Sipas ministrave, cdo drejtues mjeti do të kryejë një sërë testesh që të meritojë patentën e drejtimit të mjetit, por sipas ministrave, kjo paketë do të shmangë njëherë e përgjithmonë pagesat nën dorë. 

Haxhinasto 
Siopas ministrit Haxhinasto, paketa e re për sigurinë rrugore ka një qëllim, të krijohet siguri në rrugë si për drejtuesin dhe për kalimtarin, si dhe të shmanget njëherë e përgjithmonë pagesa nën dorë. 
“Ndërhyrje në sigurinë rrugore, qëllimi i kësaj pakete është që të krijojmë një siguri më të madhe në rrugët e vendit dhe do të merremi me të gjithë elementët përbërës që e realizojnë këtë qëllim. Do të merremi me vetë rrugën, automjetin, drejtuesin e automjetet. Do vendosim një sistem të tillë cilësie që të mos korruptohet më”. 

“Do merremi me zbatimin e ligjshmërisë, aftësimin për ndërhyrje në raste emergjencash dhe me ndërgjegjësimin e publikut sepse mendojmë që para së gjithash kjo është një cështje me përmasa kombëtare. Kontroll të detyrueshëm edhe për elementë të tillë si cilësia e motorëve dhe per cilësine e gazrave”- tha gjithashtu Haxhinasto. 

Sipas tij do të ketë rikonceptim te elementëve të testimit, prezantim të teknologjisë së informacionit, do të kemi një teknologji shumë konkrete që askush të mos abuzojë me ata që janë persona të aftë e që mund të marrin provimet, praktikë e teori, t’ i japim fund njëherë e përgjithmonë pagesave nën dorë. 

“Do prezantojmë edhe një testim të domosdoshëm në procesin e aftësimit që është ai psiko fizik, një mjet shumë i rëndësishëm për të dalluar aftësinë e individëve në funksion të aftësive të tyre për drejtimin e automjeteve dhe për të mos shkaktuar aksidente. Ndërhyrje do të ketë sa i takon sinjalistikës në rrugë dhe elementeve të tjera të sigurisë”- tha ai. 

Tahiri 
“10 ditë burg nëse do të kapesh duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”. Sipas ministrit të Brendshëm, Tahiri kjo është masa më drastike e marrë ndaj një drejtuesi mjeti. 
Po kështu Tahiri theksoi se do të ndalet përdorimi i transportit me furgon. “Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoaj ët rënda. Kur them tani, them menjëherë!”, tha Tahiri. 

“Kjo është paketa më e plotë në ndërhyrje dhe e ndërgjegjësimit tonë për të garantuar jetën dhe shëndetin e drejtuesve të pasagjerëve dhe kalimtarëve. Jemi të vetëdijshëm që siguria rrugore është një problem, e njohim si problem duam ta adresojmë dhe ndaj së bashku me kolegun Haxhinasto, do prezantojmë në qeveri, një paketë masash të plotë për administrim”. 

Sipas Tahirit, masat do të mbeten në letër nëse nuk zbatohen ndaj kërkoi që ndaj cdo shkelësi të jepet dënimi që parashikon ligji. 
“Masat do mbeten në letër nëse nuk kujdesen dhe nëse nuk zbatohen dënimet për gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor. Aksidentet rrugore dhe masat do jenë prioritet i qeverisë”. 

Tahiri theksoi që para kolaudimit, drejtuesi duhet të ketë shlyer një për një të gjitha detyrimet që ka në shtet. 

Po kështu Tahiri shpjegoi se fotografimi i shkelësve në qarkullimin rrugor do të jetë një praktikë që do të ndiqet në vazhdimësi nga policia. 
“Fotografimin e shkelësve dhe njoftimin e shkelësit nëpërmjet postës ku do i bëhen të ditur shkeljet sëbashku me fotografi të shoqëruar. Dhe kështu do të eliminohen dhe debatet e ndryshme mes qytetarit dhe policit rrugor”. 

Janë mbi 50 masa që do të ndërmerren në mënyrë të përshkallëzuar, nga më emergjentet te më pak problematiket, për të zgjidhur çështjen e sigurisë në rrugë. Një hap tjetër që do të mbikëqyret në mënyrë specifike është edhe pjesa e testimit të kandidatëve. “Kontrolli i procesit të testimit të kandidatëve për drejtues mjeti nëpërmjet sistemit online për vlerësimin e kandidatëve, regjistrimin dhe administrimin e gjithë procesit në autoshkolla”, thuhet në masën numër 25. 

91 Komente

Si do nxjerresh pa pune me qindra shofere?! I thone me qindra familje!!!
Shumica e tyre per buken e gojes kane dale ne pune!
Cfare jane keto marrezi?! Ku do punojne tani gjithe ata njerez?!
Ne vend qe te shterngohen masat e sigurise po lene njerez pa pune!!!
Turp per kete qeveri! Ky eshte denim kolektiv!

 

Dhe imagjino kjo vjen nga një Parti që e mban veten si të majtë... dhe që thotë se do të krijojë vende pune. Por vendet e punës nuk krijohen as duke rritur taksat, as duke rritur fuqinë e shtetit dhe futjen e hundëve në gjëra që nuk i përkasin.
Nuk janë furgonat problemi... furgonat do të zhduken vetvetiu, pa imponim, njëherë që faktorët rrethues, si infrastruktura urbane dhe ndërurbane do të përmirësohet dhe modernizohet, pa harruar gjendjen ekonomike mesatare...
Deklarata të tilla, kur nuk mund të thuhet se janë të nxituara janë padyshim idiote.

Nëse shteti dhe ministri është i paaftë të "rregullojë" një aktivitet të caktuar, kjo nuk i jep të drejtën debilave si Tahiri me shokë që t'i shkatërrojnë këto aktivitete ekonomike.

Qeveri trapash!

 

 

- Son, how hi are you?

- No officer, it's "hi how are you?"

Ehhh... te keqen , era shtet , po ta kishim ditur voten me kohe ja kisha dhene , vetem sot , kush nuk kishte paguar dritat tek lagja ime ja shkeputen korentin , fugonat qe na canin trapin cdo dite ne cdo cep te Tiranes mbyllen , siguracionet per makinat e vogla nga sot 250 mije leke , do ta kerkoni Sali Berishen tha smiley

fugonat qe na canin trapin cdo dite ne cdo cep te Tiranes mbyllen

Ore, po nuk duhet parë me syze Tirano(gabelo)centrike çështja. Këtu nuk flitet për bashkinë e Tr, por për Shqipërinë.

Një gjë që mund të bëjnë këta kërrat e Ramës, është që të decentralizojnë ato shërbime që janë doemos publike dhe ku qeveria ka njëfarë kontrolli. Psh qëndrat e "ekselencës" në Mjekësi mos t'i lënë vetëm në Tr, tek QSUT të grumbulluara në një qytet të vetëm, por t'i ndajnë nëpër rajone të ndryshme të vendit.
 

Jo..jo po i shikoj pa syze fare , ti ecen per qejfin tat me makine dhe papritur i fut nje pale frena mo qe te thush ti u bo nomi , fugoni para teje ka nalu ne mes te rruges dhe pyet njonin qe skishte lidhje fare me Lushnjen dhe qe po rrinte per qejf te vet ne trotuar, a do vish ne Lushje eee ? jo jo i thote ky robi , kom nalu per qejfin tim dhe po ha fara .
 

Po ai mund të isha edhe unë me BMW e plakut, o Bradland... duke blerë fara luledjelli...
Në këtë rast, për mendimin tim modest, dmth që shoferi, i furgonit ose jo, bën ça i do qejfi sepse nuk ka polici të qarkullimi rrugor që të punojë...


Kjo që thua ti është si të thuash që meqë endacakët janë të palarë dhe bredhin rrugëve duke lypur, hajt t'i fusin endacakët në burg... Po pse jo? kemi shtet!

Ahh...po ishe ti atehere ndryshon puna .

ata tek 21 te merrnin me dhune ne Vlore... hajde vloraa thoshte ai dhe ti ngulte syte e behej gati per sherr.. te merrnin canten nga duart ne fugon edhe po deshe thuaj jo. Nje shofer i fugonit mori njerin per ne Fier dhe ai siduket zbriti ne Kavaje e plasi sherri i thoshte shoferi i fugonit  pasagjerit po ti ore te q... robt pse zbret ne Kavaje? S'ke faj ti jo kam faj une qe merrem me bq si puna juaj.. 

Ka store smiley me fugonat 

qejfin tim dhe po ha fara .

hahahahaha

 

Mooos smiley prandaj po bertiste njeri rruges sot?! per nje jave qe vonova siguracionin, ma futen 100mije leke me shume. 

ca shkronjes te peshkut kane per te ardh cdo 10 dite... smiley Nga ana tjeter te gjith me cel jane ne burg. smiley

10 dite burg i bejne me qejf bota kendej.. por ca ti bojne ketyre sajmireve te Anglise smiley

Being in charge of a vehicle while above the legal limit or unfit through drink

You may get:

3 months’ imprisonment
up to £2,500 fine
a possible driving ban

Driving or attempting to drive while above the legal limit or unfit through drink

You may get:

6 months’ imprisonment
up to £5,000 fine
a driving ban for at least 1 year (3 years if convicted twice in 10 years)

Refusing to provide a specimen of breath, blood or urine for analysis

You may get:

6 months’ imprisonment
up to £5,000 fine
a ban from driving for at least 1 year

Causing death by careless driving when under the influence of drink

You may get:

14 years’ imprisonment
an unlimited fine
a ban from driving for at least 2 years
an extended driving test before your licence is returned

Ligjet e buta ne Shqiperi, jane pasoje politikes liberale te berishizmit prandaj edhe korrupsioni qeveri -popull eshte i madh ne Shqiperi Pasojat i vuan shoqeria.  

Iku për lesh tema... erdhi id(e)ollogjia.

Po jep o burri i dheut një argument, një fakt... Se ngelët duke bërtitur dhe duke e përdorur Berishën si gogol...

Fajin e ka Berisha! smiley

Ligjet e buta ne Shqiperi, jane pasoje politikes liberale te berishizmit

Edhe Tahiri berishist? smiley

o gjembi, me dhimbje po e them smiley po,  nuk eshte kollaj te `rilindesh`  me 10 dite burg, pervecse harxhim i kot, nuk ka gje tjeter efekt! 

Pa dhimbje s'e kuptove fare per cfare e kisha.

Tahiri berishist! 

Meqe e do te shkoqitur fije e per pe: c'lidhje ka Berisha tani qe eshte Tahiri minister dhe ligjet i kane ne dore t'i bejne si te duan #rilindasit?

Po ka lidhje mer ka, si u beka ndryshimi, rilindja kaq shpejt, Berisha ka lene mbrapa nje mentalitet te madh ne lidhje me  zbatimin e ligjeve, qe nuk eshte kaq kollaj te ndryshohet lehte situata e krimit, dhe e mos zbatimit te ligjit! Ne se do te ishte kaq kollaj per 6 muaj te ndryshonte situata kaq shpejt, do te thoshim se Tahiri vetem te kete nje shkop magjik te ndryshojne ligjet dhe te bejne si te duan. se ndryshe do ti thonin `Diktator`!

Ne fakt rilindja ne se do vertet te rilin d shqiperine, duhet te forcoje ligjin me diktature, diktature kapitaliste,  qe eshte shume me here me e forte se ajo social -iste, po nuk u ka rene bytha ne uje akoma shqiptareve te shikojne se kapitalizmi i ka ligjet e forta per shkak se prona private  eshte  i vetmi burim i te ardhurave sociale, dhe jane ligjet ato qe i regullojne mardheniet privat - shtet - qytetar,  ndersa ne shqiperi nuk jane ne rregull keto mardheniesmiley prona publike dhe publiku ne pergjithsi konsiderohet si lopa qe duhet mjel sa me shume te kete mundesi nga ata qe kane pushtetin, ligji i bute korrupsion i madh, varferi e madhe. ligj i forte korrupsion i vogel dhe normalitet social! 

Tahiri obviosly nuk ishte ne pushtet 8 vjet ishte Berisha me Ilir Meten qe ka mjel pronen publike dhe publikun, sigurisht nepermjet ligjeve te buta! Kupton?!smiley

Me qe ma the shkoqur tu pergjigja me shkoqur ne lidhje me Thirin dhe berishizmin! 

Kerreje qe te shpetosh.

Berisha nuk kapte dot skafet qe shkonin ne Itali, ndaloi me ligj te gjitha skafet. Me i Miri shkriu Garden, shkriu drejtorine e krimit ekonomik (qe i kishin kapur te jatin), ndaloi mbajtjen e me shume se 4 celulareve, ndalohen furgonat, ndalohet ecja ne grup me shume se 3 veta, ndalohet ecja me duar ne xhepa. Por ama vec 10 dite burg per te piret.

Ne Ameriken (cdo shtet e ka ndryshe por rreptesia eshte afersisht e njejte) liberale imperialisto-kapitaliste te vene pipeten ne goje e nese je me bodily alcohol content  nen 0.15, deri $500 gjobe, deri 93 dite burg, deri 360 ore sherbim komuniteti, deri 180 dite heqje patente, 6 pike ne patente (qe rrit shume sigurimin e makines).  Mbi 0.15 $700 gjobe, 180 dite burg, 1 vit heqje patente, 360 ore sherbim komuniteti, klase me detyrim per te trajtuar semundjen e alkolit.

Ne nga Evropa e kemi deri në 0.5 g/l. Po kalove këtë fillon sanksioni.

Po këtë 0.15 çfarë e keni? smiley

Edhe dicka: ne kohen e Salukut (TM i Lebetituri) shoket e shoqet e celules pelqenin te perifrazonin Martin Niemoller.

O katnare pa toke,o Salukse qe bo biografite e njerezve pa pas fakte. 

Edhe dicka...ti po bo paralelizem te Shtetit ne kohen e Martin Niemoller me shtetin e Mimi Kodhelit? Po shteti jot eshte i rrenuar e Tahiri sec bo ca rregulla emergjence por nuk do arrij kurre sic pretendoni ju Saluksat qe do ju reduktoje te drejtat e njeriut Shqiptareve te thjeshte. 

You had me at katnare smileysmiley

Katnare pa toke....jo katnare. Le te jemi te sakte. 

Gjembi ska pse te mburrem per gjera qe i kam trasheguar...nuk eshte merita ime por e te pareve..

Kshu po , te shohim sa do zbatohet

po mire o vlla,

une se marr vesh, hoqe furgonat, po me ca do udhtojne robt. se vallai nga qejfi nuk hyp njeri ne to

Do ishte me mire tashi qe u be autostrada te kishte linje autobuzi ne cdo ore.

Ah me goce me goce , po atje ne autobuz do fillojne te hypin delet pastaj smiley

Raciste!!1!!

me vjen keq, fugoni qe na coi ( njeher dhe sbe vaki te hipi me ) ne labinot , hypen nje grua me gjithe dele ....ku ke pare ti kshu ?

per cilta dele  e kishe fjalen ti ? shif se mendon ti keq dhe na akuzon ne te tjereve kot smiley

E kisha shkru nje koment tek ajo tema tjeter po me kete subjekt... Te gjitha behen, qe te gjitha, edhe rruget, edhe makinat, edhe kolaudimet edhe patentat, po mendja jone abehet valle...??' Ne nje shoqeri, ku e kemi deken si me le....ku vlera e jetes eshte sa nje koqe plumbi, ose sa nje te gervishure makine, ose sa nje te share nga nena apo nga motra, zor se do vlejne keto masa.... eee ai 10 diteshi eshte nje fare mbledhje forcash per nje sulm tjeter....

shume dakort, por vetem duhet te kete regulla dhe aparate shume te sakta e te kalibruara per te vendosur nese je apo jo i dehur. Sepse si gjithmone spekullohet dhe denohen jo ata qe jane tape. 

Shume dakort edhe une! Se ja p.sh. tjetrit thjesht mund t'i lete ndryshuar elektrone peshtyma nga llapa qe i ka bere televizorit kur ka dale Ilva Tare dhe aparati e keqkupton si dehje.

Gjembo cfare i ke keto ngacmime seksuale pa shije fare? Tani, mu Ilva m'pelqen, nuk e mohoj dot, por mos me katandis deri ne ate pike sa t'mor me llape TV-ne. Apo se kom ene TV smart e direkt shkon vete tek Channe X. Masanej ti mos u xhelozo kot se per ty vetem iriqit mund ti shkoje menja. Ndrysho nick dhe shofim e bojme atehere.

Une s'e shpika, berbero. Ta paskan fshire komentin qe ti bere dje per Ilven - une prej aty e mora kete punen e llapes.

Pse cfare paskam thone une mi Gjembo? Nuk maj mend gjo. Ene gruja sot ne mengjes me tha sesi ishe mbreme llahtar fare, dmth tape.

Thonë që mbas kësaj të furgonave seç fshihet një favor që Rama duhet t'i bëjë një kompanie autobuzash...

më shumë info nesër...

Se shpejti do te hiqen edhe veturat.

Do te mbetemi me autobuzin dhe trenin e kohes se Enverit.

Prisni prisni se ky eshte vetem fillimi.

Ne vend qe te denjne shoferet qe jane te dehur apo shkelin rregullat,merren me mjetet e transportit.

Hajde Rilindje hajde!

 

Psedhe ne Amerike do hiqen veturat! smiley

Shume mir po bejne, se jane mesuar shoferat te bejen si tu doje qejfi, mjafton nje dymije leksh...rruga eshte akoma e gjate, duhen mesuar shqiptaret me rregullat ska rruge tjeter.

mendja e matufjepsur e ramisteve, budallalleqe do pjelle. Ku na rane per hise keta psikopate more?

ene ti nje dite lindje si Kessilltari ke...fuks i Sigurimit je edhe ti. 

61 komente per Gerdecin

41 komente per pasigurine e rrugeve

Ve bast se tema kunder kontrollit te qeverise ndaj abuzimeve te panurmta rrugore ne Shqiperi do kapi disa qindra komente.

Shqiptaret nuk dun shtet por dun Babasqapin Mret.

Cdo rregull qe ne cdo vend do ishte zbatu para 100 vjetesh shihet nga Saluksat si kauz per te rikthyer ne pushtet Zenin, Giten, Jamarberin dhe kapo dei Kapi, Vicidolsin vrases.

Pse???

10 dit burg per pijanecet ntimon jan pak se ta morrin jeten pergjithmone...

Transporti me furgona eshte kriminal...sigurisht i nxitur nga shtet-shkaterruesi Saluku.

Jepini, silleni Zombin prap ne pushtet, popull me kujtes kanarine

me habit i gjo se sherrin per furgonat e bojn rob qe nuk jetojn fare ne shqipni, po t'iu besojsh flamurave gjithnji (qe une nje mut iu besoj, me thon te drejten). 

Ca do boje me? Do heqi furgonat e policise? 

kjo eshte cmenduri more njerez! Ku eshte pare e degjuar qe shteti nuk arrin te kryeje funksionet e tij dhe ju bie shtetasve te vet, ne kete rast banoreve ne fshatra qe ose do vijne me gomere ne qytet ose do ju duhet te ecin ne kembe, si qemoti, deri ne xhaden e madhe.

Qeveria e ketyre te fandaksurve duhet te shtoje kontrollet dhe rregullat per furgonet, por jo te kufizoje shtetasit e vet pa pyetur per pasojat. Kete bente Enveri dikur.

Qeveria mund ta beje kete vetem nese ju siguron banoreve qe preken trasport tjeter alternativ, sic behet ne bote, me autobuse ose tren, ndryshe kjo eshte cmenduri allaRama.

Cojuni mer popull leshi, boll lat Salukun, Zenin, Jamarberin e Giten larg pushtetit...po u preken furgonat do e hudhim Edvinin ntuc, e do kurorezojme Salukun Mret, se e merito....

Metalhaaadi e Kessilltari jan me nje ditelindje ppu....i perkrah ish -morati e gjembaci ne unison...nuk vdesin fuksat..prandaj eshte aty ai ven

po ca lodhesh kot - jane nja tre a kater emra qe qelben era smiley poet

jo 10 po 100 dite dhe pak e kane. Kina e forcoi ket ligj para 1 viti m'duket dhe pa njifare ndryshimi. T'jesh i dehur n'timon eshte njisoj si te dalesh me mendimin me vra rob qe s'te kane bo gjo. Per mu duhet ta konsiderojne dhe gjykojne per veper penale, edhe sikur t'mos kete demtu njeri. Nuk di kodin aktual po heqja e patentes per nji periudhe te gjate shoqeru me nji gjobe e mire duhet.

tani, tch thosh qe ideja per ket ligjin kish lind se shume prej ktyre qe ishin rras mren per periudha 10 ditore, ishin liru me vendim gjykate. Ca dmth kjo, qe kto qe rraseshin mren, e hanin se ashtu i tekej policise?

Ky pra eshte problemi se "te fortet" nuk ja mban akoma policise t'i ndaloje. Dhe e bukura fare eshte se policia nuk ka mjete per te mat perqindjen e alkoolit ne gjak, por thjesht ato tubat e vjeter me ngjyra. Dhe ti e ha si me dy gota vere ashtu edhe me nje shishe uiski njesoj.

Te pajisin policine me matesa te denje dhe te caktojne si gjithe bota, %-n per cdo cak. Po jo t'ia lesh ne dore ca injoranteve qe ata qe jane me % te larte i lejne te ikin po pagune dhe ty qe ke pi shume pak te fusin brenda se nuk do te japesh leke.

Kurse kjo puna e furgoneve eshte taman ne stilin kafsheror te kesaj qeverie te paaftesh.
Nese bie nje furgon se nuk ishte ne kushte teknike, atehere duhet te denohen pronari i furgonit dhe ai qe ka firmosur kontrollin teknik te atij mjeti. Por nuk ka asnje llogjike qe te ndalosh te gjithe furgonet. Se me keto mend heres tjeter do bijne autobusa dhe do vdesin (larg qofte) 50 veta. 
Plus kesaj ka nje problem te madh kjo pune. Furgonat qe bejne linja jo shume te frekuentuara, po i hoqe i ke lene ata njerez pa asnje mjet transporti. Se nuk con njeri autobus ne maje te malit per 10 veta. Nuk ja leverdis por edhe ka shume me teper rrezik me rruget e ngushta e plot kthesa.

Sinqerisht ky eshte taman vendim prej kllufi tipik i Rames qe nuk di t'i jape zgjidhje asnje problemi por reagon ne nerva e siper dhe jep nje urdher qe majmuni me goje mbyllur para tij, vjen dhe e reciton para mediave "Kur them tani, dmth menjehere"

Po ketu nuk ka ndergjegje qytetare. Se harbutlliku i ketyre maskarenjve, do ishte paguar shume shtrenjte. Ne Paris taksite kane bllokuar aeroportet sepse Gjykata Administrative rrezoi limitin prej 15 min qe qeveria i kish vene kompanive qe marrin pasagjere me porosi (nje sistem qe i ben konkurrence taksive per aeroporte dhe distanca te gjata)

dihet ajo, cdo ndershkim kolektiv maskon paaftesine me shume sesa i jep zgjidhje problemit

+1

Tahiri theksoi se do të ndalet përdorimi i transportit me furgon. “Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoaj ët rënda. Kur them tani, them menjëherë!”, tha Tahiri.

..dmth hyn ne fuqi para 20 shkurtit smiley
 

Po mire mer njerez intelektual qe shkruani kaq bukur dhe qe gjithmone je kunder cdo reforme apo nje vendimi te qeverise . Njoni thote pse hiqen furgonat se ngelen njerzit pa pune , pse ne vendet ku ju jetoni kur ngel pa pune blen furgon dhe bo taxistin ? Kurse sa per gjobat qe ai vuri (10dite burg ) cdo gje varet si mbas te aedhurave te popullsise. S mund vej 2500£ gjobe nje robi nga Kalaja e dodes ai ! 

Ca Boni merr njerez si flisni keshtu . Nuk thoni mire beri dhe tani ti vihen punes dhe te permirsojne transportin publik dhe hekurudhen po krahasoni me skafet . 

Si te vesh ligje si jo nje m.... Eshte ! 

Late nam nuk diskutoni punen apo nje vendim te mire te nje qeverie , por gjithmone me negativitet. Po si do eci nje shoqeri perpara nese ska ligje?

Ahh harrova duhet marre leje tek peshku para se te meret nje vendim.

Late nom late ....jeni dhe ne oksident pa le .

Me thoni dhe mua ku Jane furgonat ne Milano , apo ne Londer se mbase kursej ndonje lek.

ngarja e makines nen influencen e alkolit apo substancave te tjera duhet denuar me ashper.

Furgonat e ndaluar keshtu menjehere ka problem. Duhet me shume kujdes ne masat drastike, natyrisht duke shtuar e forcuar kontrollin ne kuptimin e zbatimit te asaj qe duhet zbatuar.

Duhen hequr nga qarkullimi te gjitha mjetet qe nuk plotesojne standartet e domosdoshme per sigurine gjate udhetimit. Te shtohet kontrolli per kolaudimin e mjeteve sepse lejojne te qarkullojne mjete te kalburra e teresisht te amortizuara. Nuk diskutoj ketu lejet e drejtimit qe duhet te jene te kaluara mire ne site.

Drejtorine e sigurise rrugore tek Hagjinasto e drejton i njejti person qe e ka drejtuar keto 8 vjetet e fundit. Ky i harton keto politikat e ndalimit te furgonave? I di mire ai keto pune sepse kur ka qene drejtor i qarkullimit rrugor nen Agron Musarajn i perqendruan lejet e udhetimit , patentat, targat ne nje dore e historite ja u di Blerim Qela i TKD* te Bamir Topit. 50 000 makina pa dogane ne vetem 6 muaj, 300 usd targat. Llogarite bejini vete.

Zgjidhja per ata qe kane ndonje shofer furgoni ne shpi : ta rregjistrojne mjetin prane ndonje agjencie turistike dhe t`i quajne udhetaret si persona qe bejne turizem ditor brenda vendit. smiley Dmth furgona charter. smiley Pra nga Korca vijne ne Tirane, vizitojne qendrat e shumta kulturore qe ka ketu e pastaj kthehen ne darke ne Korce. Meqe vijne ne Tirane bejne dhe ndonje pune, psh sjellin ndonje thes me qepe a arke me molle.

Kush e ka mjetin brenda normave duhet te qarkulloje i lire ne cdo cep te Shqiperise e te beje biznesin e trasportit te udhetareve duke plotesuar te gjitha kushtet. Kam pershtypjen qe ky eshte ndonje tip karemi per te formalizuar kete sektor.

* Partia: Tahiri Ka Dashnore.

Komentues, gjeja e pare qe te shkon ne mendje kur qeveriu thote "do heqim.." eshte cafre po bejne ne plan "te vejne..." e kush do perfitoka nga kjo. Por formalizimi i ketyre linjave te pj@rdhura si ajo linja ku ishte xerru ai furgoni ne Kukes eshte teresisht joekonomik per cafedolloj kompanie. Vetem per ata furgona te viteve 70 dhe njerez te ngeshem/varfer qe nuk kane se ku harxhojne kohen (si ai rahmetlliu 21 vjecar) mund te dale njefare ekonomie. E kesaj nuk ka Tahir (e dashnore Tahiri) qe ti dale per zot.

Ma merr mendja qe masat qe qeveria mund dhe duhet te marre jane: (1) Liberalizim i kontrollit teknik si dhe percaktimi i pergjegjesive ligjore ne rast aksidentesh (degjova qe kolaudimi i tanishem nuk mban asnje pergjegjesi nese automjeti qe sapo eshte kolauduar nuk i mbajne frenat kur del nga kolaudimi). (2) Rregjistrimi dhe kontrollet rutine ne mjetet e transportit publik dhe furgonat taksi. (3) Eliminimi i pikave problematike me te cilat autostradat (i thencin) Albanese jane te mbushura plot (ne fakt kjo do te thoshte te rindertoje te gjitha rruget ne Shqiperi po hajt mo). Nje shembull konkret jane kanalet qe ndodhen ne te anet e autostrades (i thencin) Tirane-Durres pa asnje barriere mbrojtese dhe ku po dole nga rruga eshte e sigurte vdekja, daljet dhe hyrjet ne autostrada qe jane skandaloze, ndalesat e makinave/furgonave ne mes te autostrades (i thencin) per te marre zbritur pasagjere, kalimi i lopes dhe te zonjes/zotit pa problem ne rruge shpejtesie, etj, etj. (4) Zbatimi i sistemit te pikeve ne patente (dhe jo burgimi sic thone keta birbot). (5) Kontrolli mbi shoqerite e siguremeve te cilat nuk kane asnje sistem pikesimi/diferencimi per shoferat qe jane perfshire ne aksidente (cka te le te kuptosh qe sigurimi eshte sa per sy e faqe se ne fund te gjithe leshte marrin). (6,7,8,9...) E ca te tjera qe po pertoj t'i shkruaj se jo per gje po nuk do bej punen e Tahirit kur ky rri me dashnoren smiley

Nuk jam kondra. Shume ka per te bere. E kam fjalen per te bere jo per te shkruar. 

Po ai furgoni qe u mori jeten atyre qyqareve ne Kukes nuk bente as per transport qepesh e patatesh jo me transport robsh. Por prape nuk kam fjale sepse 120 mije euro e kish ble Olldashi makinen e iku per lesh.

Keta qe jane ministra te LSI-se po bejne dhe si shume te zgjuar veq te tjerave. Medemek po sensibilizojne opinionin per ca fonde qe duhen hedhur ne permiresimin e infrastruktures rrugore me qellim sigurine e udhetimit. Parja madhe, parja madhe. Duhen dhe nja dy leje te tjera per kontrollin teknik ose duhet te ndryshoje formula e "pageses" e koncesionarit egzistues.

Iu ka mbire zgjuarsia ne balle si brinje kau. smiley

Fol o komentus, fol, se duhen zerat e arsyeshem ne kampin ramist. Tregoju se kjo qe duan te bejne eshte metode Adhamudhi pa lidhje me njerezit dhe punen e qeverise. Fol, se me qiri po te kerkosh, ska njerez te arsyeshem ne kampin ramist.

S'i marr vesh keta qeveritare...

Mire qe hoqe furgonat, po alternativen ku e ke? Ke marre ndonje mase per te kriju alternativen qe do zevendesoje sherbimin qe japin ato?

 

Do futesh njerezit 10 dite ne burg. Po ndonje plan per ndertimin e ndonje burgu e ke? ku muti do i fusesh gjithe ata njerez?smiley

Furgonat jane simbol i anti-shtetit..por problemi eshte se ne ate vend "furgona" jane edhe autobuzet,trenat,tragetet e avionet!!Ne nje vend normal kjo 10 dite burg,nuk eshte problemi burgu per njerzit, pasi ate mund edhe ta kthesh ne gjobe,problem eshte se ky veprim zhnderohet ne veper penale,pra te shenohet ne listen penale..dhe dihet qe me listen penale te prekur,te hapen probleme te medha,si per nje vend pune,per nje vize etj. Era shtet !!!

popull kot , si nuk thate flm qe ju uli taksat 95% te shqiptareve po ankoheni per kaq e pak .
 

Po kështu Tahiri theksoi se do të ndalet përdorimi i transportit me furgon. “Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoaj ët rënda. Kur them tani, them menjëherë!”, tha Tahiri.

smiley

.

Zgjidhja me llogjike per qeverine do te ishte qe paralelisht bllokimit te furgonave te krijonte sa me shpejt linja autobuzesh nderurban gjate dites me orare te caktuar e te kontrolluar nga komunat ose bashkite.

që kur të bëj aksidentin autobuzi, numri i viktimave plotsohet me një aksident.smiley

nuk behen aksidente se shoferat ne kete rast duhet thjesht te ecin ne baze te orarit

Manjan zallores i shpetoi pa dashje te ekrani i tullacit se pse politika nuk eshte ne gjendje te beje reformat sepse : Politikanet kane frike se mos e zemrojne votadhensin me reforma dhe nuk marrin me voten pre tij smiley

Kjo eshte filozofia e politikanaqis alabanezis i thote popullit bej cte dush vetem ma jep voten mua !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

 

Tani mqs u rrezua nje furgon ne Kukes, zgjidhja eshte te hiqen gjithe furgonat? Ok jane te bezdishem ne kulm, se ndalen vend e pa vend, por pa ato si do t'ja bejne hallexhite, studentet? Se me autobuz nuk e zgjidh. Apo me biciklete ose ne kembe? Po ato mijra familje qe jetojne e hane buke me kete zanat?
Pastaj kjo puna e burgut nqs je ne gjendje te dehur s'ka kuptim. Quhet njesoj i dehur si ai qe ka tejkaluar 0.1 miligram alkool ne gjak kufirin e lejuar, si ai tjetri qe eshte tape.

..e vetmja zgjidhje per shoferët e furgonave eshte qe t’i bashkohen marshit të 20 shkurtit per te shporur  Tahirin me gjithe dashnore smiley
 

po leje per masdite propaganden, atq'... ka kohe dita plot me bo thirrje e kushtrim. sa te zellshem qe jeni, mer kapo. menia po te lufta. nc nc

Mister "lets go dutch" eshte kapitel me vete smiley

 

Duhet nje reforme e tille. 10 dite, 10 dite. Te edukohen ca dhe te shtrohen/ civilizohen. Duhet the hard way atje se sben! Biles te shtojne dhe ca dite te tjera. 

Nese neser larg qofte do te ndodhe ndonje aksident me autobuze do te hiqen autobizet,menjehere.

Nuk eshte cudi qe te hiqen edhe veturat,se edhe ato shkaktojne aksidente dhe te mbetemi me transportin e para 1990-es kur ne do te udhetojme me tren dhe te presim 5 dite opara bileten per autobuzin Korce-Guri i Kuq.

Ndersa Byroja(Tashme e inkudruar ne PSSH) do te levize me Benza.

Ne fakt mire tu behet shofereve te fugonave,se 24/7 shanin Salen.Tani le te marrin shatin dhe te punojne ne fshat,ne kooperative sic tha Haxhinasto,do te stimulojne krijimin e kooperativava bujqesore.

Bravo Rilindja!

 

U deshen te aksidentoheshin e te vdisnin 11-12 veta, qe qeveria ti theriste mendjes. 

defurgonizimi i vendit do rrise me tej dinjitetin kombetar.

shoferat e fugonave ne atdhe jane ARTISTA,aktora te gjalle jane; çme kan pare syte ne fier,ziheshin dy shofera per nje pasagjer; jo do ta q! jo s,do ta q! i thoshte shoferat njeri-tj....nje te nxjerr kaçaviden njeri perj tyre hajde ketu ti,nje ta mberthy per krahu- futu ne fugon shpejt,e le te preki me dore- i tha pasagjerit ky i fundit nuk u ndie si pula iku per ne kakavij

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).