Gishat e kambës i këqyra dje.

S’i kisha vrejt kush-e-di sa muej.

Të vetën mund t’a kenë  kry me kohë.

Por shokë ma t’mirë i kam pasë dikur.

 

Kur qeshë i vocërr i njefsha mire.

Serbes i numrojsha deri n’ dhjetë

I shtijsha në gojë për me dallue

T’madhin prej t’ voglit m’atherë.

 

I dojsha ma shumë se vesht e mi,

Ma shumë se bryla bajame e zemën.

Por kur vitet shkunë e rrodhën ujë

Prej njani-tjetrit u ndamë ma tepër.

 

Tash secili i rrah me kohë m’thotë, j’accuse![1]-

Un shpejt i mëshehi ndër këpucë.

 

[1] Zha-kyz – frengjisht me paditë, akuzue, me ba me faj. 

4 Komente

Village-bey, të falenderoj për gjërat e lezetshme që sjell herë pas here dhe për këtë vjershë. Titullin do ta kisha lënë të papërkthyer. Dhe 1-2 gjëra të tjera por s'dua të bëhem gërnjare.

I second that, rrofsh qy'tkemi Bej.

How's dimri treating you piplla andej ka anet tuaja?

I loved them better than my ears,
My elbows, adenoids, and heart.
But with the swelling of the years
We drifted, toes and I, apart.

I dojsha ma shumë se vesht e mi,
Ma shumë se bryla bajame e zemën.
Por kur vitet shkunë e rrodhën ujë
Prej njani-tjetrit u ndamë ma tepër.

Me pelqen goxha ky dyreshtshi. Its def tough to follow nga anglishtja ne shqip, por good job nonetheless. 

 

Ndjesi e cuditshme kjo e transformit fizik te robit. Shef na 1 here duret e tuja e thu me vete,, kujt i jan kto putra te huja qe si njof.

Me komet edhe 1cike mo e nderlikume se jane ene mo larg, perjashto rastet kur je xhuxhmaxhuxh e i ke relativisht afer.

Meqi jemi ke xhuxhat  erdhi 1 cfaqje ktu Xhibo dwarf throwing competition, e sigurt gjoja, kush e hudh xhuxhin mo larg dmth, me kokore xhuxhi safety harness ene me nji tu mpref una, kur praff nji t'i fut hunet kto tree hugging hippies, not pc enough for their delicate noses.

Pc mad, nuk lejn mo as ate robin gjyle te cirkut qi ka qen atracioni me i modh i cirkut!

So we must do with Nasty Nash and world toe wrestling competition.

http://www.youtube.com/watch?v=NdN9Qrn4U20

Damn communist hippies, what world do we live in! Is life worth living if you no longer enjoy the liberty to toss a midget around? 

I tell ya, Sir Churchill is rolling in his grave...let's hope his Cuban cigar doesn't get stuck in the (rolling) process.

P.S. Kjo video e gishtakembemundjes besoj ishte pergjigje per pyetjen e kohes, dmth ka bere shume vrenjtur andej kohet e fundit lol

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).