete i dhane nje kafe - pra e paskan siguruar, jo per jeten, por per deshmine.. 

 i drobitur, i deshperuar, i pa shprese, si njeri me fundin e jetes se tij, ai arriti ne klandestinitet te plote te hyje ne nje gazete. Aty N Gj gjeti nje trajtim krejt tjeter dhe pasi i ofruan nje kafe ai filloi deshmine e tij per kroniken e nje vrasje te paralajmeruar, autoret, rrjetin, kumbaret, ndrikullat zyrtare dhe jozyrtare, te shume te vrasjeve te tjera. Nderkohe, tek deshmonte, ne telefonin e tij kishte nje seri missed calls. Pas13 ditesh i telefononte drejtori i Policise se Durresit, i cili e ftoi ti perserise dhe nje here deshmine mbasi ate te paren e kishte konsideruar te rreme.

pak si skic i ke rene bre. gazeta s'eshte polici qe te te garantoje jeten, megjithate qe ne mometin qe ai cuni u fut tek gazeta jeten e kishte te sigurt, thjesht per rrjedhoje. 

pertej porto romanlleqeve qe thua (meqe s'di gje per keto qe ti aludon), dmth pavaresisht motivit, GSH ka bere shume fare ne hapjen e peteve te tritol-petanikut. sikur dhe per interes vetiak ta kishte, sikur dhe pjese e nje klani te jete, sic aludon, zbulimi i peteve te krimit e korrupsionit eshte dicka pozitive gjithsesi, aq me teper ne nje vend si i yni ku drejtesia eshte e sigurt qe s'i zbulon; bile sic u duk ne kete rast beri cmos ti mbuloje (Policia te pakten), thjesht u angazhua kur mooti mori dhene (e gazetes).

megjithate nuk besoj te jete tamam sic aludon ti, thjesht per faktin qe klanet/kupolat e medha s'do deshin kurre te dilnin ne shesh keto marifete qe dolen si pasoje e c'ka duket te kete qene  'pakujdesi' e egzekutoreve, dmth hallkes se fundit te zinxhirit, Sinanajt. kjo duket dhe nga qasja e shtetit dhe mediave edhe pas arrestit te Sinanajt; dmth edhe pasi plasi fare ne shesh meseleja, askush s'i afrohet asaj. edhe kur i afrohet, Policia p.sh. ben aq sa eshte e detyruar te beje, detyruar fjala vjen nga rrjedhjet e Prokurorise tek GSH apo gjera pertej kontrollit te saj, dhe kjo pune s'ka dyshim qe shkon pertej nje drejtori policie ne Durres qe demaskon PD-ja apo gjerave te ngjashme.

Nuk ta thote goja nje fjale te  mire: me mire nje polici qe ta merr denoncimin avash avash se sa nje polici Kulicash a saluksash qe te cojne si te gjorin trebicka pr gjah...

Me mire 2 a 3 police te trash se nje kulic a lame I ftillum. Ligesia ska fund

duke e marre per te sinqerte komentin tend, i bie qe ti je ufo krejt plako; how's the weather on k-pax?

ketu s'behet fjale per trashesi apo budallallek polici apo policie, nuk kishte nevoje te qe e zgjuar dhe hetonte policia, shkoi vete ne polici tjetri. pervec faktit qe prokuroria po te thote se policia i mundesoi arratisjen ndermjetesve te vrasjeve me pagese, te cilit kishin njohje dhe lidhje me politikanet, sipas Sinanajt. plus qe policia injoroi apelin e prokurorise qe te mos bente publike te dhenat dhe emrat menjehere pas arrestit te Sinanajt, se rrezikohej jeta e disa njerzve dhe largimi i atyre qe ishin pjese e krimeve (sic ndodhi).  

sikur 1 artikull te vetem te kishe lexuar nga kjo mesele s'do qe e veshtire ta kuptoje qe behet fjale per mbulim te qellimshem te krimit nga Policia. 

Jo mer vllai, une sjam Ufo, por sme ka prek virusi Berishist si tye. Pse sjabon si remziu hoxhes keta trimat e tahirit po e cun der me der? Kjo osht pa aftesi  e jo ligesi berishiste qe te varros te gjalle kur I kercnon mbijetesen kriminale. Xhibi I lebetitmi osht tu pa ondrra te keqia kurse ti I mba tasin e te lagmes naten doktorit....

xhibo, jo tere sy e veshe me pa se cilet nga policet e ka rrjedh informacionin... ata te rinjte qe sapo jane fut nga rruga ne polici, apo ata specialistet e trajnum e qe po i heqin dale ka dale, per imoralitet nga bordelloja.... ja do ta shofim, mos u nxito...

edhe ti xhib beson ne rrjedhje.. po perse kove me vrima eshte prokuroria? .. cfare rrjedh, do te thote se dikush atje ka hapur rrubinetin e informacionit, dikush qe deshiron te perdore opinionin publik per te ndeshkuar apo imunizuar dike nga nje sulm i ardhshem.. por ne shqiperi turpi me i madh tre dite zgjat.. cdo gje dihet, se kush e ka njerin apo tjetrin biznes ne te vertete, se kush ka vrare ke, se kush i dha kujt cfare.. ne kafe te tregojne njerezit 

nuk duhet bere konspiraci thjesht per hir te konspiracise, e kam llafin, s'eshte e thene qe cdo detaj ne lidhje me kete hetim eshte pune fitimesh biznesi. tek ne rrjedhja e informacionit te hetimeve tek mediat eshte norme, jo perjashtim. rrjedhja 'kundra' policise s'eshte cudi te jete thjesht ngaqe polcia s'e degjon ndryshe prokurorine (te themi) sa i perket ketij hetimi; koincidence apo jo, sapo prokuroria rrodhi info qe ishin policet ata qe kishim mundesuar arratisjen e Mehillajve, Policia botoi fotot e Mehillajve ne shpalljen e kerkimit te tyre. 

fatkeqsisht keto menyra jane shpesh te vetmet menyra qe funksionojne ne nje vend rumpalleistan si Shqiperia, aq me teper kur ka konflikte interesi midis organeve te ndryshme.

Pa dash me paragjyki Kikine por Hobsi e ka thene ne menyre me koncize se jeta ne anarki eshte e veshtire, e shemtuar dhe e shkurter.

 Shpëtim Gjika deklaron se;"Nuk jam unë politikani që pagova atentatet" dhe ne te njejten kohe kërkon avokat, kurse Koco Kokdhima ende nuk reagon,por do ti vije koha edhe ketij fundurine fytyre pa lare.  smiley

 

A e keni pa krytarin beqir te  grupit parlamentar te Pedes  qe akuzonte nje polic te Vlores si ushtar te Zanit kot, kur ky punonte per Salukun si President dhe Zani fshinte Menderes ne te se perpiqej te ndihmonte Frrokun te kalonte pa u pre? Ne nje kohe qe Paloqja Tritani me shok ishin zarat e Zanit a Gaxhait. cfare plehrash paska pas e ka  Pedeja.

Paska lindur me kemishe ky biznesmeni P.B. Megjithese nuk i dihet , po te jete i zgjuar i duhet t'i kete nja dy bodyguards ne keto kohe te turbullta.smiley

Une i kam besuar, shih komentet e nje apo me shume viteve me pare, vetem akuzave qe politikanet shqiptare i bejne njeri tjetrit dhe kurre premtimeve te tyre.

Kush i ka besuar premtimeve te tyre duhet te reflektoje se sa ka kuptuar ne ate kohe dhe çfare duhet te mendoje sot.

Ky eshte nje moment interesant. Ndryshe nga H.Sapiens qe perdorte inteligjencen abstrakte, Neanderthali perdorte trurin vetem ne prani te ngjarjeve dhe kurre ne parasjhikim.

 

Dhe kur e mendon qe eshte i punesuar ne nje grup-media e ka histori te ngjashme marrje aksionesh me "dhune" e nje aksioner te hedh ne havada me c4 ne mes te Tiranes.

smiley nuk i permbushka 5 kriteret e Baxhakut...

Rama dhe Meta po hedhin në erë demokracinë, nxisin skenarin ukrainas

“Me këto akte Rama dhe Meta po largojnë Shqipërinë çdo ditë nga Europa, dhe po nxisin skenarin ukrainas.
Opozita nuk e dëshiron këtë, dhe kjo nuk është zgjedhja jonë, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq para këtij skenari ogurzi për vendin”, u shpreh deputetit i PD Halimi

"Çfarë duhet të ndodhë tjetër në Policinë e Shtetit, që kjo qeveri të japë llogari.
Situatës së rënduar kriminale me vrasje, ekzekutime, maska, e tritol, që kanë dëbuar një herë e mirë sigurinë publike në vend, i shtohet dhe instalimi në zemrën e Policisë të personave të lidhur me krimin, si ushtari i Zani Çaushit apo shoferi i biznesmenit që akuzohet se ka paguar për të vrarë, kjo atëherë është një situatë alarmante.
Është ndezur llampa e emergjencës për rrezikun që i kanoset shtetit ligjor dhe demokracisë tonë.
Dhe pikërisht në këto kushte Rama dhe Meta rrëzojnë kërkesën legjitime të opozitës për hetim parlamentar. Eliminojnë të vetmin instrument që Kushtetuta i ka dhënë pakicës parlamentare, si një mundësi kontrolli për qeverisjen e vendit.
I themi sot Ramës dhe Metës, se e kanë kaluar vijën e kuqe, dhe se kartonat në parlament nuk janë një aset i tyri personal, nuk janë marifetet e dy prestigjatorëve."smiley
 

Gati kemi qene e jemi. Opozita eshte e vonuar. Kundershtia e forte qe ekziston kunder qeverise RaMeta, vetem duhet kanalizuar si duhet dhe politikisht.

..ne krahun e opozites sot jane edhe te gjithe partneret dhe miqte e shqiperise ne perendim dhe vecanerisht miku me i modh i shqiptareve, Amerika.Ate qe italianet kane pare me filmin e Oktapodit ne ekranet e TV ,ne po e shohin sot te luhet Live ne Shqiperi.Dhori Sollaku i cili eshte keshilltari juridik i KM Rama dhe anetare i Asamblese se PS u provoj shqiptareve dhe perendimit se avokatet e krimit sot ne shqiperi jane drejtusit e larte te shtetit dhe PS. Keta sharlatane qonkan aq te pangopur sa dun me i bo te dyja..  edhe avokatin e shtetit edhe avokatin  e teroristit. 

 

Gjithmone e me teper ju me kujtoni opoziten e deshtuar te Rames qe rrinte e i varte shpresat te te huajt. 8 vjet ne opozite vajti ajo pune.

Cila eshte alternativa? Sali Berisha duhet te shkoje ne gjyq dhe jo ne qeveri. 

Kapo shiko se kur i thote keto ai Halimi qe meqe nuk di shkrim e kendim po e vendosim ne arsim, .......dhe kur te kercenon edhe ky Halimi medemek, gjej vrime ku te futesh....ka edhe me keq

Alidems," ushtria" e laraskave eshte gati me urdherin e babadeut, te hudhen ne sulm per te rimarre pushtetin ...me pushter.Dhe dije, se e marrin vertete keta..Njesoj si eterit.... ne 44 !
ore po nuk mesuan gjekafshe, se Shqeria eshte e mengjer ! ngrihuni ngrihuni se rracionin e perhershem do merrni!

Policia e Shtetit ka arrestuar 7 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtare

Faleminderit Policia e Shtetit!

marshalla smiley gjith keto komente, ia vlente ti lexoje se mesoje diçka. 

per ata qe deri tani kan gjujt me shashka, por qe edhe pas kesaj prape do gjujn me  me shokun e Zeqinese, apo edhe me fisin e tezes se Tahirit...

Si ia ngriti kurthin policia Julian Sinanajt: Priti që të kërcënonte denoncuesin

Nga opozita prej ditësh është hedhur ideja se policia shpërfilli denoncimin e N. Gj., 30 vjeç, nga Vlora, që endej prej 13 ditësh nga një qytet në tjetrin sepse nuk i pranohej ky denoncim. Por duket se e vërteta sipas Policisë, qëndron tek kurthi për të peshkuar vrasësin Julian Sinanaj, që hetimi i nisur të mos prishej apo të mbetej përgjysmë. Një zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit, i shpjegoi gazetës “Dita”, se “praktikat operacionale të policisë interpretohen nga politika ashtu siç dhe i intereson”. Më tej tregon me detaje disa pika të nxehta të aksionit dhe mënyrës së si ai u detajua me qëllim arrestimin e vrasësit me pagesë të dyshuar, nëpërmjet të cilit do të zbërthenin të gjithë grupin e atentateve me tritol, nga kupola deri tek ushtari më i thjeshtë.

“Vetëm me denoncimin e N. Gj., ky hetim do të ishte shumë i vështirë dhe do të minohej, pse kishte shumë boshllëqe. Ai dinte fare pak gjëra, sepse autori i vërtetë i krimeve ishte pikërisht Julian Sinanaj. Dhe vetëm duke siguruar këtë dyshe, ne mund të bënim zbërthimin e grupit”, tregon oficeri. Ai mohon që N. Gj,. Të kishte më shumë se 10 ditë sorollatje nëpër komisariate dhe se nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ia mohoi denoncimin dhe e quajti mashtrues. “Nuk është e vërtetë se nuk i është marrë denoncimi. Është vlerësuar që në ditën e parë dhe nuk ka zgjatur më shumë se 3 ditë kjo situatë, sepse më 25 janar ishte parashikuar goditja e radhës. Ne vepruam kështu për të mos i rënë në sy personit që donim të fusnim në kurth. Janë disa provokime të njohura në praktikën policore dhe operacionale. Ju siguroj se N. Gj., ka qenë nën vëzhgim që në momentin e parë kur ofroi denoncim dhe bashkëpunim. Nëse ne do të lëviznim hapur dhe bujshëm që në atë moment, mund të na kishin ikur të gjithë. Ndaj e lamë që ai të lëvizte i lirë, madje edhe të kujtonte sikur nuk ishte i mbrojtur, ndërsa nga pas kemi vënë agjentë të shumtë që ndiqnin në imtësi çdo gjë për të parandaluar sulmin ndaj tij”, shpjegon oficeri.

 

Grupi hetimor kërkonte në ato tre ditë kontaktin e Sinanajt me N. Gj., që t’i kapnin të dy në flagrancë, pasi Sinanaj e kërcënonte me jetë për mosgjetjen e makinës. Por duke menduar se po afronte dita dhe ora e vrasjes së biznesmenit, është vepruar duke përdorur shkëmbimin e mesazheve mes tyre. Dhe në mesazhin e fundit të shkëmbyer, agjentët kanë vepruar, duke e lokalizuar Julian Sinanajn afër “21 Dhjetorit” në shoqërinë e një vajze i ulur në lokal. “Komunikimi mes tyre na mundësonte një provë të fortë. Duhej shkëmbimi i mesazheve telefonike dhe që të mësonim zonën se ku ndodhej i dyshuari, por dhe ta kishim nën survejim të plotë. Nuk donim që Sinanaj të kuptonte se ne e kishim diktuar dhe po e ndiqnim. Dhe po ashtu nuk donim që N. Gj., të ishte nën rrezik”, thotë kryepolici për gazetën. Ndërkohë që pas arrestimit Sinanaj mohoi që të ishte vrasës me pagesë, megjithëse iu gjetën foto të viktimave dhe biznesmenit që do vriste. Por kur është ballafaquar pikërisht me N. Gj., të cilin e kishte kërcënuar me jetë, është dorëzuar dhe pranoi të bashkëpunonte si i penduar. Në lidhje me dekonspirimin e operacionit, oficeri shpjegon se ka qenë më shumë rrjedhje informacioni. “Operacioni nuk u dekonspirua. Por mendojmë se gjatë kohës që ne hetonim ato ditë, dikush dhe mendojmë se ka shumë spiunë ende në polici, ka rrjedhur informacionin tek personat e dyshuar që janë arratisur. Hetimet do zbulojnë edhe këta policë spiunë”, shpjegon zyrtari i policisë.

ps

une per vete nuk i besoj keto gjona... rrofte SHIK-u ne Vishon ne krye si dhe prokurori Lalla, e bashke me ta edhe Kapo edhe Anti-dyringun... 

le te bohet nji hetim parlamentar qe te bijne gjithe palet rehat. edhe per tatimet le te kete hetim parlamentar.

Po presim Limen te raportoje per hetimin parlamentar te 21-Janarit... smiley

clidhje ka. sa me shume transparence aq me mire per pipllat.

ah dmth se ai qe e hongri ne Durres, ishte pjese e lojes se policise qe po pergjonte...dmth ai ka vdek "gjojash". Ky po qe qenka lajm i mire

Sigurisht. Ato 20 a sa vrasje qe paska bere Sinanaj nuk ishin prova te forta per policine, po ama sapo kercenoi kete te penduarin, aaa te lutem shume, s'te falim! Pra kercenimi ka me shume vlere si prove se vrasjet.

Madje dhe arsyeja e vertete pse nuk jane kapur vellezerit Mehillaj jane sepse policia po i mbroka (witness protection?) nga kercenimet e Sinanajt.

Era shtet!

Bredho a thu e falendero edhe ai policine si puna Ronit?

Kot perpiqesh te ndertosh ura me keta te FRD-se... Ka maru ajo pune, ndonese pa pelqimin e bazes... Se shpejti Oketa ne detyre...

Me sa di une Bredhi eshte aderues i partise se Dash buzes. Bamir Fares as Endriti si ka njel ne trajse.

Une dhe Bredhi kemi apliku te LSI-ja. Presim miratimin e kerkeses. 

LSI-ja i prano robt vetem me shumice daku, fusni edhe gjembin dhe xhibin mrena dhe boni nji katershe te fuqishme. 

Bredho, kujdes me te vdekurit... I ndjeri i Durresit, nuk ishte preja e Ketij monstres.. ndaj mos ja fut kot....

Alidemso e vertete eshte qe e ka cun teze gruja ketij? Apo ja fusin kot keto mashtrusat neper internet?

Gono, jo per oportunizem, po ne te vertete keshtu thuhet, por une vete nuk e di....

Sinanaj: Do vrisja edhe “porositësit” Mëhillaj, kanë lidhje politike. Familja ngujohet në Vlorë.

Hetuesit e serial killerit me armë e tritol, Julian Sinanaj, janë shtangur nga dëshmia e radhës nga ana e tij. Në planin e tij të afërt në listën e shënjestrave ishin edhe dy ndërmjetësuesit e gjithë rasteve të tritolit, kushërinjtë Mëhillaj, dy personazhet më misterioze të gjithë kësaj historie.Në deklaratat e tij para prokurorisë, i penduari i drejtësisë ka rrëfyer se pas vrasjes së biznesmenit Xhemal Çela në Durrës, ai ishte zhgënjyer nga Mëhillajt dhe kishte planifikuar ti ekzekutonte. Po këtë radhë ekzekutimi i tyre nuk do të ishte i porositur, por një iniciativë personale e vetë Sinanajt, pasi kuptoi se po përdorej prej tyre.

Familja e Genis Mëhillaj, porositësit të disa atentateve, aktualisht është e ngujuar në banesën e tyre në lagjen “Pavaresia” të qytetit të Vlorës.Genis, i cili bashkë me kushëririn e tij Antonin është shpallur në kërkim si porositës për një seri atentatesh mafioze dhe shpërthimesh me lëndë eksplozive, mesohet të jetë djali i vetëm i mbetur i familjes pas vrasjës së vëllait të tij, ngjarje e ndodhur vite më parë në qytetin e Vlorës.

 

Me nje llaf Tahiri me Didin po shkruajtkan romane policeske dhe po i botokan ke Dita. Jo keq, duke ditur qe kane pasur vec nja dy muaj per te shkruajtur kete tregimin letrar, po s'do keq ta nderthurnin me tregimet erotike te Pjerit, tip "Nje here bute dy here fort", me nentitull te zgjeruar "Shteti ose te *i si breshka kur ka ngrene bar Lazarati, ose me stil rafishati".

Alidemso, pse s'na the qe ne fillim qe po kerkoje romane mer; i paskemi harxhuar nja dy komente kot lol

U kap edhe nje tjeter me nga ato lodrat me telekomande xhibo. Thuje, thuje se me mire do ndihesh...

Ps: Rev 1.

Po une s'jam duke i rene me dore me keto lajme si puna juaj qe ti numeroj ne kete fare feje, si ai qe tha kurse kete femren tani do ta *i per njeren qe po kalonte rruges aty pari lol

Mo po ti po i bi me dore, tastieres, sa here del ndonje klecke Lupeneske anti-policore ne gjith kete zallamahine polici-krim. Qefe qefe kjo dynja. Po thuje u lumte e faleminderit qe po kane rrezultate ne parandalimin e venies se ketyre lodrave. Se sikur eshte pikerisht kjo arritje e munguar e sevdallekut tuaj me policine, apo jo?

 

Po nuk eshte klecke kjo qe ndodhi o tu mbyllte (do thoshte Jovani), kjo qe skandal, i tille qe as ne Afganistan rrezik nuk ndodhin ne kete fare feje ku impenjohet Ministria e Brendshme bashke me Policine per te mbuluar nje krim kaq te madh, dhe vetem pasi i shantazhon krimineli, e me pas Prokuroria, nepermjet mediave, vendosin te mezi-bejne dicka, po dhe atehere mezi e me stilin arresto 1 dhe arratis 2 te tjere jashte shtetit.

Kjo qasja juaj "varja cfare ndodhi, shif tani Policia e kapi nje" eshte per tu bere tregim me vete, po jarebi te kete kohe dhe vere Pjeri thuaj.

Tani mua me ben cudi qe ju i qendroni pike me pike versionit te PD-se mbi historine (atij versionit te Berishes, qe e di une, se kam akoma ca spiune ne polici, te thene nga foltorja e parlamentit); egzagjeroj dhe une, se ne fakt nuk me ben cudi.

Qe kur Gazeta Shqiptare qenka PD?

Plus qe versionit qe i qendroj une bazohet tek ngjarjet sic, ose jane raportuar nga Policia, ose s'jane kundershtuar nga ajo si te paverteta (pasi i ka raportuar Prokuroria); ne fakt te njejtat versione jane botuar tek te gjitha mediat, perfshi mediat ramiste. 

Juve (ngjalistet) nga ana tjeter jeni gati te besoni tregimet letrare, edhe ato qe s'jane hartuar akoma, dhe perkunder cdo logjike minimale; bile absurdi "te gjitha anallohen se kapi nje policia tani" eshte akoma me i rende, eshte shenje alla stokholm-sindromiste. 

..........versionit qe i qendroj une bazohet tek ngjarjet sic, ose jane raportuar nga Policia............

Ja tani ke thone ne te vertete nje te vertete qe ti nuk rri dot pa e thone... me i llaf te te besojme apo jo.... se edhe ate qe e postova une, ate çarçafin dmth, thjeshte nga policia eshte, por ja qe ti nuk e beson... Tani na e thuj te pakten e beson ti policine apo beson babasqapin... se prape "ju"-te e celules, akoma nuk po e kuptojme dot...

Tani o te pelqen romani o te pelqen autori, se te dyja sikur nuk i perpunon dot, pasi jane shume te renda per menjen tate te "civilizzume"...

Alidemso, Tan Hoxhes te 21 janarit ti besojme?

Endro, po jo mer daj, se nuk jam i zooti une me te dhon men ty..... ti besoji kujt te dush mer çun, bile edhe Lenores se ndjere mund ti besosh..... Besimi eshte çeshtje shije, eshte çeshtje "nderi" eshte çeshtje inteligjence, eshte çeshtje morali, eeee sa shume ka davaja.... 

Nje gazetari investigativ qe merret me ceshtje te kriminalistikes ketu e 10 vjet e qe mbi te gjitha besoj se per ju ramistet duhet te jete goxha i besueshem pas 21 janarit nuk duhet me i besu?

Dmth nja nje jave mbasi ka dale ky versioni ne gazeta, me data e me detaje, duhet te besojme kete versionin e fundit te Tahirit sepse .... ? 

PO besoji mer daj, besoji, ate po te them edhe ty, mund ti besosh kujt te dush, nuk ta heq njeri te drejten ty, po sa per cilesimet e atij gazetarit, ai shume gjona ka thone, shume e vertete eshte, por nuk do te thote se qe te gjitha jane flori... midis tyre ka edhe pare kallp, e kete nuk ta them per kunderpeshe, por po ta them per cilesoret qe i kishe vu atij....

pastaj, me thene te drejten, une nuk e kam degju ket Tan Hoxhen per kete çeshtje, a ka mundesi ndonje lnk...??

O Endrit,

Ka shume dritehije.  Gjithshka duhet zbardhur. Ata qe rrjedhin informacion duhen var per koqesh.

Ama, policia duhet mbeshtetur sepse po ben ate qe qartesisht nuk eshte lejuar te beje me pare. Me hir, me *ahir...por po e ben...

*=p smiley

Vetem Koth-komentuesi beson se ka ndonje ketu qe shan policine per punen qe ben. 

Po nuk do mer te pranoj qe i qendro versionit te Berishes, qe ju e dini se une i di te gjitha, se i kam akoma nja 2 njerez mrena...

Po ty nuk te vjen turp qe citon Diten o plak matuf? Kete gazete e citojne handikapet mendore dhe njerezit qe nuk kane pike respekti edhe per veten e tyre.

Kjo qe raporton Dita eshte nje rrene me bisht ta konfirmon vetem fakti qe i penduari kur ka shkuar tek news24 ka qene duke u dridhur dhe i nxire i teri se kishte frike per jeten e tij dhe te familjes pasi policia nuk po i jepte mbrojtje dhe as nuk ja pranonte deshmine.

Policia e Tahirit, qe ne fakt eshte e Karcinit, eshte detyruar t'ia pranoje deshmite pasi e ka pare se ky ka hyre ne nje media dhe do te fliste.

Mos u sekelldis o gjib se edhe une ate deklaraten e Berishes, ke Shqiptarja e lexova. Dmth te mirkuptoj qe i qendron ketij versioni. Leri keto shakate tip nuk jam i sigurte se nga kush jane raportuart keto ngarjet, por ne to une bazoj qendrimin tim.

Edhe te lutem, nuk eshte tema per te folur ketu per ngjalen time.

Sinqerisht, fajin e kam une qe harxhoj sekondat duke u replikuar me logjiken e nje 5 vjecari te apoasionuar pas futbollit, ne vend qe ta harxhoj ate kohe ne menyre me produktive, p.sh. duke pare tavanin e zyres lol

po jo mer bur, vazhdo bjeri me dore,tastieres, ti; jam i sigurte do kesh me shume raste ekzaltimi perpara.

Ky eshte shteti i perdale i Rames se me qytetaret s'ka lidhje. E moret vesh se pse njefare Ardian Ndreca lehte si qen i terbuar kunder Berishes dhe pro Rames? Lehte se i ishte premtuar shperblim nga i marri Rama, e ka propozuar per ambasador ne Vatikan. E dini edhe pse njefare Ermir Gjinishti bente propagande per Ramen? Bente se i ishte premtuar shperblim, e ka propozuar i marri ambasador per ne Arabine Saudite.

Shtetin i marri e ka kuptuar si torte a ngaster qe i ndan ne pjese per te shperblyer sejmenet e tij.

Me skandalet ne polici, me krimin qe ka kapur shtetin dhe me kete menyre sjelljeje me shtetin, s'ka rruge tjeter pervec skenarit ukrainas.

Vatikani kish shprehur bekimin e atit te shenjte per postin e ri te Ndreces.  Mos u ngaterro me perendine...

'Bame .... eshte mbush Toronto me keta.. Kur eshte Doktorr rrumpalla ne pushtet , me vrap ne Shqiperi te bejne nje dore pare,  iken doktorr rrumpalla , vijne prape keta ketej..,,, Na kane ngrit edhe cmimet e shtepive se i blejne CASH , Jane keta  dhe keta

Sa mire qe ju ka ra bixha ju te Kanadase...... si ka thone i pari... nga ai qe ka nuk ke dert, se ne mos nuk te jep, te pakten nuk te kerkon... ndaj majini afer, se kane edhe problemet e akomodimit....gjynof te shkretet...

Nandi i ka shit me kile dokumentat e albpetrolit...

Nandin e kemi ketu familjarisht 

Do kene booth ta extradojne Eshte per tu pare

 

Ka ambasadore karriere, ka dhe ambasadore politike (jo-karriere). Ambasadoret jo-karriere zakonisht emerohen nga rradhet e mbeshtetesve politike. Keshtu e ka bere Sala, keshtu e ben dhe Obama, keshtu ka per ta bere dhe Rama. Eshte praktike e zakonshme. Ndreca do ishte nje ambasador i pershtatshem ne Vatikan dhe refuzimi i opozites eshte infantil.

Ku i ke mesuar keto fjale te zorshme more harram? Ne kampet e Erion Veliajt? Numeri i ambasadoreve politike qe parashikon ligji e ka kalur limitin e lejueshem, Rama vazhdon te emeroje perseri te tille, jashte karrieres qe jane vetem dhe thjesht politike. Nje kjo.

E dyta eshte se edhe ambasadoret politike duhen zgjedhur disi se nuk po e ben tjetrin brigadier kooperative por do perfaqesoje Shqiperine. Ardian Ndreca nuk perfaqeson asgje, nuk eshte i pershtatshem ne asgje, pervecse ka qene e eshte nje qen i terbuar i Rames qe ka shkelur edhe rregullat elementare te etikes ne sulmet publike ndaj presidentit dhe liderve te tjere te PD.

Posti i ambasadorit nuk duhet katandisur si ushqim per qente. Keta lehnin si zagare dhe Rama i shperblen. Kush eshte mesazhi? Qe lehni sa me shume se e kapni nje post ambasadori?

Kjo qasje ndaj shtetit eshte qasje tipike puniste, por jo demokratike, ligjore e shtet-ndertuese.

Bej cicin tani se nuk i di keto pune ti!

E ka thene swedi, ti je i PS-se qe do te besh pseudo-opozitarin per ti prish imazhin PD-se. Nuk kuptohet ndryshe nje opozite kaq agresive si kjo qe ben ti. 

 sulmet publike ndaj presidentit dhe liderve te tjere te PD.

Lapsus frojdian ky? Kujtoja se presidenti ishte neutral e jo lider i PD-se.

Teme e gabuar o poet. 

O Alidems, kete variantin qe ketij nuk ja kane pranuar rrefimin e ka thene ne publik nder te paret Artan Hoxha, jo ai i PD-se po ai i 21 janarit. Besoj qe eshte rob i besueshem dhe per ty apo jo. Biles mbreme sikur bere ca aludime akoma me te renda, qe ne kete mes ishin te perfshire policat e Fierit dhe Vlores se bashku me prefektin e Fierit. 

Pune e ngaterrume duket edhe sepse ky Juliani sot ka fillu te mohoj shume nga gjerat e pranuara fillimisht, me shume gjasa i keshilluar nga ndonje avokat. Po duke qene se ketu perfshihen shume njerez qe kane lidhje edhe periferike me PS-ne nuk me duket se eshte ndonje muhabet ku ja vlen te insistosh shume po te shpresosh te zbardhet sa me shpejt. 

lale, une nuk merrem me fantashkence... une merem me çfare lexoj, me çfare ndijoj dhe si me thote instikti im.... kaq e thjeshte eshte... e sa per ata prefekttet e Lushnjes apo te Fierit, besoj se nuk kam thone gjo, se nuk ma ma prej atyre trimave... ndaj lexoji mire autoret, po me siguri me ngaterron me xhibin, apo me poetin se ata merren shume me teorite e konspiracionit...

Ore ca fantashkence eshte ketu kur Gazeta Shqiptare thote qe ky tipi vajti te selia e tyre, per te fol me Artan Hoxhen, pasi nuk e kishin qasur ne komisariatin e Durresit? 

Konspiracion eshte ky i yti, ku thua qe ne fakt policet e paskan lene te lire kastile sepse nuk u mjaftonte provat qe kishte ky. E ne kete kohe ndodhi dhe shperthimi ne Durres qe Saliaj ne fillim e ka pranuar e tani po e mohon. 

Une nuk merrem me konspiracione, jam marksist - thoshte Xhaxhi smiley 

PO mire mer daj, ti lexon gazeten shqiptare, dhe une lexoj Diten. Ti lexon Tan Hoxhen, une lexoj deklaraten e policise. Ti beson Tan Hoxhen, qe aludon, une besoj te zotet e punes qe kane tagrin per te folur per ate qe bejne.. ja kaq e thjeshte eshte gjeja... Une nuk kam dal ketu me te mbush menjen ty.... une kam dal me shpreh thjeshte mendimin tim...kaq... ne biem dakort ne te dy, mire por edhe ne mos rençim dakort prape mire eshte se kontradiktat çojne ne zhvillim......

Edhe bar do hame, po parimet nuk i tradhetojme 

Inkriminimi i policisë

Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj është një nga njerëzit më të afërt të Ilir Karçinit. Ai ka punuar për tetë vite radhazi me Karçinin. Pas fitores së socialistëve, ai që i ka premtuar një post të lartë në polici Çullhajt ka qenë pikërisht Karçini. Duke qenë se aktivitetin e kishte kryesisht në Durrës, por edhe se njeriu që kishte piketuar të likuidonte ishte pikërisht nga ky qytet, Karçini me lidhjet e tij në strukturat e larta drejtuese të PS ka mundësuar emërimin e Çullhajt në krye të Policisë së Durrësit. Çullhaj ka marrë emërimin në këtë detyrë në mesin e muajit tetor. Një nga detyrat e para që Karçini i ka “ngarkuar” Çullhajt ka qenë pastrimi i rivalëve të tij në biznes. Janë dashur afro tre muaj bashkëpunim që Karçini të arrinte tek emri i vrasësit dhe plani i detajuar për ekzekutimin e rivalit të tij biznesmenë.
Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj (nga Gjirokastra), akuzohet se është implikuar drejtpërdrejt në rrjetin e trafikut të drogës, duke mundësuar kalimin e lëndëve narkotike nga Porti i Durrësit drejt Italisë. Drejtori i Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj, është implikuar në kalimin në Portin e Durrësit të 1.1 ton marijuanë, e cila më pas u kap nga autoritetet italiane.
Perlat Çullhaj është shkarkuar nga detyra në vitin 2009, për shkelje të rënda të ligjit, në ushtrimin e detyrës dhe i hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas të dhënave të shërbimeve partnere të huaja dhe Shërbimit Informativ Shqiptar, për lidhje me organizata kriminale, persona të inkriminuar dhe veprën penale të pastrimit të parave.
Karçini kontrollon plotësisht policinë e Durrësit, pasi edhe drejtuesi tjetër i Policisë në Durrës ka qenë për tetë vite shofer i Karçinit. Këto lidhje të forta e kanë bërë Karçinin të besojë se plani për eleminimin fizik të rivalit të vet në fushën e gazit do të shkonte pa asnjë problem.

...he me te lumte.... trimat e xha Jahos.... demaskojini keta njerez ordinere... se keshtu ju do partia....

Po ty nuk te vjen turp qe citon Diten o plak matuf?

..kjo eshte nje nga ato gazetat e blera nga krimi qe permendi Jon Kery ne Mynih .By the way akoma djemt e Arta Dades jane pronare te kesaj gazete.smiley
 

Bizneset e përbashkëta të Karçinit me drejtorin e Policisë

Si miq të ngushtë, Karçini dhe Çullhaj kishin të përbashkët edhe bizneset. Karçini dhe Aliko Çullhaj, i cili është babai i drejtorit të Policisë të Durrësit, Perlat Çullhaj disponojnë në pronësi të përbashkët të tyre një pikë të tregtimit të gazit në Gjirokastër. Kjo është një provë e shtrirjes së interesave në biznes mes financuesit të vrasësit me pagesë Sinanaj dhe drejtorit të Policisë, Çullhaj.
Ndonëse prej ditësh PD dhe “RD” po japin prova të aferave mes drejtorit të Policisë Durrës, Çullhaj dhe porositësit të vrasjeve Karçini, ajo që bie në sy është një heshtje e plotë e drejtorit të Policisë në Durrës. Ai për asnjë moment nuk ka reaguar dhe të hedhë poshtë akuzat e ngritura në drejtim të tij, duke bërë të qartë se nuk ka mundësi që të mund t’i hedhë poshtë këto akuza. Çullhaj për më tepër është i trembur nga provat që disponon Prokuroria dhe nëse këto prova mund të arrijnë deri tek prangosja e tij. Në mbrojtje të Çullhaj ka dalë ministri i Brendshëm, Tahiri, i cili në vend që të ishte në krahun e viktimave të atentateve po del hapur në mbrojtje të vrasjesve dhe bashkëpunëtorëve të tij të katapultuar në majën më të lartë të Policisë së Shtetit. Arsyet e kësaj mbrojtjeje kanë arsyet dhe lidhjet e veta, që do të botohen në numrin e ardhshëm.
Ajo çfarë po konturohet mjaft qartë në këtë skemë vrasjesh është përfshirja e strukturave të larta të policisë në vrasjet e biznesmenëve. Prova e parë ishte vrasja e biznesmenit Çela në Durrës, ku ndonëse i penduari kishte denoncuar në polici planin e vrasjes së tij, Policia e Durrësit e përzuri të penduarin, gjë që solli edhe ekzekutimin e biznesmenit Çela.
Në rastin tjetër, atë të planit për likuidimin e biznesmenit tjetër të gazit, Pirro Bare, policia ashtu sikurse në rastin e parë, do të bënte pastrimin e fushës dhe zhdukjen e të gjitha provave që do të bënin të kjdnuar arrestimin e vrasësit. Ky ishte shërbimi që Çullhaj kishte përsipër ndaj shefit të tij që e kishte punësuar për tetë vite si shofer, me të cilin ka ndarë bizneset, si dhe planet për vrasje.

Bame cfare mendimi ke nese rifuqizojme nenin 55 per te denuar ata qe rrjedhin dhe dekonspirojne. Dmth tja ndrojm emrin nga "agjitacion de propagande" ne "rrjedhje dhe dekonspirim"

Mendoj se duhet marre mendimi i opozites. Jam i sigurte se opozita lengon per ceshte te sigurise.

meqe ra llafja, jane kapur edhe 2 grupe shume te forta trafikantesh droge dhe femrash.. Kane ngel dhe dy per tu shkaterru urgjentisht, mes tyre Fufte e PD-se... Te shofim si do veproje prokuroria dhe si do reagoje Berisha, dhe me vone xhibi...

Pse Ramën e tremb arrestimi i Karçinit!

Këshilltari i Ramës, Dhori Sollaku është paraqitur dje si avokati mbrojtës i porositësit të vrasjes së biznesmenit në Durrësit, Karçini. Dhori Sollaku është këshilltari kryesor juridik i Ramës dhe anëtar i Asamblesë së kësaj partie.
Më tepër se një lidhje personale aferash prej miliona eurosh mes Sollakut dhe Karçinit kemi të bëjmë me një mbrojtje politike ndaj Karçinit prej Ramës. Ramën e tremb arrestimi i Karçinit sikurse e tremb edhe zbardhja e atentatit tjetër terrorist në Vlorë ndaj Kollozit. Sepse, kjo do ta damkoste përfundimisht Ramën në sytë e ndërkombëtarëve, jo si një partner politik, por si një Kryeministër i lidhur me terrorizmin.
Me aparatin e tij kriminal ka nisur edhe presionet ndaj prokurorëve. Kjo, sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me një porositës të vrasjeve, por me një ortak në biznese të funksionarëve të lartë të PS të emëruar në polici. Zbardhja e plotë e kësaj skeme po shokon tanimë jo vetëm opinionin vendas, por edhe atë ndërkombëtar. Dy ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Kerry, lëshoi një alarm për “ndonjë vend të Ballkan”, ku demokracia është në rrezik. Të tjera reagime të forta priten në ditët e ardhshme. Brenda katër muajsh imazhi i Shqipërisë është rrënuar. Për partnerët tanë ndërkombëtarë, ne sot jemi vendi i krimit të organizuar dhe mafies në pushtet.

O poeto pse i ndrro pseudonimet mer burre?

te na kish lon prapa i poezi te pakten... smiley

Nuk e kuptoj, poeti kish gjith ate reputacion

Lufta e brendshme e klaneve Rono... smiley

mmm nuk eshte e lehte te besh opozite! Here pas here te vjen deshira to restart fresh. 

As ata ne Shqiperi nuk e degjojne zedhenesin e PD me kaq vemendje sa ty. Te falenderojme per update.

..ka mbetur akoma ata me kryesoret.Klani i prefektit Dervishi apo klani i kryebashkiakut Gjika do te jete next?

Ndërkohë, lidhur me bombën e vendosur poshtë automjetit të tij, prefekti komentoi duke thënë:

“Kjo ngjarje dëshmoi se, krimi i organizuar mund të prekë edhe nivele të larta te shtetit”.smiley

 

Mfalni se po kujtohem si ai polici gjithmon vone: Po ai Palloqja pse kishte rrejt per ate policin e vlores dhe e kish paraqit si ushtar te Zanit? Po pse sbo gabime piktori me e bo helaq para popllit por duhet me gjete rrena. Shume zhgenjyse kjo opozita e sotme...po nuk e importum skena gjo ne vije me keta halabaket e PeDes.

Opozita nuk eshte pa shprese jo! Shume shpejt Deioni po kthehet ne Albanie. 

Rono, nuk e di a ka eksperience 1991, me rrezu qeveri Deioni. Deioni mu me duket me shume pink, tip Feme se Proteste ukraine, le qe ska as popullin ne vete.

Duhet tritol, bllokim rrugesh e antitank me e bo qeverisjen jo-funksionale, a me kupton??? azem a je gjalle??? po pa Izetin e co, jon nje cik pisk punet dhe Saluku se lesho PeDen. Po edhe palloshi nuk eshte Fatos Nano, kap sopaten dhe rrafsho shtyllen...

tosja paskish ardh ka 4 muj ne petrele afer tiranes (si puna savres afer parisit). ishalla i pri klima mesdhetare e shqipriese se mesme, zona kodrinore-fushore.

Deputeti i Partise Socialiste Koco Kokedhima ka disa  dite qe eshte zhdukur nga Shqiperia .

S'po kuptoj dicka une (ndoshta na ndihmon komentuesi): Juliani del ne konferenca per shtyp qe dalin keto lajmet direkt ne media a cfare?

Me i Miri dhe Naco a do bejne dicka per kete rubinetin e informacionit ne media pa u thare ende boja ne procesverbalet e hetimeve apo eshte dhe kjo arome e shtetit?
 

Juliani pranoi autoresine e vrasjes se Aldo Moros.

Shqipetare! Nga qeveria ne fuqi pritej nje karikature e vitit 1945. Si ju duket?

Our government is the potent, the omnipresent teacher. For good or for ill, it teaches the whole people by its example. Crime is contagious. If the government becomes a law-breaker, it breeds contempt for law; it invites every man to become a law unto himself; it invites anarchy. Law Quotes, by Louis D. Brandeis , Source: part of his dissent in the case "Olmstead v. United States", 277 U.S. 438, 485 (1928)

In a country well governed, poverty is something to be ashamed of. In a country badly governed, wealth is something to be ashamed of. Country Quotes, by Confucius

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).