Top Channeli vjen sot me një titull sa letrar aq edhe të frikshëm: "Zhigoloja i verbër është i infektuar me HIV". Po rendis shkurtimisht idiotësitë e artikullit, për të dalë më pas tek sikleti:

  • "Zhigolo"
  • Njëra pas tjetrës vijnë informacionet "jetonte me endacakët e qytetit të Lushnjës" dhe "jetonte në një banesë të ofruar nga Bashkia e Lushnjës"
  • "Nga burime të besueshme të gazetës mësohet se kujdestarja ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 52-vjeçarin e verbër..."
  • "Ai ka mbërritur në Itali, ku fillimisht ka punuar si emigrant."
  • "Burimet e sipërcituara kanë pohuar për gazetën se në këtë periudhë, për të pasur kënaqësitë e tij seksuale, është detyruar të shesë edhe shtëpinë" dhe përsëri "Duket se prirjet e tij seksuale e kanë bërë që të humbasë çdo gjë që ka pasur."
  • Dhe kryetmerri: "Ndërkohë, sipas disa banorëve, edhe vëllai i tij ka ndërruar jetë disa vite më parë, i braktisur edhe ai nga të gjithë. Pas konstatimit të sëmundjes vdekjeprurëse që mbart 52-vjeçari, mjekët dyshojnë se edhe vëllai i tij mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga i njëjti virus."

Pas gazetarisë, shqetësimi im shkon tek qytetarët e qytetit të Lushnjes. Kush e di sa burra familjarë, sa djem e baballarë e ndoshta ndonjë gjysh, janë duke u përpëlitur në zjarrin e frikës për jetën dhe turpit për namin, janë duke kërkuar laboratorë të fshehtë, duke planifikuar udhëtime jashtë shtetit apo blerë ngastrën e varrit, duke qarë me oi fatin e tyre të zi dhe rënien e murit të Berlinit që mundësoi përhapjen e murtajës.

Viktima ose jo të një shoqërie homofobike - përfytyroj edhe ndonjë të fortë të Lushnjes që tek seksi me një mashkull ka parë supermashkulloritetin e vet - fetishistë apo jo të një marrëdhënie dy herë larg syve të botës, për këta meshkuj më lind në zemër keqardhja, por më shumë ndiej për ato femra bashkëshorte që edhe pa gërvishtur ndonjëherë plagën e seksit të tyre, në bindje ndaj një urdhërese të institucionit burrë-grua, mund të jenë duke kërkuar sot të njëjtët laboratorë.

Për ta mbyllur me optimizëm, një bravo i shkon bashkisë së Lushnjes që siguroka banesa dhe paguaka përkujdesjen për njerëz me aftësi të kufizuara.

136 Komente

He mo se sic ka thene edhe Shoku Enver, nje bie, qindra ngrihen, apo mijera ngrihen

Marredheniet homoseksuale apo heterosekuale vijne me pergjegjesi. Njeriu duhet te perdore kontraceptiva dhe te beje analizat dy here ne vit. Me vjen keq per zoterine qe ne ate shoqeri patriarkale duhet te marre masa te tepruara per te gezuar nje jete seksuale te fshehte dhe te rrezikshme. Megjithate, me duket si spekullim percaktimi si zhigolo...dhe nuk i besoj Top Channelit te jape informacione te sakta dhe te drejta...

jetonte me endacakët e qytetit 

Kontraceptivet nuk te mbrojne nga infeksionet ...Profilaktiket po.Kontraceptiv do te thotediçka qe ndalon koceptimin ,pra shtatzanine. smiley E vetmja forme me sukses te plote eshte o la castità.ose eskluziviteti i raportit.Ne gjuhen e sotme madje besnikeri nuk do te thote thjesht eskluzivitet,por do te thote qe une o ti nuk do kesh kurre sjellje qe vene ne rrezik partnerin smiley

prezervativat me fal. smiley

smiley...kjo do te thote qe te lexoj me vemendje....

Flm...eshte e njejta fjale ne frengjisht ne fakt... 

Persa i perket besnikerise, duhet te kuptojme pak se ne çfare rrethanash shtrenguese jetojne homoseksualet ne Shqiperi Zane...

ka punuar si emigrant.....!!

eh çfare budallalleqesh shkruajne...

përfytyroj edhe ndonjë të fortë të Lushnjes që tek seksi me një mashkull ka parë supermashkulloritetin e vet

Si e ka pare supermashkulloritetin e vet sipas jush Tropizma? 

Keto burimet e besueshme duhet te jene me siguri plakat e lagjes.

Panik ne Lushnje. Kumar ne Vegas. Ski ne Aspen.

panik ne Lushnje.....thash se mos kishte kaluar lepuri ne Fier smiley

Eh yallah, smiley

E perfytyroj Lushnjen tash e tutje si nje lloj karantine, qytetaret e se ciles do pajisen me pasaporta te vecanta dhe yje me kater cepa ne gjoks (se ata me pese e me gjashte jane zene), yje te cilet do perpiqen t'i fshehin duke palosur trupin me dysh, sa here t'u kaloje prane ndonje qenie qe i terheq. Dhe pas pak vitesh nuk do thuhet me hiv-i, por lushnj-a: ai eshte me lushnj-e, per shembull, ose: a shpetoi nga lushnj-a filani? A ka me tragjik se grotesku?!

Te me falni Tropizma, por paniku ekziston vetem tek mendja e personit tuaj. Keshtu perhapet urretja ndaj homoseksualeve...

Edhe heteroseksualeve, natyrisht.

He Tropizma, si do besh? Do e falesh apo jo, se ngelem ketu.

po, po...

Si "po, po..." ? 

Un jardin sur le nil, ka të drejtë finisterre-ja, ky shkrim më tepër përhap urrejtje për Lushnjen dhe heteroseksualitetin. Armiku më i keq i shoqërisë është kritiku fals, pastaj vjen kritiku me qëllime të fshehura.

Ben te kunderten.. Mjaftojne vetem fjalet zhigolo dhe HIV per te trembur njerezit sepse kane ato ndjeshmerite e veta histeriko-konservatore.

+1.

Ncuq, fjala "zhigolo'", pas filmit me Richard Gere, eshte krejt histeriko-kullere.

harrova fjalen "homoseksual."

Me lot po qesh

get it now...klikova artikullin direkt duke lexuar vetem  titullin qe kishit vene...

keshtu eshte kur je gjithmone ne defensive mode ne nje shoqeri homofobe-patriarkale etj. etj. etj.

Pervec ndonje verejtjeje te vockel tek-tuk, perfshi atyre qe ke nxjerre, artikulli ne pergjithesi eshte ne rregull. Nuk e di pse te ka shqetesuar kaq shume termi "zhigolo". Po nuk ka gje te keqe, termat zhigolo, prostitucion, gazetari shqiptare etj, nuk jane fjale skandaloze sic i paraqet ti. Nuk eshte mire t'i paragjykosh te tjeret, sic e ka vene ne dukje edhe Kopshti numer 0 (Nil, i thone zeros, me duket).

Lushnja nuk eshte hambar i mushkonjave, zoti Kavir. Ka ndonje tek tuk, por qeveria ka nxjerre kinina. tjeter pune qe lushnjaret nuk i blejne, dhe parate i harxhojne me zhigolo

smiley

smiley

psO Emo, jo m...m...malarje. Ooo..oksidenti i thote HIV.

Merr HIV

jep Hiv

E zeza Lushnje, e mori Tritani m'qafe...

Ne qafe u morr PRRESHI, ...Qe Nga Tritan Gate......nuk u servirte mo i paprere ne tavolinen mikpritese Shqiptare

Shqiperise i mungonte nje Venecia, nje fare cita d'amore, dashni tragjike me ballkone dhe sorghum fushash...

Pas gazetarisë, shqetësimi im shkon tek qytetarët e qytetit të Lushnjes. Kush e di sa burra familjarë, sa djem e baballarë e ndoshta ndonjë gjysh, janë duke u përpëlitur në zjarrin e frikës për jetën dhe turpit për namin, janë duke kërkuar laboratorë të fshehtë, duke planifikuar udhëtime jashtë shtetit apo blerë ngastrën e varrit, duke qarë me oi fatin e tyre të zi dhe rënien e murit të Berlinit që mundësoi përhapjen e murtajës.

Nga ju vjen gjithe ky cinizem, pash Zotin? Teprice apo mungese e ndonje hormoni te jete valle? smiley.. Totally bullshit.

Av, pa sarkazem pa cinizem, e lexove artikullin e Top Channel?  

faji fillestar eshte i kadarese. po ai i bente ne fiction keto pandehmat spirale.

mundet. mallkimi i klonit: e dime si behet, po s'e bejme dot.

binte nje shi i vjeter. smiley

 

So I said in my heart,
“As it happens to the fool,
It also happens to me,

And why was I then more wise?”
Then I said in my heart,
“This also is vanity.”

For there is no more remembrance of the wise than of the fool forever,
Since all that now is will be forgotten in the days to come.
And how does a wise man die?
As the fool!

ps: just to ease the panic in Lushnja a bit.

Eating Poetry

Ink runs from the corners of my mouth.
There is no happiness like mine.
I have been eating poetry.

The librarian does not believe what she sees.
Her eyes are sad
and she walks with her hands in her dress.

The poems are gone.
The light is dim.
The dogs are on the basement stairs and coming up.

Their eyeballs roll,
their blond legs burn like brush.
The poor librarian begins to stamp her feet and weep.

She does not understand.
When I get on my knees and lick her hand,
she screams.

I am a new man,
I snarl at her and bark,
I romp with joy in the bookish dark. 

Mark Strand

(ps. lexuar ne avion - stale and luke warm, btw)

I know this poem, from here

I had his book with me. 

Ne qoftese ai, ka kryer marrdhenie psh, vetem me 10 veta, i bie qe keta 10 lushnjare te kene kryer mardhenie me 1 tjeter, partner/e, qe i thone 20 te infektuar, por edhe nga keta nje % ka shkuar me noi tjeter, e keshtu kemi vetem nga 1 njeri rreth 25-30 veta te infektuar per nje 5 vjeçar. Po sikur 10 emigrante lushnjar te infektuar, ti shumzosh me 25 veta te infektuar, i bie te kemi 250 veta ne Lushnje. Nje katastrof e vertete ne ter Shqiperine. 

Seriozisht e ke? 

 

tani merr keta 250 veta ne Lushnje dhe shperndaji neper atdhe. 250 kane shkuar me 10, behen 2500, qe me nga nje partner/e, u be 5000, qe do te thote 10000 per 5 vjet, dhe 870,000 ne 15 vjet, nje pandemi e vertete. Pra Lushnja s'eshte Venecia, madje po na del si nje lloj Sodome e Myzeqese. Nuk mund te vazhdoj dot me, m'u kujtuan hardhite me squfur.

Emigrant, sikur e shkele gazin e llogaritjes smiley se me nje llogaritje te thjeshte i bie qe nese do mirrnim nje mesatare prej 200 vetash te infektuar ne rrethet kryesore, i bie te kemi tani nja 2000-2500 te infektuar ne ter Shqiperine, gje qe i afrohet edhe te vertetes. 

supozimi im eshte qe qytetet e shqiperise komunikojne dhe transmetojne me njeri tjetrin, Pjer. Mendo sa shkodrone jan martu me vlonjat, psh. qe ne kohe te monizmit kjo pune.

Emigrant, po kjo semundje nuk perhapet dhe aq shume nga komunikimi neper rrethe, se sa nga Don Zhuanet, Klodet, dhe ato qe shkojne dege me dege. 

tani kete "dege me dege" beje "peme me peme". kupton? nga librazhdi, tak dole ne prrenjas (ku meqe ra fjala, kemi folur ktu ne peshkt dikur, qe ka nje shtepi publike)

Ka shqetesime edhe me te medhaja Shqiperia si psh numri i njerezve qe vdesin neper aksidente makinash, kancere, dhe vrasje, se sa vdekje nga SIDA. 

Pjero, ka lushnjare ne belgjike?

po  nga ta di ai,swedo.. Pjeri njeh vetem pakistaneze, afganistans, somaleze dhe pecogrose..

 

smiley mizerje

Po jo moj se jane njerez te nderuar, punetore por disa jane edhe ne poste shume te rendesishme. Pse iu thua mizerje?

smiley. Mizerje dhe ti bashke me Belulin

O Belul, Vlora te shau "mizerje"! Dy here!

ta shaj  dhe une vlonjaçe Kavo..?

Kush shan eshte I sharesmiley

na moj motra..   se me je bere si shkrepse kineze,  ketu ferkohesh,  atje ndizesh..smiley

grande Belul,nuk e dija kete smiley

 

Harrove Sirianet.

Me buke.... pe qiqre !Te kam thene o e paudhe !

Ka ore ka, ka nga te gjitha qoshet e Shqiperise. 

Duhet vetem te shpresojme qe lushnjaret te mos e kene genetik zhigolollikun.

Po ky Xhigoloja mos i ishte gje valle travestit, qe edhe i verber, i pushtoji zemrat e burrave te martuar Lushnjar?

Dre Dre, cu boka nga Lushjna, smeti hetero nkom sipas artikullit.

Namin e ka Gjakovari po kerdine e boka Lushnjari.

Artikuj te shkruar nga ata qe kopjojne Tatarinin e Taraskonit.Po bisedonim nje dit me mjekun kryesor te laboratorit ku behen analiza te HIV. Nga ku dhe meson te verteten e " hapjes" lirise se shfrenuar, te nje mase injorantesh.Sot, sipas atij kemi diku ke 20.000 vete te semure dhe afersisht 60.000 te prekur.Por problemi me i madh eshte se ecja eshte ...sipas katrorit te shpejtesise...! Ne vitin 1998 e kam pare si kete gjendje ne Afriken Qendrore...!

Nga ku dhe meson te verteten e " hapjes" lirise se shfrenuar, te nje mase injorantesh

Ehhhhh.......Foucault-et e shkrete, sa injorante paskan qene...

!!

Foucault i shkrete jetonte ne mungese informacioni mbi HIV. Ne vitet 90 paniku kapi gjithe Oksidentin, njerezit kishin frike te perdornin telefonat publike, kishin frike te perdornin pa fobi pishinat per tu lare....

Pastaj erdhen vitet 2000, ku koktailet e fuqishme te firmave farmaceutike, u krijonin VIP ave basketbolliste a te Holliwoodit te kontrollonin semundjen e te dukeshin sikur jetonin normalisht.....Kjo pati nje ndjenje sigurie te rreme dhe marredheniet e pa-mbrojtura mbushen perseri Perendimin e duke sjelle rritjen e HIV serish keto vitet e fundit. 

Eshte injorance sot edhe ketej si nje Shqiperi....

.Kjo pati nje ndjenje sigurie te rreme dhe marredheniet e pa-mbrojtura mbushen perseri Perendimin e duke sjelle rritjen e HIV serish keto vitet e fundit. 

Po pra. Megjithese ky eshte problemi me i dukshem. Shto edhe mungesen e civilizimit, sensibilizimit, homofobine, dhe plot shqiptarlleqe te tjera per t'i alienuar homoseksualet nga shoqeria dhe per t'i shtyre ne aktivitete seksuale te rrezikshme per trupin e tyre. 

 

Shqiptaret kane mungese empathie per kedo: homoseksualet, femijet e lindur HIV, femrat e infektuara nga bashkeshortet e tyre emigrant, femijet qe vuajne nga semundje dobesuese mendore a fizike etj. Ky eshte thelbi i mosdakordesise sone, ju i kufizoni ne gjini a gender, une i shtyj me larg e me gjere. Nga krahu tjeter, infektimi ne nje akt homseksual eshte pothuajse i sigurte ndryshe nga akti seksual heteroseksual qe ka nje perqindje me te ulet infektimi, e ky eshte fakt jo paragjykim. Vetem ne nje shoqeri Gay homoseksualet nuk do ndihen jo te alienura, dhe prandaj ata ne fillim largohen nga mid America e vendosen si fillim ne qytete te medha e me pas aspirojne te levizin ne qyteza ekzotike teresisht homoseksuale. Cfare pret nga Lushnja???? Me sa shof eshte shume me e civilizuar se zona te caktuara te Italise a Amerikes...

Une i kufizoj ne gjini? Edhe ne kete teme? WTF! 

Ok, "ne nje shoqeri Gay?... e me pas aspirojne  te levizin ne qyteza ekzotike teresisht homoseksuale"? Again, WTF!

Po, po shume e civilizuar Lushnja me gjithe Shqiperine bashke...

!!!

!!!

Tani cte te them une ty....te te jap vrasjet e homoseksualeve....ne Oksident? Po nuk ti rrespekton homoseksualet njeri ne Italy, moj bije njesoj si ne France per shembull, a Suedi e Norvegji.  

Kurse Amerika sigurisht qe ka zona me popullsi me te papare, qe se kane pare kurre nueva Jorkun, ndryshe nga Lushnjaret qe jane me Kosmopolist.nuk i ze suma vend, here ne athine e here ne Rome.......se edhe Amerika nuk eshte San-Francisko a Nueva Jork. 

Ne se je e interesuar per Gay Rights, duhet te levizes per ca kohe ne US, sepse ketu Gayet jane minoriteti me i pasur ne Vend, duke ja kaluar edhe komunitetit Cifut, ndonese keto nuk jane perjashtuese. Komuniteti Gay ka arritur te populloje edhe zona shume te bukura e ekzotike, qe jane pothuajse plotesisht gay, 100%. Artiste, artizan qe krijojne nje jete te tyre komunitare idilike, ka kaq shume hapesira ne kete vend perse habitesh Jardine? Ky vend u krijua si ombrelle per te gjithe te perjashtuarit a te cuditshmit.

Mi amor! Flm!

Nuk dyshoj se ka Gay teper te zgjuar dhe te afte per t'u organizuar ne komunitet, por nuk ka aspak lidhje me PROBLEMET E HOMOSEKSUALEVE NE SHQIPERI!

 

 

Pse a nuk eshte paragjykimi dhe diskriminimi..... njerezor, ne fund te fundit? Dhimbja e vuajtja ngjasojne si ne Lushnje ashtu edhe ne Ohio, veshtiresia eshte si ti matesh...

Problemi eshte mentaliteti i ngurte kanunor, islamiko-radikal, dhe shqiptaro-patriarkal persa i perket Shqiperise. Shtoji dhe varferine dhe behet recete per deshtim kulturor.

*kur permendi "islamiko-radikal," e kam fjalen per mbetjet e fanatizmit te tij qe nga koha osmane, pavaresisht se shumica e shqiptareve e deklarojne veten si agnostike tani.

amon mi ti....ne shqiperi pallohen robt pa teklif fare, ti thu mentaliteti.

po, po... 

Mentaliteti per cfare Jardin, se qeke pishem sot me duket.

Ky zoteria ka punuar si prostitute mashkull por edhe nese do ishte femer ky nuk eshte akt i admirueshem. Nuk eshte diskriminim por pakenaqesi e frike qe klientet mund te jene infektuar...

A e ke lexu qe ky ka bo lek tu shit trupin tek meshkujt Italion, ka kap veten, ka ble shtepi, dhe me pas i ka lon ato lek tu ble burrat e martum te Lushnjes. Si u bo parja ashtu shkoji. Ky nuk eshte as hero e as viktima kryesore. Viktima e vertet do jete ajo gruja Lushnjare qe burri ja sjell HIV ne shtepi apo femija i ardhshem i ciftit.

Ti nuk e kap thelbin e problemit, qe nuk eshte mentaliteti islamik, por keqardhja per veten kur klienti infektohet e infekton te tjeret ne padituri.

Xhigolo e ka dit ca puna ka bo dhe rrezik qe ka qen i infektuar. Ne kete rast nje Gay diskriminon klientet e tij qofshin burra te martuar duke i infektuar.

Keqardhja eshte nje ndjenje subjektive, ti Jardin ndjen keqardhje me shume per Xhigolon kurse une per grate e femijet e klienteve.

Mua me vjen keq per kete burre dhe per grate dhe femijet ne te njejten kohe. Ne diference me ty Tirons, une e shikoj si nje problem me te madh qe ka te beje me disa faktore, perfshire mentalitetin ( e prapambetur) shqiptar. Artikullit nuk i besoj per te gjitha gjerat qe shkruhen ne te, dhe nuk e gjykoj te drejte per faktin se eshte i dizenjuar per te perhapur urrejtje dhe histeri per homoseksualitetin, HIV-ne dhe Siden. 

Per zhigolon nuk e  di se kam thene se ka bere mire qe ka infektuar te tjeret. Perkundrazi kam shkruar diku me siper qe "keshtu eshte kur nuk mbrohesh." Tani, ti mund te me keqkuptosh dhe une nuk te ndaloj por do te ishte pakuptim te me vinte me keq per te se sa per ata qe ka infektuar. Thjeshte, une e shikoj si nje problem te madh te lidhur me homofobine dhe moskujdesjen e shqiptareve per trupin e tyre. 

Grava, ai doktori mos ka qene duke folur per gripin, se te prekur me HIV ne Shqiperi, me statistika te sakta, para nja 4-5 vjeteve, ka qene nja 400 e ca, dhe tani numurohen nja 1000 veta, por, por, por, qe mendohet te jene pak me shume se jo te gjithe e marrin guximin, mundimin, te bejne analizen e HIV-it. 

Pjer, kur te vesh me " Misionin Nr.4 " do te mund te takoj me te per nje kafe.Por vene sot dhe bejne analizat plot.

Ne maj-qershor, me ke aty Grave, me nje mision special. 

Flitet per 1% te Prekur me HIV, Pjer, pra 30 000 e jo 60 000, por mungesa e testimeve eshte problem tjeter.

Ne Shqiperi ka nje pjese jo te vogel te popullsise qe ska qene kurre tek mjeku 

Tironco, 1-2% eshte kendej nga Europa perendimore, ne Shqiperi eshte akoma tek 0,1-0,2% , s'ka shkuar akoma tek 0,5%  e jo me te shkoje tek 1% . 

Mund te kesh te drejte, por po eviton faktin qe popullsine e ke te patestuar dhe ajo shoqja e Graves do te shpjegoje qe rastet e kapura ne shqiperi jane aksidentale.

Panik ne Lushnje, feste ne Kavaje e Elbasan. smiley

Ushnja duhet te mesoje nga qytetet simotra.

Jo vdiq nga tartakurti,jo damlla,jo xhilindoni,jo nga semundje tjera te pakuptimta,gjersa gjate tere kohes lushnjaret paskan qene duke e tundur dybekun smiley

Mashalla!

Shokët po kritikojnë cinizmin e Kadaresë apo paaftësinë për të kopjuar cinizmin e Kadaresë?

Sugjerojmë të vlerësohet edhe një herë nëse bëhet fjalë për çrregullime hormonale, difekte gjenetike apo thjesht kapsllëk. Ndoshta për këtë duhet një konsultë më e gjerë me shokë që për të mos prishur qejfe, po pengojnë hetimin me heshtjen e tyre.

E forte te dalin edhe ne kete rast ne proteste si per Klodin e BB.

Po çpanik ne Lushnje pashzotin.

Ne Vlore ne oren 20:00 xhan xhin rruga smiley

apo jo Monde?

heh... tirana fle gjume ne oren 8 lere me vlora

Shiko se xhan xhin është pothuajse e Kadaresë smiley

"përfytyroj edhe ndonjë të fortë të Lushnjes që tek seksi me një mashkull ka parë supermashkulloritetin e vet"

Tipike kulture te fortesh. Kush e ka arritur dallimin qe ben kjo kulture mes karderrave dhe bythqimave?

Tani une i gjo nuk mora vesh, pervec fakteve, perse duhej ai perfytyrimi? Dmth ce shtyn dike te perfytyroje i sken te tille, dhe tja shtoje si aset historise ne fjale?

E zeza Lushnje,thote Fieri, 

ta nguli virusin pederi. smiley

Pa dashur te vras bukurine e ketyre dy vargjeve poetike qe keni krijuar, por ju kujtoj qe "peder" ose "pederast" eshte term shume fyes. 

Me mirekuptim.

e ke shume gabim

si e paskam gabim? 

Termi homoseksual ka dale vone , termi pederast njiher qe ne antititet kshu qe ska si te jete fyes , eshte cilsues.smiley

 

 

 

 

 

 

 

Lexo pak mbi termin pederasti dhe gjyko vete pastaj. 

Dmth ti thuash  dikujt pederast  eshte si ti thuash  homosexual, apo jo?

“Pederasty” derives from the combination of “παίδ-” (the Greek stem for boy[32] or child[33]) with “ἐραστής” (Greek for lover; cf. “eros”). Late Latin “pæderasta” was borrowed in the 16th century directly from Plato’s classical Greek in The Symposium. (Latin transliterates “αί” as “ae”.) The word first appeared in the English language during the Renaissance, as “pæderastie” (e.g. in Samuel Purchas' Pilgrimage.), in the sense of sexual relations between men and boys. Beside its use in the classical sense, the term has also been used as a synonym for anal sex, irrespective of the nature of the partner. A 19th-century sexological treatise discusses men practicing the "insertion of the penis into the anus of women," as "pederasty with their wives."[34] Additionally, the term has been used to refer to any homosexual activity, regardless of the participants' ages. Jeremy Bentham used the term in this broader sense in an essay dating from the 18th century.[35]

sexual relations between men and boys

Sot e kesaj dite ky term nuk perdoret me (ose ne rastin e vendit tone nuk duhet te perdoret me) sepse aludon marrdheniet e burrave me te miturit (m.). 

Mos ndoshta komentuesi me siper kur perdori termin peder donte te thoshte pikerisht kete gje

Megjithate ti ke shume te drejte.smiley

ndoshta, nuk ia kam idene nqs donte te thonte ate. nqs, po, do te isha e kenaqur... smiley

sexual relations between men and boys

Sot e kesaj dite ky term nuk perdoret me (ose ne rastin e vendit tone nuk duhet te perdoret me) sepse aludon marrdheniet e burrave me te miturit (m.). 

Nuk perdoret? Ne Amerike kane shoqate e kerkojne te drejta, madje. Prit kur te bejne parada. lol

http://www.nambla.org/

ewwww ca bohet

sa prurje e shpifur.

sa shum gjona ka me thon kjo goc...po vec 7 rreshta e kshu e bo lomsh cdo gjo

pra pederast, pedagog dhe pediater na paskan te gjitha te njejten rrenje?!

edhe kte t'ua dime per "nder" monarko-fashistave greke! smiley

 

keto edhe te tjera... i gjen ne encikloPEDI. 

falemnderit smiley

smiley

ok, ok.

ca behet tjeter nga vatani? kam pa teqen e alipostivanit ne permet... nene nene...

Permeti eshte vend i bekuar, cdo gje te mbjellesh duket bukur. Nga rruga nacionale nuk dukesh - se shkova andej. Abaz Aliun pastaj, e pashe dhe ne nje byrektore nga don Bosko. 

 

ejvalla
 

ipad

ipede

Ooooo plasi byca ketej......si i thone u ftohe ne tajare ..... 

Po mire mer mire kam mendim tê bejme Pride paraden ne Lushnje tani 

Gjynah i shkreti! Sidoqofte keta te te artikullit duhet te mos ja fusin kot pasi HIV dhe AIDS s'jane totalisht e njejta gje. 

Mire do ishte qe diagnostikimet per te tilla semundje apo per SST te beheshin falas. Ka nja dyqind organizata qe merren me kete ceshtje. Me mire te financojne fushata masive per analizat te semundjeve sesa vetem te bejne pamfleta. Shpresoj te mos jete hapur ndonje epidemi aty. Se do ishte e tmerrshme.

Nje rast i dhimbshem ishte ne Vlore. Ketu per ata qe duan te kontribuojne!

Artikulli thote qe i infektuari nga HIV-ja ka kaluar ne SIDA tashme. Megjithate, artikull shume i dobet..

Nuk jam krejtesisht dakord per ate qe thua mbi "pamfletat" sepse duhet edhe ndergjegjesim (per perdorimin e prezervativave dhe per berjen e analizave).Problemi eshte se njerezit  nuk kuptojne rreziqet e marredhenieve seksuale te pambrojtura...

Shume i trishtueshem rasti. smiley

Sa veta mendon qe i lexojne ato? S'te vjen keq per pemet?

Besoj se kur pamfleta u vjen tek dora, nje numer jo i vogel do ta lexoje. Megjithate, une e morra me shume si shembull sensibilizimi; mendoja edhe per menyra tjera siç jane edukimi seksual ne shkolle (a behet ne Shqiperi tani?), reklamat televizive etj. As mua nuk me pelqen qe shpenzohen fonde kot, por si veprohet ndryshe? Ne France psh, sistemi shendetsor garanton analiza falas, por njerezit vazhdojne t'ia transmetojne HIV-n apo ndonje semundje tjeter njeri tjetrit... Niveli i infektimeve te ndryshme eshte po aq i larte, flas relativisht, me ate te Shqiperise.

 

p.s. sigurisht qe me vjen keq per pemet...

 

E shkreta Lushnje dhe paniku i duhej.

E mer tritan shehu, i le dhurate lushnjes perdorimin e prasit ...

Sapo u be e ditur nga burimet diplomatike te Dites se kjo ceshtje do perfshihet tek protesta demokratike e opozites demokrate, ku do vihen ne dukje te gjithe perversitetet qe lulezuan ne Shqiperi sapo Rama u martua (politikisht) me Meten.

Zoti Berisha pritet te nenvleresoje faktin qe familja eshte Nordi por Rama e ka familjen tek Sudi ne busull. 

Kujt ia merrte mendja se lushnjaret te kishin kaq sex appeal?e shumta thuhej qe jane portatori sani te talasemise...e kjo ish birinxhi...tesh doli edhe HIV...I ka zene me gure fati thuaj,,,fat kodosh,fat by....e smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).